{"id":30469,"date":"2018-06-04T01:35:44","date_gmt":"2018-06-03T23:35:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30469"},"modified":"2018-06-04T01:35:44","modified_gmt":"2018-06-03T23:35:44","slug":"nocione-mbi-imitimin-e-demokracise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/","title":{"rendered":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><em>Publikuar n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB<\/em><br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/deme-jasharii\/dem%C3%AB-jashari-nocione-mbi-imitimin-e-demokracis%C3%AB\/1326995004099399\/?notif_id=1528038894875619&amp;notif_t=note_tag\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.facebook.com\/notes\/deme-jasharii\/dem%C3%AB-jashari-nocione-mbi-imitimin-e-demokracis%C3%AB\/1326995004099399\/?notif_id=1528038894875619&amp;notif_t=note_tag<\/a><\/p>\n<p>E.Mail: <a href=\"mailto:djashari@bluewin.ch\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">djashari<strong>@<\/strong>bluewin.ch<\/a><\/p>\n<blockquote><p>DEMOKRACIA E IMITUAR 1+2\u201d t\u00eb autorit Shefqet Dibrani<br \/>\nPublicistik\u00eb,<br \/>\nBotim i autorit, St. Gallen 2018<\/p><\/blockquote>\n<p>Shkruan: <strong>Dem\u00eb JASHARI<\/strong><\/p>\n<p>Shefqet Dibrani, poet, publicist, gazetar dhe veprimtar i LDK-s\u00eb q\u00eb nga nisma themeluese, sivjet &#8211; publikut po i paraqitet me nj\u00eb kolon\u00eb librash t\u00eb karakterit publicistik, n\u00eb t\u00eb cilat trajtohen probleme dhe \u00e7\u00ebshtje nga m\u00eb t\u00eb ndjeshmet dhe nduarduarshmet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me zhvillimet e viteve t\u00eb fundit n\u00eb LDK dhe Kosov\u00eb.<br \/>\nN\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebveprimtarit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizimeve n\u00eb LDK n\u00eb Zvic\u00ebr dhe redaktorit t\u00eb k\u00ebtyre librave mund t\u00eb them se, Shefqet Dibrani nj\u00ebri nga delegat\u00ebt e Kuvendit Themelues t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe n\u00eb Kantonin St. Gallen, nj\u00ebherit edhe themelues i N\u00ebndeg\u00ebs n\u00eb at\u00eb qytet, duke u zgjedhur kryetar i par\u00eb i saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr veprimtar\u00ebt e p\u00ebrkushtuar e t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet dhe bart\u00ebs i shum\u00eb funksioneve, p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe angazhimeve nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet t\u00eb karakterit veprues e nd\u00ebrtues n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nQ\u00eb at\u00ebher\u00eb kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb rregullt, kurse autori \u00ebsht\u00eb dalluar p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tij. Po ashtu Shefqet Dibrani, ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar Deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Kuvendin e Dyt\u00eb (1994), dhe at\u00eb t\u00eb Tret\u00eb (1998), t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\nM\u00eb 2 dhjetor 1990, N\u00ebndega e LDK-s\u00eb n\u00eb St. Gallen ishte mikprit\u00ebse dhe organizatore e mbledhjes themeluese t\u00eb \u201cFondit Humanitar\u201d dhe, po ashtu, edhe n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera.<br \/>\nShefqet Dibrani vazhdimisht ka qen\u00eb aktiv ose ka qen\u00eb i involvuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e Deg\u00ebs s\u00eb LDK n\u00eb Zvic\u00ebr apo t\u00eb strukturave organizative e vepruese, qoft\u00eb si i zgjedhur apo i deleguar, qoft\u00eb n\u00eb funksione dhe cil\u00ebsi tjera si psh. t\u00eb gazetarit e reporterit p\u00ebr veprimtarit\u00eb politike, diplomatike, humanitare, ushtarake etj.<br \/>\nPrandaj, duke e njohur autorin q\u00eb nga fillimi, mund t\u00eb shprehem lirisht se Shefqet Dibrani, me angazhimin e tij fizik e material, e pastaj edhe at\u00eb intelektual e krijues, e nd\u00ebrtoi dhe kompletoi personalitetin e vet publik dhe krijues, sigurt dhe q\u00ebndruesh\u00ebm, deri n\u00eb nivel reprezentativ n\u00eb Zvic\u00ebr dhe n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore. Ai shquhet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sidomos n\u00eb planin e shkrimit gazetaresk, pastaj t\u00eb analizave politike dhe t\u00eb kritik\u00ebs letrare, fusha k\u00ebto n\u00eb t\u00eb cilat ka d\u00ebshmuar pjekuri dhe nivel.<br \/>\nLibri \u201cDEMOKRACIA E IMITUAR\u201d, botuar n\u00eb dy v\u00ebllime mjaft\u00eb voluminoze, p\u00ebrfshijn\u00eb, kryesisht, angazhimet e autorit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e analistit dhe njoh\u00ebsit t\u00eb proceseve n\u00eb mjaft fusha, p\u00ebr t\u00eb cilat gazeta dhe portale t\u00eb ndryshme e kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur si personin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb opinionin e tij rreth problematikave, \u00e7\u00ebshtjeve dhe zhvillimeve mjaft dramatike n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi, Shefqet Dibrani d\u00ebshmohet se e ka arsyetuar merituesh\u00ebm p\u00ebrzgjedhjen e tij prej m\u00eb se rreth tridhjet\u00eb gazetareve e gazetar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<br \/>\nI d\u00ebshmuar tashm\u00eb n\u00eb shum\u00eb forma komunikimi me publikun, q\u00eb nga ato artistike etj. ideja e autorit p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb form\u00eb libri, m\u00eb duket si koncept i ri dhe m\u00eb se i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dhe, si i k\u00ebtill\u00eb, ky tip libri, mund t\u00eb mbetet lektyr\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt e gjenerat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb venerojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrtimeve t\u00eb k\u00ebtilla t\u00eb librit dhe koncepteve politike t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Edhe pse n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb gazetar\u00ebt dhe trajtimet e tyre, duket se autori ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se, si t\u00ebr\u00ebsi, libri po e formatizon konceptin e tij prej analisti tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar, t\u00eb sakt\u00eb dhe argumentues n\u00eb qasjet e tij shum\u00ebdimensionale mbi nj\u00eb mori temash. Me p\u00ebrpar\u00ebsi imtohen dhe trajtohen tri tema, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe shtyllat kryesore t\u00eb k\u00ebtij libri: a) Sistemi arsimor, b) sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe c) sistemi politik n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa fusha e ekonomis\u00eb dhe temat tjera sociale jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb trajtuara edhe pse, ndonj\u00ebher\u00eb, kur preken k\u00ebto tema dhe shfaqen opinione t\u00eb tilla, v\u00ebrehet nivel i q\u00ebndruesh\u00ebm i njohurive t\u00eb autorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan.<br \/>\nMendoj se p\u00ebr redaksit\u00eb dhe ve\u00e7mas gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar me t\u00eb, do t\u00eb ishte n\u00eb nderin e tyre q\u00eb t\u2019i japin publicitet librit, e pse jo ta japin opinionin e tyre publik, qoft\u00eb rreth pun\u00ebs, qoft\u00eb rreth m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb komunikimit, por duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ideve q\u00eb autori i ka shpalosur p\u00ebrmes k\u00ebtyre shkrimeve sepse, k\u00ebshtu, si kan\u00eb dal\u00eb librat, duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e form\u00eb dhe nj\u00eb dimension ndryshe i qasjeve dhe p\u00ebrsiatjeve t\u00eb autorit Shefqet Dibrani.<br \/>\nPa dyshim, kolona e v\u00ebllimeve \u201cMANDATI I KONTESTUAR\u201d, duhet t\u00eb jet\u00eb projekti m\u00eb voluminoz i k\u00ebtij autori. Brenda nj\u00eb intervali t\u00eb shkurt\u00ebr kohor Dibrani, para publikut dhe lexuesit, me pretendime t\u00eb qarta, m\u00ebton p\u00ebr ta shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale arsyen pse dhe nga kush iu kontestua mandati i kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr?! Edhe p\u00ebrmes k\u00ebtij libri, sidomos me qasjen e tij ndaj fenomeneve, autori shp\u00ebrfaq\u00eb at\u00eb luft\u00ebn permanente q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr tij, kund\u00ebr Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe kund\u00ebr proceseve demokratike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi individ\u00eb dhe klane t\u00eb caktuara me prirje shkat\u00ebrrimtare n\u00eb t\u00eb gjitha proceset n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar Kosova.<br \/>\nN\u00eb parath\u00ebnie autori i ka shpjeguar mjaft\u00eb mir\u00eb format e eliminimit dhe gjenez\u00ebn e k\u00ebtyre eliminimeve t\u00eb cilat kan\u00eb nisur qysh \u201cn\u00eb vitin 1993, fillimisht me shkarkimin e ing. Nazmi Pecit nga kryetari i Fondit t\u00eb Trep\u00ebrqind\u00ebshit dhe bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar edhe prof. Dem\u00eb Jashari dhe disa aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk i p\u00ebrkisnin vij\u00ebs teknokrate t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs\u201d, pastaj ky eliminim ka vazhduar \u201ckund\u00ebr ish-kryetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, mr. Shaip Latifit, duke u bartur edhe n\u00eb Zyr\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, ku p\u00ebsoi n\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb prof. Anton Kolaj\u201d.<br \/>\nKy cik\u00ebl, sipas autorit \u201cdo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me pu\u00e7in kund\u00ebr kryetarit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, z. Hajdar Sadrija, q\u00eb ndodhi n\u00eb dhjetorin e vitit 1997\u201d, p\u00ebr t\u2019u aktualizuar edhe n\u00eb Vitin 2015 kund\u00ebr autorit t\u00eb librit (i zgjedhur kryetar i Deg\u00ebs n\u00eb Kuvendin e VIII-t\u00eb, mbajtur m\u00eb 10 maj 2015) dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht kund\u00ebr themeluesve t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, \u201cnd\u00ebshkim t\u00eb cilin e ka paguar ma s\u00eb shumti Dega e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d. S\u00eb k\u00ebndejmi, u nd\u00ebshkua edhe autori i k\u00ebtyre librave sepse edhe ai kishte q\u00ebndrim ndryshe dhe b\u00ebnte p\u00ebrpjekje \u201cp\u00ebr t\u2019ia kthyer Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, namin intelektual dhe vler\u00ebn kulturor q\u00eb i ka munguar p\u00ebr vite me radh\u00eb\u201d. Kurse autorit dhe shumic\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, kjo p\u00ebrpjekje do t`u kushtoj\u00eb me mohim dhe lin\u00e7im nga ana e strukturave uzurpuese e skajshm\u00ebrisht antidemokratike e rr\u00ebnuese.<br \/>\nN\u00eb dyv\u00ebllim\u00ebshin e par\u00eb \u201cDEMOKRACIA E IMITUAR 1+2\u201d, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb analiza t\u00eb cilat pasqyrojn\u00eb pik\u00ebpamjen publike t\u00eb autorit, i cili ishte edhe kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, e q\u00eb kryesisht shfaqin konceptin politik t\u00eb Deg\u00ebs dhe diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr. Por, vullneti dhe energjia e autorit p\u00ebr tu p\u00ebrballur me gjith\u00eb k\u00ebta gazetar\u00eb, si duket paska qen\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e publicistik\u00ebs se angazhuar.<br \/>\nLibri \u201cDemokracia e imituar\u201d, e ka kompletuar edhe m\u00eb tej personalitetin politik, intelektual dhe kulturor t\u00eb autorit, duke d\u00ebshmuar se ai \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb zhvillimeve politike n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, d\u00ebshmon poashtu, se ka send\u00ebrtuar nj\u00eb akuz\u00eb publike kund\u00ebr Isa Mustaf\u00ebs dhe kryesis\u00eb qendrore t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, autori, ka nd\u00ebrtuar konceptin trilogjik mbi demokracin\u00eb e q\u00eb, sipas k\u00ebtij koncepti, edhe institucionet dhe shtetnd\u00ebrtimi i Kosov\u00ebs po l\u00ebngojn\u00eb. Prandaj autori konstaton se \u201cshkat\u00ebrrimi i LDK-s\u00eb po ndodh\u00eb?!\u201d, e kjo shthurje determinon prishjen e harmonis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb LDK.<br \/>\nLibri i dyt\u00eb dallon vet\u00ebm p\u00ebr vitin kalendarik (2017), por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb koncept i nj\u00ebjt\u00eb, me tema dhe trajtesa t\u00eb formatizuara sikurse n\u00eb librin e par\u00eb. S\u2019ka dyshim se, si\u00e7 shprehet edhe vet autori, \u201cKjo seri e librave publicistike fokusohet n\u00eb gj\u00ebra konkrete dhe t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb shpjeguar rrjedh\u00ebn e procesit zgjedhor n\u00eb Deg\u00ebn s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb zb\u00ebrthyer edhe enigm\u00ebn e n\u00ebntok\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn gati p\u00ebr tre dekada po e b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr LDK-s\u00eb struktura t\u00eb udh\u00ebhequra nga vet Isa Mustafa\u201d. Kjo fushat\u00eb e eg\u00ebr dhe e pa principe duket t\u00eb jet\u00eb e orkestruar nga struktura paramilice, t\u00eb cil\u00ebt veprimtarin\u00eb e tyre e kan\u00eb fokusuar n\u00eb dallavere, intriga dhe shantazhe, duke u udh\u00ebhequr nga grupe dhe individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb kategorizuar si shoq\u00ebri me shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb invaliditetit shpirt\u00ebror. Edhe libri i dyt\u00eb i \u201cDemokracis\u00eb s\u00eb imituar\u201d, shtjellon dhe thellohet edhe m\u00eb tej n\u00eb arsyet e \u201cmandatit t\u00eb kontestuar\u201d dhe arsyet pse u shkat\u00ebrrua Dega e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr?!<br \/>\nKjo pun\u00eb kaq voluminoze e b\u00ebr\u00eb brenda dy vitesh (Korrik 2015 &#8211; Qershor 2017), d\u00ebshmon p\u00ebrvoj\u00ebn e autorit n\u00eb fush\u00ebn e analizave politike, andaj duhet inkurajuar, sikurse edhe stafin profesional t\u00eb librit e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb s\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00eb me autorin jan\u00eb zgjedhur n\u00eb Kuvendin VIII Zgjedhor, mbajtur m\u00eb 10 maj 2015, n\u00eb Burgdorf dhe jan\u00eb nd\u00ebshkuar nga diktaturat demokratike, prandaj p\u00ebrkushtimi i autorit p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbledhur k\u00ebto sh\u00ebnime n\u00eb libra \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu vler\u00ebsuar dhe inkurajuar.<br \/>\nLibrat si t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, kan\u00eb vler\u00eb edhe historike, dokumentare e arkivore dhe krijojn\u00eb leht\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb shohin realisht dhe trajtojn\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje e tema.<br \/>\nP\u00ebrkund\u00ebr volumit, v\u00ebllimet n\u00eb fjal\u00eb, fal\u00eb stilit dhe mjeteve shpreh\u00ebse e komunikuese t\u00eb p\u00ebrdorura nga autori, lexohen me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe ngacmojn\u00eb kureshtjen intelektuale dhe studimore.<br \/>\nSille kah ta sillesh, libri i dyt\u00eb &#8211; \u201cDemokracia e imituar 2\u201d, p\u00ebrmbyll\u00eb vet\u00ebm \u00e7agj\u00ebn e temave q\u00eb jan\u00eb vijim\u00ebsi e librit t\u00eb par\u00eb, duke hapur kaptin\u00ebn e re p\u00ebr analiza profesionale mbi konceptin e \u201cDemokracis\u00eb Diktatoriale\u201d, t\u00eb cilat autori i ka sistemuar si v\u00ebllime m\u00eb vete.<\/p>\n<p><strong>Prof. Dem\u00eb Jashari<\/strong><br \/>\n<em>Lausanne, 1 qershor 2018<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikuar n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB https:\/\/www.facebook.com\/notes\/deme-jasharii\/dem%C3%AB-jashari-nocione-mbi-imitimin-e-demokracis%C3%AB\/1326995004099399\/?notif_id=1528038894875619&amp;notif_t=note_tag E.Mail: djashari@bluewin.ch DEMOKRACIA E IMITUAR 1+2\u201d t\u00eb autorit Shefqet Dibrani Publicistik\u00eb, Botim i autorit, St. Gallen 2018 Shkruan: Dem\u00eb JASHARI Shefqet Dibrani, poet, publicist, gazetar dhe veprimtar i LDK-s\u00eb q\u00eb nga nisma themeluese, sivjet &#8211; publikut po i paraqitet me nj\u00eb kolon\u00eb librash t\u00eb karakterit publicistik, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30470,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-30469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Publikuar n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB https:\/\/www.facebook.com\/notes\/deme-jasharii\/dem%C3%AB-jashari-nocione-mbi-imitimin-e-demokracis%C3%AB\/1326995004099399\/?notif_id=1528038894875619&amp;notif_t=note_tag E.Mail: djashari@bluewin.ch DEMOKRACIA E IMITUAR 1+2\u201d t\u00eb autorit Shefqet Dibrani Publicistik\u00eb, Botim i autorit, St. Gallen 2018 Shkruan: Dem\u00eb JASHARI Shefqet Dibrani, poet, publicist, gazetar dhe veprimtar i LDK-s\u00eb q\u00eb nga nisma themeluese, sivjet &#8211; publikut po i paraqitet me nj\u00eb kolon\u00eb librash t\u00eb karakterit publicistik, n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-06-03T23:35:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1366\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2018-06-03T23:35:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/\"},\"wordCount\":1899,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/\",\"name\":\"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg\",\"datePublished\":\"2018-06-03T23:35:44+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg\",\"width\":600,\"height\":1366},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Publikuar n\u00eb profilin e tij n\u00eb FB https:\/\/www.facebook.com\/notes\/deme-jasharii\/dem%C3%AB-jashari-nocione-mbi-imitimin-e-demokracis%C3%AB\/1326995004099399\/?notif_id=1528038894875619&amp;notif_t=note_tag E.Mail: djashari@bluewin.ch DEMOKRACIA E IMITUAR 1+2\u201d t\u00eb autorit Shefqet Dibrani Publicistik\u00eb, Botim i autorit, St. Gallen 2018 Shkruan: Dem\u00eb JASHARI Shefqet Dibrani, poet, publicist, gazetar dhe veprimtar i LDK-s\u00eb q\u00eb nga nisma themeluese, sivjet &#8211; publikut po i paraqitet me nj\u00eb kolon\u00eb librash t\u00eb karakterit publicistik, n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-06-03T23:35:44+00:00","og_image":[{"width":600,"height":1366,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb","datePublished":"2018-06-03T23:35:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/"},"wordCount":1899,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/","name":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg","datePublished":"2018-06-03T23:35:44+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shefqet_dibrani_demokraci_e_imituar_1_2.jpg","width":600,"height":1366},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nocione-mbi-imitimin-e-demokracise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NOCIONE MBI IMITIMIN E DEMOKRACIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30469\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}