{"id":30517,"date":"2018-06-05T20:03:29","date_gmt":"2018-06-05T18:03:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30517"},"modified":"2018-06-06T00:08:20","modified_gmt":"2018-06-05T22:08:20","slug":"mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/","title":{"rendered":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT"},"content":{"rendered":"<p>(Intervistoi: <strong>Gjon M A R K U<\/strong>)<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p><strong>1. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nSi fillim, profesor, dy fjal\u00eb jo dhe aq &#8220;zyrtare&#8221; p\u00ebr lexuesit e k\u00ebtij edicioni, kush \u00ebsht\u00eb Isak Ahmeti n\u00eb trinomin: shkrimtar, studiues dhe profesor?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nIsak Ahmeti, biri i Maris\u00eb dhe Gjergjit, u lind m\u00eb 25.03.1946 n\u00eb fshatin Stub\u00ebll, Komuna e Vitis\u00eb (Kosov\u00eb). Shkoll\u00ebn fillore e ka kryer n\u00eb vendlindje, Viti dhe Zheg\u00ebr. Pas studimeve klasike n\u00eb Kolegjin prestigjioz t\u00eb Jezuit\u00ebve n\u00eb Dubrovnik, p\u00ebrkat\u00ebsisht pas maturimit n\u00eb Gjimnazin &#8220;Zenel Hajdini&#8221; n\u00eb Gjilan, ndoqi studimet p\u00ebr filozofi dhe teologji n\u00eb Kroaci. M\u00eb pas ka kryer edhe Fakultetin Filozofik, deg\u00ebn e Albanologjis\u00eb, ku edhe \u00ebsht\u00eb lauruar duke marr\u00eb titullin: profesor i Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe.<\/p>\n<p>Ka realizuar q\u00ebndrime specializimi n\u00eb Itali dhe Gjermani.<\/p>\n<p>VEPRAT<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\n1. <em>Gallatea<\/em>, poezi, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1972,<br \/>\n2. <em>Urat\u00eb zbulimi<\/em>, poezi, Rilindja, Prishtin\u00eb 1976,<br \/>\n3. <em>Kushtimebes\u00eb<\/em>, poezi, Rilindja, Prishtin\u00eb 1983,<br \/>\n4. <em>Njeri i koh\u00ebs sime<\/em>, poezi t\u00eb Salvatore Quasimodos, p\u00ebrkthim nga italishtja, Rilindja, Prishtin\u00eb 1979,<br \/>\n5. <em>Qum\u00ebshti i zi i agimit<\/em>, antologji e lirik\u00ebs s\u00eb re gjermane, Rilindja, Prishtin\u00eb 1988,<br \/>\n6. <em>Kleri Katolik Shqiptar dhe Let\u00ebrsia<\/em>, SHB &#8220;Drita&#8221;, Ferizaj-Bergamo (Itali), 1994,<br \/>\n7. <em>Kosova<\/em>, monografi, Cenzor Imzot Nik\u00eb Prela, Prishtin\u00eb 1996,<br \/>\n8. <em>Bibla n\u00eb Let\u00ebrsin\u00eb Shqiptare<\/em>, Rilindja, 1999,<br \/>\n9. <em>Let\u00ebrsia Kishtare dhe Filozofia e saj<\/em>, Illyricum Sacrum, Prishtin\u00eb 2000,<br \/>\n10. <em>Weise Zeit (Koh\u00eb e bardh\u00eb)<\/em>, poezi gjermanisht-shqip, Botues &#8220;Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi&#8221;, Zym-Has, 2000,<br \/>\n11. <em>Kur&#8217;ani n\u00eb Let\u00ebrsin\u00eb Shqiptare<\/em>, botim elektronik, 2006 (Shkoder.net&#8230; Fjala e Lir\u00eb),<br \/>\n12. <em>M\u00ebvet\u00ebsi e studimit dhe krijimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb<\/em>, ShB&#8221;Faik Konica&#8221;, Prishtin\u00eb, 2014, dhe<br \/>\n13. <em>Vepra vlerash t\u00eb m\u00ebdha poetike<\/em>, Qasje disa veprave t\u00eb Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, ShB&#8221;Faik Konica&#8221;, Prishtin\u00eb 2018.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre veprave, autori n\u00eb fjal\u00eb ka botuar, gjithashtu, n\u00ebp\u00ebr revista letrare dhe shkencore (n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Shkup, n\u00eb Zagreb, n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb etj.), mbi 200 nj\u00ebsi bibliografike (artikuj, kritik\u00eb letrare, v\u00ebshtrime, recensione dhe studime nga fusha e let\u00ebrsis\u00eb, filozofis\u00eb dhe kultur\u00ebs).<\/p>\n<p>Poet, p\u00ebrkthyes i afirmuar letrar nga gjuha italiane, gjermane, spanjole dhe latine dhe studiues, Isak Ahmeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb shum\u00eb publikime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme brenda dhe jasht\u00eb vendit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar edhe n\u00ebp\u00ebr bibliografi t\u00eb ndryshme t\u00eb kritik\u00ebs letrare shqipe (n\u00eb Prishtin\u00eb, Tiran\u00eb etj.). P\u00ebr vepr\u00ebn e tij kan\u00eb shkruar me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra autor\u00eb, shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj; ajo ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt studimi dhe observimi si dhe pik\u00eb referimi p\u00ebr shum\u00eb autor\u00eb (shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj).<\/p>\n<p>Isak Ahmeti \u00ebsht\u00eb laureat i shum\u00eb mir\u00ebnjohjeve dhe \u00e7mimeve, edhe i \u00c7mimit prestigjioz &#8220;Ndre Mjeda&#8221; i Qendr\u00ebs Muzeore &#8220;Nde Mjeda&#8221; n\u00eb Kuk\u00ebl dhe Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike n\u00eb Tiran\u00eb, me motivacionin &#8220;<em>Studiues i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, i dalluar p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore rreth jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Ndre Mjed\u00ebs<\/em>&#8221; (Kuk\u00ebl, 23 n\u00ebntor 2013).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 si profesor i dalluar i Gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb Shqipe (p\u00ebr tri e m\u00eb tep\u00ebr dekada), Isak Ahmeti ka ushtruar edhe nj\u00eb varg funksionesh shoq\u00ebrore-politike dhe s\u00eb fundmi edhe si kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Vitis\u00eb(1988-1989).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb an\u00ebtar i LSHK q\u00eb nga viti 1972 (shek.XX) dhe an\u00ebtar aktiv i Akademis\u00eb Evropiane t\u00eb Arteve me seli n\u00eb Paris.<\/p>\n<p><strong>2. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nNe kemi send\u00ebrtuar nj\u00eb lib\u00ebr me intervista ku fokusohet Mirdita, n\u00eb zhvillimet e veta historike, natyrisht n\u00eb raport dhe me trevat e tjera shqiptare fqinje apo t\u00eb ngjashme p\u00ebr nga zakonet e tradita?<br \/>\n\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky em\u00ebr dhe kjo krahin\u00eb p\u00ebr Ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nMirdita si trev\u00eb, si regjion, p\u00ebr mua personalisht, por besoj, edhe p\u00ebr shum\u00eb autor\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, ka qen\u00eb dhe ka mbet\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebr shekuj, q\u00eb ka jetuar jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet m\u00eb autentike, duke e ruajtur identitetin e m\u00ebvet\u00ebsish\u00ebm, qoft\u00eb at\u00eb etnik, shpirt\u00ebror, kulturor dhe komb\u00ebtar. Si trev\u00eb interesante dhe me shum\u00eb vlera t\u00eb pamohueshme etnokulturore, Mirdita, me qend\u00ebr n\u00eb Orosh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb nga m\u00eb qendroret e shtetit t\u00eb Arb\u00ebrit, ajo ka mbetur zona m\u00eb aktive n\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr kryengritjet kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e vendit. Mirdita dhe mirditor\u00ebt z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb spikatur edhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb komb\u00ebtare, ajo me shekuj ka qen\u00eb shtyll\u00eb edhe e katolicizmit dhe mbrojt\u00ebse e identitetit komb\u00ebtar, ka qen\u00eb qend\u00ebr e q\u00ebndres\u00ebs popullore shqiptare, ka qen\u00eb dhe ka mbetur minier\u00eb e pashterur vlerash kulturore.<\/p>\n<p>Ajo, si\u00e7 e ka vler\u00ebsuar edhe Gjok\u00eb Beci, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, edhe ar edhe art, madje mirditori gjat\u00eb shekujve ka kultivuar shpirtin e tij prej artisti. Vlen t\u00eb theksohet k\u00ebtu, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, se Mirdita ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb t\u00ebr\u00eb personalitetesh t\u00eb njohura, nj\u00eb plejad\u00eb humanist\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme p\u00ebr Rilindjen Evropiane-italiane ve\u00e7mas. Shquhen Gazullor\u00ebt, Xhovani, Pauli dhe Andrea Gazulli, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 dihet tashm\u00eb, nj\u00ebri pas tjetrit, ishin ambasador\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut (1405-1468) n\u00eb Republik\u00ebn e Raguz\u00ebs(Dubrovnikut) p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Mos t\u00eb harrojm\u00eb k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrmendim edhe Pap\u00ebn shqiptar, Klementi XI, q\u00eb ishte nga La\u00e7i.Jan\u00eb k\u00ebta emra t\u00eb njohur n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Mirdita, si nj\u00eb univers, \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze n\u00eb vepr\u00ebn enciklopedike &#8220;Antologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn&#8221; t\u00eb autorit Gjon Marku, ku p\u00ebrmes 61 figurave t\u00eb intervistuara, p\u00ebrmes intervistave t\u00eb tyre, parakalon historia dhe kultura e trev\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs ku kan\u00eb sunduar princ\u00eb nga Dera e njohur e Gjomarkajve ; aty parakalojn\u00eb figura t\u00eb njohura q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb em\u00ebr k\u00ebsaj krahine nga m\u00eb t\u00eb njohurat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gjer\u00eb si Zef Mirdita, Kol\u00eb Jakova, At\u00eb Zef Pllumi, Jup Kastrati, Ismet Elezi, Ahmet Osja, Mark Krasniqi, Mikel Prenushi, Pjet\u00ebr Arbnori, Don Lush Gjergji, Aleksand\u00ebr Meksi etj. deri tek m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 e ka v\u00ebn\u00eb re edhe studiuesi Vlash Prendi (te libri Shtigjeve t\u00eb tradit\u00ebs dhe kultur\u00ebs son\u00eb, fq. 196), po e ngrejn\u00eb emrin, dinjitetetin dhe kultur\u00ebn e k\u00ebsaj treve n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb reja, si Ndue Dedaj, Gjon Marku, Mark Gjoka, Frrok \u00c7upi, Mark Marku, Gjok\u00eb Beci, Viktor Gjikolaj, Nikoll\u00eb Loka etj.<\/p>\n<p><strong>3. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nSi dhe sa ka mb\u00ebrritur te Ju jehona e ngjarjreve historike t\u00eb k\u00ebsaj krahine, e cila dy-tre shekujt e fundit udh\u00ebhiqej nga Kapidani i Mirdit\u00ebs, po q\u00eb kishte dhe nj\u00eb Abaci mjaft t\u00eb hershme n\u00eb Orosh, q\u00eb p\u00ebr tridhjet\u00eb vite \u00ebsht\u00eb drejtuar nga Abati Prend Do\u00e7i &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, poet nism\u00ebtar i Rilindjes, kryesues i Shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr, pra me nj\u00eb vep\u00ebr me rrezatim komb\u00ebtar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nGjat\u00eb q\u00ebndrimit tim kat\u00ebrvje\u00e7ar p\u00ebr studime klasike n\u00eb Kolegjin prestigjioz t\u00eb Jezuitive n\u00eb Dubrovnik (vitet e 60-ta, shek.XX), m\u00eb pat ra n\u00eb dor\u00eb libri: Lule, i autorit t\u00eb njohur austriak, Fabian Barcata, lib\u00ebr ky q\u00eb me pat fascinuar tej mase. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb e deri m\u00eb sot, me shum\u00eb interes dhe p\u00ebrkushtim, kam lexuar nj\u00eb literatur\u00eb t\u00eb pasur, por t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, ku ishin p\u00ebrshkruar ngjarjet historikr t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs. Kjo krahin\u00eb, e udh\u00ebhequr dy-te shekujt e fundit nga Kapidani i Mirdit\u00ebs, kishte edhe nj\u00eb Abaci, mjaft t\u00eb hershme, n\u00eb Orosh, t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 dihet, p\u00ebr disa dekada e drejtoi Abati Prend Do\u00e7i &#8220;Nderi i Kombit&#8221;, por edhe poet nism\u00ebtar i Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare si dhe kryesues i Shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Imzot Prend Do\u00e7i, t\u00eb cilin e kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar mjaft denj\u00ebsisht te libri im:Kleri Katolik Shqiptar dhe Let\u00ebrsia, botues&#8221;Drita&#8221; Ferizaj &#8211; Bergamo (Itali), 1994, njihet edhe si organizator i nj\u00eb kryengritjeje, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Der\u00ebn e Gjomarkajve, q\u00eb t\u00eb fitonte indipendenc\u00ebn e popullit shqiptar. Por kryengritja n\u00eb fjal\u00eb, si\u00e7 dihet, u shtyp dhe Imzot Prend Do\u00e7i u zu rob dhe u internua n\u00eb Turqi, ku kaloi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Mir\u00ebpo edhe n\u00eb arrati ai do zhvilloj\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u00cbsht\u00eb ky kleriku shembullor q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar, sipas shembullit t\u00eb Imzot Pjet\u00ebr Bogdanit, luftoi me arm\u00eb, me fjal\u00eb e pen\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Atdheut. Shembullin e Abatit t\u00eb Mirdit\u00ebs do ta ndjekin edhe klerik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Dom Prend Suli, Dom Zef Skana, Dom Nikoll\u00eb Kimza etj.e s\u00eb voni edhe Pater Ambroz Marlaskaj, dijetar mirditas i niveleve evropiane, doktor filozofie, q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, u la gjat\u00eb n\u00eb hije t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb theksojm\u00eb ketu edhe faktin se Imzot Do\u00e7i ishte i pari q\u00eb themeloi nj\u00eb shkoll\u00eb e nj\u00eb konvikt p\u00ebr djelmoshat mirditor\u00eb p\u00ebr t&#8217;i edukuar me ndjenj\u00ebn e patriotizmit e t\u00eb kultur\u00ebs.Ai nuk hapi shkoll\u00eb fetare, por nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb t&#8217; i sh\u00ebrbente popullit t\u00eb Mirdit\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm atij , p\u00ebr t\u00eb zhvilluar kultur\u00ebn e domosdoshme p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb-thot\u00eb At Zef Pllumi.<\/p>\n<p><strong>4. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nKonkretisht n\u00eb Kongresin e Manastirit (1908) fitoi pik\u00ebrisht Alfabeti i &#8220;Bashkimit&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr rrjedhim dhe i vet\u00eb Do\u00e7it? A nendoni se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendi i merituar n\u00eb studimet shqiptare Kongresit t\u00eb Alfabetit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nShum\u00eb e sakt\u00eb.N\u00eb Kongresin e Manastirit(1908), q\u00eb ndryshe quhet edhe Kongresi i Alfabetit, fitoi pik\u00ebrisht Alfabeti i &#8220;Bashkimit&#8221; p\u00ebr rrjedhim, si\u00e7 thuani edhe ju, i vet\u00eb Do\u00e7it. Ekziston nj\u00eb literatur\u00eb e t\u00ebr\u00eb, ndon\u00ebse jo e mjaftueshme, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje historike, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me unifikimin e nj\u00eb alfabeti t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres u aprovua, fatbardh\u00ebsisht, alfabeti me shkronja latine, q\u00eb do provokoj\u00eb, m\u00eb pastaj, mysliman\u00ebt injorant\u00eb e konservativ\u00eb t\u00eb asaj kohe&#8230;<\/p>\n<p>Dihet tashm\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kongres jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaft shkrime, shpesh t\u00eb nj\u00ebanshme e me ngjyrime ideologjike, jan\u00eb edhe dy publikime t\u00eb ve\u00e7anta, nj\u00ebri:Kongresi i Manastirit (Tiran\u00eb, 2004) i Shaban Demirajt &amp; Kristaq Priftit dhe tjetri: A. Buda: Alfabeti i Gjuh\u00ebs Shqipe dhe Kongesi i Manastirit, studime, materiale, dokumente (Tiran\u00eb, 1972), etj. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, mendoj un\u00eb, akoma nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendi i merituar n\u00eb studimet shqiptare Kongresit t\u00eb Manastirit.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shpresojm\u00eb se studiuesit dhe historan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb reja, t\u00eb \u00e7liruar nga paragjykimet ideologjike, do i japin nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb meritor k\u00ebtij Kongresi, ku rolin kryesor e pati At Gjergj Fishta, Homeri shqiptar, q\u00eb ishte i anatemuar p\u00ebr pes\u00eb dekada !&#8230;<\/p>\n<p><strong>5. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nShqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb problem t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebqind e ca vite, me p\u00ebrpjekjet sllave p\u00ebr asimilimin kulturor t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi etj., ku dhe sot e k\u00ebsaj dite nuk ka nj\u00eb qarkullim kulturor t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb librit, filmave, koncerteve, panaireve, ekspozitave, t\u00eb turizmit etj.Jemi i vetmi popull n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndahemi me kufinj t\u00eb ndrysh\u00ebm mes veti q\u00eb edhe m\u00eb tej mbetet problemi i pazgjidhu i identitetit?Cili \u00ebsht\u00eb opinioni Juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nShqiptar\u00ebt, para se t\u00eb p\u00ebrballeshin me p\u00ebrpjekjet sllave p\u00ebr asimilimin e tyre kulturor, ishin p\u00ebrballur me sundimin e eg\u00ebr pes\u00ebshekullor osman. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj t\u00eb zeze sllave dhe osmane ve\u00e7mas, shqiptar\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb mbijetojn\u00eb si popull, si komb. Madje ata sot kan\u00eb dy shtete n\u00eb Ballkan, jan\u00eb k\u00ebto Shqip\u00ebria dhe Kosova, por q\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk po arrijn\u00eb dot t\u00eb integrohen mes veti as n\u00eb sfer\u00ebn kulturore as n\u00eb sfer\u00ebn ekonomike e l\u00ebre m\u00eb n\u00eb BE!As sot e k\u00ebsaj dite nuk ka nj\u00eb qarkullim normal, mes k\u00ebtyre dy shteteve, t\u00eb librit, filmave, teatrove etj. Ende kemi paragjykime dhe barriera!&#8230; Fajtor kryesor jemi ne vet\u00eb, faktori shqiptar, institucionet tona edhe andej edhe k\u00ebndej, q\u00eb jan\u00eb kapur nga njer\u00ebz t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb pand\u00ebrgjesh\u00ebm, dhe injorant\u00eb!&#8230;<\/p>\n<p>Problemi i identitetit? P\u00ebr \u00e7far\u00eb identiteti \u00ebsht\u00eb fjala? Ne kemi identitetin komb\u00ebtar shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb toka, gjuha, gjaku, historia, tradita. Kombi shqiptar ngrihet mbi gjakun shqiptar&#8230; Por ka z\u00ebra, koh\u00ebt e fundit, q\u00eb thon\u00eb se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, si nj\u00eb projekt sui generis, do mund t\u00eb ndikonte n\u00eb thellimin e dallimeve n\u00eb mes &#8220;Shqiptar\u00ebve&#8221; dhe &#8220;Kosovar\u00ebve&#8221;. Mir\u00ebpo, mendoj un\u00eb, dhe besoj, kam t\u00eb drejt\u00eb kur themi se identiteti i shqiptar\u00ebve dhe kultura e tyre n\u00eb p\u00ebgjith\u00ebsi jan\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera se kufijt\u00eb e shtetit-shteteve shqiptare dhe kjo thjesht\u00eb n\u00eb kuptimin figurativ, pasi kultura e nj\u00eb populli \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p><strong>6. Pyetje<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nJu jeni studiues i njohur i poetit mirditas Ndre Mjeda qysh heret kur p\u00ebr t\u00eb ishin t\u00eb pakta studimet dhe publikimet. A mund t\u00eb risillni t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj interviste?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nDuke u marr\u00eb me jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Ndre Mjed\u00ebs kisha v\u00ebrejtur nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb studimeve, edhe ato q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb kishin ngjyrime ideologjike. Di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr, sipas mjedologut Mentor Quku, kishin b\u00ebr\u00eb disa shkrimtar\u00eb dhe shken\u00ebtar\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb par\u00eb si Dh. S. Shuteriqi, Vehbi Bala, Jup Kastrati, Mark Gurakuqi, Rexhep Qosja, Milazim Krasniqi, Isak Ahmeti, Sabri Hamiti e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Por edhe kjo ishte pak, jo e mjaftueshme. Me dekada ishte neglizhuar dhe keqinterpretar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikueshme, figura dhe vepra e Ndre Mjed\u00ebs. T\u00eb \u00e7oroditur nga pasionet e koh\u00ebs, apo nga pamja e nj\u00eb prifti t\u00eb humbur fshati, ne shqiptat\u00ebt kishim b\u00ebr\u00eb shum\u00eb faje ndaj k\u00ebtij kolosi t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare ,dhe jo vet\u00ebm ndaj k\u00ebtij.<\/p>\n<p>Ndryshe nga ata q\u00eb ishin t\u00eb influencuar nga ideologjia marksiste-leniniste dhe nga soc-realizmi dhe nga ata q\u00eb q\u00eb e kishin neglizhuar dhe shar\u00eb Ndre Mjed\u00ebn, un\u00eb shkrova dhe botova artikuj dhe studime ku, n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re, moderne dhe evropiane, duke rivler\u00ebsuar dhe \u00e7muar at\u00eb si nj\u00eb gjeni n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare. Duke u nisur nga kritere artistike dhe estetike,e kam vler\u00ebsuar at\u00eb si poetin dhe klasikun m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb letrat shqipe. E kam vler\u00ebsuar at\u00eb, madje un\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, edhe si p\u00ebrkthyes t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb G\u00ebtes n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb frym\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe nga t\u00eb tjet\u00ebt e kam vler\u00ebsuar artin e Mjed\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtm, besoj, kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut rreth artit t\u00eb Mjed\u00ebs, Qendra Muzeore &#8220;Ndre Mjeda&#8221; n\u00eb Kuk\u00ebl dhe Qendra e Studimeve Albanologjike n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb ka ndar\u00eb \u00c7mimin-Diplom\u00ebn &#8220;Ndre Mjeda&#8221; me motivacionin&#8221;Studiues i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, i dalluar p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore rreth jet\u00ebs dhe artit t\u00eb Mjed\u00ebs&#8221;(Kuk\u00ebl, me 23 n\u00ebntor 2013).<\/p>\n<p><strong>7. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nPo p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e sotme t\u00eb autor\u00ebve mirditor\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e larmishme n\u00eb poezi dhe proz\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na thoni, n\u00ebse keni mundur t\u00eb jeni sadopak n\u00eb kontakt me botimet e pas 90-t\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nLet\u00ebrsia e sotme e autor\u00ebve mirditor\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po pasurohet me vlera t\u00eb reja, me botime t\u00eb reja. Ajo, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontakteve dhe njohurive q\u00eb kam, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e pasur dhe m\u00eb e larmishme n\u00eb poezi dhe proz\u00eb. Kam njohuri se koh\u00ebt e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb botime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me vlera shum\u00ebdimensionale nga autor\u00eb mirditor\u00eb si Pal Do\u00e7i, Nikoll\u00eb Toma, Gjon Marku, Mark Tirta, Pjet\u00ebr Marku etj.Disa nga shkrimtar\u00ebt e njohur mirditor\u00eb si Ndue Dedaj, Gjon Marku, Vlash Prendi etj. i njoh personalisht, e njoh veprimtarin\u00eb e tyre letrare, shkencore dhe publucistike si dhe angazhimin e kontributin e tyre n\u00eb letrat shqipe. P\u00ebr k\u00ebta autor\u00eb kam nj\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, madje edhe kam shkruar p\u00ebr ta&#8230;<\/p>\n<p><strong>8. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nCila ka qen\u00eb njohja dhe marr\u00ebdh\u00ebnia juaj me mirditor\u00ebt, me ata t\u00eb rrafshit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, studimeve n\u00eb eksperiencat sidomos me ata q\u00eb e lidhen aktivitetin e tyre me Kosov\u00ebn si Anton \u00c7etta, Zef Mirdita, Gjergj Rrapi, Lush Culaj etj.?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<br \/>\nKam pasur fatin q\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebn dhe Zef Mirdit\u00ebn t&#8217;i kem pasur profesor\u00eb gjat\u00eb studimeve n\u00eb Fakultetin Filozofik dega e Albanologjis\u00eb, ku Zefi m\u00eb ka ligj\u00ebruar l\u00ebnd\u00ebn e latinisht\u00ebs nd\u00ebrsa Antoni Let\u00ebrsin\u00eb e Vjet\u00ebr Shqipe. M\u00eb von\u00eb me ta kam pasur raporte shum\u00eb miq\u00ebsore por edhe raporte t\u00eb frytshme bashk\u00ebpunimi n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb. Ishin shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe t\u00eb dashur tek student\u00ebt. Kam nj\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00ebrin edhe p\u00ebr tjetrin ve\u00e7mas p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb l\u00ebmin e shkenc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Kam njohur edhe Gjergj Rrapin dhe Lush Culajn, me t\u00eb cil\u00ebt nuk kam pasur raporte bashk\u00ebpunimi. Por e njoh dhe \u00e7moj lart kontributin e tyre n\u00eb shkenc\u00eb dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>9. Pyetje:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<br \/>\nJu keni n\u00eb dor\u00eb librin &#8220;Antologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn&#8221;? Cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb botim dhe sa ai i kontribuon kultur\u00ebs dhe historis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs, studiuesve n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>:<br \/>\n&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nK\u00ebto vitet e fundit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohurive q\u00eb kam, kam v\u00ebrejtur se dita-dit\u00ebs jan\u00eb shtuar dhe po shtohen botimet p\u00ebr Mirdit\u00ebn, t\u00eb shkruara nga autor\u00eb mirditor\u00eb. Po p\u00ebrmendi me k\u00ebt\u00eb rast edhe botimet q\u00eb i kam pas\u00eb n\u00eb dor\u00eb si Toka e Katedraleve, t\u00eb Ndue Dedajt, Nd\u00ebrfana, t\u00eb Gjon Markut, Krenaria, t\u00eb Nikoll Tom\u00ebs e t\u00eb ndonj\u00eb tjetri, t\u00eb cil\u00ebt i \u00e7moj lart. Por vepra, do thoja enciklopedike, p\u00ebr Mirdit\u00ebn \u00ebsht\u00eb: Antologji e mendimit t\u00eb sot\u00ebm p\u00ebr Mirdit\u00ebn, Tiran\u00eb 20O9, fq. 747, e autorit Gjon Marku, shkrimtar, studiues, publicist dhe gazetar i njohur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar afirmativisht nga shum\u00eb autor\u00eb dhe studiues, edhe nga un\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Gjon Marku ia ka arritur t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb vlerat e Mirdit\u00ebs duke iu dh\u00ebn\u00eb vendin e merituar si vlera komb\u00ebtare. N\u00eb hulumtimet e tij, ai i ka trajtuar shum\u00eb nga k\u00ebto pasuri q\u00eb i ofron krahina e Mirdit\u00ebs. Po ai k\u00ebto i sjell, me shum\u00eb men\u00e7uri e pedant\u00ebri, n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebshmive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu d\u00ebshmitar i gjith\u00eb k\u00ebsaj pasurie kulturore, prandaj n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e personaluteteve , q\u00eb ka intervistuar ,\u00ebsht\u00eb treguar elitar.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund le t\u00eb theksojm\u00eb se ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut shum\u00eb i \u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr ndri\u00e7imin e historis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs dhe si i till\u00eb do t&#8217;u sh\u00ebrbej\u00eb tej mase studiuesve n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><em>N\u00eb Durr\u00ebs, maj 2018<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Intervistoi: Gjon M A R K U) &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- 1. Pyetje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Si fillim, profesor, dy fjal\u00eb jo dhe aq &#8220;zyrtare&#8221; p\u00ebr lexuesit e k\u00ebtij edicioni, kush \u00ebsht\u00eb Isak Ahmeti n\u00eb trinomin: shkrimtar, studiues dhe profesor? P\u00ebrgjigje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Isak Ahmeti, biri i Maris\u00eb dhe Gjergjit, u lind m\u00eb 25.03.1946 n\u00eb fshatin Stub\u00ebll, Komuna e Vitis\u00eb (Kosov\u00eb). [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-30517","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Intervistoi: Gjon M A R K U) &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- 1. Pyetje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Si fillim, profesor, dy fjal\u00eb jo dhe aq &#8220;zyrtare&#8221; p\u00ebr lexuesit e k\u00ebtij edicioni, kush \u00ebsht\u00eb Isak Ahmeti n\u00eb trinomin: shkrimtar, studiues dhe profesor? P\u00ebrgjigje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Isak Ahmeti, biri i Maris\u00eb dhe Gjergjit, u lind m\u00eb 25.03.1946 n\u00eb fshatin Stub\u00ebll, Komuna e Vitis\u00eb (Kosov\u00eb). [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-06-05T18:03:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-06-05T22:08:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT\",\"datePublished\":\"2018-06-05T18:03:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-06-05T22:08:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/\"},\"wordCount\":3265,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/\",\"name\":\"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2018-06-05T18:03:29+00:00\",\"dateModified\":\"2018-06-05T22:08:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Intervistoi: Gjon M A R K U) &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- 1. Pyetje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Si fillim, profesor, dy fjal\u00eb jo dhe aq &#8220;zyrtare&#8221; p\u00ebr lexuesit e k\u00ebtij edicioni, kush \u00ebsht\u00eb Isak Ahmeti n\u00eb trinomin: shkrimtar, studiues dhe profesor? P\u00ebrgjigje: &#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;- Isak Ahmeti, biri i Maris\u00eb dhe Gjergjit, u lind m\u00eb 25.03.1946 n\u00eb fshatin Stub\u00ebll, Komuna e Vitis\u00eb (Kosov\u00eb). [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-06-05T18:03:29+00:00","article_modified_time":"2018-06-05T22:08:20+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT","datePublished":"2018-06-05T18:03:29+00:00","dateModified":"2018-06-05T22:08:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/"},"wordCount":3265,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/","name":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2018-06-05T18:03:29+00:00","dateModified":"2018-06-05T22:08:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mirdita-ne-optiken-e-isak-ahmetit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MIRDITA N\u00cb OPTIK\u00cbN E ISAK AHMETIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30517\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}