{"id":3056,"date":"2016-05-15T14:37:54","date_gmt":"2016-05-15T13:37:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3056"},"modified":"2018-04-12T21:14:34","modified_gmt":"2018-04-12T20:14:34","slug":"lereni-diellin-te-ndricoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/","title":{"rendered":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; <strong><em>Sh\u00ebnime udh\u00ebtimi nga Amerika<\/em><\/strong> &#8211;<\/p>\n<p><strong>Ndue Lazri<\/strong>, <em>gazetar<\/em>, <em>poet<\/em>.<\/p>\n<p>Aty nga vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, shkrimtari yn\u00eb i madh Ismail Kadare pat botuar nj\u00eb reportazh t\u00eb bukur n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtimit nga Amerika. Titullohej \u201c<em>Nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb r\u00ebnie<\/em>\u201d. Nuk ishte e leht\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb shkruaje nj\u00eb reportazh p\u00ebr \u201cAmerik\u00ebn imperialiste\u201d, q\u00eb konsiderohej armike e betuar e vendit ton\u00eb dhe me t\u00eb cil\u00ebn nuk kishim as marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. Por Kadare \u00ebsht\u00eb Kadare dhe shkroi nj\u00eb reportazh q\u00eb edhe sot e kam nd\u00ebr mendje, q\u00eb m\u00eb pat zgjuar \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebrtej oqeanit, e q\u00eb e rikujtoj tani q\u00eb jam ulur n\u00eb boingun Delta, i cili nga Malpensa e Milanos na shpie n\u00eb aeroportin \u201cJFK\u201d t\u00eb Nju Jorkut. Mbase jam i vetmi q\u00eb e mendoj at\u00eb reportazh, se shok\u00ebt e mi t\u00eb grupit, Ilda Pinari, Migerta Myderizi, Anila Kaja e Erio Korani, mbase as nuk kishin lindur, kur u shkrua ai.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Federat\u00ebs FNAI t\u00eb disa shoqatave te emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali, jemi nisur n\u00eb nj\u00eb takim midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare. \u00cbsht\u00eb folur shpesh nga qeverit\u00eb e vendit ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb <em>summit<\/em>\u00a0(<em>takim<\/em>) t\u00eb mundsh\u00ebm me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb diaspor\u00ebs, por deri tani kjo ide \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr n\u00eb kalendat greke. Ndaj ky hap i par\u00eb, i nd\u00ebrmarr\u00eb nga ambasadori amerikan me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb diplomatike sidomos n\u00eb Ballkan e n\u00eb vendet e lindjes e q\u00eb e ka shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, <em>William Walker<\/em>, duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur edhe pse tani p\u00ebr tani mbetet vet\u00ebm nj\u00eb hap i par\u00eb me pretendime modeste. Por a mund t\u00eb ket\u00eb hap t\u00eb dyt\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb or\u00ebt e fluturimit kaluan pa u ndjer\u00eb. N\u00eb monitorin q\u00eb kam p\u00ebrpara syve mund t\u00eb shikoj filma, t\u00eb d\u00ebgjoj muzik\u00eb, t\u00eb navigoj n\u00eb internet. Preferoj t\u00eb luaj shah, sepse zhytja n\u00eb betej\u00ebn e figurave t\u00eb drunjta m\u00eb b\u00ebn t\u00eb harroj gjith\u00eb ambientin p\u00ebrreth e t\u00eb mos e ndjej koh\u00ebn. Me vete kam marr\u00eb edhe librin \u201c<em>Udha drejt vdekjes<\/em>\u201d t\u00eb shkrimtarit t\u00eb shquar Agim Shehu.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb titull jo fort i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim kaq t\u00eb gjat\u00eb, &#8211; m\u00eb thot\u00eb buzagaz Anila, q\u00eb e kam p\u00ebrkrah.<br \/>\n\u2013 Mbase pik\u00ebrisht ky titull e pak\u00ebson frik\u00ebn, &#8211; i them po duke qeshur.<\/p>\n<p>Madh\u00ebsia e aeroportit njujorkez dhe rr\u00ebmuja e trafikut jasht\u00eb tij jan\u00eb marramend\u00ebse. Ndaj na duhet t\u00eb presim gjat\u00eb, derisa mikja jon\u00eb Mimoza Ferraj dhe vajza e saj t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb na marrin me dy makina p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebn\u00eb n\u00eb hotelin e prenotuar n\u00eb Nju Jersey. Un\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb makin\u00eb me Mimoz\u00ebn dhe mikun Fatmir Osmani, q\u00eb ka ardhur p\u00ebr takimin q\u00eb nga Vjena. Nj\u00eb udh\u00ebtim i qet\u00eb por q\u00eb zgjat n\u00eb koh\u00eb. Duhen or\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Nju Jorku. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e grupit do kalonte nj\u00eb aventur\u00eb si n\u00eb gara shpejt\u00ebsie, p\u00ebr shkak t\u00eb temperamentit t\u00eb vrullsh\u00ebm t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb re, q\u00eb i\u00a0shoq\u00ebronte.<\/p>\n<p>Ka filluar t\u00eb bjer\u00eb mbr\u00ebmja, kur hyjm\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit t\u00eb Nju Jerseyt. M\u00eb ngjan vetja si n\u00ebp\u00ebr ata filmat amerikan\u00eb me sht\u00ebpit\u00eb-vila prej druri apo gjysm\u00eb prej guri e gjysm\u00eb prej druri, me ato pem\u00ebt me ngjyra t\u00eb ndezura an\u00ebsh rrug\u00ebs. \u00c7do shkrehje e aparatit fotografik prodhon nj\u00eb kartolin\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Hoteli, nj\u00eb struktur\u00eb disi e \u00e7uditshme, tamam alla amerikan\u00e7e, por i rehatsh\u00ebm e komod, ndodhet diku buz\u00eb nj\u00eb pylli t\u00eb dendur dhe nj\u00eb fushe golfi. Nj\u00eb qet\u00ebsi e gjelb\u00ebrim shum\u00eb preh\u00ebs.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? &#8211; na pyet Mimoza, pasi stabilizohemi dhe ham\u00eb dark\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb zbresim n\u00eb Manhattan, &#8211; i themi. &#8211; I pam\u00eb pak grata\u00e7ielat duke dal\u00eb nga Nju Jorku, tani duam t\u2019i shikojm\u00eb nat\u00ebn.<\/p>\n<p>E pap\u00ebrtueshmja Mimoza buz\u00ebqesh dhe me shum\u00eb dashamir\u00ebsi na vihet n\u00eb dispozicion. Tashm\u00eb trafiku \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsuar dhe at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb n\u00eb ardhje e b\u00ebm\u00eb p\u00ebr pes\u00eb or\u00eb tani e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb ore. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ishullin e Manhattanit kalojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr tunelin Linkoln, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00ebn uj\u00eb. Konturet e tij jan\u00eb prej metali q\u00eb l\u00ebshon nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Mimoza e ndal makin\u00ebn n\u00eb Time Square, ajo q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn zemr\u00ebn e Manhattanit. Grata\u00e7ielat e larta me fasada t\u00ebr\u00eb drita e reklama ngjyra-ngjyra, l\u00ebvizjet e shumta t\u00eb turist\u00ebve, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb k\u00ebtu gjall\u00ebria t\u00eb jet\u00eb e pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb 24 or\u00ebt e dit\u00ebs. Nju Jorku ka mbi 8 milion\u00eb banor\u00eb, por ata q\u00eb e gjall\u00ebrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb mbi 50 milion\u00eb turist\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb \u00e7do vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>E ky fluks sjell n\u00eb financat njujorkeze mbi 30 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit. Aq sa \u00ebsht\u00eb buxheti shtet\u00ebror i t\u00ebr\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr nj vit. Emri Manhattan n\u00eb gjuh\u00ebn origjinale do t\u00eb thot\u00eb ishull i kodrave t\u00eb shumta. Po ku jan\u00eb kodrat? Ne shikojm\u00eb vet\u00ebm grata\u00e7iela t\u00eb shumta, t\u00eb bukura n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e tyre, n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb q\u00eb objektivat e aparateve fotografike gati nuk arrijn\u00eb ta rrokin. Time square, Rockfeller center, quartieri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, hotelet e shumta, qendrat e biznesit e t\u00eb financ\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrtesat e shumta e imponente, q\u00eb i japin bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Manhattanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga 5 distriktet e Nju Jorkut. E mbase ai m\u00eb sugjestionuesi, nat\u00ebn n\u00eb shk\u00eblqimin e pafund t\u00eb dritave e reklamave e dit\u00ebn n\u00ebn ndri\u00e7imin e nj\u00eb dielli t\u00eb ndrojtur pranveror.<\/p>\n<p>Diku ndalemi e fotografojm\u00eb nj\u00eb kal\u00eb me karroc\u00eb. Tashm\u00eb ai p\u00ebrdoret p\u00ebr ndonj\u00eb xhiro t\u00eb shkurt\u00ebr nga turist\u00ebt, si simbol i nj\u00eb epoke t\u00eb kaluar. Deri n\u00eb vitin 1908 kuajt me kaloshin\u00eb e karroca ishin i vetmi mjet transporti publik n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. At\u00ebher\u00eb hyn\u00eb 600 taksit\u00eb e para, q\u00eb i d\u00ebrguan n\u00eb pension kuajt me karroca. Ai q\u00eb solli transportin e taksive, i k\u00ebrkoi ato me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb, se dallohen m\u00eb mir\u00eb mes trafikut. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb ngjyra e taksive amerikane ka mbetur e verdh\u00eb. Dhe Nju Jorku ka 13 mij\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Me Anil\u00ebn e Erion kalojm\u00eb af\u00ebr nj\u00eb parku buz\u00eb oqeanit. Pamja nat\u00ebn me refleksin e dritave n\u00eb uj\u00eb \u00ebsht\u00eb magjeps\u00ebse. Nju Jorku \u00ebsht\u00eb konsideruar si xhungla prej \u00e7ementoje p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb shumta. Por nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb menduar p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb midis nd\u00ebrtimeve e gjelb\u00ebrimit dhe Nju Jorku konsiderohet edhe metropoli m\u00eb i blert\u00eb n\u00eb bot\u00eb, me nj\u00eb mesatare prej 23 metra katror gjelb\u00ebrim p\u00ebr \u00e7do banor. I famshmi Cenral Park i k\u00ebtij metropoli ndodhet pik\u00ebrisht n\u00eb Mahattan. E m\u00eb i bukuri nd\u00ebr liqenet e tij mban emrin e Jacquelin\u00eb Kennedy-t.<\/p>\n<p>Ka kaluar ora 2 e nat\u00ebs amerikane, kur n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb ora 8 e m\u00ebngjesit. Sh\u00ebtisim e nuk na bie nd\u00ebrmend, q\u00eb kemi mbi 28 or\u00eb, q\u00eb jemi nisur p\u00ebr udh\u00ebtimin. Magjia e nat\u00ebs amerikane na b\u00ebn ta harrojm\u00eb gjumin.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen ishte dita e takimit p\u00ebr t\u00eb cilin kishim marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes Ilda, Migerta e Erio ngul\u00ebn k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb takim paraprak me ndonj\u00ebrin nga organizuesit, pasi dit\u00ebt e fundit kishim qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb <em>black out<\/em>\u00a0(<em>err\u00ebsim i plot\u00eb<\/em>) informacioni mbi vendin ku do t\u00eb b\u00ebhej takimi dhe rendin e dit\u00ebs. K\u00ebrkuam nj\u00eb takim dhe n\u00eb pak \u00e7aste, n\u00eb hollin e hotelit erdhi <em>Douglas Walker<\/em>, djali i ambasadorit, i cili ishte marr\u00eb personalisht me organizimin. N\u00eb takimin me t\u00eb, grupi yn\u00eb, n\u00eb form\u00ebn e pyetjeve e p\u00ebrgjigjeve shtroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh organizative, p\u00ebr t\u00eb cilat Douglas na dha plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb, e iu p\u00ebrgjigj pyetjeve tona. Nd\u00ebrhyrja jon\u00eb u konsiderua krejt\u00ebsisht me vend dhe shprehje e seriozitetit e ekzigjenc\u00ebs s\u00eb Federat\u00ebs shqiptare n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Erio insistoi q\u00eb t\u00eb merrnim nj\u00eb makin\u00eb me qera, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur n\u00eb l\u00ebvizjet tona. I nd\u00ebrhym\u00eb edhe k\u00ebsaj \u201caventure\u201d, mor\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb rehatshme e t\u00eb bollshme 7 vendshe (n\u00eb Amerik\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha), por kjo sip\u00ebrmarrje nuk do t\u00eb na dilte shum\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive p\u00ebr parkim. N\u00eb Manhattan p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb parkim paguheshin 30 dollar\u00eb. Megjithat\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb takim e b\u00ebm\u00eb me makin\u00ebn \u201cton\u00eb\u201d dhe Erio, m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb midis nesh n\u00eb \u201caventura\u201d amerikane, tregonte se dinte t\u00eb l\u00ebvizte i qet\u00eb n\u00ebp\u00ebr autostradat e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Vendi i takimit ishte diku jasht\u00eb Nju Jersey-t. Rruga kalon p\u00ebrmes nj\u00eb pylli t\u00eb bukur e mjaft t\u00eb dendur. Aty-k\u00ebtu, ketra q\u00eb ngjiten e k\u00ebrcejn\u00eb nxitimthi n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb. Pejsazhi \u00ebsht\u00eb piktoresk. Dhe ja tek arrijm\u00eb tek lokali \u201c<em>Casa Bianca<\/em>\u201d. Nj\u00eb restorant i madh dhe i nd\u00ebrtuar me shum\u00eb shije. Pronari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar nga Struga, me emrin Sejfulla Shehu. Ai dhe punonj\u00ebsit e tij kan\u00eb organizuar nj\u00eb drek\u00eb mikprit\u00ebse, p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij takimi dhe i b\u00ebjn\u00eb nderet e pritjes sipas traditave shqiptare. Takohemi me t\u00eb ardhurit e tjer\u00eb nga shoqata e federata t\u00eb ndryshme n\u00eb Europ\u00eb, nga shoqatat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb etj. Disa q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb vijn\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me takimin me an\u00eb t\u00eb videokonferenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Miku yn\u00eb Klodian Cami, q\u00eb nuk arriti ta merrte viz\u00ebn n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e ekipit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7ast i lidhur me ne dhe k\u00ebrkon foto, mesazhe, pjes\u00eb t\u00eb regjistruara nga takimi. N\u00eb tavolin\u00ebn ton\u00eb ulet edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Federat\u00ebs s\u00eb shoqatave shqiptare n\u00eb Greqi, Eni Shuli, me t\u00eb cil\u00ebn ishim par\u00eb edhe n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb dy federatave tona n\u00eb Peschiera del Garda. Nj\u00eb vajz\u00eb e qeshur dhe e p\u00ebrzem\u00ebrt, q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rrij\u00eb gjithnj\u00eb me grupin ton\u00eb, e natyrisht q\u00eb shoq\u00ebria e saj na jep k\u00ebnaq\u00ebsi. Pastaj vijn\u00eb edhe kryetari i shoqat\u00ebs \u201cVatra\u201d, Gjon Bu\u00e7aj, dhe dy djem t\u00eb rinj t\u00eb forumit rinor t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d, Saimir Dashi nga Lezha dhe Saimir Burgaj nga Shkodra. Me k\u00ebta t\u00eb dy dalim t\u00eb njohur t\u00eb vjet\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet miqve q\u00eb kam njohur gjat\u00eb viteve q\u00eb kam punuar n\u00eb Shkod\u00ebr. Dy djem v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb integruar plot\u00ebsisht n\u00eb jet\u00ebn njujorkeze, e q\u00eb do na shoq\u00ebronin edhe pas takimit.<\/p>\n<p>Ambasadori Walker foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij takimi, p\u00ebr synimet e tij lidhur me bashkimin e federatave e shoqatave t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare kudo q\u00eb ndodhen, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj problemeve n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, e p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb konkrete n\u00eb fush\u00ebn ekonomike e t\u00eb biznesit, p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb demokracie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb luft\u00eb me korrupsionin etj. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb federatave tona fol\u00ebm edhe un\u00eb e Eni Shuli, duke theksuar q\u00eb ky takim \u00ebsht\u00eb fillim i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi q\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb me takime t\u00eb tjera shum\u00ebpal\u00ebshe apo edhe dypal\u00ebshe n\u00eb Europ\u00eb e gjetk\u00eb, si\u00e7 kemi filluar midis dy federatave tona. Fol\u00ebn edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb, e takimi u zhvillua n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt e v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ekipi yn\u00eb, bashk\u00eb me Enin dhe t\u00eb dy Saimir\u00ebt dol\u00ebm s\u00ebrish n\u00eb Nju Jork deri n\u00eb or\u00ebt e dark\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb ore, Saimir Burgaj na shoq\u00ebron n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Nju Jersey, meqen\u00ebse nuk po p\u00ebrshtateshim edhe aq shum\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb ngr\u00ebnit amerikane.<br \/>\n\u2013 Di un\u00eb ku duhet t\u2019ju \u00e7oj, &#8211; na tha ai.<br \/>\nMe t\u00eb kaluam nj\u00eb dark\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Ajo q\u00eb na b\u00ebri p\u00ebrshtypje ishin porcionet e m\u00ebdha e t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Garniturat e perimeve ishin kaq t\u00eb bollshme, sa secila prej tyre mund t\u00eb konsiderohej nj\u00eb pjat\u00eb m\u00eb vete. Kurse Erio na d\u00ebrgonte foto nga restorant \u201cDukagjini\u201d n\u00eb Bronx, ku kishte shum\u00eb shqiptar\u00eb me restorante dhe kishte provuar gatime tipike t\u00eb kuzhin\u00ebs son\u00eb. Or\u00ebt kalonin dhe ne e kishim humbur nocionin e koh\u00ebs. Aq sa po na b\u00ebhej e zakonshme t\u00eb flinim vet\u00ebm 2-3 or\u00eb n\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>Statuja e Liris\u00eb<\/strong>. Nj\u00eb nga simbolet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Amerik\u00ebs, e nga monumentet m\u00eb te vizituara t\u00eb rruzullit tok\u00ebsor. Mbase ngaq\u00eb liria \u00ebsht\u00eb aspirata m\u00eb e madhe e \u00e7do njeriu e Amerika, me demokracin\u00eb e saj mbi 200-vje\u00e7are e me popullsin\u00eb m\u00eb heterogjene n\u00eb bot\u00eb, simbolizon \u00ebndrr\u00ebn e njeriut p\u00ebr liri. E mbase pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, n\u00eb dit\u00ebn e inaugurimit, m\u00eb 28 tetor 1886, gruaja-statuj\u00eb me kuror\u00ebn dhe me pishtarin n\u00eb dor\u00eb u quajt \u201c<em>Liria q\u00eb ndri\u00e7on bot\u00ebn<\/em>\u201d. Ndoshta me kalimin e koh\u00ebs ky term ambicioz, me ndonj\u00eb not\u00eb euforie brenda, u la q\u00ebllimisht n\u00eb harres\u00eb dhe p\u00ebrmendorja njihet thjesht me emrin \u201c<em>Statuja e Liris\u00eb<\/em>\u201d. Ky monument nuk ka lindur k\u00ebtu mbi pllaj\u00ebn e Manhattanit mbi lumin Huston, ku ngrihet madh\u00ebshtore prej 130 vjet\u00ebsh. Statuja e ka origjin\u00ebn dhe realizimin e saj n\u00eb Franc\u00eb. Projektuesi i saj ishte arkitekti francez <em>Bartholdi<\/em>, por realizimi iu besua mjeshtrit t\u00eb monumenteve t\u00eb larta <em>Gustav Eiffel<\/em>.<\/p>\n<p>Duket nj\u00eb koin\u00e7idenc\u00eb, por n\u00eb vitin 1886, kur u inaugurua <em>Statuja e Liris\u00eb<\/em>, Eiffeli po punonte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb mban emrin e mjeshtrit dhe q\u00eb do t\u00eb inaugurohej vet\u00ebm 3 vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1889. Mjeshtri e nd\u00ebrtoi statuj\u00ebn e destinuar p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb me nj\u00eb lart\u00ebsi 93 metra dhe e d\u00ebrgoi p\u00ebr n\u00eb vendin ku do t\u00eb lart\u00ebsohej t\u00eb paketuar copa-copa n\u00eb arka prej druri e t\u00eb transportuar me anije. Kurse kull\u00ebn me emrin e tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Parisit do e ngrinte me nj\u00eb lart\u00ebsi prej 340 metrash. Megjithat\u00eb, n\u00eb ishullin ku ngrihet, Statuja e Liris\u00eb spikat p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e shk\u00eblqimin e saj dhe \u00ebsht\u00eb e dallueshme nga 40 km larg. N\u00ebse Kulla Eiffel vizitohet nga 5 milion\u00eb turist\u00eb n\u00eb vit, Statuja e Liris\u00eb ka 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb.<\/p>\n<p>Me Anil\u00ebn dhe Enin, t\u00eb shoq\u00ebruar me makin\u00eb nga nj\u00eb djalosh nga Republika Domenikane, t\u00eb cilin na e rekomandoi Mimoza, nga Nju Jersey shkuam n\u00eb parkun e bukur prapa Statuj\u00ebs s\u00eb Liris\u00eb. Prej aty, pamja e Statuj\u00ebs me grata\u00e7ielat e Manhattanit n\u00eb sfond \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e mrekullueshme. Parku \u00ebsht\u00eb i madh, i gjelb\u00ebruar dhe njer\u00ebzit shetisin me k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose me bi\u00e7ikleta. Diku \u00ebsht\u00eb monumenti i nj\u00eb ushtari t\u00eb bronxt\u00eb, q\u00eb mban n\u00eb krah nj\u00eb t\u00eb plagosur. Tek e fotografoj monumentin n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me Statuj\u00ebn e Liris\u00eb, vjen vetvetiu mendimi q\u00eb rruga e njeriut p\u00ebr tek liria ka ardhur p\u00ebrher\u00eb p\u00ebrmes gjakut dhe luftrave t\u00eb shumta. N\u00eb t\u00eb cilat, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e implikuar gjithnj\u00eb Amerika.<\/p>\n<p>Ilda, Migerta e Erio, q\u00eb e kan\u00eb kaluar nat\u00ebn n\u00eb Manhattan, e vizitojn\u00eb statuj\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet udh\u00ebtimit me anije, nga ana tjet\u00ebr, dhe na d\u00ebrgojn\u00eb her\u00eb pas here foto.<\/p>\n<p>Sh\u00ebtisim edhe ne n\u00ebp\u00ebr park e b\u00ebjm\u00eb foto t\u00eb shumta. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur i kishte par\u00eb fotot n\u00eb fb mikja ime Vera Kurti, q\u00eb jeton n\u00eb Nju Jork dhe m\u00eb kishte shkruar disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb gjeja koh\u00eb t\u00eb pinim nj\u00eb kafe, do komentonte posht\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nga fotot: \u201c<em>Battery Park! \u00c7do dit\u00eb i kaloj pran\u00eb. Sikur ta dija, roje do t\u00eb b\u00ebja deri sa t&#8217;ju uroja mir\u00ebserdhjen n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs<\/em>\u201d. Faleminderit, Vera. M\u00eb erdhi keq v\u00ebrtet p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e takimit. Jo vet\u00ebm me ty, por edhe me mikun tim t\u00eb dashur, poetin Vaid Hyzoti, q\u00eb nguli k\u00ebmb\u00eb disa her\u00eb t\u00eb shkoja p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb. Po k\u00ebshtu edhe miku im i viteve n\u00eb Shkod\u00ebr, Tonin Kim\u00e7a. Por koha q\u00eb kishim n\u00eb dispozicion ishte tep\u00ebr e shkurt\u00ebr. T\u00eb planifikosh nj\u00eb kafe me nj\u00eb mik n\u00eb Nju Jork, duhet s\u00ebpaku gjysm\u00eb dite koh\u00eb. Kurse ne ishim n\u00eb grup, gjithnj\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe ajo q\u00eb na mungonte ishte pik\u00ebrisht koha.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Autostrada nga Nju Jersey p\u00ebr n\u00eb Uashington DC \u00ebsht\u00eb e gjer\u00eb dhe e bukur e kalon p\u00ebrmes nj\u00eb pylli q\u00eb nuk i shihet fundi. Vet\u00ebm aty-k\u00ebtu ndonj\u00eb grup sht\u00ebpish apo qendrash industriale e thyejn\u00eb sadopak pejsazhin e blert\u00eb. Autostrada ka shum\u00eb korsi, nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kamiona. Shikoj ata kamion\u00ebt thuajse butaforik\u00eb amerikan\u00eb, e vetja m\u00eb duket s\u00ebrish si n\u00ebp\u00ebr filmat hollivudian\u00eb me udh\u00ebtimet e gjata n\u00ebp\u00ebr autostrada. Pes\u00eb or\u00eb udh\u00ebtim e vet\u00ebm pyje anash rrug\u00ebs. Asnj\u00eb mal apo kodrin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb sadopak relievin. M\u00ebsuar me pianura padan\u00ebn n\u00eb Itali, q\u00eb n\u00eb fillim m\u00eb dukej e pafundme, k\u00ebto hap\u00ebsira marrin p\u00ebrmasa t\u00eb paimagjinueshme. Bashk\u00eb me Anil\u00ebn jemi n\u00eb makin\u00eb me Mimoz\u00ebn, Fatmir Osmanin dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsin kosovar Shani Dodaj.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm. Her\u00eb pas here ndalemi n\u00eb ndonj\u00eb autogril, q\u00eb nuk u ngjajn\u00eb aspak autogrileve n\u00eb Itali, por m\u00eb shum\u00eb atyre klubeve t\u00eb filmave me <em>cow-boy\u00a0<\/em>(<em>lop\u00e7ar\u00eb<\/em>). E mbi t\u00eb gjitha ajo q\u00eb nuk ngjan \u00ebsht\u00eb kafeja. Ti k\u00ebrkon nj\u00eb kafe ekspres t\u00eb shkurt\u00ebr e ajo q\u00eb t\u00eb serviret \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tas i madh me gjysm\u00eb kile kafe brenda. Imagjino po ta k\u00ebrkosh kafe normale. Megjithat\u00eb kjo nuk na prish k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e udh\u00ebtimit, madje e kalojm\u00eb me t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb Uashingtonit na pret Sab Gashi nga Liga Qytetare Shqiptaro-amerikane. I p\u00ebrzem\u00ebrt e dashamir\u00ebs, na ofron kafe, pastaj na fton n\u00eb makin\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ciceronin gjat\u00eb sh\u00ebtitjes n\u00ebp\u00ebr kryeqytetin amerikan.<br \/>\nPas dy dit\u00ebsh mes grata\u00e7ielave t\u00eb larta t\u00eb Manhattanit e Nju Jorkut e kaosit t\u00eb trafikut, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje nd\u00ebrtesat e ulta anash rrug\u00ebve t\u00eb gjera, t\u00eb bukura e t\u00eb qeta t\u00eb Uashingtonit. Stili gotik, gjeorgjian e neoklasik i nd\u00ebrtimeve ka shum\u00eb europ\u00eb brenda. Madje disa nd\u00ebrtesa u ngjajn\u00eb atyre t\u00eb Parisit me \u00e7atit\u00eb blu t\u00eb err\u00ebta. E n\u00eb fakt projektuesi i qytetit \u00ebsht\u00eb francez, pavar\u00ebsisht se ish Presidenti Jeferrson pati ngarkuar nj\u00eb arkitekt tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ca ndryshime mbi projektin fillestar.<\/p>\n<p>&#8211; Si spjegohet q\u00eb Uashingtoni ka nd\u00ebrtesa kaq t\u00eb ulta? &#8211; pyes Sabin.<br \/>\n&#8211; Me sa di un\u00eb ka nj\u00eb ligj n\u00eb shtetin Uashington DC, q\u00eb nuk lejon nd\u00ebrtime shum\u00eb t\u00eb larta, &#8211; tha ai. Duke u interesuar, m\u00ebsoj q\u00eb n\u00eb vitin 1894 qen\u00eb nd\u00ebrtuar disa pallate 12 kat\u00ebshe, t\u00eb cilat u konsideruan t\u00eb papranueshme p\u00ebr syrin e qytetar\u00ebve dhe ambientin e kryeqytetit. Dhe u vendos me ligj, q\u00eb nd\u00ebrtesat t\u00eb ishin t\u00eb larta sa gjer\u00ebsia e rrug\u00ebs p\u00ebrpara tyre plus 6.1 metra. Kujdes iu kushtua edhe kombinimit t\u00eb stileve n\u00eb nd\u00ebrtim p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb harmoni perfekte me rrug\u00ebt, parqet e monumentet e shumta q\u00eb ka qyteti.<\/p>\n<p>Ndales\u00ebn e par\u00eb e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb <em>Capitol Hill<\/em>, apo sht\u00ebpia e Kongresit amerikan. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtesa m\u00eb imponente e kryeqytetit dhe mbase m\u00eb e bukura, e cila t\u00ebrheq v\u00ebmendjen q\u00eb larg. Kupola e saj, q\u00eb t\u00eb kujton disi at\u00eb t\u00eb San Pietros n\u00eb Vatikan, shk\u00eblqen mes gjelb\u00ebrimit rrethues. Pasi e v\u00ebshtrojm\u00eb nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt, duke b\u00ebr\u00eb foto, ndalemi p\u00ebrpara pamjes sugjestionuese t\u00eb Parkut t\u00eb madh t\u00eb Uashingtonit, fundin e t\u00eb cilit nuk arrin ta kap\u00eb v\u00ebshtrimi. Aty jan\u00eb monumentet e memorialet m\u00eb t\u00eb shumta e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb zhytura midis nj\u00eb blerimi, q\u00eb duket sikur nd\u00ebrron ngjyr\u00eb. Duket e pabesueshme, por Uashingtoni ka 1000 tonalitete t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb parqet e tij, t\u00eb cilat nuk i kap dot syri i nj\u00eb kalimtari apo vizitori t\u00eb thjesht\u00eb, por specialist\u00ebt i evidentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Marrim rrug\u00ebn drejt Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, n\u00ebp\u00ebr Pensylvania Avenue, anash s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebrtesat e institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore dhe shum\u00eb muze. Sabi na spjegon q\u00eb Uashingtoni ka <em>50 avenue<\/em>, aq sa \u00ebsht\u00eb numuri i shteteve t\u00eb Amerik\u00ebs. Rrug\u00ebt kryq\u00ebzohen n\u00eb form\u00eb kuadrati, por edhe n\u00eb form\u00eb yjesh, duke e b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hart\u00ebn e qytetit, q\u00eb duket nj\u00eb kryq\u00ebzim midis kutive t\u00eb shahut dhe yjeve. Ato kuadratet tipike e shum\u00eb t\u00eb ngjashme me nj\u00ebri-tjetrin i pam\u00eb edhe nd\u00ebrsa avioni ulej p\u00ebr n\u00eb Nju Jork e mendoja se si mund ta gjej\u00eb njeriu adres\u00ebn e tij mes nj\u00eb ngjashm\u00ebrie t\u00eb till\u00eb. Duke vazhduar rrug\u00ebn an\u00ebs Parkut, spikat kolona e lart\u00eb e Monumentit t\u00eb Uashingtonit, kushtuar presidentit q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar babai i atdheut.<\/p>\n<p>Tek e fotografoj m\u00eb vjen nd\u00ebrmend nj\u00eb episod i larg\u00ebt. Ishte fillimi i viteve 80, banonim n\u00eb Shkod\u00ebr dhe sapo kishim marr\u00eb televizorin. M\u00eb pat b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje nj\u00eb lajm q\u00eb e transmetonte televizioni italian. Nj\u00eb mitoman kishte sekuestruar pik\u00ebrisht monumentin n\u00eb fjal\u00eb, duke parkuar nj\u00eb furgon pran\u00eb tij dhe duke k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb furgoni ishte me tritol dhe do hidhte n\u00eb er\u00eb monumentin. Mitomani u vra nga policia dhe pastaj u zbulua q\u00eb n\u00eb furgon nuk kishte asnj\u00eb lloj l\u00ebnde plas\u00ebse. Ai monument filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb gjysm\u00ebn e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb. E Papa Pio IX dergoi nga Italia nj\u00eb bllok mermeri. N\u00eb t\u00eb ishte gdhendur sh\u00ebnimi. \u201c<em>Nga Roma p\u00ebr Amerik\u00ebn<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej jan\u00eb monumenti i presidentit Linkoln dhe memoriali luft\u00ebs n\u00eb Vietnam, ku jan\u00eb gdhendur emrat e gjith\u00eb atyre q\u00eb ran\u00eb n\u00eb at\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Tek v\u00ebshtroj at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb blert\u00eb p\u00ebrpara, m\u00eb vjen nd\u00ebrmend skena finale e filmit \u201cFlok\u00ebt\u201d, ku turma, pasi ka kaluar pran\u00eb varreve t\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, drejtohet p\u00ebr tek kangjellat rrethuese t\u00eb instuticioneve shtetor\u00ebre, duke k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrfundon me lajtmotivin \u201c<em>L\u00ebreni diellin t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb<\/em>\u201d. Ishin vitet \u201970, kur opinioni amerikan ishte lodhur nga luftrat dhe nga derdhja e gjakut t\u00eb bijve t\u00eb tij, koha kur hipit\u00eb l\u00ebshonin thirrjen \u201c<em>mos b\u00ebni luft\u00eb, b\u00ebni dashuri<\/em>\u201d, koha kur njer\u00ebzit aspironin nj\u00eb paqe globale, shuarje t\u00eb konflikteve dhe mbarim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Kalimi p\u00ebrpara Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb ka emocionet e veta. E rrethuar me kangjella dhe e zhytur mes nj\u00eb gjelb\u00ebrimi t\u00eb studiuar e me shije, ajo t\u00ebrheq vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb af\u00ebr mbr\u00ebmjes b\u00ebjn\u00eb foto p\u00ebrpara saj. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe ne. Nuk i dham\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi nj\u00eb grupi njer\u00ebzish n\u00eb trotuar me objektiva t\u00eb fiksuar mbi sht\u00ebpin\u00eb e presidentit amerikan. Menduam se ishin vizitor\u00eb si ne, q\u00eb fotografonin. Ve\u00e7 kur hip\u00ebm n\u00eb makin\u00eb e po largoheshim, pam\u00eb q\u00eb n\u00eb oborr doli Presidenti Obama, q\u00eb me sa dukej do u fliste gazetar\u00ebve. Por tashm\u00eb ishte von\u00eb t\u00eb ktheheshim. Kishim pes\u00eb or\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019 u kthyer n\u00eb Nju Jersey. M\u00eb mbeti peng q\u00eb nuk arrita t\u00eb takoja shokun tim t\u00eb viteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, gjykat\u00ebsin e mir\u00ebnjohur e t\u00eb pakorruptuesh\u00ebm me t\u00eb cilin kisha punuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kasacionit, <em>Zef Brozin<\/em>. Ai dhe bashk\u00ebshortja e tij, Diana, m\u00eb kishin shkruar t\u2019i takoja e t\u00eb kalonim bashk\u00eb nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb Uashington. Por gjithnj\u00eb faktori koh\u00eb. Aq pak dit\u00eb, duken si disa minuta p\u00ebrpara hap\u00ebsir\u00ebs kontinentale amerikane.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kthimit nga Uashingtoni, nd\u00ebrsa nata kishte r\u00ebn\u00eb, rrug\u00ebs n\u00eb makin\u00eb mendoja vizitat e b\u00ebra e s\u00ebrish lajtmotivi i k\u00ebng\u00ebs \u201c<em>L\u00ebreni diellin t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb<\/em>\u201d. Q\u00eb nga vitet \u201970, ai lajtmotiv \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish aktual. V\u00ebrtet ka mbaruar me koh\u00eb lufta e ftoht\u00eb, e lufta e Vietnamit, por bota nuk ka gjetur qet\u00ebsi. Madje, si\u00e7 thot\u00eb Papa Francesco, bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb. N\u00eb luft\u00eb, q\u00eb ka nisur me aktin e r\u00ebnd\u00eb terroristik kund\u00ebr kullave binjake n\u00eb Amerik\u00eb e q\u00eb ka vazhduar me atentate t\u00eb shumta n\u00eb Paris e Lond\u00ebr, Spanj\u00eb, Belgjik\u00eb e gjetk\u00eb. Psikologjia e terrorit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb aspirojn\u00eb m\u00eb shumk\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb paqe globale. Por gjuha e arm\u00ebve flet gjithandej, n\u00eb Irak e Afganistan, Siri e Libi e kudo ku nd\u00ebrthuren interesa shpeshher\u00eb t\u00eb maskuara, e t\u00eb p\u00ebrziera me trafiqe t\u00eb rrezikshme. <em>L\u00ebreni diellin t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb<\/em>. \u00cbsht\u00eb thirrja e mij\u00ebra e miliona emigrant\u00ebve, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb e globit n\u00eb tjetr\u00ebn, me \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Mo ia hiqni askujt hisen e diellit. At\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr pak or\u00eb n\u00eb dit\u00eb edhe t\u00eb burgosurit. Po njer\u00ebzit e lir\u00eb?! Q\u00eb n\u00eb fakt nuk ndihen dhe aq t\u00eb lir\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Amerika jep e para shenjat e daljes nga kriza. Ajo jep sinjalet e saj me zgjedhjen e presidentit t\u00eb par\u00eb me ngjyr\u00eb, e mbase s\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb presidentes s\u00eb par\u00eb grua. Londra jep nj\u00eb sinjal qytetarie t\u00eb madhe me zgjedhjen e nj\u00eb qytetari t\u00eb besimit mysliman n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb, vet\u00eb kryebashkiaku mysliman <em>Sadik Khan<\/em> jep nj\u00eb sinjal t\u00eb fort\u00eb e simbolik me festimin e fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb. Por a jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb mjaftueshme, q\u00eb dielli t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb nj\u00eblloj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Duke u kthyer me avion, kujtoj s\u00ebrish reportazhin e Kadares\u00eb. N\u00eb at\u00eb reportazh shkrimtari yn\u00eb fliste shpesh p\u00ebr nj\u00eb kuisje qeni q\u00eb e linte pa gjum\u00eb nat\u00ebn n\u00eb hotelin ku ishte strehuar. Ishte nj\u00eb detaj-simbol, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e komentuan ideologjikisht duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte ul\u00ebrima e kapitalizmit q\u00eb jepte shpirt. Por me siguri e v\u00ebrteta ishte diku tjet\u00ebr. Mbase ishte ul\u00ebrima e brendshme e shkrimtarit q\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb rrinte n\u00eb Amerik\u00eb, por e dinte gj\u00ebm\u00ebn q\u00eb do u sillte familjes dhe t\u00eb af\u00ebrmve. E k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb tij p\u00ebr ikje, ai e realizoi n\u00eb prag t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit, duke k\u00ebrkuar azil politik n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb akt, Ramiz Alia d\u00ebnoi me fjal\u00ebt \u201cIsmail Kadare dezertoi\u201d, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb term si nga fusha e luft\u00ebs. Por Kadare nuk kishte dezertuar. Ai po i jepte grusht nj\u00eb regjimi q\u00eb po rr\u00ebzohej e nj\u00eb politike q\u00eb nuk linte asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr ndryshime, e sidomos shpresa p\u00ebr intelektual\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. Pas tij shum\u00eb intelektual\u00eb, krijues, artist\u00eb kan\u00eb ikur nga vendi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e globit. Jan\u00eb mbi nj\u00eb milion\u00eb e gjysm\u00eb emigrant\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj \u00e7do hap p\u00ebr zgjimin e bashkimin e diaspor\u00ebs duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, sidoq\u00eb dihet, me ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje mjaft e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Sh\u00ebnime udh\u00ebtimi nga Amerika &#8211; Ndue Lazri, gazetar, poet. Aty nga vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, shkrimtari yn\u00eb i madh Ismail Kadare pat botuar nj\u00eb reportazh t\u00eb bukur n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtimit nga Amerika. Titullohej \u201cNj\u00eb bot\u00eb n\u00eb r\u00ebnie\u201d. Nuk ishte e leht\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb shkruaje nj\u00eb reportazh p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3056","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Sh\u00ebnime udh\u00ebtimi nga Amerika &#8211; Ndue Lazri, gazetar, poet. Aty nga vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, shkrimtari yn\u00eb i madh Ismail Kadare pat botuar nj\u00eb reportazh t\u00eb bukur n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtimit nga Amerika. Titullohej \u201cNj\u00eb bot\u00eb n\u00eb r\u00ebnie\u201d. Nuk ishte e leht\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb shkruaje nj\u00eb reportazh p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-15T13:37:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-12T20:14:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d\",\"datePublished\":\"2016-05-15T13:37:54+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-12T20:14:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/\"},\"wordCount\":4703,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/\",\"name\":\"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-05-15T13:37:54+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-12T20:14:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/lereni-diellin-te-ndricoje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"&#8211; Sh\u00ebnime udh\u00ebtimi nga Amerika &#8211; Ndue Lazri, gazetar, poet. Aty nga vitet \u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, shkrimtari yn\u00eb i madh Ismail Kadare pat botuar nj\u00eb reportazh t\u00eb bukur n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve t\u00eb udh\u00ebtimit nga Amerika. Titullohej \u201cNj\u00eb bot\u00eb n\u00eb r\u00ebnie\u201d. Nuk ishte e leht\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb shkruaje nj\u00eb reportazh p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-15T13:37:54+00:00","article_modified_time":"2018-04-12T20:14:34+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d","datePublished":"2016-05-15T13:37:54+00:00","dateModified":"2018-04-12T20:14:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/"},"wordCount":4703,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/","name":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2016-05-15T13:37:54+00:00","dateModified":"2018-04-12T20:14:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/lereni-diellin-te-ndricoje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cL\u00cbRENI DIELLIN T\u00cb NDRI\u00c7OJ\u00cb\u2026\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3056\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}