{"id":30770,"date":"2018-06-14T09:34:56","date_gmt":"2018-06-14T07:34:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30770"},"modified":"2018-06-14T09:34:56","modified_gmt":"2018-06-14T07:34:56","slug":"teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/","title":{"rendered":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>Revolucioni i 4-t teknologjik ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i preksh\u00ebm edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb fundit dhe t\u00eb automatizojn\u00eb proceset, flasin p\u00ebr rritje t\u00eb produktivitetit, ulje t\u00eb marzheve t\u00eb gabimit dhe rritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. Si ndryshimet teknologjike po rikonfigurojn\u00eb tregun e pun\u00ebs? Bankat, sektori m\u00eb i prekur<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>Ledina Loga<\/strong><\/p>\n<p>\u201cCenter Shqiptare Group\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Berat, e specializuar p\u00ebr \u00e7antat e letr\u00ebs dhe veshjet e pun\u00ebs, me sistemin material porosit\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend. Kompania ka rreth nj\u00eb mij\u00eb punonj\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr 30 pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend. P\u00ebr efekt zgjerimi, drejtuesit e saj ishin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb rreth 300 punonj\u00ebsve p\u00ebr repartin e ri. Por, teksa nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar dhe nuk gjet\u00ebn mb\u00ebshtetje p\u00ebr trajnimin e tyre, Lumir Osoja, drejtuesi i kompanis\u00eb thot\u00eb se vendosi t\u00eb blinin nj\u00eb makineri t\u00eb sofistikuar n\u00eb Gjermani, q\u00eb kushtonte rreth 1 milion euro, q\u00eb me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit z\u00ebvend\u00ebsoi pun\u00ebn e 300 punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>Arben Shkodra, sekretar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Prodhuesve, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se \u201cajo q\u00eb kemi d\u00ebgjuar t\u00eb flitet n\u00eb Forumin Ekonomik Bot\u00ebror p\u00ebr Revolucionin e Kat\u00ebrt Industrial, ndon\u00ebse duket si e larg\u00ebt, po zbatohet instinktivisht dhe nga sip\u00ebrmarr\u00ebsit shqiptar\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cTashm\u00eb industrit\u00eb tona, ose ekonomia jon\u00eb, jan\u00eb t\u00eb orientuara drejt rajonit dhe bot\u00ebs. Gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb ndryshimet teknologjike n\u00eb mos p\u00ebr dy apo tre muaj, brenda gjasht\u00eb muajve fillon t\u00eb adoptohet edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, tha Shkodra p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij, qasja q\u00eb kan\u00eb kompanit\u00eb shqiptare me teknologjin\u00eb lidhet, s\u00eb pari me munges\u00ebn e krahut t\u00eb kualifikuar p\u00ebr pun\u00eb cil\u00ebsore dhe me kosto t\u00eb ul\u00ebt dhe, s\u00eb dyti, me kopjimin e teknologjive q\u00eb p\u00ebrdorin kompanit\u00eb partnere jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Rezart Priftin, profesor i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb inovacionit n\u00eb Fakultetin Ekonomik dhe k\u00ebrkues shkencor, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende larg zhvillimeve teknologjike n\u00eb bot\u00eb. Sipas profesorit, n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe pse shum\u00eb firma kan\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb fusin teknologjit\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb investojn\u00eb, t\u00eb blejn\u00eb makineri, t\u00eb rrisin eficenc\u00ebn, jo detyrimisht kan\u00eb ulur vendet e pun\u00ebs. Ai thot\u00eb se problemi q\u00ebndron se kompanit\u00eb nuk kan\u00eb aq kapacitete absorbuese kur v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim teknologji t\u00eb re dhe nuk jan\u00eb eficente n\u00eb p\u00ebrthithjen e saj. \u201cN\u00eb rast se investimi nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk ka eficenc\u00eb\u201d, \u2013 tha Prifti p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Si fillim, procesi i automatizimit nisi si mas\u00eb p\u00ebr reduktimin e kostove, por m\u00eb von\u00eb u kuptua se automatizimi i proceseve rriste produktivitetin e kompanive, p\u00ebrmir\u00ebsonte cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe reduktonte detyra rutin\u00eb, duke eliminuar edhe gabimet njer\u00ebzore.<\/p>\n<p><strong>Revolucioni dixhital n\u00eb banka<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, ProCredit kishte 867 punonj\u00ebs dhe 42 deg\u00eb, sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, num\u00ebronte 202 punonj\u00ebs dhe 7 deg\u00eb. Banka ka qen\u00eb nj\u00eb nga pionieret n\u00eb automatizimin e proceseve n\u00eb sektorin bankar shqiptar.<\/p>\n<p>ProCredit vuri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim teknologjin\u00eb e fundit, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb arritur t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht pozicione pune q\u00eb merreshin me pun\u00eb rutin\u00eb dhe q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfshirje, si num\u00ebrim cash-i, apo kryerje detyrash t\u00eb thjeshta operacionale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i teknologjis\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb arritur pritshm\u00ebrit\u00eb tona t\u00eb biznesit, si p\u00ebrmbushja e nevojave t\u00eb klient\u00ebve tan\u00eb me eficenc\u00eb dhe ofrimi i mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur sh\u00ebrbimet bankare 24\/7\u201d, thot\u00eb znj. Adela Leka, Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Bank\u00ebs ProCredit Shqip\u00ebri. Ajo shton se ProCredit, fal\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, ka automatizuar rreth 99% t\u00eb transaksioneve t\u00eb saj, gj\u00eb q\u00eb demonstron qart\u00eb fokusin p\u00ebr kanalizimin e transaksioneve n\u00eb pajisjet elektronike dhe online.<\/p>\n<p>Edhe bankat e tjera po e shikojn\u00eb si nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebrballjen me ndryshimet teknologjike. \u201cTransformimi yn\u00eb dixhital do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrmes ofrimit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb produkteve dhe sh\u00ebrbimeve online, duke i b\u00ebr\u00eb veprimet bankare m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr klient\u00ebt tan\u00eb\u201d, pohon Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank n\u00eb Shqip\u00ebri, e dyta m\u00eb e madhe n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr z. Maltin Korkuti, drejtori i Credins Bank, sfida teknologjike n\u00eb sh\u00ebrbimet bankare \u00ebsht\u00eb e madhe, pasi nuk mjafton investimi, por ka nj\u00eb kontekst rregullator dhe ligjor t\u00eb nd\u00ebrlikuar, si dhe nj\u00eb konkurrenc\u00eb n\u00eb rritje nga institucionet jo banka. \u201cPor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb brezi aktual konsumator e ka prioritet dhe ne, si bank\u00eb, synojm\u00eb t\u00eb propozojm\u00eb zgjidhjet tona\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Z. Silvio Pedrazzi, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania, pohon se n\u00eb afatin e mes\u00ebm, sistemi bankar do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet me Revolucionin Dixhital. \u201cNe tashm\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket banking-ut me pakic\u00eb. \u00c7do bank\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsoj\u00eb modelin e saj t\u00eb biznesit, duke pasur parasysh se gjeneratat e reja do t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb sh\u00ebrbimet bankare, kryesisht ose vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve dixhitale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e parashikueshme domosdoshm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb rishikuar pranin\u00eb e rrjeteve fizike dhe integrimi i t\u00eb gjitha kanaleve dixhitale, n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb vetme, duke u mund\u00ebsuar klient\u00ebve t\u00eb marrin gjith\u00eb sh\u00ebrbimin, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb pik\u00eb hyrjeje t\u00eb vetme. Nuk duhet t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet fakti q\u00eb teknologjit\u00eb e reja lejojn\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb aren\u00eb. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb banka do t\u00eb p\u00ebrballen me kosto jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me realitetin e ri\u201d, pohon CEO i Intesa Sanpaolo.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky revolucion dixhital pritet q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb pak t\u00eb k\u00ebrkuar kapitalin human, teksa nj\u00eb pjes\u00eb e tij do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga automatizimi. Sipas Shoqat\u00ebs s\u00eb Bankave, numri i punonj\u00ebsve n\u00eb sistemin bankar ishte rreth 6,900 persona n\u00eb fund t\u00eb 2017-s dhe ka mbetur pothuajse i pandryshuar n\u00eb tre vitet e fundit.<\/p>\n<p><strong>Profesionet q\u00eb rrezikohen n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb teori, ndryshimet teknologjike kan\u00eb ndikuar po aq shum\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, sa edhe n\u00eb formim. Rezart Prifti, pedagog dhe k\u00ebrkues shkencor, sjell si shembull se n\u00ebse do t\u00eb aplikosh p\u00ebr nj\u00eb vend pune gazetar duhet t\u00eb dish s\u00eb paku disa baza t\u00eb programimit. T\u00eb kesh njohuri bazike n\u00eb informatik\u00eb.<br \/>\nMegjith\u00ebse, n\u00eb teori, thuhet se teknologjia mbyll vendet e pun\u00ebs, p\u00ebr profesorin ajo shton disafish m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht konfiguron nevojat e tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Arben Shkodra, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb, thot\u00eb se sektori q\u00eb do t\u00eb preket m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb industria, por nuk p\u00ebrjashton as sh\u00ebrbimet. Ai sjell si shembull sh\u00ebrbimin nga call center.<\/p>\n<p>Me zhvillimet teknologjike, nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e nevojshme t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb operator pas telefonit, por nj\u00eb robot do t\u00eb p\u00ebrgjigjet duke p\u00ebrkthyer t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka n\u00eb databaz\u00eb n\u00eb tingull. Ai parashikon edhe uljen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin bankar.<\/p>\n<p>\u201cBankat do frekuentohen m\u00eb pak dhe do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb automat\u00eb. Shum\u00eb nga zanatet n\u00eb industrit\u00eb prodhuese do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga krahu robotik\u201d, \u2013 u shpreh Arben Shkodra.<\/p>\n<p><strong>Teknologjia leht\u00ebson fshatin, por ul nevoj\u00ebn p\u00ebr punonj\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb burimi kryesor p\u00ebr furnizimin me ushqim t\u00eb \u00e7do vendi, qoft\u00eb ky i zhvilluar ose jo. Me rritjen e popullsis\u00eb, por edhe t\u00eb urbanizimit, duke qen\u00eb se m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po jetojn\u00eb n\u00eb qytet, automatizimi i proceseve dhe teknologjia ka qen\u00eb domosdoshm\u00ebri. Eduard Istrefi, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Istrefi Company, q\u00eb sjell p\u00ebr tregun shqiptar pajisje q\u00eb automatizojn\u00eb procese t\u00eb ndryshme n\u00eb ferma, thot\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se teknologjia ka leht\u00ebsuar fshatin nga pun\u00ebt e r\u00ebnda t\u00eb m\u00ebparshme, ka rritur produktivitetin n\u00eb ferma, por edhe cil\u00ebsin\u00eb e produkteve bujq\u00ebsore. Bazuar n\u00eb shkenc\u00eb, sot nj\u00eb ferm\u00eb, blegtorale apo bujq\u00ebsore, mund t\u00eb ket\u00eb rendiment m\u00eb t\u00eb lart\u00eb prodhimi.<\/p>\n<p>Si rast suksesi p\u00ebr automatizimin e fermave, Eduard Istrefi solli rastin e pularive, ku teknologjia ka p\u00ebrparuar aq shum\u00eb, ku p\u00ebr nj\u00eb ferm\u00eb me 25 mij\u00eb krer\u00eb nuk k\u00ebrkohen m\u00eb shum\u00eb se dy persona p\u00ebr ta menaxhuar t\u00eb gjith\u00ebn. E gjith\u00eb pularia \u00ebsht\u00eb e automatizuar duke filluar q\u00eb nga linja e ushqimit, e ventilimit, d\u00ebrgimi i ujit, sistemi i ngrohjes, si dhe linja e ushqimit. I gjith\u00eb ky sistem menaxhimi komandohet nga nj\u00eb kompjuter, ku vendosen paraprakisht t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat. Sistemi menaxhues llogarit t\u00eb gjith\u00eb parametrat teknik\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb pulave.<\/p>\n<p>Pasi vihet n\u00eb p\u00ebrdorim e gjith\u00eb teknologjia e fjal\u00ebs s\u00eb fundit, kompjuteri d\u00ebrgon vazhdimisht komanda. Istrefi shton se stafi, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga dy persona, nuk ka aspak nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i kualifikuar, madje edhe nuk jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, duke qen\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb industri, gabimet njer\u00ebzore kan\u00eb rezultuar m\u00eb t\u00eb shpeshta se ato nga kompjuteri.<\/p>\n<p>Thuajse t\u00eb gjitha pularit\u00eb q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb tregun shqiptar kan\u00eb vendosur t\u2019i automatizojn\u00eb fermat e tyre. Kostot p\u00ebr nj\u00eb pulari t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb automatizuara me 25 mij\u00eb krer\u00eb pul\u00eb dhe me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 1400 m\u00b2 llogaritet t\u00eb jen\u00eb 100 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pulari gjysm\u00eb t\u00eb automatizuara, kostot llogariten deri n\u00eb 85 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Teknologjia po k\u00ebrc\u00ebnon Call Center n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim<\/strong><\/p>\n<p>Rrall\u00ebher\u00eb gjen ndonj\u00eb vend q\u00eb ka ndryshuar aq shum\u00eb nga nj\u00eb industri, si Filipinet nga call center, shkruan The Economist. Vendet e para t\u00eb pun\u00ebs \u201cn\u00eb transferimin e procesit t\u00eb biznesit\u201d u shfaq\u00ebn n\u00eb vitet \u201890: ky term mbulon detyra nga p\u00ebrgjigjet e telefonatave e deri te p\u00ebrpunimi i faturave dhe animimi i shfaqjeve televizive, kryesisht p\u00ebr firmat dhe qeverit\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb pasur. Kjo industri tani pun\u00ebson rreth 1.2 milion\u00eb persona dhe llogaritet p\u00ebr rreth 8% t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb Filipineve. Vendi ka kaluar tashm\u00eb Indin\u00eb, edhe pse India ka rreth 12 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Filipinet kan\u00eb gjithashtu mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb fundin e linj\u00ebs. Teknologjit\u00eb e reja do t\u00eb eliminojn\u00eb shum\u00eb vende pune n\u00eb call center dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, vendet e pun\u00ebs do t\u00eb krijohen m\u00eb ngadal\u00eb n\u00eb Filipine dhe Indi; n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq ato do t\u00eb zhduken. Dhe ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dalin nga varf\u00ebria sikund\u00ebr kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Aty nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Manila.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrhapja e call center ka qen\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb kolosale p\u00ebr filipinasit, t\u00eb cil\u00ebt flasin mir\u00eb anglisht. Me kaq shum\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb dispozicion, ata mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb n\u00eb palestra, kafene dhe dhoma me loj\u00ebra kompjuterike, si dhe paga m\u00eb t\u00eb larta. Pun\u00ebtor\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00eb shpesh mund t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb menaxheriale.<\/p>\n<p>Por ata ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, sepse industria e call center \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb thell\u00eb. Kompanit\u00eb per\u00ebndimore inkurajojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb konsumator\u00ebt q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kontakt me an\u00eb t\u00eb email-it ose chat online. Robot\u00ebt software shpesh mund t\u2019i trajtojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa. Sistemet m\u00eb t\u00eb zgjuara, t\u00eb tilla si \u201cCelaton\u201d, nj\u00eb tjet\u00ebr firm\u00eb britanike, ka nd\u00ebrtuar p\u00ebr \u201cVirgin Trains\u201d, referon pyetjet m\u00eb komplekse p\u00ebr personat operator\u00eb dhe m\u00ebson nga p\u00ebrgjigjet. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb drejtojn\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb performojn\u00eb.<\/p>\n<p>Robot\u00ebt software po b\u00ebhen thjesht m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur dhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Pun\u00ebtor\u00ebt e call center do t\u00eb duhen ende, jo p\u00ebr detyra t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, por p\u00ebr t\u00eb bindur konsumator\u00ebt n\u00eb blerjen e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon aft\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Pun\u00ebtor\u00ebt robot\u00eb, shtetet me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tyre<\/strong><\/p>\n<p>Epoka makinave dhe robot\u00ebve duket se ka filluar v\u00ebrtet. T\u00eb dh\u00ebnat nga Federata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Robotik\u00ebs tregojn\u00eb se ritmi i automatizimit industrial po p\u00ebrshpejtohet n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara, ku shifrat tregojn\u00eb se p\u00ebr \u00e7do 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, jan\u00eb instaluar 66 robot\u00eb industrial\u00eb n\u00eb 2016-n. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, ky raport ishte 74. Europa ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb robot\u00ebve p\u00ebr 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, me 99 nj\u00ebsi, nd\u00ebrsa Amerika dhe Azia ka respektivisht 84 dhe 63.<\/p>\n<p>N\u00eb 2016-n, Koreja e Jugut kishte t\u00eb instaluar 631 robot\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Kjo kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb instalimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb robot\u00ebve n\u00eb sektor\u00ebt e elektronik\u00ebs dhe prodhimit. 90% e robot\u00ebve industrial\u00eb n\u00eb Singapor jan\u00eb n\u00eb industrin\u00eb elektronike. Vendi renditet i dyti p\u00ebr sa i p\u00ebrket densitetit t\u00eb robot\u00ebve p\u00ebr 10 mij\u00eb banor\u00eb. Gjermania dhe Japonia jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr industrit\u00eb e tyre t\u00eb automatizuara dhe kan\u00eb nj\u00eb densitet mbi 300 robot\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. Japonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej aktor\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e robotik\u00ebs, dhe p\u00ebrgjigjet p\u00ebr 52% t\u00eb furnizimit global.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara, ritmi i automatizimit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt, vet\u00ebm 189 p\u00ebr 10 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Kina \u00ebsht\u00eb e prir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e automatizimit n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, p\u00ebr t\u00eb kapur objektivin e t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb dhjet\u00eb vendet e para p\u00ebr densitet t\u00eb lart\u00eb robot\u00ebsh deri n\u00eb 2020. Norma e densitetit ishte 25 nj\u00ebsi n\u00eb 2013 dhe u rrit n\u00eb 65 nj\u00ebsi n\u00eb 2016-n. India \u00ebsht\u00eb ende pas vendeve fqinje n\u00eb automatizimin e proceseve dhe ka vet\u00ebm tre robot\u00eb industrial\u00eb p\u00ebr 10 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb 2016-n.<\/p>\n<p><strong>Automatizimi mund t\u00eb eliminoj\u00eb 73 milion\u00eb vende pune deri n\u00eb 2030<\/strong><\/p>\n<p>Evolucioni i shpejt\u00eb i Inteligjenc\u00ebs Artificiale mund t\u00eb eliminoj\u00eb deri n\u00eb 73 milion\u00eb vende pune deri n\u00eb 2030 n\u00eb Amerik\u00eb, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb fundit nga Instituti McKinsey. K\u00ebrkimi shkencor ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se humbjet mund t\u00eb amortizohen n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb produktivitetit, rritjes ekonomike, si dhe faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Sidoqoft\u00eb, mbajtja e pun\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb ka gjasa t\u00eb jet\u00eb sfiduese duke qen\u00eb se ekonomia dhe tregu i pun\u00ebs do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb konfigurim masiv.<\/p>\n<p>Nj\u00eb automatizim i nd\u00ebrmjet\u00ebm (jo i plot\u00eb) mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb humbje prej 39 milion\u00eb vendesh pune, nd\u00ebrsa nj\u00eb proces i shpejt\u00eb automatizimi mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kosto prej 73 milion\u00eb vendesh pune. Pavar\u00ebsisht humbjeve t\u00eb mundshme, rreth 20 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur nga puna mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ngjashme pune, ku do t\u00eb p\u00ebrballen me detyra pak t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe do t\u00eb duhet t\u00eb trajnohet t\u00ebr\u00ebsisht, jo vet\u00ebm n\u00eb shtetet e Bashkuara por edhe shum\u00eb vende t\u00eb zhvilluara. McKinsey raportoi se nj\u00eb e treta e forc\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb Amerik\u00eb ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ritrajnohet, si dhe thuajse gjysma e forc\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb Japoni.<\/p>\n<p>Automatizimi i shpejt\u00eb gjithashtu mund t\u2019i kushtoj\u00eb Kin\u00ebs dhe Indis\u00eb respektivisht 236 dhe 120 milion\u00eb vende pune deri n\u00eb 2030. N\u00eb Japoni, skenari m\u00eb i keq parashikon nj\u00eb humbje prej 30 milion\u00eb vende pune. Meksika do t\u00eb ket\u00eb rreth 18 milion\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb zhvendosur deri at\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa Gjermania parashikon rreth 17 milion\u00eb. M\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar prej automatizimit jan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb sektorin e ushqimeve t\u00eb shpejta ose operator\u00ebt e makinerive dhe pajisjeve. Pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb sigurta jan\u00eb menaxher\u00ebt, inxhinier\u00ebt, shkenc\u00ebtar\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe hidraulik\u00ebt. (<em>Monitor<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revolucioni i 4-t teknologjik ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i preksh\u00ebm edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb fundit dhe t\u00eb automatizojn\u00eb proceset, flasin p\u00ebr rritje t\u00eb produktivitetit, ulje t\u00eb marzheve t\u00eb gabimit dhe rritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. Si ndryshimet teknologjike po rikonfigurojn\u00eb tregun e pun\u00ebs? Bankat, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30771,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,36,37],"tags":[],"class_list":["post-30770","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-shkence","category-teknologji"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Revolucioni i 4-t teknologjik ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i preksh\u00ebm edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb fundit dhe t\u00eb automatizojn\u00eb proceset, flasin p\u00ebr rritje t\u00eb produktivitetit, ulje t\u00eb marzheve t\u00eb gabimit dhe rritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. Si ndryshimet teknologjike po rikonfigurojn\u00eb tregun e pun\u00ebs? Bankat, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-06-14T07:34:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"297\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar\",\"datePublished\":\"2018-06-14T07:34:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/\"},\"wordCount\":2710,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/teknologjia.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Shkenc\u00eb\",\"Teknologji\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/\",\"name\":\"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/teknologjia.jpg\",\"datePublished\":\"2018-06-14T07:34:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/teknologjia.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/teknologjia.jpg\",\"width\":550,\"height\":297},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Revolucioni i 4-t teknologjik ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i preksh\u00ebm edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb p\u00ebrdorin teknologjin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb fundit dhe t\u00eb automatizojn\u00eb proceset, flasin p\u00ebr rritje t\u00eb produktivitetit, ulje t\u00eb marzheve t\u00eb gabimit dhe rritje t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. Si ndryshimet teknologjike po rikonfigurojn\u00eb tregun e pun\u00ebs? Bankat, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-06-14T07:34:56+00:00","og_image":[{"width":550,"height":297,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar","datePublished":"2018-06-14T07:34:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/"},"wordCount":2710,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg","articleSection":["Artikuj","Shkenc\u00eb","Teknologji"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/","name":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg","datePublished":"2018-06-14T07:34:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/teknologjia.jpg","width":550,"height":297},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/teknologjia-qe-po-le-pa-pune-shqiptaret-ja-cilet-jane-sektoret-me-te-rrezikuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Teknologjia q\u00eb po \u201cl\u00eb\u201d pa pun\u00eb shqiptar\u00ebt: Ja cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30770\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}