{"id":30776,"date":"2018-06-14T09:49:09","date_gmt":"2018-06-14T07:49:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30776"},"modified":"2018-06-14T09:49:09","modified_gmt":"2018-06-14T07:49:09","slug":"doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/","title":{"rendered":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI"},"content":{"rendered":"<p><em>Botues Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare \u2019\u2019Papa Klementi XI Albani\u201d, Suedi.<\/em><\/p>\n<p>Fjala e redaktorit, <strong>Prof. Dr. Mehmet Rukiqi<\/strong><\/p>\n<p>Hyr\u00eb Tejeci Murati, botoi vepr\u00ebn monografike, me titull \u201c<em>Monument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe<\/em>\u201d. Arsimi, arti, kultura dhe shkenca shqiqtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sh\u00ebnojn\u00eb edhe nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ngritjes m\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit. P\u00ebr objekt studimi, Hyra zgjodhi vepr\u00ebn kapitale \u201cThesar Komb\u00ebtar i M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare n\u00eb Suedi\u201d, t\u00eb themeluar me 26 n\u00ebntor 2011, nga Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb, \u201cPapa Klemeneti XI Albani\u201d.<\/p>\n<p>Autorja na p\u00ebrkujton krijimtarin\u00eb e shoqatave, shoq\u00ebrive, apo kolonive t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb para 132 viteve, n\u00eb koh\u00ebn e Rilindj\u00ebs Komb\u00ebtare, n\u00eb prag ose pas Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria e t\u00eb Shtypurit t\u00eb Shkronjave Shqipe\u201d, t\u00eb themeluar nga m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Stamboll, m\u00eb 1879 \u2013 1891, n\u00eb krye t\u00eb saj u zgjodh Sami Frash\u00ebri, Pashko Vasa, e Jani Vreto. M\u00eb von\u00eb edhe Koto Haxhi, Abdyl Frash\u00ebri e Zija Prishtina. \u201cDituria\u201d, deg\u00eb e \u201cDrit\u00ebs\u201d n\u00eb Stamboll, u krijua m\u00eb 1881 n\u00eb Bukuresht. M\u00eb von\u00eb, t\u00eb dy k\u00ebto shoq\u00ebri, u quajt\u00ebn \u201cDrita\u201d. Nikolla Na\u00e7o (1843-1913), nga Kor\u00e7a, em\u00ebrohet kryetar i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Bukuresht, m\u00eb 1887. Ishte edhe drejtor i gazet\u00ebs \u201cShqiptari\u201d, q\u00eb doli n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, m\u00eb (1881 \u2013 1903), dhe drejtor i shkoll\u00ebs normale shqiptaro-rumune n\u00eb Bukuresht, m\u00eb 1892, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur m\u00ebsues t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshira\u201d, e mbante emrin \u201cShoqata e M\u00ebrgimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Sofje\u201d. Nxori edhe revist\u00ebn \u201cKalendari Kombiar\u201d, m\u00eb 1897-1926 dhe m\u00eb 1926-1928, q\u00eb i p\u00ebrngjante vepr\u00ebs \u201cThesar Komb\u00ebtar t\u00eb M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare\u201d, t\u00eb tanishme, n\u00eb Suedi, t\u00eb trajtuar shkenc\u00ebrisht nga autorja Hyr\u00eb Tejeci Murati. \u201cKalendari Kombi ar\u201d, ishte botim i p\u00ebrvitsh\u00ebm. P\u00ebr nga natyra e materialit, q\u00eb e botoi, ishte enciklopedi kulturore, letrare e politike. Numri i par\u00eb doli m\u00eb 1897, me titull \u201cDit\u00ebrr\u00ebf\u00ebnj\u00ebsi (Kalendari) Shqip\u201d. Nga viti 1898, m\u00eb titull \u201cDit\u00ebrr\u00ebf\u00ebnj\u00ebsi (kalendari) Kombiar\u201d. Nga viti 1901 e deri n\u00eb fund, me titull \u201cKalendari Kombiar\u201d. N\u00eb periudh\u00ebn 1898-1908, u botua n\u00eb Sofje, n\u00ebn drejtimin e Kristo Luarasit dhe Kosta Jani Trebicka. M\u00eb 1909 \u2013 1910, u botua n\u00eb Selanik; m\u00eb 1911 \u2013 1916, n\u00eb Sofje; m\u00eb 1926, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Lumo Skendos. M\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1912, n\u00eb Bukuresht, drejtohej nga Ismail Qemajli, ku botoi Platform\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebrit\u00eb: \u201cBesa-Bes\u00ebn\u201d, \u201cFlamur i Kruj\u00ebs\u201d, \u201cShoq\u00ebria Komb\u00ebtare\u201d dhe \u201cDall\u00ebndyshja\u201d, q\u00eb u formua n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, shpejt u bashkuan n\u00eb nj\u00eb Federat\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb quajtur \u201cVatra\u201d. Kryetar i par\u00eb u zgjodh Fan Noli. Aktiviteti i shoqatave, ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak, u zhvillua edhe n\u00eb Kajro, Liban dhe n\u00eb Itali, nga Jeronim De Rada, me gazet\u00ebn \u201cFjamuri Arb\u00ebrit\u201d.<\/p>\n<p>Kritik\u00eb, n\u00eb kuptimin letrar, do t\u00eb thot\u00eb shkatht\u00ebsi e gjykimit, e dob\u00ebsive dhe t\u00eb metave, l\u00ebshimeve e v\u00ebnieve n\u00eb pah t\u00eb gabimeve, gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb aksione e angazhime, n\u00eb detyra e sjellje, dukuri apo veprime t\u00eb individ\u00ebve apo grupeve. K\u00ebto k\u00ebrkesa u aplikuan n\u00eb vepr\u00ebn e autor\u00ebs. Hulumtimi racional i v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb ndonj\u00eb hipoteze, konfirmoi a supozoi nj\u00eb teori apo pik\u00ebpamje t\u00eb sistemit shkencor e filozofik. Kritika nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qortim, por edhe lavd\u00ebrim.<\/p>\n<p>Vepra e Hyr\u00eb Tejeci Muratit, n\u00eb kuptimin e kritik\u00ebs letrare, \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e shkenc\u00ebs mbi let\u00ebrsin\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrben si lidhje midis vepr\u00ebs dhe lexuesit. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr veprat e para t\u00eb k\u00ebtij lloji. Ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb, sa m\u00eb holl\u00ebsisht t\u00eb zbuloj\u00eb ato dometh\u00ebnie dhe bukuri artistike e estetike q\u00eb p\u00ebrmban vepra vuluminoze \u201cThesar Komb\u00ebtar i M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare n\u00eb Suedi\u201d. Do t\u2019u ndihmoj\u00eb lexuesve p\u00ebr kuptimin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb rrjedh nga leximi i vepr\u00ebs me r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion, del edhe vler\u00ebsimi i vepr\u00ebs letrare e shkencore. Autorja, p\u00ebrgatit\u00eb faktor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb teoris\u00eb letrare dhe estetike.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrgjith\u00ebsim apo gjeneralizim t\u00eb vepr\u00ebs \u201cThesar Komb\u00ebtar\u201d mund t\u00eb indentifikohet edhe vepra e autor\u00ebs \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d. Mund t\u00eb jet\u00eb e vler\u00ebsueshme edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato ve\u00e7ori t\u00eb reja, q\u00eb vepra letrare e shkencore i p\u00ebrmban n\u00eb vete. T\u00eb p\u00ebrmblidhet, apo t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohet nj\u00eb vep\u00ebr madhore si \u201cThesar Komb\u00ebtar\u201d, k\u00ebrkohet nj\u00eb njohuri e gjer\u00eb shkencore e teorike, mbi natyr\u00ebn e vepr\u00ebs artistike. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive kritike, t\u00eb zbulohen e t\u00eb shikohen drejtimet e reja n\u00eb krjimtarin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe at\u00eb artistike n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Qendrimet e autor\u00ebs jan\u00eb n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Ne vepr\u00ebn e saj, reflektojn\u00eb dituri moderne shkencore e letrare, ekonomike e shoq\u00ebrore, filozofike e logjike, etike e politike, humanitare e historike, t\u00eb nxjerra e t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore nga vepra \u201cThesar Komb\u00ebtar\u201d , n\u00eb n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllime. Ideali dhe forca krijuese e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Suedi, u p\u00ebrqendrua n\u00eb thesarin e kultur\u00ebs dhe t\u00eb krijimtaris\u00eb. Shumica e aktivist\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb shkrimtar\u00eb. Mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb artikulimin e fuqish\u00ebm n\u00eb let\u00ebrsi. I dhan\u00eb hov veprimtaris\u00eb nacionale e autentike.<\/p>\n<p>U mor\u00ebn me tradit\u00ebn shekullore shqiptare, thuajse nga t\u00eb gjith\u00eb l\u00ebmenj\u00ebt e jet\u00ebs dhe t\u00eb pun\u00ebs. \u201cAs nj\u00eb popull tjet\u00ebr, besoi, nuk u denue, si i yni, nga fati me marr\u00eb rrugat e gerbetit. Shqipnia, nonse e vog\u00ebl, i ka bijt\u00eb e vet\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndam\u00eb n\u00eb kat\u00ebr kandet e dheut, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim gjallese\u201d, &#8211; thot\u00eb Ernest Koli\u00e7i. Edhe malli i shqiptar\u00ebve n\u00eb Suedi i afrohet mallit e p\u00ebrmallimit arb\u00ebresh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky mall\u00ebngjim, u b\u00eb frym\u00ebzim potencial p\u00ebr krjimin e veprave madhore, letrare, filozofike e shkencore. Kjo arsye i shtyri m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi t\u00eb krijojn\u00eb Shoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve dhe t\u00eb Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d. Data e krijimit, sipas autor\u00ebs Hyr\u00eb Tejeci Murati, \u00ebsht\u00eb 26 n\u00ebntori i vitit 2011. Kjo dat\u00eb mbetet historike. Vendimi u mor n\u00eb Kuvendin Themelues, ku mor\u00ebn pjes\u00eb 61 delegat\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb Suedi. U miratua dhe statuti. U zgjodh\u00ebn kryesia dhe komisionet.<\/p>\n<p>Autorja i p\u00ebrmend themeluesit e Shoqat\u00ebs, sipas radh\u00ebs alfabetike: kryetar u zgjodh Hysen Ibrahimi, i njohur p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb dhe aktivitetin e tij t\u00eb gjithansh\u00ebm; n\u00ebnkryetar\u00eb: Bajram Muharremi, Bedri Paci, Fetah Bahtiri, Hamit Gurguri, Ibrahim Abedini, Osman Ahmetxhekaj, Remzi Basha dhe Sokol Demaku; an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb: Adem Ahmeti, Advije Imeri, Albert Jashari, Avdyl Uka, Avni Rama, Emin Hoti, Emin Rrustemi, Halil Hoti, Idriz Gashi, Jusuf Bajraktari, Keq Marku, Mone Juniku, Miftar Havolli, Mustaf\u00eb Kabashi, Mursel Shkupolli, Naim Besim Latifi, Qibrije Hoxha, Ramadan Hyseni, Sadulla Zendeli \u2013 Daja, Saranda Iseni, Skender Jashari, Shaban Murseli, Shfeqet Tafilaj dhe Xhavit \u00c7itaku; sekretar Fahredin Berisha; ark\u00ebtar Rrahman Rrahmani.<\/p>\n<p>Shoqata nxori v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb punimeve letrare shkencore me r\u00ebnd\u00ebsi gjith\u00ebkomb\u00ebtare. Autorja Hyr\u00eb Tejeci Murati e p\u00ebrcolli me nj\u00eb vemendje dhe angazhim cil\u00ebsor, daljen e blenit t\u00eb par\u00eb m\u00eb 2012 dhe t\u00eb vellimeve n\u00eb vazhdim deri tek i n\u00ebnti me radh\u00eb, q\u00eb doli sivjet. Libri \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllimeve , me 5570 faqe, t\u00eb cilat jan\u00eb botuar deri tani n\u00eb \u201cThesarin Komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Suedi jetojn\u00eb mbi 60 mij\u00eb shqiptar\u00eb, kryesisht nga Kosova. Autorja flet p\u00ebr organizimin e shqiptar\u00ebve. Angazhimi i tyre ishte vler\u00ebsuar nga Ibrahim Rugova, presidenti i par\u00eb historik i Kosov\u00ebs, si aktivitet i gjithansh\u00ebm. Ndihmat p\u00ebr Kosov\u00ebn. Autorja thekson edhe pajtimin e gjaqeve. I jep me numra vler\u00ebn e ndihmave p\u00ebr familjar\u00ebt dhe popullat\u00ebs. Ofron edhe dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Hyn n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb sakt\u00ebsuar rrjedh\u00ebn dhe vendet e ndihmave financiare. Nj\u00ebri nd\u00ebr aksionet e para p\u00ebr ndihm\u00eb ishte \u201cFamilja ndihmon familjen\u201d, me regjist\u00ebr t\u00eb emrave dhe sasit\u00eb e ndihmave. Spikat\u00eb lista e K\u00ebshillit Nism\u00ebtar p\u00ebr Themelimin e Lidhj\u00ebs Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Autorja p\u00ebrmend edhe deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Suedi, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha n\u00ebndeg\u00ebt e saj. Nd\u00ebr aktivist\u00ebt , i p\u00ebrmend: Muhamet Shatrin, Beqir Sadikun, Bajram Nik\u00e7in, Hysen Ibrahimin, Zymer Qupev\u00ebn dhe Qibrije Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr lexuesin do t\u00eb jap\u00eb kapitulli i librit t\u00eb autor\u00ebs \u201cArsimi dhe shkollat shqipe n\u00eb Suedi\u201d, q\u00eb nga viti 1968 n\u00eb Malmo dhe m\u00ebsuesit e par\u00eb, Begzat Beqiri, Kosov\u00eb Rexh\u00eb Bala, si dhe librat shqipe, prej abetar\u00ebs e tutje, n\u00eb saje t\u00eb Lidhj\u00ebs s\u00eb Arsimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d. Profesor Fetah Bahtiri kishte hartuar nj\u00eb planprogram p\u00ebr shkolla t\u00eb mesme dhe punonte sipas tij.<\/p>\n<p>Autorja Hyr\u00eb Tejeci Murati, nga ngjarjet me r\u00ebnd\u00ebsi historike n\u00eb v\u00ebllimet prej 1- 9 p\u00ebrmend 2 korrikun 1990, kur deputet\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb oborrin e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, shpallen Pavar\u00ebsin\u00eb; 7 shtatorin e k\u00ebtij viti, shpalljen e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Ka\u00e7anikut. Flet edhe p\u00ebr manifestime t\u00eb tjera, 28 n\u00ebntorin e 17 shkurtin.<\/p>\n<p>Flet p\u00ebr mobilizimin e shqiptar\u00ebve e p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, organizimin e demonstratave n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb Suedis\u00eb, sidomos prej 1989-1999. Kishin p\u00ebrkrahjen edhe nga diplomat\u00eb suedez\u00eb, si Carl Bildt, Anna Lind, Ullmar Qvick, Ewa Jonsson, Anders Wessman, Margaretha Larsson, Margaretha Wiklund, G\u00f6ran Wasenius, etj. t\u00eb k\u00ebtij shteti mik t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Hysen Ibrahimi, sipas autor\u00ebs, m\u00eb s\u00eb miri, prezanton historikun e mb\u00ebshtetjes, ndihm\u00ebs dhe p\u00ebrkrahj\u00ebs s\u00eb Suedis\u00eb. Thekson se \u201cSuedia na siguroi kulmin mbi kok\u00eb, na i hapi dyert e shkollave, xhirollogarit\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, ngriti z\u00ebrin n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn e qytetruar, na lejoi mbajtjen e demonstratave kund\u00ebr burgosjes, dhun\u00ebs, vrasjeve dhe spastrimit etnik q\u00eb b\u00ebn\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Na ndihmuan edhe Kishat protestane q\u00eb hap\u00ebn dyert p\u00ebr strehim\u201d.<\/p>\n<p>Em\u00ebrtimi \u201cThesar\u201d, ka nj\u00eb kuptim t\u00eb q\u00eblluar e p\u00ebrmbajtjesor. \u00cbsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e vlerave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs materiale e shpirt\u00ebrore, q\u00eb ka nj\u00eb vend si Kosova e nj\u00eb popull si populli shqiptar. Vepra studimore \u2013 monografike e autor\u00ebs Hyr\u00eb Tejeci Murati, del me nj\u00eb titull t\u00eb q\u00eblluar \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d. \u201cMonument\u201d nga latinishtja, monumentum do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrmendore. Tek autorja del kuptimi monument madh\u00ebshtor me vler\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe artistike, kulturore, historike e shkencore. P\u00ebrflakje, n\u00eb kuptimin figurativ \u00ebsht\u00eb flak\u00eb q\u00eb del nga zjarri i zemr\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve p\u00ebr atdhe. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, autorja e p\u00ebrcaktoi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare dhe dobis\u00eb s\u00eb gjithanshme q\u00eb ka vepra e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Suedi. Q\u00ebllimi i autor\u00ebs del si p\u00ebrpjekje p\u00ebr njohje sa m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shpirt\u00ebrore e nacionale.<\/p>\n<p>Pas leximit dhe rileximit redaktorial, v\u00ebrehet nj\u00eb diskurs me praktik\u00eb origjinale t\u00eb vler\u00ebsimit. Del nj\u00eb sistem i mendimit dhe argumentimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme e t\u00eb gjithanshme. V\u00ebrehet nj\u00eb aureol\u00eb e autor\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht, paraqitj\u00ebs sikur me shkelqim ngjyr\u00eb ari t\u00eb nderimit t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj shoqate, q\u00eb nga Hysen Ibrahimi kryetar, e tutje, p\u00ebr themelimin, angazhimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj gjithp\u00ebrfshir\u00ebse e deri m\u00eb tash. Autorja, n\u00eb kuptimin metodologjik, si duket n\u00eb shkrimet e saj, lexon, analizon, informon, njofton dhe interpreton n\u00eb nivel t\u00eb duhur. N\u00eb vepr\u00ebn e saj reflektojn\u00eb metodat q\u00eb zbatoi autorja, si metoda aksiologjike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb vler\u00ebsim i gjithansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vepra e saj me ve\u00e7anti t\u00eb rralla, hyn n\u00eb l\u00ebmin e shkenc\u00ebs mbi let\u00ebrsin\u00eb, zbulimet e cil\u00ebsive t\u00eb reja, metod\u00ebn inventive dhe dialektike q\u00eb ofojn\u00eb material t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr teorin\u00eb letrare t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb objekt i k\u00ebtij studimi. Kriter i ve\u00e7ant\u00eb i vler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb prezantimi me fakte. Mendimi p\u00ebrgjith\u00ebsues \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb n\u00ebnt\u00eb blenj\u00ebve t\u00eb \u201cThesarit Komb\u00ebtar\u201d, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme. Autorja dha nj\u00eb p\u00ebrfundim logjik dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e redaktorit, konstatoj se Hyr\u00eb Tejeci Murati ka aft\u00ebsi kritike dhe vler\u00ebsuese, letrare e shkencore. Shquhet me njohuri shpreh\u00ebse gjuh\u00ebsore, stil t\u00eb rrjedhsh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrsosur. Libri i saj \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vep\u00ebr e suksesshme me vler\u00eb t\u00eb gjithanshme kulturore e shkencore. P\u00ebrg\u00ebzoj autor\u00ebn, duke i d\u00ebshiruar suksese edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pun\u00ebn e m\u00ebtejme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Botues Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare \u2019\u2019Papa Klementi XI Albani\u201d, Suedi. Fjala e redaktorit, Prof. Dr. Mehmet Rukiqi Hyr\u00eb Tejeci Murati, botoi vepr\u00ebn monografike, me titull \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d. Arsimi, arti, kultura dhe shkenca shqiqtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sh\u00ebnojn\u00eb edhe nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ngritjes m\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit. P\u00ebr objekt studimi, Hyra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30777,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,35,8],"tags":[],"class_list":["post-30776","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-histori","category-kulture","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Botues Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare \u2019\u2019Papa Klementi XI Albani\u201d, Suedi. Fjala e redaktorit, Prof. Dr. Mehmet Rukiqi Hyr\u00eb Tejeci Murati, botoi vepr\u00ebn monografike, me titull \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d. Arsimi, arti, kultura dhe shkenca shqiqtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sh\u00ebnojn\u00eb edhe nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ngritjes m\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit. P\u00ebr objekt studimi, Hyra [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-06-14T07:49:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"718\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI\",\"datePublished\":\"2018-06-14T07:49:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/\"},\"wordCount\":2255,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg\",\"articleSection\":[\"Histori\",\"Kultur\u00eb\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/\",\"name\":\"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg\",\"datePublished\":\"2018-06-14T07:49:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg\",\"width\":660,\"height\":718},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Botues Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare \u2019\u2019Papa Klementi XI Albani\u201d, Suedi. Fjala e redaktorit, Prof. Dr. Mehmet Rukiqi Hyr\u00eb Tejeci Murati, botoi vepr\u00ebn monografike, me titull \u201cMonument dashuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrflakur p\u00ebr atdhe\u201d. Arsimi, arti, kultura dhe shkenca shqiqtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sh\u00ebnojn\u00eb edhe nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb ngritjes m\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit. P\u00ebr objekt studimi, Hyra [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-06-14T07:49:09+00:00","og_image":[{"width":660,"height":718,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI","datePublished":"2018-06-14T07:49:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/"},"wordCount":2255,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg","articleSection":["Histori","Kultur\u00eb","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/","name":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg","datePublished":"2018-06-14T07:49:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/monument_hyrije_tejeci_murati.jpg","width":660,"height":718},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/doli-nga-shtypi-libri-monument-dashurise-se-perflakur-i-autores-hyre-tejeci-murati\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DOLI NGA SHTYPI LIBRI \u201dMONUMENT DASHURISE SE PERFLAKUR\u201d I AUTORES HYRE TEJECI MURATI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}