{"id":308,"date":"2016-01-26T21:51:13","date_gmt":"2016-01-26T20:51:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=308"},"modified":"2021-01-22T22:58:57","modified_gmt":"2021-01-22T21:58:57","slug":"grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/","title":{"rendered":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>Kosova ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan n\u00eb \u00e7lirimin nga regjimi serb. Por nj\u00eb ndryshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me shumic\u00eb laike, po gjen shtrirje mes t\u00eb rinjve, radikalizimi i t\u00eb rinjve.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Autor: <strong>Arbana Xharra<\/strong> | BIRN | <em>Prishtin\u00eb, Ferizaj, Mitrovic\u00eb, Gjilan dhe T\u00ebrpez\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Laura Hyseni ishte nj\u00eb adoleshente tipike e Kosov\u00ebs, dilte me shoqet n\u00ebp\u00ebr kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shum\u00eb telashe prind\u00ebrve t\u00eb saj me mendje t\u00eb hapur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kosovo muslim women in Prishitna streets\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Proteste kunder diskriminimit fetare \u2013 Prishtina 23 Shtator 2011 <\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\"><em>Foto nga: Laura Hasani<\/em><\/span><\/p>\n<p>\u201cAjo mund t\u00eb merrte nj\u00eb taksi dhe t\u00eb shkonte n\u00ebp\u00ebr takime n\u00ebp\u00ebr kafene me miqt\u00eb e saj n\u00eb qytet. Vishej nj\u00ebsoj si moshataret e saj \u2013 n\u00eb disa raste me minifunde apo me xhinse. Ajo qe shum\u00eb moderne\u201d, thot\u00eb Faik Uksmajli, djali i t\u00eb cilit, Arbnori, u martua me t\u00eb.<\/p>\n<p>Lot\u00ebt i rrjedhin n\u00eb faqe nd\u00ebrsa ai kujton, i ulur n\u00eb nj\u00eb karrige druri n\u00eb ballkonin e tij n\u00eb Nerodime t\u00eb Ep\u00ebrme, nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb rrafshnalt\u00ebn bujq\u00ebsore q\u00eb rrethon qytetin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Kosov\u00eb, Ferizaj. Jo shum\u00eb larg prej k\u00ebtu gjendet baza kryesore e Ushtris\u00eb Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb, Kampi \u201cBondstill\u201d.<\/p>\n<p>Uksmajli tregon se Arbnori dhe v\u00ebllai i tij m\u00eb i vog\u00ebl, Alberti, ishin t\u00eb shoq\u00ebruesh\u00ebm dhe t\u00eb hapur nj\u00ebsoj si Laura, por pastaj atyre t\u00eb treve di\u00e7ka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cBrenda vet\u00ebm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashk\u00ebshortja e tij ua shp\u00eblan\u00eb trurin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ata u b\u00ebn\u00eb mysliman\u00eb strikt\u00eb dhe u shk\u00ebput\u00ebn nga miqt\u00eb e tyre. Arbnori rriti mjekr\u00ebn, veshi pantallona tre\u00e7erek\u00ebshe, nj\u00eb simbol p\u00ebr disa fundamentalist\u00eb, dhe fliste vazhdimisht p\u00ebr Shamin, emri fetar p\u00ebr tok\u00ebn e Siris\u00eb.<\/p>\n<p>Laura, n\u00eb t\u00eb 20-at dhe tashm\u00eb n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, u fsheh pas nj\u00eb ferexheje t\u00eb zez\u00eb nga koka deri te k\u00ebmb\u00ebt, ishte mbyllur n\u00eb dhom\u00ebn e saj dhe rrall\u00eb fliste me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKrejt papritur ajo filloi t\u00eb refuzoj\u00eb t\u2019ua jap\u00eb dor\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmve\u201d, thot\u00eb Uksmajli. \u201cUn\u00eb nuk i njihja dot f\u00ebmij\u00ebt e mi. Ata flisnin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb Siri dhe than\u00eb se mysliman\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb jepnin gjith\u00e7ka p\u00ebr fen\u00eb. Por un\u00eb u shqet\u00ebsova shum\u00eb kur ata than\u00eb se Kampi \u2018Bonstill\u2019 duhej t\u00eb bombardohej\u201d.<\/p>\n<p>\u201cU p\u00ebrpoqa t\u2019ua shpjegoj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi se Amerika e ka ndihmuar Kosov\u00ebn\u201d, shton ai. \u201cPor shpejt e kuptova\u2026 ata po planifikonin t\u00eb shkonin n\u00eb Siri\u201d.<\/p>\n<p>I d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u2019i ndaluar, shkoi n\u00eb stacionin e Policis\u00eb<br \/>\n\u201cU k\u00ebrkova dhjet\u00ebra her\u00eb atyre t\u2019ua konfiskonin pasaportat por ata nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e mi arrit\u00ebn t\u00eb shkonin me aeroplan nga Prishtina p\u00ebr n\u00eb Turqi dhe pastaj t\u00eb kalonin pa problem kufirin p\u00ebr n\u00eb Siri\u201d.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb gusht 2014. Gj\u00ebrat u p\u00ebrkeq\u00ebsuan vitin q\u00eb vijoi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Faik Ukesmajli nga Nerodime, Ferizaj, qershor 2015\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/faik_ukesmajli_nerodime_ferizaj_qershor_2015.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Faik Ukesmajli babai i Arbnorit dhe Albertit nga Nerodime -Ferizaj \u2013 1 Qershor 2015<br \/>\nFoto : Driton Bublaku<\/em><\/span><\/p>\n<h3>Kosova me numrin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr kok\u00eb banori, n\u00eb ISIS<\/h3>\n<p>Laura \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb grup i vog\u00ebl, por n\u00eb rritje, grash t\u00eb reja t\u00eb Kosov\u00ebs, disa prej t\u00eb cilave ende adoleshente, t\u00eb cilat i jan\u00eb bashkuar grupimit radikal ISIS (Shteti Islamik) n\u00eb Siri dhe Irak.<br \/>\nDisa, si Laura, ndjekin bashk\u00ebshort\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt shpesh ndajn\u00eb mendime radikale, por t\u00eb tjera kan\u00eb ikur vet\u00ebm, apo jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ikin, dhe shum\u00eb pak prej tyre jan\u00eb kthyer n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fenomen i ka shqet\u00ebsuar autoritetet e Kosov\u00ebs. Policia thot\u00eb se rreth 300 burra dhe 42 gra besohet se kan\u00eb ikur nga vendi me shumic\u00eb myslimane prej vet\u00ebm 1.8 milion\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ISIS \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb norma m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr kok\u00eb banori n\u00eb Evrop\u00eb, krahas Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga historit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore \u2013 rebelim ndaj prind\u00ebrve me mendime t\u00eb kund\u00ebrta, indoktrimin nga udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb jasht\u00eb rrymave kryesore dhe obsesion me internetin.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb kosovar\u00ebve e identifikojn\u00eb veten si shqiptar\u00eb mysliman\u00eb, gjenerata e m\u00ebparshme u rrit n\u00eb Jugosllavin\u00eb socialiste dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shum\u00eb pak prej tyre ishin besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm.<\/p>\n<h3>Kushtetuta laike e Kosov\u00ebs<\/h3>\n<p>Pas nj\u00eb konflikti n\u00eb fund t\u00eb viteve 1999, Per\u00ebndimi mb\u00ebshteti n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs nga Serbia, dhe m\u00eb pas pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008, duke i bindur shumic\u00ebn se aleat\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb qen\u00eb n\u00eb Washington dhe Bruksel.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, grupimet islamike kan\u00eb nisur t\u00eb shtrijn\u00eb ndikimin. Q\u00eb nga lufta, organizata fetare nga vendet arabe kan\u00eb krijuar nj\u00eb prani t\u00eb madhe, duke ofruar kurse p\u00ebr anglisht dhe p\u00ebr kompjuter \u2013 krahas m\u00ebsimeve t\u00eb Kuranit. Shum\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb marr\u00eb bursa p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur si imam\u00eb n\u00eb Arabi Saudite, Egjipt dhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gra me ferexhe dhe burra me pantallona tre\u00e7erek\u00ebshe dhe mjek\u00ebr jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pamje e zakonshme.<\/p>\n<h3>Imami i dyshimt\u00eb hedh posht\u00eb akuzat<\/h3>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Evrop\u00eb me norm\u00eb papun\u00ebsie mbi nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn, por Faik Uksmajli, nj\u00eb burr\u00eb me kushte t\u00eb mira ekonomike q\u00eb kishte rreth 40 t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb prodhimin e karrigeve t\u00eb drurit, thon\u00eb se varf\u00ebria nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rastin e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nuk ka dyshim se djemt\u00eb dhe nusja e djalit t\u00eb tij u radikalizuan nga hoxha i fshatit, Nehar Hyseni, dhe bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>Xhamia e re e fshatit gjendet p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Uksmajlit dhe ish-punishtja e tij gjendet ngjitur sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, rrethuar nga rrug\u00eb t\u00eb ngushta dhe t\u00eb p\u00ebrbaltura.<br \/>\nImami Hyseni, n\u00eb t\u00eb 30-at, banon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb af\u00ebr xhamis\u00eb. Me vajz\u00ebn e tij t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb krah n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, ai refuzon fillimisht t\u00eb flas\u00eb pastaj mohon prerazi akuzat.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e takova djalin e vog\u00ebl t\u00eb Faikut, un\u00eb nuk ia mbaj mend as emrin. Vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb \u2013 ai erdhi t\u00eb m\u00eb pyeste p\u00ebr rregullat e faljes, p\u00ebr shkak, si\u00e7 m\u00eb tha, kishte n\u00eb plan t\u00eb shkonte n\u00eb Gjermani. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb babai i tij thot\u00eb \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr\u201d, thot\u00eb ai. Ai madje mohon q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb ket\u00eb takuar Laur\u00ebn q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb Siri bashk\u00eb me dy f\u00ebmij\u00ebt e saj, 4 dhe 2 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Ky imam thot\u00eb t\u2019i ket\u00eb deklaruar edhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se ai nuk kishte fare t\u00eb b\u00ebnte me ikjen e t\u00eb tre k\u00ebtyre t\u00eb rinjve nga familja Uksmajli.<br \/>\n\u201cPolicia erdhi k\u00ebtu dhe un\u00eb dhash\u00eb gjithashtu nj\u00eb deklarat\u00eb te Bashk\u00ebsia Islame e Kosov\u00ebs\u201d, shton ai. Bashk\u00ebsia Islame e<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs drejton xhamit\u00eb e Kosov\u00ebs dhe em\u00ebron imam\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Hyseni thot\u00eb se po trajtohen si padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ai ka folur ndonj\u00ebher\u00eb mbi luft\u00ebn n\u00eb Siri gjat\u00eb predikimeve n\u00eb xhamin\u00eb e tij, ai thot\u00eb: \u201cJo, kurr\u00eb. Un\u00eb kisha tema t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb diskutuar me besimtar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Uksmajli thot\u00eb se pasi f\u00ebmij\u00ebt e tij e kontaktuan p\u00ebr t\u2019i treguar se tashm\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb ISIS, ai shiti biznesin e tij p\u00ebr t\u00eb mbledhur parat\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtimin deri n\u00eb Siri n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i kthyer f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ai shpenzoi 30 mij\u00eb euro \u2013 m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebs \u2013 p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e ISIS-it duke udh\u00ebtuar p\u00ebrmes Turqis\u00eb lindore p\u00ebr n\u00eb Mosul, n\u00eb Irakun e veriut dhe pastaj duke k\u00ebrkuar gjurm\u00ebt e tyre deri n\u00eb Alepo t\u00eb Siris\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb rruge, ku ai pa sht\u00ebpi t\u00eb djegura dhe trupa t\u00eb pavarrosur n\u00eb rrug\u00eb. Por ai nuk mori leje p\u00ebr faz\u00ebn e fundit, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te kampi i militant\u00ebve ku familja e tij supozohej se ishte.<\/p>\n<p>\u201cISIS nuk m\u00eb lejoi t\u00eb hyj pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Un\u00eb nuk ia dola t\u00eb gjej f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi ai mori lajmin e keq nga Laura, me t\u00eb cil\u00ebn kontaktonte n\u00eb internet. Arbnori ishte vrar\u00eb nga nj\u00eb bombardim ajror n\u00eb Irak, n\u00eb t\u00eb cilin djali tjet\u00ebr i tij, Alberti, ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb. Por ai thot\u00eb se s\u00ebrish po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi s\u00eb paku Laur\u00ebn dhe dy nip\u00ebrit e tij, tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 2 dhe 4 vje\u00e7.<\/p>\n<h3>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb utopis\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb bashk\u00ebshortit<\/h3>\n<p>Ekspert\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb thon\u00eb se shumica e grave kosovare q\u00eb jan\u00eb bashkuar me ISIS-in e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb bashk\u00ebshort q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb luftoj\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri Laura, por pak gra t\u00eb pavarura shkojn\u00eb p\u00ebr arsyet e tyre, duke menduar se jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb konflikt dhe ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb prekura nga qarqet e rekrutimit\u201d, thot\u00eb Florin Qehaja nga Qendra e Kosov\u00ebs p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Usama Hasan, nj\u00eb k\u00ebrkues n\u00eb Fondacionin \u201cQuilliam\u201d, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor kund\u00ebr radikalizmit me baz\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, tha se disa gra qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb utopis\u00eb dhe disa t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebshorti me vler\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDisa thon\u00eb se synimi kryesor jan\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e \u2018Shtetit Islamik\u2019 dhe ata burra q\u00eb arsimohen apo punojn\u00eb n\u00eb vendet per\u00ebndimore jan\u00eb frikacak\u00eb apo materialist\u00eb t\u00eb shitur\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<h3>Vajza nga Mitrovica, udh\u00ebheq\u00ebse e kampit t\u00eb grave n\u00eb ISIS<\/h3>\n<p>Qamile Tahiri shkoi n\u00eb Siri me bashk\u00ebshortin e saj, por q\u00eb nga ajo koh\u00eb ka gjetur rolin e vet n\u00eb ISIS.<\/p>\n<p>Fotografi t\u00eb siguruara tregojn\u00eb 23-vje\u00e7aren t\u00eb veshur me t\u00eb zeza duke tundur nj\u00eb automatik n\u00eb frontin e luft\u00ebs n\u00eb Siri.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Qamile Tahiri pushkare in Syria\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/qamile_tahiri_pushkare_in_syria.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Qamile Tahiri nga Mitrovica, (Policia e Kosoves ka siguruar fotografite te cilat thone se tregojne nje 23 vjecare te veshur me te zeza duke mbajtur nje automatike ne kufirin me Sirine).<\/span><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb burim nga sektori i siguris\u00eb, q\u00eb refuzoi t\u00eb citohet me em\u00ebr, tha se ajo drejton nj\u00eb kamp grash p\u00ebr ISIS-in n\u00eb Siri dhe \u00ebsht\u00eb rekrutuesja kryesore n\u00eb internet p\u00ebr grat\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kampin q\u00eb ajo drejton ka dhjet\u00ebra gra dhe vajza nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia,\u201d tha burimi.<\/p>\n<p>N\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb zon\u00eb pran\u00eb Mitrovic\u00ebs, nj\u00eb qytez\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs e ndar\u00eb mes kampeve etnike dhe q\u00eb ka vuajtur gjithashtu nga dhuna mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Postimet e saj n\u00eb \u201cFacebook\u201d p\u00ebrfshijn\u00eb fotografi t\u00eb saj t\u00eb armatosur krahas bashk\u00ebshortit kosovar, Besimit, p\u00ebr t\u00eb cilin Policia thot\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luftime. Pas vdekjes s\u00eb tij, ajo vendosi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb krah terrorist\u00ebve t\u00eb \u201cShtetit Islamik\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb af\u00ebrmit e saj n\u00eb fshatin Shipol refuzuan t\u00eb komentojn\u00eb. Shoqet e saj t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb nuk pranuan t\u00eb flasin, duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishin d\u00ebshir\u00eb ta m\u00ebrzitin baban\u00eb e saj, t\u00eb cilin e njihnin personalisht.<\/p>\n<p>Zbulimi i vajzave t\u00eb reja q\u00eb iu bashkuan ISIS-it apo grupimeve t\u00eb tjera radikale n\u00eb Siri kan\u00eb tronditur shum\u00eb vet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Shumica e prind\u00ebrve t\u00eb tyre thon\u00eb se nuk e dinin q\u00ebllimin dhe se jan\u00eb t\u00eb tmerruar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si meshkujt, k\u00ebto gra duket se i jan\u00eb drejtuar religjionit gjat\u00eb viteve t\u00eb tyre t\u00eb formimit dhe burime t\u00eb siguris\u00eb thon\u00eb se ato jan\u00eb ndikuar p\u00ebrmes leksioneve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb imam\u00ebve apo materialeve t\u00eb publikuara n\u00eb internet.<\/p>\n<h3>Vendosja n\u00ebn kontroll<\/h3>\n<p>T\u00eb alarmuar, autoritetet filluan t\u2019i vendosin n\u00ebn kontroll burimet e dyshuara t\u00eb radikalizimit, t\u00eb cila kan\u00eb \u201cpjell\u00eb\u201d njer\u00ebz si Lavdrim Muhaxheri, nj\u00eb luft\u00ebtar i \u201cShtetit Islamik\u201d q\u00eb gjendet n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarve t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2015, Parlamenti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shpalli t\u00eb jasht\u00ebligjshme pjes\u00ebmarrjen n\u00eb konfliktet e huaja dhe e d\u00ebnoi k\u00ebt\u00eb me deri 15 vjet burg.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2014 Policia mbylli 14 organizata arabe q\u00eb kishin vepruar prej koh\u00ebsh me dyshimin se ato kishin lidhje t\u00eb ngushta me grupime t\u00eb islamit radikal n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb nga operacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij lloji n\u00eb Ballkan ata arrestuan gjithashtu 78 njer\u00ebz, duke p\u00ebrfshir\u00eb 11 imam\u00eb n\u00eb dyshimin e rekrutimit t\u00eb kosovar\u00ebve p\u00ebr \u201cShtetin Islamik\u201d. T\u00eb gjith\u00eb ata u liruan m\u00eb von\u00eb, por disa jan\u00eb ende n\u00ebn hetime.<\/p>\n<p>\u201cDisa imam\u00eb nga vendet e Lindjes s\u00eb Mesme me sjellje jotolerante kan\u00eb ndikuar te nj\u00eb grup njer\u00ebzish, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb radikal\u00eb, duke i bindur ata t\u00eb bashkohen me grupimet terroriste\u201d, ka th\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Policis\u00eb, Baki Kelani, duke iu referuar kosovar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ikur n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, Egjipt, Katar dhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cFjalime n\u00ebp\u00ebr xhami nga disa imam\u00eb t\u00eb arsimuar n\u00eb Arabin\u00eb Saudite ua kan\u00eb shp\u00eblar\u00eb trurin burrave dhe grave dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ne kemi qindra kosovar\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u2018Shtetit Islamik\u2019\u201d, thot\u00eb Zuhdi Hajzeri, nj\u00eb imam nga Peja n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje sepse ka folur kund\u00ebr islamizmit radikal.<\/p>\n<h3>Shqipja kthehet nga ISIS-i n\u00eb sht\u00ebpi<\/h3>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Qamile Tahiri leading camps in Syria\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/qamile_tahiri_leading_camps_in_syria.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Qamile Tahiri nga Mitrovica shkoi ne Siri me burrin e saj por qe prej asaj kohe ajo krijoi profilin e saj brenda ISIS (burime te Policise).<\/em><\/span><\/p>\n<p>Nga ish-sht\u00ebpia e Laur\u00ebs, 30 kilometra m\u00eb n\u00eb lindje, gjendet Gjilani, ku banon Shqipe Ajdini, nj\u00eb nga t\u00eb paktat gra q\u00eb jan\u00eb kthyer nga Siria.<\/p>\n<p>Gruaja 32-vje\u00e7are nuk d\u00ebshiron t\u00eb takohet, por babai i saj, Iljaz Ajdini, pranon t\u00eb ndaj\u00eb historin\u00eb e saj, megjith\u00ebse ai duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb n\u00eb siklet dhe i shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi fal\u00ebnderues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di \u00e7far\u00eb ndodhi me k\u00ebt\u00eb gjenerat\u00eb, me f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb\u201d, fliste ai duke pir\u00eb cigare nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kafene pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nAjo filloi t\u00eb vesh\u00eb ferexhe. \u201cUn\u00eb i thash\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vishesh k\u00ebshtu, un\u00eb as nuk do t\u00eb dal n\u00eb rrug\u00eb me ty,\u201d thot\u00eb ai, duke rikujtuar se si ndryshoi ajo pas martes\u00ebs disa vite m\u00eb par\u00eb me Sinan Mujin, nga nj\u00eb fshat aty af\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cAta desh\u00ebn t\u00eb marrin nj\u00eb pasaport\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e tyre dhe kur un\u00eb i pyeta se pse i duhej, m\u00eb than\u00eb se po shkonin n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr ca pun\u00eb. Ata nuk m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb, pastaj telefonuan dhe m\u00eb than\u00eb se kishin shkuar n\u00eb Siri.\u201d<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb gusht 2014. Ajo u kthye n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb qershor pasi bashk\u00ebshorti i saj u vra duke luftuar p\u00ebr ISIS-in.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Iljaz Ajdini father of Shqipe Ajdini\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/iljaz_ajdini_father_of_shqipe_ajdini.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Iljaz Ajdini. babai i Shqipe Ajdinit \u2013 Gjilan &#8211; 14 Shtator 2015 <\/em><\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\"><em>Fotografe: Laura Hasani<\/em><\/span><\/p>\n<h3>Udh\u00ebtim i leht\u00eb p\u00ebr n\u00eb ISIS<\/h3>\n<p>\u00cbsht\u00eb relativisht e leht\u00eb dhe e lir\u00eb p\u00ebr \u00e7do kosovar q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb deri te zona e konfliktit n\u00eb ISIS.<\/p>\n<p>Turqia, ndalimi i par\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb larg, fluturimet apo autobus\u00ebt kushtojn\u00eb pak dhe udh\u00ebtimi \u00ebsht\u00eb pa viza. Nga atje ata mund t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb kufirin, pak t\u00eb ruajtur n\u00eb juglindje t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb vij\u00ebn e luft\u00ebs civile kat\u00ebrvje\u00e7are t\u00eb Siris\u00eb.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt n\u00eb aeroport tashm\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe rekrut\u00ebt parap\u00eblqejn\u00eb rrug\u00ebn tok\u00ebsore p\u00ebrmes kufirit lindor me Maqedonin\u00eb n\u00eb Hanin e Elezit, thot\u00eb Policia.<\/p>\n<p>Dy adoleshente kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shkuar, por kan\u00eb d\u00ebshtuar. Policia ndaloi adoleshentet, Qendresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, q\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb lindura n\u00eb vitin 2000, nd\u00ebrsa po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb ecnin drejt Maqedonis\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 2015. Asnj\u00ebra prej tyre nuk kishte dokumente identifikimi.<\/p>\n<p>Familjet thon\u00eb se ato u josh\u00ebn nga dikush p\u00ebrmes internetit, por ende nuk e din\u00eb se nga kush. Vajzat nuk tregojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVajza ime u mashtrua, ne nuk e dinim se ku kishte vajtur derisa Policia e solli n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, rikujton n\u00ebna e Q\u00ebndres\u00ebs, Hasije Zejnullahu, derisa ishte ulur n\u00eb nj\u00eb qilim t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb T\u00ebrpez\u00eb, n\u00eb juglindje t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAto nuk dhan\u00eb kurr\u00eb shenja se qen\u00eb fetare. Duket se dikush i mashtroi ato, jan\u00eb thjesht f\u00ebmij\u00eb\u201d, thot\u00eb Salit Sahiti, drejtor i shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit t\u00eb tyre t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Qendresa Zejnullahu vdiq, e q\u00eblluar n\u00eb kok\u00eb. Familja fillimisht tha se qe vet\u00ebvrasje, por m\u00eb pas, v\u00ebllai i saj Leotrimi tha se ai e kishte q\u00eblluar at\u00eb gabimisht me pushk\u00ebn e babait t\u00eb tyre.<\/p>\n<h3>Shtetet fqinje kan\u00eb probleme t\u00eb ngjashme<\/h3>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Maqedonia fqinje jan\u00eb p\u00ebrballur gjithashtu me probleme t\u00eb ngjashme radikalizmi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe Bosnja n\u00eb veri, por Policia e Kosov\u00ebs thot\u00eb se vendi i tyre ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb pafat, pasi ka ofruar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb rekrut\u00ebve t\u00eb ISIS-it p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Vehbi Bushati, nga skuadra antiterroriste n\u00eb Policin\u00eb shqiptare, i tha BIRN-it se 29 gra kan\u00eb ikur n\u00eb Siri dhe Irak nga vendi i tyre me 2.8 milion\u00eb banor\u00eb. Ekspert\u00ebt e siguris\u00eb thon\u00eb se deri n\u00eb 150 n\u00ebnshtetas shqiptar\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konfliktin n\u00eb Siri n\u00eb total. Shifrat p\u00ebr Maqedonin\u00eb, vend q\u00eb ka nj\u00eb minoritet shqiptar, nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb i t\u00ebrheq ato t\u00eb largohen, familjet e tyre n\u00eb sht\u00ebpi duan vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ribashkohen me vajzat e tyre, t\u00eb bindura se ato jan\u00eb viktima q\u00eb jan\u00eb cytur drejt rrug\u00ebs s\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>Babai i Laur\u00ebs, Vehbi Hyseni, ngurroi t\u00eb flas\u00eb n\u00eb detaje, por vet\u00ebm tha: \u201cUn\u00eb vet\u00ebm dua t\u00eb m\u00eb kthehet vajza dhe nip\u00ebrit. Un\u00eb dua t\u2019i kem n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Kosova map\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosova_map.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" \/><em><span style=\"color: #999999;\">Infografik nga BIRN<\/span><\/em><\/p>\n<p>Ky artikull u prodhua si pjes\u00eb e <a href=\"http:\/\/fellowship.birn.eu.com\/en\/page\/home\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Iniciativ\u00ebs Alumni t\u00eb Burs\u00ebs Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari<\/a>, mb\u00ebshtetur nga <a href=\"http:\/\/www.erstestiftung.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ERSTE Foundation<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.opensocietyfoundations.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Open Society Foundations<\/a>, n\u00eb bashk\u00ebpunim me <a href=\"http:\/\/birn.eu.com\/en\/page\/home\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Balkan Investigative Reporting Networ<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan n\u00eb \u00e7lirimin nga regjimi serb. Por nj\u00eb ndryshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me shumic\u00eb laike, po gjen shtrirje mes t\u00eb rinjve, radikalizimi i t\u00eb rinjve. Autor: Arbana Xharra | BIRN | Prishtin\u00eb, Ferizaj, Mitrovic\u00eb, Gjilan dhe T\u00ebrpez\u00eb Laura Hyseni ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-308","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kosova ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan n\u00eb \u00e7lirimin nga regjimi serb. Por nj\u00eb ndryshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me shumic\u00eb laike, po gjen shtrirje mes t\u00eb rinjve, radikalizimi i t\u00eb rinjve. Autor: Arbana Xharra | BIRN | Prishtin\u00eb, Ferizaj, Mitrovic\u00eb, Gjilan dhe T\u00ebrpez\u00eb Laura Hyseni ishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-01-26T20:51:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-01-22T21:58:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS\",\"datePublished\":\"2016-01-26T20:51:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-22T21:58:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/\"},\"wordCount\":3152,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2016\\\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/\",\"name\":\"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2016\\\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\",\"datePublished\":\"2016-01-26T20:51:13+00:00\",\"dateModified\":\"2021-01-22T21:58:57+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2016\\\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2016\\\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kosova ka qen\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb proamerikane t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan n\u00eb \u00e7lirimin nga regjimi serb. Por nj\u00eb ndryshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me shumic\u00eb laike, po gjen shtrirje mes t\u00eb rinjve, radikalizimi i t\u00eb rinjve. Autor: Arbana Xharra | BIRN | Prishtin\u00eb, Ferizaj, Mitrovic\u00eb, Gjilan dhe T\u00ebrpez\u00eb Laura Hyseni ishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-01-26T20:51:13+00:00","article_modified_time":"2021-01-22T21:58:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS","datePublished":"2016-01-26T20:51:13+00:00","dateModified":"2021-01-22T21:58:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/"},"wordCount":3152,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/","name":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg","datePublished":"2016-01-26T20:51:13+00:00","dateModified":"2021-01-22T21:58:57+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/kosovo_muslim_women_in_prishitna_streets.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grate-e-reja-nga-kosova-prijne-kampet-ne-isis\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Grat\u00eb e reja nga Kosova prijn\u00eb kampet n\u00eb ISIS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=308"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63486,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/308\/revisions\/63486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}