{"id":30810,"date":"2018-06-15T18:27:28","date_gmt":"2018-06-15T16:27:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=30810"},"modified":"2018-06-15T19:12:32","modified_gmt":"2018-06-15T17:12:32","slug":"pershum-mot-bajramin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/","title":{"rendered":"P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong><\/p>\n<p><strong>1.<\/strong><br \/>\nSapo kisha nis\u00eb shkoll\u00ebn fillore kur e mora vesht se Bajram do me thane: <em>Fest\u00eb<\/em>.<br \/>\nN\u00eb vitet 70 familja jone ishte nd\u00ebr t\u00eb parat familje katolike shkodrane, q\u00eb u vendos\u00eb n\u00eb lagjen muslimane t\u00eb Rusit dhe un\u00eb pamjet e xhamis\u00eb s\u00eb mbyllun i kam ende parasysh. Aty mblidheshim n\u00eb oborrin e xhamis\u00eb dhe bashkmoshatar\u00ebt sillnin amelcina, p\u00ebr \u00e7do Bajram. Aty n\u00eb at\u00eb oborr lindi edhe pyetja jeme e par\u00eb e ndalueme p\u00ebr nji fest\u00eb t\u00eb ndalueme:<br \/>\n\u00c7&#8217;ka don me than\u00eb Bajram?<br \/>\n<strong>Bajram do me than\u00eb shqip: FESTE!<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ishte p\u00ebr mue nji feste e am\u00ebl, dhe si e till\u00eb ka mbet\u00eb ende n\u00eb kujtes\u00eb. Bajram ishte p\u00ebr mue festa e amelcinave dhe si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb i g\u00ebzohesha asaj, un\u00eb katoliku n\u00eb lagjen muslimane t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht aty n\u00eb oborrin e xhamis\u00eb s\u00eb mbyllun lindi nji miq\u00ebsi e v\u00ebrtete dhe u mbjellen lulet e para, t\u00eb brishta t\u00eb asaj q\u00eb un\u00eb me koh\u00ebn e kam quejt\u00eb: BP, lulet e Bajrampashk\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr Pashk\u00eb afroja edhe un\u00eb vez\u00eb t\u00eb kuqe dhe jua falja miqve t\u00eb mi. Kjo fest\u00eb u quejt Festa e ngjyrave. K\u00ebshtu ngadal\u00eb, si f\u00ebmij\u00eb e ma von\u00eb t\u00eb rij na rrit\u00ebm nji ritual, q\u00eb nuk njihet askund n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn:<br \/>\n<strong>Ritualin BP BajramPashket, festen e amelcinave dhe t\u00eb ngjyrave<\/strong>.<\/p>\n<p>Si mbi nji tablo t\u00eb bardh\u00eb, ngjyrat me koh\u00ebn erdh\u00ebn e u ban\u00eb te amla dhe aty u krijue piktura ma origjinale, q\u00eb shpirti shqiptar ka krijue ndonjihere n\u00eb shek e XX.<br \/>\nIshin lulet e brishta t\u00eb shpirti shqiptar, k\u00ebto Edelweis te Alpeve, q\u00eb rriten vet\u00ebm n\u00eb 2 mij\u00eb metra nalt\u00ebsi, lule qe n\u00ebn ateizmin shtetnor m\u00eb dukeshin sikur preknin qiellin, vet\u00eb Zotin me dor\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb un\u00eb besoja se Zoti kishte krijue vet\u00eb besime t\u00eb ndryshme, si ngjyrat e ylberit, p\u00ebr me u lidh\u00eb me te. Mjaftonte paqja, mir\u00ebsia dhe gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nDiktatura ateiste kishte shkat\u00ebrrue gjith\u00e7ka si nji terapi kimike n\u00eb trupin e prekun me metastazat e komunizmit dhe p\u00ebr me mbijetue, shqiptar\u00ebt rriten k\u00ebto lule t\u00eb harmonis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb, te cilat rrall\u00eb kush i ka n\u00eb bot\u00eb, i kishte.<\/p>\n<p>Besoja un\u00eb atbot\u00eb n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb bukur, origjinale, shqiptare.<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong><br \/>\nMe koh\u00ebn kjo lule erdhi dhe u forcue e u rrit, sepse ishte nga te paktat krijesa, q\u00eb rritej me past\u00ebrti t\u00eb zemr\u00ebs. Askush nuk festonte Bajram dhe Pashk\u00eb, sepse do merrnin dhurata apo ndihma nga jasht\u00eb, porse jua k\u00ebrkonte etja e zemres nji gja te till\u00eb. Ndoshta kjo ishte oponenca ma e natyrshme ndaj diktatures. Hitleri futi ne Gjermani dhe Austri ligjin p\u00ebr me pague taks\u00ebn vjetore me 1% t\u00eb t&#8217;ardhunave, me shpres\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb do i ktheshin shpind\u00ebn kish\u00ebs se Zotit, porse ndodhi Bumerangu i famsh\u00ebm. Gjermano-austriaket rrinin edhe pa hang\u00ebr n\u00eb ato vite dikature, porse taksen e kish\u00ebs e pagueshin rregullisht.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqipnin\u00eb e diktatur\u00ebs komuniste Aktin ma te nalt\u00eb te p\u00ebrsosm\u00ebnise se saj, kjo lule e brisht\u00eb e harmonis\u00eb e arriti n\u00eb burgun e Spa\u00e7it, kur mbramjeve t\u00eb burgosunit politik\u00eb musliman\u00eb e fshihnin cop\u00ebn e buk\u00ebs me ia dhan\u00eb meshtar\u00ebve katolik\u00eb, t\u00eb burgosun p\u00ebr me celebrue mesh\u00ebn e shejt\u00eb. Komunistat nuk u jepnin buk\u00eb katolik\u00ebve n\u00eb dark\u00eb, sepse ata pregatisnin Ostet e shejta p\u00ebr mesh\u00eb me buk\u00ebn e dark\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkodra ishte qyteti ku diktatura kishte nd\u00ebrtue p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb hisotin\u00eb e njerzimit, muzeumn e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb dhe pik\u00ebrisht aty ku terri asht ma i thell\u00eb, drita shk\u00eblqen ma fort.<\/p>\n<p>Si finale te madhe, kjo lule e brisht\u00eb e harmonise fetare, kjo Edelweis shqiptare, e arriti ne vitin 1990, kur katolike dhe musliman\u00eb bashk\u00eb hap\u00ebn s\u00eb pari kish\u00ebn katolike dhe celebruen mesh\u00ebn e shejt\u00eb dhe nji jave ma mrapa xhamin\u00eb muslimane dhe festuen s\u00eb bashku.<br \/>\nU duk sikur koha e arte e poetit te kombit At Gjergj Fishta, q\u00eb kishte lidh\u00eb me drita kompanjelin me minaren, po trokiste n\u00eb dyert e historise s\u00eb re shqiptare.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong><br \/>\nMe ardhjen e demokracis\u00eb, postkomunistat q\u00eb mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb pushtetin, nuk u kujdes\u00ebn aspak me e mbrojte lulen e brisht\u00eb t\u00eb harmonis\u00eb <em>par excellence<\/em> t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ata ishin nga natyra ateist\u00eb e megjithat\u00eb kjo nuk i ndalonte me marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do ceremoni fetare, Bajram e Pashk\u00eb, jo per transhendenc\u00eb, porse p\u00ebr dukje dhe kapital politik. Ata nuk e pan\u00eb asnjiher\u00eb si nji krijes\u00eb t\u00eb shejt\u00eb t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptarit harmonin\u00ebreale, q\u00eb ishte krijue n\u00ebn diktatur\u00eb, porse u kujdes\u00ebn me ruejte raporte t\u00eb mira me t\u00eb huejt, me cilindo t\u00eb huej prej cilitdo vend, q\u00eb vinte dhe derdhte thesin me para.<\/p>\n<p><strong>Helmi i Proselitizmit i hyni deri n\u00eb rranj\u00eb lules Edelweist t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Nisi t\u00eb krijohej nji shk\u00ebputje artificiale, u mbjell\u00ebn shkurre q\u00eb vinin nga kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs dhe ata ia zun\u00eb frym\u00ebn lules Edelweis t\u00eb harmonis\u00eb fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nPolitikan\u00ebt ateist\u00eb, postkomuniste, nxor\u00ebn fitimet e tyne materiale nga kjo dhe as q\u00eb ju interesoi nxjerrja te pakt\u00ebn e legjislacionit me mbrojt\u00eb shpirtin e brisht\u00eb t\u00eb harmonis\u00eb shqiptare. Ky veprim do t\u00eb sillte nji Bumerang t\u00eb friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb asnji vend t\u00eb bot\u00ebs nuk prodhohet ma shum\u00eb helm ndaj besimeve t\u00eb njeni-tjetrit se sa nd\u00ebr shqipfol\u00ebs sot. Ne asnji gjuhe te botes nuk fyhet e shahet besimi i tjetrit n\u00eb youtube, se sa nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Ne forumet e mediave sociale askund nuk ka ekstremizem ma te madh dhe e gjith\u00eb kjo fal\u00eb ateist\u00ebve postkomunist\u00eb, q\u00eb sundojn\u00eb me nji pragmatiz\u00ebm primitiv e t\u00eb pamoralsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Objektet e kultit p\u00ebrpiqen kush e kush me kumbue e gjimue n\u00eb qiell ma fort, a thue se Zoti del n\u00eb dritaren e qiellit me ndi se kush ka za ma t\u00eb fort\u00eb atje posht\u00eb, nd\u00ebrsa postkomunistat n\u00eb pushtet qeshin e tallen e duket sikur thojn\u00eb:<br \/>\n<strong>He, ju e desht\u00ebt fen\u00eb, ja tek e keni, nxirrni syt\u00eb njeni-tjetrit.<\/strong><\/p>\n<p>Sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall Arbnor shkelin dhe hjedhin hekur e beton, arab\u00eb dhe turq, grek\u00eb dhe italian\u00eb, e p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka mbet\u00eb shum\u00eb pak vend me mbjell\u00eb e me rrit\u00eb lulen e brisht\u00eb t\u00eb harmonis\u00eb fetare.<\/p>\n<p>Ajo lulja e brisht\u00eb e Edelweises shqiptare, q\u00eb un\u00eb kam quejte n\u00eb f\u00ebmini BP nuk asht ma aty. Ajo mbahet ne zemrat e brezit ton\u00eb, q\u00eb u rrit\u00ebm n\u00eb ateiz\u00ebm e megjithate e desht\u00ebm Zotin, transhendenc\u00ebn, njashtu n\u00eb m\u00ebnyren ton\u00eb, t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr, e pa asnji interes material.<\/p>\n<p>Dami i madh q\u00eb postdiktaura i ka pa kombit shqiptar asht thuejse i pariparuesh\u00ebm. Duke i lan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb nji mjerim te pafund ekonomik, me 100 euro pension, ju ka hap\u00eb rrug\u00eb rrymave fetare t\u00eb ndryshme me l\u00ebshue rranj\u00ebt e tyne fanatike. Askush ma fort se n\u00eb llomin e mjerimit dhe te vorfnis\u00eb nuk rritet fanatizmi fetar.<\/p>\n<p><strong>Polarizimi i brezit t\u00eb ri n\u00eb Shqipni asht i pashembullt n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar.<\/strong><\/p>\n<p><strong>4<\/strong><br \/>\nLuga me sherbet, q\u00eb kryeministri i majt\u00eb (<em>katolik<\/em>) shqiptar iu dha besimtar\u00ebve musliman\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pragbajram ishte si nji garuzhd\u00eb me helm, p\u00ebr ekuilibrin dhe harmonine fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Atdheu asht i shejt\u00eb dhe i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve dhe ai nuk mund t&#8217;i atribohet nji besimi t\u00eb vet\u00ebm si BURIM.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsia e kombit ton\u00eb aktualisht q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se tash 30 vjet postdikatur\u00eb figurat kryesore t\u00eb shtetit vazhdojn\u00eb me ken\u00eb njer\u00ebz t\u00eb formuem n\u00ebn shkollat e diktatur\u00ebs si mend\u00ebsi dhe si kultur\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;ka jena na si komb q\u00eb nuk po arrijm\u00eb me nxjerr\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb mbarue dhe jan\u00eb formue n\u00eb Per\u00ebndim? (<em>Popull me mentalitet turqeliko-islamik! \/sh\u00ebnimi im A\u00c7<\/em>)<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin<\/strong> miq t\u00eb mir\u00eb t\u00eb f\u00ebminis\u00eb dhe rinis\u00eb time, q\u00eb u rrit\u00ebm bashk\u00eb dhe bashk\u00eb me ne edhe ajo lulja e shejt\u00eb e harmonis\u00eb fetare, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam kaq nostalgji n\u00eb zem\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjk18<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<blockquote><p><em><strong>Gjergj Jozef Kola<\/strong> e publikova shkrimin t\u00ebnd te Fjala e Lir\u00eb, fajin me sa po shoh un\u00eb, ti jua len ateistave, q\u00eb duke ulur ndikimin fetar, i b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe ulen dallimet e identitetin fetar hebraiko-arab, q\u00eb mbjellin fet\u00eb monoteiste, e ata nuk pan\u00eb ndasi fetare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe jetuan n\u00eb harmoni me nj\u00ebri-tjetrin. Kurse tani kur feja \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, dhe e hallakatur, miliona Euro po harxhohen n\u00eb objekte fetare, sidomos n\u00eb sht\u00ebpia saude, e shqiptar\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkollohen e arsimohen, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb e zhvillohen, nj\u00eb pal\u00eb po merren me piskamat arabe, me altoparlante, e nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr po e gjen shpres\u00ebn n\u00eb peligrinazhin e tyre n\u00eb kish\u00ebn e La\u00e7it&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>E p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk kan\u00eb faj ateistat, por t\u00eb vetmin faj q\u00eb ateistat kan\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb se nuk po munden sot ta ulin ndikimin fetar si n\u00eb Per\u00ebndim, pasi urrejtja p\u00ebr Enverin e harmonin\u00eb fetare, q\u00eb ai krijoi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb kaq e madhe, sa nuk guxon kush kaq leht\u00eb me dal\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij shkretimi fetar disproporcional e irracional, q\u00eb po na \u00e7on drejt d\u00ebshtimit si komb dhe drejt konflikteve t\u00eb mundshme fetare, pasi nuk i jep feja buk\u00eb kujt, vet\u00ebm sa i kultivon neurozat fetare dhe ia rrit\u00eb narcizmin e identitetin fetar&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Prandaj v\u00ebrehet kjo padurueshm\u00ebri e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb ndaj zhurmave fetare.<\/strong> Nj\u00eb mik i imi nga Bajza, q\u00eb ishte zgjuar nga gjumi n\u00eb or\u00ebn 4:00 t\u00eb m\u00ebngjesit nga kumona e kish\u00ebs aty, m\u00eb tha: &#8220;Sikur kjo t\u00eb ndodhte n\u00eb SHBA, m\u00eb par\u00eb do e arrestonin at\u00eb, q\u00eb prish\u00eb qet\u00ebsin\u00eb publike, se sa do i binte kumon\u00ebs her\u00ebn tjet\u00ebr&#8230;&#8221; Por tek ne, kan\u00eb kaluar n\u00eb shkretim dhe n\u00eb zhurma akustike t\u00eb pap\u00ebrballueshme fetare, t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, jo prej ateizmit, por nga urrejtja p\u00ebr ateizmin dhe shkretimi p\u00ebr Zotin. E duke b\u00ebrtit\u00eb, besimtar\u00ebt e shembur kujtojn\u00eb, se po t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e Zotit, i cili sipas tyre, duhet me ua zgjidh\u00eb besimtar\u00ebve, problemet q\u00eb ata kan\u00eb, e q\u00eb ata duhet me i zgjidh\u00eb vet\u00eb dhe mos me prit\u00eb gj\u00eb nga qielli! Se ai lart \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iluzion, q\u00eb t\u00eb mban me shpres\u00eb, por fakte nuk ka, se i ka dhan\u00eb kujt gja deri m\u00eb sot&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb jam me at\u00eb, q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb ulja e ndikimit fetar, orientimi racional drejt dijes e shkollimit, pun\u00ebs e zhvillimit, se kjo puna e harmonis\u00eb fetare, duke rritur identitetin fetar, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm iluzion, e nuk na \u00e7on drejt zhvillimit e harmonis\u00eb si shoq\u00ebri, por vet\u00ebm drejt ndarjes e konfliktit. Duke t\u00ebrhequr sa mundet secila fe p\u00ebr vete, ne vet\u00ebm sa ndahemi si shqiptar\u00eb, duke krijuar identitete fetare hebraike-arabe t\u00eb ndryshme, e jo identitet shqiptar. Kjo po shihet edhe n\u00eb k\u00ebto vjet me marr\u00ebzin\u00eb ton\u00eb kolektive, sikur po shpikim rrot\u00ebn, dhe finanimet e huaja e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten, pa dyshim, duke krijuar &#8216;koka arabe&#8217; e &#8216;koka turku&#8217; n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shqipeve, t\u00eb cilat i b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb arsyes, nga padija e madhe dhe iluzioni, q\u00eb mbjell krijon besimi fetar&#8230;<\/em><\/p>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjergj Jozef Kola 1. Sapo kisha nis\u00eb shkoll\u00ebn fillore kur e mora vesht se Bajram do me thane: Fest\u00eb. N\u00eb vitet 70 familja jone ishte nd\u00ebr t\u00eb parat familje katolike shkodrane, q\u00eb u vendos\u00eb n\u00eb lagjen muslimane t\u00eb Rusit dhe un\u00eb pamjet e xhamis\u00eb s\u00eb mbyllun i kam ende parasysh. Aty mblidheshim n\u00eb oborrin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30811,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-30810","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrshum&#039; mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrshum&#039; mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjergj Jozef Kola 1. Sapo kisha nis\u00eb shkoll\u00ebn fillore kur e mora vesht se Bajram do me thane: Fest\u00eb. N\u00eb vitet 70 familja jone ishte nd\u00ebr t\u00eb parat familje katolike shkodrane, q\u00eb u vendos\u00eb n\u00eb lagjen muslimane t\u00eb Rusit dhe un\u00eb pamjet e xhamis\u00eb s\u00eb mbyllun i kam ende parasysh. Aty mblidheshim n\u00eb oborrin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-06-15T16:27:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-06-15T17:12:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"420\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin\",\"datePublished\":\"2018-06-15T16:27:28+00:00\",\"dateModified\":\"2018-06-15T17:12:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/\"},\"wordCount\":1940,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shkodra_e_vjeter.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/\",\"name\":\"P\u00ebrshum' mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shkodra_e_vjeter.jpg\",\"datePublished\":\"2018-06-15T16:27:28+00:00\",\"dateModified\":\"2018-06-15T17:12:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shkodra_e_vjeter.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/shkodra_e_vjeter.jpg\",\"width\":660,\"height\":420},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pershum-mot-bajramin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrshum' mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrshum' mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Gjergj Jozef Kola 1. Sapo kisha nis\u00eb shkoll\u00ebn fillore kur e mora vesht se Bajram do me thane: Fest\u00eb. N\u00eb vitet 70 familja jone ishte nd\u00ebr t\u00eb parat familje katolike shkodrane, q\u00eb u vendos\u00eb n\u00eb lagjen muslimane t\u00eb Rusit dhe un\u00eb pamjet e xhamis\u00eb s\u00eb mbyllun i kam ende parasysh. Aty mblidheshim n\u00eb oborrin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-06-15T16:27:28+00:00","article_modified_time":"2018-06-15T17:12:32+00:00","og_image":[{"width":660,"height":420,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin","datePublished":"2018-06-15T16:27:28+00:00","dateModified":"2018-06-15T17:12:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/"},"wordCount":1940,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/","name":"P\u00ebrshum' mot Bajramin - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg","datePublished":"2018-06-15T16:27:28+00:00","dateModified":"2018-06-15T17:12:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/shkodra_e_vjeter.jpg","width":660,"height":420},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pershum-mot-bajramin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrshum&#8217; mot Bajramin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30810\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30811"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}