{"id":31140,"date":"2018-07-16T10:00:14","date_gmt":"2018-07-16T08:00:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31140"},"modified":"2018-07-16T10:01:09","modified_gmt":"2018-07-16T08:01:09","slug":"qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Dita<\/a>, <em>14 korrik 2018<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhyl Mahmuti<\/strong><\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb njoftuan mediet, m\u00eb 10 korrik 2018, n\u00eb Beograd, zhvilloi punimet \u201cKonferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve \u201cTanjug\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSH)\u201d. \u201cKonferenca\u201d kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb hapte debatin rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha diskutimet e k\u00ebsaj \u201ckonference\u201d, fjala e Mustafa Nanos t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e medieve.<\/p>\n<p>Ai shprehu pesimizmin e tij, q\u00eb konferenca t\u00eb zhvillohej normalisht, p\u00ebr shkak se \u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs doli n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Mustafa Nano, q\u00eb pohoi publikisht se \u201cprogrami i tij televiziv titullohet \u201cProvokacja\u201d dhe ai ka zgjedhur nj\u00eb em\u00ebr serb, sepse ka dashur t\u00eb p\u00ebrcillte mesazhin se, asgj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket bot\u00ebs serbe nuk \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme p\u00ebr ne, shqiptar\u00ebt, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, revoltohet pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb \u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs doli n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs. Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk duhej t\u00eb dilte n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs, sepse, sipas Mustafa Nanos, \u201cKosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir q\u00eb na mban k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb lidhura\u201d.<\/p>\n<p>Pohimi se \u201casgj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket bot\u00ebs serbe nuk \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, nxjerr n\u00eb shesh fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Mustafa Nanos.<\/p>\n<p>Me mij\u00ebra dokumente d\u00ebshmojn\u00eb se institucioni m\u00eb i lart\u00eb serb, ku jan\u00eb t\u00eb grumbulluar shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe artist\u00eb m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Serbis\u00eb, e ashtuquajtura Akademia e Shkencave dhe e Arteve t\u00eb Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar, q\u00eb moti, n\u00eb \u201ckuzhin\u00eb\u201d, ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike n\u00eb funksion t\u00eb mobilizimeve politike kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb pretendohet se gjoja \u201casgj\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket bot\u00ebs serbe nuk \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d  n\u00ebnkupton se as \u201cmemorandumet\u201d dhe \u201cprogramet\u201d gjenocidare t\u00eb p\u00ebrpiluara nga ky institucion i \u201cshkenc\u00ebs\u201d dhe i \u201cartit\u201d t\u00eb Serbis\u00eb nuk qenk\u00ebshin armiq\u00ebsor\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve! Nuk do t\u00eb them mendimin tim p\u00ebr q\u00ebndrimet e institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb \u201cbot\u00ebs serbe\u201d ndaj shqiptar\u00ebve, sepse \u00ebsht\u00eb rrezik q\u00eb t\u00eb shihem si \u201csubjektiv\u201d nga autor\u00ebt e \u201cProvokacija\u201d-s serbe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu po citoj publicistin serb, Mirosllav Filipovi\u00e7in, i cili m\u00eb 26 korrik t\u00eb vitit 2000 u d\u00ebnua nga Gjykata Ushtarake n\u00eb Nish me 7 vjet burg, p\u00ebr t\u00eb vetmin \u201ckrim\u201d, sepse ngriti z\u00ebrin kund\u00ebr krimeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e gjat\u00eb t\u00eb titulluar \u201cMarshi i gjat\u00eb drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr krimet\u201d, Mirosllav Filipoviqi shkruan: \u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet institucion komb\u00ebtar, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb munduar ta ruaj\u00eb popullin serb nga kryerja e krimeve. N\u00eb ve\u00e7anti \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenden institucione q\u00eb nuk e kan\u00eb nxitur popullin serb t\u00eb kryej\u00eb krime\u201d. Ku ka qen\u00eb Akademia e Shkencave, ku ka qen\u00eb Kisha, ku ka qen\u00eb Universiteti, ku kan\u00eb qen\u00eb partit\u00eb politike? \u00c7far\u00eb ndodhi me Kish\u00ebn, e cila paralajm\u00ebroi se do t\u2019i hap\u00eb dosjet e krimeve serbe n\u00eb Kosov\u00eb? Ku mbeti paralajm\u00ebrimi i Kish\u00ebs, se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit serb do t\u00eb pendohet dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr viktimat tona?\u2026 N\u00eb Per\u00ebndim Milloshevi\u00e7in q\u00ebmoti e kan\u00eb quajtur\u201ckasap t\u00eb Ballkanit\u201d dhe e kan\u00eb krahasuar me Hitlerin. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjermania e Paraluft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me Serbin\u00eb e fillim viteve \u201990. Kur Hitleri filloi t\u00eb \u00e7artet dhe t\u2019i ngjaj\u00eb nj\u00eb kafshe t\u00eb t\u00ebrbuar, Gjermanin\u00eb e braktis\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr intelektual\u00ebsh, shkenc\u00ebtar\u00ebsh dhe artist\u00ebsh m\u00eb eminent\u00eb t\u00eb popullit gjerman. Edhe pse Serbin\u00eb e Milloshevi\u00e7it e braktis\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr artist\u00ebsh, shkenc\u00ebtar\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh, shumica e tyre u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij, p\u00ebrkund\u00ebr asaj se e dinin q\u00eb, me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose, s\u00eb paku, me dijenin\u00eb e tij, \u00e7do dit\u00eb \u201cnga dora serbe\u201d e p\u00ebsonin qindra njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. Tani, t\u00eb k\u00ebrkohet nga k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr krimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet nga ata q\u00eb ta pranojn\u00eb faj\u00ebsin\u00eb e tyre. (Republika, Miroslav Filipovi\u00e7, \u201cDugimar\u0161 ka istini o zlocinima\u201d, shqip: \u201cMarshi i gjat\u00eb drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr krimet\u201d, nr. 263, f. 27-28).<\/p>\n<p>Kjo sintez\u00eb e Mirosllav Filipovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb tejet dometh\u00ebn\u00ebse dhe mund\u00ebson t\u00eb kuptohen arsyet pse \u201cprovokacija\u201d serbe d\u00ebshiron ta shmang\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb debatet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe. Ata e din\u00eb fare mir\u00eb, se Kosova nuk \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir q\u00eb lidh k\u00ebmb\u00ebt\u201d dhe q\u00eb duhet k\u00ebputur p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, por nj\u00eb HENDEK I MADH, i mbushur plot e p\u00ebrplot me viktima t\u00eb pafajshme. Vet\u00ebm gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit, hendekut shekullor q\u00eb ndan Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb iu shtuan vrasjet e 11 840 personave, prej t\u00eb cil\u00ebve 1392 jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebrsa 1739 gra. Mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb, gra, burra dhe pleq shqiptar\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohen shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, si t\u00eb till\u00eb, edhe mij\u00ebra femra t\u00eb dhunuara seksualisht, me q\u00ebllim t\u00eb cenimit t\u00eb integritetit fizik dhe psikologjik t\u00eb gruas shqiptare, thelluan hendekun e krimit t\u00eb gjenocidit serb q\u00eb ndan Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takime jopublike, krimin e gjenocidit t\u00eb Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e pranojn\u00eb edhe vet\u00eb serb\u00ebt, por p\u00ebr motive t\u00eb ndryshme ata refuzojn\u00eb ta deklarojn\u00eb haptazi. P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb pohim, ish-z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, Florence Hartmanne, n\u00eb vepr\u00ebn e saj \u201cPaqja dhe nd\u00ebshkimi\u201d sjell q\u00ebndrimin e ministrit serb t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Goran Svilanovi\u00e7it, i cili n\u00eb zyr\u00ebn e Karla Del Pontes, m\u00eb 3 tetor 2003, p\u00ebrpiqej t\u00eb arsyetonte shkaqet e refuzimit t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb arkivit t\u00eb K\u00ebshillit Suprem t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, Goran Svilanovi\u00e7i theksoi se, \u201cn\u00ebse ne ju ndihmojm\u00eb ta d\u00ebnoni Milloshevi\u00e7in p\u00ebr gjenocid, at\u00ebher\u00eb edhe shteti yn\u00eb do t\u00eb d\u00ebnohet nga Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjenocid dhe do t\u00eb duhet t\u2019i paguajm\u00eb miliarda dollar\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Beogradit deklarojn\u00eb haptazi, se \u201cinteresi jet\u00ebsor komb\u00ebtar\u201d i tyre ishte t\u2019i fshihnin Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjitha informatat q\u00eb mund ta inkriminonin Serbin\u00eb p\u00ebr krimet e gjenocidit. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb neverit\u00ebse n\u00eb strategjin\u00eb e politik\u00ebs serbe p\u00ebr t\u00eb fshehur faktet e gjenocidit serb n\u00eb Kroaci, n\u00eb Bosnj\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb lidhet me q\u00ebndrimet e pushtetit n\u00eb Beograd, se gjoja \u201cdrejt\u00ebsia dhe e v\u00ebrteta e d\u00ebmtojn\u00eb stabilitetin n\u00eb regjion dhe veprojn\u00eb kund\u00ebr paqes\u201d (Florence Hartmann, vepra e cituar \u201cPaix et ch\u00e2timent, f.118).<\/p>\n<p>Sado q\u00eb dikujt mund t\u2019i duket se \u201cdrejt\u00ebsia dhe e v\u00ebrteta e d\u00ebmtojn\u00eb stabilitetin n\u00eb regjion dhe se gjoja veprojn\u00eb kund\u00ebr paqes\u201d, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: pa njohjen e p\u00ebrmasave reale t\u00eb gjenocidit n\u00eb Kosov\u00eb dhe pa nd\u00ebshkimin e kriminel\u00ebve t\u00eb implikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim, nd\u00ebrtimi i urave t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrshtet\u00ebror n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb iluzion. Ardhm\u00ebria europiane e k\u00ebsaj pjese t\u00eb Ballkanit nuk nd\u00ebrtohet me g\u00ebnjeshtra.<\/p>\n<p>N\u00ebse mund t\u00eb flitet p\u00ebr zinxhir\u00eb, at\u00ebher\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk \u00ebsht\u00eb Kosova, por mohimi i ballafaqimit me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ajo q\u00eb lidh k\u00ebmb\u00eb e duar ardhm\u00ebrin\u00eb europiane t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Mustafa Nano evokoi kujtime edhe nga vizita q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr lexuesit q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri p\u00ebr historin\u00eb e k\u00ebsaj pjese t\u00eb territoreve shqiptare, po rikujtoj se me vendim politik t\u00eb komunist\u00ebve serb\u00eb, u b\u00eb ndarja nj\u00eb pjese t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore, ku p\u00ebrfshihej territori i tri komunave me shumic\u00eb shqiptare (Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs) dhe u vu n\u00ebn administrimin e Serbis\u00eb. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, me mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb nuk pranonin sundimin serb jan\u00eb vrar\u00eb, jan\u00eb plagosur, jan\u00eb torturuar, jan\u00eb p\u00ebrndjekur, jan\u00eb arrestuar dhe jan\u00eb d\u00ebnuar nga pushteti i dhunsh\u00ebm i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb dekada m\u00eb von\u00eb, Mustafa Nano, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i propagand\u00ebs serbe n\u00eb Shqip\u00ebri, deklaroi n\u00eb Beograd se, kur paska vizituar her\u00ebn e fundit Serbin\u00eb, paska qen\u00eb edhe n\u00eb Preshev\u00eb. Atje, autori i emisionit me em\u00ebrtim serb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cProvokacija\u201d, paska par\u00eb disa persona q\u00eb fizikisht ishin aty, n\u00eb Serbi, por me mendje ata ishin n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur flet p\u00ebr serb\u00ebt e Mitrovic\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb syt\u00eb t\u00eb kthyer nga Beogradi, apo minoritar\u00ebt grek\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb orientuar n\u00eb drejtim t\u00eb Greqis\u00eb, Mustafa Nano \u00ebsht\u00eb \u201ci paqart\u00eb\u201d se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron t\u2019u thuhet atyre. At\u00eb q\u00eb e thot\u00eb qartazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tij, q\u00eb \u201cEdi Rama t\u00eb vij\u00eb dhe t\u2019u thot\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve: D\u00ebgjoni, ju jeni k\u00ebtu, jeni pjes\u00eb e Serbis\u00eb dhe do t\u00eb jeni k\u00ebtu gjith\u00eb koh\u00ebn. Harrojeni Tiran\u00ebn! Harrojeni Prishtin\u00ebn! Pra, b\u00ebni m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, integrohuni k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Territoret e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs jan\u00eb territore t\u00eb pushtuara nga Serbia prej nj\u00eb shekulli dhe n\u00eb shpirtin liridash\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve k\u00ebto territore kan\u00eb statusin e territoreve t\u00eb pushtuara.<\/p>\n<p>Mustafa Nano apo cilido bir kurve q\u00eb u sugjeron shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve, q\u00eb \u201ct\u00eb harrojn\u00eb Tiran\u00ebn dhe Prishtin\u00ebn dhe t\u00eb integrohen n\u00eb Serbi\u201d, vet\u00ebm e vet\u00ebm se n\u00eb Beograd ndihet si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, mund t\u00eb shkoj\u00eb atje ku e ka vendin. Historia e tok\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj Lugine \u00ebsht\u00eb e st\u00ebrmbushur me gjak shqiptari dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrkund\u00ebr asaj se disa politikan\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs kan\u00eb prirje ta harrojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita, 14 korrik 2018 Bardhyl Mahmuti Sipas asaj q\u00eb njoftuan mediet, m\u00eb 10 korrik 2018, n\u00eb Beograd, zhvilloi punimet \u201cKonferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve \u201cTanjug\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSH)\u201d. \u201cKonferenca\u201d kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb hapte debatin rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe. Nga t\u00eb gjitha diskutimet e k\u00ebsaj \u201ckonference\u201d, fjala e Mustafa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31141,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-31140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita, 14 korrik 2018 Bardhyl Mahmuti Sipas asaj q\u00eb njoftuan mediet, m\u00eb 10 korrik 2018, n\u00eb Beograd, zhvilloi punimet \u201cKonferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve \u201cTanjug\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSH)\u201d. \u201cKonferenca\u201d kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb hapte debatin rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe. Nga t\u00eb gjitha diskutimet e k\u00ebsaj \u201ckonference\u201d, fjala e Mustafa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-07-16T08:00:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-07-16T08:01:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd\",\"datePublished\":\"2018-07-16T08:00:14+00:00\",\"dateModified\":\"2018-07-16T08:01:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/\"},\"wordCount\":1729,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/nano-dita.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/\",\"name\":\"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/nano-dita.jpg\",\"datePublished\":\"2018-07-16T08:00:14+00:00\",\"dateModified\":\"2018-07-16T08:01:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/nano-dita.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/nano-dita.jpg\",\"width\":660,\"height\":288,\"caption\":\"Mustafa Nano - Dita\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dita, 14 korrik 2018 Bardhyl Mahmuti Sipas asaj q\u00eb njoftuan mediet, m\u00eb 10 korrik 2018, n\u00eb Beograd, zhvilloi punimet \u201cKonferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve \u201cTanjug\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSH)\u201d. \u201cKonferenca\u201d kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb hapte debatin rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-serbe. Nga t\u00eb gjitha diskutimet e k\u00ebsaj \u201ckonference\u201d, fjala e Mustafa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-07-16T08:00:14+00:00","article_modified_time":"2018-07-16T08:01:09+00:00","og_image":[{"width":660,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd","datePublished":"2018-07-16T08:00:14+00:00","dateModified":"2018-07-16T08:01:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/"},"wordCount":1729,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/","name":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg","datePublished":"2018-07-16T08:00:14+00:00","dateModified":"2018-07-16T08:01:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/nano-dita.jpg","width":660,"height":288,"caption":"Mustafa Nano - Dita"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qendrimi-antishqiptar-i-mucit-ne-beograd\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Q\u00ebndrimi antishqiptar i Mu\u00e7it n\u00eb Beograd"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}