{"id":3148,"date":"2016-05-20T14:59:42","date_gmt":"2016-05-20T13:59:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3148"},"modified":"2018-04-12T20:52:46","modified_gmt":"2018-04-12T19:52:46","slug":"pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhufi<\/strong>: <em>P\u00ebrgjigjja ime e fundit p\u00ebr Fug\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, bindjet e deri edhe psiche-ja ime<\/em><\/p>\n<p><b>Let\u00ebr gazetarit Xhevdet Shehu, n\u00eb mbyllje t\u00eb debatit p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave<\/b><\/p>\n<p>Nga <strong>P\u00ebllumb Xhufi<\/strong><\/p>\n<p>I dashur Xhevdet,<\/p>\n<p>Po t\u00eb drejtohem ty me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb mund ta konsiderosh pjes\u00eb t\u00eb polemik\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto dit\u00eb me Artan Fug\u00ebn, s\u00eb cil\u00ebs iu shtua papritur dhe Besnik Gjongecaj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e fundit, v\u00ebrtet e fundit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte ia d\u00ebrgoj, n\u00ebp\u00ebrmjet teje, Fug\u00ebs, aspak p\u00ebr ta injoruar, por thjesht p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb e mendimit e t\u00eb fjal\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb respektoj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb lexuesin, q\u00eb nuk meriton shfaqjet tona her\u00eb-her\u00eb t\u00eb dhunshme. Paradoksalisht, shtytjen k\u00ebsaj radhe nuk e mora nga Fuga e nga aberracionet e tij fejsbukale, as nga Gjongecaj, q\u00eb vazhdon betej\u00ebn e tij me mullinjt\u00eb e er\u00ebs edhe pse e di se nuk ia ka kush ngen\u00eb. E mora k\u00ebt\u00eb shtytje nga shkrimi i Prof. Rami Memushaj i botuar po dje n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDita\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse Fuga e Gjongecaj nuk arrijn\u00eb t\u00eb futen n\u00eb thelbin e problemeve q\u00eb un\u00eb kam shtruar p\u00ebr problemet e Akademis\u00eb e t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, pasi i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, bindjet e deri edhe <em>psiche<\/em>-ja ime, dhe prandaj merren me to, le t\u00eb lexojn\u00eb argumentat e qeta, t\u00eb paqme e t\u00eb men\u00e7ura t\u00eb Prof. Memushaj. I cili, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, nuk ka arsye t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb nostalgji p\u00ebr Akademin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb Shkencave, pasi nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb saj, nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb as n\u00eb ngritjen e as n\u00eb rr\u00ebnimin e saj. Prof. Memushaj \u00ebsht\u00eb profesor universitar, studiues i njohur i gjuh\u00ebs, nga ata q\u00eb kan\u00eb shkruar shum\u00eb libra, fare pak artikuj gazetash dhe asfare shigjetime tinzare fejsbuku.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb drejt\u00eb Prof. Memushaj, q\u00eb fare but\u00eb m\u00eb b\u00ebn edhe mua nj\u00eb kritik\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ruajtur qet\u00ebsin\u00eb e klasin. Do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, por jo p\u00ebrpara se t\u2019i drejtoj nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb vetme Besnik Gjongecajt. Kundrejt lumit t\u00eb etiketimeve t\u00eb tij, direkte e indirekte, q\u00eb i vjell edhe n\u00eb shkrimin e djesh\u00ebm, un\u00eb p\u00ebr t\u00eb e prish goj\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfytyrim e vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr. At\u00eb t\u00eb nj\u00eb kaposhi t\u00eb fryr\u00eb e t\u00eb patru, sepse vet\u00ebm nj\u00eb specie e till\u00eb do t\u00eb guxonte t\u00eb hipte e t\u00eb k\u00ebndonte \u201cecce homo\u201d (un\u00eb jam autori!) mbi rr\u00ebnojat e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe t\u00eb vet\u00eb Universitetit t\u00eb tij Bujq\u00ebsor, t\u00eb shkrumbuar nga urrejtja e barbaria e rekrutuar dhe e cytur prej, e p\u00ebrs\u00ebris, \u201csojit e sorollopit\u201d t\u00eb tij. Ky, pra, pasi e mbaroi arsenalin e sharjeve, e mbyll tirad\u00ebn e djeshme, duke m\u00eb k\u00ebnduar nj\u00eb \u201cde profundis\u201d sikur t\u00eb ishte prift i mafies si\u00e7iliane. Dhe pastaj lutet p\u00ebr mua (p\u00ebr shpirtin tim?). \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb mesazh? N\u00ebse po, do t\u2019i lutesha ndokujt q\u00eb e njeh mir\u00eb t\u00eb ma deshifronte.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb un\u00eb kam me Fug\u00ebn, i dashur Xhevdet, nuk \u00ebsht\u00eb personal. Kam reaguar ndaj tij vet\u00ebm dy her\u00eb. Dikur p\u00ebrpara 3-4 vjet\u00ebve, kur ai hodhi i pari iden\u00eb e futjes s\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb shkolla. Alarmi im at\u00ebhere nuk paska qen\u00eb i kot\u00eb, sepse sot shoh se kjo ide e tij, antikushtetuese dhe e rrezikshme p\u00ebr kohezionin social dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sot nj\u00eb projekt n\u00eb zbatim i qeveris\u00eb Rama, ku Fuga ka deg\u00ebzimet e veta.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kam reaguar ndaj tij n\u00eb gushtin e vitit 2015, kur pa qen\u00eb mir\u00eb e qart\u00eb se cili ishte projekti i qeveris\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb reforme t\u00eb re n\u00eb arsimin e lart\u00eb, Fuga u hodh i pari dhe pa ndonj\u00eb argument (s\u2019mund t\u00eb kishte p\u00ebrderisa nuk kishte ndonj\u00eb projekt t\u00eb shkruar p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb) duke e paragjykuar at\u00eb si nj\u00eb reform\u00eb \u201ckomuniste\u201d, q\u00eb do risillte praktikat \u201ckomuniste\u201d dhe profesor\u00ebt \u201ckomunist\u00eb\u201d n\u00eb universitetet tona. Shpreha mendimin tim, mbi t\u00eb gjitha shpres\u00ebn time, q\u00eb nj\u00eb reform\u00eb e re ia vlente barra qeran\u00eb edhe sikur t\u00eb mund t\u00eb realizonte nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb vetme: t\u00eb gjente nj\u00eb mekaniz\u00ebm ligjor, si\u00e7 ekziston n\u00eb t\u00eb gjitha universitetet e bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparuar, p\u00ebr t\u00eb shkulur nga kolltuqet e mbingrohura drejtuesit e universiteteve publike, p\u00ebrfaq\u00ebsues (mendoj un\u00eb) t\u00eb nj\u00eb klase t\u00eb paditur, t\u00eb politizuar e t\u00eb korruptuar, t\u00eb cil\u00ebt prej 25 vjet\u00ebsh kan\u00eb marr\u00eb peng universitetin, dijen dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. P\u00ebrsa i p\u00ebrket \u201ctiradave\u201d me komunist\u00eb dhe me \u201crrezikun komunist\u201d q\u00eb rrezikoka universitetin, vet\u00ebm sa i kujtova Fug\u00ebs se nuk ka arsye t\u00eb trembet p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, pasi komunist\u00ebt jan\u00eb <em>dej\u00e0 n\u00eb Universitet<\/em>, \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb, an\u00ebtar i dikursh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, bashk\u00eb me shok\u00ebt e tij t\u00eb salloneve universitare.<\/p>\n<p>E ndjeva me vend t\u2019i kujtoj k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij e t\u00eb marr rolin e ekzorcistit (t\u00eb atij q\u00eb \u00e7liron nga xhindet), pasi e shoh q\u00eb kompleksi i t\u00eb qenit dikur an\u00ebtar i PPSH e shtyn t\u00eb shaj\u00eb e t\u00eb sulmoj\u00eb eg\u00ebrsisht si \u201ckomunist\u201d \u00e7donj\u00ebrin q\u00eb mendon ndryshe nga ai. E b\u00ebra edhe nisur nga nj\u00eb episod shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb ndodhi aty nga viti 1995 me nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb kompleksuar nga e shkuara e vet, me z. Berisha. Kur n\u00eb nj\u00eb nga takimet e tij me shtypin n\u00eb Presidenc\u00eb, pas shfryrjes s\u00eb zakonshme kund\u00ebr \u201ckomunist\u00ebve\u201d, nj\u00eb gazetar i njohur, m\u00eb duket z. Hamdi Jupe, e pyeti n\u00ebse ishte e v\u00ebrtet\u00eb se ai kishte qen\u00eb p\u00ebr 25 vjet an\u00ebtar i PPSH, ish-Presidenti u hutua aq keq, sa edhe mua mu dhimbs. I shkreti, kishte harruar v\u00ebrtet q\u00eb kishte qen\u00eb komunist! Dhe a t\u00eb kujtohet, i dashur Xhevdet, q\u00eb pas k\u00ebtij \u201cincidenti\u201d z. Berisha e moderoi p\u00ebr pak koh\u00eb gjuh\u00ebn. E pra, me shpres\u00ebn e kot\u00eb se do ndodhte e nj\u00ebjta mrekulli, ia kujtova edhe un\u00eb Fug\u00ebs k\u00ebt\u00eb segment t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendja e fundit nga ana e Fug\u00ebs ishte n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb m\u00eb more ti para nj\u00eb jave. P\u00ebr dreq (apo p\u00ebr shejtanll\u00ebk profesional) m\u00eb pyete se si i gjykoja v\u00ebrejtjet e Akademikut Fuga p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave. T\u2019u p\u00ebrgjigja se bashkohem me to, por meq\u00eb si historian jam i lidhur profesionalisht me t\u00eb shkuar\u00ebn, kujtova edhe faktin q\u00eb Fuga ka qen\u00eb nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2007, q\u00eb prodhoi k\u00ebt\u00eb lloj Akademie me shum\u00eb gjeneral\u00eb (nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb t\u00eb graduar nga z. Berisha), por pa ushtar\u00eb, pra pa institutet e pa studiuesit, q\u00eb realisht kryejn\u00eb pun\u00eb shkencore, t\u00eb cil\u00ebt reforma i degdisi n\u00eb periferit\u00eb e universiteteve vaj-medet t\u00eb reform\u00ebs berishiane. E cila, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e Berish\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb edhe e PS s\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb heshti si peshku kur ajo kaloi n\u00eb Parlament, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb padyshimshm\u00ebrisht edhe reform\u00eb e Fug\u00ebs dhe e t\u00eb tjer\u00ebve. Mir\u00ebpo, Fuga \u00ebsht\u00eb nga ata intelektual\u00eb t\u00eb tipit \u201cnoli me tangere\u201d (mos m\u00eb prek), t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb i gjeje r\u00ebndom jo n\u00eb koh\u00ebn e sundimit republikan, por n\u00eb epok\u00ebn e \u201cperandor\u00ebve-diell\u201d. Dhe m\u2019u turr, ashtu si ti e di (dhe n\u00eb fakt, si\u00e7 ti pak a shum\u00eb e urove, sigurisht p\u00ebr arsye profesionale).<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfituar nga qet\u00ebsia q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzon pamja jote olimpike, i dashur Xhevdet, m\u00eb lejo t\u00eb sqaroj edhe dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, duke shpresuar se nuk do e m\u00ebrzis tej mase lexuesin.<\/p>\n<p>Kur un\u00eb flas p\u00ebr Akademin\u00eb e dikurshme t\u00eb Shkencave, p\u00ebr profesor\u00ebt shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj q\u00eb mblidheshin n\u00ebn \u00e7atin\u00eb e saj, kur un\u00eb flas p\u00ebr nivelet e admirueshme t\u00eb Institutit t\u00eb Historis\u00eb, atij t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb, Arkeologjis\u00eb e Antropologjis\u00eb, t\u00eb Institutit t\u00eb Sizmologjis\u00eb, t\u00eb Institutit t\u00eb Energjis\u00eb B\u00ebrthamore, makar edhe p\u00ebr projeksionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Institutit t\u00eb dikursh\u00ebm Bujq\u00ebsor, un\u00eb nuk dua t\u2019i b\u00ebj elozhe regjimit t\u00eb E. Hoxh\u00ebs. Un\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzisht, mundohem t\u2019i tregoj respektin e duhur atyre shkenc\u00ebtar\u00ebve, atyre profesor\u00ebve, shumica e t\u00eb cil\u00ebve nuk ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PPSH, t\u00eb cil\u00ebt na gatuan ne, mua dhe Fug\u00ebn, madje Fug\u00ebn pastaj mua. Sepse un\u00eb i kam kryer studimet universitare n\u00eb Itali. <\/p>\n<p>Dhe n\u00eb Itali, un\u00eb dhe shoku im Shp\u00ebtim \u00c7u\u00e7ka, madje Shp\u00ebtimi dhe un\u00eb, megjith\u00ebse vinim nga nj\u00eb shkoll\u00eb \u201cspartane\u201d, rezultuam t\u00eb ishim nd\u00ebr student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Shp\u00ebtimi i pari, pastaj edhe un\u00eb. Dhe aty, n\u00eb vendin e duhur, ne pat\u00ebm rastin t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb si\u00e7 e meritonte profesorin ton\u00eb t\u00eb latinishtes, Pashko Gje\u00e7in, profesorin ton\u00eb t\u00eb greqishtes s\u00eb vjet\u00ebr, Seit Mansaku e plot e plot t\u00eb tjer\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve kishte ndonj\u00eb komunist, por kishte edhe t\u00eb burgosur politik\u00eb, si\u00e7 ishte pik\u00ebrisht Pashko Gje\u00e7i. T\u00eb cilin ai regjim, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn e pati nj\u00eb projekt edhe p\u00ebr albanologjin\u00eb, e nxori nga burgu p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar ne, q\u00eb ishim projektuar si albanolog\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm, gjuh\u00ebn latine e greke.<\/p>\n<p>Mua nuk m\u00eb kujtohet n\u00ebse, kur ndonj\u00eb profesor na b\u00ebnte komplimente p\u00ebr nivelin e mir\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebve klasike, t\u00eb kem p\u00ebrmendur emrin e profesor\u00ebve tan\u00eb e \u201ct\u2019i kem ndar\u00eb meritat\u201d me shkoll\u00ebn shqiptare, nga vija. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb nuk e kam b\u00ebr\u00eb, nuk do t\u00eb lodhem s\u00eb korrektuari k\u00ebt\u00eb gabim timin, edhe n\u00eb vitet e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb thell\u00eb (n\u00ebse Gjongecaj nuk do ma ket\u00eb k\u00ebnduar \u201cde profundis\u201d n\u00eb vitet e pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb hershme). Aq m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kam patur p\u00ebrvoja e ngjarje q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb reflektoj. Kam marr\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim trondit\u00ebs nga sopranoja jon\u00eb Inva Mula, n\u00eb vitin 2003, kur sh\u00ebrbeja si Ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shfaqjeje plot sukses e buj\u00eb q\u00eb ajo dha n\u00eb \u201cLa Scala\u201d t\u00eb Milanos (\u201cTraviata\u201d, n\u00eb mos gaboj), e rrethuar nga gazetar\u00ebt dhe e trajtuar prej tyre si nj\u00eb \u201cprincesh\u00eb franceze\u201d, Inva i shtangu ata duke u th\u00ebn\u00eb, jo pa nerv, se ishte shqiptare doc, dhe se suksesin e saj ia dedikonte shkoll\u00ebs s\u00eb kantos shqiptare, ku ishte formuar. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr soprano e re, Ermonela Jaho, n\u00eb Bienalen e Spoletos do t\u00eb vet\u00ebprezantohej si produkt i shkoll\u00ebs shqiptare dhe po ashtu Kledi Kadiu nuk la rast pa shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u2019u identifikuar, me krenari, me shkoll\u00ebn e baletit shqiptar. K\u00ebto q\u00eb them, at\u00eb koh\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb par\u00eb nga ekranet e televizionit italian edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>E pra, n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb k\u00ebtyre shembujve dometh\u00ebn\u00ebs, ne burrave q\u00eb jemi tek t\u00eb 60-tat (un\u00eb, po) nuk na ka hije, mendoj, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u201cbuz\u00ebhollin\u201d e \u201ct\u00eb virgj\u00ebrin\u201d. Nuk kemi lindur me demokracin\u00eb, dhe t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrsa i p\u00ebrket arsimimit, m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu. P\u00ebr t\u00eb tjerat: aferim.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, mes t\u00eb tjerash, k\u00ebto dit\u00eb Fuga m\u00eb shigjetoi disa her\u00eb si ziliqar, si i kurdisur nga dikush, si ambicioz. P\u00ebrse t\u00eb jem ziliqar? Sh\u00ebndetin e kam, marshalla, jo m\u00eb keq se ai, flok\u00ebt m\u00eb rezistojn\u00eb e po ashtu dh\u00ebmb\u00ebt, dhe vetullat ende i kam t\u00eb zeza edhe pa i bojatisur. Ambicioz, p\u00ebrse? P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb Akademik, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb Drejtor i Qendr\u00ebs Albanologjike? Jo mor zotni, nuk jan\u00eb t\u00eb miat k\u00ebto ndjenja. Ndaj, i dashur Xhevdet, n\u00ebse e ruan miq\u00ebsin\u00eb me Fug\u00ebn, e n\u00ebse t\u00eb ec\u00ebn fjala tek ai, t\u00eb lutem thuaja: un\u00eb e deklaroj se nuk dua t\u00eb b\u00ebhem an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, edhe pse nj\u00eb shtes\u00eb prej 40 mij\u00eb lek\u00ebsh mbi pension nuk do t\u00eb m\u00eb binte keq. Do b\u00ebj si do b\u00ebj, do pi nj\u00eb kafe m\u00eb pak. Por nuk dua t\u00eb b\u00ebhem an\u00ebtar i asaj Akademie, p\u00ebr arsye parimore, sepse ajo Akademi ku un\u00eb kam edhe ndonj\u00eb shok e mik t\u00eb rrall\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb akademia ime, \u00ebsht\u00eb akademia anti-shkenc\u00eb e Fug\u00ebs dhe e t\u00eb em\u00ebruarve t\u00eb tjer\u00eb si ai. Nuk dua t\u00eb b\u00ebhem, dhe nuk do t\u00eb b\u00ebhem as Drejtor i Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike, si\u00e7 ka dal\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb i ka prishur qet\u00ebsin\u00eb Fug\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb kan\u00eb mbetur vet\u00ebm pak vite pun\u00eb, dhe p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb me gjuh\u00ebn e \u201cl\u00ebshuar\u201d q\u00eb p\u00ebrdor ndonj\u00ebher\u00eb Fuga, un\u00eb nuk jam Herkuli q\u00eb n\u00eb 3-4 vjet t\u00eb mund t\u00eb laj bajgat q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb k\u00ebta 25 vjet n\u00eb studimet albanologjike regjimi i antishkenc\u00ebs, i antidijes, i antiligjit, i antishtetit. Do p\u00ebrfundoj pun\u00ebt q\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr ta pasur nd\u00ebrgjegjen e qet\u00eb p\u00ebrpara vetes, familjes, njer\u00ebzve q\u00eb m\u00eb respektojn\u00eb, institucionit ku punoj dhe p\u00ebrpara shtetit, q\u00eb mir\u00eb a keq, m\u00eb ka paguar dhe ende nuk m\u00eb ka hedhur n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe, si shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><i>Miq\u00ebsisht,<br \/>\nGazeta TemA &#8211; Tiran\u00eb, 19 maj 2016<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhufi: P\u00ebrgjigjja ime e fundit p\u00ebr Fug\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, bindjet e deri edhe psiche-ja ime Let\u00ebr gazetarit Xhevdet Shehu, n\u00eb mbyllje t\u00eb debatit p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave Nga P\u00ebllumb Xhufi I dashur Xhevdet, Po t\u00eb drejtohem ty me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb mund ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3148","post","type-post","status-publish","format-standard","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhufi: P\u00ebrgjigjja ime e fundit p\u00ebr Fug\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, bindjet e deri edhe psiche-ja ime Let\u00ebr gazetarit Xhevdet Shehu, n\u00eb mbyllje t\u00eb debatit p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave Nga P\u00ebllumb Xhufi I dashur Xhevdet, Po t\u00eb drejtohem ty me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb mund ta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-20T13:59:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-12T19:52:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"100\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb\",\"datePublished\":\"2016-05-20T13:59:42+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-12T19:52:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/\"},\"wordCount\":2353,\"commentCount\":0,\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/\",\"name\":\"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-05-20T13:59:42+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-12T19:52:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhufi: P\u00ebrgjigjja ime e fundit p\u00ebr Fug\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb i irriton emri im, fytyra ime, origjina ime, krushqit\u00eb, miq\u00ebsit\u00eb, bindjet e deri edhe psiche-ja ime Let\u00ebr gazetarit Xhevdet Shehu, n\u00eb mbyllje t\u00eb debatit p\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave Nga P\u00ebllumb Xhufi I dashur Xhevdet, Po t\u00eb drejtohem ty me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, q\u00eb mund ta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-20T13:59:42+00:00","article_modified_time":"2018-04-12T19:52:46+00:00","og_image":[{"width":300,"height":100,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/fjala_e_lire.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb","datePublished":"2016-05-20T13:59:42+00:00","dateModified":"2018-04-12T19:52:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/"},"wordCount":2353,"commentCount":0,"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/","name":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"datePublished":"2016-05-20T13:59:42+00:00","dateModified":"2018-04-12T19:52:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pergjigjja-e-xhufit-per-fugen-gjongecaj-e-te-tjere\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrgjigjja e Xhufit p\u00ebr Fug\u00ebn, Gjongecaj e t\u00eb tjer\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3148\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}