{"id":31483,"date":"2018-07-24T09:17:49","date_gmt":"2018-07-24T07:17:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31483"},"modified":"2018-07-24T09:17:49","modified_gmt":"2018-07-24T07:17:49","slug":"ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/","title":{"rendered":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/deshperimi-yne-dhe-pyetja-sa-do-zgjase-shoqeria-apo-shteti-i-batakcinjve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a>, <em>24 korrik 2018<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>Populli i varf\u00ebr, politikan\u00eb t\u00eb pasur! Populli n\u00eb nevoj\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb luks. T\u00eb rinjt\u00eb duan t\u00eb ikin, klasa politike fle n\u00eb vila dhe \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb hedoniz\u00ebm. A ia vlen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jesh i ndersh\u00ebm? Sa do zgjas\u00eb shoq\u00ebria apo shteti i batak\u00e7injve?<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><em>Nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u humbur me <strong>P\u00ebrparim Kabo<\/strong>n dh\u00ebn\u00eb gazetares <strong>Entela Resuli<\/strong>, botuar sot n\u00eb DITA, n\u00eb kontekstin e debatit t\u00eb hapur n\u00eb gazet\u00eb jav\u00ebt e fundit mbi situat\u00ebn n\u00eb vend dhe 5 vitet e qeverisjes s\u00eb Rilindjes.<\/em><\/p>\n<p>\u201c<em>Zeruam trash\u00ebgimin\u00eb e komunizmit, tani po paguajm\u00eb me pasurime t\u00eb paligjshme, polarizim ekonomik ekstrem, zhg\u00ebnjime masive, shpagime dhe vrasje, grabitje dhe falsifikime, \u201cdashuri\u201d me parat\u00eb e pista e kriminale\u2026 Si ka mund\u00ebsi q\u00eb atje ku ka krom, ka varf\u00ebri ekstreme?! Atje ku ka naft\u00eb ka t\u00eb papun\u00eb?! Shteti \u00ebsht\u00eb dehumanizuar dhe merret me interesin privat. Ka braktisur interesin publik, dhe n\u00eb korridoret e shtetit, jan\u00eb oligark\u00ebt q\u00eb marrin vendimet<\/em>\u201d \u2013 thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera antopologu dhe filozofi <strong>P\u00ebrparim Kabo<\/strong>.<\/p>\n<p><em>M\u00eb posht\u00eb, intervista e tij e plot\u00eb e botuar sot si kopertin\u00eb e DITA.<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>&#8211; Profesor, si nj\u00eb person q\u00eb e ndiqni me v\u00ebmendje aktualitetin n\u00eb vend, \u00e7far\u00eb ju shqet\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e drejtpeshimeve q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtet serioz. Institucionet jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, nepotizmi vijon, korrupsioni e ka kalbur at\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb keq akoma nuk ka strategji reale q\u00eb shteti t\u00eb kthehet n\u00eb normalitet, m\u00eb shum\u00eb luftohet n\u00eb barrikada partiake dhe nj\u00ebra pal\u00eb flet e mburret p\u00ebr nj\u00eb lloj moderniteti q\u00eb n\u00eb nuk qenkemi n\u00eb gjendje ta shohim, pala tjet\u00ebr thot\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne nuk e shohim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb vret \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb ka nj\u00eb varf\u00ebri ekstreme n\u00eb shum\u00eb familje si ai rasti q\u00eb pam\u00eb para pak dit\u00ebsh ku nj\u00eb n\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat i ushqente f\u00ebmij\u00ebt me kumbulla. Kjo \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse ndaj para se t\u00eb b\u00ebjm\u00eb 100 fshatra model nj\u00eb ide e mir\u00eb kjo, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mbase nja 300 fshatra normal\u00eb, ku njer\u00ebzit t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb realisht garancit\u00eb sociale t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se njer\u00ebzit si pasoj\u00eb e pafuqis\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb pesimist\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pesimizmi dhe optimizmi i pa bazuar jan\u00eb t\u00eb pavlera, duhet t\u00eb jemi realist dhe me nj\u00eb vet\u00ebdije dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie, t\u00eb p\u00ebrpiqemi \u00e7do dit\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb rregullohet gjendja, t\u00eb rikthehet shpresa, t\u00eb ndalet r\u00ebnia, t\u00eb sigurohet besimi se \u00e7do vend ec\u00ebn p\u00ebrpara n\u00ebse ka nj\u00eb popull q\u00eb mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr fatet e veta, ka solidaritet njer\u00ebzor dhe institucione t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u00eb dalim nga varf\u00ebria ku sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rajonal, gati gjysma e shqiptar\u00ebve duan t\u00eb largohen nga vendi, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr presin, se \u00e7far\u00eb nuk e din\u00eb as vet\u00eb, nd\u00ebrsa klasa politike duket gjithnj\u00eb e m\u00eb e plog\u00ebsht dhe e pa angazhuar p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb varf\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>T\u2019i marrim me radh\u00eb. Varf\u00ebria do s\u00eb pari ta pranosh, ta identifikosh, ku \u00ebsht\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli. Duhet q\u00eb ministria apo ministrit\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb plag\u00eb t\u00eb shprehin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb u takon. Institucioni Avokatit t\u00eb Popullit do duhej me koh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte hart\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb. N\u00eb \u00e7do zon\u00eb, qytet, fshat apo zon\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu duhet t\u00eb b\u00ebhet kujdes p\u00ebr pasurit\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb duart e atyre q\u00eb s\u2019u b\u00ebn p\u00ebrshtypje varf\u00ebria. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb atje ku ka krom, i cili eksportohet jasht\u00eb vendit dhe sjell valut\u00eb, pik\u00ebrisht atje ka varf\u00ebri madje ekstreme?! Atje ku ka naft\u00eb ka t\u00eb papun\u00eb?! Atje ku ka uj\u00ebra dhe pyje, eko-sisteme dhe burime te pasura natyrore gjithfar\u00ebsh po atje ka varf\u00ebri?!<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Shteti \u00ebsht\u00eb dehumanizuar dhe merret me interesin privat, ka braktisur interesin publik, dhe n\u00eb korridoret e shtetit, si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb studiues amerikan, jan\u00eb Oligark\u00ebt q\u00eb marrin vendimet.<\/p>\n<p>Ikja nga vendi \u00ebsht\u00eb e frikshme. Ata, ikanak\u00ebt nuk mund t\u00eb presin integrimin e vendit por preferojn\u00eb t\u00eb provojn\u00eb nj\u00eb integrim individual apo familjar. Kjo gjendje do analiza serioze dhe jo pseudo argumente me batuta njer\u00ebzish q\u00eb nuk shprehin as ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe as atdhedashuri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb atdhe i zbrazur nga populli i vet \u00ebsht\u00eb jetim. Nj\u00eb vend q\u00eb zbrazet nga breznit\u00eb e reja \u00ebsht\u00eb pa t\u00eb ardhme. Nj\u00eb shtet ku njer\u00ebzit nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambient me sh\u00ebndet mendor t\u00eb s\u00ebmur.<\/p>\n<p>Klasa politike nuk mb\u00ebrriti asnj\u00eb her\u00eb t\u00eb b\u00ebhej klas\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb akoma me cil\u00ebsi dhe vlera p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb klas\u00eb q\u00eb drejtohet nga misioni, q\u00ebllimet dhe morali p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atdheut dhe popullit. Populli i varf\u00ebr e politikan\u00eb t\u00eb pasur! Populli n\u00eb nevoj\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb luks. T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar dhe duan t\u00eb ikin, kurse klasa politike fle n\u00eb vila dhe \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb hedoniz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNdihem e pasur kur populli im ka nj\u00eb ekonomi, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb, si edhe drejt\u00ebsi e barazi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d- thot\u00eb kancelarja gjermane Angela Merkel. Nuk e di n\u00ebse ndonj\u00eb nga politikan\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ideal t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jemi 30 vite nga ndryshimi i sistemit. Vendi ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb mundimshme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb rraskapitje t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto tri dekada?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb sillemi me kultur\u00eb ndaj atyre vlerave q\u00eb ka sistemi liberal-demokracis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ankohesh. N\u00ebse sistemi liberal demokrat ka n\u00eb themel Demokracin\u00eb p\u00ebrmes Ligjit dhe nd\u00ebrtohet nga pluralizmi partiak, multikulturalizmi dhe zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme, ne duhet t\u2019i njohim dhe t\u2019i respektojm\u00eb k\u00ebta parime.<\/p>\n<p>Nga i presim nga jasht\u00eb nuk mund t\u00eb vijn\u00eb, nuk jan\u00eb mallra q\u00eb importohen, \u00ebsht\u00eb kultura demokratike, pik\u00ebrisht ajo q\u00eb na mungon dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb krijuar. Ne duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb sistem demokratik me mentalitet feudal, q\u00ebndrime demokratike me sjellje prej bejler\u00ebsh dhe drejtim demokratik me frym\u00eb otomaniste t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>U b\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet 30 vite por sa u punua t\u00eb dilej nga mentaliteti shoq\u00ebris\u00eb diktatoriale?! Ik\u00ebm nga sistemi i ekonomis\u00eb s\u00eb centralizuar dhe pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por me \u00e7far\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuam? Me grabitjen e pron\u00ebs shtet\u00ebrore publike dhe individuale. Nuk donim nd\u00ebrmarrje shtet\u00ebrore si n\u00eb komuniz\u00ebm, por pse duhet t\u00eb prishnim baz\u00ebn materiale, makinerit\u00eb, fabrikat dhe minifabrikat, hekurudhat dhe flot\u00ebn detare, vreshtat dhe pyjet, ujerat dhe brigjet e lumenjve? Kush i b\u00ebri k\u00ebto d\u00ebme kolosale? Kush? Mos erdh\u00ebn nga jasht\u00eb vendit t\u00eb huaj? Ne i b\u00ebm\u00eb vet\u00eb ndaj edhe po e p\u00ebsojm\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb e till\u00eb ku gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kokolepsur keq e m\u00eb keq do t\u00eb vinte dhe si pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb ecej m\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Tani ne po paguajm\u00eb me varf\u00ebri, me pasurime t\u00eb paligjshme dhe me polarizim ekonomik ekstrem. Jemi shnd\u00ebrruar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb nevoj\u00eb. Dhe njeriu n\u00eb nevoj\u00eb nuk e zbaton dot ligjin jo se nuk do por se ai nuk mundet. Necessitas non habet leggem thonin latin\u00ebt \u2013 Nevoj\u00ebs nuk i duhet ligji. E n\u00ebse ligji nuk zbatohet s\u2019ka m\u00eb as kushte dhe as klim\u00eb p\u00ebr shtet ligjor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu krijohet informaliteti, veprimet e paligjshme q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfunduan me gjunj\u00ebzimin e shtetit me legalizimet! Por kjo katrahur\u00eb u ndal m\u00eb n\u00eb fund nga Gjykata e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg e cila i nisi ultimatumin ekzekutivit shqiptar. Stop me legalizimet, jan\u00eb t\u00eb paligjshme. E kur shteti legalizon antiligjin ai humb funksionin, atributet dhe legjitimitetin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb nuk kthehet m\u00eb pas?<\/strong><\/p>\n<p>Gabimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb vrasja e territorit, d\u00ebmtimi i fondit t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb nuk kthehen m\u00eb por dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb rregullohet, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebs e cila duhet t\u2019i kthehet pronarit t\u00eb ligjsh\u00ebm!<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt m\u00eb lart jan\u00eb arsye q\u00eb sot shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb atje ku duhet t\u00eb ishin?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim, hym\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb ndryshimin e sistemit demokratik dhe n\u00eb Kapitalizmin Global q\u00eb funksionon fal\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ne u soll\u00ebm keq n\u00eb shum\u00eb drejtime, me detyrimet t\u00eb cilat buronin prej tij. Menduam, ose m\u00eb sakt\u00eb nuk menduam ashtu si duhej. Kapitalizmi nuk \u00ebsht\u00eb rend shoq\u00ebror q\u00eb t\u00eb fal gabimet dhe amatorizmin, as si iniciativ\u00eb e lir\u00eb e tregut as si demokraci p\u00ebrmes ligjit; dhe p\u00ebr fatin ton\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb si ish-vend i izoluar, as edhe si nj\u00eb kapitaliz\u00ebm global, ai nuk \u00ebsht\u00eb zem\u00ebrgjer\u00eb ndaj keqkuptimeve apo gabimeve me q\u00ebllim q\u00eb kryhen si n\u00eb drejtimin politik ashtu dhe n\u00eb raportet social ekonomike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet.<\/p>\n<p>Ne u soll\u00ebm keq me mund\u00ebsit\u00eb dhe me fatin ton\u00eb, me partner\u00ebt dhe me shanset q\u00eb na u dhan\u00eb, me koh\u00ebn dhe me t\u00eb ardhmen! Tani paguajm\u00eb me ngecje, me kthim pas, me konflikte, me gjykime e rigjykime n\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>U b\u00eb koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb zhg\u00ebnjime masive, shikojm\u00eb shpagime dhe vrasje, njihemi me grabitje dhe me falsifikime, me \u201cdashuri\u201d me parat\u00eb e pista e kriminale, pataksemi me vjedhje arshivash n\u00eb prokurori rrethesh, tromaksemi me eliminime njer\u00ebzish n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mafioze, gjith\u00e7ka nga kjo gjendje na ka krijuar d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Profesor, a jan\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nj\u00eb grup aktor\u00ebsh q\u00eb luajn\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ata nuk jan\u00eb as aktor\u00eb dhe as politikan\u00eb. Ata jan\u00eb shp\u00ebrdorues t\u00eb shanseve historike. Sigurisht jo t\u00eb gjith\u00eb, por n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe po jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. A nuk jan\u00eb po k\u00ebta q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb realitet me firma piramidale, a nuk jan\u00eb po k\u00ebta q\u00eb prish\u00ebn dhe shp\u00ebrdoruan pasurit\u00eb komb\u00ebtare me politikat e tyre t\u00eb \u00e7ekut t\u00eb bardh\u00eb dhe terapis\u00eb shock. A nuk jan\u00eb politikan\u00ebt aktual q\u00eb me PPP e famshme po shesin interesat publike te privati? Shum\u00eb a pak po k\u00ebta jan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb antikitet politika quhej \u201carti i t\u00eb drejtuarit t\u00eb shtetit\u201d. Pra ky art lypte shtetar artist\u00eb dhe jo artist\u00eb q\u00eb duan t\u00eb shiten si shtetar\u00eb. K\u00ebta tan\u00ebt n\u00eb pothuaj tre dekada nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb korruptuar, jan\u00eb t\u00eb pasinqert\u00eb, jan\u00eb hedonik\u00eb dhe nuk kan\u00eb dhembshurin\u00eb e drejtuesve t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb shtetit n\u00eb interes t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt tan\u00eb nuk jan\u00eb public servant! Nuk u b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb till\u00eb. E kan\u00eb katandisur politik\u00ebn n\u00eb artin e pasurimit t\u00eb tyre. Pasurimi i paligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb duhet nd\u00ebshkuar ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoni t\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Po besoj. Besoj sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i NATO-s dhe si i till\u00eb ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku drejtojn\u00eb gangster\u00ebt, ku drejt\u00ebsin\u00eb e ka p\u00ebrpir\u00eb korrupsioni. Si vend i Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior ke detyrim, duhet nj\u00eb demokraci funksionale, duhet Rule of Law. Duhen njohur dhe respektuar lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr k\u00ebto detyrime dhe arsye, faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb kaq k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs. Kush dyshon ose \u00ebsht\u00eb mosbesues mund t\u00eb gjej\u00eb shkaqe rrethanore, por askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se interesat gjeopolitike dhe strategjike t\u00eb NATO-s dhe ato t\u00eb SHBA-ve, jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb korruptuar, t\u00eb kapur dhe t\u00eb anatemuar nga publiku i gjer\u00eb. Vende dhe shtete t\u00eb tilla jan\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj aleance.<\/p>\n<p>Ndaj pyetja rimodulohet. Me apo pa NATO-n?! Ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt v\u00ebrtet\u00eb me vones\u00eb, por e kuptuan k\u00ebnet\u00ebn q\u00eb ishte krijuar k\u00ebtu dhe iniciuan Vettingun. T\u00eb ishte p\u00ebr ne, as nj\u00eb gj\u00eb nuk do ndryshonte. Do hiqeshim zvarr\u00eb si nj\u00eb vend gjysm\u00eb oriental.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A kan\u00eb frik\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb deri m\u00eb tani, po politikan\u00ebt a po ndihen t\u00eb frik\u00ebsuar nga kjo reform\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFrika \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja politike n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat\u201d\u2026 \u00ebsht\u00eb shprehur Michel Foucault, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nd\u00ebshkimi me ligj \u00ebsht\u00eb frika nga ligji dhe kjo \u00ebsht\u00eb frika q\u00eb krijon vet\u00ebdijen ligjore, edukon sjelljen ligjore dhe blaton vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen ushqyer nga edukata ligjore.<\/p>\n<p>A jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar?! Po jan\u00eb, madje shum\u00eb. Tani kan\u00eb nisur ta kuptojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shaka Vettingu. Pas rr\u00ebzimit nj\u00eb e nga nj\u00eb n\u00eb Komisionin e Verifikimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb konfiskimet dhe burgosjet. N\u00eb vjesht\u00eb nis Vettingu me politikan\u00ebt. Le t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb dhe k\u00ebto pushime verore. SPAK dhe Byroja e Hetimit \u00ebsht\u00eb ndryshe vjeshta e 2018-s, nj\u00eb vjesht\u00eb me shirat e frik\u00ebs dhe spastrimit t\u00eb llumit!<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani u tremb dhe u frik\u00ebsua njeriu i pambrojtur, qytetari nevojtar, shoq\u00ebria dhe individi. Kjo koh\u00eb u ndal. Shoq\u00ebria do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e ligjit, e p\u00ebr pasoj\u00eb qytetari dhe individi do g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre t\u00eb shpallura me ligj dhe t\u00eb mbrojtura po m\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e shikoni orientimin e rinis\u00eb shqiptare? A ka gjasa t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb brez q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb ecurin\u00eb e vendit apo\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Rinia shqiptare ka vlera, ka energji dhe guxim, por i duhet dhe kultur\u00eb dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Ikja nga atdheu apo nga detyrimi historik si brez antropologjik \u00ebsht\u00eb thjesht zgjidhje individuale. Pasiguria \u00ebsht\u00eb patologji globale. Rinia nuk duhet t\u00eb ndotet me ideologji partish dhe me plane veprimi zyrash partie ku shitet dinjiteti dhe humbet vizioni. Rinia, por edhe pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe jo t\u00eb mallkojn\u00eb apo shajn\u00eb, t\u00eb lavd\u00ebroj\u00eb apo te qurraviten n\u00ebp\u00ebr zyra apo ekrane Tv. Jeta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ndryshimi \u00ebsht\u00eb detyrim, progresi u takon guximtar\u00ebve. Me lepuj nuk b\u00ebhet stani!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Qytetari shqiptar sot, si konsumator jo si analizues, ka p\u00ebrball\u00eb dy identikite t\u00eb situat\u00ebs ekonomike: situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb te bizneset, rritje \u00e7mimesh, m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb shpenzuar, por edhe pasiguri p\u00ebr t\u00eb shpenzuar. Tjetra vjen nga qeveria e cila tregon shifra mbi rritjen e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit. Si \u00ebsht\u00eb ekonomia, ku po shkojm\u00eb sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Makroekonomia n\u00eb ekuilib\u00ebr apo zhvillimi si rritje e GDP-s thot\u00eb nobelisti Josef Stiglitz \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Duhet par\u00eb jeta reale. Mund\u00ebsit\u00eb dhe zhvillimi real dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm i nj\u00eb vendi. N\u00ebse GDP rritet si pasoje e rritjes s\u00eb kreditimit dhe borxhit t\u00eb jasht\u00ebm, s\u2019ka zhvillim ekonomik t\u00eb atij vendi, gjendja e p\u00ebrgjithshme social-ekonomike do gremiset shum\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjendja reale e njeriut e identifikuar si capita in come (t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb) dhe llogaritja e saj, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i thjeshte matematikor. P\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb m\u00eb komplekse ndaj dhe ekonomia si shkenc\u00eb dhe si politik\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe t\u00eb p\u00ebrllogaris\u00eb shum\u00eb faktor\u00eb,\u2026 q\u00eb nga t\u00eb ardhurat reale, \u00e7mimet, kreditimin, fluktacionin e paras\u00eb, inflacionin, deflacionin, pagat reale, \u00e7mimet e mallrave t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, ndotjen e ambientit, gjendjet n\u00eb spitalet, ila\u00e7et-cil\u00ebsin\u00eb dhe \u00e7mimet e tyre, sigurimet shoq\u00ebrore dhe ato sh\u00ebndet\u00ebsore, kostot e transportit publik, nivelin e kultur\u00ebs digitale, krijimin e klas\u00ebs s\u00eb mesme, kthimin te pronari i ligjsh\u00ebm e pron\u00ebs s\u00eb tij.. etj etj.<\/p>\n<p>Gjendja ekonomike ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm, me infrastruktur\u00ebn, me arsimin dhe me mbrojtjen e natyr\u00ebs si kusht zhvillimi dhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb! N\u00eb tavolin\u00eb nuk hahet propaganda, hahet ushqim. N\u00eb trup nuk vishen deklaratat, vishen rrobat. N\u00eb jet\u00ebn e njeriut gj\u00ebrat jet\u00ebsore jan\u00eb aq t\u00eb matshme sa s\u2019ka as nj\u00eb lloj llafollogjie q\u00eb mund ta mbuloj\u00eb gjendjen reale te njeriut q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb varf\u00ebri, apo m\u00eb keq akoma n\u00eb mizerje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Profesor, a vlen t\u00eb jesh i ndersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri apo \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh nj\u00eb nga format e shumta q\u00eb ofron ky vend p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb batak\u00e7i?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb them i ndersh\u00ebm. Kjo ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb filozofia ime e jet\u00ebs. Batak\u00e7injt\u00eb jan\u00eb nj\u00eb klas\u00eb kandrash q\u00eb shum\u00eb shpejt e gjejn\u00eb vendin, o shkojn\u00eb vet\u00eb ose i \u00e7ojn\u00eb atje! Shoq\u00ebria apo shteti batak\u00e7inj\u00ebve nuk zgjat shum\u00eb. Kur je korrekt me ligjin dhe me rregullin, ti je mir\u00eb edhe me lirin\u00eb. Pa liri nuk ka as ndershm\u00ebri dhe as marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kredua e Batak\u00e7inj\u00ebve \u00ebsht\u00eb g\u00ebnje mashtro, spekulo, abuzo, zhvat, ik nga ligji dhe jeto vrimave. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos e nxim\u00eb pak si shum\u00eb bised\u00ebn, a kemi dhe gj\u00ebra t\u00eb bukura n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl?<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb por ju p\u00ebr k\u00ebto me pyet\u00ebt. Pak\u00ebz diell pse jo. Sa po u mbyll festivali i Butrintit, p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb pash\u00eb shfaqje shum\u00eb t\u00eb arrira. Pash\u00eb nj\u00eb Sarand\u00eb dhe Ksamil t\u00eb mbushur me turist\u00eb, norvegjez, suedez, hungarez, polak\u00eb dhe ukrainas, realitet q\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi pa mas\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fluks nuk \u00ebsht\u00eb se sjell vet\u00ebm valut\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi turizmi \u00ebsht\u00eb ushqyes kulture ndaj edhe t\u00eb imponon nj\u00eb ndryshim q\u00eb ka n\u00eb themel orientimin nga civilizimi per\u00ebndimor. Eh, n\u00eb gjykimin tim nj\u00eb ecje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kahjen e duhur !<\/p>\n<p>&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>*<em>Botuar sot n\u00eb DITA, pjes\u00eb e forumit me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs, analist\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm dhe lexues mbi analiz\u00ebn e 5 viteve qeverisje t\u00eb Rilindjes<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita, 24 korrik 2018 Populli i varf\u00ebr, politikan\u00eb t\u00eb pasur! Populli n\u00eb nevoj\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb luks. T\u00eb rinjt\u00eb duan t\u00eb ikin, klasa politike fle n\u00eb vila dhe \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb hedoniz\u00ebm. A ia vlen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jesh i ndersh\u00ebm? Sa do zgjas\u00eb shoq\u00ebria apo shteti i batak\u00e7injve? Nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31484,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-31483","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita, 24 korrik 2018 Populli i varf\u00ebr, politikan\u00eb t\u00eb pasur! Populli n\u00eb nevoj\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb luks. T\u00eb rinjt\u00eb duan t\u00eb ikin, klasa politike fle n\u00eb vila dhe \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb hedoniz\u00ebm. A ia vlen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jesh i ndersh\u00ebm? Sa do zgjas\u00eb shoq\u00ebria apo shteti i batak\u00e7injve? Nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-07-24T07:17:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve?\",\"datePublished\":\"2018-07-24T07:17:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/\"},\"wordCount\":3059,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/perparim-kabo-dita.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/\",\"name\":\"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/perparim-kabo-dita.jpg\",\"datePublished\":\"2018-07-24T07:17:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/perparim-kabo-dita.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/perparim-kabo-dita.jpg\",\"width\":660,\"height\":288,\"caption\":\"P\u00ebrparim Kabo - Dita\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dita, 24 korrik 2018 Populli i varf\u00ebr, politikan\u00eb t\u00eb pasur! Populli n\u00eb nevoj\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb luks. T\u00eb rinjt\u00eb duan t\u00eb ikin, klasa politike fle n\u00eb vila dhe \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb hedoniz\u00ebm. A ia vlen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jesh i ndersh\u00ebm? Sa do zgjas\u00eb shoq\u00ebria apo shteti i batak\u00e7injve? Nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-07-24T07:17:49+00:00","og_image":[{"width":660,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve?","datePublished":"2018-07-24T07:17:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/"},"wordCount":3059,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/","name":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg","datePublished":"2018-07-24T07:17:49+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/perparim-kabo-dita.jpg","width":660,"height":288,"caption":"P\u00ebrparim Kabo - Dita"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-ne-deshperim-ata-ne-luks-edhe-sa-do-zgjase-shqiperia-e-batakcinjve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim, ata n\u00eb luks: Edhe sa do zgjas\u00eb Shqip\u00ebria e batak\u00e7injve?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}