{"id":31496,"date":"2018-07-24T10:10:55","date_gmt":"2018-07-24T08:10:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31496"},"modified":"2018-07-24T10:10:55","modified_gmt":"2018-07-24T08:10:55","slug":"jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/","title":{"rendered":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Entela Resuli<\/strong>, <a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/pse-jemi-ne-ankth-kolektiv-dhe-si-mund-te-shpetohet-shoqeria-jone\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a>, <em>23 korrik 2018<\/em><\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit n\u00eb Dita kemi sjell\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl intervistash dhe opinionesh duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mendim apo analiz\u00eb se si ka qeverisur Edi Rama dhe skuadra e tij n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vite.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb kam folur me personazhet apo kam marr nj\u00eb intervist\u00eb, ndoshta pa t\u00eb drejt\u00eb kam patur nj\u00eb paragjykim n\u00eb kok\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehet personazhi, duke u ndikuar nga rrethanat ku ata jan\u00eb pa \u00e7\u2019ka se tjet\u00ebr kund kan\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebzit po me duken t\u00eb pasinqert\u00eb, ose me sakt\u00eb veprojn\u00eb sipas interesave t\u00eb tyre e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe flasin k\u00ebshtu. Interesa k\u00ebto q\u00eb lidhem me pushtetin, hat\u00ebr mbetje, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Me Dom Gjergjin \u00ebsht\u00eb ndryshe. Ai nuk ka asnj\u00eb interes ta mbaj\u00eb mir\u00eb me pushtetin. As t\u00eb flas\u00eb e ta sulmoj\u00eb at\u00eb vet\u00ebm sepse duhet. As t\u00eb mbjell\u00eb urrejtje e as pesimiz\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm kur analizon e kur shprehet, pasi \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pesh\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb tij e mbi t\u00eb gjitha mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht, kam v\u00ebn\u00eb re koh\u00ebt e fundit nj\u00eb pesimiz\u00ebm tek njer\u00ebzit, nj\u00eb munges\u00eb shprese, munges\u00eb d\u00ebshire p\u00ebr t\u00eb punuar dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar e p\u00ebr ta braktisur k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb fenomen e kam hasur edhe tek ata q\u00eb dikur \u2018betoheshin\u201d se nuk do e braktisnin kurr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Njeriu mund t\u00eb ndryshoj\u00eb mendim. Shpresoj t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto dhe p\u00ebr shum\u00eb aspekte t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, kam ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Dom Gjergj Met\u00ebn. Bisedat me t\u00eb jan\u00eb si meditimi dhe terapia p\u00ebr shpirtin. Ju ftoj ta lexoni.<\/p>\n<hr \/>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Dom Gjergj Meta\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/dom_gjergj_meta.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>&#8211; Dom Gjergji, shum\u00eb njer\u00ebz i kishin si \u201cushqim\u201d shkrimet tuaja n\u00eb rrjetet sociale, nd\u00ebrsa keni koh\u00eb q\u00eb nuk jeni m\u00eb prezent n\u00eb to, t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb FB apo keni ndryshuar \u201cdritare\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb falenderoj p\u00ebr fjal\u00ebt. Nuk pretendoj t\u00eb \u201cushqej\u201d njeri, e madje as t\u00eb m\u00ebsoj dik\u00ebnd. Shpresoj vet\u00ebm t\u00eb kem hapur ndonj\u00eb dritare reflektimi. Komunikimi im \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb \u201cdritare\u201d t\u00eb tjera, por jo virtuale. Nuk kam m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr virtualen n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb kisha dikur. Jeta konkrete m\u00eb angazhon m\u00eb shum\u00eb tani dhe sidomos komunikimi me njer\u00ebzit e \u00e7do dite.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sot, do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebnim bashk\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit, n\u00eb fakt, ju gjithmon\u00eb flisni p\u00ebr njer\u00ebzit\u2026po ata a flasin me ju, \u00e7far\u00eb ju thon\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj tipologjin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb takoj dhe t\u00eb bisedave q\u00eb b\u00ebj me ta. Jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojshme, sikurse \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta e p\u00ebrditshme dhe origjinaliteti i secilit q\u00eb takoj. Njer\u00ebzit flasin me mua, sikurse edhe un\u00eb me njer\u00ebzit. Ajo q\u00eb mundohem t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri t\u00eb ngjall\u00eb tek un\u00eb habin\u00eb e misterit, ta trajtoj at\u00eb takim apo bised\u00eb si nj\u00eb event unik n\u00eb jet\u00ebn time, q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb kurr\u00eb edhe pse mund t\u00eb takoj t\u00eb nj\u00ebjtin person nj\u00eb pafund\u00ebsi her\u00ebsh, edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta tem\u00eb edhe pse mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person tejet i m\u00ebrzitsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju tani jeni vendosur n\u00eb Rr\u00ebshen, dom\u00ebth\u00ebn\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se sh\u00ebrbeni edhe jetoni aty?<\/strong><\/p>\n<p>Po jetoj n\u00eb Rr\u00ebshen. Dhe dua t\u00eb them se ndjehem shum\u00eb mir\u00eb. Sikur t\u2019i kisha p\u00ebrkitur k\u00ebtij qyteti dhe k\u00ebsaj zone qysh nga lindja ime.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dom Gjergji, a ndryshojn\u00eb besimtar\u00ebt nga nj\u00eb qytet n\u00eb tjetrin, apo ata q\u00eb besojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj?<\/strong><\/p>\n<p>Fal\u00eb Zotit nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj, ndryshe do t\u00eb quhej monotoni. E bukura e besimit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht larmia e cila, as m\u00eb shum\u00eb as m\u00eb pak, pasqyron larmin\u00eb q\u00eb gjendet n\u00eb natyr\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb sistemet totalitare religjioze apo politike k\u00ebrkohet homogjenizimi i njer\u00ebzve. Larmia krijon dinamiz\u00ebm, befasi, admirim dhe habi. E ne e dim\u00eb se prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit lind edhe mendimi filozofik.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju, jeni nj\u00eb person q\u00eb e ndiqni me v\u00ebmendje aktualitetin n\u00eb vend, \u00e7far\u00eb ju shqet\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7orientimi ekzistencial! Ja \u00e7far\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb shum\u00eb. E \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptoj un\u00eb me \u201c\u00e7orientim ekzistencial\u201d? Paaft\u00ebsin\u00eb dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb plan afatgjat\u00eb, duke mbetur t\u00eb ng\u00ebrthyer n\u00eb danat e carpe diem. Ky \u00e7orientim duket se i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb frike p\u00ebr t\u00eb planifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb largpam\u00ebse, p\u00ebr vet\u00eb situat\u00ebn e l\u00ebvizshme dhe t\u00eb ndryshueshme q\u00eb po kalon vendi yn\u00eb. Nj\u00eb tranzicion shoq\u00ebror q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb modus vivendi si n\u00eb rrafshin individual, si n\u00eb at\u00eb familjar. Jetohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tranzitore, pa themel dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri. Kjo prek t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr e p\u00ebr fat t\u00eb keq prek edhe institucione e realitete q\u00eb n\u00eb vetvete duhet t\u00eb japin nj\u00eb garanci vazhdim\u00ebsie.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kemi?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb sigurisht i vetmi problem. Mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur ai m\u00eb sintetizuesi i shum\u00eb problemeve t\u00eb tjera q\u00eb ne kemi si shoq\u00ebri, q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase jan\u00eb problemet e t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive e n\u00eb disa aspekte t\u00eb tjera jan\u00eb ato m\u00eb specifiket tonat, sikurse varf\u00ebria, kriminaliteti, dhuna n\u00eb familje, trafiku i narkotik\u00ebve, sistemi arsimor dhe sh\u00ebndet\u00ebsor, infrastruktura e dob\u00ebt, \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura t\u00eb korrupsionit n\u00eb administrat\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndikojn\u00eb n\u00eb r\u00ebndimin e atij \u00e7orientimi ekzistencial dhe rrisin duksh\u00ebm nj\u00eb lloj ndjesie pafuqishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb reaguar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka nj\u00eb formul\u00eb se si mund t\u00eb ndryshojm\u00eb, zgjidhim?<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb reagojm\u00eb. Un\u00eb mendoj se nj\u00eb nga rrug\u00ebt e reagimit \u00ebsht\u00eb dialogu. Ne si shoq\u00ebri dialogun e kemi p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga agora-t\u00eb tona. T\u00eb m\u00ebsuar me nj\u00eb monolog 50-vje\u00e7ar, i diktuar nga lart, si nj\u00eb figur\u00eb at\u00ebrore autoritare q\u00eb nuk linte vend p\u00ebr bashk\u00ebndarje dhe m\u00ebnyr\u00eb demokratike t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve, po ashtu duke qen\u00eb se jemi ende nj\u00eb shoq\u00ebri patriarkale dhe piramidale (edhe pse n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr), tani po kalojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb kakofonie ku secili jep mendimin e vet, e shpesh shum\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm, por nuk d\u00ebgjon mendimin e tjetrit. Reagimi n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb, nd\u00ebrsa jap mendimin tim, d\u00ebgjoj \u00e7ka thot\u00eb tjetri e k\u00ebshtu p\u00ebrforcoj, rris apo ndreq mendimin tim e k\u00ebshtu s\u00eb bashku, si n\u00eb nj\u00eb lloj spirale hegeliane, shkohet drejt nj\u00eb sinteze, q\u00eb do t\u00eb ndihmonte n\u00eb kap\u00ebrcimin e k\u00ebsaj situate tranzitore.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur ndryshimin q\u00eb vjen n\u00ebp\u00ebrmjet kultur\u00ebs dhe artit, t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ndjenjat dhe emocionet e njer\u00ebzve, duke i fisnik\u00ebruar ato, por edhe duke i manipuluar shpeshher\u00eb, pasi ne e dim\u00eb nga historia se arti dhe kultura jan\u00eb v\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimeve p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb heshtur, t\u00eb ndrydhur apo t\u00eb mpir\u00eb reagimin e masave. Edhe religjioni ka pasur e mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb till\u00eb. Por arti, kultura dhe religjioni mund t\u00eb ndryshojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb populli n\u00ebp\u00ebrmjet rrafshit t\u00eb simbolikes dhe alegorikes q\u00eb veprojn\u00eb fuqish\u00ebm brenda p\u00ebrmasave m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb njeriut si individ dhe si komunitet.<\/p>\n<p>Dialogut i nevojitet gjithashtu nj\u00eb kusht thelb\u00ebsor q\u00eb t\u00eb zhvillohet: sinqeriteti. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt i v\u00ebshtir\u00eb, pothuajse nj\u00eb mission impossible p\u00ebr momentin n\u00eb Shqip\u00ebri. Fatkeq\u00ebsisht, dhe e them me nj\u00eb dhimbje t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ka nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb theksuar sinqeriteti n\u00eb proceset e dialogut dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrpersonale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Krer\u00ebt e besimeve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri i d\u00ebrguan nj\u00eb let\u00ebr kancelares Merkel dhe Presidentit francez Macron, ku i k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb hapin drit\u00ebn jeshile p\u00ebr hapjen e negociatave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE. U zhg\u00ebnjyet nga mungesa e k\u00ebsaj drite?<\/strong><\/p>\n<p>Personalisht nuk pata aspak zhg\u00ebnjim. Qeverit\u00eb europiane gjykojn\u00eb mbi kritere t\u00eb tjera sakt\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe jo mbi d\u00ebshira t\u00eb mira. Letra jon\u00eb megjithat\u00eb ishte nj\u00eb let\u00ebr kortezie dhe e sinqert\u00eb, sintez\u00eb e nj\u00eb letre tjet\u00ebr q\u00eb ne kemi b\u00ebr\u00eb, po s\u00eb bashku si religjione, dy dit\u00eb pas rakomandimit pozitiv p\u00ebr hapjen negociatave. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb, edhe pse kriteret e vendimmarrjes s\u00eb BE jan\u00eb t\u00eb tjera, ka nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb politik\u00ebn evropiane ndaj elementit religjioz. Vet\u00eb presidenti Makron ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fjalim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kish\u00ebn katolike n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb at\u00eb fjalim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me 9 prill 2018 para Konferenc\u00ebs ipeshkvore franceze, Macron pranon se politika, e vetme, nuk mund t\u00eb zgjidh\u00eb fatet e vendit dhe po ashtu ai pranon se nga Kisha pret tre gj\u00ebra, t\u00eb cilat ajo mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se askush: men\u00e7urin\u00eb, angazhimin dhe lirin\u00eb. Me pak fjal\u00eb ai i k\u00ebrkon Kish\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb politika nuk mund ta b\u00ebj\u00eb, q\u00eb t\u00eb motivoj\u00eb e t\u2019u jap\u00eb shpres\u00eb njer\u00ebzve se ia vlen t\u00eb impenjohesh, pa r\u00ebn\u00eb pre e nihilizmit dhe indiferenc\u00ebs, ku fatkeq\u00ebsisht ka r\u00ebn\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb shqiptare, por jo vet\u00ebm. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb mund dhe duhet ta b\u00ebjn\u00eb edhe religjionet n\u00eb Shqip\u00ebri e shteti t\u2019i konsideroj\u00eb si partner\u00eb dhe jo dekor apo zbukurim n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka nj\u00eb kakofoni n\u00eb aj\u00ebr, probleme me koncesionet, me turizmin, me arsimin, me teatrin, me sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, me drejt\u00ebsin\u00eb\u2026 A vlen pyetja: A ka Zot ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do vend ka nj\u00eb shum\u00ebsi problemesh, e k\u00ebto q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt jan\u00eb problemet tona, me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrballemi. Problemet do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb. Gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb vlere i jep fjal\u00ebs problem: n\u00ebse e shikon si nj\u00eb mund\u00ebsi apo si nj\u00eb fatalitet. Un\u00eb absolutisht besoj se ky vend ka persona t\u00eb vlefsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb. Kam frik\u00eb se mungon idealiteti, ose ka nj\u00eb lloj frike apo droje p\u00ebr t\u00eb pasur ideale. Por kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, edhe pse jo e justifikueshme, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku gjith\u00e7ka matet dhe ka nj\u00eb \u00e7mim, sikurse bie fjala drejt\u00ebsia, arsimi, kultura e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Zoti? Zoti e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, duke na e dhuruar neve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr secilin prej nesh. Ne t\u00eb gjith\u00eb e shprehim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit personal dhe vot\u00ebs. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb ne u japim vot\u00ebn, n\u00eb emrin ton\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve. S\u00eb paku k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoni se do t\u00eb reformohet drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Dom Gjergj Meta\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/dom_gjergj_meta1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Po kam besim q\u00eb do t\u00eb reformohet. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Ka shum\u00eb mosbesim t\u00eb p\u00ebrhapur q\u00eb ndikohet dhe stimulohet nga dy faktor\u00eb: historia e tejzgjatur korruptive e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe dialektika politike q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb lart\u00ebson apo njollos gjith\u00e7ka n\u00eb baz\u00eb t\u00eb konjuktur\u00ebs s\u00eb momentit. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me lirin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb: do t\u00eb thoja q\u00eb ku ka drejt\u00ebsi ka liri dhe ku ka liri ka drejt\u00ebsi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb specifike i referohem faktit se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb e ka t\u00eb domosdoshme lirin\u00eb e veprimit. Nd\u00ebrsa politika mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por nuk duhet ta pengoj\u00eb. I lejoj vetes t\u00eb them se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fakt teknik, p\u00ebrmir\u00ebsim apo p\u00ebrafrim i kuadrit ligjor me at\u00eb t\u00eb vendeve evropiane. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb e thell\u00eb. \u00cbsht\u00eb besim n\u00eb ligjin apo t\u00eb drejt\u00ebn si nj\u00eb element esencial i brendis\u00eb njer\u00ebzore, si nj\u00eb prodhim i p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb menduar t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve e t\u00eb \u00e7do njeriu. Drejt\u00ebsia ka armiq t\u00eb m\u00ebdhenj, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt informaliteti dhe paligjshm\u00ebria. P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb fuqishme, financiarisht e n\u00eb shum\u00eb raste edhe politikisht. Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebqinj t\u00eb tyre pengojn\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb reformohet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e koklavitur, por jo e pamundur. T\u00eb shpresojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do kishit mund\u00ebsi apo forc\u00eb, \u00e7do t\u00eb b\u00ebnit me k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk ndryshon nga lart dhe me forc\u00eb, por vet\u00ebm nga posht\u00eb dhe me vot\u00eb. S\u00eb paku n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb, moralisht?<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria jon\u00eb ka ata probleme e situata morale t\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb tjera. Ka aspekte degradimi, sikurse ka aspekte nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi. Nuk mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e degraduar moralisht. Ka ende shum\u00eb vlera tradicionale dhe t\u00eb reja q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb shqiptare nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb bukur. Un\u00eb i besoj instinktit t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs q\u00eb ka nj\u00eb popull, estetik\u00ebs s\u00eb tij. Estetika ndikon edhe n\u00eb etik\u00eb e k\u00ebshtu edhe n\u00eb moral.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Dom Gjergji, ju p\u00ebrballeni \u00e7do dit\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre jan\u00eb n\u00eb \u201chall\u201d, \u00e7far\u00eb ju thon\u00eb, \u00e7far\u00eb ankesash kan\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Problemet kryesisht jan\u00eb t\u00eb dy llojeve: varf\u00ebri ekonomike dhe \u00e7orientim ekzistencial, apo shpirt\u00ebror. Mundohemi sa t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u2019u vijm\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb edhe nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb edhe tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A ndjeni edhe ju nj\u00eb pesimiz\u00ebm q\u00eb shtohet dita-dit\u00ebs, nga se vjen?<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb lloj ankthi t\u00eb theksuar q\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb depresion kolektiv edhe pse depresioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term klinik i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar kolektivitetin. E kam shpjeguar edhe m\u00eb sip\u00ebr: mungesa e perspektiv\u00ebs apo e planifikimit afatgjat\u00eb krijon ankth. Pesimizmi \u00ebsht\u00eb vrasja e d\u00ebshir\u00ebs. D\u00ebshira sipas psikoanalistit francez Lacan \u00ebsht\u00eb pritje, madje p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vokacion. Pesimizmi \u00ebsht\u00eb mungesa e d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pritur. Pritja t\u00eb b\u00ebn t\u00eb jetosh t\u00eb tashmen duke nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen, nd\u00ebrsa pesimizmi t\u00eb \u00e7on drejt nj\u00eb apatie ndaj realitetit, nj\u00eb frike se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, frik\u00eb nga e mundshmja e keqe, e k\u00ebshtu paralizon t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund t\u2019i shp\u00ebtojm\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs shpirt\u00ebrore. Kultivimi i jet\u00ebs shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb, por e bukur. Me shpirtin ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb e bukura, e mira, e v\u00ebrteta t\u00eb cilat l\u00ebvrohen n\u00eb art, kultur\u00eb, arsim dhe p\u00ebr mua arrijn\u00eb kultimin n\u00eb liturgji, q\u00eb \u00ebsht\u00eb arti i shprehjes s\u00eb besimit dhe marr\u00ebdh\u00ebnies me Zotin n\u00ebp\u00ebrmjet gjesteve, trupit, fjal\u00ebve, pra me nj\u00eb fjal\u00eb kulti. \u00cbsht\u00eb koha e duhur p\u00ebr heshtje, meditim, reflektim. Nj\u00eb jet\u00eb e thell\u00eb shpirt\u00ebrore krijon drit\u00eb brenda vetes dhe lejon t\u00eb shoh\u00ebsh m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb larg. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb ndez\u00ebsh dritat e gjata t\u00eb makin\u00ebs nat\u00ebn. Duhet t\u00eb krijom\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi shpirt\u00ebrore. Ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, edhe pse nuk p\u00ebrkon gjithnj\u00eb me religjionin zyrtar, p\u00ebr jet\u00eb shpirt\u00ebrore. Ndryshe nuk shpjegohet vet\u00ebm si nj\u00eb fenomen irracional rendja drejt shenjt\u00ebroreve apo vendeve t\u00eb kultit t\u00eb njohura e shum\u00eb njer\u00ebzve. Ne duhet t\u00eb dim\u00eb ta p\u00ebrkthejm\u00eb e ta interpretojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga gjendja e \u00e7orientuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju thoni se t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb, po kalojn\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe: o kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u2019ia mbathin, o konfirmohen p\u00ebr nj\u00eb sistemim t\u00eb sigurt e pa lodhje, por nuk duan t\u00eb ndryshojn\u00eb realitetin!<\/strong><\/p>\n<p><strong>A e ka nj\u00eb shpjegim e gjith\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se kam th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb sip\u00ebr. N\u00eb rastin e t\u00eb rinjve i shtohet edhe fakti q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb vite jet\u00eb p\u00ebrpara dhe jan\u00eb plot iniciativ\u00eb e entuziaz\u00ebm. N\u00ebse ky kanalizim i iniciativ\u00ebs dhe potencialitetit nuk u mund\u00ebsohet n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera. Konformimi \u00ebsht\u00eb kur sheh t\u00eb rinj q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend pun\u00eb humbin sensin kritik ndaj sistemit. Fatkeq\u00ebsisht kjo ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, me shumic\u00eb. Sa t\u00eb rinj e t\u00eb reja shoh n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale duke i b\u00ebr\u00eb fresk liderave politik\u00eb. Nj\u00eb i ri q\u00eb humb sensin kritik dhe reagues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ri i plakur e pa jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb K\u00ebshilli i Bashk\u00ebpunimit Rajonal, gati gjysma e shqiptar\u00ebve duan t\u00eb largohen nga vendi, si i shpjegoni k\u00ebto shifra?<\/strong><\/p>\n<p>Po marr Mirdit\u00ebn si shembull, meq\u00eb jetoj k\u00ebtu. Ajo n\u00eb k\u00ebto vite \u00ebsht\u00eb zbrazur me 50% e n\u00eb disa zona edhe m\u00eb shum\u00eb se 60%. Dhe mund t\u00eb them me siguri se, po t\u2019u jepej mund\u00ebsia e nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe e ikjes, do ta linin edhe 50% e atyre q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu. E kjo do t\u00eb ishte vdekja e Mirdit\u00ebs. Arsyet jan\u00eb ekonomike n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, papun\u00ebsia, v\u00ebshtir\u00ebsia e jetes\u00ebs, mungesa e infrastruktur\u00ebs minimale n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zonave. N\u00eb k\u00ebto kushte, kur dikush e di se ajo \u00e7ka i mungon k\u00ebtu gjendet vet\u00ebm 2 or\u00eb me avion prej k\u00ebtu, apo maksimumi 9 or\u00eb me avion, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz nj\u00eb rrug\u00ebtim kaq i shkurt\u00ebr ia vlen t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00ebse do t\u00eb harxhohej nj\u00eb shum\u00eb e madhe. Kthehemi tek pamund\u00ebsia dhe mungesa e planeve afatgjate. Prandaj mendoj se shteti duhet t\u2019i shtrij\u00eb dor\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve, edhe komuniteteve fetare, duke u krijuar atyre kushte e mund\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb jetuar e nd\u00ebrtuar jet\u00ebn k\u00ebtu. T\u00eb braktis\u00ebsh nj\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm braktisja e nj\u00eb sht\u00ebpie, por e historis\u00eb, e brezave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosje. T\u00eb braktis\u00ebsh Mirdit\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh n\u00eb er\u00eb qindra vjet histori, nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb trevave shqiptare. Por p\u00ebr nevojat imediate nuk mendohet d\u00ebmi afatgjat\u00eb q\u00eb shkaktohet. Prandaj nganj\u00ebher\u00eb pyes veten p.sh.: edhe sa do t\u00eb ket\u00eb Mirdit\u00eb me mirditor\u00eb n\u00eb t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb cilat fusha \u00ebsht\u00eb emancipuar shoq\u00ebria jon\u00eb dhe n\u00eb cilat jo, sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara. Ka ende pun\u00eb, por duhet t\u00eb jemi t\u00eb k\u00ebnaqur. Ka nj\u00eb rritje t\u00eb vet\u00ebdijes p\u00ebr sa i p\u00ebrket emancipimit t\u00eb gruas dhe rolit t\u00eb saj n\u00eb shoq\u00ebri. Kemi ligje q\u00eb i v\u00ebn\u00eb fre diskriminimit. T\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin universitetin e po ashtu t\u00eb l\u00ebvizin t\u00eb lir\u00eb. Kemi lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb mendimit me gjith\u00eb limitet q\u00eb jan\u00eb normale n\u00eb \u00e7do vend demokratik. Ka edhe nj\u00eb emancipim t\u00eb liris\u00eb fetare n\u00eb vend, p\u00ebr t\u00eb besuar apo mos besuar, n\u00eb nj\u00eb fe apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoni se jemi nj\u00eb popull q\u00eb kafshojm\u00eb dor\u00ebn q\u00eb na ushqen\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Jo k\u00ebt\u00eb nuk e besoj. Nuk jemi mosmir\u00ebnjoh\u00ebs. Ne shqiptar\u00ebve Italia dhe Greqia na kan\u00eb hapur dyert n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Ka italian\u00eb dhe grek\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb familjeve shqiptare dhe shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb nuk e harrojn\u00eb. Kjo tregohet sa her\u00eb ka nj\u00eb dasm\u00eb, nj\u00eb pag\u00ebzim apo nj\u00eb funeral se si shpesh p\u00ebrkrah familjeve shqiptare jan\u00eb edhe shum\u00eb familje t\u00eb huaja e anasjelltas. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb respekti dhe ne shqiptar\u00ebt dim\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb. Un\u00eb kam shum\u00eb kush\u00ebrinj n\u00eb Itali q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Milano. Jan\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb dhe di t\u00eb them se kurr\u00eb nuk harrojn\u00eb familjet italiane q\u00eb i kan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb fillimet e tyre. Din\u00eb se si t\u2019i thon\u00eb faleminderit n\u00eb \u00e7do moment, se si t\u2019ua kthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb mikpritje. Prej tyre kam m\u00ebsuar edhe un\u00eb shum\u00eb. E ndjehem krenar kur shkoj atje se sa mir\u00eb jan\u00eb integruar dhe jetojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nuk e kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb apo na ka humbur besimi t\u00eb njeri-tjetri?<\/strong><\/p>\n<p>Pak m\u00eb sip\u00ebr fola p\u00ebr munges\u00ebn e sinqeritetit n\u00eb procesin e dialogut. Mendoj \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb. Mosbesimi q\u00eb kemi ndaj nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr mua ka nj\u00eb shkak shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb: regjimi komunist. Ai regjim, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e pak vet\u00ebve, instaloi sistemin m\u00eb pervers t\u00eb mosbesimit ndaj nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb vitet e pas regjimit nuk u b\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr \u00e7montimin e atij sistemi, madje \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga klasa politike si nj\u00eb instrument sundimi: p\u00ebr\u00e7a e sundo. Ishte nj\u00eb \u201ckomoditet\u201d i trash\u00ebguar q\u00eb shum\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur dhe madje \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d. Mosbesimi ndaj tjetrit \u00ebsht\u00eb munges\u00eb e theksuar besimi ndaj vetvetes. \u00cbsht\u00eb shkalla m\u00eb e ul\u00ebt e mosvler\u00ebsimit t\u00eb vetes, p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb e shoq\u00ebruar me frik\u00eb, frik\u00eb nga humbja e pozicionit, e pushtetit, e imazhit t\u00eb nd\u00ebrtuar artificialisht e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mosbesimi ndaj tjetrit \u00ebsht\u00eb paranoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Megjithat\u00eb, ju p\u00ebrs\u00ebri thoni se v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb penges\u00eb, por nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u rritur e p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. P\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb besojm\u00eb, pa\u00e7ka v\u00ebshtir\u00ebsive?<\/strong><\/p>\n<p>Besimi \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb hedhje n\u00eb zbraz\u00ebti, me sigurin\u00eb se dikush t\u00eb pret posht\u00eb. E k\u00ebt\u00eb hedhje duhet ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, duke u takuar e biseduar, me shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsi dhe vendosm\u00ebri se si ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vendin ton\u00eb. T\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb proces dialogu do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb humb\u00ebsh di\u00e7ka nga vetja p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Kemi shum\u00eb mund\u00ebsi e potencialitete, t\u00eb l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb mosbesimin, ironin\u00eb, sarkazm\u00ebn, inatin dhe zem\u00ebrimin, ose s\u00eb paku t\u00eb mos i l\u00ebm\u00eb t\u00eb na kusht\u00ebzojn\u00eb jet\u00ebn dhe dialogun me nj\u00ebri-tjetrin. K\u00ebt\u00eb e kam sidomos p\u00ebr klas\u00ebn politike. Nd\u00ebr ta ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb progresin e vendit dhe kan\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb v\u00ebm\u00eb promovimin dhe mbrojtjen e t\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si synim t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs son\u00eb do t\u00eb shohim se do t\u00eb dalin gj\u00ebra t\u00eb bukura.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kemi dhe gj\u00ebra t\u00eb bukura n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl e plot diell. Na p\u00ebrmendni disa prej tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi shum\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 natyr\u00ebs kemi t\u00eb rinj e t\u00eb reja plot jet\u00eb dhe shum\u00eb inteligjent\u00eb. Kemi nj\u00eb sens mikpritjeje dhe sidomos respekt ndaj m\u00eb t\u00eb moshuarve dhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve. Kemi p\u00ebrqafuar progresin teknologjik shum\u00eb shpejt dhe me kompetenc\u00eb e mund ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim e jo p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb k\u00ebto vite jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa pun\u00eb publike dhe jan\u00eb arritur disa reforma q\u00eb p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sensin e historis\u00eb e kuptojn\u00eb se di\u00e7ka ka l\u00ebvizur. Kjo \u00ebsht\u00eb forca e nj\u00eb populli q\u00eb e gjen rrug\u00ebn drejt t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb bukur\u00ebs pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Entela Resuli, Dita, 23 korrik 2018 Jav\u00ebt e fundit n\u00eb Dita kemi sjell\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl intervistash dhe opinionesh duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mendim apo analiz\u00eb se si ka qeverisur Edi Rama dhe skuadra e tij n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vite. Sa her\u00eb kam folur me personazhet apo kam marr nj\u00eb intervist\u00eb, ndoshta pa t\u00eb drejt\u00eb kam patur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31497,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-31496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Entela Resuli, Dita, 23 korrik 2018 Jav\u00ebt e fundit n\u00eb Dita kemi sjell\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl intervistash dhe opinionesh duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mendim apo analiz\u00eb se si ka qeverisur Edi Rama dhe skuadra e tij n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vite. Sa her\u00eb kam folur me personazhet apo kam marr nj\u00eb intervist\u00eb, ndoshta pa t\u00eb drejt\u00eb kam patur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-07-24T08:10:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht?\",\"datePublished\":\"2018-07-24T08:10:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/\"},\"wordCount\":4037,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/\",\"name\":\"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg\",\"datePublished\":\"2018-07-24T08:10:55+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg\",\"width\":660,\"height\":288,\"caption\":\"Dom Gjergj Meta me Papa Francesco\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Entela Resuli, Dita, 23 korrik 2018 Jav\u00ebt e fundit n\u00eb Dita kemi sjell\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl intervistash dhe opinionesh duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mendim apo analiz\u00eb se si ka qeverisur Edi Rama dhe skuadra e tij n\u00eb k\u00ebto pes\u00eb vite. Sa her\u00eb kam folur me personazhet apo kam marr nj\u00eb intervist\u00eb, ndoshta pa t\u00eb drejt\u00eb kam patur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-07-24T08:10:55+00:00","og_image":[{"width":660,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht?","datePublished":"2018-07-24T08:10:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/"},"wordCount":4037,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/","name":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg","datePublished":"2018-07-24T08:10:55+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/dom_gjergj_meta_me_papa_francesco.jpg","width":660,"height":288,"caption":"Dom Gjergj Meta me Papa Francesco"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/jemi-ne-ankth-kolektiv-a-ka-degraduar-shoqeria-jone-moralisht\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Jemi n\u00eb ankth kolektiv. A ka degraduar shoq\u00ebria jon\u00eb moralisht?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}