{"id":31673,"date":"2018-07-31T01:48:24","date_gmt":"2018-07-30T23:48:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31673"},"modified":"2018-07-31T01:48:24","modified_gmt":"2018-07-30T23:48:24","slug":"m-e-k-a-t-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/","title":{"rendered":"M \u00cb K A T I"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>M \u00cb K A T I<\/strong><br \/>\nnga libri i ri me tregime<br \/>\n\u00ab<em>Ajtanga<\/em>\u00bb<\/p>\n<p><strong>Faslli Haliti<\/strong><\/p>\n<p>Kadri Sina, agronomi i Kooperativ\u00ebs \u00ab Jeta e Re \u00bb, me ta par\u00eb bashk\u00ebfshatarin e vet Kamber Haxhiu, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndeste e pyeti:<br \/>\n-M\u00eb mir\u00eb bojaxhi k\u00ebtu n\u00eb qytet, apo m\u00eb mir\u00eb bujk n\u00eb \u00c7airet e Zeza, Kamber Haxhiu?<br \/>\n-O ho\u2026, ia b\u00ebri bojaxhiu, &#8211; po si je,- o Kadri Sina e pyeti Neli agronomin e Kooperativ\u00ebs \u00ab Jeta e Re \u00bb<br \/>\n-Mir\u00eb, i thot\u00eb agronomi, &#8211; po ti\u2026?<br \/>\n-Si\u00e7 m\u00eb sheh, i p\u00ebrgjigjet bojaxhiu.<br \/>\n-Po \u00e7\u00b4kemi k\u00ebtej nga qyteti ?, e pyet agronomi.<br \/>\n-O, o\u2026, i thot\u00eb bojaxhiu, lere, lere mos pyet, ka plasur burokracia k\u00ebtej.<br \/>\n-Ishin dit\u00ebt e fundit t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 1966. Frynin er\u00ebra t\u00eb ngat\u00ebrruara si flok\u00eb kecke\u2026<br \/>\n-Ka plasur burokracia, the\u2026.?<br \/>\n-Po. Po i len\u00eb zyrat\u2026 po ikin zyrtar\u00ebt dhe zyrtarkat\u2026 S\u2018ka. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb prodhim, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fshat. K\u00ebshtu thuhet, k\u00ebshtu po thon\u00eb, k\u00ebshtu po t\u00eb them edhe un\u00eb ty, si\u00e7 d\u00ebgjoj t\u00eb thon\u00eb ata lart\u2026<br \/>\nBojaxhiu qeshi me g\u00ebzim, i k\u00ebnaqur\u2026<br \/>\n-O lele, o lele,- tha bojaxhiu Kamber Haxhiu, duke tundur kok\u00ebn sa djathtas e majtas sikur donte t\u00eb shkundte di\u00e7ka t\u00eb dhimbshme nga koka e tij\u2026<br \/>\nIshin dit\u00ebt e fundit t\u00eb shkurtit dhe burokracia po derdhej fshatrave, atje n\u00eb prodhim\u2026, atje ku punohej toka\u2026<br \/>\n&#8221;N\u00ebse ato zonjushkat q\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb \u00e7izme k\u00ebtu n\u00eb mes t\u00eb bulevardit, le t\u00eb shkojn\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb atje n\u00eb ugare, ku prodhohet buka, &#8211; flitej, sikur kishte th\u00ebn\u00eb i nervozuar kryeministri\u2026Mehmet Shehu.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb zonjushkat me \u00e7izme, por dhe pun\u00ebtor\u00ebt e fabrik\u00ebs s\u00eb tullave, burokrat\u00eb qenkan q\u00eb po i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb fshat ?, &#8211; pyet jo pa ironi agronomi.<br \/>\n&#8211; Nuk jan\u00eb burokrat\u00eb, po kan\u00eb ardhur nga fshati me miq\u00ebsi, ama. Si\u00e7 erdh\u00ebn, ashtu edhe do t\u00eb ikin, &#8211; tha bojaxhiu.<br \/>\n-Po dhe ti bujk ke qen\u00eb, nga fshati ke ardhur- i thot\u00eb agronom bojaxhiut, Kamber Haxhiut.<br \/>\n-Bujk, bujk, kam qen\u00eb, por kam koh\u00eb q\u00eb kam ardhur n\u00eb qytet. K\u00ebshtu q\u00eb ndaje mir\u00eb shapin nga sheqeri, shoku agronom &#8211; i thot\u00eb Kamber Haxhiu pak i prekur dhe shtoi me pompozitet:<br \/>\n-E di si po derdhen njer\u00ebzit n\u00eb fshatra? Si partizan\u00ebt n\u00ebp\u00ebr male n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs. Nuk ia b\u00ebjn\u00eb fjal\u00ebn dysh atij Babaxhanit atje lart.<br \/>\n-Gj\u00eb e mir\u00eb, thot\u00eb agronomi, po ti, nuk do zbres\u00ebsh andej nga ne?<br \/>\n-Jo. Un\u00eb jo. Mua\u2026 nuk m\u00eb kap burokracia, pun\u00ebtor jam un\u00eb, zanat\u00e7i, n\u00eb Kooperativ\u00ebn e Artizanatit.<br \/>\n&#8211; Po dhe pun\u00ebtor\u00ebt e Fabrik\u00ebs s\u00eb Tullave, pun\u00ebtor\u00eb jan\u00eb, por ja q\u00eb po i kap burokracia dhe po kthen n\u00eb fshat.<br \/>\nPun\u00ebtor\u00eb jan\u00eb, por nuk jan\u00eb zanat\u00e7inj si un\u00eb, dhe s\u2019po kthehen, por po kthejn\u00eb, thot\u00eb Kamberi agronomit dhe shkundi fur\u00e7\u00ebn\u2026<br \/>\n-\u00c7far\u00eb zanat\u00e7iu je ti, o Kamber i thot\u00eb agronomi me shaka, &#8211; eja, eja, zbrit andej nga ne!<br \/>\nKjo er\u00eb\u2026<br \/>\nEra q\u00eb kishte nisur t\u00eb frynte, po i shkund t\u00eb gjitha \u00abgjethet\u00bb e verdha.por bashk\u00eb me to, si\u00e7 thot\u00eb ajo fjala popullore, bashk\u00eb me t\u00eb thatin digjet dhe i njomi. Ishte nj\u00eb er\u00eb e ngat\u00ebrruar si flok\u00eb ku\u00e7edre\u2026<br \/>\nNd\u00ebrsa agronomi buz\u00ebqeshte, bojaxhiu, po \u00e7uditej me t\u00eb qeshur\u00ebn e tij, u ul n\u00eb. bisht mbi trotuar, shtyu me gju kov\u00ebn me boj\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr; fur\u00e7\u00ebn e re shpatuke me bishtin kuqezi e mbajti n\u00eb dor\u00eb. Dor\u00ebn e mb\u00ebshteti mbi gju dhe\u2026<br \/>\n-Ah un\u00eb\u2026, &#8211; tha bojaxhiu dhe, ia nguli agronomit syt\u00eb e tij t\u00eb veshur, t\u00eb mjegulluar nga hutesa, drejt e n\u00eb sy.<br \/>\n-Ti, Kamber Haxhiu, na qenke b\u00ebr\u00eb bojaxhi\u2026, si k\u00ebshtu?!, u shpreh si me habi e mosbesim, agronomi.<br \/>\n-Po, i tha, bojaxhiu, kurse ti agronom. &#8211; \u00c7far\u00eb t\u2019i b\u00ebsh. \u00c7\u2018do gj\u00eb me fat. Eh fati, fati!, tha bojaxhiu&#8230;, nuk hahesh dot me fatin\u2026<br \/>\n-Jo fati, Kamber Haxhiu, po puna, p\u00ebrpjekjet, studimi, i thot\u00eb agronomi si i prekur&#8230;<br \/>\n-Po, po. Puna, p\u00ebrpjekja, studimi\u2026, fal\u00ebndero koh\u00ebn e\u2026, ti, Kadri Sina. Koh\u00ebn e\u2026.. Un\u00eb kam zhgarravitur brazda me plorin e parmend\u00ebs q\u00eb kur isha kalama. Kurse ti\u2026 Mos u mburrni kot me zot\u00ebsin\u00eb apo zgjuarsin\u00eb ju fatlum\u00ebt\u2026 Fal\u00ebndero koh\u00ebn e. I ngrini nj\u00eb xhami koh\u00ebs s\u00eb Re se\u2026 Kush u fut n\u00eb shkoll\u00eb dhe nuk m\u00ebsoi, dhe s\u2019e mori diplom\u00ebn?!<br \/>\n-Ky, po m\u00eb prek, &#8211; tha me vete agronomi, megjithat\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb. Edhe pse nuk ishte shum\u00eb i vjet\u00ebr kur ndiqej shkolla, prap\u00eb ai s\u2019e pati fatin tim q\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb, por mori ugareve\u2026<br \/>\n-Ke t\u00eb drejt\u00eb v\u00eblla, i tha agronomi, s\u2019ke \u00e7\u2019i b\u00ebn, koha, fatia, Partia, si\u00e7 thua me t\u00eb drejt\u00eb ti Kamber.<br \/>\n-Jo se e them un\u00eb, po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, shoku agronom&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Agronomi Kadri Sina, e kishte bashk\u00ebfshatar bojaxhiun, Kamber Haxhiu. E njihte mir\u00eb. Kamber Haxhiu kishte qen\u00eb bujk i r\u00ebnd\u00eb, bujk me nam. Vet\u00ebm ishte ca patriarkal, ca kok\u00ebfort\u00eb..<br \/>\nKur u krijua kooperativa, Kamber Sina nuk pranoi t\u00eb futej n\u00eb kooperativ\u00eb. \u00abPun\u00ebn me nj\u00eb vend nuk e ka p\u00eblqyer as shejtani\u00bb, thoshte. \u00c7udi. i dukej gogol kooperativa. E p\u00ebrse! Ndoshta pse qe bujk i r\u00ebnd\u00eb, i rrall\u00eb, i v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk punonte dot me ca k\u00ebmb\u00ebshtremb\u00ebr q\u00eb pengoheshin n\u00ebp\u00ebr plisat e ugarit\u2026 Dy vite pas krijimit t\u00eb kooperativ\u00ebs, Kamber Haxhiu punoi si bujk individual n\u00eb ca toka t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb quajtura Kripore, atje ku ia caktoi q\u00ebllimisht qeveria. Tokat quheshin k\u00ebshtu nga q\u00eb ishin t\u00eb kripura e t\u00eb mbushura me nj\u00eb lloj bime q\u00eb quhej njelm\u00ebs. Kooperativist\u00ebt e mor\u00ebn z\u00ebt bujkun individ, Kamber Haxhiu sepse kur ndonj\u00eb an\u00ebtar i kooperativ\u00ebs shfaqte frym\u00eb individualiste, t\u00eb gjith\u00eb e shanin: Na u b\u00ebre si Kamber Haxhiu q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bjer\u00eb shi vet\u00ebm n\u00eb ar\u00ebn e tij! \u00bb Kur nj\u00eb mbr\u00ebmje vjeshte, Kamber Haxhiu pa misrat e kooperativ\u00ebs q\u00eb nxinin dhe shtriheshin si ujan\u00eb, pa dhe misrin e vet q\u00eb zverdhonte dhe deg\u00ebt e misrit dukeshin si nj\u00eb mori t\u00eb veremosurish, i erdhi turp, edhe pse e kuptonte fare mir\u00eb q\u00eb misrat rreth ar\u00ebs s\u00eb tij, kooperativa i kishte ushqyer me shum\u00eb pleh q\u00ebllimisht q\u00eb ata t\u00eb dallonin nga misri i bujkut individ Kamber Haxhiu&#8230;<br \/>\nQ\u00eb at\u00eb mbr\u00ebmje korriku me er\u00eb t\u00eb verdh\u00eb pjeprash dhe bari t\u00eb korrur, ai vendosi ta linte bujq\u00ebsin\u00eb dhe e la&#8230; Ishte njeri me sed\u00ebr dhe ambicioz n\u00eb pun\u00eb. Nuk duronte t\u00eb ishte m\u00eb posht\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Ja tani ai bujku i mrekulluesh\u00ebm i \u00c7aireve t\u00eb Zeza po lyen qepenat e dyqanit t\u00eb \u00ab Ondulacionit \u00bb q\u00eb ndodhet af\u00ebr ur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrroit. Agronomi i thot\u00eb, jo pa ironi dhe keqardhje:<br \/>\n-Bujku i r\u00ebnd\u00eb, bujku i rrall\u00eb dikur, Kamber Haxhiu dhe tani bojaxhi&#8230; !<br \/>\n-Po, i thot\u00eb Kamber Haxhiu, &#8211; bujku&#8230;, bojaxhi! Qeshin t\u00eb dy. Neli e kupton edhe ironin\u00eb edhe keqardhjen e bashk\u00ebfshatarit agronom. Pran\u00eb nj\u00eb pallatit n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, shkarkohen makina riportab\u00ebl me zhavor. Zhurm\u00eb e madhe.<br \/>\n-Fol pak me z\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, i thot\u00eb Kamber Haxhiu, agronomit.<br \/>\n-Eh Kamber Haxhiu, i thot\u00eb agronomi, &#8211; si e \u00e7aje at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb brazde, dylbi!<br \/>\n-A ha\u2026, iku ajo koh\u00eb, &#8211; thot\u00eb Kamberi.<br \/>\n-Jo. Nuk ka ikur, i thot\u00eb agronomi, nuk ka ikur&#8230;<br \/>\n-Po, po ka ikur, thot\u00eb i vendosur bojaxhiu.<br \/>\n-I harrove \u00c7airet e Zeza, dometh\u00ebn\u00eb\u2026!<br \/>\n-Jo jo, s\u00b4i kam harruar, as \u00c7airet e Zeza, as \u00c7airet e Buta, i kujtoj dhe shpesh m\u00eb mbushen syt\u00eb me lot. M\u00eb merr malli. Kam vuajtur n\u00eb ato toka, megjith\u00ebse ishin toka t\u00eb bekuara. \u00c7\u2018e do. At\u00ebher\u00eb nuk kishte kanale, plehra kimik\u00eb, traktor\u00eb\u2026Tokave t\u00eb shkreta u thahej buza, p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb. Mbinte misri, rritej nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb, dyll\u00eb i verdh\u00eb si krimb m\u00ebndafshi, \u00e7onte nj\u00eb ka\u00e7ot sa gishti i vog\u00ebl i dor\u00ebs dhe thahej.<br \/>\n-Eh, sikur t&#8217;i shoh\u00ebsh tani \u00c7airet e Zeza, i thot\u00eb agronomi Kamber Haxhiut.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb toka t\u00eb bekuara. I kemi mbjell\u00eb mis\u00ebr. I ushqejm\u00eb me \u00abkrip\u00eb\u00bb e \u00absheqer\u00bb. Ato ndizen p\u00ebr uj\u00eb. Ne u fusim kanalin. Dhe ato shuajn\u00eb etjen. Pastaj misri nuk mbahet. \u00c7far\u00eb misri, Kamber Haxhiu&#8230;! Ta shoh\u00ebsh si harliset! Duket sikur n\u00eb k\u00ebto toka nuk kemi mbjell mis\u00ebr, por lisa, plepa\u2026, thot\u00eb agronomi. Nxin misri n\u00eb \u00c7airet e Zeza, sterr\u00eb i zi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Nxijn\u00eb \u00c7airet e Zeza nga drith\u00ebrat, si t\u00eb them, si \u00c7aire t\u00eb Zeza q\u00eb u thon\u00eb\u2026 Ca nga tokat e Ledheve i kemi mbjell fasule! \u00c7far\u00eb fasulesh! E dredh lastarin fasulja, ja si buklat e k\u00ebtyre vajzave q\u00eb hyjn\u00eb e dalin nga dyqani i ondulacionit q\u00eb ti po i lyen qepenat me boj\u00eb jeshile.<br \/>\nKamber Haxhiu pa vajz\u00ebn q\u00eb doli nga floktorja me flok\u00ebt e dredhura dhe v\u00ebrtet\u00eb flok\u00ebt dukeshin si lastar\u00eb t\u00eb p\u00ebrdredhur fasuleje.<br \/>\n-Eh dhe k\u00ebto vajzat!, ia b\u00ebri Kamber Haxhiu, ngjiten pas mod\u00ebs si\u00e7 ngjiten fasulet pas deg\u00ebs s\u00eb misrit.<br \/>\n-Eh&#8230;, ia b\u00ebri Kamber Haxhiu dhe iu kujtuan arat, misrat, grunjat. Iu kujtua ajo mbr\u00ebmja e korrikut kur la bujq\u00ebsin\u00eb, kujtoi dit\u00ebn kur u krijua kooperativa\u2026 Kujtoi mbr\u00ebmjet e majit, per\u00ebndimet e kuqe me ato ret\u00eb e p\u00ebrgjakura si l\u00ebkura t\u00eb varura mbi kodrat e Karatoprakut. Eh ato mbr\u00ebmje maji! Ato livadhe ku Kamberi kulloste qet\u00eb. Qet\u00eb e tij mbushnin goj\u00ebn me shkum\u00eb bari t\u00eb njom\u00eb, ai rrinte i shtrir\u00eb mbi bari. Po nj\u00eb mbr\u00ebmje maji atij nuk do t\u2018i harrohet deri n\u00eb varr. Ishte pik\u00ebrisht ajo mbr\u00ebmje maji kur ai, duke dashur t\u00eb mbaronte edhe ovratin q\u00eb i kishte mbetur pa l\u00ebruar, nuk i zhbreu qet\u00eb edhe pas per\u00ebndimit t\u00eb diellit. At\u00ebher\u00eb i lodhur i k\u00ebputur Syziu, kau m\u00eb i mir\u00eb, ra posht\u00eb. Nuk mundi, nuk duroi dot m\u00eb. Kamber Haxhiu at\u00ebher\u00eb s\u00b4e kishte kuptuar pse kau i tij kishte r\u00ebn\u00eb posht\u00eb. Pandehu se Syziu po protestonte kund\u00ebr tij, prandaj Kamber Haxhiu e shpoi me inat me bodec. Po Syziu nuk u ngrit. Ishte i k\u00ebputur, i rraskapitur. Si t\u00eb ngrihej? Nuk mundej. Nj\u00eb rr\u00ebke gjaku i rrodhi si nj\u00eb vet\u00ebtim\u00eb e vog\u00ebl dhe ngriu mbi qimet e murrme. Ndoshta Syziut i vinte r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ra. Ndoshta po nga turpi nuk \u00e7ohej. Kau tjet\u00ebr, Zambaku e shikonte me dhimbje shokun e tij t\u00eb zgjedh\u00ebs, Syziun e shkret\u00eb, kurse Syziut i dukej sikur shoku i tij, Zambaku, e shikonte me p\u00ebrbuzje ngaq\u00eb ai e kishte turp\u00ebruar para t\u00eb zotit, dometh\u00ebn\u00eb para bujkut t\u00eb r\u00ebnd\u00eb Kamber Haxhiu. Sa turp i vinte Syziut\u2026Ai e kuptoi m\u00eb n\u00eb fund se Syziu nuk po protestonte, por\u2026 Iu afrua, i f\u00ebrkoi shpatullat dhe kur pa se kaut po i rridhnin lot nga syt\u00eb nga q\u00eb i vinte turp nga shoku i zgjedh\u00ebs, nga Zambaku. Duke par\u00eb kaun t\u00eb qante, qau dhe vet\u00eb Kamber Haxhiu, i rrodh\u00ebn dhe atij lot nga syt\u00eb\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>-Eh\u2026, psher\u00ebtiu Kamber Haxhiu, kam qen\u00eb shpirtkazm\u00eb, o Kadri Sina, i mundoja shum\u00eb qet\u00eb. E di q\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb ra kau posht\u00eb nga lodhja\u2026 At\u00eb mbr\u00ebmje i mundova shum\u00eb qet\u00eb. Nuk i zhbreva edhe pas per\u00ebndimit t\u00eb diellit&#8230;, m\u00eb kishte mbetur pa l\u00ebruar ovrati dhe un\u00eb doja ta l\u00ebroja patjet\u00ebr dhe at\u00ebher\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk ke qen\u00eb shpirtkazm\u00eb, i thot\u00eb agronomi, por ke qen\u00eb i pangopur me pun\u00eb\u2026 Doje ta plugoje, ta nxije gjith\u00eb ar\u00ebn brenda dit\u00ebs. Sikur edhe me dy traktor\u00eb t\u00eb l\u00ebroje ti, n\u00eb vend t\u00eb qeve, me siguri njeri nga traktor\u00ebt do t\u00eb lodhej, do t\u00eb binte posht\u00eb ashtu si ra Syziu.<br \/>\nQesh\u00ebn&#8230; Sidomos Kamberi qeshi me gjith\u00eb shpirt e i erdhi mir\u00eb q\u00eb agronomi e quajti bujk t\u00eb pangopur me pun\u00eb dhe jo shpirtkazm\u00eb.<br \/>\n-Kot nuk u fute n\u00eb kooperativ\u00eb, i thot\u00eb agronomi Kadri Sina. Dole mbi t\u00eb gjith\u00eb at\u00ebher\u00eb. Ike. I le kot arat. E le kot bujq\u00ebsin\u00eb\u2026 I harrove t\u00eb gjitha: \u00c7airet e Zeza, Ledhet, arat e Virov\u00ebs, Budalles e P\u00ebrroit t\u00eb Zi&#8230;<br \/>\n-Lere, lere, tha, t\u00eb gjitha i kujtoj, i kam k\u00ebtu t\u00eb gjitha dhe i ra kok\u00ebs dhe gjoksi me gisht\u2026<br \/>\n-Ike kot. E di \u00e7\u2019kooperative kemi?, p\u00ebr kok\u00ebn e kooperativ\u00ebs.<br \/>\n-L\u00ebre, l\u00ebre, e kush e dinte&#8230;<br \/>\n-Nuk e dije ti, por e dinin fshatar\u00ebt q\u00eb e kuptuan, vet\u00ebm ti nuk e kuptove&#8230; T\u00eb pakt\u00ebn kuptoje tan, Kamber Haxhiu.<br \/>\n-T\u00b4i p\u00ebrgjigjem tani thirrjes thua ti ? T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, nuk m\u00eb p\u00eblqen kalldr\u00ebmi, xhadeja, pijetoret. Mua m\u00eb k\u00ebnaq shpirtin bari, plisi i ugarit, mor v\u00eblla! Mua m\u00eb k\u00ebnaqet shpirti t\u00eb lag k\u00ebmb\u00ebt me ves\u00eb, t\u00eb vras k\u00ebmb\u00ebt n\u00ebp\u00ebr gorga, t\u00eb tremb shkurtat, th\u00ebll\u00ebzat, lepujt, gjarp\u00ebrinjt\u00eb, po\u2026 Ja\u2026 \u00c7far\u00eb t\u2019i b\u00ebsh zanatit. Jam me zanat tani. E di si m\u00eb thoshte plaku ? \u00abZanati s&#8217;t\u00eb le pa buk\u00eb. Ngrysesh pa lek\u00eb dhe gdhihesh me lek\u00eb \u00bb, kurse Koperativa&#8230;!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kamber Haxhiu pa fur\u00e7\u00ebn e re shpatuke q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb. Fur\u00e7a pikonte pika t\u00eb gjelbra boje mbi pllakat gri t\u00eb trotuarit. Fur\u00e7a dukej sikur pikonte pik\u00eb, pik\u00eb, pika djerse t\u00eb djerse nga balli i saj, .dhe krijonte nj\u00eb l\u00ebndin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl plot blerim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M \u00cb K A T I nga libri i ri me tregime \u00abAjtanga\u00bb Faslli Haliti Kadri Sina, agronomi i Kooperativ\u00ebs \u00ab Jeta e Re \u00bb, me ta par\u00eb bashk\u00ebfshatarin e vet Kamber Haxhiu, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndeste e pyeti: -M\u00eb mir\u00eb bojaxhi k\u00ebtu n\u00eb qytet, apo m\u00eb mir\u00eb bujk n\u00eb \u00c7airet e Zeza, Kamber [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-31673","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M \u00cb K A T I nga libri i ri me tregime \u00abAjtanga\u00bb Faslli Haliti Kadri Sina, agronomi i Kooperativ\u00ebs \u00ab Jeta e Re \u00bb, me ta par\u00eb bashk\u00ebfshatarin e vet Kamber Haxhiu, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndeste e pyeti: -M\u00eb mir\u00eb bojaxhi k\u00ebtu n\u00eb qytet, apo m\u00eb mir\u00eb bujk n\u00eb \u00c7airet e Zeza, Kamber [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-07-30T23:48:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"524\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"414\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"M \u00cb K A T I\",\"datePublished\":\"2018-07-30T23:48:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/\"},\"wordCount\":2318,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/faslli_haliti_ajtanga.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/\",\"name\":\"M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/faslli_haliti_ajtanga.jpg\",\"datePublished\":\"2018-07-30T23:48:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/faslli_haliti_ajtanga.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/07\\\/faslli_haliti_ajtanga.jpg\",\"width\":524,\"height\":414},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/m-e-k-a-t-i\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M \u00cb K A T I\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"M \u00cb K A T I nga libri i ri me tregime \u00abAjtanga\u00bb Faslli Haliti Kadri Sina, agronomi i Kooperativ\u00ebs \u00ab Jeta e Re \u00bb, me ta par\u00eb bashk\u00ebfshatarin e vet Kamber Haxhiu, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndeste e pyeti: -M\u00eb mir\u00eb bojaxhi k\u00ebtu n\u00eb qytet, apo m\u00eb mir\u00eb bujk n\u00eb \u00c7airet e Zeza, Kamber [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-07-30T23:48:24+00:00","og_image":[{"width":524,"height":414,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"M \u00cb K A T I","datePublished":"2018-07-30T23:48:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/"},"wordCount":2318,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/","name":"M \u00cb K A T I - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg","datePublished":"2018-07-30T23:48:24+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/faslli_haliti_ajtanga.jpg","width":524,"height":414},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/m-e-k-a-t-i\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M \u00cb K A T I"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31673\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}