{"id":31779,"date":"2018-08-03T09:07:47","date_gmt":"2018-08-03T07:07:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31779"},"modified":"2018-08-08T23:57:15","modified_gmt":"2018-08-08T21:57:15","slug":"shajeni-rugoven-se-u-cliroi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/","title":{"rendered":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/arben_cokaj_pikture-300x158.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"158\" \/> <strong>Arben \u00c7okaj<\/strong><\/p>\n<p><b><i>Q\u00ebllimi i Rugov\u00ebs ishte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ai p\u00ebrdori \u00e7do mjet p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebsaj. Prandaj ai ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ta firmoste edhe Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, e cila i hapi rrug\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s mbi Serbi, q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur edhe \u00e7lirimin e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/i><\/b><\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrderisa Kosova nuk mund t\u00eb \u00e7lirohej pa nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, Rugova u fokusua m\u00eb shum\u00eb te p\u00ebrkrahja nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe intervenimi i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ishte diku viti 1997-98, kur baci Adem me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i Kumanov\u00ebs, me tehspie n\u00eb dor\u00eb, m\u00eb thot\u00eb n\u00eb Kopenhag\u00eb: &#8220;<em>A thua do ia mb\u00ebrrij asaj dite, q\u00eb ta shoh Kosov\u00ebn e lir\u00eb?<\/em>&#8220;. Instinktivisht, pak p\u00ebr ta inkurajuar at\u00eb, e pak edhe p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb guxim vetes, i thash\u00eb: &#8220;<em>Nuk ka me qen\u00eb e larg\u00ebt dita, kur Kosova ka me u \u00e7lirua&#8230;<\/em>&#8221; Tani \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb me fol\u00eb, se pun\u00ebt jan\u00eb kryer&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb diskutime t\u00eb vazhdueshme n\u00eb lidhje me Kosov\u00ebn e pavar\u00ebsin\u00eb e saj, me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm e t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrgjat\u00eb viteve, shikon se shqiptar\u00ebt, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dijes e interesave kan\u00eb edhe preferencat e tyre dhe b\u00ebjn\u00eb edhe vler\u00ebsimin e tyre p\u00ebr realitetin politik dhe zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e para t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri n\u00eb Kosov\u00eb, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim, duhet patur parasysh di\u00e7ka, se <em>pavar\u00ebsia e liria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i t\u00eb gjith\u00eb atyre shqiptar\u00ebve, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a tjet\u00ebr e dhan\u00eb kontributin e tyre p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Dhe jo si kontribut i nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm.<\/em> Por shoq\u00ebris\u00eb i prin dikush, nj\u00eb ose disa drejtues, lidera, dhe m\u00eb i dalluari nd\u00ebr ta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ishte Presidenti i zgjedhur e tashm\u00eb historik i Kosov\u00ebs, <strong>Dr. Ibrahim Rugova<\/strong>.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb njohin rolin e liderit n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, nuk mund ta injorojn\u00eb Rugov\u00ebn, por e vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb dhe i japin atij meritat q\u00eb i takojn\u00eb. Un\u00eb kam ndeshur n\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb e intelektual\u00eb, por kam ndeshur edhe n\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb etj., q\u00eb nga zilia personale, apo nga inati se Rugova nuk u d\u00ebnua asnj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa ai p\u00ebr vete b\u00ebri 28 vjet burg, apo nga urrejtja se at\u00eb e burgos\u00ebn serb\u00ebt dhe ia b\u00ebn\u00eb kok\u00ebn me gunga, e fajin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ia ka Rugova &#8216;paq\u00ebsor&#8217;, q\u00eb s&#8217;mundi ta shp\u00ebtonte, e p\u00ebrderisa Rugova nuk u arrestua p\u00ebr vete, por u tregua i zgjuar q\u00eb t&#8217;i shp\u00ebtonte burgut serb, tani le ta injorojm\u00eb Rugov\u00ebn e pacifizmin e tij, le ta p\u00ebrqeshim at\u00eb &#8220;coftin\u00eb&#8221; etj&#8230;<\/p>\n<p>Rugova n\u00eb studimet e tij u mor me <strong>refuzimin estetik<\/strong>. M\u00eb duket se ka botuar edhe nj\u00eb lib\u00ebr me nj\u00eb titull t\u00eb till\u00eb, kaq dometh\u00ebn\u00ebs e simbolik. Njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk e kuptuan se Rugova ashtu i refuzoi edhe serb\u00ebt, <em>estetikisht<\/em>. Por kjo ka ndikimin e vet publik, si n\u00eb sjelljen stoike t\u00eb Rugov\u00ebs, po ashtu edhe n\u00eb topitjen e serb\u00ebve para tij. Serb\u00ebt nuk do t\u00eb ishin kursyer jo, mos i keqkuptoni gj\u00ebrat, ashtu si i vran\u00eb t\u00eb atin, do e kishin vrar\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb, por Rugova e dinte k\u00ebt\u00eb dhe u tregua i zgjuar, fitoi kapital politik dhe mb\u00ebshtetje popullore dhe i b\u00ebri gj\u00ebrat mbi tavolin\u00eb, hapur, dhe i q\u00ebndroi q\u00eb nga fillimi ides\u00eb s\u00eb tij t\u00eb thjesht\u00eb, por kuptimplote: &#8220;<strong>Pavar\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn, e hapur ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e Serbis\u00eb<\/strong>&#8220;. Ky togjal\u00ebsh i q\u00ebndruesh\u00ebm si konstrukt p\u00ebrfshinte n\u00eb vete edhe misionin e tij prej nj\u00eb lideri t\u00eb lindur, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsonte pavet\u00ebdijen e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb e donin lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Dhe duke qen\u00eb se ishte formuluar bukur, thjesht\u00eb e qart\u00eb, i mbyllte rrug\u00eb diplomatikisht edhe spekulimeve dhe kuptohej edhe nga nj\u00eb shtres\u00eb e gjer\u00eb e popullsis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Rugova n\u00eb at\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e tij stoike, nuk ta mbushte mendjen se \u00ebsht\u00eb edhe aq i zgjuar, por koha e v\u00ebrtetoi se ai ishte nj\u00eb njeri i madh dhe i zgjuar, koha e v\u00ebrtetoi k\u00ebt\u00eb edhe para atyre q\u00eb e urrenin m\u00eb shum\u00eb, se u zuri vendin, disa individ\u00ebve me kontribut atdhetar e intelektual, t\u00eb cil\u00ebt edhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb veten n\u00eb drit\u00eb, me iden\u00eb se ata e meritonin, nuk e pranonin dhe nuk e pranojn\u00eb as sot, rolin e madh e t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, q\u00eb Rugova luajti n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebr Kosov\u00ebn e p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrshkruaj k\u00ebtu disa elemente kruciale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb treguar se ku q\u00ebndronte &#8220;magjia&#8221;, forca dhe pushteti i Rugov\u00ebs dhe roli i tij i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Para shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb delegacion amerikan e merr Rugov\u00ebn me vete dhe shkojn\u00eb n\u00eb zonat e pushtuara nga serb\u00ebt, t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs e Bujanocit&#8230; Populli shqiptar i shkret\u00eb e i thar\u00eb p\u00ebr liri atje, sa e sheh Rugov\u00ebn duke zbrit\u00eb n\u00eb tok\u00eb, kujton se u ul Per\u00ebndia n\u00eb tok\u00eb. Ulen n\u00eb gjunj\u00eb dhe f\u00ebrkojn\u00eb syt\u00eb, e luten mos shohin ndonj\u00eb hije&#8230; K\u00ebtu amerikan\u00ebt e kuptuan se, populli shqiptar e do dhe e sheh Rugov\u00ebn si liderin e vet.<\/p>\n<p>E kjo e rriste edhe m\u00eb shum\u00eb urrejtjen e Ademit, Rexhepit, Albinit, Hashimit, Xhavitit e Ibrahimit etj. etj. (<em>Ndonj\u00eb prej k\u00ebtyre krer\u00ebve kosovar\u00eb, mund ta donte Rugov\u00ebn t\u00eb vdekur, jo p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr, por se i kishte marr\u00eb namin&#8230; K\u00ebta ishin gati t\u00eb b\u00ebnin gjith\u00e7ka p\u00ebr ta nxjerr\u00eb veten n\u00eb drit\u00eb, e nuk shqet\u00ebsoheshin shum\u00eb, se mund ta linin Kosov\u00ebn n\u00ebn Serbi e n\u00eb err\u00ebsir\u00eb&#8230;<\/em>) p\u00ebr Rugov\u00ebn e ndikimin e tij publik, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rriste respektin e tyre p\u00ebr t\u00eb. Por popujt e shtypur nganj\u00ebher\u00eb rrin\u00eb t\u00eb shtypur edhe sepse nuk din\u00eb, e nuk pranojn\u00eb t\u00eb zgjedhin lider&#8230; do secili kakare\u00e7 t\u00eb jet\u00eb lideri num\u00ebr nj\u00eb&#8230; E n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb \u00e7oroditur t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb nj\u00eb popullsie t\u00eb shtypur, ku secili p\u00ebrpiqet t\u00eb dal\u00eb i pari, ata shtyjn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb grop\u00eb dhe nuk dalin kurr\u00eb nga shtypja, se i ndihmon edhe pushtuesi, p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ku nj\u00eb gazetar nd\u00ebrkomb\u00ebtar e p\u00ebrshkruan me respekt nj\u00eb histori p\u00ebr Rugov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrshkrimi q\u00eb b\u00ebn gazetari danez i gazet\u00ebs Politiken, Jens Holsoe. Ai tregon p\u00ebr lexuesit e gazet\u00ebs, se t\u00eb gjith\u00eb ishin mbledhur dhe po prisnin t\u00eb dilte Rugova n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp: &#8220;<em>sa doli ai, t\u00eb gjith\u00eb hesht\u00ebn, jo nga frika, por nga respekti!<\/em>&#8221;<\/p>\n<p>Dhe vijm\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb Konferenc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Rambujes\u00eb, ku gazetari britanik Tim Judah e p\u00ebrshkruan at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb &#8216;ferm\u00ebn e deleve&#8217; n\u00eb Rambuje&#8230; Hashim Tha\u00e7i nuk pranonte ta n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, pasi nuk e kishte n\u00ebnshkruar as Milloshevi\u00e7. Sali Berisha e Adem Dema\u00e7i etj. ishin kategorisht kund\u00ebr n\u00ebnshkrimit. Kjo p\u00ebr shkak se donin m\u00eb shum\u00eb, a p\u00ebr shkak se donin t\u00eb b\u00ebnin si Milloshevi\u00e7i, kjo nuk dihet. Por doli Rugova e tha: &#8220;<em>E n\u00ebnshkruaj un\u00eb marr\u00ebveshjen, si President i zgjedhur i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>.&#8221; Kjo deklarat\u00eb e tij u mb\u00ebshtet edhe nga Veton Surroi.<\/p>\n<p>Rugova e kuptonte se ku i dhemb popullit t\u00eb vet, nd\u00ebrsa lider\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb donin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushnin egon e tyre, se sa t\u00eb zgjidhnin hallet e popullit. Kjo u pa m\u00eb von\u00eb\u00a0edhe n\u00eb veprimet e tyre t\u00eb pasurimit mbi kurrizin e popullit t\u00eb varf\u00ebr. Prandaj Rugov\u00ebn e donte shumica e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, kishte besim te ai, edhe pse politika e tij paq\u00ebsore ia kishte sjell\u00eb ngusht\u00eb Kosov\u00ebs, ku nj\u00eb pjes\u00eb e popullit filloi me t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb rebelohej e t\u00eb kapte arm\u00ebt &#8220;<em>o liri, o vdekje!<\/em>&#8221; Por, mund ta kishin p\u00ebsuar edhe m\u00eb keq, si n\u00eb Bosnje, n\u00ebse nuk tregohej kujdes&#8230;<\/p>\n<p>N\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes\u00eb ishte hapja rrug\u00eb e forcave aleate, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk shkoi larg, kur avion\u00ebt luftarak\u00eb t\u00eb NATO-s fluturuan mbi Serbi dhe i fut\u00ebn ethet popullit luftarak e grabitqar serb. Ky detaj nuk duhet harruar, pa nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, Kosova nuk mund t\u00eb \u00e7lirohej. Dhe po t\u00eb mos ishte elementi Rugov\u00eb aty, mund t\u00eb ndodhte q\u00eb, ajo marr\u00ebveshje nuk do t\u00eb n\u00ebnshkruhej dhe shqiptar\u00ebt do t\u00eb humbnin edhe nj\u00eb her\u00eb shansin e tyre p\u00ebr liri, si m\u00eb 1878.<\/p>\n<p>M\u00eb 1878, n\u00eb Kongresin e Berlinit u vendos coptimi i trojeve shqiptare, q\u00eb ishin ndar\u00eb n\u00eb 4 vilajete me shumic\u00eb shqiptare, nga pushtuesi osman. Shqiptar\u00ebt e ndar\u00eb nga turku, e t\u00eb ndar\u00eb nga Europa, e tani edhe t\u00eb ndar\u00eb mes vetes, n\u00eb 4 besime fetare t\u00eb ndryshme, t\u00eb imponuara nga pushtuesi osman, n\u00eb koh\u00ebn kur mohohej gjuha shqipe dhe etnia arb\u00ebrore prej pushtuesit osman. E\u00a0\u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt m\u00eb 1878, gaf\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb na kushtoi sa qimet e kok\u00ebs?! Mblidhen n\u00eb Prizren, e shumica e forcave shqiptare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, muhamedane, vendosi t\u00eb k\u00ebrkonte autonomi n\u00ebn Turqi, n\u00eb koh\u00ebn kur fuqit\u00eb Europiane k\u00ebrkonin, q\u00eb ushtria osmane t\u00eb dilte jasht\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Por jo, jo pa i ndar\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebrfundimisht. K\u00ebshtu ishim gati t\u00eb humbasim edhe n\u00eb Rambuje, nga lidershipi i paditur, ngat\u00ebrrestar, me komplekse t\u00eb narcizmit, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb veten n\u00eb drit\u00eb dhe i kryesuar edhe nga nj\u00eb gomar. Mir\u00eb q\u00eb ishte Rugova, q\u00eb ishte n\u00eb gjendje t&#8217;i kuptonte k\u00ebto procese e zhvillime politike dhe q\u00eb e dinte se kur nuk je i fort\u00eb sa duhet, nuk mundesh t&#8217;ia v\u00ebsh serbit kufirin te thana, dmth. te molla e kuqe, por duhet t\u00eb pranosh edhe kompromise t\u00eb dhimshme, e humbje relative&#8230;<\/p>\n<p>Prandaj, pa u zgjatur m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00ebr p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb atyre ngjarjeve t\u00eb vrullshme, mund t&#8217;u them atyre q\u00eb nuk shohin p\u00ebrpara, q\u00eb ta zhvillojn\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb e t\u00eb pavarur, me pun\u00eb e me prodhim, dhe me forcim t\u00eb shtetit dhe ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por shohin\u00a0ende t\u00eb shajn\u00eb Rugov\u00ebm, i cili ishte nj\u00eb misionar politik, nj\u00eb misionar i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs: <strong>shajeni sa t\u00eb mundeni, se u\u00a0\u00e7liroi&#8230;<\/strong> Njer\u00ebzit e m\u00ebsuar me pushtim kan\u00eb nj\u00eb <em>kultur\u00eb neurotike<\/em>, shajn\u00eb gjithmon\u00eb e gjith\u00ebk\u00ebnd nga pak\u00ebnaq\u00ebsia. K\u00ebshtu sot nuk kan\u00eb k\u00eb t\u00eb shajn\u00eb tjet\u00ebr, se serbi ka ikur, po shajn\u00eb Rugov\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb po i ktheja nj\u00eb anti-rugovisti t\u00eb indoktrinuar n\u00eb <em>Facebook<\/em>, nuk mund ta p\u00ebrmbaja banalitetin dhe i thash\u00eb: &#8220;<em>Ju dhjeni gjith\u00e7ka, dhjeni secilin q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhjeni Rugov\u00ebn, mua etj. Por kam frik\u00eb se do t\u00eb mbeteni pa miq. Rugov\u00ebn e respektonte Bill Clinton, Tony Blair, Havier Solana, etj. Po k\u00ebta llopov\u00ebt e sot\u00ebm, q\u00eb e drejtojn\u00eb Kosov\u00ebn, a i respekton kush n\u00eb Per\u00ebndim?! Kam frik\u00eb se do t\u00eb dhjeni edhe lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb fituar me aq mund. Serbia po paguan p\u00ebr islamizimin e Kosov\u00ebs, ndoshta paguan edhe p\u00ebr t\u00eb futur destabilizim n\u00eb Kosov\u00eb&#8230; E un\u00eb nuk e di se cili \u00ebsht\u00eb misioni juaj i dhierjes&#8230; Ndoshta edhe k\u00ebt\u00eb po k\u00ebrkoni, destabilizimin e Kosov\u00ebs!<\/em>&#8221;<\/p>\n<p>Prandaj Rugova ishte nj\u00eb p\u00ebrjashtim. Nj\u00eb lider q\u00eb ndoshta nuk u kuptua plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij dhe nga t\u00eb gjith\u00eb, por populli shqiptar e donte dhe e respektonte at\u00eb. Ishte nj\u00eb lider, q\u00eb nuk i vjen shpesh nj\u00eb shoq\u00ebrie, n\u00eb at\u00eb p\u00ebrpjekjke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb! Prandaj, respektojeni Rugov\u00ebn dhe ruajeni me pun\u00eb t\u00eb mira pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb e fituat edhe me kontributin e tij. L\u00ebreni Rugov\u00ebn t\u00eb prehet n\u00eb paqe!<\/p>\n<blockquote><p>Publikuar edhe n\u00eb:<br \/>\n&#8211; <a href=\"http:\/\/www.botasot.info\/opinione\/930397\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi-hellip\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BotaSot.Info<\/a> dhe<br \/>\n&#8211; <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">RevistaDrini.Info<\/a><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben \u00c7okaj Q\u00ebllimi i Rugov\u00ebs ishte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ai p\u00ebrdori \u00e7do mjet p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebsaj. Prandaj ai ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ta firmoste edhe Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, e cila i hapi rrug\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s mbi Serbi, q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur edhe \u00e7lirimin e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. P\u00ebrderisa Kosova nuk mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22753,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-31779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben \u00c7okaj Q\u00ebllimi i Rugov\u00ebs ishte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ai p\u00ebrdori \u00e7do mjet p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebsaj. Prandaj ai ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ta firmoste edhe Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, e cila i hapi rrug\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s mbi Serbi, q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur edhe \u00e7lirimin e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. P\u00ebrderisa Kosova nuk mund t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-03T07:07:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-08-08T21:57:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI&#8230;\",\"datePublished\":\"2018-08-03T07:07:47+00:00\",\"dateModified\":\"2018-08-08T21:57:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/\"},\"wordCount\":2130,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/ibrahim_rugova_portret.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/\",\"name\":\"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/ibrahim_rugova_portret.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-03T07:07:47+00:00\",\"dateModified\":\"2018-08-08T21:57:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/ibrahim_rugova_portret.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/ibrahim_rugova_portret.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Ibrahim Rugova, portret\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arben \u00c7okaj Q\u00ebllimi i Rugov\u00ebs ishte pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe ai p\u00ebrdori \u00e7do mjet p\u00ebr t\u2019ia arritur k\u00ebsaj. Prandaj ai ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb ta firmoste edhe Marr\u00ebveshjen e Rambujes\u00eb, e cila i hapi rrug\u00eb sulmeve t\u00eb NATO-s mbi Serbi, q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur edhe \u00e7lirimin e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. P\u00ebrderisa Kosova nuk mund t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-03T07:07:47+00:00","article_modified_time":"2018-08-08T21:57:15+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI&#8230;","datePublished":"2018-08-03T07:07:47+00:00","dateModified":"2018-08-08T21:57:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/"},"wordCount":2130,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/","name":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg","datePublished":"2018-08-03T07:07:47+00:00","dateModified":"2018-08-08T21:57:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/ibrahim_rugova_portret.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Ibrahim Rugova, portret"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shajeni-rugoven-se-u-cliroi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHAJENI RUGOV\u00cbN SE U \u00c7LIROI&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31779\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}