{"id":31997,"date":"2018-08-10T19:10:10","date_gmt":"2018-08-10T17:10:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=31997"},"modified":"2018-08-10T19:10:10","modified_gmt":"2018-08-10T17:10:10","slug":"mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/","title":{"rendered":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026"},"content":{"rendered":"<p><em>Qyteti i Preshev\u00ebs: N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, pran\u00eb bustit t\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeut\u2026<\/em><\/p>\n<p>(<strong><em>Sh\u00ebnime nga Shkupi, Presheva e Prishtina<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/prof_murat_gecaj_4tetor2017.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" class=\"alignright\" \/> Shkruan: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues, p\u00ebrgjegj\u00ebs seksioni n\u00eb IIKSH<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nZakonisht, kur dikush na mir\u00ebpret n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ose n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb a vend tjet\u00ebr, shprehemi q\u00eb e falenderojm\u00eb nga zemra p\u00ebr mikpritjen. Sigurisht, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje mir\u00ebnjohjeje ndaj atij, q\u00eb na jep \u201cbuk\u00eb e krip\u00eb e zem\u00ebr dhe gjitha t\u00eb mirat\u201d, q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim a ngjarje ton\u00ebn ose q\u00eb na shoq\u00ebron p\u00ebr diku, ku kemi nevoj\u00eb. Por, m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje nj\u00eb shprehje e bukur e nj\u00eb miku e kolegu, poetit e shkrimtarit gjakovar e me banim n\u00eb Prishtin\u00eb, Agim Gjakova. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai p\u00ebruroi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb mjediset e Muzeut Historik Komb\u00ebtar, n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme, n\u00eb fund e mori fjal\u00ebn edhe ai, pra autori i librit. Me mir\u00ebnjohje t\u00eb shprehur n\u00eb t\u00ebr\u00eb pamjen e tij t\u00eb fytyr\u00ebs, iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve: \u201cShum\u00eb faleminderit p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr mikpritjen, po dhe p\u00ebr v\u00ebllapritjen tuaj!\u201d Salla shp\u00ebrtheu n\u00eb duartrokitje, p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tani, un\u00eb po i p\u00ebrdor fjal\u00ebt kaq shpreh\u00ebse, \u201cmikpritje\u201d e \u201cv\u00ebllapritje\u201d, p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr. N\u00eb dit\u00eb e fundit t\u00eb muajit maj 2011, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb nj\u00eb grupi pune, prej 11 vetash, nga Instituti i Integrimit t\u00eb Kultur\u00ebs Shqiptare (organiz\u00ebm joqeveritar), b\u00ebm\u00eb vizita t\u00eb bukura e mbr\u00ebs\u00ebl\u00ebn\u00ebse, n\u00eb Shkup, Preshev\u00eb e Prishtin\u00eb e m\u00eb pas n\u00eb Ulqin. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb k\u00ebtij grupi ishin: Rezart Gashi, drejtor i Institutit dhe i ndjeri, Dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror t\u00eb tij. Gjithashtu, b\u00ebnin pjes\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs sektor\u00ebsh e specialist\u00eb t\u00eb arsimit, kultures e shkenc\u00ebs: Prof. Emil Lafe-Akademik, Prof.Dr. Hulusi Hako, Prof. Dr.Hasan \u00c7ipuri, Prof. Murat Gecaj, Namik Selmani- arsimtar e shkrimtar, Zyba Hasa-arsimtare e poete, Fatbardh Danja-inspektor arsimi pran\u00eb Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ibrahim Hajdarmataj-drejtues shkolle e Liliana Gashi-specialiste arsimi.<\/p>\n<p>Kam shkruar edhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr mbresat e bukura dhe t\u00eb pashlyera t\u00eb atij udh\u00ebtimi, si n\u00eb shtyp e n\u00eb Internet. Po, k\u00ebsaj here, do t\u00eb d\u00ebshmoj di\u00e7ka m\u00eb qart\u00eb, se si n\u00eb trojet e st\u00ebrlashta shqiptare, pra n\u00eb trojet tona amtare, kudo gjet\u00ebm mikpritjen tradicionale shqiptare, por, kryesorja, \u201cv\u00ebllapritje\u201d t\u00eb paharruar.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nMikrobusi yn\u00eb komod, me shofer Bledin, udh\u00ebtonte qet\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebr \u201cUdh\u00ebn e Kombit\u201d. Pasi u ndal\u00ebm, pa shkuar ende te tunelet e Kalimashit, p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur pak, vazhduam m\u00eb tej. Kaluam ur\u00ebn e lart\u00eb mbi Drin dhe lam\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit, n\u00eb krahun e majt\u00eb. N\u00eb pik\u00ebn e kalimit kufitar, nd\u00ebrmjet dy shteteve shqiptare, u b\u00eb kontrolli rutin\u00eb i pasaportave tona e i dokumenteve t\u00eb shoferit dhe pastaj e vazhduam udh\u00ebtimin p\u00ebr m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ishim pothuajse n\u00eb qet\u00ebsi, kur Prof. Hulusi Hako na u drejtua: \u201cA t\u00eb ndalemi pak, k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb lokal, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe?\u201d Te gjith\u00eb e miratuam mendimin e tij dhe hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, me emrin \u201cHako\u201d. Si\u00e7 ma shpjegoi nj\u00eb bashkudhtar, do t\u00eb thoshte \u201cHarta e Kosov\u00ebs\u201d. Menj\u00ebher\u00eb, na u gjend pran\u00eb nj\u00eb burr\u00eb trupgjat\u00eb e me buz\u00ebqeshjen e njohur t\u00eb \u201ct\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa nj\u00eb djalosh erdhi e na pyeti, se \u00e7far\u00eb donim p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb. B\u00ebm\u00eb pak \u201crr\u00ebmuj\u00eb\u201d, duke k\u00ebrkuar nj\u00ebri kafe e tjetri freskuese ose uj\u00eb t\u00eb ftoft\u00eb, me gaz e pa gaz. Ishte ora rreth 19.00 e mbr\u00ebmjes. Nd\u00ebrkaq, t\u00ebr\u00eb autoritet, u d\u00ebgjua fjala e p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb lokalit, Dallim Elezkurtaj: \u201cJo, jo! K\u00ebta do t\u00eb han\u00eb e do t\u00eb pin\u00eb k\u00ebtu. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb udh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga Tirana dhe tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb! Prandaj, ua merr t\u00eb gjith\u00ebve porosin\u00eb!\u201d Me k\u00ebt\u00eb rast, na tregoi se ai lokal \u00ebsht\u00eb i p\u00eblqyer p\u00ebr udh\u00ebtar\u00ebt dhe se, vet\u00ebm n\u00eb drek\u00ebn p\u00ebrpara, aty kishin ngr\u00ebn\u00eb mbi 100 veta.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb zgjatem p\u00ebr holl\u00ebsi t\u00eb saj darke, q\u00eb na e \u201csponsorizoi\u201d ky mikprit\u00ebs, por dhe siv\u00eblla i nj\u00eb gjaku. P\u00ebr ta plot\u00ebsuar bujarin\u00eb e tij, pas dark\u00ebs s\u00eb bollshme e me pije t\u00eb ndryshme, provuam edhe kafe ose makiato. N\u00eb shenj\u00eb nderimi e respekti t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb, i k\u00ebrkuam Dallimit (v\u00ebshtrojani emrin, pra q\u00eb \u201cdallon\u201d nga shum\u00eb biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb) t\u00eb b\u00ebnim edhe disa fotografi, t\u00eb cilat secili nga ne i ruan nj\u00eb kujtim t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nMbr\u00ebmja kishte r\u00ebn\u00eb, kur ne udh\u00ebtuam n\u00ebp\u00ebr Grykat e Ka\u00e7anikut, pasi k\u00ebshtu u mendua se do t\u00eb arrinim m\u00eb shpejt n\u00eb Shkup. \u00c7dokush nga ne, natyrsh\u00ebm, sillte n\u00eb kujtes\u00eb ngjarje t\u00eb shkuara historike, luft\u00ebrat p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj armiq\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb donin t\u2019i mbanin t\u00eb pushtuara trojet tona. Te \u201cHani i Elezit\u201d na u kujtua shp\u00ebrngulja masive e kosovar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrndoq\u00ebn nga serb\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn e fundit, q\u00eb solli pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Por edhe kishim nj\u00eb far\u00eb shqet\u00ebsimi, q\u00eb u krijua nga nj\u00eb bised\u00eb telefonik\u00eb e nj\u00eb kolegu ton\u00eb, me nj\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb at\u00eb qytet. I treguan, se aty kishte kaluar nj\u00eb re e zez\u00eb dhe se kishte patur nj\u00eb stuhi t\u00eb fort\u00eb. <\/p>\n<p>Ve\u00e7se ne ishin fatmir\u00eb pasi, kur arrit\u00ebm n\u00eb Shkup, \u00e7do gj\u00eb ishte qet\u00ebsuar dhe se kudo kishte l\u00ebvizje t\u00eb zakonshme. \u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb, kur mb\u00ebrrin n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb panjohur, ku un\u00eb shkoja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb mendje t\u00eb shkojn\u00eb pyetje t\u00eb tilla: \u201cKush do t\u00eb na pres\u00eb? Ku do t\u00eb jet\u00eb hoteli p\u00ebr t\u00eb fjetur? Ku do t\u00eb darkojm\u00eb?\u201d etj. Por nuk ishte aspak e nevojshme, q\u00eb ne t\u00eb shqet\u00ebsoheshim, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb as marr\u00eb p\u00ebrgjigje, p\u00ebr pyetje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Q\u00ebkur ishim n\u00eb drek\u00eb a dark\u00eb, t\u00eb lokali \u201cHako\u201d, miqt\u00eb tan\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shkup: Sk\u00ebnder Asani, Mitat Shaqiri e Fadil Curri, telefononin e donin t\u00eb dinin, se ku ndodheshim. Nd\u00ebrsa edhe m\u00eb pas, kur sikur \u201chumb\u00ebm\u201d n\u00ebp\u00ebr Grykat e Ka\u00e7anikut, p\u00ebrs\u00ebri ata telefononin e interesoheshin, se mos kishim ndonj\u00eb problem gjat\u00eb udh\u00ebs. K\u00ebshtu, sapo mikrobusi yn\u00eb ndaloi, diku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Shkupit, pran\u00eb nesh erdh\u00ebn ata t\u00eb tre, buzagaz\u00eb e na p\u00ebrqafuan t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMir\u00ebse erdh\u00ebt, v\u00ebllez\u00ebr!\u201d<\/p>\n<p>Pastaj na prin\u00eb p\u00ebrpara dhe na fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lokal-restorant, t\u00eb madh e t\u00eb bukur. Q\u00eb te hyrja na prishte djaloshi Sinan Musliu, menaxheri, i cili gjithashtu na uroi mir\u00ebseardhjen. N\u00eb disa tavolina, zum\u00eb vendet dhe b\u00ebm\u00eb biseda t\u00eb \u00e7astit. V\u00ebrejta se m\u00eb e shqet\u00ebsuara ishte Liljana, pasi Rezarti vinte pas nesh n\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb, bashk\u00eb me gruan e f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl. Por ky \u201canth\u201d i natyrsh\u00ebm i asaj n\u00ebne e gjysheje nuk zgjati, se ata arrit\u00ebn sh\u00ebndosh e mir\u00eb, aty ku ishim ne.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shpesh, q\u00eb thon\u00eb se \u201cdy t\u00eb ngr\u00ebna nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb rrahura po\u201d?! (ha,ha) K\u00ebshtu ndodhi edhe me ne. Pa vonuar, na shtruan dark\u00ebn e dyt\u00eb, n\u00eb restorantin \u201cShkupi\u201d dhe nuk d\u00ebgjova t\u00eb ankohej njeri. Kjo sepse kishin kaluar disa or\u00eb, nga e para dhe kishim b\u00ebr\u00eb ca \u201ctrenazh\u201d, nga tronditjet e makin\u00ebs n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebn e m\u00ebparshme, e cila ishte e ngusht\u00eb dhe jo aq cil\u00ebsore. Sk\u00ebnderi, Mitati e Fadili ngrit\u00ebn gotat e na uruan mir\u00ebseardhjen n\u00eb Shkup dhe than\u00eb se i kishin marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr dit\u00ebn e nes\u00ebrme. N\u00eb fakt, ashtu ndodhi. \u00c7do gj\u00eb shkoi \u201csi sahati\u201d. Edhe n\u00eb hotelin \u201cLuksar\u201d, me pronar Ibrahim T\u00ebrshan\u00ebn e sportelist Fatmirin, na prit\u00ebn me dashamir\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nNuk do t\u2019i num\u00ebroj veprimtarit\u00eb e zhvilluara n\u00eb Shkup, se jan\u00eb disa. Nd\u00ebr to, ishin vizita n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe, ku u befasova q\u00eb takova dhe drejtoresh\u00ebn, Merit\u00ebn, mbes\u00ebn e m\u00ebsuesit veteran Ibrahim Kol\u00e7i, p\u00ebr t\u00eb cilin kam shkruar n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, t\u00eb cilin ia dhurova asaj. Pastaj pam\u00eb vendet-simbole: Muzeun e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs e Monumentin e Sk\u00ebnderbeut. E paharruar ishte pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb tubim, me gjith\u00eb drejtuesit e shkollave shqipe n\u00eb Maqedoni. Fol\u00ebn me pasion e atdhetariz\u00ebm shum\u00eb veta, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Profesori i njohur Shykri Rrahimi, t\u00eb cilin e kisha takuar n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit, n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 1972. <\/p>\n<p>Por n\u00eb kujtes\u00eb m\u00eb mbet\u00ebn edhe fjal\u00ebt e zjarrta t\u00eb Dr. Teuta Agajt-Demjaha. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo u shpreh me zem\u00ebr: \u201cFaleminderit, v\u00ebllez\u00ebr e motra, p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb na soll\u00ebt! Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr tekste e shkolla shqipe, q\u00eb t\u2019i kthejm\u00eb ato n\u00eb zjarre atdhedashurie\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb \u00c7airit, Izet Mexhiti i dor\u00ebzoi secilit pjes\u00ebtar t\u00eb grupit ton\u00eb \u201cMedalionin e Sk\u00ebnderbeut\u201d, hipur n\u00eb kal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet, q\u00eb na kishin krijuar v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb Shkup, gjet\u00ebm dhe gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth tem\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb studimit t\u00eb IIKSH, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e p\u00ebrafrimit, deri n\u00eb nj\u00ebsim, i programeve dhe teksteve shkollor\u00eb shqip, n\u00eb trojet amtare dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Jemi nj\u00eb, Shkup\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/jemi_nje_shkup.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><br \/>\n<em>Bluza e p\u00ebrgatitur n\u00eb Shkup, p\u00ebrkon me motivin kryesor t\u00eb udh\u00ebtimit ton\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nKur t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mbr\u00ebmje dol\u00ebm jasht\u00eb Shkupit dhe po udh\u00ebtonim drejt kufirit me Republik\u00ebm e Serbis\u00eb, secili nga ne provonte nj\u00eb far\u00eb shqet\u00ebsimi. Megjith\u00ebse e dinim se p\u00ebrpara do t\u00eb na dilnin tokat e st\u00ebrlashta shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore ose t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, na v\u00ebrtitej n\u00eb kok\u00eb mendimi p\u00ebr \u201cvendin e huaj\u201d, me m\u00ebdyshjen: \u201cVall\u00eb, a do t\u00eb na pengojn\u00eb, kur t\u2019i shohin pasaportat tona?\u201d Por nuk zgjati shum\u00eb kjo gjendje, se djaloshi ushtarak, q\u00eb na i mori ato, takoi t\u00eb ishte shqiptar. Ai na e pohoi shpejt k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, me buz\u00ebqesahje t\u00eb \u00ebmb\u00ebl edhe pse na p\u00ebrsh\u00ebndeti serbisht, kur hyri n\u00eb mikrobus.<\/p>\n<p>Sapo kaluam pak metra n\u00eb tok\u00ebn e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr, pra kur ishim ndar\u00eb me Maqedonin\u00eb, pam\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nga dol\u00ebn koleg\u00ebt tan\u00eb: Xhemaledin Salihu, Alixhemal Saliu e Musa Ajeti. U p\u00ebrqafuam si v\u00ebllez\u00ebr dhe i pari hyri n\u00eb mikrobusin ton\u00eb. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb udh\u00ebs, ai na foli me imt\u00ebsi p\u00ebr fshatrat, nga kalonim, p\u00ebr traditat e tyre t\u00eb lashta shqiptare, betejat e zhvilluara p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe gjendjen e sotme. Ve\u00e7an\u00ebrisht, na b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb, se na tregoi q\u00eb kudo funksionojn\u00eb shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, se gjuha shqipe flitet mir\u00eb e bukur nga t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt etj.<\/p>\n<p>\u201cIshim t\u00eb ftuar, prandaj e gjet\u00ebm t\u00eb shtruar\u201d, k\u00ebshtu mendova, duke buz\u00ebqeshur me vete, sapo arrit\u00ebm ne qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm t\u00eb Preshev\u00ebs. Kudo na ran\u00eb n\u00eb sy lokale dhe institucione me em\u00ebrtime shqipe. I till\u00eb ishte dhe lokali, ku ne zum\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur e p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe e freskuese dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb darkuar. N\u00eb mes t\u00eb atyre, q\u00eb na prit\u00ebn me shum\u00eb dashamir\u00ebsi, menj\u00ebher\u00eb dallova dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin e lokalit. Por pran\u00eb nesh ishte dhe nj\u00eb djalosh, pak zeshkan e buz\u00ebqeshur, i cili nuk na u nda, deri sa u larguam t\u00eb nes\u00ebrmen pasdite p\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb. Dhe shpejt ia m\u00ebsova emrin dhe detyr\u00ebn, q\u00eb kryente ai. Ishte juristi Fatlum Mustafa dhe sh\u00ebrbente p\u00ebrgjegj\u00ebs i kabinetit t\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Ragmi Mustafa.<\/p>\n<p>&#8230;.<\/p>\n<p>(<em>Nga libri \u201cRrahin zemrat arb\u00ebrore\u201d, Tiran\u00eb, 2011, me autor Murat Gecaj<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti i Preshev\u00ebs: N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, pran\u00eb bustit t\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeut\u2026 (Sh\u00ebnime nga Shkupi, Presheva e Prishtina) Shkruan: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, p\u00ebrgjegj\u00ebs seksioni n\u00eb IIKSH 1. Zakonisht, kur dikush na mir\u00ebpret n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ose n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb a vend tjet\u00ebr, shprehemi q\u00eb e falenderojm\u00eb nga zemra p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31998,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-31997","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Qyteti i Preshev\u00ebs: N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, pran\u00eb bustit t\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeut\u2026 (Sh\u00ebnime nga Shkupi, Presheva e Prishtina) Shkruan: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, p\u00ebrgjegj\u00ebs seksioni n\u00eb IIKSH 1. Zakonisht, kur dikush na mir\u00ebpret n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ose n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb a vend tjet\u00ebr, shprehemi q\u00eb e falenderojm\u00eb nga zemra p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-10T17:10:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"413\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026\",\"datePublished\":\"2018-08-10T17:10:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/\"},\"wordCount\":2114,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/murat_gecaj_presheve.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/\",\"name\":\"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/murat_gecaj_presheve.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-10T17:10:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/murat_gecaj_presheve.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/murat_gecaj_presheve.jpg\",\"width\":660,\"height\":413,\"caption\":\"Murat Gecaj, Preshev\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Qyteti i Preshev\u00ebs: N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, pran\u00eb bustit t\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeut\u2026 (Sh\u00ebnime nga Shkupi, Presheva e Prishtina) Shkruan: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, p\u00ebrgjegj\u00ebs seksioni n\u00eb IIKSH 1. Zakonisht, kur dikush na mir\u00ebpret n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ose n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb a vend tjet\u00ebr, shprehemi q\u00eb e falenderojm\u00eb nga zemra p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-10T17:10:10+00:00","og_image":[{"width":660,"height":413,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026","datePublished":"2018-08-10T17:10:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/"},"wordCount":2114,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/","name":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg","datePublished":"2018-08-10T17:10:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/murat_gecaj_presheve.jpg","width":660,"height":413,"caption":"Murat Gecaj, Preshev\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/mikpritje-e-vellapritje-neper-trojet-tona-amtare-te-ballkanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MIKPRITJE E V\u00cbLLAPRITJE, N\u00cbP\u00cbR TROJET TONA AMTARE T\u00cb BALLKANIT\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31997","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31997"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31997\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31998"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31997"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31997"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31997"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}