{"id":32008,"date":"2018-08-11T00:58:32","date_gmt":"2018-08-10T22:58:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32008"},"modified":"2018-08-11T00:58:32","modified_gmt":"2018-08-10T22:58:32","slug":"phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/","title":{"rendered":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dita<\/a>, <em>10 gusht 2018<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Eksperti i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme, David Phillips thot\u00eb se ideja e ndarjes apo e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e keqe p\u00ebr zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Prof. Phillips, drejtor i programit p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e Paqes dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb Nju Jorkut, thot\u00eb se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb i p\u00ebrgjigjet shqet\u00ebsimeve t\u00eb Serbis\u00eb, por nuk prek sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Profesor Phillips, ju jeni kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, ose korrigjimit apo ndryshimit t\u00eb kufijve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00ebse dy vendet bien dakord dhe n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, \u00e7far\u00eb ka k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr, sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Nuk \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara. Ka alternativa t\u00eb tjera. P\u00ebr momentin Kosova nuk shum\u00eb alternativa t\u00eb mira, por ndarja ose ndryshimi i kufijve, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia m\u00eb e keqe. Do t\u00eb krijonte paq\u00ebndrueshm\u00ebri, do t\u00eb ishte e rrezikshme, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb dhun\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi dhe duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb se vitet 1990, ishin nj\u00eb periudh\u00eb e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Balkanin Per\u00ebndimor. Parimi i shteteve demokratike dhe pluraliste \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz sakrifikuan dhe dhan\u00eb jet\u00ebn. Ne nuk duhet ta braktisim at\u00eb parim ve\u00e7an\u00ebrisht kur opsione t\u00eb tjera, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira sesa ndarja, ose shk\u00ebmbimi i territoreve.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>P\u00ebr shembull?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Le t\u00eb mendojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Serbin\u00eb. S\u00eb pari duhet t\u00eb mos harrojm\u00eb se Serbia e humbi Kosov\u00ebn, Kosova nuk do t\u00eb kthehet kurr\u00eb mbrapsht tek Serbia, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur p\u00ebr gjithmon\u00eb, k\u00ebshtuq\u00eb Serbia duhet t\u00eb jet\u00eb realiste p\u00ebr synimet e veta. Para s\u00eb gjithash, ajo do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb decentralizim n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e planit Ahtisaari. Kjo ide \u00ebsht\u00eb e parashikuar p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb elasticitet nga t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar autoritetet e AKS-s\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb mos heq\u00eb dor\u00eb nga funksionet e siguris\u00eb, pra policia dhe gjykatat lokale, duhet t\u00eb ruaj\u00eb kompetencat p\u00ebr planifikim lokal dhe urban, si edhe menaxhim dhe pron\u00ebsi t\u00eb burimeve natyrore. P\u00ebrpar\u00ebsia tjet\u00ebr p\u00ebr Serbin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb mbrojtja e statusit p\u00ebr manastiret serbe, si De\u00e7ani.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb zgjidhen k\u00ebto shqet\u00ebsime thelb\u00ebsore, pa komprometuar sovranitetin e Kosov\u00ebs. Ka ardhur koha q\u00eb dialogu n\u00eb Beograd t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim. Faje kan\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt. Serbia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vonesat dhe pengimin e dialogut, Komisioni Evropian nuk ka k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb Serbia t\u00eb zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb arritur dhe duke filluar q\u00eb nga administrata e Presidentit Obama e deri m\u00eb sot, Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuara plot\u00ebsisht. Pra \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb rrisin angazhimin p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb u jep p\u00ebrgjigje shqet\u00ebsimeve thelb\u00ebsore serbe, duke mbrojtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Kur them e vetmja rrug\u00eb p\u00ebrpara e kam fjal\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb dyja pal\u00ebt mund t\u00eb bien dakord, sepse t\u00eb gjitha alternativat q\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia nuk ka r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre, prandaj n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb t\u00eb bien dakord si Beogradi edhe Prishtina, k\u00ebt\u00eb kam parasysh kur them e vetmja rrug\u00eb p\u00ebrpara\u2026<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Le t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka: Serbia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po dikton hapat. Serbis\u00eb duhet t\u2019i jepen udh\u00ebzime nga Komisioni Evropian, nga zonja Mogherini lidhur me ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mundura t\u00eb realizohen p\u00ebrmes dialogut Kosov\u00eb-Serbi. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Asociacionin e Komunave Serbe dhe mbrojtje p\u00ebr ikonat kulturore dhe manastiret. Ajo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur \u00ebsht\u00eb ndarja ose ndryshimi i kufijve. Ajo do t\u00eb ishte nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtim dhe do t\u00eb ishte e rrezikshme dhe nj\u00eb burim paq\u00ebndrueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse Serbia nuk bie dakord, Serbia duhet t\u00eb p\u00ebrballet me faktin se do t\u00eb mbetet e izoluar n\u00eb Evrop\u00eb, neni 35 (i politikave evropiane t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb dhe negociatave p\u00ebr zgjerim) do ta mbaj\u00eb jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendj\u00eb t\u00eb arrij\u00eb objektivin e normalizimit, paqes dhe mir\u00ebqenies. Serbia ishte agresori, Serbia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr krime dhe tani duhet t\u00eb p\u00ebrballet me faktin se Kosov\u00ebn e ka humbur dhe duhet t\u00eb arrij\u00eb paktin m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar. Negociatat nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb afat q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb pik\u00eb finale.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr 20 vjet nuk ka pasur p\u00ebrparim mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. At\u00ebher\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka q\u00eb t\u00eb provohet kjo rrug\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\u00cbsht\u00eb e rrezikshme, do t\u00eb destabilizoj\u00eb rajonin, do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb transferime t\u00eb popullat\u00ebs dhe dhun\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb list\u00eb e shkurt\u00ebr e s\u00eb keqen me ndarjen ose shk\u00ebmbimin e territoreve. Ka alternativa t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zbatueshme, n\u00ebse Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb luaj\u00eb rolin e vet, jo vet\u00ebm t\u00eb mbledh\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb fotografi s\u00eb bashku por t\u00eb angazhohen n\u00eb diplomaci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqshme p\u00ebr Serbin\u00eb dhe na jep mund\u00ebsin\u00eb ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb problem nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb dhe t\u00eb caktojm\u00eb nj\u00eb afat. N\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb zonj\u00ebs Mogherini duhet t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe n\u00ebse jo at\u00ebher\u00eb, Serbia duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb aspiratat e saj p\u00ebr BE-n\u00eb, sepse nuk do t\u00eb hyj\u00eb kurr\u00eb n\u00eb BE n\u00ebse nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb normalizuara me Kosov\u00ebn, prandaj le t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Mjaft me k\u00ebto p\u00ebr 20 vjet.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Po n\u00ebse Kosova merr garanci nga Serbia se do ta njoh\u00eb, t\u00eb marr\u00eb garanci se do t\u00eb b\u00ebhet e an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara, a nuk do t\u00eb ishte kjo nj\u00eb marr\u00ebveshje e favorshme?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">E vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Rusia dhe Kina nuk vendosin veton. Pra garancit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb bukur kur flasim para kamerave por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prova q\u00ebndron tek rezultatet konkrete.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>\u00c7far\u00eb mendoni se ndryshoi n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sepse duket nga deklaratat se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian mund ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ide?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Un\u00eb i kam lexuar deklaratat dhe nuk ka asgj\u00eb aty q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptohet se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb dakord me ndarjen. Nuk ka asgj\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e ambasadorit Delawie q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb kuptohet se Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin at\u00eb. Dhe p\u00ebrsa i takon takimit t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Kryeministres dhe z\u00ebvend\u00ebs kryeministrit serb ne Jared Kushnerin, nuk kemi par\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr at\u00eb takim. D\u00ebgjuam at\u00eb q\u00eb tha Da\u00e7i\u00e7 q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e tij se t\u00eb gjitha alternativat jan\u00eb mbi tryez\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vendos k\u00ebtu. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb luaj\u00eb rolin e tij si nd\u00ebrmjet\u00ebs dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i jep mund\u00ebsi Kosov\u00ebs t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, t\u00eb njihet dhe Serbia ta pranoj\u00eb si shtet sovran dhe t\u00eb pavarur dhe m\u00eb pas t\u00eb merremi me \u00e7\u00ebshtjet e tjera si vendet e BE-s\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb OKB. Ndarja nuk \u00ebsht\u00eb rruga e duhur, ndarja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i rreziksh\u00ebm dhe destabilizues. Kjo ide duhet braktisur.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Ajo q\u00eb n\u00ebnkuptoj un\u00eb si ndryshim \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kjo ide \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb, nd\u00ebrsa tani d\u00ebgjojm\u00eb formulime si \u201ct\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb elastike\u201d dhe \u201cne do t\u00eb jemi dakord me \u00e7far\u00ebdo t\u00eb bien dakord pal\u00ebt\u201d\u2026<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Qeveria amerikane nuk ka nj\u00eb politik\u00eb koherente ndaj Kosov\u00ebs, nuk i kushton asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi Ballkanit Per\u00ebndimor. Nuk besoj se duhet t\u00eb lexojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet n\u00eb k\u00ebto deklarata t\u00eb paqarta. P\u00ebr momentin politika amerikane \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb. E njeh Kosov\u00ebn me kufijt\u00eb aktual\u00eb. Kjo nuk ka ndryshuar. Shtete t\u00eb tjera q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi 100 vendet q\u00eb e kan\u00eb njohur. Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr interesat qendrore t\u00eb Serbis\u00eb dhe mund t\u2019i zgjidhim pa nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb rrezikshme drejt ndarjes q\u00eb do t\u00eb krijonin destabilizim.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Nj\u00eb nga argumentat kryesore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb bie ndesh me k\u00ebt\u00eb lloj zgjidhjeje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme t\u00eb nd\u00ebrtosh shtete n\u00eb baza etnike dhe n\u00eb demokraci, shtetet nd\u00ebrtohet mbi bazat e multietnicitetit. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr shum\u00eb arsye Veriu nuk \u00ebsht\u00eb integruar, apo jo\u2026<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Po, parimi i pluralizmit dhe demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur themeli i politik\u00ebs amerikane, si edhe i q\u00ebndrimit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr vendet q\u00eb duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen. Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb lejon Serbin\u00eb t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn me kufijt\u00eb aktual\u00eb, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr bashkimin e territoreve shqiptare dhe t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shtet shqiptar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb tokat ku jetojn\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb rezultat logjik i d\u00ebshtimit t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb BE-s\u00eb. Prandaj kjo duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si kamban\u00eb alarmi p\u00ebr zonj\u00ebn Mogherini. Le t\u2019i imponojm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje Serbis\u00eb, ta b\u00ebjm\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs nj\u00eb kompromis p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb l\u00ebvizim p\u00ebrpara. P\u00ebrndryshe do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb hart\u00ebn e Evrop\u00ebs Juglindore dhe kjo do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Por ku do t\u00eb ishte problemi i bashkimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, n\u00ebse jan\u00eb dakord t\u00eb dyja vendet n\u00eb t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Un\u00eb jam neutral ndaj atij propozimi. N\u00ebse shqiptar\u00ebt, Kosova dhe Shqip\u00ebria duan t\u00eb bashkohen dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb vende t\u00eb tjera si Presheva dhe Maqedonia duan t\u00eb bashkohen me ta, apo t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie federale, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb i takon kombit shqiptar. Nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb thelb me bashkimin e territoreve shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb linja q\u00eb po p\u00ebrdor Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr bashkimin e serb\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht loja q\u00eb po luante Milloshevi\u00e7i, duke p\u00ebrhapur konflikt dhe luft\u00eb dhe duke kryer spastrim etnik. Por p\u00ebrpara se kjo t\u00eb ndodh\u00eb, BE-ja duhet t\u00eb zgjedh\u00eb: a do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebse dhe t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb i mbron komunitetet serbe dhe kultur\u00ebn serbe, apo do t\u00eb lejoj\u00eb hapjen e nj\u00eb Kutie t\u00eb Pandor\u00ebs me probleme.<\/p>\n<p>38:54 N\u00ebse BE-ja d\u00ebshton t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Serbis\u00eb dhe Kosob\u00ebs, nuk ka asgj\u00eb q\u00eb i pengon shqiptar\u00ebt t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr opsione t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb bashkimin e territoreve shqiptare. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb diplomacia t\u00eb tregoj\u00eb se mund t\u2019i zgjidh\u00eb k\u00ebto probleme dhe zgjidhja e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb njoh\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur dhe sovran. Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territorit jan\u00eb thjesht kod p\u00ebr paqart\u00ebsi dhe kaos dhe dhun\u00eb. Nuk jan\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb funksionale.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Ta z\u00ebm\u00eb q\u00eb ky propozim b\u00ebhet, hidhet n\u00eb tryez\u00eb dhe Kosova dhe Serbia bien dakord ta b\u00ebjn\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ide e keqe ose e mir\u00eb. \u00c7far\u00eb do ta parandalonte realizimin e saj pasi \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Kjo nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pas dyerve t\u00eb mbyllura. Duhet t\u00eb ket\u00eb transparenc\u00eb. Duhet b\u00ebr\u00eb konsultim me kuvendin e Kosov\u00ebs, shoq\u00ebria civile duhet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb diskutohet dhe arrihet mes President\u00ebve dhe pastaj ta paraqesin para publikut t\u00eb tyre. Popujt e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs duhet t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre, ka shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje praktike q\u00eb duhen zgjidhur: miniera e Trep\u00e7es, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me pakic\u00ebn serbe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera. Duhet nj\u00eb plan efektiv dhe ndarja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje efektive, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb drejt kaosit, konfuzionit dhe dhun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrgjegj\u00ebsie. A do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr ndarje, se \u00e7\u00ebshtja e personave t\u00eb humbur do t\u00eb harrohet? A do t\u00eb eliminohen \u00e7\u00ebshtjet e kompensimit? \u00cbsht\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb dhe pozitive t\u00eb zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet aktuale. \/ <strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em>a.s\/dita<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita, 10 gusht 2018 Eksperti i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme, David Phillips thot\u00eb se ideja e ndarjes apo e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e keqe p\u00ebr zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Prof. Phillips, drejtor i programit p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e Paqes dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32009,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-32008","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita, 10 gusht 2018 Eksperti i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme, David Phillips thot\u00eb se ideja e ndarjes apo e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e keqe p\u00ebr zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Prof. Phillips, drejtor i programit p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e Paqes dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-10T22:58:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe\",\"datePublished\":\"2018-08-10T22:58:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/\"},\"wordCount\":2251,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/david_phillips.png\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/\",\"name\":\"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/david_phillips.png\",\"datePublished\":\"2018-08-10T22:58:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/david_phillips.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/david_phillips.png\",\"width\":660,\"height\":288,\"caption\":\"David Phillips\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Dita, 10 gusht 2018 Eksperti i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme, David Phillips thot\u00eb se ideja e ndarjes apo e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e keqe p\u00ebr zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve. Prof. Phillips, drejtor i programit p\u00ebr Nd\u00ebrtimin e Paqes dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Universitetin Columbia t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-10T22:58:32+00:00","og_image":[{"width":660,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe","datePublished":"2018-08-10T22:58:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/"},"wordCount":2251,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/","name":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png","datePublished":"2018-08-10T22:58:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/david_phillips.png","width":660,"height":288,"caption":"David Phillips"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/phillips-ndarja-ose-shkembimi-i-territoreve-alternativa-me-e-keqe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Phillips: Ndarja ose shk\u00ebmbimi i territoreve, alternativa m\u00eb e keqe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32008\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32009"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}