{"id":32031,"date":"2018-08-11T23:58:32","date_gmt":"2018-08-11T21:58:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32031"},"modified":"2018-08-11T23:58:32","modified_gmt":"2018-08-11T21:58:32","slug":"dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/","title":{"rendered":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve"},"content":{"rendered":"<p><em>Prishtin\u00eb, 10 gusht 2018<\/em><\/p>\n<p>Libri \u201dRrug\u00ebtimi i nj\u00eb JETE t\u00eb dhuruar\u201d, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj, p\u00ebrcjell porosi dhe mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb, se si duhet t\u00eb luftohet p\u00ebr jet\u00eb. Ky lib\u00ebr, i cili u promovua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkudjesjen e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb Suedi, ka n\u00eb qend\u00ebr, Arnis\u00ebn e cila i ka dh\u00ebn\u00eb organin e m\u00eblqis\u00eb babait t\u00eb saj Ramadan Myrtajt dhe vet\u00eb autorin, i cili e lufton s\u00ebmundj\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij manifestimi, kryetari i Lidhj\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Shyqyri Galica, vler\u00ebsoi p\u00ebrpjekjet dhe veprimtarit\u00eb e zhvilluara t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi Albani XI\u201d n\u00eb Suedi, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs me p\u00ebrkushtim kan\u00eb zhvilluar aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb trojet shqiptare, duke d\u00ebshmuar prirjen dhe dashurin\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr krijimtarin\u00eb letrare-artistike dhe p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare. \u201cEdhe sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrurim, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr librin e Ramadan Myrtajt, \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb JETE t\u00eb dhuruar\u201d, shihet interesimi dhe dashuria e k\u00ebtyre krijuesve, me t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb t\u00eb ardhmen shpresojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb organizojm\u00eb veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, duke u uruar suksese t\u00eb reja n\u00eb let\u00ebrsi e p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb art e kultur\u00eb\u201d, tha z. Galica<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi, tha se libri \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb jete t\u00eb dhuruar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i jetuar, m\u00eb shum\u00eb se lib\u00ebr i shkruar. \u201cNj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ofron shum\u00eb emocione, q\u00eb ofron dimensione t\u00eb vuajtjes s\u00eb njeriut dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr jet\u00ebn. Vet\u00ebm nj\u00eb koalicion bab\u00eb- bij\u00eb mund ta mposhte vdekjen me radh\u00eb\u201d, tha Matoshi, duke t\u00ebrhequr v\u00ebrjetjen q\u00eb ky lib\u00ebr mos t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb evokim, por t\u00eb mbetet nj\u00eb inkurajim p\u00ebr gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Mehmet Rukiqi p\u00ebrg\u00ebzoi Dr. Ramadan Myrtajn p\u00ebr librin, por ai p\u00ebrg\u00ebzoi n\u00eb ve\u00e7anti Shoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb Suedi, e cila p\u00ebrkujdeset q\u00eb t\u00eb promovoj\u00eb libra t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke vazhduar t\u00eb lihet gjurm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ai p\u00ebrmendi shum\u00eb shoqata t\u00eb shqiptar\u00ebve dikur, deri te grumbullimi i tyre n\u00eb nj\u00eb Federat\u00eb me emrin \u201cVatra\u201d e Fan Nolit. \u201cSot ka edhe shoqata t\u00eb tjera q\u00eb funksionojn\u00eb, por sot p\u00ebr sot jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe m\u00eb tej, flamurin e ka SHSHASH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d n\u00eb Suedi. Hysen Ibrahimi, kryetar i k\u00ebsaj shoqate po p\u00ebrpiqet me bensik\u00ebri dhe po arrin\u00eb po at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb filloi, Sami Frash\u00ebri, Nikoll\u00eb Na\u00e7o, Kristo Luarasi dhe m\u00eb von\u00eb edhe Fan Noli\u201d, tha Rukiqi.<\/p>\n<p>Dr. Salih Krasniqi, n\u00eb recensionin e tij me titull \u201cBetej\u00eb e fituar\u201d, p\u00ebrshkroi rrug\u00ebtimin e shkollimit dhe studimit t\u00eb specalizimit t\u00eb Dr. Ramadan Myrtajt e pastaj rrug\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb dhuruar nga vajza e tij. \u201cDr. Myrtaj q\u00eb n\u00eb kapitullin e par\u00eb tregon arsyen p\u00ebr ta shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr autobiografik. Rr\u00ebfimin e fillon me fjal\u00ebt \u201cSi e kuptova se kam kancer\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve jep t\u00eb kuptojm\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe mos trajtimi i saj do t\u00eb sillte deri te vdekja. Jeta \u00ebsht\u00eb luft\u00eb dhe n\u00ebse dor\u00ebzohemi n\u00eb luft\u00eb humbim, pra duhet luftuar dhe asnj\u00ebher\u00eb s\u2019duhet dor\u00ebzuar\u201d, thot\u00eb dr. Krasniqi. Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera shpreh edhe emocionet e tij, kur ve\u00e7on sakrific\u00ebn e Arnis\u00ebs se si kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u2019ia dhuruar organin e m\u00eblqis\u00eb babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, ai propozoi q\u00eb 1 qershori t\u00eb shpallet Dita e transplantimit, sipas dat\u00ebs 1 qershor 2005, kur Arnisa i ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eblqin\u00eb babait t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKy lib\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb dhe nj\u00eb mesazh edhe p\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb ligje p\u00ebr transplantimin e organeve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb kosovare. Po ashtu qeveria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb marrin sh\u00ebrbime n\u00eb klinikat tona, e jo t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje n\u00eb vende tjera, t\u00eb detyruar t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sh\u00ebrim\u201d, tha Dr. Krasniqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Prof. Fetah Bahtiri, n\u00ebnkryetar i SHSHASH \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb nj\u00eb recension q\u00eb kishte d\u00ebrguar, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb pranis\u00eb fizike, thot\u00eb se libri \u00ebsht\u00eb \u201cNj\u00eb kronik\u00eb e betej\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e rilindur dhe ofron leksione mjek\u00ebsore\u201d. \u201cLibri \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb jete t\u00eb dhuruar\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i pazakonsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb kronik\u00eb e nj\u00eb beteje p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr mosdor\u00ebzimin para sfidave t\u00eb cilat autorit ia kishte shkaktuar s\u00ebmundja \u2013 kanceri n\u00eb m\u00ebl\u00e7i. Pra, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dram\u00eb jet\u00ebsore, por jo vet\u00ebm kaq\u2026Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i pasur didaktik p\u00ebr luftimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb cilat mund ta godasin secilin njeri. \u00cbsht\u00eb, pra, mjet m\u00ebsimor p\u00ebr ata q\u00eb merren me mjek\u00ebsin\u00eb dhe me studimet n\u00eb fush\u00ebn patologjis\u00eb \u2013 shkenc\u00ebs e cila merret me studimin e s\u00ebmundjeve, shkaqeve t\u00eb s\u00ebmundjeve, paraqitjen dhe zhvillimin e tyre, thuhet n\u00eb fjal\u00ebn e Bahtirit.<\/p>\n<p>Pas trajtimit q\u00eb kishte n\u00eb Turqi, po fillonte nj\u00eb faz\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr doktor Myrtajn. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb e kushtueshme dhe ai ballafaqohet me situata t\u00eb papritura derisa k\u00ebrkonte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr trajtim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, ka qen\u00eb edhe Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH \u201cPapa Klemneti XI Albani\u201d, i cili kishte mund\u00ebsuar q\u00eb Dr. Ramadan Myrtaj t\u00eb shkonte n\u00eb Suedi t\u00eb vazhdonte trajtimin. N\u00eb recensionin e tij p\u00ebr librin, ai thot\u00eb se libri \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb jete t\u00eb dhuruar\u201d dallohet nga librat e tjer\u00eb t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb, i cili kalon p\u00ebrmasat e nj\u00eb libri autobiografik, dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr k\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs, shpresdh\u00ebn\u00ebs, duke ua leht\u00ebsuar rrug\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb atyre pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt vuajn\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje e nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 vuajti dr. Ramadan Myrtaj. Por, s\u00ebmundj\u00ebn Dr. Myrtaj e mundi me mb\u00ebshtetjen e vajz\u00ebs s\u00eb tij Arnis\u00ebs. P\u00ebrmes emocioneve dhe lot\u00ebve. z. Ibrahimi ve\u00e7oi sakrific\u00ebn e Arnis\u00ebs, duke e quajtur at\u00eb heroin\u00eb e gjall\u00eb, si\u00e7 e quan edhe vet\u00eb babai i saj n\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Arnisa ishte shum\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr vendimin e saj. N\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebrshendet\u00ebse ajo tha q\u00eb ka sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb, duke inkurajuar t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb dhurojn\u00eb organ\u00ebt, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb paraqitej nevoja. \u201cUn\u00eb g\u00ebzoj nj\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 9 vjet. Kam dy vajza dhe jetoj n\u00eb Amerik\u00eb bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin tim Blerimin\u201d. Arnisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim shk\u00ebputi vet\u00ebm nj\u00eb moment dob\u00ebsie ndoshta n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr dhurimin e m\u00eblqis\u00eb. \u201cIshte data 1 qershor 2005, kur bashk\u00eb me babin po niseshim n\u00eb sall\u00ebn e operaconit, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ktheva kok\u00ebn dhe e pash\u00eb nan\u00ebn, e cila po na shoq\u00ebronte. Nana kishte v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb gjoks, dhe mezi merrte frym\u00eb dhe un\u00eb thash\u00eb aspak nuk e kam problem k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sa e paska nana ime. Nuk e kam par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb saj, por at\u00eb moment e pash\u00eb sa v\u00ebshtr\u00eb ajo e kishte, sepse dy njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, po hynin luft\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb dhe p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb jan\u00eb p\u00ebrlotur syt\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Operacioni ishte kryer me sukes, tha Arnisa, duke theksuar se ajo kishte nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe me vet\u00ebdijej t\u00eb plot\u00eb, pa u ndikuar nga askush. Me k\u00ebt\u00eb rast, ajo tha se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhurimi i organ\u00ebve, sepse shp\u00ebtohet jetra njer\u00ebzish. \u201cKur e them k\u00ebt\u00eb, mendoj edhe fatkeq\u00ebsit\u00eb n\u00eb komunikacion, kur njer\u00ebzit vdesin dhe dhurimi i organeve t\u00eb tyre do t\u00eb shp\u00ebtonte shum\u00eb jetra. Si\u00e7 thuhet shpirti shkon n\u00eb qiell, trupin dhe organet i han\u00eb dheu. Toka nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr to, por kan\u00eb nevoj\u00eb njer\u00ebzit\u201d, tha Arnisa Myrtaj Arifi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb morr\u00ebn fjal\u00ebn edhe pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim, duke ve\u00e7uar kontributin e Dr. Ramadan Myrtajt p\u00ebr librin, por edhe p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb kosovare. Dr. Jusuf Bajrami, shef i Qendr\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Urgjence, tregoi se dr. Ramadan Myrtaj, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kishte themeluar edhe Entin e Mjek\u00ebsis\u00eb Urgjente, n\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs. \u201cFatkeq\u00ebsisht, me k\u00ebto probleme q\u00eb ka pasur dr. Ramadani \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i gjendej pran shteti, sepse edhe at\u00ebher\u00eb kemi pasur ministri dhe disa institucione\u2026por fatmir\u00ebsisht q\u00eb p\u00ebrfundoi mir\u00eb. Dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj Arnis\u00ebn dhe sakrific\u00ebn e saj p\u00ebr prind, por edhe dr. Ramadanin p\u00ebr durimin q\u00eb ka treguar p\u00ebr luftimin e s\u00ebmundj\u00ebs\u201d, tha dr. Bajrami.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Dr. Salih Ahmeti, tha se libri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye, sepse p\u00ebshkruhet n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, nga nj\u00eb autor, i cili \u00ebsht\u00eb edhe profesionist i mjek\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb aspektin profesional, etik, social dhe psikologjik. \u201cNe kemi nj\u00eb lib\u00ebr kur autori \u00ebsht\u00eb vet\u00eb mjek, njoh\u00ebs i mir\u00eb i mjek\u00ebsis\u00eb, dhe kjo i ka mund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb njoh\u00eb an\u00ebt e mira por edhe d\u00ebshtimet e mundshme t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb. Autori, pothuajse n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, tregon q\u00eb skajshm\u00ebrisht i beson mjek\u00ebsis\u00eb dhe mundohet t\u00eb ballafaqohet p\u00ebrqidnje shum\u00eb t\u00eb vogla dhe t\u00eb shkoj\u00eb skajshm\u00ebrisht me besueshm\u00ebri t\u00eb paluahtur dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mir\u00eb\u201d, tha Dr. Ahmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb takimit, autori i librit \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb jete t\u00eb dhuruar\u201d, Dr. Ramadan Myrtaj tregoi m\u00eb gjer\u00ebsisht dram\u00ebn q\u00eb kishte kaluar. Duke treguar q\u00eb ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebri me dy jet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam njeri me dy jetra, 13 korrik m\u00eb 1949 e deri n\u00eb qshor 2005 dhe jeta e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb nga 1 qershori i 2005 e tutje. Jan\u00eb 13 vjet e dy muaj e 10 dit\u00eb, ose 4815 dit\u00eb. Kjo jeta e dyt\u00eb m\u00eb duket se e kam m\u00eb t\u00eb lumtur, por k\u00ebt\u00eb jet\u00eb ma dhuroi personaliteti, me vet\u00ebdije e nd\u00ebrgjegje t\u00eb lart\u00eb, me mendje \u00eb ndritur, me d\u00ebhsir\u00eb e vullnet t\u00eb lir\u00eb, me guxim e vendosm\u00ebri q\u00eb ishte nj\u00eb humaniste me shirt altruist dhe kjo \u00ebsht\u00eb bija ime, Arnisa. Faleminderit p\u00ebr jet\u00ebn!<\/p>\n<p>Ai falend\u00ebroi z. Hysen Ibrahimi, i cili i kishte mund\u00ebsuar t\u00eb shkonte n\u00eb Suedi, ku ai kishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb dyt\u00eb dhe e cil\u00ebson at\u00eb si shp\u00ebtim t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZ. Hysen m\u00eb tha si t\u00eb shkoj n\u00eb Suedi do t\u00eb nisi procedur\u00ebn p\u00ebr viz\u00eb. E tha dhe e b\u00ebri. Faleminderit Hysen Ibrahimi\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Dr. Myrtaj.<\/p>\n<p>Arnisa ka b\u00ebr\u00eb vep\u00ebr hyjnore dhe i ka plot\u00ebsuar kriter\u00ebt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb altruiste. Ai falenderoi familj\u00ebn q\u00eb nuk iu ka ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb r\u00ebnd t\u00eb par\u00eb bashk\u00ebshortja, e tij Taibe Myrtaj. \u201cNe vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb dhe t\u00eb veprojm\u00eb e punjom\u00eb bashkarisht\u201d, tha Myrtaj.<br \/>\nAf\u00ebr 200 pjes\u00ebmarr\u00ebs morr\u00ebn librin \u201cRrug\u00ebtimi i nj\u00eb jete t\u00eb dhuruar\u201d, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Dr. Ramadan Myrtajt dhe Arnisa dhe n\u00eb fund b\u00ebn\u00eb edhe fotografin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt para Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb, 10 gusht 2018 Libri \u201dRrug\u00ebtimi i nj\u00eb JETE t\u00eb dhuruar\u201d, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj, p\u00ebrcjell porosi dhe mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb, se si duhet t\u00eb luftohet p\u00ebr jet\u00eb. Ky lib\u00ebr, i cili u promovua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkudjesjen e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32032,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-32031","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Prishtin\u00eb, 10 gusht 2018 Libri \u201dRrug\u00ebtimi i nj\u00eb JETE t\u00eb dhuruar\u201d, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj, p\u00ebrcjell porosi dhe mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb, se si duhet t\u00eb luftohet p\u00ebr jet\u00eb. Ky lib\u00ebr, i cili u promovua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkudjesjen e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-11T21:58:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"510\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve\",\"datePublished\":\"2018-08-11T21:58:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/\"},\"wordCount\":2045,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/\",\"name\":\"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-11T21:58:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg\",\"width\":660,\"height\":510},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Prishtin\u00eb, 10 gusht 2018 Libri \u201dRrug\u00ebtimi i nj\u00eb JETE t\u00eb dhuruar\u201d, i autorit Dr. Ramadan Myrtaj, p\u00ebrcjell porosi dhe mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb, se si duhet t\u00eb luftohet p\u00ebr jet\u00eb. Ky lib\u00ebr, i cili u promovua n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn p\u00ebrkudjesjen e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-11T21:58:32+00:00","og_image":[{"width":660,"height":510,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve","datePublished":"2018-08-11T21:58:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/"},"wordCount":2045,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/","name":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg","datePublished":"2018-08-11T21:58:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ibrahimi_prishtine_10gusht2018.jpg","width":660,"height":510},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dr-krasniqi-1-qershori-te-shpallet-dita-e-transplantimit-te-organeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dr. Krasniqi: 1 Qershori t\u00eb shpallet \u2013 Dita e transplantimit t\u00eb organeve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32031\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}