{"id":32041,"date":"2018-08-12T00:26:43","date_gmt":"2018-08-11T22:26:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32041"},"modified":"2018-08-12T00:26:43","modified_gmt":"2018-08-11T22:26:43","slug":"kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/","title":{"rendered":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga <a href=\"http:\/\/konica.al\/2018\/08\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Konica.al<\/a> &#8211; <em>11 gusht 2018<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>NDUE UKAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pushteti i frik\u00ebs, tirania dhe dashuria tek \u201cQorrfermani\u201d i Kadares\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb lexosh nj\u00eb vep\u00ebr letrare, \u00ebsht\u00eb akt i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb jep arti, bota e re q\u00eb ti e zbulon, nd\u00ebrkaq, t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e nd\u00ebrlikuar, dhe kjo lidhet, me raportin q\u00eb krijon teksti me autorin, vepr\u00ebn dhe lexuesin. Pa dyshim, t\u00eb shkruash p\u00ebr nj\u00eb autor t\u00eb madh- p\u00ebr nj\u00eb univers letrar- si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ismail Kadare, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e dyfisht\u00eb. S\u00eb pari, shk\u00eblqimi artistik i vepr\u00ebs s\u00eb tij ka tejkaluar q\u00ebmoti kufijt\u00eb e mundsh\u00ebm dhe komunikon universalisht, me statusin e artit t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsish\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, vepra e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej mund\u00ebsive q\u00eb afron mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, qoft\u00eb edhe ai m\u00eb i p\u00ebrparuari.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga kjo sfid\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, jan\u00eb rrekur t\u00eb trajtojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, lexuesit, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vepre letrare, sidomos ata q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Njoh\u00ebsit e let\u00ebrsis\u00eb, flasin p\u00ebr validitetin e interpretimit dhe mund\u00ebsit\u00eb e leximeve m\u00eb t\u00eb mira, (E. D. Hirsch, JR), si dhe p\u00ebr k\u00ebrkesat etike q\u00eb shtrohen p\u00ebrpara lexuesit (Derek Attridges).<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb, Derek Attridges, pyet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka lexuesi karshi vepr\u00ebs letrare, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, se, asnj\u00eb vep\u00ebr nuk mund t\u00eb kuptohet pa marr\u00ebdh\u00ebnien e nd\u00ebrliqshme q\u00eb ajo e krijon me lexuesin, sidomos me ata q\u00eb i p\u00ebrkasin fush\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb; t\u00eb till\u00ebt q\u00eb, me tekstet e tyre p\u00ebr shkrimtar\u00eb a vepra t\u00eb caktuar, marrin q\u00ebndrime publike; pra i riartikulojn\u00eb \u201cmesazhet\u201d e autorit dhe t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, mendimi p\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb, gjer me sot, nuk ka arritur t\u00ebtregoj\u00eb se, cili \u00ebsht\u00eb leximi m\u00eb i miri i let\u00ebrsis\u00eb apo i nj\u00eb vepre letrare. N\u00eb hullin\u00eb e shum\u00eb shkollave, metodave, qasjeve, lexuesi, ka ndodhur t\u00eb bjer\u00eb \u201cpre\u201d e yshtjeve t\u00eb kritik\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe gjykuar nj\u00eb vep\u00ebr nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim specifik, i ngusht\u00eb, q\u00eb, realisht, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrtej q\u00ebllimeve t\u00eb autorit, dhe, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrtej asaj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare si e till\u00eb.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb flitet p\u00ebr k\u00ebto raporte, mua m\u00eb p\u00eblqen ta citoj,  Oscar Wilde-in, i cili shkruante: \u201cP\u00ebr ne q\u00eb merremi me art, nuk mund t\u00eb pranohet asnj\u00eb teori p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, n\u00eb k\u00ebmbim me vet\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn.\u201d Duke u nisur nga ky parim, at\u00ebher\u00eb, nj\u00eb lexim semantik dhe artistik i nj\u00eb vepre letrare, p\u00ebr mua ngjason me nj\u00eb shtegtim, th\u00ebn\u00eb ndryshe, me nj\u00eb udh\u00ebtim, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb panjohur, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, ku ndeshim katedrale madh\u00ebshtore, ura dhe humnera, fusha, male dhe lumenj, njer\u00ebz t\u00eb bukur dhe t\u00eb sh\u00ebmtuar, q\u00eb bien n\u00eb dashuri dhe ndahen, sisteme politike t\u00eb \u00e7mendura, q\u00eb tkurrin njeriun n\u00eb bot\u00ebn e frik\u00ebs, ndeshim dashuri dhe urrejtje t\u00eb \u00e7mendura, nd\u00ebrtesa t\u00eb punuara me shije dhe njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb to, me halle e tendosje shpirti, por q\u00eb din\u00eb edhe t\u00eb cak\u00ebrrojn\u00eb gotat e lumturis\u00eb t\u00eb mbushura me ver\u00eb, dhe t\u00eb k\u00ebnaqen me bukurit\u00eb e pafundme q\u00eb ofron jeta, pra,gjejm\u00eb nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb totalitetin e saj t\u00eb mundsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht pse nj\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb totalitet, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019ia paraqes\u00ebsh lexuesit gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb.<\/p>\n<p>Arti i madh i Kadares\u00eb, para lexuesit shfaqet si hap\u00ebsir\u00eb e pafund semantike, gjuh\u00ebsore dhe kohore, ku p\u00ebrplasen dhe dyzohen, e keqja dhe e mira, dhe ku autori, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs alegorike dhe simbolike, th\u00ebrret t\u00eb hiqet qafe e sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb jetohet e bukura. K\u00ebt\u00eb thirrje letrare, e hasim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer te romani \u201cQorrfermani\u201d, i cili, \u201cndon\u00ebse u shkrua n\u00eb vitin 1984, p\u00ebr shkak t\u00eb subjektit tep\u00ebr delikat dhe t\u00eb analogjis\u00eb s\u00eb ngjarjes q\u00eb ndodh n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, me nj\u00eb fushat\u00eb spastrimesh tipike staliniste, aq shum\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ish-komuniste, vepra nuk ishte e mundur t\u00eb botohej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe botohet vet\u00ebm pasi autori kishte k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Franc\u00eb.\u201d Kjo e dh\u00ebn\u00eb jasht\u00ebletrare, por, para s\u00eb gjithash tematika dhe shtjellimi i ngjarjes, e p\u00ebrforcojn\u00eb mendimin se, let\u00ebrsia e Kadares\u00eb, n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb e fuqishme antitotalitare, nj\u00eb kamp lirie kund\u00ebr totalitarizmit dhe t\u00eb gjitha formave t\u00eb egra t\u00eb manifestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman magjeps\u00ebs, lexuesi i Kadares\u00eb, e ndien pesh\u00ebn reale t\u00eb nj\u00eb realiteti tejet dramatik, t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb perandori t\u00eb m\u00ebnxyrshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e p\u00ebsuan keq. Autori i v\u00eb lexuesit p\u00ebrpara makthit t\u00eb verbimit, pra t\u00eb \u00e7syzimit, n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, t\u00eb mbushur me pik\u00ebllim, dhimbje, tension, tronditje, dashuri. Kjo proz\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar me stil rr\u00ebmbyes, nd\u00ebrkaq, lexuesi, duke par\u00eb si zhvillohet kjo dram\u00eb letrare, e ndien fuqin\u00eb dhe pesh\u00ebn e frik\u00ebs s\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, sk\u00ebterr\u00ebs, q\u00eb vjen nga verbimi, por, m\u00eb shum\u00eb e ndien frik\u00ebn q\u00eb p\u00ebrhapin regjimet totalitare. N\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb, autori e t\u00ebrheq lexuesin nga e bukura, ngaq\u00eb duke folur p\u00ebr terrin, pra, p\u00ebr \u00e7syzimin e njer\u00ebzve t\u00eb dyshuar si syk\u00ebqij, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai flet p\u00ebr syt\u00eb, p\u00ebr drit\u00ebn, p\u00ebr at\u00eb kandilin q\u00eb rri ndezur p\u00ebrher\u00eb dhe i th\u00ebrret njer\u00ebzit kah liria, andej kah e shpie n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb lexuesin kjo proz\u00eb e sofistikuar.<\/p>\n<p>Kadare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, edhe nj\u00ebher\u00eb na v\u00eb p\u00ebrball\u00eb pyetjeve esenciale: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb dhe cilat jan\u00eb raportet e pushtetit me njer\u00ebzit e nj\u00eb vendi apo me njer\u00ebzimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p>K\u00ebto dilema jan\u00eb shtruar n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb ndryshme nga shkrimtar\u00eb, filozof\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb historis\u00eb dhe jan\u00eb tema t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, e t\u00eb cilat, te vepra letrare e Kadares\u00eb, z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe shfaqen n\u00eb variante t\u00eb ndryshme kuptimore: si kujtes\u00eb njer\u00ebzore, prej t\u00eb cil\u00ebs ai vjel p\u00ebrher\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura, q\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllejn\u00eb me realitetin e vendit t\u00eb tij, dhe g\u00ebrshetohen me kontekstin kohor n\u00eb t\u00eb cilin u shkrua vepra e tij. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, arratisja e autorit n\u00eb histori, mite, me nj\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte si ta zot\u00ebronte ndokush, jan\u00eb paradigma letrare, t\u00eb cilat, atij i mund\u00ebsuan ta form\u00ebsonte dhe ta tipologjizonte bot\u00ebn autentike letrare, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb pushtet t\u00eb p\u00ebrtejm\u00eb; pushtet ky i cili ishte p\u00ebrtej mund\u00ebsive mizore t\u00eb tiranit dhe ai nuk kishte forc\u00eb ta mposhte dhe ta mbizot\u00ebronte, meq\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Kjo arratisje imagjinare, k\u00ebsisoj, duket si strategji letrare q\u00eb autori e ka p\u00ebrdorur, p\u00ebr t\u2019i treguar lexuesit, p\u00ebr tmerret q\u00eb u vijn\u00eb atyre nga tiran\u00ebt, pik\u00ebrisht si\u00e7 ngjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, ku, madje tmerri bie edhe mbi Vezirin e madh dhe, m\u00eb k\u00ebt\u00eb element letrar, Kadare tregonte se, pushtet sajojn\u00eb marr\u00ebzira, p\u00ebr t\u00eb arsyetuar \u00e7mendurit\u00eb e tyre, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cja, pra, edhe t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e p\u00ebsonin nj\u00eblloj si t\u00eb vegjlit.\u201d Nj\u00ebsoj e p\u00ebsojn\u00eb poet\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me poetin e shquar, Tasin Kurtogllu, t\u00eb cilit i k\u00ebrkohet llogari \u201cp\u00ebr disa vargje q\u00eb kishte botuar, si dhe p\u00ebr ca fjal\u00eb q\u00eb kishte l\u00ebshuar andej-k\u00ebndej me miqt\u00eb e tij.\u201d Ndon\u00ebse, t\u00eb gjitha akuzave, poeti u p\u00ebrgjigjet me jo, duke th\u00ebn\u00eb se ato \u201cishin shpifje e trillime t\u00eb siv\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij smir\u00ebzinj\u201d, ai p\u00ebr nj\u00eb fije qime i shp\u00ebton verbimit. Poeti, n\u00eb fund p\u00ebrfiton nga \u201czem\u00ebrgjer\u00ebsia\u201d e shtetit, i cili mjaftohet me qortim, fakt ky q\u00eb nuk e k\u00ebnaq turm\u00ebn e zem\u00ebruar, q\u00eb k\u00ebrkon nga zyrtar\u00ebt verbimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb romanin \u201cQorrfermani\u201d, Kadare shkruan edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nat\u00ebn e err\u00ebt shqiptare, p\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane, nd\u00ebrkaq, p\u00ebr subjekt ka nj\u00eb familje shqiptare, si\u00e7 ngjet me romanin e madh, \u201cPallati i \u00ebndrrave\u201d, m\u00eb t\u00eb cilin ky roman ka nj\u00eb lidhje semantike dhe kuptimore.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proz\u00eb, Kadare rr\u00ebfen p\u00ebr nj\u00eb dekret t\u00eb sovranit t\u00eb perandoris\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb dekret t\u00eb madh, por q\u00eb kishte em\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr, \u201cQorrferman.\u201d Ky dekret absurd, i \u00e7uditsh\u00ebm, por i tmerrsh\u00ebm, arsyetohet k\u00ebshtu: \u201cMeqen\u00ebse koh\u00ebve e fundit ishin shpeshtuar rastet e goditjes s\u00eb syrit t\u00eb lig dhe meqen\u00ebse sykeqoja (fjala ishte nxjerr\u00eb prej nj\u00eb fjalori t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shekullit gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb), kishte rrezik t\u00eb kthehej n\u00eb stihi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shteti, p\u00ebr t\u00eb mbajtur po aq vetveten, sa edhe shtetasit prej k\u00ebtij rreziku, detyrohej t\u00eb nd\u00ebrhynte me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash.<\/p>\n<p>Nuk d\u00ebnoheshin me vdekje, si dikur syk\u00ebqijt\u00eb, por vet\u00ebm u hiqej mund\u00ebsia e krimit. Dhe kjo b\u00ebhej duke u hequr arm\u00ebn d\u00ebmtuese, q\u00eb ishin syt\u00eb e ligj. <\/p>\n<p>Pra, dekretohej nxjerra e syve t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetohej se ishin t\u00eb till\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por, pyetja e makthshme q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb si do t\u00eb kryhet \u00e7syzimi\u201d<\/p>\n<p>Dekreti, si\u00e7 mund t\u00eb kuptohet, ishte i makthsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Perandoris\u00eb Osmane, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin p\u00ebrpara \u00e7syzimit, pra, heqjes s\u00eb syve. Dhe, si \u00e7do dekret i madh, edhe ky kishte format e manifestimit dhe t\u00eb ekzekutimit. Pra, ishin p\u00ebrcaktuar edhe m\u00ebnyrat e nxjerrjes s\u00eb syve: \u201cbizantino-veneciane (me hekur me dy gjilp\u00ebra), tibetianen (me shtypje gur\u00ebsh mbi zgrof p\u00ebr t\u00eb shkaktuar daljen e kok\u00ebrdhok\u00ebve), m\u00ebnyra vendase (me thartir\u00eb g\u00ebrryese), romano-kartagjenasen (me tepri drite) dhe at\u00eb europiane (me munges\u00eb drite)\u201d, nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb lajm\u00ebroheshin vet\u00eb, kishte leht\u00ebsira.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb till\u00eb, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb trullosur, t\u00eb humbur, t\u00eb trishtuar dhe t\u00eb pushtuar nga frika. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, efekti i par\u00eb i k\u00ebtij dekreti mizor ishte mbjellja e frik\u00ebs, pra frika nga shteti. Kadare k\u00ebtu luan mjesht\u00ebrisht me logjik\u00ebn si funksionojn\u00eb tiran\u00ebt dhe pushtetet e tilla, pushtete q\u00eb ngulitin frik\u00eb te qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes formave t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb terrorit, si\u00e7 ngjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman. Autori k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan frik\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb e njohur, disi e harruar q\u00eb prej vjet\u00ebsh, nisi t\u00eb notonte n\u00eb er\u00eb: frika. Ishte nj\u00eb frik\u00eb e ve\u00e7ante, fare e ndryshme nga ato q\u00eb p\u00ebrftonin s\u00ebmundjet, kusar\u00ebt, fantazmat apo vdekja: frika prej shtetit. E akullt, pa p\u00ebrmasa, me nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb madhe tejp\u00ebrtej, por q\u00eb mbushte megjithat\u00eb gjith\u00e7ka, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb e or\u00eb pas ore, ano nisi t\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb qerthullin e saj qindra-mij\u00ebra njer\u00ebz.\u201d<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr t\u00eb cilin rr\u00ebfen Kadare, natyrsh\u00ebm dhe habitsh\u00ebm, shkakton pasiguri, konfuzion, ndjenja ankthi dhe tmerri, dhe krejt k\u00ebt\u00eb tendosje, shkrimtari e p\u00ebrshkruan, duke rr\u00ebfyer n\u00eb dy nivele: efektet e tij t\u00eb jashtme, ato q\u00eb jan\u00eb publike, dhe ato q\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, q\u00eb jan\u00eb personale dhe lidhen me familjen e Aleks Ur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrinte efektin plot\u00eb ky dekret, duhej nj\u00eb fushat\u00eb e menduar mir\u00eb. E p\u00ebrgatitur mir\u00eb, dhe ku p\u00ebrfshiheshin t\u00eb gjitha instrumentet e shtetit. Fushata kund\u00ebr sykeqoj\u00ebs zhvillohet shpejt, furish\u00ebm, dhe, efekti i v\u00ebrtet\u00eb ishte, se \u201cflitej hapur p\u00ebr larje llogarish dhe luft\u00eb p\u00ebr pushtet midis klaneve politike.\u201d Kjo atmosfer\u00eb kaq e tendosur, me t\u00eb gjitha karakteristikat e veta, lexuesit i duket sikur ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb totalitare dhe me personazhe leht\u00eb t\u00eb identifikuesh\u00ebm. T\u00eb duket sikur verbimi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rr\u00ebfehet \u00ebsht\u00eb ai i koh\u00ebs s\u00eb shkrimit, dhe, \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb shkrimtar, q\u00eb nuk i shp\u00ebtonte syrit t\u00eb diktatorit, sesa t\u00eb arratisej n\u00eb histori dhe t\u00eb tregonte ferrin osman dhe k\u00ebshtu, analogjin\u00eb p\u00ebr ferrin komunist.<\/p>\n<p>Ky roman, ashtu sikurse \u201cPallati i \u00ebndrrave\u201d, dhe shum\u00eb romane tjera, duke p\u00ebrftuar nga e kaluara e shqiptar\u00ebve n\u00ebn pushtimin osman apo ajo e popujve tjer\u00eb, flet p\u00ebr portat ferrit, p\u00ebrpara t\u00eb cil\u00ebve ndodheshin t\u00eb gjith\u00eb, dhe brenda t\u00eb cilit mund t\u00eb p\u00ebrfundonte secili q\u00eb vihej n\u00eb kurthin e syrit t\u00eb sovranit, q\u00eb v\u00ebzhgonte \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7do k\u00ebnd, me syrin e tij t\u00eb mbreht\u00eb dhe shpat\u00ebn e tij t\u00eb gatshme dhe mizore p\u00ebr t\u00eb goditurn\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo furtun\u00eb e sovranit b\u00ebnte pun\u00ebn e vet, \u201cnj\u00eb val\u00eb spastrimesh, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e ndienin se ishte e fundit, kishte p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb shtetin. Njer\u00ebzit s\u2019mendonin ve\u00e7se si t\u00eb shp\u00ebtonin nga kjo val\u00eb, e cila, ngaq\u00eb ishte e fundit, ngjante edhe m\u00eb e hidhur.\u201d<\/p>\n<p>Si n\u00eb t\u00eb gjitha vepra te m\u00ebdha letrare, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, lexuesi ndeshet me drit\u00ebn dhe err\u00ebsir\u00ebn, me pushtetin e frik\u00ebs dhe t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr jet\u00ebn, rrjedhimisht, p\u00ebr drit\u00ebn. Por, fatet e njeriut dhe t\u00eb nj\u00eb kombi, shteti, perandorie, n\u00eb regjime t\u00eb egra, p\u00ebrcaktohen nga \u00e7mendurit\u00eb e sovranit. E ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tiran i koh\u00ebve t\u00eb lashta apo i koh\u00ebs s\u00eb autorit, q\u00eb rri n\u00eb qerthullin e vet dhe nuk brengoset p\u00ebr njer\u00ebzit, p\u00ebr ata q\u00eb bien n\u00eb pusit\u00eb e jet\u00ebs. Dhe, pik\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00ebve, t\u00eb mir\u00ebve, ua prish \u00ebndrrat, si\u00e7 ngjet me dy personazhet kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij roman, Marie Ur\u00ebn, dhe t\u00eb fejuarin e saj, Xheladini, t\u00eb cil\u00ebt, teksa po p\u00ebrgatiteshin t\u00eb fluturonin n\u00eb qiejt e lumturis\u00eb, p\u00ebrpara u shfaqet qielli i zi, i cili, ua err\u00ebson \u00ebndrrat, t\u00eb ardhmen, shpresat, dhe p\u00ebrfundimisht i hedh n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dram\u00eb t\u00eb thell\u00eb njer\u00ebzore, sidomos momenti kur Maria e kupton nga i dashuri saj se, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai n\u00eb radh\u00ebn e atyre q\u00eb duhet t\u00eb verbohet, shkrimtari e p\u00ebrshkruan duke p\u00ebrshkruar gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre, por edhe kontekstin politik:<\/p>\n<p>-\u201cPo p\u00ebrse? P\u00ebrse?- gati s\u2019klithi ajo. <\/p>\n<p>V\u00ebshtronte syt\u00eb e tij me at\u00eb rrjet\u00eb t\u00eb im\u00ebt boj\u00eb hiri, si t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb t\u00eb vjeg\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si fillim i s\u00eb keqes. <\/p>\n<p>-Ti pyet p\u00ebrse, -tha ai, duke shkaktuar n\u00eb fytyr\u00eb nj\u00eb n\u00ebnqeshje t\u00ebhidhur.- Nuk po e fus veten nd\u00ebr syt\u00eb e ndritur, ata q\u00eb shohin m\u00ebqart\u00eb dhe m\u00eb larg, n\u00eb t\u00eb ardhmen, dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruar p\u00ebr \u00e7do pushtet tiranik. <\/p>\n<p>O Zot, mendoj ajo. Babai i saj nj\u00eb mbr\u00ebmje i kishte th\u00ebn\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtat fal\u00eb. <\/p>\n<p>-Pra, nuk e fus veten n\u00eb radh\u00ebn e mendjeve t\u00eb ndritura, -vazhdoi ai.-Megjithat\u00eb, ka nj\u00eb arsye q\u00eb syt\u00eb tan\u00eb duhet t\u00eb zhb\u00ebhen, zhdukja e gjurm\u00ebve. <\/p>\n<p>-Si? Nuk t\u00eb kuptova-thot\u00eb ajo.<br \/>\n-\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb,- u p\u00ebrgjigj ai.-Ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb duhet t\u00eb harrohen.<br \/>\n-Kush ju? &#8211; pyeti ajo.<\/p>\n<p>-Ne q\u00eb gjer dje kemi sh\u00ebrbyer ne komisionet e verbimit. Syt\u00ebtan\u00eb an\u00eb par\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019duhet t\u2019i shinin, m\u00eb kupton?\u201d<\/p>\n<p>Pra, \u201cQorrfermani\u201d, pasi mb\u00ebrrin efektin, dhe komisionar\u00ebt kryejn\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga lart, nj\u00eb dit\u00eb, vet\u00eb ata duhet t\u00eb zhduk\u00ebn, q\u00eb t\u00eb zhduken gjurm\u00ebt.<\/p>\n<p>Ironia me t\u00eb cil\u00ebn autori e qes\u00ebndis k\u00ebt\u00eb ferman, p\u00ebrshkruhet n\u00eb faqet e fundit t\u00eb librit. Pasi q\u00eb dekreti pushoi s\u00eb ekzistuari, njer\u00ebzit nuk kishin m\u00eb makth e lemeri prej tij, at\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb prekurit prej tij u shtura nj\u00eb, \u201cDrek\u00eb e pajtimit.\u201d Ajo u \u201cshtrua n\u00eb sall\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb kuajve, nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nxinte tryeza p\u00ebr mij\u00ebra t\u00eb ftuar.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ironi ther\u00ebse, ofshan lexuesi!<\/p>\n<p>T\u00eb verb\u00ebrit v\u00ebrshuan nga t\u00eb gjitha an\u00ebt drejt ngrehin\u00ebs. Pa dyshim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drek\u00eb ka fjalime, ku zyrtar\u00ebt me patos flasin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shtetit, por kulmi \u00ebsht\u00eb momenti kur lexohet letra e sovranit, i cili fton t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb harronin \u00e7\u2019kishte ndodhur e t\u2019i mbeteshin besnik shtetit.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb k\u00ebto faqe, lexuesi e ndien pesh\u00ebn e madhe t\u00eb absurditetit t\u00eb veprimeve t\u00eb tilla, situata k\u00ebto q\u00eb i p\u00ebrjeton n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>Kadare, p\u00ebrmes k\u00ebsaj proze, tregon se, t\u00eb gjith\u00eb tiran\u00ebt e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, p\u00ebrndizen nga d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zullum, t\u00eb pastrojn\u00eb terrenin nga \u201csyk\u00ebqijt\u00eb\u201d, prandaj, t\u00eb till\u00ebve, t\u00eb \u00e7mendur, nuk duhet duartrokitur.<\/p>\n<p>Kadare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, lexuesit i flet p\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane, sovrani i t\u00eb cilit, me nj\u00eb pushtet t\u00eb pakufizuar dhe t\u00eb pakontrolluar, donte do t\u00eb pastronte bot\u00ebn nga syk\u00ebqijt\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, lexuesi i kultivuar, k\u00ebtu e ndien realitetin universal, dhe n\u00ebn petkun e sovranit, sheh dhjet\u00ebra tiran\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebve dhe kombeve t\u00eb ndryshme. Secili lexues, kur t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb romanin, e kupton \u00e7\u2018lemeri shkakton totalitarizmit, t\u00eb cilin autori e p\u00ebrshkruan p\u00ebrmes ikjes n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb, dhe me nj\u00eb n\u00ebntekst t\u00eb sofistikuar, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb status universal.<\/p>\n<p>Natyrisht, si n\u00eb gjitha rr\u00ebfimet letrare, k\u00ebtu ka intriga, mashtrime, trille, habi, dhe loj\u00eb t\u00eb pafund. Kadare me virtuozitet dhe stil elegant e p\u00ebrshkruan dram\u00ebn e personazheve t\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb mjegullnaje e zymt\u00ebsie, ku secili mund t\u00eb mendonte p\u00ebr tjetrin: po sikur ai t\u00eb dyshonte te un\u00eb. Dhe kjo mjaftonte q\u00eb ai t\u00eb verbohej. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, \u201caskush, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb verb\u00ebrve, nuk ishte i sigurt se mund t\u00eb ndodhej jasht\u00eb veprimit t\u00eb dekretit, dhe si\u00e7 e kuptuan shum\u00eb shpejt t\u00eb gjith\u00eb, k\u00ebtu mb\u00ebshtetej pik\u00ebrisht fuqia hijer\u00ebnd\u00eb e Qorrfermanit\u201d,\u2013shkruan Kadare.<\/p>\n<p>Shkrimtari, me nota tejet delikate dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht lirike, e p\u00ebrshkruan dram\u00ebn n\u00eb familjen e Aleks Ur\u00ebs, aty ku vajza e tij,Marie Ura, p\u00ebrgatitej t\u00eb martohej me Xheladinin, zyrtarin turk.<\/p>\n<p>Maria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh fantastik. Plot jet\u00eb dhe gjall\u00ebri, ajo p\u00ebrshkruhet si vajz\u00eb e d\u00eblir\u00eb, e \u00e7ilt\u00ebr, plot hire dhe pa kurrfar\u00eb hezitimi noton n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebrat e \u00ebmbla t\u00eb seksit, ndon\u00ebse ende e pamartuar. Skenat q\u00eb p\u00ebrshkruan autori p\u00ebrbrenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, jan\u00eb peizazhe mahnit\u00ebse letrare. Maria, mbyllet n\u00eb dhom\u00ebn e vet, zhvesh\u00ebt dhe me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra provon t\u00eb brendshmet e saj para pasqyr\u00ebs, dhe kur ka fatin t\u00eb ket\u00eb t\u00eb dashurin aty, provon \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e seksit, si nj\u00eb ndjenj\u00eb fisnike njer\u00ebzore. Ajo e pasionuar, nuk \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, nuk \u00e7an kok\u00ebn p\u00ebr politik\u00eb, pos q\u00eb, pret t\u00eb martohet dhe t\u00eb rri me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me burrin e saj e zhveshur, si\u00e7 ka d\u00ebshir\u00eb. Por kjo \u00ebnd\u00ebrr i k\u00ebputet, sepse burrit t\u00eb saj t\u00eb ardhsh\u00ebm, pak koh\u00eb para se t\u00eb martoheshin, i jepet vendimi q\u00eb t\u00eb \u00e7syzohet, pra atij do t\u2019i hiqen syt\u00eb, do t\u00eb verbohet. Drama \u00ebsht\u00eb e madhe, e pamatshme, e pap\u00ebrshkrueshme, \u00ebsht\u00eb dram\u00eb e shpirti t\u00eb tronditur, q\u00eb, duke \u00ebnd\u00ebrrua qiejt e lumturis\u00eb, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb bie n\u00eb sk\u00ebterr\u00eb. Skenat q\u00eb jep Kadare n\u00eb roman, lexuesit i mbesin gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb. Sidomos, momenti tejet tragjik, kur Maria, n\u00eb kulmin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, e kupton se k\u00ebshtjella e saj po shembet.<\/p>\n<p>Xheladini \u00ebsht\u00eb personazh tragjik, q\u00eb ka fatin e qindra e mij\u00ebra viktimave t\u00eb sistemit. Ai i duhet sistemit p\u00ebr t\u2019i zhdukur gjurm\u00ebt, prandaj duhet t\u00eb d\u00ebnohet. Lexuesi ndien dhimbje p\u00ebr t\u00eb, si dhe me fatin e tij, q\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrtok\u00eb.<\/p>\n<p>Romani \u201cQorrfermani\u201d \u00ebsht\u00eb shkruar me mjesht\u00ebri, ku p\u00ebrshkruhet me nota dramatike pushteti i frik\u00ebs q\u00eb buron ngatirania, por aty ndeshim, gjithashtu, pushtetin e dashuris\u00eb s\u00eb madhe, dhe t\u00eb heshtave vdekjeprur\u00ebse q\u00eb i godasin at\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb mendje gjeniale, si ajo e Kadares\u00eb, me nj\u00eb talent t\u00eb pashoq, ka mund\u00ebsi q\u00eb me kaq mahnitje, tension, pasion, dhe dhimbje, t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb roman kaq dridhmues dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb shkruar kaq bukur.<\/p>\n<p>Autori, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, si\u00e7 ngjet n\u00eb shumic\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb tij, ka provuar suksessh\u00ebm fuqin\u00eb e ep\u00ebrme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, si gjuh\u00eb dhe mendim, p\u00ebr t\u00eb treguar ekzistenc\u00ebn ton\u00eb dhe sfilitjet p\u00ebrball\u00eb pushtetit dhe formave t\u00eb tij t\u00eb egra, kur ai st\u00ebrkeqet dhe tenton t\u00eb kontrolloj\u00eb gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb njeriut: lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Let\u00ebrsia e Kadares\u00eb p\u00ebrpara lexuesit shfaqet si hap\u00ebsir\u00eb e pafundme \u00ebndjesh e ardhjesh. Autori e arratis lexuesin n\u00eb histori dhe e rikthen n\u00eb aktualitet, p\u00ebrmes fuqis\u00eb s\u00eb rr\u00ebfimit, let\u00ebrsis\u00eb, dhe veprave t\u00eb shkruara me sqim\u00eb dhe gjenialitet. Vepra e tij shfaqet si zbulim mahnit\u00ebs, nd\u00ebrkaq, shkrimtari, me erudicion letrar, p\u00ebrher\u00eb arrin t\u2019ia paraqes\u00eb lexuesit nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me bukuri dhe sh\u00ebmti dhe ku kufijt\u00eb e t\u00eb mundshmes dhe t\u00eb pamundshmes shfaqen e zhduken si portat e ferrit dhe t\u00eb parajs\u00ebs. Pa dyshim, n\u00ebp\u00ebr k\u00ebso labirintesh artistike, mund t\u00eb t\u00eb shpjer\u00eb vet\u00ebm mendja brilante e nj\u00eb shkrimtari pa caqe gjuh\u00ebsore dhe me imagjinat\u00eb pa kufij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Konica.al &#8211; 11 gusht 2018 Nga NDUE UKAJ Pushteti i frik\u00ebs, tirania dhe dashuria tek \u201cQorrfermani\u201d i Kadares\u00eb T\u00eb lexosh nj\u00eb vep\u00ebr letrare, \u00ebsht\u00eb akt i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb jep arti, bota e re q\u00eb ti e zbulon, nd\u00ebrkaq, t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e nd\u00ebrlikuar, dhe kjo lidhet, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32042,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,11],"tags":[],"class_list":["post-32041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Konica.al &#8211; 11 gusht 2018 Nga NDUE UKAJ Pushteti i frik\u00ebs, tirania dhe dashuria tek \u201cQorrfermani\u201d i Kadares\u00eb T\u00eb lexosh nj\u00eb vep\u00ebr letrare, \u00ebsht\u00eb akt i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb jep arti, bota e re q\u00eb ti e zbulon, nd\u00ebrkaq, t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e nd\u00ebrlikuar, dhe kjo lidhet, me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-11T22:26:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"666\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2018-08-11T22:26:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/\"},\"wordCount\":3744,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/\",\"name\":\"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-11T22:26:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"width\":660,\"height\":666},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Konica.al &#8211; 11 gusht 2018 Nga NDUE UKAJ Pushteti i frik\u00ebs, tirania dhe dashuria tek \u201cQorrfermani\u201d i Kadares\u00eb T\u00eb lexosh nj\u00eb vep\u00ebr letrare, \u00ebsht\u00eb akt i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb jep arti, bota e re q\u00eb ti e zbulon, nd\u00ebrkaq, t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruash p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e nd\u00ebrlikuar, dhe kjo lidhet, me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-11T22:26:43+00:00","og_image":[{"width":660,"height":666,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d","datePublished":"2018-08-11T22:26:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/"},"wordCount":3744,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/","name":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2018-08-11T22:26:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/ndue_ukaj.jpg","width":660,"height":666},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kadare-dhe-romani-ku-shteti-te-nxjerr-syte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare dhe romani \u201cku shteti t\u00eb nxjerr syt\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32041"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32041\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}