{"id":32239,"date":"2018-08-20T10:52:53","date_gmt":"2018-08-20T08:52:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32239"},"modified":"2018-08-20T10:52:53","modified_gmt":"2018-08-20T08:52:53","slug":"shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/","title":{"rendered":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit"},"content":{"rendered":"<p>AUTORI: <strong>BLERIM LATIFI<\/strong> &#8211; GAZETAEXPRESS, <em>19 Gusht 2018<\/em><\/p>\n<p>Nexhi, si duket nga ngutia p\u00ebr ta publikuar \u201czbulimin e tij\u201d, ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal, gabim i cili ia diskrediton \u201czbulimin\u201d. Dhe, cili \u00ebsht\u00eb ky gabim? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm, jokritik, i t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb zbuluesi. At\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb librin amz\u00eb, Nexhi e merr si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare, t\u00eb pakontestueshme, pasi m\u00eb par\u00eb ka harruar faktin se librat tan\u00eb t\u00eb amz\u00ebs a t\u00eb gjendjes civile, jan\u00eb libra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, vazhdimisht, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb pafundme me datat e t\u00eb lindurve. N\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb gjesh, jo me qindra, por me mij\u00ebra raste t\u00eb k\u00ebtyre gabimeve. Edhe sot ofi\u00e7ar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb gjendjes civile l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, e l\u00ebre m\u00eb ata t\u00eb viteve 60 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Pun\u00ebsimin me t\u00eb njofsh\u00ebm t\u00eb analfabet\u00ebve n\u00eb administrat\u00eb nuk e kan\u00eb shpikur partit\u00eb e pasluft\u00ebs . E kemi dhurat\u00eb nga komunist\u00ebt e pas vitit 1945.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb von\u00eb, nj\u00eb shok po m\u00eb shkruante n\u00eb telefon: e pe Nexhmedin Spahiun \u00e7far\u00eb ka shkruar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb facebook? Dit\u00eblindja e Adem Jasharit \u00ebsht\u00eb e falsifikuar. Ai nuk \u00ebsht\u00eb lindur me 28 n\u00ebntor, por me 10 tetor t\u00eb vitit 1955. Brenda pak minutash, n\u00eb rrethin tim t\u00eb miq\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdit\u00eb k\u00ebmbej mendime e pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme, u ndez debati. Ky tekst \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr e mendimeve t\u00eb mia, dh\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb debat.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta p\u00ebr Nexhin<\/strong><\/p>\n<p>Nexhmedin Spahiu \u00ebsht\u00eb publicist jokonvencional. Do t\u00eb thot\u00eb, nj\u00eb publicist q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shprehet ndryshe prej linjave konvencionale t\u00eb dogmave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nuk i p\u00eblqen t\u00eb endet n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e asfaltuara nga dogmat. I p\u00eblqen t\u00eb endet n\u00ebp\u00ebr shtigje t\u00eb rrahura rrall\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb shtigje t\u00eb braktisura e t\u00eb harruara nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe kjo, shpeshher\u00eb, atij ia krijon p\u00ebrshtypjen se n\u00eb ecjen e tij t\u00eb vetmuar \u00ebsht\u00eb duke hapur shtigje t\u00eb reja. I p\u00eblqen t\u00eb gjurmoj t\u00eb v\u00ebrteta e fakte t\u00eb margjinalizuara, t\u00eb fshehura e t\u00eb harruara, q\u00ebmoti. Mbase jam duke e tepruar por, duke ndjekur k\u00ebt\u00eb pasion t\u00eb tij, Nexhi, deri diku, u ngjan atyre q\u00eb mendimtari francez Michel Foucault i quan \u201carkeolog\u00eb t\u00eb dijeve t\u00eb n\u00ebnshtruara\u201d. Dijet e n\u00ebnshtruara jan\u00eb dije q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dijet sunduese n\u00eb shoq\u00ebri, jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb sfer\u00ebn e diskursit publik.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb i till\u00eb, pra nj\u00eb shtegtar q\u00eb nuk ec\u00ebn rrug\u00ebve t\u00eb shtruara, por atyre t\u00eb mbuluara nga balta dhe ferrat, Nexhit i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballet me dhun\u00ebn e etiketimeve, dhun\u00eb e cila p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb shprehura t\u00eb ligj\u00ebrimit publik n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e pam\u00ebsuara me pluralizmin e vlerave dhe pik\u00ebpamjeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb t\u00eb etiketimeve e kan\u00eb quajtur \u201ct\u00eb \u00e7mendur\u201d, \u201ci s\u00ebmur\u00eb mental\u201d, \u201cpala\u00e7o\u201d. Nga ana e tyre, \u201cgardian\u00ebt e kombit\u201d, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb idet\u00eb e tij t\u00eb paqarta mbi kombin kosovar, nuk kan\u00eb hezituar ta rendisin n\u00eb listat e tyre t\u00eb tradh\u00ebtar\u00ebve e spiun\u00ebve, nd\u00ebrsa, nostalgjik\u00ebt e komunizmit jugosllav, e kan\u00eb quajtur fashist, sepse insiston n\u00eb rehabilitimin e figurave t\u00eb tilla si Xhafer Deva dhe Rexhep Mitrovica, t\u00eb cil\u00ebt njihen si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb nazizmit. N\u00eb novel\u00ebn e tij \u201cDarka e gabuar\u201d, Kadareja i b\u00ebn nj\u00eb zb\u00ebrthim t\u00eb shkelqyesh\u00ebm dilem\u00ebs morale t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb patriot\u00ebve shqiptar\u00eb me nazizmin. Nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka bardh e zi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, gjithsesi!<\/p>\n<p>Natyrisht, p\u00ebr k\u00ebto sulme, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fajit e ka vet\u00eb Nexhi: Duke mos hezituar t\u2019i thot\u00eb mendimet e veta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe pa doreza, ai ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb publicisti, q\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr pasur tjet\u00ebr mendim, e ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakujdesshme. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pakujdesi, rreziku p\u00ebr t\u2019u keqkuptuar gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u mir\u00ebkuptuar.<\/p>\n<p>Kur jemi te keqkuptimi, dua t\u00eb theksoj se, k\u00ebto q\u00eb thash p\u00ebr Nexhin, asesi nuk duhet t\u00eb merren si pajtim i imi me pik\u00ebpamjet e tij.<br \/>\nT\u00eb kesh tjet\u00ebr mendim, nga ajo q\u00eb mendon shumica,- kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb, automatikisht, se mendimi yt \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb monopol as i shumic\u00ebs, e as i pakic\u00ebs. E v\u00ebrteta gjendet n\u00eb fundin e debatit racional, i cili zhvillohet midis shumic\u00ebs dhe pakic\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia, thot\u00eb Hegeli. Ideja themelore edukative e k\u00ebsaj sentence \u00ebsht\u00eb se e v\u00ebrteta arrihet vet\u00ebm pasi t\u2019i kemi mbledhur dhe ballafaquar t\u00eb gjitha faktet dhe t\u00eb v\u00ebrtetat e pjes\u00ebshme, q\u00eb na vijn\u00eb nga perspektiva t\u00eb ndryshme. Kjo rrug\u00eb p\u00ebr te e v\u00ebrteta mbyllet, saher\u00eb q\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pjes\u00ebshme, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00ebanshme, shpallet si e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare. Kjo shpallje prodhon ideologjit\u00eb, intoleranc\u00ebn ndaj tjet\u00ebr mendimit dhe, n\u00eb fund, regjimet diktatoriale.<\/p>\n<p>Prandaj, secili q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebsoj rrug\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb mendimit kritik, duhet t\u2019i kthehet Hegelit dhe principeve metodologjike t\u00eb tij. Hyrja n\u00eb bot\u00ebn e mendimit t\u00eb Hegelit, natyrsh\u00ebm, shpie t\u00eb heronjt e tjer\u00eb t\u00eb mendimit kritik, si\u00e7 jan\u00eb Kanti dhe Dekarti. \u201cTraktati mbi metod\u00ebn\u201d i Dekartit, \u00ebsht\u00eb abetarja e mendimit kritik, dhe sot, t\u00eb pretendosh se njeh mendimin kritik pa Dekartin, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb vazhdosh shkoll\u00ebn fillore pa m\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb abetar\u00ebn. K\u00ebt\u00eb e them nisur nga fakti se kam par\u00eb shum\u00eb \u201cekspert\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit kritik\u201d, q\u00eb nuk kan\u00eb lexuar asnj\u00eb rrjesht t\u00eb Dekartit. Pastaj thon\u00eb se i kemi keq pun\u00ebt me sistemin arsimor!<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta p\u00ebr dit\u00eblindjen e Adem Jasharit<\/strong>.<\/p>\n<p>Tani t\u00eb kthehemi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u nis ky tekst. Zyrtarisht dihet se Adem Jashari, figura m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i lindur me 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1955 n\u00eb PREKAZ, pra, n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb shum\u00eb simbolike p\u00ebr historin\u00eb e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Me 28 n\u00ebntor 1443 Gjergj Kastrioti -Skenderbeu nisi kryengritjen e tij 25 vje\u00e7are kund\u00ebr sundimit osman. Me 28 n\u00ebntor 1912 u shpall pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy ngjarje, n\u00eb diskursin e nacionalizmit shqiptar, konsiderohen, pothuajse , ngjarje sakrale ( t\u00eb shenjta), dhe kur atyre u shtohet edhe heroi kryesor i Kosov\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lindur po me 28 n\u00ebntor, at\u00ebher\u00eb shenjt\u00ebrimi i k\u00ebsaj date b\u00ebhet edhe m\u00eb i fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prirur p\u00ebr interpretim religjioz t\u00eb gj\u00ebrave do t\u00eb mendojn\u00eb se koincidenca e dat\u00eblindjes s\u00eb Adem Jasharit me dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kombit shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, por nj\u00eb paracaktim hyjnor. Vet\u00ebm Zoti, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, mund ta dinte se kush do t\u2019i prij \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, pra p\u00ebrmbylljes s\u00eb projektit politik t\u00eb kombit shqiptar, dhe ai duhet t\u00eb ket\u00eb vendosur q\u00eb ky prij\u00ebs t\u00eb vij n\u00eb jet\u00eb n\u00eb dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kombi. Nacionalizmi shqiptar, duke qen\u00eb nj\u00eb religjion politik, si shum\u00eb nacionalizma tjet\u00ebr, duke filluar nga ai francez, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb interpretim mistiko-religjioz t\u00eb dat\u00eblindjes s\u00eb Adem Jasharit.<\/p>\n<p>Por, dikush \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim. Nuk pajtohet me t\u00eb v\u00ebrtetat e tij. Ky dikush \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Nexhmedin Spahiu, q\u00eb mendon se n\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim ka nj\u00eb falsifikim t\u00eb madh. Ai konsideron se ata q\u00eb kan\u00eb dashur t\u2019ia rrisin edhe m\u00eb shum\u00eb lavdin\u00eb Adem Jasharit, e kan\u00eb marr\u00eb guximin q\u00eb ta ndryshojn\u00eb, dat\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb tij, duke e zhvendosur at\u00eb nga 10 tetori i vitit 1955, n\u00eb 28 n\u00ebntorin e atij viti.<\/p>\n<p><strong>Por, cili \u00ebsht\u00eb argumenti i Nexhit?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb lib\u00ebr amz\u00eb i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme teknike n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin shkruhet : \u201cNx\u00ebn\u00ebsi Adem Jashari, nga Prekazi, i dat\u00eblindjes 10.10.1955\u201d. Nexhi, si duket nga ngutia p\u00ebr ta publikuar zbulimin e tij, ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal, gabim i cili ia diskrediton zbulimin.<\/p>\n<p><strong>Dhe, cili \u00ebsht\u00eb ky gabim?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm, jokritik, i t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb zbuluesi. At\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb librin amz\u00eb, Nexhi e merr si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundimtare, t\u00eb pakontestueshme, pasi m\u00eb par\u00eb ka harruar faktin se librat tan\u00eb t\u00eb amz\u00ebs a t\u00eb gjendjes civile, jan\u00eb libra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, vazhdimisht, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb pafundme me datat e t\u00eb lindurve. N\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb gjesh, jo me qindra, por me mij\u00ebra raste t\u00eb k\u00ebtyre gabimeve. Personalisht jam nj\u00ebri prej atyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim i till\u00eb. Dat\u00eblindja ime \u00ebsht\u00eb me 7 janar, nd\u00ebrsa n\u00eb librin amz\u00eb figuron 7 shkurt. Edhe sot ofi\u00e7ar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb gjendjes civile l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, e l\u00ebre m\u00eb ata t\u00eb viteve 60 e 70 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimin me t\u00eb njofsh\u00ebm t\u00eb analfabet\u00ebve n\u00eb administrat\u00eb nuk e kan\u00eb shpikur partit\u00eb e pasluft\u00ebs. Kjo nuk i justifikon n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ato. K\u00ebt\u00eb fenomen korruptiv e kemi dhurat\u00eb nga komunist\u00ebt e pas vitit 1945. Nj\u00eb nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs komuniste n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tregonte se si n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Xhavit Nimani, nj\u00ebri prej funksionar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Komitetit Krahinor, ishte kritikuar se ka pun\u00ebsuar 35 familjar\u00eb e farefis t\u00eb tij n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb qart\u00ebsohet: Teza mbi joprefesionalizmin e ofi\u00e7ar\u00ebve t\u00eb gjendjes civile nuk e rr\u00ebzon argumentin e Nexhit. Kjo tez\u00eb e argumenton vet\u00ebm iden\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat e librave t\u00eb gj\u00ebndjes civile nuk duhen marr\u00eb si t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pakontestueshme, gabim t\u00eb cilin Nexhi e b\u00ebn, si\u00e7 thash, nga ngutia p\u00ebr t\u00eb shpallur \u201czbulimin e madh\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb zbulim e p\u00ebrg\u00ebnj\u00ebshtron nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr : Dosja e d\u00ebnimit q\u00eb iu b\u00eb Adem Jasharit nga Gjykata serbe n\u00eb vitin 1997. N\u00eb at\u00eb dosje \u00ebsht\u00eb shkruar se Adem Jashari ka lindur me 28 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1955.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja: Pse gjykatat serbe do ta falsifikonin dat\u00eblindjen e Adem Jasharit? P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye? Aq m\u00eb tep\u00ebr, pse duhej q\u00eb 28 n\u00ebntorin ta b\u00ebnin dat\u00eblindje t\u00eb tij? Pse mos ta linin ashtu si\u00e7 ishte 10 tetori?, madje, marr\u00eb parasysh rrethanat kur Adem Jashari ishte personi m\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr regjimin serb n\u00eb Kosov\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk ekziston asnj\u00eblloj logjike n\u00eb pandehm\u00ebn se policia serbe e ka gabuar dat\u00eblindjen e tij. N\u00eb nj\u00eb regjim represiv, si\u00e7 ishte regjimi i Milosheviqit, dat\u00eblindja e njeriut m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar prej tij nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e par\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore n\u00eb dosjen e hetuesis\u00eb. Dhe tjetra : n\u00eb nj\u00eb regjim policor, t\u00eb dh\u00ebnat e sigurimit gjithmon\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sakta, se t\u00eb dh\u00ebnat e ofi\u00e7ar\u00ebve t\u00eb gjendjes civile. N\u00eb vitet \u201860 Adem Jashari, si mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, ishte nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs anonim, dat\u00eblindja e t\u00eb cilit nuk paraqiste asgj\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, mjaft q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb librin amz\u00eb. Kush lodhej n\u00eb ishte e sakt\u00eb ose jo!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitet \u201990, Adem Jashari ishte njeriu i rreziksh\u00ebm, t\u00eb cilin prej vitesh Serbia e ndiqte p\u00ebr ta kapur, dhe dat\u00eblindja e tij p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nga t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme operative t\u00eb policis\u00eb. Dhe, n\u00eb gjyqin q\u00eb iu b\u00eb Adem Jasharit n\u00eb vitin 1997, gjyq n\u00eb t\u00eb cilin ai u d\u00ebnua me 20 vite burg n\u00eb munges\u00eb, kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb 28 n\u00ebntor 1955.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AUTORI: BLERIM LATIFI &#8211; GAZETAEXPRESS, 19 Gusht 2018 Nexhi, si duket nga ngutia p\u00ebr ta publikuar \u201czbulimin e tij\u201d, ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal, gabim i cili ia diskrediton \u201czbulimin\u201d. Dhe, cili \u00ebsht\u00eb ky gabim? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm, jokritik, i t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb zbuluesi. At\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb librin amz\u00eb, Nexhi e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30802,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-32239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AUTORI: BLERIM LATIFI &#8211; GAZETAEXPRESS, 19 Gusht 2018 Nexhi, si duket nga ngutia p\u00ebr ta publikuar \u201czbulimin e tij\u201d, ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal, gabim i cili ia diskrediton \u201czbulimin\u201d. Dhe, cili \u00ebsht\u00eb ky gabim? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm, jokritik, i t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb zbuluesi. At\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb librin amz\u00eb, Nexhi e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-20T08:52:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"633\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"347\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit\",\"datePublished\":\"2018-08-20T08:52:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/\"},\"wordCount\":2052,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/blerim_latifi3.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/\",\"name\":\"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/blerim_latifi3.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-20T08:52:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/blerim_latifi3.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/06\\\/blerim_latifi3.jpg\",\"width\":633,\"height\":347,\"caption\":\"Blerim Latifi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"AUTORI: BLERIM LATIFI &#8211; GAZETAEXPRESS, 19 Gusht 2018 Nexhi, si duket nga ngutia p\u00ebr ta publikuar \u201czbulimin e tij\u201d, ka b\u00ebr\u00eb gabimin fatal, gabim i cili ia diskrediton \u201czbulimin\u201d. Dhe, cili \u00ebsht\u00eb ky gabim? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorimi i pakujdessh\u00ebm, jokritik, i t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb zbuluesi. At\u00eb q\u00eb shkruhet n\u00eb librin amz\u00eb, Nexhi e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-20T08:52:53+00:00","og_image":[{"width":633,"height":347,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit","datePublished":"2018-08-20T08:52:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/"},"wordCount":2052,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/","name":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg","datePublished":"2018-08-20T08:52:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/blerim_latifi3.jpg","width":633,"height":347,"caption":"Blerim Latifi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkruan-blerim-latifi-zbulimet-e-nexhit-dhe-datelindja-e-adem-jasharit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkruan Blerim Latifi: Zbulimet e Nexhit dhe dat\u00eblindja e Adem Jasharit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32239"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32239\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}