{"id":32296,"date":"2018-08-22T09:42:32","date_gmt":"2018-08-22T07:42:32","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32296"},"modified":"2018-08-22T09:42:32","modified_gmt":"2018-08-22T07:42:32","slug":"eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/","title":{"rendered":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221;"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>Absurde, komike, e dhimbshme: k\u00ebshtu ishte Shkodra gjat\u00eb komunizimit. Mbi kujtimet e Stefan \u00c7apalikut \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb, ku oficer\u00eb sigurimi e keqp\u00ebrdorin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks, ku shokut Hysen i vjen inat q\u00eb Amerika zbriti n\u00eb h\u00ebn\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb televizor rumun duhej angazhuar dy inxhinier\u00eb, ku jeta ishte eg\u00ebrsisht e nj\u00ebtrajtshme dhe monotone \u2013 dhe ngjyrat e vetme n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri i sillte arti i gatimit i grave fisnike t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Nga Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb kjo vep\u00ebr e Stefan \u00c7apalikut? Roman, p\u00ebrmbledhje tregimesh, nj\u00eb mish-mash kujtimesh, nj\u00eb kaleidoskop nga pluhuri dhe \u00ebndrrat e s\u00eb kaluar\u00ebs? Vepra \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka nga pak \u2013 dhe k\u00ebtu q\u00ebndron edhe magjia e saj. Q\u00eb nga shembja e ngrehin\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb botuar shum\u00eb libra \u2013 me vler\u00eb e pa vler\u00eb \u2013 mbi vuajtjet e njer\u00ebzve n\u00ebn regjimin e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Por, ende mungojn\u00eb veprat q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb me mjete letrare p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb parajs\u00ebn komuniste t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, ku u zhvillua nj\u00ebri prej eksperimenteve m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm n\u00eb tentim p\u00ebr t\u00eb krijuar njeriun e ri socialist.<\/p>\n<p>Stefan \u00c7apaliku raporton mbi eksperimentin komunist n\u00eb Shkod\u00ebr, k\u00ebt\u00eb qytet verior shqiptar me tradit\u00eb t\u00eb lavdishme kulturore, q\u00eb mes viteve 1945-1991 u reduktua n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb mbijetes\u00ebs, intrigave, arrestimeve arbitrare, p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ruajtur dinjitetin dhe humorin. Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij \u00c7apaliku p\u00ebrshkruan nj\u00eb sken\u00eb, e cila mund t\u00eb merret edhe si d\u00ebshmi e q\u00ebndrimit t\u00eb regjimit ndaj mal\u00ebsor\u00ebve dhe verior\u00ebve, geg\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb autobusin italian \u00abViberti\u00bb, t\u00eb mbetur n\u00eb Tiran\u00eb nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ulet nj\u00eb burr\u00eb flok\u00ebkuq, i veshur keq. Ai ulet n\u00eb rendin e par\u00eb. Ndoshta p\u00ebr t\u00eb par\u00eb di\u00e7ka. Ndoshta p\u00ebr t\u00eb shmangur kontaktin me udh\u00ebtar\u00ebt e ulur pas tij. Kushedi. Pas tij hyn dikush dhe e largon mal\u00ebsorin nga karrigia, \u00abnga sedilia\u00bb. Ai ulet n\u00eb rendin e dyt\u00eb, por prap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebtar e p\u00ebrz\u00eb nga aty. \u00abBurri l\u00ebviz s\u00ebrish ngadal\u00eb dhe pyet shoferin: \u2013 A mb\u00ebrrijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, more burr\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Rrall\u00ebher\u00eb m\u00eb ka ndodhur q\u00eb duke lexuar nj\u00eb vep\u00ebr letrare ta ndal\u00eb t\u00eb qeshur\u00ebn pas pes\u00eb sekondave \u2013 nga turpi, sepse skenat q\u00eb p\u00ebrshkruan \u00c7apaliku sado absurde t\u00eb jen\u00eb, prap\u00eb jan\u00eb t\u00eb dhimbshme. P\u00ebr shembull skena me televizor: babai i protagonistit kryesor t\u00eb k\u00ebtij libri shkon p\u00ebr specializim n\u00eb Rumani n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb. Dalja jasht\u00eb shtetit \u2013 nj\u00eb ngjarje e madhe, aq e madhe, saq\u00eb n\u00eb lagje nuk flitej me gjas\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr. Filani doli jasht\u00eb shtetit, e pa pak bot\u00ebn, qoft\u00eb ajo edhe bot\u00eb komuniste e Karpateve rumune, filani e braktisi Shqip\u00ebrin\u00eb e rrethuar me hekura. Kur babai agronom u kthye nga Rumania, ai solli me vete ca dhurata.<\/p>\n<p><em>\u00abDisa \u00e7anta dhe nj\u00eb kashu i madh rrinte m\u00ebnjan\u00eb. Ai hapi \u00e7antat dhe nxorri prej andej me radh\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb kishte sjell\u00eb. P\u00ebr mua: nj\u00eb autobus t\u00eb mark\u00ebs \u2018Karpate\u2019, nj\u00eb automatik me karikator rrumbullak, nj\u00eb lepurush gome mbushur me karamele; P\u00ebr motr\u00ebn nj\u00eb kukull t\u00eb madhe q\u00eb qante dhe q\u00eb qeshte, e q\u00eb kishte n\u00eb dore nj\u00eb medalion me emrin e saj, Nikoleta, dhe nj\u00eb pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb bardha; P\u00ebr Mam\u00ebn nj\u00eb kostum gri, k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb zeza, nj\u00eb pal\u00eb rruaza fosfori dhe nj\u00eb or\u00eb dore; P\u00ebr gjyshin nj\u00eb brisk me hap\u00ebse shishesh dhe nj\u00eb kartolin\u00eb me nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb t\u00eb shkelte syrin; P\u00ebr gjyshen nj\u00eb shall dhe nj\u00eb pal\u00eb \u00e7orape; P\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e vet nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb t\u00eb bardh\u00eb najloni dhe nj\u00eb pal\u00eb letra bixhozi.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe m\u00eb n\u00eb fund kashuni\u2026 Sorpresa, Surprise, Sezam hapu! Dhe kashuni u hap. U hap vet\u00ebm si objekt, dhe ne admiruam prej s\u00eb largu at\u00eb gj\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb sofistikuar e q\u00eb thirrej: Televizor!\u00bb<\/em><\/p>\n<p>Askush n\u00eb lagje nuk kishte guxim ta ndezte televizorin. \u00abKishte nj\u00eb lloj frike p\u00ebr ta futur n\u00eb korrent at\u00eb far\u00eb malli\u00bb. Duhej ndihm\u00eb profesionale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dhe erdh\u00ebn nga Tirana dy kush\u00ebrinj t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb familjes, Bebi dhe Franci, t\u00eb dy inxhinier\u00eb t\u00eb elektorteknik\u00ebs. Tani e tutje jeta e familjes dhe e lagjes dominohej nga programet q\u00eb sillte aparati televiziv rumun \u00abVenus\u00bb \u2013 \u00abprodhim rumun, me nj\u00eb band\u00eb, i ngjash\u00ebm me \u2018Superambasadorin\u2019 jugosllav\u00bb. \u00abVenusi\u00bb sillte \u00abitalianin\u00bb dhe \u00abjugosllavin\u00bb, Rai Unon dhe TV Titogradin. \u00abE g\u00ebzofshi televizorin\u00bb \u2013 ky ishte urimi m\u00eb kutimplot\u00eb i asaj kohe n\u00eb Shkod\u00ebr dhe gjithkund n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr shembull, p\u00ebrve\u00e7 familjes \u00c7apaliku, televizor kishin dy shefa t\u00eb partis\u00eb, nj\u00eb doktor dhe nj\u00eb filatelist. N\u00eb dhom\u00ebn e televizorit ekzistonte nj\u00eb hierarki e qart\u00eb se kush ku mund t\u00eb ulej. Gruaja e nj\u00eb doktori, si italiane q\u00eb ishte, e ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri \u00abprej nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet\u00ebsh\u00bb, p\u00ebrlotej sa her\u00eb q\u00eb shikonte kronika, sidomos nga qyteti i saj, Roma. \u00abKuku, moj nan\u00eb, sa paska ndryshue moda n\u00eb Rom\u00eb\u00bb \u2013 k\u00ebshtu ofshau ajo gjat\u00eb nj\u00eb darke.<\/p>\n<p>Ky ishte njeriu i ri socialist i Enver Hoxh\u00ebs. Pjet\u00ebr Meshkalla, nj\u00eb jezuit shqiptar, i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr kryeministrit Mehmet Shehu, ku me guxim vdekjeprur\u00ebs i thoshte se fushata kund\u00ebr feve \u00absynon me formue nji brezni pa kurajo civile, pa burrni, oportuniste e ashtu tu e prish\u00eb karakterin e shqiptarit, n\u00eb dam t\u2019Atdheut. Njer\u00ebzit kan\u00eb frig\u00eb me u takue, me u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00eb rrug\u00ebs, meq\u00eb jan\u00eb n\u00eb sy ose t\u00eb \u2018prekun\u2019\u00bb.<\/p>\n<p>Satrap\u00ebt e regjimit shkonin m\u00eb larg. Marlid\u00ebs, nuses m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb lagjes, t\u00eb cil\u00ebn e shikonin me admirim krejt djemt\u00eb adoleshent\u00eb, agjent\u00ebt e Sigurimit ia d\u00ebrguan burrin n\u00eb ushtri, diku larg n\u00eb jug, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kishin lirin\u00eb q\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit ta p\u00ebrdornin si skllave p\u00ebr seks. Gati t\u00eb gjith\u00eb e dinin k\u00ebt\u00eb tmerr, por askush nuk guxonte t\u00eb fliste n\u00eb lagje.<\/p>\n<p><em>\u00abKishte nis\u00eb t\u00eb shfaqej nj\u00eb amulli, nj\u00eb rutin\u00eb dhe nj\u00eb humbje e sensit t\u00eb perspektiv\u00ebs. Qytetasit e mi kishin humbur n\u00eb terr. Koha kur thuhej hapur se komunist\u00ebt nuk do ta ken\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte marre fund. Vihej re nj\u00eb p\u00ebrtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2018Jo\u2019, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, p\u00ebr t\u00eb refuzuar urdh\u00ebrat. Si\u00e7 pata lexuar koh\u00eb m\u00eb von\u00eb te Soren Kierkegaardi, puna \u00ebsht\u00eb se njeriu duhet t\u00eb guxoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht vetvetja. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb njeri, nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm, nj\u00eb njeri t\u00eb caktuar dhe t\u00eb vet\u00ebm; vet\u00ebm p\u00ebrpara Zotit, t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u00bb.<\/em><\/p>\n<p>Kishte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, edhe njer\u00ebz t\u00eb guximsh\u00ebm. Pjet\u00ebr Gjini, shkrimtar, korrespondent i gazet\u00ebs \u00abBashkimi i Kombit\u00bb, autor librash me poezi, drejtor i programeve gazmore t\u00eb Radio Tiran\u00ebs kishte vuajtur dhjet\u00eb vjet burg. Dit\u00ebn kur e kishin d\u00ebnuar, ai i kishte th\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb hapte dritaren p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb pak er\u00eb Per\u00ebndimi. Kjo batut\u00eb ia kishte shtuar edhe tri vite burg Pjet\u00ebr Gjinit. Kishte, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb ruanin di\u00e7ka nga kultura e kulinaris\u00eb. Neni Age, p\u00ebr shembull, ishte e njohur p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mezeve, nj\u00eb luks i papar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, n\u00eb Koren\u00eb Veriore t\u00eb Mesdheut, ku njer\u00ebzit vuanin edhe p\u00ebr buk\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb qytetare t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00abdaja Gjon\u00bb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb franceze, aty defilonin p\u00ebrkthyesit e famsh\u00ebm t\u00eb klasik\u00ebve bot\u00ebror\u00eb, aty me ton vajtimtar thuhej: \u00abNa e shkat\u00ebrruan gjuh\u00ebn. Na e dhunuen gegnishten ton\u00eb t\u00eb bukur. Na e kthyen shqipen n\u00eb teneqe. N\u00eb gjuh\u00eb gazetash. E ne na duhet me ndej\u00eb duarkryq\u2026\u00bb.<\/p>\n<p>Rojtar\u00ebt e nderit (t\u00eb paqen\u00eb) t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs ishin p\u00ebrher\u00eb vigjilent\u00eb. Kur n\u00eb televizor po shfaqej nisja e anijes kozmike \u00abApollo 11\u00bb drejt h\u00ebn\u00ebs, shoku Hysen, sekretar i partis\u00eb n\u00eb fshatin Bushat, \u00abnxorri prej goje dh\u00ebmb\u00ebt e vet t\u00eb verdh\u00eb, si kokrra kollomoqi gjeorgjian\u00bb dhe tha: \u00abEdhe kjo do t\u00eb ik\u00eb me t\u00eb tjerat\u00bb (m\u00eb par\u00eb anijet kozmike \u00abApollo 8\u00bb, \u00abApollo 9\u00bb dhe \u00abApollo 10\u00bb nuk kishin arritur t\u00eb aterrojn\u00eb n\u00eb h\u00ebn\u00eb). Shoku Hysen vinte me kal\u00eb nga Bushati p\u00ebr t\u00eb par\u00eb televizor. \u00abShpesh kalin e lidhte atje n\u00eb fund t\u00eb kopshtit dhe i jepte do bar q\u00eb e kishte marr\u00eb nga kooperativa. E, megjith\u00ebse, me kal\u00eb e me bar, antiamerikanizmi i kishte mbet\u00eb si s\u00ebmundje q\u00eb nga koha kur kishim qen\u00eb mir\u00eb me Bashkimin Sovjetik\u00bb. Kur shoku Hysen fliste marr\u00ebzi t\u00eb tilla, t\u00eb tjer\u00ebt me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt thoshin: \u00abPaska hang\u00ebr p\u00ebr drek\u00eb gazet\u00ebn \u2018Zani i popullit\u2019\u00bb.<\/p>\n<p>Konflikti se a do t\u00eb aterrojn\u00eb apo jo astronaut\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb h\u00ebn\u00eb p\u00ebr pak u shnd\u00ebrrua n\u00eb kacafytje masive n\u00eb dhom\u00ebn e \u00c7apalik\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrs\u00ebri shoku Hysen ishte ai q\u00eb s\u2019mund t\u00eb pajtohej q\u00eb bota revizioniste e kishte l\u00ebn\u00eb larg bot\u00ebn komuniste sa i p\u00ebrket zhvillimit.<\/p>\n<p><em>\u00abNd\u00ebrkaq, Armstrong dhe Aldrin vendos\u00ebn mbi sip\u00ebrfaqen e H\u00ebn\u00ebs flamurin amerikan. Zot, sa i bukur! Ata e ngul\u00ebn diku nd\u00ebr gur\u00eb dhe vazhduan t\u00eb k\u00ebrcenin rrotull duke mbledh\u00eb material nga H\u00ebna.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 Taman si majmuna, \u2013 u hodh prap\u00eb e i tha gjith\u00eb inat shoku Hysen Kristo Patanakut, q\u00eb e kishte n\u00eb krah.<\/em><br \/>\n<em>\u2013 Majmunat e pidhit t\u00eb s\u2019at am\u00eb \u2013 u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb i ul\u00ebt e krejt i leht\u00eb andej nga fundi i dhom\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>Askush s\u2019e mori vesh se kush e tha at\u00eb fjal\u00eb, por, megjith\u00ebat\u00eb, pa nj\u00eb pa dy, gjakrat u ndez\u00ebn\u00bb.<\/em><\/p>\n<p>Shoku Hysen tani kishte dy hidh\u00ebrime: kund\u00ebr Amerik\u00ebs q\u00eb kishte shkelur h\u00ebn\u00ebn dhe kund\u00ebr atij mysafirit t\u00eb panjohur q\u00eb ia shau n\u00ebn\u00ebn. Por, shoku Hysen ishte fleksib\u00ebl. N\u00eb kooperativ\u00eb filloi ta p\u00ebrdor\u00eb zbritjen n\u00eb h\u00ebn\u00eb si d\u00ebshmi se zoti nuk ekziston. \u00abA e d\u00ebgjuat? Anija kozmike shkoi n\u00eb H\u00ebn\u00eb. E kam par\u00eb vet\u00eb me k\u00ebto dy sy. (\u2026) Ata shkuen atje n\u00eb Han\u00eb dhe ku ishte Zoti? Ku ishte Zoti po ju pyes. M\u00eb thoni! Zoti k\u00ebrkund. Nuk e gjeten. E k\u00ebrkuen, por nuk e gjet\u00ebn. Askund\u00bb.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr e Stefan \u00c7apalikut e ka vet\u00ebm nj\u00eb problem: i ka munguar nj\u00eb redaktor i hairit, nj\u00eb q\u00eb lexon me sy hapur, nj\u00eb q\u00eb kryen pun\u00ebn e tij. At\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur q\u00eb brenda nj\u00eb paragrafi \u00c7apaliku nj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb \u00abh\u00ebn\u00eb\u00bb, pastaj \u00abhan\u00eb\u00bb, nj\u00ebher\u00eb \u00abgjeten\u00bb, pastaj \u00abgjet\u00ebn\u00bb. T\u00ebr\u00eb magjia e librit turbullohet me k\u00ebso fjal\u00ebsh jokonsekuente.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr e \u00c7apalikut \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sidomos p\u00ebr ato gjenerata n\u00eb rritje e sip\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb ashtin e tyre regjimin komunist. Ata q\u00eb sot shijojn\u00eb jet\u00ebn n\u00ebp\u00ebr baret e Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb \u00abshkuma-party\u00bb n\u00eb bregdet duhet ta lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb jo t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb or\u00ebn dy t\u00eb nat\u00ebs zihej radha p\u00ebr qum\u00ebsht dhe kush vonohej s\u2019i mbetej gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb drejtohej \u00abkah p\u00ebrsheshi me \u00e7aj apo me kafe elbi. Mua p\u00ebr vete p\u00ebrsheshi me kafe elbi m\u00eb kishte mbir\u00eb n\u00eb bark\u00bb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb prezantim u p\u00ebrshkrua v\u00ebllimi i par\u00eb i vepr\u00ebs \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Stefan \u00c7apaliku ka dal\u00eb para lexuesit me v\u00ebllimin e dyt\u00eb. \u00c7do lexues q\u00eb ende nuk e ka lexuar k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb kureshtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Absurde, komike, e dhimbshme: k\u00ebshtu ishte Shkodra gjat\u00eb komunizimit. Mbi kujtimet e Stefan \u00c7apalikut \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb, ku oficer\u00eb sigurimi e keqp\u00ebrdorin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks, ku shokut Hysen i vjen inat q\u00eb Amerika zbriti n\u00eb h\u00ebn\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb televizor rumun duhej angazhuar dy inxhinier\u00eb, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32297,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-32296","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Absurde, komike, e dhimbshme: k\u00ebshtu ishte Shkodra gjat\u00eb komunizimit. Mbi kujtimet e Stefan \u00c7apalikut \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb, ku oficer\u00eb sigurimi e keqp\u00ebrdorin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks, ku shokut Hysen i vjen inat q\u00eb Amerika zbriti n\u00eb h\u00ebn\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb televizor rumun duhej angazhuar dy inxhinier\u00eb, ku [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-22T07:42:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"219\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221;\",\"datePublished\":\"2018-08-22T07:42:32+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/\"},\"wordCount\":2071,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/grate_ne_are.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/\",\"name\":\"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/grate_ne_are.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-22T07:42:32+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/grate_ne_are.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/grate_ne_are.jpg\",\"width\":400,\"height\":219},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Absurde, komike, e dhimbshme: k\u00ebshtu ishte Shkodra gjat\u00eb komunizimit. Mbi kujtimet e Stefan \u00c7apalikut \u00abSecili \u00e7mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u00bb, ku oficer\u00eb sigurimi e keqp\u00ebrdorin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks, ku shokut Hysen i vjen inat q\u00eb Amerika zbriti n\u00eb h\u00ebn\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb televizor rumun duhej angazhuar dy inxhinier\u00eb, ku [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-22T07:42:32+00:00","og_image":[{"width":400,"height":219,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221;","datePublished":"2018-08-22T07:42:32+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/"},"wordCount":2071,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/","name":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221; - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg","datePublished":"2018-08-22T07:42:32+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/grate_ne_are.jpg","width":400,"height":219},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/eksperimenti-komunist-ne-shkoder-oficere-sigurimi-keqperdornin-nusen-e-lagjes-si-skllave-per-seks\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Eksperimenti komunist n\u00eb Shkod\u00ebr: Oficer\u00eb sigurimi keqp\u00ebrdornin nusen e lagjes si skllave p\u00ebr seks&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}