{"id":32454,"date":"2018-08-27T11:32:26","date_gmt":"2018-08-27T09:32:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32454"},"modified":"2018-08-27T11:32:26","modified_gmt":"2018-08-27T09:32:26","slug":"pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/","title":{"rendered":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u2013 <strong><em>ortodoks\u00ebt e zhg\u00ebnjyer: \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebm\u00eb moj Greqi, q\u00eb na dhe k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrblim!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Vepror Hasani<\/strong>, <a href=\"http:\/\/rrjetat.com\/?p=2817\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rrjetat in Dossier<\/a>, <em>26 gusht 2018<\/em><\/p>\n<p>Ushtria greke hyri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 1912. Q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte se ortodoks\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs ishin v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ata do t\u00eb ishin t\u00eb mbrojtur dhe nuk do t\u00eb p\u00ebsonin asgj\u00eb nga lufta. Kjo ishte dhe arsyeja pse ortodoks\u00ebt pranuan t\u2019i vishnin f\u00ebmij\u00ebt me rroba boj\u00ebqielli dhe sht\u00ebpit\u00eb t\u2019i lyenin me ngjyr\u00ebn e flamurit grek, q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit t\u00eb kuptonin q\u00eb ata ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnin gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Madje nuk u kursyen t\u00eb mbanin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre 15.000 ushtar\u00ebt e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht u vu re nj\u00eb miq\u00ebsi idilike e mbushur me dashuri, sinqeritet dhe \u00e7ilt\u00ebrsi, por me t\u00eb kaluar vet\u00ebm pak koh\u00eb, gjith\u00eb tmerri nisi t\u00eb binte mbi \u00e7upat e Kor\u00e7\u00ebs. Grek\u00ebt harruan q\u00eb ishin v\u00ebllez\u00ebr. Rr\u00ebmbenin \u00e7upat dhe i \u00e7onin rrug\u00ebve t\u00eb qyteteve t\u00eb Greqis\u00eb. Ato besonin se ishin martuar me djemt\u00eb e Greqis\u00eb, pa e ditur se e nes\u00ebrmja p\u00ebr to do t\u00eb ishte sk\u00ebterr\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u2019i sjellim p\u00ebrmes artikujve t\u00eb nxjerra nga shtypi i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026K\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u martuan shum\u00eb vajza me ca kapedan\u00eb andar\u00eb, oficer\u00eb ose ushtar\u00eb grek\u00eb, pra m\u00ebsoni se m\u00eb tep\u00ebr (pjesa m\u00eb e madhe) e k\u00ebtyre nuseve u lan\u00eb nga burrat (nga grek\u00ebt). Nja kat\u00ebr i shpun\u00eb gjer n\u00eb Athin\u00eb duke b\u00ebr\u00eb (gjoja) udh\u00ebtimin e dasm\u00ebs, atje i lan\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb qytetit si dhe n\u00eb Pire, tet\u00eb i shpun\u00eb deri n\u00eb Selanik dhe atje i l\u00ebshuan rrug\u00ebve, ku s\u2019mbeti gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb z\u00ebn\u00eb udh\u00ebn e pap\u00eblqyer p\u00ebr rrojtjen e tyre. Dy i lan\u00eb q\u00eb n\u00eb Follorin\u00eb dhe ca t\u00eb tjera nuk i munduan k\u00ebsisoj, po i lan\u00eb q\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Gjith\u00eb k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb dhe therorit\u00eb e liriprur\u00ebsit \u2013 greqizm\u00ebs dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit, ose t\u00eb barbarizm\u00ebs greke\u2026\u201d<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 1 prill 1915<\/em>)<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb Kor\u00e7\u00eb po ngjasin edhe turpe t\u00eb tjera t\u00eb pap\u00eblqyera dhe na vjen shum\u00eb keq q\u00eb gjenden akoma ca kor\u00e7ar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe s\u2019kan\u00eb kuptuar se \u00e7\u2019zuzar\u00eb dhe njer\u00ebz jan\u00eb oficer\u00ebt e Greqis\u00eb. N\u00eb Selanik, n\u00eb Dram\u00eb, n\u00eb Seres, n\u00eb Karaferje, n\u00eb Follorin\u00eb dhe gjetk\u00eb e kuptuan karakterin e ul\u00ebt, t\u00eb sjellat e liga t\u00eb oficer\u00ebve grek\u00eb dhe sot n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto qytete, jo (vet\u00ebm) q\u00eb nuk i qasin t\u2019u kap\u00ebrcejn\u00eb pragun e sht\u00ebpive t\u00eb tyre, por asnj\u00eb kalimera (mir\u00ebm\u00ebngjes) nuk k\u00ebmbejn\u00eb me ta. Kaq u jan\u00eb m\u00ebrzitur sa u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb gjenden ca familje q\u00eb u kan\u00eb hapur t\u00eb dy kanatat e port\u00ebs dhe i mbajn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb e me t\u00eb pir\u00eb, me t\u00eb shtruar e me t\u00eb mbuluar. Edhe k\u00ebto sht\u00ebpi s\u00eb shpejti do t\u00eb kuptojn\u00eb lajthimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe s\u2019ka dyshim q\u00eb do t\u00eb pendohen, por \u00ebsht\u00eb frika se at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb. Neve i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb Selanik e n\u00eb viset (vendet) e z\u00ebn\u00eb ngojesh (n\u00eb qytetet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, sh\u00ebnimi yn\u00eb-V.H) q\u00eb t\u00eb marrin pak m\u00ebsim nga sjelljet e vendasve nd\u00ebr oficer\u00ebt e Greqis\u00eb dhe k\u00ebshtu q\u00eb Kor\u00e7a dhe viset tona s\u2019kan\u00eb asnj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelin k\u00ebta bukurosh\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 8 prill 1915<\/em>)<\/p>\n<p>\u201c\u2026Letr\u00ebn q\u00eb u pata d\u00ebrguar m\u00eb par\u00eb nuk di n\u00eb u ra n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebsuat vojtjet tona, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb (po) u shkruaj prap\u00eb sot, q\u00eb jeta ton\u00eb u b\u00eb e paduruar nga t\u00eb qeverisurit e grek\u00ebve. Si mjer dhe mjer neve fukarenjt\u00eb q\u00eb ndodhemi k\u00ebtej n\u00eb duart\u00eb e barbar\u00ebve grek\u00eb. Mjerimet, ndjekjet, vdekjet nga uria dhe gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijat jan\u00eb varur mbi kok\u00ebn ton\u00eb dhe nuk shkruhen dot. Mallkimi i Shqip\u00ebris\u00eb na ndoqi dhe po na ndjek se nuk ia dim\u00eb kimetin! (vler\u00ebn). Tashi e kuptuam bukur cili \u00ebsht\u00eb greku, ata q\u00eb betoheshin \u201cja vdekje, ja bashkim\u201d, (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr grekoman\u00ebt), mallkojn\u00eb fatin e lig kur shkeli k\u00ebmba e grekut k\u00ebtu (n\u00eb Kor\u00e7\u00eb) se po e shohim q\u00eb planet q\u00eb kishin grek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb djegur Kor\u00e7\u00ebn e ta b\u00ebnin hi, jo vet\u00ebm q\u00eb e (p\u00ebr)mbush\u00ebn, (por) p\u00ebrkundrazi e kap\u00ebrcyen nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb shum\u00eb! Njqind her\u00eb m\u00eb mir\u00eb ta kishin djegur se sa ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb mure vet\u00ebm, dhe me ca njer\u00ebz q\u00eb s\u2019u ka mbetur as fryma, as shpirti\u2026\u201d (Kor\u00e7a ishte braktisur nga myslimanet, kishin mbetur vet\u00ebm ca pleq- sh\u00ebnimi yn\u00eb)<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 12 gusht 1915<\/em>)<\/p>\n<p>\u201c\u2026Oficer\u00ebt grek\u00eb zun\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrdorime p\u00ebr t\u2019u zengjinosur (pasuruar), duke na \u00e7nderuar vendin dhe zakonet e shenjta q\u00eb kemi trash\u00ebguar nga sht\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb. Pyesin cil\u00ebt jan\u00eb zengjin\u00eb nga kor\u00e7ar\u00ebt dhe kan\u00eb \u00e7upa, dhe kur m\u00ebsojn\u00eb (cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pasurit), z\u00ebn\u00eb evgjit\u00ebt (k\u00ebshtu i quanin kor\u00e7ar\u00ebt grek\u00ebt) t\u00eb shkojn\u00eb dendur n\u00ebp\u00ebr ato rrug\u00eb duke k\u00ebrkuar me m\u00ebnyra t\u00eb poshtra q\u00eb t\u00eb hedh\u00eb dashuri ajo \u00e7up\u00eb ose mos e g\u00ebnjej\u00eb me g\u00ebnj\u00ebshtrat dhe dhelp\u00ebrit\u00eb! Po kur shikojn\u00eb q\u00eb nuk u ndezin k\u00ebto zagarll\u00ebqe, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00ebn e tyre duke i rr\u00ebmbyer \u00e7upat me pahir nga gjiri i prind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb shtr\u00ebnguar, me dashje ose padashje i b\u00ebjn\u00eb dh\u00ebndur\u00eb evgjit\u00ebt, se s\u2019kan\u00eb \u00e7t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. T\u00eb tilla posht\u00ebrsi kan\u00eb ngjar\u00eb shum\u00eb se nuk ka qeveri q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb qarjet e t\u00eb mbroj\u00eb nderin e vendasve dhe tani shpejt ngjau nj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb edhe me \u00e7up\u00ebn e Sotir Manos, i cili \u00ebsht\u00eb zengji i madh dhe shum\u00eb i ndersh\u00ebm. K\u00ebtij qytetari i rr\u00ebmbyen \u00e7up\u00ebn me pahir nga sht\u00ebpia dhe ku e shpun\u00eb, Per\u00ebndia e di. Prind\u00ebrit e mjer\u00eb u qan\u00eb dhe e k\u00ebrkuan por m\u00eb kot, kur pas dy jave del nj\u00eb maskara evgjit oficer, i cili thot\u00eb q\u00eb \u00e7up\u00ebn e ka ai dhe e do p\u00ebr grua. Prind\u00ebrit nuk jan\u00eb t\u00eb bindur dhe nuk duan\u00eb, andaj nuk dim\u00eb qysh do t\u00eb mbarohet kjo pun\u00eb q\u00eb ka brengosur gjith\u00eb qytetin\u2026\u201d 2<\/p>\n<p>\u201c\u2026Dasmat e oficer\u00ebve grek\u00eb me vajzat e Kor\u00e7\u00ebs sa vjen dhe po shtohen. Nuk ishte q\u00eb vjet shum\u00eb vajza u martuan e u shkretuan, (mbet\u00ebn rrug\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb), dhe sot po gjezdisin t\u00eb shkretat n\u00ebp\u00ebr Kor\u00e7\u00eb, Follorin\u00eb e Athin\u00eb, por edhe t\u00eb tjera akoma u martuan gjoja, dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb martohen me grek\u00ebr (pasi jan\u00eb mashtruar). Grek\u00ebt jan\u00eb prej fisi kaq shum\u00eb fallxhin sa t\u00eb mbushin me g\u00ebnjeshtra dhe t\u00eb z\u00ebn\u00eb syt\u00eb, p\u00ebrkundrazi neve kor\u00e7ar\u00ebt nuk jemi asoj Andaj sot n\u00eb Kor\u00e7\u00eb t\u00ebr\u00eb sa djem q\u00eb ndodhen k\u00ebtu dhe t\u00ebr\u00eb grat\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs jan\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb eg\u00ebrsuar kund\u00ebr oficer\u00ebve dhe ushtar\u00ebve grek\u00eb sa t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u2019i han\u00eb me dh\u00ebmb\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 14 shtator 1915<\/em>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Kor\u00e7a, 1915\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/korca_1915.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" border=\"0\" \/> \u201c\u2026Sot n\u00eb Kor\u00e7\u00eb asnj\u00ebrit nuk i vjen mir\u00eb t\u00eb martohen vajzat e Kor\u00e7\u00ebs me ca rrjepacak\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb! Djemt\u00eb ashiqare flasin kondra k\u00ebsoj sjelljeve t\u00eb oficer\u00ebve grek\u00eb sa nuk u vjen mir\u00eb q\u00eb vajzat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb marrin ca t\u00eb pabuksh\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb. U ka hyr\u00eb kaq shum\u00eb namuz dhe sed\u00ebr djemve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs sa nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb goditen nj\u00eb dit\u00eb me oficer\u00ebt dhe n\u00ebpun\u00ebsit e Greqis\u00eb. N\u00ebp\u00ebr zyrat, n\u00ebp\u00ebr kafenet\u00eb dhe kudo q\u00eb gjenden ve\u00e7an, nuk flasin p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr vajzat e Kor\u00e7\u00ebs dhe bisedojn\u00eb \u00e7far\u00eb soj myrafetesh t\u00eb p\u00ebrdorin, q\u00eb t\u00eb marr\u00eb cilido akcil\u00ebn vajz\u00eb, bij\u00ebn e filanit, ato q\u00eb kan\u00eb para, prik\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Prej kor\u00e7ar\u00ebve, sa jan\u00eb ndodhur mbi k\u00ebsoj bisedime, e drejta \u00ebsht\u00eb q\u00eb u ka ardhur r\u00ebnd\u00eb dhe kurdoher\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfolur me grek\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. T\u00eb shikojm\u00eb si do t\u00eb ven\u00eb k\u00ebto pun\u00ebra t\u00eb f\u00eblliqura, po \u00ebsht\u00eb shpresa se do e fitojn\u00eb inatin e kor\u00e7ar\u00ebve dhe do t\u2019ua thyejn\u00eb turinjt\u00eb grek\u00ebve\u2026\u201d<\/p>\n<p>Kjo ishte situata pas ardhjes s\u00eb ushtris\u00eb greke n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e vajzave nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnin asgj\u00eb. T\u00eb p\u00ebrballeshim me pushtuesin e kishin t\u00eb pamundur. Por, p\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr gazeta \u201cKoha\u201d, zbulon edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr mjaft d\u00ebshp\u00ebrues. Nj\u00eb vit para ardhjes s\u00eb grek\u00ebve, n\u00eb shkollat greke t\u00eb vajzave luhej kumar. Ja \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb kronikat e saj:<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb vend t\u00eb m\u00ebsimeve kan\u00eb m\u00ebsuar kumar!!! P\u00ebrdit\u00eb lozin n\u00eb shkoll\u00eb me t\u00eb holla dhe jo vet\u00ebm kaq, po mblidhen dhe n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi ku lozin shoqet k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim t\u00eb bukur!<\/p>\n<p>Le t\u00eb g\u00ebzohen prind\u00ebrit p\u00ebr arsimin dhe p\u00ebrparimin e \u00e7upave p\u00ebr t\u00eb cilat kujdesen dhimogjerond\u00ebt e fort\u00eb dhe m\u00ebsonj\u00ebset q\u00eb i vraft\u00eb mushk\u2019 e priftit!!!\u201d<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 10 shkurt 1911<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Gazeta \u201cKoha\u201d ndihet e shqet\u00ebsuar<\/strong>, nuk harron t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Kor\u00e7a, 1915\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/cupat_e_korces.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" border=\"0\" \/> \u201cN\u00eb numrin q\u00eb shkojti patm\u00eb shkruar nj\u00eb lajm, i cili na pik\u00ebllojti zemr\u00ebn kur e botuam me q\u00ebllimin q\u00eb ishte p\u00ebr \u00e7upat tona, t\u00eb cilat shprehim t\u2019i shohim nes\u00ebr m\u00ebma duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsim t\u00eb mir\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Do t\u00eb ishim fort t\u00eb k\u00ebnaqur ta xv\u00ebrtetonim (p\u00ebrg\u00ebnjeshtronim) k\u00ebt\u00eb lajm t\u00eb keq, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, andaj duke k\u00ebrkuar fajtor\u00ebt edhe goditur, q\u00eb t\u00eb mundim t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u2019\u00ebn\u00eb nga ky turp edhe rrezik! B\u00ebm\u00eb k\u00ebrkime dhe m\u00ebsum q\u00eb n\u00eb shkollat greqishte t\u00eb z. Duro ka koh\u00eb q\u00eb kur \u00e7upat losnin me t\u00eb holla kartat. Kishte arrir\u00eb kaq kumari sa losnin me 5 grosh radh\u00ebn edhe jo t\u00eb paka \u00e7upa kan\u00eb humbur mexhitka! K\u00ebto t\u00eb holla i merrnin nga prind\u00ebrit p\u00ebr libra ose p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb q\u2019u duhej. Nuk do tregojm\u00eb emra, po duam vet\u00ebm t\u00eb pyesim, cil\u00ebt jan\u00eb fajtor\u00ebt? Fajtor\u00ebt jan\u00eb n\u00eb skol\u00eb, t\u00eb par\u00ebt Efor\u00ebt, Dhimogjerond\u00ebt dhe m\u00ebsonj\u00ebset. K\u00ebta zot\u00ebrinj dhe zonja, t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb besuar f\u00ebmija t\u2019on\u00eb askurr\u00eb nuk jan\u00eb kujdesur p\u00ebr arsimin e f\u00ebmij\u00ebs t\u2019on\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, 24 shkurt 1911<\/em>)<\/p>\n<p>\u201cShkollat, me q\u00eb \u00ebsht\u00eb behar jan\u00eb mbyllur, po tre m\u00ebsonj\u00ebsit e muzik\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb sjell\u00eb nga Greqia, ata punojn\u00eb dhe po u m\u00ebsojn\u00eb vajzave si t\u2019i bien\u00eb qithar\u00ebs, mandolin\u00ebs, violis\u00eb, si t\u00eb lozin valle dhe si t\u00eb hedhin k\u00ebmb\u00ebt! Kor\u00e7a, ku t\u00eb gjith\u00eb bota nuk kan\u00eb buk\u00eb t\u00eb han\u00eb, Kor\u00e7a t\u00eb paguaj dhe t\u00eb ushqej\u00eb tre m\u00ebsonj\u00ebs q\u00eb t\u2019u m\u00ebsojn\u00eb vajzave si t\u00eb lozin k\u00ebmb\u00ebt! Kjo \u00e7udi nuk ka ngjar\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend, vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku greku na pruri Eleftherin\u00eb dhe na d\u00ebrgoi t\u00eb ushqej\u00eb tre m\u00ebsonj\u00ebs t\u00eb muzik\u00ebs, q\u00eb me k\u00ebsoj m\u00ebnyre t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb humbasim dhe nderin, dhe namuzin e familjes dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb na b\u00ebj\u00eb shok t\u00eb vetes s\u00eb tyre. S\u2019t\u2019u thye ajo k\u00ebmb\u00eb moj Greqi, q\u00eb na solle k\u00ebsoj eleftheri\u201d.<\/p>\n<p>(<em>Gazeta \u201cKoha\u201d, e shtun\u00eb 3 maj 1914<\/em>)<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebm\u00eb moj Greqi?! Kjo ishte pyetja e ortodoks\u00ebve t\u00eb zhg\u00ebnjyer<\/strong><\/p>\n<p>Gazeta koha shkruan: \u201c\u00c7t\u00eb liga moj Greqi t\u00eb b\u00ebri Kor\u00e7a tyn\u00eb, q\u00eb deshe ta prishnje me k\u00ebt\u00eb kryengritjen e fundit (t\u00eb 2 prillit 1914), q\u00eb b\u00ebre tin\u00eb k\u00ebtu? Vall\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Kor\u00e7a, e cila pothua pareshtur, mbajti n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e saj 15.000 ushtar\u00eb t\u00ebnd, q\u00eb m\u00eb 7 sh\u00ebn\u00ebndre 1912 deri m\u00eb 18 shkurt 1914? Kor\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb ata, t\u00eb cil\u00ebt pas urdh\u00ebrit t\u00ebnd dhe nga shtr\u00ebngi e madhe, q\u00eb u vure, mvesh\u00ebn f\u00ebmij\u00ebn e tyre me rroba boj\u00ebqielli dhe lyen sht\u00ebpit\u00eb e tyre me boj\u00ebn t\u00ebnde nacionale, prishn\u00eb kaq t\u00eb holla badiava nga e keqja, dhe q\u00eb t\u00eb mos prishnin qejfin t\u00ebnd dhe q\u00eb t\u00eb tregoheshin q\u00eb bindeshin me urdh\u00ebrat t\u00ebnde. Dhe sa e sa t\u00eb tjera t\u00eb mira dhe therori b\u00ebn\u00eb kor\u00e7ar\u00ebt p\u00ebr ty moj Greqi, t\u00eb cilat k\u00ebtu nga vendi i ngusht\u00eb i flet\u00ebs (gazetes) nuk t\u2019i num\u00ebroj dot\u2026\u201d<br \/>\n&#8212;<br \/>\n<em>E megjithat\u00eb, tmerri q\u00eb provuan \u00e7upat e Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, (1912-1916), nuk u harrua kurr\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 ortodoks\u00ebt e zhg\u00ebnjyer: \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebm\u00eb moj Greqi, q\u00eb na dhe k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrblim! Nga Vepror Hasani, Rrjetat in Dossier, 26 gusht 2018 Ushtria greke hyri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 1912. Q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte se ortodoks\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs ishin v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ata do t\u00eb ishin t\u00eb mbrojtur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32455,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-32454","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2013 ortodoks\u00ebt e zhg\u00ebnjyer: \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebm\u00eb moj Greqi, q\u00eb na dhe k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrblim! Nga Vepror Hasani, Rrjetat in Dossier, 26 gusht 2018 Ushtria greke hyri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 1912. Q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte se ortodoks\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs ishin v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ata do t\u00eb ishin t\u00eb mbrojtur dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-08-27T09:32:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"330\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\",\"datePublished\":\"2018-08-27T09:32:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/\"},\"wordCount\":2245,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/cupat_e_korces.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/\",\"name\":\"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/cupat_e_korces.jpg\",\"datePublished\":\"2018-08-27T09:32:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/cupat_e_korces.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/08\\\/cupat_e_korces.jpg\",\"width\":600,\"height\":330},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u2013 ortodoks\u00ebt e zhg\u00ebnjyer: \u00c7\u2019t\u00eb b\u00ebm\u00eb moj Greqi, q\u00eb na dhe k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrblim! Nga Vepror Hasani, Rrjetat in Dossier, 26 gusht 2018 Ushtria greke hyri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 1912. Q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para u p\u00ebrpoq t\u00eb tregonte se ortodoks\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs ishin v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ata do t\u00eb ishin t\u00eb mbrojtur dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-08-27T09:32:26+00:00","og_image":[{"width":600,"height":330,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs","datePublished":"2018-08-27T09:32:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/"},"wordCount":2245,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/","name":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg","datePublished":"2018-08-27T09:32:26+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/cupat_e_korces.jpg","width":600,"height":330},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/pushtimi-grek-dhe-tmerri-i-cupave-te-korces\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pushtimi grek dhe tmerri i \u00e7upave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32454\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}