{"id":32926,"date":"2018-09-17T01:08:48","date_gmt":"2018-09-16T23:08:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=32926"},"modified":"2018-09-17T01:08:48","modified_gmt":"2018-09-16T23:08:48","slug":"europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/","title":{"rendered":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetatema.net\/2018\/09\/16\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">TemA<\/a>, <em>17 shtator 2018<\/em><\/p>\n<p><em>Vendlindja apo atdheu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte di\u00e7ka t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, demode, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb gjerman\u00eb. Migrant\u00ebt mendojn\u00eb ndryshe, sepse ata kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb atdhe.<\/em><\/p>\n<p><strong>Vendlindja \u2013 jo vend, por koh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendlindja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua f\u00ebmij\u00ebria, ngroht\u00ebsia e familjes, rruga ime e dikurshme me aromat e ndryshme drita, shija e kumbullave n\u00eb oborr. Thuhet se atdheu im \u00ebsht\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb familja ime. Aty ku jan\u00eb miqt\u00eb e mi. Atdheu im \u00ebsht\u00eb aty, ku \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ime dhe ku un\u00eb ndjehem mir\u00eb. Por familja ime e zmadhuar jeton n\u00eb 5 shtete, miqt\u00eb e mi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, dhe un\u00eb ndjehem si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb kat\u00ebr qytete dhe tre shtete.<\/p>\n<p>Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe ajo gj\u00ebja me pasaport\u00ebn. E formuluar pak m\u00eb ndryshe, pasaporta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patent\u00eb e klasit t\u00eb lart\u00eb. Me pasaport\u00ebn ti njeh disa detyrime kundrejt shtetit, dhe merr si shp\u00ebrblim disa siguri. Me identitetin kjo t\u00eb b\u00ebj\u00eb pak, m\u00eb shum\u00eb me luajalitetin, ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb ndaj ligjit. Papa ka tre pasaporta: argjentinase, italiane dhe nj\u00eb n\u00eb Vatikan. Si e pasqyron kjo identitetin e tij? A \u00ebsht\u00eb ai argjentinas, italian apo njeri i Vatikanit? Apo m\u00eb shum\u00eb kreu i kish\u00ebs katolike?<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb komplikuar dhe t\u00eb globalizuar ke detyrimisht disa identitete. P\u00ebr shembull un\u00eb jam lindur si bullgar, me pasaport\u00eb jam gjerman. Por m\u00eb fort ndjehem i lidhur me identitetin tim si gazetar. Nj\u00eb identitet tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb po shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb i lidhur me familjen time, dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr shtete. N\u00ebn-identitete t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, p\u00ebrkthyes nga let\u00ebrsia, shkrimtar, \u00e7iklist, duhanpir\u00ebs, i pasionuar pas muzik\u00ebs klasike. N\u00eb Gjermani nuk kam p\u00ebrjetuar asnj\u00ebher\u00eb raciz\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ndoshta sepse pamja ime e jashtme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme dhe se e zot\u00ebroj gjuh\u00ebn gjermane. Por kur para 27 vjet\u00ebsh fillova t\u00eb punoj si redaktor n\u00eb Deutsche Welle, punonj\u00ebset e punonj\u00ebsit e Deutsche Welle-s me sfond t\u00eb huaj, nuk shiheshin si gazetar\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrkthyes. Dhe p\u00ebr vite m\u00eb radh\u00eb n\u00eb nivelet e drejtimit nuk gjeje asnj\u00eb koleg t\u00eb vet\u00ebm m\u00eb sfond t\u00eb huaj. Kjo ka ndryshuar.<\/p>\n<p><strong>\u201cVendlindja \u00ebsht\u00eb aty ku nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb shpjegohesh\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kjo th\u00ebnie e Herderit ka q\u00ebndruar varur gjithmon\u00eb n\u00eb kopsht n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes n\u00eb Hermannstadt, Sibiu n\u00eb Rumani. Nj\u00eb qytez\u00eb mesjetare e nj\u00eb rajoni multikulturor europian, q\u00eb prej 100 vitesh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Rumanis\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb nj\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar i ka p\u00ebrkitur Hungaris\u00eb. Dhe v\u00ebrtet aty nuk kishin nevoj\u00eb t\u00eb shpjegoheshim. As Mihai, fqinji im rumun, as motrat hungareze Emese dhe Enik\u00f6, as Anita nj\u00eb vajz\u00eb saksone e Siebenburgut. Ne jetonim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, luanim s\u00eb bashku, ziheshim dhe pajtoheshim me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Festat i festonim me familjet tona, secil\u00ebn fest\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e vet.. P\u00ebr shembull p\u00ebr Pashk\u00eb, ato ortodokse dhe protestante nuk q\u00ebllonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn jav\u00eb, prandaj kishte dy her\u00eb vez\u00eb t\u00eb lyera (tek gjerman\u00ebt protestant\u00eb) dhe \u00e7orb\u00eb misri (tek rumun\u00ebt ortodoks\u00eb). Tek fqinj\u00ebt hungarez\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb tavolin\u00eb \u00ebmb\u00eblsira sipas recetave nga Budapesti. Dhe kur u rrit\u00ebm shijonim ver\u00ebn Carmel, shum\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, si liker bananesh, q\u00eb na e ofronte fshehurazi tezja e Emmit, kur ne i hidhnim parfum t\u00eb bler\u00eb lir\u00eb, nj\u00eb tradit\u00eb e vjet\u00ebr, q\u00eb i b\u00ebnte t\u00eb sp\u00ebrkateshin t\u00eb gjitha vajzat dhe djemt\u00eb n\u00eb lagjen ton\u00eb. Me kursim q\u00eb t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dhe askush nuk pyeste, n\u00ebse nj\u00eb i krishter\u00eb mund t\u00eb hante matcen apo nj\u00eb hebre vez\u00ebt e lyera. Ne i hanim t\u00eb gjitha dhe ky ishte nj\u00eb kujtim i bukur.<\/p>\n<p>Jetonim n\u00eb bot\u00eb paralele, secili n\u00eb familjen e tij, n\u00eb gjuh\u00ebn dhe identitetin e tij dhe megjithat\u00eb bashk\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. \u201cT\u00eb vetmet paralele q\u00eb priten jan\u00eb ato n\u00eb Hermannstadt\u201d, thoshte im at\u00eb. Kjo ishte vendlindja p\u00ebr mua. Nj\u00eb bot\u00eb ideale q\u00eb prind\u00ebrit tan\u00eb e kishin ngritur pas tmerreve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore? Nj\u00eb ishull i mir\u00ebsis\u00eb, larg realitetit t\u00eb dhimbsh\u00ebm t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, n\u00eb t\u00eb cilin jetonim? Ishte Macondo-ja ime? Yoknapatavpha ime?<\/p>\n<p>Ndoshta. E megjithat\u00eb nuk dua ta harroj at\u00eb koh\u00eb dhe miqt\u00eb e mi t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atdhe, q\u00eb un\u00eb e mbaj n\u00eb shpirt, jo si barr\u00eb, por si burim frym\u00ebzimi p\u00ebr atdhe t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb jan\u00eb uzurpuar nga un\u00eb apo m\u00eb kan\u00eb uzurpuar mua. Disa vendlindje q\u00eb m\u00eb lejojn\u00eb edhe mua t\u00eb them n\u00eb Gjermani \u2013 Vendlindje \u2013 ja ku jam. Pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb shpjegohem.<\/p>\n<p><strong>Shija e njohur e traditave tona<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Europa e vjet\u00ebr nocioni i \u201cvendlindjes\u201d apo atdheut t\u00eb ting\u00ebllon disi i that\u00eb. Fal\u00eb Zotit, sepse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdheut jan\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra n\u00eb kontinentin ton\u00eb. Sot ndjehesh si n\u00eb sht\u00ebpi kudo, n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb K\u00f6ln apo n\u00eb Porto. Gjithkund shija e njohur e traditave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Si europian un\u00eb kam nj\u00eb sfond t\u00eb huaj dhe nj\u00eb pasaport\u00eb gjermane. Grek n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Gjerman n\u00eb jet\u00ebn profesionale. Pra p\u00ebrzgjedh m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn aty ku jam, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb riorganizim i jet\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Avantazhet un\u00eb i kam edhe me shtet\u00ebsin\u00eb e dyfisht\u00eb. Grek\u00ebt se si ia dalin gjithmon\u00eb t\u2019i arrijn\u00eb disa p\u00ebrjashtime p\u00ebr veten. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj i kam dy pasaporta. N\u00eb Tunizi tregoj pasaport\u00ebn greke, dhe e di q\u00eb tregtar\u00ebt nuk tentojn\u00eb t\u00eb ma hedhin. Popujt e vegj\u00ebl e t\u00eb varf\u00ebr kan\u00eb nj\u00eb lloj solidariteti me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb Turqi tregoj pasaport\u00ebn gjermane m\u00eb mir\u00eb, se nuk di se \u00e7far\u00eb mund t\u2019i shkrepet ndokujt. A jam oportunist? Jo, besoj se e kam gjetur veten mir\u00eb me dy shtet\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Kur pyetet p\u00ebr identitetin \u2013 \u00e7far\u00eb jam un\u00eb grek, gjerman, i krishter\u00eb, ateist? Karta ime e identitetit me ato pak t\u00eb dh\u00ebna duket se e di kush jam. Por identiteti p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gardh, pas t\u00eb cilit ndjehesh i sigurt\u00eb, por rezultati i nj\u00eb udh\u00eb jet\u00ebsore, q\u00eb rrjedh nga origjina drejt vendit ku jeton. N\u00eb fund t\u00eb fundit identiteti im ngjizet nga ajo q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb apo nuk kam b\u00ebr\u00eb. Por kush do ta dij\u00eb k\u00ebt\u00eb\u2026N\u00eb fund vlen p\u00ebrvoja. Nganj\u00ebher\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi gjerman\u00eb mendojn\u00eb se jam holandez nga theksi, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb thon\u00eb se jam korsikan nga ngjyra e zez\u00eb e flok\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb preferenc\u00ebs sime p\u00ebr grapa m\u00eb thon\u00eb edhe italian. Nuk ka problem. P\u00ebr sa koh\u00eb nuk m\u00eb japin ndjesin\u00eb, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jam i diskriminuar apo i injoruar. Dhe k\u00ebt\u00eb ata nuk e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr 35 vjet me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Por ylli im lindi me kriz\u00ebn greke n\u00eb vitin 2010. Papritur u ktheva n\u00eb nj\u00eb objekt kurioz tek t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt. M\u00eb flisnin n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb dyqanin e buk\u00ebs, madje nga disa fqinj\u00eb t\u00eb fis\u00ebm u ftova edhe p\u00ebr dark\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb donin t\u00eb bisedonin me mua p\u00ebr zgjidhjen e enigm\u00ebs greke, t\u00eb gjenin nj\u00eb shpjegim t\u00eb kuptuesh\u00ebm p\u00ebr kriz\u00ebn. N\u00eb fakt deri m\u00eb sot un\u00eb as p\u00ebr vete nuk e kam zgjidhur k\u00ebt\u00eb enigm\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>Alexander Andreev, Robert Schwartz, Spiros Moskovou, dw<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TemA, 17 shtator 2018 Vendlindja apo atdheu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte di\u00e7ka t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, demode, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb gjerman\u00eb. Migrant\u00ebt mendojn\u00eb ndryshe, sepse ata kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb atdhe. Vendlindja \u2013 jo vend, por koh\u00eb Vendlindja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua f\u00ebmij\u00ebria, ngroht\u00ebsia e familjes, rruga ime e dikurshme me aromat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32927,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-32926","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TemA, 17 shtator 2018 Vendlindja apo atdheu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte di\u00e7ka t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, demode, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb gjerman\u00eb. Migrant\u00ebt mendojn\u00eb ndryshe, sepse ata kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb atdhe. Vendlindja \u2013 jo vend, por koh\u00eb Vendlindja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua f\u00ebmij\u00ebria, ngroht\u00ebsia e familjes, rruga ime e dikurshme me aromat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-09-16T23:08:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"211\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe\",\"datePublished\":\"2018-09-16T23:08:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/\"},\"wordCount\":1322,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/natyre.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/\",\"name\":\"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/natyre.jpg\",\"datePublished\":\"2018-09-16T23:08:48+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/natyre.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/natyre.jpg\",\"width\":300,\"height\":211},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TemA, 17 shtator 2018 Vendlindja apo atdheu p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte di\u00e7ka t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shkuar, demode, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb gjerman\u00eb. Migrant\u00ebt mendojn\u00eb ndryshe, sepse ata kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb atdhe. Vendlindja \u2013 jo vend, por koh\u00eb Vendlindja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua f\u00ebmij\u00ebria, ngroht\u00ebsia e familjes, rruga ime e dikurshme me aromat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-09-16T23:08:48+00:00","og_image":[{"width":300,"height":211,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe","datePublished":"2018-09-16T23:08:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/"},"wordCount":1322,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/","name":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg","datePublished":"2018-09-16T23:08:48+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/natyre.jpg","width":300,"height":211},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/europa-ime-njeriu-sot-nuk-ka-vetem-nje-atdhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Europa ime: Njeriu sot nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb atdhe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32926\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}