{"id":33362,"date":"2018-09-30T16:21:36","date_gmt":"2018-09-30T14:21:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=33362"},"modified":"2018-09-30T16:21:36","modified_gmt":"2018-09-30T14:21:36","slug":"majat-e-deshperimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/","title":{"rendered":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT"},"content":{"rendered":"<p><em>STUDIM<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/ilir_muharremi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> SHKRUAN: <strong>ILIR MUHARREMI<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb dit\u00ebn e vet\u00ebvrasjes mendoj se Goghut iu desh t&#8217;ia marr\u00eb vetes jet\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prej atyre gjenive me qart\u00ebsi sip\u00ebrore q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Njer\u00ebzimi ngulit\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shpirtit t\u00eb individit. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja ajo q\u00eb ia shkul shpresat njeriut. Antotnin Artaud me t\u00eb drejt\u00eb shkruan p\u00ebr Van Goghun, i cili nuk u vet\u00ebvra n\u00eb shkulm t\u00eb \u00e7menduris\u00eb, sepse ai ia doli t\u00eb mb\u00ebrrinte ta zbulonte cili ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Shoq\u00ebria b\u00ebri m\u00ebkat ndaj tij, ngaq\u00eb iu shk\u00ebput asaj si nd\u00ebshkim e vet\u00ebvrau. Kjo nuk ndodhi vet\u00ebm me Van Goghun, ndodh edhe me m\u00eb t\u00eb vetmuarit dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb. Shpesh kund\u00ebrshtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb pushtohen nga korbat e zinj dhe ata arrijn\u00eb t&#8217;i shkundin deg\u00ebt e brendshme t\u00eb pem\u00ebs s\u00eb tyre. Njeriu fillon t\u00eb zhytet n\u00eb r\u00ebnie dhe \u00e7do dit\u00eb bie posht\u00eb. Vet\u00ebvritet n\u00eb heshtje, b\u00ebhet i dhimbsh\u00ebm p\u00ebr veten, aspak p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Van Goghu me \u00e7eki\u00e7 rrahu gjith\u00eb natyr\u00ebn. Peizazhet jan\u00eb mish armiq\u00ebsor, zem\u00ebrim i shkurreve t\u00eb therura. I pushtuar nga uria, shp\u00ebrthimi i vullkanit, lufta me vetveten, aspak fatlum, fatkeq dhe n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi, portretet t\u00eb pikturuara t\u00eb Van Goghu-t nga Van Goghu. I zhytur n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb dhimbjes, ai nxori k\u00ebng\u00eb, fishekzjarr\u00eb, nga nj\u00eb stuhi e pafund n\u00eb vep\u00ebr madhore. Shohim shum\u00eb korba, nuk dihet a ikin n\u00eb horizont apo vijn\u00eb n\u00eb drejtim tonin. Ata korba t\u00eb pikturuar dy dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, nuk i soll\u00ebn qet\u00ebsi, por hap\u00ebn shtigje piktur\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb pikturuar, por edhe asaj t\u00eb papikturuar. Ah, kjo der\u00eb e hapur nga ky fatkeq drejt nj\u00eb historie enigmatike t\u00eb kobshme.<\/p>\n<p><strong>TABLOT\u00cb E TIJ MBETEN SHOQ\u00cbRUESE T\u00cb VDEKJES<\/strong><\/p>\n<p>Kush e vrau Van Goghun? A e vrau veten? Rrall\u00eb ndodh t\u00eb shohim dik\u00eb me plumbin n\u00eb bark teksa zvarritet p\u00ebr n\u00eb dhom\u00ebn e tij. Ajo tablo e dhimbshme, me korba t\u00eb zinj, posht\u00eb tyre hap\u00ebsir\u00eb mavi, duket shum\u00eb boshe, nd\u00ebrsa ngjyra verore e tok\u00ebs kacafyt\u00ebt me t\u00eb verdh\u00ebn e pist\u00eb t\u00eb grurit q\u00eb duket si hap\u00ebsir\u00eb e pafund. Ishte Van Goghu ai q\u00eb gjeti t\u00eb zez\u00ebn, sipas Artaudit prej zhardhoku k\u00ebrpudhash p\u00ebr t&#8217;i pikturuar korbat. E zez\u00eb e pist\u00eb ngjash\u00ebm me jasht\u00ebqitjen. Toka ngadal\u00eb ulet n\u00ebn krah\u00ebt e korbave dhe askush deri at\u00ebher\u00eb s&#8217;e kishte b\u00ebr\u00eb dot tok\u00ebn t\u00eb lerosur me gjak e ver\u00eb. Korbat p\u00ebrse l\u00ebshohen n\u00eb tablo? Jan\u00eb si mikrobe t\u00eb zeza q\u00eb ndalojn\u00eb vet\u00ebvrasjen. Tabloja nuk \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb, por e pasur dhe kryelart\u00eb. Tablot\u00eb e tij mbeten shoq\u00ebruese t\u00eb vdekjes, dhe ishte njeriu q\u00eb pasqyroj shum\u00eb diej, d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb plot\u00eb, por nuk diti ta val\u00ebzonte gjakun q\u00eb doli nga plumbi n\u00eb bark e ta ver\u00eb mbi ndonj\u00eb peizazh mbi t\u00eb cilin toka ngjyhet me tret\u00ebsira t\u00eb fundme, t\u00eb err\u00ebta.<\/p>\n<p>Van Goghu ishte peng i piktur\u00ebs nuk e tejkaloi asnj\u00ebher\u00eb, por diti t\u00eb godas\u00eb dhe ishte m\u00eb piktori nga piktor\u00ebt. Shoh\u00eb nj\u00eb kanape prej kashte, ca libra mbi kanape, me k\u00ebnd replikon Goghu? Aty shfaqet portreti i zymt\u00eb i Pol Gogenit. Ose ndoshta ishte nj\u00eb fantazm\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb karrige ka pikturuar nj\u00eb shandan i cili ndri\u00e7on kanapen\u00eb kashtore, k\u00ebtu shoh nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse t\u00eb dy figurave Van Goghut dhe Pol Gogenit. Gogeni dallonte nga Goghu sepse ai k\u00ebrkoi simbolin, mitin dhe i patetizoi gj\u00ebrat, nd\u00ebrsa Goghu krijoj mitin nga gj\u00ebrat e zakonshme t\u00eb jet\u00ebs. Ky i dyti kishte t\u00eb drejt\u00eb sepse vet\u00eb realiteti \u00ebsht\u00eb mut dhe tmerr\u00ebsisht sip\u00ebror dhe mjafton bota ta ket\u00eb nj\u00eb gjeni p\u00ebr ta interpretuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Para Goghut asnj\u00eb piktor s&#8217;e b\u00ebri dot. Besoj q\u00eb edhe sot asnj\u00eb artist s&#8217;do ta b\u00ebj\u00eb dot, pik\u00ebrisht sot n\u00eb vitin 2018. I t\u00ebr\u00eb realiteti u trup\u00ebzua n\u00eb piktur\u00ebn e tij. Duhet t\u00eb vuash, t\u00eb vuash, ta nxjerr\u00ebsh nga vetja shpirtin, ta shkund\u00ebsh kimbalin e madh, timbrin mbinjer\u00ebzor, dhe duhet ta mbash hapur veshin p\u00ebr ta kuptuar hovin e dhimbjes jet\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ting\u00ebllon drita e atij shandani t\u00eb ndri\u00e7uar mbi kanapen\u00eb prej kashte. P\u00ebrball\u00eb e shoh nj\u00eb trup t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb dremit pran k\u00ebtij shpirti ndri\u00e7ues. Pastaj dep\u00ebrton drita, lejla q\u00eb i ha shufrat e k\u00ebsaj kanapeje k\u00ebrc\u00ebnuese dhe nuk mund ta v\u00ebrejm\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Sikur Van Goghu t\u00eb mos vdiste 37 vje\u00e7 ndoshta nuk do na interesonin kryeveprat e tij. Pas tablos\u00eb &#8220;Korbat&#8221; besoj q\u00eb Van Goghu do b\u00ebnte tablo tjet\u00ebr, por jo t\u00eb fuqishme si &#8220;Korbat&#8221;. M\u00eb mir\u00eb q\u00eb vdiq 37 vje\u00e7 sepse u lodh nga historia e nj\u00eb jete funebre e torturuar nga nj\u00eb shpirt i lig.<\/p>\n<p><strong>PSIKIATRI E SHEH SI ARMIK ARTISTIN<\/strong><\/p>\n<p>Ndoshta nuk ishte k\u00ebrkesa e tij, ikja nga jeta, por u desh ta braktiste jet\u00ebn. &#8220;Prej trysnis\u00eb s\u00eb shpirtit t\u00eb keq e thirri ai dy dit\u00eb para vdekjes doktor Gashen\u00eb, psikiatrin e improvizuar dhe q\u00eb ishte shkaku i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, efikas dhe i mjaftuesh\u00ebm i vdekjes s\u00eb tij&#8221;, shkruan Artaud. N\u00eb letrat e Goghut, Gasheja e urrente Goghun dhe e p\u00ebr\u00e7monte si piktor. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb jesh psikiat\u00ebr pa qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebndin e \u00e7menduris\u00eb m\u00eb ekstreme, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta luftuar. Gasheja nuk e dinte se psikiatria ka lindur nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb dashur ta ruajn\u00eb e konservojn\u00eb t\u00eb keqen si burim t\u00eb s\u00ebmundjes duke harruar se vet gjeniu i takon k\u00ebsaj origjine. \u00c7do i \u00e7mendur n\u00eb delir\u00eb gjen dalje sepse i ik\u00ebn shtr\u00ebngimeve q\u00eb i sjell\u00eb jeta. Gasheja b\u00ebri mir\u00eb sepse nuk insistonte Goghut t&#8217;ia ndreqte piktur\u00ebn. Nd\u00ebrsa, Antonin Artaudit doktor Gaston Fardiere kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t&#8217;ia ndreqte poezin\u00eb. Gasheja e liroj Goghun n\u00eb peizazh, me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;ia hequr qafe mendimin. N\u00eb k\u00ebto maja t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit, Van Goghu ndjehej i lumtur mbi gremin\u00ebn e frym\u00ebs s\u00eb vet, ai pikturonte. Vet\u00eb qenia e tij ishte ndjeshm\u00ebria vet\u00eb.<\/p>\n<p>Portreti i tij edhe sot m\u00eb ndjek pas, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb m\u00eb duket si magjistar, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr si kasap. Kasap antik shum\u00eb i men\u00e7ur, i tretur n\u00eb vetmi, stoik pran\u00eb dallg\u00ebve, m\u00eb e keqja m\u00eb ndjek ende pas. Ai dha vetveten p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh tablosh dhe drita q\u00eb ndri\u00e7onte askush nuk arriti ta kuptonte shk\u00eblqimin e saj, aty shoh\u00eb gjurmimin e rrug\u00ebs s\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb nuk ishte Gasheja q\u00eb ia imponoi. N\u00eb fakt psikiatri e sheh si armik artistin ose \u00e7do gjeni q\u00eb i del p\u00ebrpara. I bindur jam q\u00eb Gasheja pas vet\u00ebvrasjes s\u00eb Goghut e konsideroi si mikun e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb ngaq\u00eb ishte edhe ngush\u00eblluesi i tij. N\u00eb dit\u00ebn e vet\u00ebvrasjes mendoj se Goghut iu desh t&#8217;ia marr\u00eb vetes jet\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prej atyre gjenive me qart\u00ebsi sip\u00ebrore q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. Nj\u00eb fat i rreziksh\u00ebm p\u00ebrtej reales, por m\u00eb i duksh\u00ebm dhe m\u00eb faktik se realja e atyp\u00ebratyshme. Prapa syve prej kasapi natyr\u00ebn e shikoi si nj\u00eb objekt, nd\u00ebrsa trupin njer\u00ebzor si kulles\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu un\u00eb shoh lodhje dhe jo si pasoj\u00eb e shqet\u00ebsimit mjek\u00ebsor, por xhelozi e nd\u00ebrgjegjshme q\u00eb ve\u00e7 ai e kuptonte. Bota yjore, urat, luledielli, b\u00ebrshena, vjelat e ullinjve, bari i kositur, l\u00ebvizin prap\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ngrira e dini pse? I gjori Van Gogh \u00e7do dit\u00eb i drejtoj nga vlimet e brendshme t\u00eb hatashme dhe nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb mjek\u00ebsi t&#8217;i afrohej. Tek e fundit, psikiatri nuk ka nevoj\u00eb ta sh\u00ebroj\u00eb artistin, por ta kuptoj\u00eb. At\u00eb \u00e7ka besojn\u00eb gjenit\u00eb nuk e besojn\u00eb psikiatr\u00ebt. Van Goghu ishte i s\u00ebmur\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb ndjehej i rob\u00ebruar dhe Gasheja ishte i f\u00eblliqt\u00eb, qelbanik, me nj\u00eb xhaket\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr n\u00eb piktur\u00eb t\u00eb Van Goghut. Edhe n\u00eb piktur\u00eb ai mundohet t&#8217;ia shkul\u00eb t\u00eb gjitha idet\u00eb e sh\u00ebndetshme. Edhe Teo i v\u00ebllai i Goghut p\u00ebshp\u00ebriste mbrapa kulisave me shefat e klinikave mendore: Mbajeni n\u00eb survejim, hiqjani ato ide nga koka. Doktor\u00ebt donin ta shkarkonin nga t\u00eb gjitha idet\u00eb sepse t\u00eb mendosh mbetesh pacient t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. Mendoj q\u00eb ky psikiat\u00ebr babaxhan e \u00e7oj gjeniun drejt vet\u00ebvrasjes.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb bisede me doktor Gashen\u00eb Van Goghu u vet\u00ebvra. Por, ka artist si Artaudi, i cili n\u00ebnt\u00eb vjet ka kaluar n\u00ebp\u00ebr \u00e7mendina dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka zaptuar ideja e vet\u00ebvrasjes. Ve\u00e7se \u00e7do bised\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes q\u00eb e b\u00ebnte Artaudi me psikiat\u00ebr mendonte n\u00eb heshtje t\u00eb varej me litar, kjo sepse s&#8217;mund t&#8217;ia priste fytin psikiatrit. Duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ka di\u00e7ka t\u00eb \u00e7rregullt e sipas Artaudit t\u00eb hap\u00ebrdar\u00eb n\u00eb kalkulimin diferencial, n\u00eb teorin\u00eb kuantike, apo n\u00eb provat d\u00ebshmi fjal\u00ebturpe e aq foshnj\u00ebrisht liturgjike t\u00eb v\u00ebrtitjeve t\u00eb ekuinokseve, me an\u00eb t\u00eb puplaj\u00ebs ngjyr\u00eb roz\u00eb karkaleci i detit q\u00eb Van Goghu e nxjerr me buj\u00eb n\u00eb pah n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb zgjedhur t\u00eb shtratit t\u00eb tij, me an\u00eb t\u00eb kryengritjes s\u00eb vog\u00ebl me jeshile veroneze, e me t\u00eb kaltr\u00ebn e temperuar t\u00eb bark\u00ebs. Un\u00eb nuk po mundohem t\u00eb p\u00ebrshkruaj tablot\u00eb e Vang Goghut pas Van Goghut, por at\u00eb e shoh si piktor q\u00eb natyr\u00ebs ia ka vjel djers\u00ebn dhe e ka sp\u00ebrkatur tuf\u00eb-tuf\u00eb mbi tablo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>STUDIM SHKRUAN: ILIR MUHARREMI N\u00eb dit\u00ebn e vet\u00ebvrasjes mendoj se Goghut iu desh t&#8217;ia marr\u00eb vetes jet\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prej atyre gjenive me qart\u00ebsi sip\u00ebrore q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb Njer\u00ebzimi ngulit\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shpirtit t\u00eb individit. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja ajo q\u00eb ia shkul shpresat njeriut. Antotnin Artaud me t\u00eb drejt\u00eb shkruan p\u00ebr Van Goghun, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33363,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-33362","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"STUDIM SHKRUAN: ILIR MUHARREMI N\u00eb dit\u00ebn e vet\u00ebvrasjes mendoj se Goghut iu desh t&#8217;ia marr\u00eb vetes jet\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prej atyre gjenive me qart\u00ebsi sip\u00ebrore q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb Njer\u00ebzimi ngulit\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shpirtit t\u00eb individit. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja ajo q\u00eb ia shkul shpresat njeriut. Antotnin Artaud me t\u00eb drejt\u00eb shkruan p\u00ebr Van Goghun, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-09-30T14:21:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"330\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT\",\"datePublished\":\"2018-09-30T14:21:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/\"},\"wordCount\":1676,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/van_gogh.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/\",\"name\":\"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/van_gogh.jpg\",\"datePublished\":\"2018-09-30T14:21:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/van_gogh.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/09\\\/van_gogh.jpg\",\"width\":660,\"height\":330},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/majat-e-deshperimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"STUDIM SHKRUAN: ILIR MUHARREMI N\u00eb dit\u00ebn e vet\u00ebvrasjes mendoj se Goghut iu desh t&#8217;ia marr\u00eb vetes jet\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prej atyre gjenive me qart\u00ebsi sip\u00ebrore q\u00eb tejkalojn\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb Njer\u00ebzimi ngulit\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shpirtit t\u00eb individit. Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb vetvetja ajo q\u00eb ia shkul shpresat njeriut. Antotnin Artaud me t\u00eb drejt\u00eb shkruan p\u00ebr Van Goghun, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-09-30T14:21:36+00:00","og_image":[{"width":660,"height":330,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT","datePublished":"2018-09-30T14:21:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/"},"wordCount":1676,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/","name":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg","datePublished":"2018-09-30T14:21:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/van_gogh.jpg","width":660,"height":330},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/majat-e-deshperimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MAJAT E D\u00cbSHP\u00cbRIMIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33362\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}