{"id":33576,"date":"2018-10-09T18:39:08","date_gmt":"2018-10-09T16:39:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=33576"},"modified":"2018-10-09T18:40:42","modified_gmt":"2018-10-09T16:40:42","slug":"ara-e-vidhishtes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/","title":{"rendered":"ARA E VIDHISHT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/faslli_haliti_portret.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Fazlli Haliti<\/strong><\/p>\n<p><em>TREGIM<\/em><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e par\u00eb, kur Qaniu, djali i vog\u00ebl, i Ram Zhurit \u00e7oi delet n\u00eb tokat e Man Murrizit, shkurti ishte acaruar shum\u00eb. Gjith\u00eb nat\u00ebn kishte fryr\u00eb nj\u00eb er\u00eb e keqe dhe toka e uj\u00ebrat ngrin\u00eb\u2026 Ngriu, bari, ferrat, shkurret, gjembat. Ashtu t\u00eb ngrir\u00eb gjembat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Shponin m\u00eb shum\u00eb, si t\u00eb donin t\u00eb ngroheshin n\u00eb gjakun e njer\u00ebzve. Edhe shkreh\u00ebsit, leqet e ngrehur, kishin ngrir\u00eb at\u00eb nat\u00eb. Kur i kontrolluan gjahtar\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, pan\u00eb se ata kishin mbetur nj\u00eblloj si n\u00eb dark\u00eb. Shkreh\u00ebsit, leqet kishin mbetur ashtu t\u00eb hapur si rrath\u00ebt e nj\u00eb zinxhiri.<\/p>\n<p>At\u00eb m\u00ebngjes shkurti, gjahtar\u00ebt nuk pan\u00eb asnj\u00eb ros\u00eb, asnj\u00eb \u00e7ajk\u00eb apo shapk\u00eb n\u00eb shkreh\u00ebsit apo leqet e ngritur. Si\u00e7 dukej ngrica kishte qen\u00eb e fort\u00eb, e menj\u00ebhershme. Kjo kuptohej. Ndryshe nuk mund t\u00eb ngecnin rosat, \u00e7ajkat dhe shapkat me k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb akull. At\u00eb m\u00ebngjes, n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebrat e ngrira, n\u00ebp\u00ebr pellgjet, mo\u00e7alet, njer\u00ebzit zun\u00eb shum\u00eb rosa dhe \u00e7ajka t\u00eb mbetura me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb akull. Edhe xhaxhai solli shum\u00eb rosa, \u00e7ajka, k\u00ebmb\u00ebqirith\u00eb, borovila sqepgjat\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb shpend\u00ebt ishin me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb prera.Ua kishte prer\u00eb xhaxhai me brisk. K\u00ebmb\u00ebt u mbet\u00ebn n\u00eb akull, kurse vet\u00eb shpend\u00ebt p\u00ebrp\u00ebliteshin n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Aty nga dreka, kur shkriu akulli, mbi sip\u00ebrfaqen e ujit, filluan te notonin k\u00ebmb\u00eb rosash si gjethe t\u00eb verdha rrapesh.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sivjet dimri \u00ebsht\u00eb i eg\u00ebr, tha xhaxhai, do ta kemi keq me bim\u00ebt dhe me gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb. Po vazhdoi k\u00ebshtu do t\u00eb na mbeten vet\u00ebm l\u00ebkur\u00ebt e bag\u00ebtive.&#8221; Shkurti shkurton ur\u00ebt \/ marsi rrjep l\u00ebkur\u00ebt&#8221;, tha xhaxhai dhe hodhi nj\u00eb tuf\u00eb shpend\u00ebsh t\u00eb egra mu n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kjo ishte tufa e dyt\u00eb q\u00eb sillte xhaxhai at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb zi dim\u00ebror. Sa t\u00eb bukura ishin \u00e7ajkat. T\u00eb bukura, t\u00eb bukura, por me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb prera lemerish\u00ebm . Xhaxhai ua kishte prer\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb nxitim e sip\u00ebr, si katil. Fjal\u00ebn katil e p\u00ebrdorte shum\u00eb gjyshja. M\u00eb p\u00eblqente edhe mua ta p\u00ebrdorja, sidomos kund\u00ebr xhaxhait q\u00eb ishte i eg\u00ebr me ne f\u00ebmij\u00ebt. Ja edhe sot ai ishte treguar katil me k\u00ebta shpend\u00eb engj\u00ebllor\u00eb. I shihja \u00e7ajkat me barkun e bardh\u00eb e me shpin\u00ebn e zez\u00eb dhe nuk ngopesha duke i par\u00eb. I kisha par\u00eb lart n\u00eb qiell e n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebra, i kisha par\u00eb duke fluturuar e notuar dhe ja tani ato ishin fare pran\u00eb meje. I shikoja i prekja e i p\u00ebrk\u00ebdhelja\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Qaniu i vog\u00ebl kur pa se delet u shtruan mir\u00eb n\u00eb kullot\u00eb at\u00eb m\u00ebngjes shkurti me nj\u00eb fraq t\u00eb ftoht\u00eb brisk, mblodhi ca dru t\u00eb thata, i b\u00ebri kapul buz\u00eb gardhit, theu ca ferra t\u00eb thata dhe i vuri midis drur\u00ebve, mblodhi nj\u00eb tuf\u00eb bari t\u00eb that\u00eb, e b\u00ebri shuk, ndezi eshk\u00ebn, e futi mes barit, e tundi disa her\u00eb n\u00eb er\u00eb dhe bari u ndez. Barin e ndezur e futi n\u00eb mes t\u00eb druve, e mbuloi me ferra t\u00eb thata i fryu leht\u00eb dhe filloi t\u00eb m\u00ebrm\u00ebriste: &#8221; Merre k\u00ebmb\u00ebkuq se ta mori k\u00ebmb\u00ebziu,\/&#8221;merre k\u00ebmb\u00ebkuq se ta mori k\u00ebmb\u00ebziu&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb Qaniu i vog\u00ebl i p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb gjersa zjarri u ndez mir\u00eb, drut\u00eb i mbuloi nj\u00eb flak\u00eb e bukur q\u00eb dukej si flok\u00ebt e nj\u00eb vajze t\u00eb lyer me k\u00ebna. K\u00ebmb\u00ebkuqi kishte fituar mbi k\u00ebmb\u00ebziun. Kjo do t\u00eb thoshte se flaka q\u00eb Qaniu e p\u00ebrfytyronte me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb kuqe kishte ecur m\u00eb shpejt dhe ia kishte kaluar tymit q\u00eb Qaniu gjithashtu e p\u00ebrfytyronte me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb zeza q\u00eb kishte ecur m\u00eb ngadal\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thoshte se zjarri m\u00eb n\u00eb fund ishte ndezur plot\u00ebsisht, q\u00eb flaka e kuqe e kishte fituar gar\u00ebn me tymin e zi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Qani Zhuri ngrohej. Dhent\u00eb kullosnin. Kishte dit\u00eb q\u00eb ato kullosnin n\u00eb ar\u00ebn e Man Murrizit.Kur i pa Man Murrizi delet q\u00eb po kullosnin n\u00eb ar\u00ebn e tij, i pikoi mu n\u00eb shpirt, iu b\u00eb sikur dikush i shkulte mjekr\u00ebn fije-fije. \u00c7do fije bari q\u00eb k\u00ebpusnin delet, Manit i dukej sikur shkulnin fijet e mjekr\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Q\u00ebkur Reforma Agrare i mori Man Murrizit ar\u00ebn e Vidhisht\u00ebs dhe ia dha Ram\u00eb Zhurit, Man Murrizi la mjek\u00ebr n\u00eb shenj\u00eb n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr Pushtetit t\u00eb ri komunist. Man Murrizit iu thinj menj\u00ebher\u00eb mjekra kur pa delet e Ram\u00eb Zhurit n\u00eb ar\u00ebn e tij. I afrohet i xhindosur djalit t\u00eb Ram\u00ebs dhe i thot\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i shihte m\u00eb delet n\u00eb ar\u00eb. Qaniu i vog\u00ebl iu p\u00ebrgjigj thjesht se ara nuk ishte m\u00eb e tija, por e tyrja, e Ram\u00eb Zhurit, sepse ia kishte dh\u00ebn\u00eb Agrarja, Demokratikja. Man Murrizit i dol\u00ebn gjembat nga t\u00ebrbimi dhe i tha prer\u00eb k\u00eblyshit t\u00eb Ram\u00eb Zhurit: &#8220;Nes\u00ebr t\u00eb mos i shoh m\u00eb dhent\u00eb k\u00ebtu. More vesh? Ndryshe t\u00eb piu e zeza, do t\u00eb t\u00eb kall n\u00eb dh\u00e8 e do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj urith&#8221;, e k\u00ebrc\u00ebnoi ai bariun e vog\u00ebl dhe u largua gjith\u00eb gjemba murrizi, me t\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Duke u larguar nga ara e Vidhisht\u00ebs, Man Murrizit iu kujtuan vitet e luft\u00ebs. Partizan\u00ebt nuk i kishte dashur kurr\u00eb, por i nderonte p\u00ebr disiplin\u00ebn q\u00eb kishin\u2026, por kur Reforma Agrare i mori tokat, sidomos ar\u00ebn e Vidhisht\u00ebs, Man Murrizi i tha t\u00eb deleguarit t\u00eb Qeveris\u00eb: &#8220;D\u00ebgjo k\u00ebtu ti, i Qeveris\u00eb\u2026 Gjat\u00eb Luft\u00ebs ju komunist\u00ebt, partizan\u00ebt me demek, m\u00eb keni habitur fare. Erdh\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb dhe u ul\u00ebt n\u00eb hijen e fikut tim t\u00eb zi. Binte kokrra e fikut si m\u00ebllenj\u00eb e zez\u00eb dhe ju as me sy s&#8217;e shikonit, pa le t\u00eb zgjasnit dor\u00ebn e t\u00eb merrnit qoft\u00eb edhe nj\u00eb kok\u00ebrr t\u00eb vetme. Por ju paskeni qen\u00eb t\u00eb zgjuar, po ju paski qen\u00eb dinak\u00eb, ju nuk paski dashur kokrr\u00ebn e fikut, ju paski dashur fikun me gjith\u00eb rr\u00ebnj\u00eb. E desh\u00ebt dhe e mor\u00ebt. Ju lumt\u00eb. T\u00eb rafinuar paski qen\u00eb p\u00ebr bes\u00eb\u2026&#8221;!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb, Man Murrizi e tha edhe para gjyqit por u pendua, sepse prokurori ia p\u00ebrplasi n\u00eb turinj, i tha se fikun me gjith\u00eb rr\u00ebnj\u00eb e kishte marr\u00eb populli dhe jo komunist\u00ebt. Dhe kishte shtuar: &#8220;Dhe b\u00ebri mir\u00eb populli. I b\u00ebft\u00eb mir\u00eb fiku juaj popullit ton\u00eb t\u00eb varf\u00ebruar nga ju kulak\u00ebt!&#8221;<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen Man Murrizi erdhi q\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes. Pa q\u00eb larg djalin e Ram\u00eb Zhurit q\u00eb ngrohej pran\u00eb zjarrit, rr\u00ebz\u00eb ferr\u00ebs. Pas gjith\u00eb atij k\u00ebrc\u00ebnimi nuk besonte q\u00eb ai t&#8217;i sillte p\u00ebrs\u00ebri delet p\u00ebr t&#8217;i kullotur n\u00eb ar\u00ebn e tij t\u00eb Vidhisht\u00ebs. Edhe ky tamam si i ati. B\u00ebm\u00eb baba t\u00eb t\u00eb ngjaj. I ati e kish b\u00ebr\u00eb kulak dhe i mori ar\u00ebn e Vidhisht\u00ebs, buk\u00ebvalen e sht\u00ebpis\u00eb\u2026, zagar i ati, zagar i biri. Rama t&#8217;i merrte atij ar\u00ebn e Vidhisht\u00ebs? Jo, jo!, kjo nuk durohej, kjo nuk hahej as me buk\u00eb e as me uj\u00eb. K\u00ebsaj i thon\u00eb &#8220;Ngrihu prift t\u00eb ulet hoxha. A nuk i thash\u00eb un\u00eb k\u00ebtij c\u00ebrri q\u00eb t\u00eb mos dukej m\u00eb k\u00ebtu. \u00c7&#8217;kujton ky\u2026 Pse \u00ebsht\u00eb i biri i kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit dhe\u2026 Pyes un\u00eb p\u00ebr Kryetar e st\u00ebrkryetar K\u00ebshilli. U ul\u00ebn malet dhe u ngrit\u00ebn halet\u00eb. Po yt at\u00eb hale ka qen\u00eb, hale \u00ebsht\u00eb e hale do t\u00eb mbetet&#8230;<\/p>\n<p>Mali kam qen\u00eb un\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00eb e un\u00eb do t\u00eb jem\u2026, un\u00eb, or, un\u00eb do t\u00eb jem, un\u00eb q\u00eb ju sot m\u00eb quani kulak. E di ti apo s&#8217;e di. Po nuk e dite ti, e di yt at\u00eb. \u00c7&#8217;pandeh Rama se u b\u00eb kryetar k\u00ebshilli dhe u b\u00eb mal. Jo, or, jo, ai hale ka qen\u00eb e hale do t\u00eb mbetet\u2026 M\u00eb quan edhe kulak. Mua m\u00eb quajn\u00eb Man Murrizi dhe s&#8217;ka burr\u00eb n\u00ebne q\u00eb t\u00eb ma ndryshoj\u00eb emrin\u2026 Ku ma gjet\u00ebn k\u00ebt\u00eb nofk\u00eb xhan\u00ebm! Kjo i shkon ndonj\u00eb rusi, por jo mua, birit t\u00eb murriz\u00ebve. Mua m\u00eb shkon vet\u00ebm emri Man Murrizi dhe gjembat e mi do t&#8217;i provoj\u00eb Rama, do t&#8217;i njoh\u00eb mir\u00eb kur t&#8217;i ngulen mu n\u00eb zem\u00ebr, mu n\u00eb drit\u00ebn e syrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Man Murrizi e urrente Ram\u00ebn e zhur\u00ebve, njeriun e kuq t\u00eb qeveris\u00eb, si\u00e7 e quante ai Ram\u00ebn dhe ia e gjeti rastin\u2026 Ai do ta therte sot at\u00eb njeriun e kuq t\u00eb qeveris\u00eb dhe do ta therte, do ta digjte mu n\u00eb zem\u00ebr. Man Murrizi hapi pak gun\u00ebn, k\u00ebrkoi e preku di\u00e7ka n\u00eb brez\u2026S\u00ebpata ishte aty, e ftoht\u00eb e mprehur posa\u00e7\u00ebrisht te kova\u00e7i. Kova\u00e7i e kishte b\u00ebr\u00eb grer\u00ebz tehun s\u00ebpat\u00ebs. Afrohet pran\u00eb Qaniut t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb po ngrohej pran\u00eb zjarrit dhe i thot\u00eb me t\u00eb mir\u00eb:<\/p>\n<p>-O \u00e7un i Ram\u00ebs..<br \/>\n-\u00c7&#8217;a ke xha Mani?<br \/>\n-\u00c7&#8217;t\u00eb p\u00eblcasin!<br \/>\n-\u00c7&#8217;a ke me mua, xha Mani?<br \/>\n-A nuk t\u00eb thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb dukesh m\u00eb k\u00ebtu n\u00eb ar\u00ebn time?<br \/>\n-M\u00eb the!<br \/>\n-Pse i solle delet at\u00ebher\u00eb?<br \/>\n-Po ara \u00ebsht\u00eb jona, xha Mani, e Zhur\u00ebve.<br \/>\n-Kush ta la ar\u00ebn ty, jot&#8217; \u00ebm\u00eb apo yt&#8217; at\u00eb?<br \/>\n-Qeveria, xha Mani, Demokratikja!<br \/>\n-Cila qeveri, mor qen bir qeni. Cila Demokratike! Demokratikja e<br \/>\nsat \u00ebme, Agrarja e tyt&#8217;eti?<\/p>\n<p>Man Murrizi e l\u00ebshoi veten, i dol\u00ebn gjembat e murrizit mbi l\u00ebkur\u00eb. \u00c7&#8217;ishte ky inat q\u00eb e kapi k\u00ebshtu papritur\u2026 \u00c7&#8217;ishte kjo gjaknxeht\u00ebsi e pafalshme. Ai duhej t\u00eb fliste i qet\u00eb, but\u00eb-but\u00eb si nj\u00eb prift. Kur u nis nga sht\u00ebpia mori vendim q\u00eb t\u00eb mos nxehej. Por ja q\u00eb papritur ishte nxehur. Vrerin duhej ta ruante p\u00ebrbrenda dhe ta derdhte kur duhej. E detyroi veten t\u00eb zbutej, t\u00eb merrte but\u00ebsin\u00eb e pambukut. I mblodhi gjembat, i fshehu n\u00ebn l\u00ebkur\u00eb si iriqi. Filloi t&#8217;i fliste me t\u00eb but\u00eb djalit t\u00eb njeriut t\u00eb qeveris\u00eb. Nga Murriz u b\u00eb pambuk, pambuk i but\u00eb i but\u00eb, i shkrif\u00ebt, i shkrif\u00ebt fare.<\/p>\n<p>I tha Qaniut se ara e Vidhisht\u00ebs, ishte ara m\u00eb e dashur p\u00ebr t\u00eb dhe se atij i dhimbsej shum\u00eb, shum\u00eb, po do t\u00eb kalonte koha dhe atij do t&#8217;i ikte dhimbja, do t&#8217;i binte inati, s&#8217;do t&#8217;i vinte m\u00eb keq, si\u00e7 i vinte sot. Prandaj do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb q\u00eb ai t&#8217;i nxirrte delet nga ara. T&#8217;i nxirrte sa p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb qefin, sa p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebgjuar fjal\u00ebn, sepse ai, Man Murrizi, ishte m\u00eb i madh dhe Qaniu i vog\u00ebl duhej t&#8217;i bindej. Por kur Qaniu nuk pranoi t&#8217;i nxirrte delet nga ara se ashtu e kishte porositur i ati, Man Murrizit i hipi gjaku n\u00eb kok\u00eb. Megjithat\u00eb, nuk e l\u00ebshoi veten. I frenoi gjembat e murrizit q\u00eb s&#8217;po i p\u00ebrmbante dot. V\u00ebshtroi nj\u00ebher\u00eb rreth e qark. S&#8217;kishte njeri. Acari i shkurtit t\u00eb therte. Pa delet q\u00eb kullosnin n\u00eb ar\u00ebn e tij dhe u nxi&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Delet dukeshin si gur\u00eb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebrhapur n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb ar\u00ebn. Ai ndjeu se k\u00ebta gur\u00eb q\u00eb l\u00ebviznin, po i r\u00ebndonin n\u00eb shpirt. Pastaj delet iu duk\u00ebn si gur\u00eb varresh, si nj\u00eb mori qivuresh mes ar\u00ebs dhe vet\u00eb ara, iu duk si nj\u00eb varrez\u00eb e madhe. Pa thundrat e deleve q\u00eb nguleshin n\u00eb sip\u00ebrfaqen e ar\u00ebs q\u00eb kishte filluar t\u00eb shkrinte. I dukej sikur thundrat e dhenve po i nguleshin n\u00eb gjoks, po ia zhubravisnin l\u00ebkur\u00ebn, po ia b\u00ebnin gjith\u00eb gropa trupin. Ai e barazoi veten me ar\u00ebn. Gjurm\u00ebt e deleve dukeshin si plag\u00eb t\u00eb hapura n\u00ebp\u00ebr ar\u00eb, n\u00ebp\u00ebr trupin e tij. Hija q\u00eb mbushte gjurm\u00ebt dukej si gjak i zi i mpiksur.<\/p>\n<p>Bryma e bardh\u00eb e m\u00ebngjesit rreth buz\u00ebve t\u00eb gjurm\u00ebve dukej si qelb n\u00eb buz\u00ebt e plag\u00ebve. Rrezet e diellit n\u00eb per\u00ebndim binin, reflektoheshin mbi buz\u00ebt e gjurm\u00ebve t\u00eb deleve dhe dukeshin si t\u00eb st\u00ebrpikura me gjak. Man Murrizit i dhembnin ato gjurm\u00eb q\u00eb merrnin trajt\u00ebn e plag\u00ebve. M\u00eb shum\u00eb i dhembnin gjurm\u00ebt e deleve t\u00eb zeza. Ato i dukeshin si plag\u00eb plumbi me helm. Delet e zeza i dukeshin kobzeza. Po, po\u2026 Ato ndillnin kob, ato ndillnin zi. Sa t\u00eb p\u00ebrzishme i dukeshin. I num\u00ebroi. Ishin pes\u00eb. Tamam&#8230; S&#8217;kishte nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrfytyroi n\u00ebn\u00ebn e Qaniut, veshur me t\u00eb zeza. Me leshin e asaj deles atje do t\u00eb vishej ajo. P\u00ebrfytyroi motr\u00ebn e Qaniut. Edhe ajo e veshur me t\u00eb zeza, me leshin e asaj deles atje p\u00ebrtej. Motra e Qaniut do t\u00eb dukej si korba e zez\u00eb. Ram Zhurit i mjaftonte leshi i deleve t\u00eb tjera. I mjaftonte p\u00ebr pallto, shallvare, gun\u00eb t\u00eb zez\u00eb. E p\u00ebrfytyroi Ram Zhurin, njeriun e qeveris\u00eb si k\u00ebrcu t\u00eb zi, t\u00eb djegur nga rrufeja e kobshme e Man Murrizit. &#8220;Sikur po flas p\u00ebr\u00e7art, m\u00eb duket&#8221;, tha Man Murrizi dhe \u00e7oi dor\u00ebn n\u00eb brez. Preku tehun e s\u00ebpat\u00ebs. Tehu ishte teh i bardh\u00eb, i mprehur, i b\u00ebr\u00eb grer\u00ebz\u2026I gjith\u00eb fisi i Ram Zhurit duhej t\u00eb vishej me t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Man Murrizi i tha me t\u00eb but\u00eb Qaniut t\u00eb vog\u00ebl:<br \/>\n&#8211; Fryji pak zjarrit o \u00e7uni i Ram\u00ebs se do t\u00eb ulem edhe un\u00eb t\u00eb ngrohem e t\u00eb thek buk\u00ebn. U pa kjo pun\u00eb. Mir\u00eb thot\u00eb ajo fjala e urt\u00eb: &#8220;Ujit, zjarrit dhe qeveris\u00eb s&#8217;ke \u00e7&#8217;i b\u00ebn. Sot qenka shum\u00eb ftoht\u00eb. Rrezik t\u00eb ngrijn\u00eb edhe lumenjt\u00eb, bile dhe zogjt\u00eb e shkret\u00eb\u2026<br \/>\nQaniut i erdhi mir\u00eb q\u00eb Man Murrizi u zbut, q\u00eb i foli me t\u00eb mir\u00eb. U g\u00ebzua q\u00eb ai do t\u00eb ulej t\u00eb ngrohej e t\u00eb thekte buk\u00ebn me t\u00eb. Do t\u00eb theknin buk\u00ebn e do t\u00eb hanin bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Djali uli kok\u00ebn.Filloi t&#8217;i frynte zjarrit. Man Murrizi pa qaf\u00ebn e djalit. Pa vendin ku lidhej qafa me kok\u00ebn. Ia nguli syt\u00eb mir\u00eb. \u00c7oi dor\u00ebn n\u00eb brez. Nxori s\u00ebpat\u00ebn. Djali vazhdonte t&#8217;i frynte zjarrit\u2026 Nd\u00ebrsa Qani Zhuri po i frynte zjarrit dhe p\u00ebrflakej si t\u00eb p\u00ebrgjakej n\u00eb fytyr\u00eb, Man Murrizi e goditi vet\u00ebtimthi, pik\u00ebrisht, aty ku kishte fiksuar ta godiste. Koka e djalit ra mbi prushin e ndezur.<\/p>\n<p><strong>BRITMAT<\/strong><\/p>\n<p>-E mor\u00ebt vesh \u00e7una?<br \/>\n-\u00c7far\u00eb?<br \/>\n-E var\u00ebn Man Murrizin.<br \/>\n-E kishte nxjerr\u00eb gjuh\u00ebn?<br \/>\n-Oj t\u00eb nxjerr\u00eb\u2026<br \/>\n-Do t\u00eb shkojm\u00eb ta shohim para se t\u00eb vemi n\u00eb shkoll\u00eb!<br \/>\n-Oj t\u00eb vajtur\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ishim f\u00ebmij\u00eb.<br \/>\nVrapuam t\u00eb shinim t\u00eb varurin e par\u00eb te sheshi i pazarit, sikur do t\u00eb shihnim ndonj\u00eb ari q\u00eb k\u00ebrcente.<br \/>\nFlitej vesh m\u00eb vesh:<br \/>\n-Bravo i qoft\u00eb &#8211; Man Murrizit, nuk e ka nxjerr\u00eb gjuh\u00ebn\u2026<br \/>\n-Bravo i qoft\u00eb\u2026<br \/>\n-Trim, jo llafe \u2026<br \/>\n-Trim p\u00ebr at\u00eb Allah, trim&#8230;<br \/>\nPor edhe n\u00ebse e kish nxjerr\u00eb pak maj\u00ebn e gjuh\u00ebs, e kish nxjerr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqeshte Pushtetin e ri, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqeshte ata q\u00eb e shihnin me urrejtje klasore: kulaku i qenit!<br \/>\nTregtar\u00ebt, kulak\u00ebt, zonjat, donin ta paraqisnin trim Man Murrizin. Donin ta paraqisnin t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb fort\u00eb sojin e tyre. K\u00ebshtu kishin folur ata edhe p\u00ebr Latif Lil\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas pushkatimit t\u00eb tij, ishte p\u00ebrhapur versioni se Latif Lila kishte q\u00ebndruar si burrat para pushkatimit te \u00c7esma e Kalifas\u00eb. Thoshin se Latifi, n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb e par\u00eb ishte l\u00ebkundur pak, i ishin dredhur pak gjunj\u00ebt, pastaj ra me nj\u00ebrin gju, pastaj me gjurin tjet\u00ebr. Vet\u00ebm me t\u00eb sht\u00ebn\u00ebn e tret\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht duke shar\u00eb: komunist\u00ebt e mu..! Por edhe kjo ishte nj\u00eb hamendje e reaksionit p\u00ebr t&#8217;i paraqitur trima njer\u00ebzit e tyre. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Latif Lila kish r\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, hund\u00eb e buz\u00eb, p\u00ebrtok\u00eb q\u00eb n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb e par\u00eb t\u00eb plotonit t\u00eb ekzekutimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Un\u00eb e njihja t\u00eb varurin. E njoha at\u00eb dit\u00eb kur i b\u00ebhej gjyqi. Gjyqi iu b\u00eb te Kinemaja e Mynyrit. Kinemaja ishte e shtetit, po ne f\u00ebmij\u00ebt i thoshim kinemaja e Mynyrit, sepse Mynyri ishte ai q\u00eb shfaqte filmat tek ajo.<\/p>\n<p><strong>Gjyqi zgjati disa dit\u00eb&#8230;<\/strong><br \/>\nMan Murrizin e \u00e7onin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit p\u00ebrmes qytetit. Q\u00ebkur dilte nga dera e Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e gjer te kinemaja, ku zhvillohej gjyqi, ne kalamajt\u00eb e ndiqnim prapa si ariun duke thirrur e b\u00ebrtitur sa kishim n\u00eb kok\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>Litarin me dhjam\u00eb<br \/>\nMishin me g\u00ebrshan\u00eb\u2026<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Man Murrizi ecte duarlidhur. D\u00ebgjonte z\u00ebrat tan\u00eb. Kthente kok\u00ebn. Na shikonte me eg\u00ebrsin\u00eb e nj\u00eb maceje t\u00eb eg\u00ebr. D\u00ebgjonte britmat tona dhe mua m\u00eb dukej sikur ai do t\u00eb na hidhej e do t&#8217;i g\u00ebrricte fytyrat tona me thonjt\u00eb e duarve e t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve si t\u00eb ishte nj\u00eb mace. Por si mace e shihnin ata t\u00eb pushtetit t\u00eb ri, por t\u00eb p\u00ebrmbysurit, kulak\u00ebria e shihte at\u00eb si nj\u00eb tig\u00ebr e shkuar tigrit, luan e shkuar luanit. Megjithat\u00eb Man Murrizi s&#8217;kishte \u00e7&#8217;na b\u00ebnte, Man kulaku, nuk na g\u00ebrricte dot, sepse duart i kishte t\u00eb lidhura, kurse k\u00ebmb\u00ebt i kishte t\u00eb mbathura me opinga. K\u00ebshtu q\u00eb edhe me thonjt\u00eb e k\u00ebmb\u00ebve nuk na g\u00ebrricte dot sepse s&#8217;e linin opingat. Kot frik\u00ebsoheshim ne, f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Ai d\u00ebgjonte britmat tona dhe mendonte: &#8220;Po, po\u2026 K\u00ebta t\u00eb varin&#8221; Ndjente sikur i vinin litarin n\u00eb fyt. B\u00ebnte t\u00eb \u00e7onte duart q\u00eb ta hiqte litarin nga fyti, por duart i kishte n\u00eb pranga. Ecte. D\u00ebgjonte thirrjet tona dhe vazhdonte t\u00eb mendonte me tmerr: &#8220;Po, po\u2026 Edhe mishin ta presin k\u00ebta, po, po, me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb ta presin&#8221;. Me fjal\u00ebn &#8220;k\u00ebta&#8221; ai kishte parasysh komunist\u00ebt, pushtetin, qeverin\u00eb e re t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebr\u00e7monin si qeveri t\u00eb rigonit. &#8220;Po, po\u2026 K\u00ebta ta presin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mishin me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb\u2026&#8221; I b\u00ebhej sikur diku i hiqnin nj\u00eb cop\u00eb mishi me ca g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb t\u00eb ndryshkura.<\/p>\n<p>B\u00ebnte t\u00eb \u00e7onte dor\u00ebn te plaga q\u00eb t\u00eb ndalte gjakun, t\u00eb ulte dhimbjen, \u2026, po duart i kishte t\u00eb lidhura. Ju kujtua qethja e deleve. Kur qethte delet mes vap\u00ebs, i shp\u00ebtonte g\u00ebrsh\u00ebra dhe i hiqte ndonj\u00ebr\u00ebs nj\u00eb \u00e7ik\u00eb mish. Delja hidhej p\u00ebrpjet\u00eb. Man Murrizi nuk e kuptonte at\u00ebher\u00eb se sa i dhimbte plaga deles s\u00eb shkret\u00eb. Tani e kuptonte dhe jo vet\u00ebm e kuptonte, por edhe e ndjente. &#8220;Qenkam treguar katil&#8221;- thoshte me vete. &#8220;Po, po\u2026, katil&#8221;. Kur i doli para syve vrasja e Qaniut me syt\u00eb n\u00eb shpuz\u00eb, u mat ta thoshte edhe nj\u00ebher\u00eb fjal\u00ebn katil, por nuk e tha&#8230; Mendoi se mir\u00eb ia kishte b\u00ebr\u00eb atij &#8220;rrufjani&#8221;. &#8220;Po, po\u2026 Mir\u00eb ia b\u00ebra birit t\u00eb rrufjanit&#8221;.- p\u00ebrs\u00ebriti me vete.<\/p>\n<p>Ne, kalamajt\u00eb, vazhdonim t\u00eb th\u00ebrrisnim:<\/p>\n<blockquote><p><em>&#8220;Litarin me dhjam\u00eb<br \/>\nMishin me g\u00ebrshan\u00eb&#8221;<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Man Murrizi vazhdonte bised\u00ebn me vetveten:<br \/>\n&#8220;Po, po\u2026 K\u00ebta t\u00eb varin v\u00ebrtet. Edhe litarin ta lyejn\u00eb me dhjam\u00eb, edhe mishin ta presin me g\u00ebrshan\u00eb&#8230; Bile ta presin me g\u00ebrshan\u00eb t\u00eb ndryshkura t\u00eb dhenve q\u00eb t\u00eb fusin tetanosin. \u00c7&#8217;do gj\u00eb q\u00eb thon\u00eb, k\u00ebta, e b\u00ebjn\u00eb. Po, po\u2026 E b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta. Ne i kemi quajtur kalamaj. Mir\u00ebpo k\u00ebta na e mor\u00ebn pushtetin. Ne i quajt\u00ebm Qeveria e rigonit, mir\u00ebpo kjo qeveria e rigonit, na i mori tokat &#8220;ne, &#8220;.maleve&#8221; dhe ua dha &#8220;. haleve&#8221;. Me kalamajt\u00eb e b\u00ebn\u00eb luft\u00ebn, me kalamajt\u00eb na mor\u00ebn tokat\u2026 Ja dhe tani me kalamajt\u00eb po na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb litar. Sa t\u00eb rafinuar paskan qen\u00eb dhe sa t\u00eb rafinuar jan\u00eb&#8230; M\u00eb nd\u00ebrsejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kalamajt\u00eb: P\u00ebr veten e tyre e kan\u00eb mir\u00eb.. U fusin frik\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos pip\u00ebtijn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb as g\u00ebk as m\u00ebk. Ata ta thon\u00eb tro\u00e7: po nxore maj\u00ebn e veshit ne t\u00eb presim kok\u00ebn. Nxirre veshin, po deshe, kund\u00ebr Pushtetit t\u00eb ri Popullor. Po, po\u2026 Komunist\u00ebt jan\u00eb ai shejtani q\u00eb thoshim ne. Ne kushedi se si e pandehnim shejtanin\u2026 Ai paska qen\u00eb i kuq. Ne e dinim t\u00eb zi\u2026 Ai paska qen\u00eb i kuq.<\/p>\n<p>Edhe kur pushkatuan Latif Lil\u00ebn, k\u00ebshtu vepruan. Mblodh\u00ebn njer\u00ebzit nga ishin e nga s&#8217;ishin q\u00eb t\u00eb shikonin se si do t\u00eb pushkatohej: Pajtuan jevgjit me daulle, g\u00ebrneta, q\u00eb ta pushkatonin me saze\u2026 Me daulle e g\u00ebrneta e \u00e7uan Latif Lil\u00ebn te \u00c7esma e Kalifas\u00eb, aty ku pushkatoheshin armiqt\u00eb e komunizmit, kulak\u00ebt e borgjez\u00ebt q\u00eb luanin bishtin. Me daulle e g\u00ebrneta e \u00e7uan dhe me daulle e g\u00ebrneta e me saze e pushkatuan Latif Lil\u00ebn. Ke par\u00eb ti vdekje me daulle e saze?. Ja k\u00ebta t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt vdekjes me daulle e saze. Edhe ik e mos i quaj, po deshe, shejtan\u00ebr me brir\u00eb apo shejtan\u00ebr t\u00eb kuq\u2026 I shkreti Latif. E pash\u00eb vet\u00eb kur e pushkatuan te \u00c7esma e Kalifas\u00eb.<\/p>\n<p>Si tani i kujtohej Man Murrizit r\u00ebnia e Latifit. Ra sa gjat\u00eb e gjer\u00eb, hund\u00eb e buz\u00eb, pas batareve t\u00eb plumbave t\u00eb kuq\u2026 Pas pushkatimit, kulak\u00ebria, e paraqiti ndryshe r\u00ebnien e Latif Lil\u00ebs. P\u00ebrhapi fjal\u00eb sikur ai q\u00ebndroi si burrat, se u tregua trim mbi trima, sikur e q\u00eblluan tri her\u00eb: n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb e par\u00eb vet\u00ebm sa u drodh pak, n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb e dyt\u00eb ra n\u00eb gjunj\u00eb, n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb bresh\u00ebrin\u00eb e tret\u00eb ra gjat\u00eb e gjer\u00eb si lis. Edhe p\u00ebr mua k\u00ebshtu do t\u00eb thon\u00eb. Me siguri q\u00eb soji yn\u00eb do t\u00eb m\u00eb quaj trim. Vrasja q\u00eb b\u00ebra un\u00eb qe m\u00eb e lemerishme. Mua do t\u00eb m\u00eb ngren\u00eb k\u00ebng\u00eb me siguri. Po, po\u2026 Un\u00eb e meritoj t\u00eb m\u00eb k\u00ebndohet nj\u00eb k\u00ebng\u00eb. At\u00eb q\u00eb b\u00ebra un\u00eb s&#8217;e b\u00ebnte burr\u00eb tjet\u00ebr. Ta shihje si ia preva kok\u00ebn k\u00eblyshit t\u00eb Ram\u00eb Zhurit. Ta shihje kur i ra koka n\u00eb prushin e zjarrit ashtu si\u00e7 i ra Latif Lil\u00ebs mbi plisa dhe ferrecka. Syt\u00eb e Latifit u shpuan nga gjembat, syt\u00eb e k\u00eblyshit t\u00eb Ram\u00eb Zhurit u poq\u00ebn n\u00eb prushin e zjarrit. Me siguri mua do t\u00eb ma k\u00ebndojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb soji yn\u00eb i kulak\u00ebris\u00eb\u2026&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb i afroheshim sall\u00ebs s\u00eb gjyqit aq m\u00eb shum\u00eb b\u00ebrtisnim ne, f\u00ebmij\u00ebt duke i finalizuar britmat tona:<\/p>\n<blockquote><p><em>&#8220;Litari me dhjam\u00eb<br \/>\nMishi me g\u00ebrshan\u00eb&#8221;<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Kjo finale britmash e tronditi Man Murrizin. Ai e nd\u00ebrpreu bised\u00ebn me vetveten dhe po na d\u00ebgjonte.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pun\u00eb, ne, kalamajt\u00eb e b\u00ebnim kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb dit\u00eb: dy her\u00eb para dite dhe dy her\u00eb pas dite kur vras\u00ebsin e \u00e7onin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit dhe kur e kthenin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg. Un\u00eb nuk mungova as nj\u00eb dit\u00eb. Kur ishte n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, un\u00eb rrija te dera e kinemas\u00eb, ku b\u00ebhej gjyqi si t\u00eb prisja t\u00eb shihja nj\u00eb ari cirku. Kur ishte n\u00eb burg rrija dhe prisja te dera e Deg\u00ebs. Nuk e dija dhe nuk u b\u00ebra kurr\u00eb kurioz q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja se \u00e7&#8217;kishte b\u00ebr\u00eb ky njeri. D\u00ebgjoja q\u00eb i thoshin kriminel dhe q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb krim.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk dija. Nuk thoshin q\u00eb kishte vrar\u00eb nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb mosh\u00ebn ton\u00eb, por thoshin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krim. Dhe se ky krimi ishte shum\u00eb i sh\u00ebmtuar. Un\u00eb nuk e kuptoja fjal\u00ebn krim at\u00ebher\u00eb. Isha fare i vog\u00ebl. E ngat\u00ebrroja me fjal\u00ebn krimb. Nuk e dija se \u00e7&#8217;ishte krimi. N\u00eb p\u00ebrfytyrimin tim fjala krim merrte trajt\u00ebn e krimbit. Her\u00eb, her\u00eb, merrte trajt\u00ebn e krimbit t\u00eb misrit. Po krimbi i misrit ishte i bardh\u00eb dhe mua nuk m\u00eb dukej i sh\u00ebmtuar, nuk m\u00eb ngjallte urrejtje, inat. \u00c7far\u00eb krimbi t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb ky njeri dhe si e ka b\u00ebr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb burr\u00eb, mendoja me vete. P\u00ebrfytyroja nj\u00eb krimb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E harroja krimbin e misrit. Edhe krimbin e m\u00ebndafshit q\u00eb endte fshikas t\u00eb verdha e t\u00eb bardha. P\u00ebrfytyroja nj\u00eb krimb t\u00eb sh\u00ebmtuar. Kisha par\u00eb diku nj\u00eb krimb t\u00eb zi, t\u00eb friksh\u00ebm me qime t\u00eb zeza, t\u00eb gjata. Ky do t\u00eb jet\u00eb ai krimbi i keq, mendoja. Po, po. Ai ishte krimbi i Man Murrizit. Ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb krimb i sh\u00ebmtuar me qime t\u00eb zeza. Kishin t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb donin ta varnin gjersa kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krimb t\u00eb shpifur. Ai krimb \u00ebsht\u00eb i zi dhe helmues. Po t\u00eb t\u00eb pickonte, ai t\u00eb helmonte, t\u00eb vdiste n\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb e kisha d\u00ebgjuar nga n\u00ebna. Po un\u00eb nuk e \u00e7aja kok\u00ebn p\u00ebr as nj\u00eb lloj krimbi, sado i keq e i sh\u00ebmtuar q\u00eb t\u00eb ishte, un\u00eb e shtypja me k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk i dalloja dot fjal\u00ebt krim dhe krimb duke i p\u00ebrfytyruar ata nj\u00eblloj, un\u00eb doja q\u00eb ta shihja t\u00eb varur Man Murrizin. Vet\u00ebm kaq. Doja ta shikoja me syt\u00eb e mi, n\u00ebse do ta nxirrte apo jo gjuh\u00ebn, si\u00e7 thuhej pro dhe kund\u00ebr. Kur e pash\u00eb me syt\u00eb e mi q\u00eb ai e nxori gjuh\u00ebn nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb, m\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb. Tri dit\u00eb m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb e nuk m\u00eb hahej buk\u00eb. Kisha frik\u00eb. Nuk dilja as te lesa, po t\u00eb errej. Dhe kush kishte frik\u00eb. Kisha frik\u00eb un\u00eb q\u00eb s&#8217;m\u00eb pritej gjersa ta shihja t\u00eb varur Man Murrizin, un\u00eb q\u00eb th\u00ebrrisja sa kisha n\u00eb kok\u00eb s\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>&#8220;Litarin me dhjam\u00eb<br \/>\nMishin me g\u00ebrshan\u00eb&#8221;<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb edhe ne kalamajt\u00eb, e m\u00ebsuam t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E m\u00ebsuam nj\u00eb dit\u00eb, para se t\u00eb jepej vendimi me varje. Man Murrizi kishte vrar\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb ishte sa ne ose pak m\u00eb i madh se ne n\u00eb mosh\u00eb. Tani fjala krim ishte e kuptueshme. Krimi i Man Murrizit ishte vrasja e Qaniut t\u00eb vog\u00ebl. At\u00eb dit\u00eb britmat tona u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme, m\u00eb t\u00eb egra dhe dilnin me dhimbje nga kraharor\u00ebt tan\u00eb t\u00eb njom\u00eb. Tani britmat i shoq\u00ebronim me pika loti :<\/p>\n<blockquote><p><em>&#8220;Litarin me dhjam\u00eb<br \/>\nMishi me g\u00ebrshan\u00eb&#8221;.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Britmat e mia tani ishin m\u00eb t\u00eb egra. Tani un\u00eb e dija pse th\u00ebrrisja. Kuriozitetin naiv p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb t\u00eb varur tani e z\u00ebvend\u00ebsoi urrejtja p\u00ebr kriminelin Man Murrizi. Man Murrizi kishte vrar\u00eb Qani Zhurin dhe mua nuk m\u00eb hiqej nga mendja. Vrasja kishte qen\u00eb e lemerishme. Un\u00eb e p\u00ebrfytyroja at\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lemerishme. Nj\u00eb kok\u00eb e prer\u00eb e r\u00ebn\u00eb mbi prush. Qaniu kishte emrin e v\u00ebllait tim. Mua m\u00eb dukej sikur kulaku m\u00eb kishte vrar\u00eb v\u00ebllan\u00eb. Padurimi, p\u00ebr ta par\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb varur, tani u qindfishua. Tani nuk kishte m\u00eb kuriozitet. Kishte vet\u00ebm urrejtje.<\/p>\n<p>Por edhe kjo urrejtje nuk ishte e plot\u00eb. Urrejtja ime shum\u00eb se urrejtje ishte dhimbje p\u00ebr Qaniun, p\u00ebr kok\u00ebn e tij t\u00eb prer\u00eb, p\u00ebr syt\u00eb e tij t\u00eb pjekur n\u00eb prush. Un\u00eb nuk e kuptoja, nuk arrija t\u00eb kuptoja ndonj\u00eb urrejtje tjet\u00ebr, ndryshe nga kjo lloj urrejtje q\u00eb vinte nga dhimbja, nga keqardhja p\u00ebr moshatarin\u2026p\u00ebr Qaniun e vog\u00ebl\u2026 D\u00ebgjoja t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb urrejtje klasore, urrejtje q\u00eb un\u00eb f\u00ebmija nuk e kuptoja dhe q\u00eb m\u00eb pas nuk e kuptova kurr\u00eb, megjith\u00ebse e d\u00ebgjova gjat\u00eb t\u00eb kumbonte si nj\u00eb kamban\u00eb ndjellazi n\u00eb qenien time&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Man Murrizin e var\u00ebn p\u00ebr dit\u00eb pazari me q\u00ebllim q\u00eb ta shihnin jo vet\u00ebm qytetar\u00ebt, por edhe gjith\u00eb fshatar\u00ebt e fshatrarave t\u00eb rrethit.<\/p>\n<p>Krimi i Man Murrizit ishte p\u00ebrshkruar me sakt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ishte vendosur n\u00eb gjoksin e t\u00eb varurit. P\u00ebrshkrimi i krimit ishte b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb shkrim t\u00eb qart\u00eb dhe me gjuh\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Por n\u00eb at\u00eb let\u00ebr nuk ishte shkruar asgj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb flitej dhe thuhej goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb. Nuk flitej p\u00ebr syt\u00eb e pjekur t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>N\u00ebn\u00ebn nuk e kishin lejuar kurrsesi q\u00eb t&#8217;i shihte syt\u00eb e t\u00eb birit. Syt\u00eb ia kishin lidhur me fash\u00eb t\u00eb bardh\u00eb. Nga sy t\u00eb zinj, ata ishin kthyer n\u00eb sy t\u00eb bardh\u00eb, xhelatinoz\u00eb, t\u00eb veshur me nj\u00eb cip\u00eb t\u00eb hirt\u00eb, si xham opak. Ram\u00eb Zhuri ishte tmerruar kur kishte par\u00eb syt\u00eb e djalit. I kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb fikt\u00ebt, prandaj dha porosin\u00eb q\u00eb e \u00ebma t\u00eb mos i shihte kurrsesi syt\u00eb e t\u00eb birit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>U fol se n\u00eb fjal\u00ebn e tij t\u00eb fundit Man Murrizi kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ta varrosnin n\u00eb krye t\u00eb ar\u00ebs s\u00eb Vidhisht\u00ebs\u2026, sepse ai e quante at\u00eb ende pron\u00ebn e tij dhe se donte t\u00eb prehej atje n\u00eb krye t\u00eb saj&#8230;<\/p>\n<p><em>1982<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fazlli Haliti TREGIM Dit\u00ebn e par\u00eb, kur Qaniu, djali i vog\u00ebl, i Ram Zhurit \u00e7oi delet n\u00eb tokat e Man Murrizit, shkurti ishte acaruar shum\u00eb. Gjith\u00eb nat\u00ebn kishte fryr\u00eb nj\u00eb er\u00eb e keqe dhe toka e uj\u00ebrat ngrin\u00eb\u2026 Ngriu, bari, ferrat, shkurret, gjembat. Ashtu t\u00eb ngrir\u00eb gjembat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Shponin m\u00eb shum\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33577,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-33576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fazlli Haliti TREGIM Dit\u00ebn e par\u00eb, kur Qaniu, djali i vog\u00ebl, i Ram Zhurit \u00e7oi delet n\u00eb tokat e Man Murrizit, shkurti ishte acaruar shum\u00eb. Gjith\u00eb nat\u00ebn kishte fryr\u00eb nj\u00eb er\u00eb e keqe dhe toka e uj\u00ebrat ngrin\u00eb\u2026 Ngriu, bari, ferrat, shkurret, gjembat. Ashtu t\u00eb ngrir\u00eb gjembat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Shponin m\u00eb shum\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-09T16:39:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-10-09T16:40:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"187\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"25 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ARA E VIDHISHT\u00cbS\",\"datePublished\":\"2018-10-09T16:39:08+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-09T16:40:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/\"},\"wordCount\":5024,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/\",\"name\":\"ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-09T16:39:08+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-09T16:40:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg\",\"width\":500,\"height\":187},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ara-e-vidhishtes-2\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ARA E VIDHISHT\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Fazlli Haliti TREGIM Dit\u00ebn e par\u00eb, kur Qaniu, djali i vog\u00ebl, i Ram Zhurit \u00e7oi delet n\u00eb tokat e Man Murrizit, shkurti ishte acaruar shum\u00eb. Gjith\u00eb nat\u00ebn kishte fryr\u00eb nj\u00eb er\u00eb e keqe dhe toka e uj\u00ebrat ngrin\u00eb\u2026 Ngriu, bari, ferrat, shkurret, gjembat. Ashtu t\u00eb ngrir\u00eb gjembat u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb. Shponin m\u00eb shum\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-10-09T16:39:08+00:00","article_modified_time":"2018-10-09T16:40:42+00:00","og_image":[{"width":500,"height":187,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"25 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ARA E VIDHISHT\u00cbS","datePublished":"2018-10-09T16:39:08+00:00","dateModified":"2018-10-09T16:40:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/"},"wordCount":5024,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/","name":"ARA E VIDHISHT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg","datePublished":"2018-10-09T16:39:08+00:00","dateModified":"2018-10-09T16:40:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/ara_e_vidhishtes_ilustrim.jpg","width":500,"height":187},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ara-e-vidhishtes-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ARA E VIDHISHT\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}