{"id":3367,"date":"2016-05-28T14:49:48","date_gmt":"2016-05-28T13:49:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3367"},"modified":"2021-03-09T11:35:51","modified_gmt":"2021-03-09T10:35:51","slug":"kur-poezia-ndez-grigliaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/","title":{"rendered":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Lazri<\/strong>, <em>gazetar dhe poet<\/em>.<\/p>\n<p>&#8211; <em>N\u00eb grigliat\u00ebn e dyt\u00eb poetike t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Verona<\/em> &#8211;<\/p>\n<p>Karvani i gjat\u00eb i makinave nuk resht\u00ebte s\u00eb ardhuri drejt asaj vile disi t\u00eb m\u00ebnjanuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMantovana\u201d n\u00eb qytetin e Veron\u00ebs. Jan\u00eb makina q\u00eb \u201clumi\u201d i gjat\u00eb i autostrad\u00ebs i ka sjell\u00eb nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Italis\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pastaj t\u00eb rreshtohen n\u00eb at\u00eb rrug\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb shpie tek vila. Duke qene e diel paradite t\u00eb duket sikur ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb karvan me makina dasmor\u00ebsh. Po t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e poet\u00ebve, n\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj dasme, ku nuse \u00ebsht\u00eb poezia.<\/p>\n<p>Poet\u00eb e shkrimtar\u00eb, por edhe dashamir\u00ebs e lexues t\u00eb pasionuar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Verona, n\u00eb qytetin e t\u00eb dashuruarve t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Romeo e Xhuljeta, ku vargjet poetike jan\u00eb gdhendur gur\u00ebve e sokak\u00ebve t\u00eb kalldr\u00ebmt\u00eb, brigjeve t\u00eb lumit q\u00eb e p\u00ebrshkon mesp\u00ebrmes, urave q\u00eb lidhin brigje e zemra, ballkoneve ku ka gjithnj\u00eb nga nj\u00eb Xhuljet\u00eb q\u00eb pret mbr\u00ebmjeve Romeon e saj.<br \/>\nEdhe pranvera e lag\u00ebsht e k\u00ebtij viti ka nxjerr\u00eb nga gjiri i saj nj\u00eb nga dit\u00ebt e rralla t\u00eb diellta, p\u00ebr t\u2019 ia b\u00ebr\u00eb si kuror\u00eb lulesh nuses-poezi e p\u00ebr ta ngrohur m\u00eb shum\u00eb atmosfer\u00ebn romantike q\u00eb shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt din\u00eb ta improvizojn\u00eb kudo.<\/p>\n<p>Grigliata poetike, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb n\u00eb aktivitetet e shoqat\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve e Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb Itali, gjithnj\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb maijit, organizuar nga kryetari i saj, nga poeti Tonin Nikolli, k\u00ebt\u00eb vit ka sjell\u00eb k\u00ebtu n\u00eb parkun pran\u00eb vil\u00ebs s\u00eb zotit Sergio Prati dyfishin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb krahasim me at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Madje zoti Sergio, q\u00eb vitin e kaluar mbeti i befasuar nga ajo atmosfer\u00eb e bukur q\u00eb din\u00eb t\u00eb sjellin krijuesit shqiptar\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit ka marr\u00eb masa q\u00eb parku t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i bukur e m\u00eb i pajisur me mjetet e nevojshme si tavolina, tenda, stola, frigoriferi i madh e furra spektakolare me disa griglie p\u00ebr pjekjen e prodhimeve t\u00eb mishit. Bisedojm\u00eb me t\u00eb dhe i sugjeroj q\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb e madhe e rrumbullak\u00ebt n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sheshit, e cila mbetet e zbuluar nga hijet e pem\u00ebve dhe e z\u00eb dielli t\u00ebt\u00eb koh\u00ebn, t\u00eb mbulohet nga nj\u00eb tend\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb nga ajo e improvizuara q\u00eb ka aktualisht. Ai e pranon dhe thot\u00eb q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm do ta gjejm\u00eb t\u00eb gatshme. E t\u00ebrheq kjo atmosfer\u00eb, ngroht\u00ebsia, muzika shqiptare, komunikimi i pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ka plot nga ata q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse kan\u00eb d\u00ebgjuar nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e vitit t\u00eb kaluar dhe nuk duan ta humbasin rastin. Anila Alhasa, e cila ka nj\u00eb sht\u00ebpi botuese n\u00eb Genova, ka ardhur me bashk\u00ebshortin q\u00eb nga bregdeti i Ligureve. Edi Xhuheri, Ermira Zhuri, Florim Zeqo, Miradije Avdullahi e Beqir \u00c7ika\u00e7i, q\u00eb vijn\u00eb nga Treviso, kan\u00eb sjell\u00eb me vete edhe nj\u00eb grup t\u00eb vog\u00ebl por t\u00eb pasionuar vallesh popullore. E nuk mund t\u00eb mungonte edhe pasionarja e valleve Drita Gega nga Lecco, e cila ka ardhur me bashk\u00ebshotrin Ndue \u00c7okaj pasi kan\u00eb mbaruar nj\u00eb fest\u00eb familjare n\u00eb qytetin e bregliqenit t\u00eb bukur. Madje rrug\u00ebs n\u00eb Brescia jan\u00eb bashkuar edhe me poeten Irma Kurti e cila nuk donte ta humbiste k\u00ebt\u00eb fest\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb artit poetik.<\/p>\n<p>Kryetari i shoqat\u00ebs \u201cBes\u00eblidhja\u201d n\u00eb Rovereto, Miltiadh Ziu, Gjovalin Gjergji e grupi q\u00eb ka zbritur me ta entuziazmohen nga ambienti dhe i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimet Toninit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb saj Margarit\u00ebs, e cila edhe me nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh mysafir\u00ebsh di t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb sht\u00ebpie perfekte. Nga Trentino kan\u00eb zbritur edhe Sokol Abazi dhe bashk\u00ebshortja e tij, balerina e palodhur Gentiana, nga shoqata \u201cVarta\u201d e Ales, i palodhuri Erio Korani me grupin e shoqat\u00ebs \u201cRinia\u201d n\u00eb Riva del Garda. Erio \u00ebsht\u00eb i angazhuar duke u marr\u00eb edhe me mjesht\u00ebrin\u00eb e Dj p\u00ebr t\u00eb krijuar atmosfer\u00eb e ambient p\u00ebr vall\u00ebzim me muzik\u00ebn.<\/p>\n<p>Cristina Xhakolli, duke qen\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht me paterica p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje kirurgjikale, ka marr\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb nga Rovereto p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mes krijuesish dhe n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e rrethuar prej tyre, si Lume Plaku e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i rrin\u00eb pran\u00eb e p\u00ebrkujdesen q\u00eb t\u00eb ndihet sa m\u00eb mir\u00eb. M\u00eb tej shikoj Fitim Kajon e Dashi Zgurin me familjet e tyre dhe grupin q\u00eb ka ardhur nga shoqata \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d e Pesaros.Mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe krijuesja Angjelina Verori, q\u00eb merr pjes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb. Grupi i Reggio Emilias, me kryetarin e shoqat\u00ebs \u201cShqiponja\u201d Haki Maze \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb num\u00ebr. Klodiani, Blerta, e bashk\u00ebshorti i saj Saimiri, Liljana,Anila, Bardhi, Brunilda, shkrimtari Robert Shkurti me bashk\u00ebshorten, bashkojn\u00eb tavolinat me grupin e Roveretos dhe me Anila Kaj\u00ebn, Edin, Dean e Kristin\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Mantova. E jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb aktiv\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mjeshtri i grigliat\u00ebs, Ardit Aliaj, djersit pran\u00eb furr\u00ebs pa hequr dor\u00eb nga pasioni i gastronomit edhe tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur kryetar i shoqat\u00ebs \u201cInteraction\u201d t\u00eb Brescias, amvisat vendosin mbi nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb madhe krijimet e tyre n\u00eb fush\u00ebn e kuzhin\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb n\u00eb vetvete poezin\u00eb e duarve t\u00eb arta t\u00eb k\u00ebtyre grave q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje fantazin\u00eb q\u00eb t\u00eb konkurojn\u00eb me krijuesit e vargjeve. E n\u00eb fakt nj\u00eb juri e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Hamit \u00c7orrogjafi, Ermira Zhuri e Shp\u00ebtim Mu\u00e7a q\u00eb kalon prov\u00ebn e degustimit t\u00eb byreqeve nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, tortave, gurabijave, bakllavave, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimet derisa shpalli edhe fituesen e sezonit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb grigliat\u00ebs. Aktivisti Xhemal Hyzoti ftohet t\u2019 i dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike grembiulen e fitueses, amvis\u00ebs Mirela Shele.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime, mikrofonin e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebng\u00ebtari Bahri Rustja, pjes\u00ebmarr\u00ebs i 8 festivaleve t\u00eb k\u00ebng\u00ebs n\u00eb Radiotelevizionin shqiptar. Ai sjell nj\u00eb mozaik k\u00ebng\u00ebsh t\u00eb ndryshme, duke treguar se e ruan potencialin e tij zanor e interpretativ dhe i nxit pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb mbushin pist\u00ebn e vall\u00ebzimit. Madje vall\u00ebzimi shtrihet edhe tej pist\u00ebs, mbi qilimin e blert\u00eb t\u00eb parkut. Poetja bjonde Mimoza Gruda, q\u00eb ka ardhur me maman\u00eb e saj e me bashk\u00ebshortin italian, k\u00ebrcen me dinamik\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo ve\u00e7 kur k\u00ebndohen k\u00ebng\u00eb shkodrane apo te veriut, por edhe vallet e jugut e t\u00eb Shqip\u00ebrise s\u00eb mesme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb foto, por heq dor\u00eb shpejt kur shikoj impenjimin profesional t\u00eb mjeshtrit t\u00eb objektivit, Llesh Prendi, i cili duket sikur ka shum\u00eb sy dhe di t\u00eb kap\u00eb momentet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e m\u00eb t\u00eb natyrshme p\u00ebr t\u2019 i fokusuar. Asgj\u00eb nuk i shp\u00ebton v\u00ebmendjes s\u00eb tij artistike q\u00eb di t\u00eb zgjedh\u00eb momentin dhe detajin e duhur.<\/p>\n<p>Prezantuesja Lori Duka ka pun\u00eb se duhet t\u00eb ftoj\u00eb her\u00eb pas here krijues, t\u2019 i prezantoj\u00eb ata e pastaj tu ler\u00eb mikrofonin p\u00ebr t\u00eb recituar krijimet e tyre. Vargjet e poezive abinohem mir\u00eb me gotat e ver\u00ebs dhe prodhimet e grigliat\u00ebs, me tingujt e muzik\u00ebs e ngjyrat e kostumeve popullore e edhe me ato t\u00eb flamurit komb\u00ebtar q\u00eb nuk mungon kurr\u00eb n\u00eb aktivitetet tona.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr krijuesit \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb juri spontane e kryesuar nga Ndue Shabaku. Me \u00e7mimin e publikut u vler\u00ebsuan krijimet e Xhevahir Gjonajt dhe Angjelin Lazrit. Kurse \u00e7mimin e par\u00eb nga juria e meritoi poezia \u201cShekull politikan \u201c e autorit Avni Mu\u00e7a.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb moment improvizohet poet edhe z\u00ebvend\u00ebspresidenti i Federat\u00ebs, Hamit \u00c7orrogjafi. Ai ftohet t\u00eb recitoj\u00eb nj\u00eb krijim. Por meqen\u00ebse nga natyra \u00ebsht\u00eb i ndrojtur si talent i ri, ftohen tri nga bukuroshet e federat\u00ebs, Lori, Anisa e Anila p\u00ebr ta inkurajuar me nj\u00eb puthje n\u00eb faqe.<\/p>\n<p>-Meqen\u00ebse jemi n\u00eb grigliat\u00eb poetike dhe n\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb t\u00ebr\u00eb b\u00ebhen poet\u00eb, po recitoj edhe un\u00eb nj\u00eb poezi q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb kaher\u00eb, por nuk ja kam treguar as gruas, -thot\u00eb Hamiti dhe reciton nj\u00eb poezi dashurie me nj\u00eb not\u00eb t\u00eb leht\u00eb humori e \u00e7apk\u00ebnll\u00ebku. \u00c7mimin ja jep bashk\u00ebshortja Rodela, e cila e mbulon me t\u00eb puthura si nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr bukuroshet dhe sip\u00ebrmarrjen e tyre inkurajuese.<\/p>\n<p>Festa poetike vazhdoi deri n\u00eb afrimin e mbr\u00ebmjes, kur makinat me pjes\u00ebmarr\u00ebsit \u201cdasmor\u00eb\u201d u larguan nj\u00eb nga nj\u00eb dhe nusja-poezi i shtriu hiret e bukuris\u00eb s\u00eb saj parkut t\u00eb blert\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb grigliat\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Lazri, gazetar dhe poet. &#8211; N\u00eb grigliat\u00ebn e dyt\u00eb poetike t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Verona &#8211; Karvani i gjat\u00eb i makinave nuk resht\u00ebte s\u00eb ardhuri drejt asaj vile disi t\u00eb m\u00ebnjanuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMantovana\u201d n\u00eb qytetin e Veron\u00ebs. Jan\u00eb makina q\u00eb \u201clumi\u201d i gjat\u00eb i autostrad\u00ebs i ka sjell\u00eb nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Italis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63417,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Lazri, gazetar dhe poet. &#8211; N\u00eb grigliat\u00ebn e dyt\u00eb poetike t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Verona &#8211; Karvani i gjat\u00eb i makinave nuk resht\u00ebte s\u00eb ardhuri drejt asaj vile disi t\u00eb m\u00ebnjanuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMantovana\u201d n\u00eb qytetin e Veron\u00ebs. Jan\u00eb makina q\u00eb \u201clumi\u201d i gjat\u00eb i autostrad\u00ebs i ka sjell\u00eb nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Italis\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-28T13:49:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-09T10:35:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"225\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN\",\"datePublished\":\"2016-05-28T13:49:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-09T10:35:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/\"},\"wordCount\":1522,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/\",\"name\":\"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"datePublished\":\"2016-05-28T13:49:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-09T10:35:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"width\":300,\"height\":225,\"caption\":\"Ndue Lazri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kur-poezia-ndez-grigliaten\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ndue Lazri, gazetar dhe poet. &#8211; N\u00eb grigliat\u00ebn e dyt\u00eb poetike t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Verona &#8211; Karvani i gjat\u00eb i makinave nuk resht\u00ebte s\u00eb ardhuri drejt asaj vile disi t\u00eb m\u00ebnjanuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMantovana\u201d n\u00eb qytetin e Veron\u00ebs. Jan\u00eb makina q\u00eb \u201clumi\u201d i gjat\u00eb i autostrad\u00ebs i ka sjell\u00eb nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Italis\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-28T13:49:48+00:00","article_modified_time":"2021-03-09T10:35:51+00:00","og_image":[{"width":300,"height":225,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN","datePublished":"2016-05-28T13:49:48+00:00","dateModified":"2021-03-09T10:35:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/"},"wordCount":1522,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/","name":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","datePublished":"2016-05-28T13:49:48+00:00","dateModified":"2021-03-09T10:35:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","width":300,"height":225,"caption":"Ndue Lazri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kur-poezia-ndez-grigliaten\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUR POEZIA NDEZ GRIGLIAT\u00cbN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65356,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3367\/revisions\/65356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}