{"id":3377,"date":"2016-05-28T15:55:02","date_gmt":"2016-05-28T14:55:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3377"},"modified":"2018-04-11T20:19:39","modified_gmt":"2018-04-11T19:19:39","slug":"azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/","title":{"rendered":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese"},"content":{"rendered":"<p><strong>ALBERT VATAJ<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb lind\u00ebsh<br \/>\nme secilin varg, t\u00eb lind\u00ebsh me secil\u00ebn fjal\u00eb.<br \/>\nNgrehu mbi veten n\u00eb do t\u2019rrok\u00ebsh frer\u00ebt e er\u00ebrave,<br \/>\nt\u00eb shkel\u00ebsh shp\u00ebrgajt e m\u00ebris\u00eb dhe shtr\u00ebngatat e gjakut t\u00ebnd.<br \/>\nN\u2019se dashurohesh, dashurohu n\u2019flak\u00eb e n\u2019val\u00eb,<br \/>\njo ne sy t\u00eb kalt\u00ebr, se b\u00ebhesh det i \u00e7mendur pendimi.<br \/>\nMos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb vdes\u00ebsh<br \/>\np\u00ebr secil\u00ebn varg, t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr secil\u00ebn fjal\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb psalme t\u00eb librave t\u00eb shenjt\u00eb, as teksteve apokrif, por \u201cKat\u00ebr k\u00ebshilla vetes\u201d q\u00eb i pap\u00ebrs\u00ebritshmi Azem Shkreli b\u00ebnte asokohjen e vitit 1969, kur ai \u201cE di nj\u00eb fjal prej Guri\u201d.<\/p>\n<p>Kush ishte ai q\u00eb i ka shkrep\u00ebtir\u00eb n\u00eb \u00ebndjen p\u00ebr t\u00eb gjetur shtegun e p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn magjiplot\u00eb t\u00eb poezis\u00eb, q\u00eb si njeh k\u00ebto vargje, k\u00ebt\u00eb reg\u00ebtim\u00eb t\u00eb hovshme shpirti, q\u00eb ka udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr vite p\u00ebr t\u00eb patur gjithnj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, \u201cp\u00ebr t\u00eb mos m\u00ebsuar se si hesht e path\u00ebna\u201d.<\/p>\n<p>Goditja e shpirtit t\u00eb tij t\u00eb ndjesh\u00ebm, e ka f\u00ebrg\u00ebllyer dhe shkundur poetin n\u00ebp\u00ebr \u00ebndje dhe p\u00ebrkundur d\u00ebshirimeve, n\u00ebp\u00ebr qiej e ka flak\u00ebruar, para se ta zbres\u00eb \u201cme kang\u00eb t\u2019gurgullimt\u00eb nd\u00ebr buz\u00eb\u2026\u201d, e ta p\u00ebrmend atje ku \u201c\u2026lugjet me hije njomen, e drujt\u2019 n\u2019\u00e7do vend\/ rriten e l\u00ebshojn\u00eb freski\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Azem Shkreli anipse nuk i\u2019u gjegj poter\u00ebs dhe buj\u00ebs mediatike, nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb kryelistime emrash t\u00eb vjersh\u00ebrimit shqip, me gjas ishte dhe mb\u00ebti kumbimi ma i zash\u00ebm q\u00eb ka mujt me u flak\u00ebru n\u00eb eterin shqiptar t\u00eb asokohjes q\u00eb e skaliti me pen\u00eb e me zjarr gjaku. Ishte nj\u00eb kushtrim jehues brezash, si nj\u00eb kandje e pashoqe p\u00ebrjetimi t\u00eb fjal\u00ebs si energji jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e asaj \u00e7\u2019ka shpirtin e mundon.<\/p>\n<p>N\u00eb vetvete ishte \u00e7lire prej panevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kumtuar dishepullin e ndokujt, ve\u00e7 solemnitetit idilik dhe epik\u00ebs kreshnike q\u00eb i\u2019a kishte injektu n\u00eb vena vendlindja, ajo tok\u00eb e vaditur me gjak dhe e l\u00ebruar me varre, ai vend i hyjsh\u00ebm me tok\u00ebsor \u00ebnd\u00ebrrtar e flakatar nd\u00ebr ngulme lirie, q\u00eb i\u2019u dha me mish e me shpirt me gjak e me asht. Si nj\u00eb feksje shkundullit\u00ebse behu ai n\u00eb poezin\u00eb shqipe, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pena dhe parmenda e vjersh\u00ebrimit, vlaga e thell\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e varrueme vrrag\u00ebsh t\u00eb kahershme, britma e thekshme n\u00eb plisin e mbjellur varresh, varresh q\u00eb i shumon era e gjakut, duhma e liris\u00eb. N\u00eb at\u00ebkohje djerrinash q\u00eb i rreshkte hija e luft\u00ebs s\u00eb mbetur pezull, krah\u00ebt dh\u00ebr\u00ebp\u00ebrveshur, shpirti i dlir\u00eb e gjaku i shulmuar n\u00eb flak\u00eb, do t\u00eb mbillnin tok\u00ebn e k\u00ebndimit t\u00eb shpirtit. Ai ishte \u201cpoet idesh dhe gjykimesh t\u00eb thella\u201d kumton Agim Vinca. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kritikun Ali Aliu, Shkreli ishte \u201cmjesht\u00ebr i vargut dhe i fjal\u00ebs poetike\u201d. P\u00ebr Robert Elsie \u201cAzemi \u00ebsht\u00eb poet i mendimit\u201d. P\u00ebr Ali Podrimjen, Shkreli \u201cnjihet si fanatik i vargut, i latimit t\u00eb tij, i ritmit, i muzikalitetit tekstor, i ironis\u00eb q\u00eb shpesh na shfaqet n\u00eb sarkazm\u00eb.<\/p>\n<p>Me pak mundohet t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb veti e krijuesve t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb cil\u00ebt din\u00eb p\u00ebrse shkruhet dhe artin e kuptojn\u00eb pun\u00eb mjesht\u00ebrore\u201d. \u201cAzem Shkreli jetonte shpejt, dhe shkruante ngadal\u00eb\u201d, k\u00ebshtu e nd\u00ebrmend nj\u00eb mik i tij, i cili kujton \u00e7\u2019ka poeti i kish m\u00ebtuar nj\u00eb here se: \u201cPoezia, aq sa don mjesht\u00ebri p\u00ebr ta shkruar, po aq mjesht\u00ebri don p\u00ebr ta lexuar, do kondicion, durim\u201d.<br \/>\nP\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb tij krijues ai hovet tue l\u00ebshu shtat kumtimi dhe m\u00ebtimi bjeshk\u00ebve dhe krojeve, ky f\u00ebrg\u00ebllejn\u00eb kallinjt\u00eb, e plisat zgjojn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e tok\u00ebs, ku bleg\u00ebrimat i k\u00ebndojn\u00eb ninulla yjesh bashtinave, ku gur\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb me than\u00eb, gjaku ka nj\u00eb amanet, e liria \u201c.. krahnorin po ma shtyn si dem\u2026\u201d. Ai erdhi kur fjala e shpirtit kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00ebm\u00eb me e p\u00ebrkund, nj\u00eb dashuri me e flak\u00ebru nd\u00ebr \u00ebndrra dhe d\u00ebshirime, dhe vdekja tue lyp amshimi me e p\u00ebrt\u00ebri jet\u00ebn. K\u00ebt\u00eb fara hedh n\u00eb lavr\u00ebn e l\u00ebruar t\u00eb poezis\u00eb shqipe, Azem Shkreli.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebr do kumtime, dy fjal\u00eb p\u00ebr poetin<\/strong><br \/>\nAzem Shkreli dat\u00eblindi m\u00eb 10 shkurt 1938 n\u00eb Shkrel-Rugov\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs. N\u00eb vendlindje do t\u00eb merrte m\u00ebsimet e para, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb ai do t\u00eb kryente shkoll\u00ebn e mesme p\u00ebr t\u00eb vazhduar fakultetin Filozofik, deg\u00ebn Gjuh\u00eb Let\u00ebrsi Shqipe. Nd\u00ebr shum\u00eb vjet ai ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut si kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, gjith\u00ebpoaq ka drejtuar Teatrin Krahinor t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe njihet si themelues dhe drejtor i \u201cKosova Filmit\u201d. U shua n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1997, p\u00ebr t\u00eb mbetur i pashlyer n\u00eb kujtes\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb e njoh\u00ebn, dhe i gjithmonsh\u00ebm n\u00eb panteonin e letrave shqipe, si poet, prozator dhe dramaturg.<\/p>\n<p><strong>Kumtim i k\u00ebtij shkulmi t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm<\/strong><br \/>\nAzem Shkreli si fenomen i tekstshkrimit shqip sh\u00ebnon kthes\u00ebn e themelt\u00eb n\u00eb m\u00ebtimit poetik. Ndoshta let\u00ebrsia shqipe nuk sh\u00ebnon n\u00eb at\u00ebkohje ndonj\u00eb hendek cil\u00ebsor, por ajo q\u00eb vjen me Shkrelin kishte sosh q\u00eb e pan\u00eb si nj\u00eb ur\u00eb komunikimi dhe p\u00ebrbashkimi me shp\u00ebrthimin shqipshkrues t\u00eb viteve \u201930. Krijimtaria e tij n\u00eb poezi rreket t\u00eb \u00e7liroj\u00eb gul\u00e7in e kaplimit lirik prej t\u00eb vetvetishmes personale duke e eksploduar si nj\u00eb diell p\u00ebrt\u00ebrit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb rroken prej nevoj\u00ebs s\u00eb vjersh\u00ebrimit si d\u00ebshirim. Dashuria amtare e buluar n\u00eb gemat e pranverave t\u00eb Rugov\u00ebs e mbush me \u00ebndje e shkulme jete, krejtkah gurron shpirti i tij krijues. K\u00ebsisoj u end ky yll e flak\u00ebroi n\u00eb qiell si rrug\u00ebtim drejt lajmit t\u00eb premtuar. Krijoi p\u00ebr t\u00eb mos mbetur nj\u00eb relike por gj\u00ebndje, emocion. Kjo vring\u00ebllim\u00eb e pagjas\u00eb k\u00ebng\u00ebsh shpirti u shkund si balsam n\u00eb dhimbje, asohere kur kap\u00ebrcyelli i historis\u00eb e zhagitja e hijeve t\u00eb s\u00eb keqes, k\u00ebrcitnin dh\u00ebmb\u00ebt e mosbesimit, shpres\u00ebhumbjes. Me fjal\u00eb e me varg, me pen\u00eb e me parmend\u00eb, ai nuk u ep p\u00ebr gjith\u00eb\u00e7mos.<\/p>\n<p><strong>Krijimtaria letrare<\/strong><br \/>\nRrug\u00ebtimin e p\u00ebrnjim\u00ebndt\u00eb nis m\u00eb 1960 me \u201cBulzat\u201d, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me \u201cEngjujt e rrug\u00ebve\u201d, 1963; \u201cE di nj\u00eb fjal\u00eb prej guri\u201d, 1969; \u201cLot\u00ebt e maleve\u201d, 1974; \u201cNga bibla e heshtjes\u201d, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1975. M\u00eb 1977 Rilindja n\u00eb Prishtin\u00eb, nxjerr n\u00eb drit\u00eb \u201cVjersha\u201d t\u00eb Azem Shkrelit, p\u00ebr tu pasuar nga \u201cPag\u00ebzimi i fjal\u00ebs\u201d m\u00eb 1981; \u201cPoezi\u201d del nga \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb,1984; \u201cK\u00ebnga e hutinit\u201d 1986; \u201cNata e papagajve\u201d 1990; \u201cMuri p\u00ebrfundi shqipeve\u201d, 1993), \u201cShtat\u00eb nga ata\u201d 1993, \u201cLirik\u00eb me shi\u201d, 1994; \u201cZoti nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar\u201d 1997, \u201cZogj dhe gur\u00eb\u201d, po at\u00eb vit. \u201cRr\u00ebnj\u00eb t\u00eb gurta\u201d vjen m\u00eb 2001 si nj\u00eb botim i dyt\u00eb i rishikuar. Vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit k\u00ebto z\u00ebra e jehona e tyre n\u00eb kushtrim i kthen. Kolan\u00ebn e e tij krijuese e vazhdon \u201cKarvani i bardh\u00eb, \u201cSyt\u00eb e Ev\u00ebs\u201d, \u201cMuri p\u00ebrfundi shqipeve\u201d botuar n\u00eb Cyrih, 1993; \u201cKarvani i bardh\u00eb (i riu) 1997. P\u00ebr t\u00eb shku tek dramat: \u201cFosilet\u201d, 1968 e \u201cVarri i qyqes\u201d, 1983. Gjith\u00eb ky zell e kjo kushtrimore krijuese, beh e reg\u00ebtim at\u00ebdit\u00eb e sot p\u00ebr t\u00eb shuar etjen q\u00eb e zhurit n\u00ebp\u00ebr kroje e bunare andjeje estetike, shpirti shqiptar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbi gjith\u00e7ka, mbetet poezia<\/strong><br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebr shtresime m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme, aty ku \u00e7mos gatoi ky shkulm i epsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb padyshim poezia. Kjo gjini e let\u00ebrsis\u00eb ku bota e brendshme, ndjenjat m\u00eb sublime, frym\u00ebzimi hyjnor. Q\u00eb prej te Matr\u00ebnga e Budi, Bardhi e Bogdani, at\u00ebkohjen e k\u00ebndej kjo drit\u00eb nuk ka reshtur s\u00eb m\u00ebkuari drit\u00ebn dhe hovet, k\u00ebndimin shqip e kungimin e liris\u00eb. Ai, Azem Shkreli e p\u00ebrjet\u00ebsoim emrin dhe vepr\u00ebn duke u b\u00ebr\u00eb m\u00ebkuisi i zjarrit, nj\u00eb Promete q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte nga nj\u00eb gjenerat n\u00eb tjetr\u00ebn k\u00ebt\u00eb pishtar. \u00cbsht\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e et\u00ebrve q\u00eb skalit\u00ebn me shpirt e pasion faqet e tyre t\u00eb historis\u00eb, Naimi, \u00c7ajupi, Mjeda, Asdreni, e Shiroka\u2026 p\u00ebr t\u00eb cytur m\u00eb tej me kolos\u00ebt Fishta, Konica, Noli, Migjeni e deri n\u00eb tashmen e hambareve t\u00eb shpirtit q\u00eb e dengin pambarim.<\/p>\n<p>Ardhja e Azem Shkrelit n\u00eb poezin\u00eb shqipe, p\u00ebrpos q\u00eb p\u00ebrputhej me b\u00ebhjen e talenti t\u00eb fuqish\u00ebm, kungon sakaq nj\u00eb tjet\u00ebr\u00e7ka. N\u00eb form\u00ebn shpreh\u00ebse sh\u00ebnonte ndryshes\u00eb t\u00eb ngutshme t\u00eb fjal\u00ebs dhe muzikalitetit, tempit dhe shkulmit zjarm\u00ebtar t\u00eb gjakut dhe limf\u00ebs. Shpalon saora nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebrqysh, nj\u00eb vetevete q\u00eb dilte nga magja e gjenive p\u00ebr t\u00eb promovuar modernitetin. Feksi nj\u00eb shpirt t\u00eb shpenguar prej norm\u00ebs. Sillte nj\u00eb z\u00eb q\u00eb kumton nj\u00eb skiz\u00ebm nga rregulli dhe akademizmat hijer\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Frym\u00ebmarrja e zorshme e poezis\u00eb dhe myku i trash\u00eb i mureve t\u00eb s\u00eb kahershmes q\u00eb gul\u00e7onte n\u00ebn pesh\u00ebn e nevoj\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim rr\u00ebmb\u00ebjn\u00eb ngulmin e tij. Krejt kjo p\u00ebrpjekje ngadhnjimi do t\u00eb kthente k\u00ebt\u00eb pen\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngadh\u00ebnjim spartan, sprova e solemnitetit t\u00eb fitores do ta kuror\u00ebzonte n\u00eb katet e nalt\u00ebsimit deri te \u201cZogj dhe gur\u00eb\u201d, botuar m\u00eb 1997.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Para elegjis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i marr\u00ebsh n\u00eb gji gjethet e r\u00ebna t\u00eb stin\u00ebve tua<br \/>\ndhe do k\u00ebrkosh kot veten shtigjeve t\u00eb harruara t\u00eb nj\u00eb moshe<br \/>\ne nuk do t\u00eb kesh m\u00eb as flok\u00eb ere as shikim ylberi<br \/>\nt\u00eb mat\u00ebsh fillin dhe fundin e mashtrimit t\u00ebnd t\u00eb shkurt\u00ebr.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i shpalosh vjet\u00ebt tua si paj\u00ebn e nuses s\u00eb vdekur<br \/>\ne do t\u00eb num\u00ebrosh flutrat e shkruara t\u2019agsholeve t\u2019prenduara<br \/>\ne s\u2019do t\u00eb kesh m\u00eb as zjarr n\u00eb buz\u00eb e as lot n\u00eb sy<br \/>\nt\u00eb qesh\u00ebsh ngroht\u00eb, t\u00eb qajsh rrejsh\u00ebm dhe t\u2019i mahnit\u00ebsh djelmoshat.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i hash buz\u00ebt e tua, gjurm\u00ebt e tua do t\u2019i p\u00ebshtysh<br \/>\ndhe sejcilin muzg do ta pag\u00ebzosh me nj\u00eb pendim q\u00eb dh\u00ebmb<br \/>\ne s\u2019do t\u00eb kesh m\u00eb as sy deti as hap t\u00eb hedhur sorkadheje<br \/>\nt\u00eb shoh\u00ebsh si t\u2019p\u00ebrqeshin gonxhet dhe t\u00eb ik\u00ebsh prej hijes sate.<br \/>\nRuaju, moj, se vashat m\u00eb t\u00eb bukura i vret bukuria e vet.<\/p>\n<p><strong>Azem Shkreli<\/strong>, <em>\u201cE di nj\u00eb fjal\u00eb prej guri\u201d, Prishtin\u00eb 1969<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ALBERT VATAJ Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb lind\u00ebsh me secilin varg, t\u00eb lind\u00ebsh me secil\u00ebn fjal\u00eb. Ngrehu mbi veten n\u00eb do t\u2019rrok\u00ebsh frer\u00ebt e er\u00ebrave, t\u00eb shkel\u00ebsh shp\u00ebrgajt e m\u00ebris\u00eb dhe shtr\u00ebngatat e gjakut t\u00ebnd. N\u2019se dashurohesh, dashurohu n\u2019flak\u00eb e n\u2019val\u00eb, jo ne sy t\u00eb kalt\u00ebr, se b\u00ebhesh det i \u00e7mendur pendimi. Mos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17621,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8,10],"tags":[],"class_list":["post-3377","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ALBERT VATAJ Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb lind\u00ebsh me secilin varg, t\u00eb lind\u00ebsh me secil\u00ebn fjal\u00eb. Ngrehu mbi veten n\u00eb do t\u2019rrok\u00ebsh frer\u00ebt e er\u00ebrave, t\u00eb shkel\u00ebsh shp\u00ebrgajt e m\u00ebris\u00eb dhe shtr\u00ebngatat e gjakut t\u00ebnd. N\u2019se dashurohesh, dashurohu n\u2019flak\u00eb e n\u2019val\u00eb, jo ne sy t\u00eb kalt\u00ebr, se b\u00ebhesh det i \u00e7mendur pendimi. Mos [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-28T14:55:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-04-11T19:19:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"752\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"440\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese\",\"datePublished\":\"2016-05-28T14:55:02+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-11T19:19:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/\"},\"wordCount\":1850,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/azem_shkreli.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/\",\"name\":\"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/azem_shkreli.jpg\",\"datePublished\":\"2016-05-28T14:55:02+00:00\",\"dateModified\":\"2018-04-11T19:19:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/azem_shkreli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/azem_shkreli.jpg\",\"width\":752,\"height\":440},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"ALBERT VATAJ Mos u b\u00ebj poet n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb lind\u00ebsh me secilin varg, t\u00eb lind\u00ebsh me secil\u00ebn fjal\u00eb. Ngrehu mbi veten n\u00eb do t\u2019rrok\u00ebsh frer\u00ebt e er\u00ebrave, t\u00eb shkel\u00ebsh shp\u00ebrgajt e m\u00ebris\u00eb dhe shtr\u00ebngatat e gjakut t\u00ebnd. N\u2019se dashurohesh, dashurohu n\u2019flak\u00eb e n\u2019val\u00eb, jo ne sy t\u00eb kalt\u00ebr, se b\u00ebhesh det i \u00e7mendur pendimi. Mos [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-05-28T14:55:02+00:00","article_modified_time":"2018-04-11T19:19:39+00:00","og_image":[{"width":752,"height":440,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese","datePublished":"2016-05-28T14:55:02+00:00","dateModified":"2018-04-11T19:19:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/"},"wordCount":1850,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/","name":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg","datePublished":"2016-05-28T14:55:02+00:00","dateModified":"2018-04-11T19:19:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/azem_shkreli.jpg","width":752,"height":440},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/azem-shkreli-pena-dhe-parmenda-e-poezise-kushtruese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezis\u00eb kushtruese"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3377"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3377\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}