{"id":33776,"date":"2018-10-17T01:14:43","date_gmt":"2018-10-16T23:14:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=33776"},"modified":"2018-10-17T01:15:28","modified_gmt":"2018-10-16T23:15:28","slug":"me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/","title":{"rendered":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje jan\u00eb \u201cfotografuar\u201d momente t\u00eb ndryshme t\u00eb politik\u00ebs, etik\u00ebs, moralit, fes\u00eb, mediave etj., t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtij \u201ctranzicioni t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d. N\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, autori ka zgjedhur si model t\u00eb tijin t\u00eb preferuar mendimin kritik.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>libriMe an\u00eb t\u00eb mendimit kritik autori analizon dhe vler\u00ebson informacionet, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar zgjidhjen e problemeve t\u00eb jet\u00ebs. Fal\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij si pedagog, i specializuar n\u00eb shkencat e komunikimit, n\u00ebp\u00ebrmjet mendimit kritik ai bazohet n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb paanshme, ku vlerat themelore jan\u00eb: qart\u00ebsia, rregulli, sakt\u00ebsia dhe provat. Duke u bazuar n\u00eb rezultatet e fundit t\u00eb psikologjis\u00eb konjitive edhe Bakalli, si shum\u00eb edukator\u00eb modern\u00eb, mendon se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dobishme (sidomos p\u00ebr student\u00ebt), t\u00eb praktikojm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menduari kritike sesa t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh nj\u00eb sasi t\u00eb madhe informacionesh.<\/p>\n<p>Ai e sheh mendimin kritik si aft\u00ebsi konjitive: t\u00eb proceseve t\u00eb njohjes s\u00eb kuptuar funksionalisht; pra p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur k\u00ebto aft\u00ebsi si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr sjelljen ton\u00eb. Prandaj mendimi kritik nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm marrjen dhe memorizimin e informacioneve e nuk p\u00ebrfundon n\u00eb zot\u00ebrimin e nj\u00eb ose disa aft\u00ebsive q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, por p\u00ebrkon me p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre aft\u00ebsive q\u00eb do t\u00eb zbatohen n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gilman Bakalli n\u00eb auditor\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/gilman_bakalli_ne_auditor.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb mendim kritik, autori nuk ndjek nj\u00eb radh\u00eb hapash t\u00eb detyruesh\u00ebm: ai paraqet opinionet e ndryshme mbi \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shqyrtuar, duke e analizuar at\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt. Duke shqyrtuar argumente q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur \u00e7\u00ebshtjen ai e n\u00ebnndan \u00e7do argument n\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e tij themelor\u00eb, pra n\u00eb propozime t\u00eb thjeshta dhe vler\u00ebson pasojat e \u00e7do propozimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb leximit shohim se si autori mundohet t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb paragjykimet n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, ai shpesh shtron pyetje t\u00eb cilat fillojn\u00eb me p\u00ebremrin pyet\u00ebs \u201c\u00e7far\u00eb\u201d si: \u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?\u201d n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mbetet i gozhduar n\u00eb pyetjen \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb kam besuar gjithmon\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Paragjykimet, stereotipet dhe iluzionet konjitive vazhdojn\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb mendjen njer\u00ebzore me prepotenc\u00eb e futen deri n\u00eb shpirt, por nj\u00eb mendimtar kritik duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dalloj\u00eb situatat n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb me vend t\u2019i frenoj\u00eb. Leximi dhe studimi i p\u00ebrmbledhjes s\u00eb publicistik\u00ebs s\u00eb prof. Bakallit \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb ushtrim i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mendimin kritik.<\/p>\n<p><strong>Autori<\/strong><\/p>\n<p>Gilman BAKALLI (Shkod\u00ebr, 1967 \u2013 Tiran\u00eb, 2016), opinionist, p\u00ebrkthyes dhe eseist, Prof. Asoc. Dr. n\u00eb Shkencat Filologjike, \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Universitetin Karl-Franzens, Graz (Austri). Ka punuar si lektor n\u00eb Departamentin e Komunikimit dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Publike, n\u00eb Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit n\u00eb UET (Universiteti Europian i Tiran\u00ebs). Ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 8 vjet n\u00eb UET dhe \u00ebsht\u00eb specializuar n\u00eb fush\u00ebn e teorive t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrkthimit, komunikimit nd\u00ebrkulturor dhe teorive t\u00eb komunikimit. Ka p\u00ebrkthyer nga gjermanishtja: \u201cHyrje n\u00eb teorin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb\u201d, T. Eagleton (Camaj-Pipa, Shkod\u00ebr, 2005), \u201cFtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb filozofuar\u201d, J. M. Bochenski (Shkodra University Press \u2013 Prishtina University Press, 2000), \u201cE gjith\u00eb jeta \u00ebsht\u00eb zgjidhje problemesh\u201d, Karl R. Popper (Camaj-Pipa, Shkod\u00ebr, 2002).<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mandatin 4-vje\u00e7ar 2005 \u2013 2009. N\u00eb vitin 2016, u em\u00ebrua Administrator i DEKRA Group n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cAlfabeti i tranzicionit\u201d ka qen\u00eb libri i par\u00eb q\u00eb u publikua n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e UET-it, t\u00eb cilin autori arriti ta p\u00ebrfundonte pak koh\u00eb p\u00ebrpara nd\u00ebrprerjes s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur. \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me publicistik\u00ebn e zgjedhur t\u00eb autorit, q\u00eb botohet nga \u201cBotime Pegi\u201d me rastin e dyvjetorit t\u00eb ndarjes s\u00eb autorit nga jeta.<\/p>\n<p><strong>Fragmente nga libri<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Gilman Bakalli n\u00eb auditor\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/gilman_bakalli_mendimi_kritik_i_nje_qytetari.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" border=\"0\" \/> Mbas gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh pluraliz\u00ebm, q\u00eb vet\u00ebm pluraliz\u00ebm nuk mund t\u00eb quhet, nj\u00eb gj\u00eb shihet me siguri: alternativa progresiste nuk pati e nuk ka. K\u00ebtij populli nuk iu dha asnj\u00ebher\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb zgjidhte alternativ\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse ajo nuk iu ofrua asnj\u00ebher\u00eb, por thjesht alternativ\u00ebn m\u00eb pak t\u00eb keqe. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u0113ka me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pik\u00eblluese. N\u00ebse demokracia \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb, premtime, kongrese e konferenca partie, mitingje, show televiziv\u00eb, postera q\u00eb vlejn\u00eb miliona, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi pa frik\u00eb se realiteti yn\u00eb politik \u00ebsht\u00eb m\u00eb demokratiku n\u00eb bot\u00eb. Por, mjerisht, e dim\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. E djathta duhet t\u00eb jet\u00eb e djatht\u00eb, e majta duhet t\u00eb jet\u00eb e majt\u00eb. N\u00ebse e djathta dhe e majta jan\u00eb duar, trupi mbetet t\u00eb jet\u00eb populli. N\u00ebse dora e djatht\u00eb b\u00ebn pun\u00ebn e s\u00eb majt\u00ebs dhe e majta b\u00ebn pun\u00ebn e s\u00eb djatht\u00ebs, at\u00ebher\u00eb i t\u00ebr\u00eb trupi humbet ekuilibrin dhe nuk b\u00ebn dot p\u00ebrpara. Dhe ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi: t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>2) Nuk dim\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb pra, sepse thelbi yn\u00eb dhe i politik\u00ebs son\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb logosi por patosi. Prandaj kemi pasur dhe kemi me boll\u00ebk poet\u00eb, por pak filozof\u00eb. Jemi gjenial\u00eb n\u00eb patetiz\u00ebm, por t\u00eb vobekt\u00eb n\u00eb arsyetim. Nuk dim\u00eb t\u00eb diskutojm\u00eb sepse, n\u00eb thelb, nuk e pranojm\u00eb pyetjen. Nuk pyesim! Duam t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, por jemi t\u00eb vetmit evropian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr di\u0113ka e shprehin duke th\u00ebn\u00eb \u201cnuk pyes un\u00eb!\u201d Mir\u00ebpo kush nuk pyet, nuk pranon dialektik\u00ebn dhe pa dialektik\u00eb nuk ka as debat e as konflikt.<\/p>\n<p>3) Teatri i politik\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb mbushur me dashnor\u00eb mediash, me dashnor\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, me flirtues, me tundues e p\u00ebrdhunues t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fjal\u00ebn e lir\u00eb e konsiderojn\u00eb si e drejta p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb budallall\u00ebqe dhe lig\u00ebsi. Pa u nd\u00ebshkuar, sigurisht! Skena e k\u00ebtij teatri pret prej koh\u00ebsh t\u00eb dashuruarit e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. T\u00eb dashuruarit me fjal\u00ebn e lir\u00eb! Ato q\u00eb, fjal\u00ebn e lir\u00eb e ndjekin nga pas, pa mundur ta kapin asnj\u00ebher\u00eb e q\u00eb bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye s\u2019reshtin s\u00eb ndjekuri.<\/p>\n<p>4) [\u2026] virtyti q\u00eb na ka munguar, ose m\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb manifestuar edhe me aq dinjitet q\u00eb nga koha e rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs, \u00ebsht\u00eb guximi qytetar. Kemi par\u00eb guxim n\u00eb mosrespektimin e ligjit, guxim n\u00eb shkeljen e t\u00eb drejtave, guximin n\u00eb arritjet e niveleve t\u00eb reja t\u00eb korrupsionit, guxim n\u00eb zgjerimin e p\u00ebrmasave t\u00eb kriminalitet, guxim n\u00eb tjerrjen e mashtrimeve t\u00eb m\u00ebdha financiare, etj. Pra, kemi par\u00eb gjithfar\u00eb mutacionesh t\u00eb konceptit mbi guximin, por at\u00eb lloj guximi q\u00eb lipset p\u00ebr nj\u00eb vend demokratik, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ia vlen t\u00eb flitet p\u00ebrnj\u00ebmend, at\u00eb q\u00eb e shtyn p\u00ebrpara nj\u00eb shoq\u00ebri njer\u00ebzore, nuk e kemi par\u00eb. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr guximin qytetar. [\u2026]N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrparuar njer\u00ebzore, ka vet\u00ebm nj\u00eb lloj guximi, ai q\u00eb quhet guxim qytetar.<\/p>\n<p>5) Identiteti n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb mod\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ngelet n\u00eb mod\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e komuniteteve numerikisht t\u00eb vogla kulturore e fetare, t\u00eb cilat, t\u00eb frik\u00ebsuara se mos zhduken n\u00eb detin e madh t\u00eb komuniteteve numerikisht dominuese e ushqejn\u00eb histerikisht kultin e diferenc\u00ebs. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, identiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb edhe n\u00eb duart e komuniteteve numerikisht t\u00eb m\u00ebdha kulturore e fetare, t\u00eb cil\u00ebt ushqejn\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e lavd\u00ebrueshme p\u00ebr t\u2019i kthyer v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit t\u00eb tyre. Qeverit\u00eb e shteteve t\u00eb varfra e duan identitetin p\u00ebr ta mbajtur popullsin\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar edhe pa ia siguruar mir\u00ebqenien e premtuar, ashtu si edhe qeverit\u00eb e shteteve t\u00eb pasura e duan identitetin sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ruajtjen e kufijve. Shkurt, identiteti \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb mod\u00eb dhe, sa m\u00eb fiktiv t\u00eb jet\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb adhurohet ai.<\/p>\n<p>6) Sot, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e konsumit, duhet pranuar se ekziston nj\u00eb far\u00eb prirjeje p\u00ebr ta minimizuar rolin e librit q\u00eb buron nga ritmet e reja t\u00eb jet\u00ebs, rritja e vrullshme e mund\u00ebsive p\u00ebr informacion, nga p\u00ebrparimi galopant i elektronik\u00ebs dhe teknologjis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga zhvillimi dhe imponimi i pandalsh\u00ebm i kinematografis\u00eb, nga rritja e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u d\u00ebfryer n\u00ebp\u00ebrmjet gjithfar\u00ebsoj m\u00ebnyrash t\u00eb tjera, etj.. Emocioneve t\u00eb dikurshme q\u00eb na shkaktonte kontakti me librin, ia kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin lirshm\u00ebria dhe qet\u00ebsia e ftoht\u00eb, me t\u00eb cilin lexuesit e shfletojn\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, i hedhin nj\u00eb sy t\u00eb shkujdesur para e prapa (ku ndodhet \u0113mimi) dhe e hedhin mbrapsht mbi tezg\u00eb. Natyrisht pa harruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe gjykime dhe komente p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e dob\u00ebt t\u00eb letr\u00ebs, shkrimtarit, p\u00ebrkthyesit, \u0113mimit t\u00eb lart\u00eb etj\u2026<\/p>\n<p>7) Nj\u00eb lib\u00ebr tradicional \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb organiz\u00ebm i gjall\u00eb, i cili merr frym\u00eb, mbart mbi vete shenjat dhe aspiratat e koh\u00ebs s\u00eb tij. \u00ebsht\u00eb memorie dhe d\u00ebshmi shpirt\u00ebrore dhe filozofike e nj\u00eb epoke, e nj\u00eb brezi t\u00eb caktuar. Kur prekim nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shtypur n\u00eb let\u00ebr, na duket sikur prekim personazhet e ndryshme, dhimbjet, vuajtjet, g\u00ebzimet, sakrificat e tyre. P\u00ebrve\u0113 k\u00ebsaj, kush mund ta imagjinoj\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi pa bibliotek\u00eb personale? Vetmi absolute! Nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar n\u00eb let\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mysafir i shtrenjt\u00eb dhe i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb bibliotek\u00ebn time personale.<\/p>\n<blockquote><p><em>Titulli: <strong>Mendimi kritik i nj\u00eb qytetari<\/strong><br \/>\nAutori: <strong>Gilman Bakalli<\/strong><br \/>\nZhanri: Publicistik\u00eb politike, etike, morale<br \/>\nData e botimit: tetor, 2018<br \/>\nNumri i faqeve: 344<br \/>\n\u00c7mimi: 1000 lek\u00eb<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje jan\u00eb \u201cfotografuar\u201d momente t\u00eb ndryshme t\u00eb politik\u00ebs, etik\u00ebs, moralit, fes\u00eb, mediave etj., t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtij \u201ctranzicioni t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d. N\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, autori ka zgjedhur si model t\u00eb tijin t\u00eb preferuar mendimin kritik. libriMe an\u00eb t\u00eb mendimit kritik autori analizon dhe vler\u00ebson informacionet, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33777,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,35],"tags":[],"class_list":["post-33776","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje jan\u00eb \u201cfotografuar\u201d momente t\u00eb ndryshme t\u00eb politik\u00ebs, etik\u00ebs, moralit, fes\u00eb, mediave etj., t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtij \u201ctranzicioni t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d. N\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, autori ka zgjedhur si model t\u00eb tijin t\u00eb preferuar mendimin kritik. libriMe an\u00eb t\u00eb mendimit kritik autori analizon dhe vler\u00ebson informacionet, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-16T23:14:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-10-16T23:15:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern\",\"datePublished\":\"2018-10-16T23:14:43+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-16T23:15:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/\"},\"wordCount\":1682,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/gilman-bakalli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/\",\"name\":\"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/gilman-bakalli.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-16T23:14:43+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-16T23:15:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/gilman-bakalli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/gilman-bakalli.jpg\",\"width\":660,\"height\":375,\"caption\":\"Gilman Bakalli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje jan\u00eb \u201cfotografuar\u201d momente t\u00eb ndryshme t\u00eb politik\u00ebs, etik\u00ebs, moralit, fes\u00eb, mediave etj., t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtij \u201ctranzicioni t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d. N\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, autori ka zgjedhur si model t\u00eb tijin t\u00eb preferuar mendimin kritik. libriMe an\u00eb t\u00eb mendimit kritik autori analizon dhe vler\u00ebson informacionet, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-10-16T23:14:43+00:00","article_modified_time":"2018-10-16T23:15:28+00:00","og_image":[{"width":660,"height":375,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern","datePublished":"2018-10-16T23:14:43+00:00","dateModified":"2018-10-16T23:15:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/"},"wordCount":1682,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg","articleSection":["Artikuj","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/","name":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg","datePublished":"2018-10-16T23:14:43+00:00","dateModified":"2018-10-16T23:15:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/gilman-bakalli.jpg","width":660,"height":375,"caption":"Gilman Bakalli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/me-afer-modelit-te-gilman-bakallit-permes-mendimi-kritik-i-nje-qytetari-publicistike-e-perzgjedhur-e-edukatorit-modern\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M\u00eb af\u00ebr modelit t\u00eb Gilman Bakallit p\u00ebrmes \u201cMendimi kritik i nj\u00eb qytetari\u201d, publicistik\u00eb e p\u00ebrzgjedhur e edukatorit modern"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}