{"id":34077,"date":"2018-10-27T11:02:53","date_gmt":"2018-10-27T09:02:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=34077"},"modified":"2018-10-27T11:02:53","modified_gmt":"2018-10-27T09:02:53","slug":"diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/","title":{"rendered":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em>Pilsting\/Gjermani, 20 tetor 2018. Dita e Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d, u mbajt n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb ftuar nga themeluesi dhe drejtuesi i Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, intelektual\u00eb, personalitete publike e kulturore, si dhe deputet\u00eb n\u00eb rrethin e Oberbayern-it, kishin m\u00ebsyr\u00eb qytez\u00ebn Pilsting, ku jeton dhe vepron veprimtari Maxhun Smajli, i cili nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij ia ka kushtuar nj\u00eb bibliotek,e t\u00eb cil\u00ebn e ka pag\u00ebzuar me emrin e nj\u00ebrit nga personalitetet ma t\u00eb shquara t\u00eb kombit ton\u00eb, Akademik Mark Krasniqi. Po ashtu ky edicion festiv i bibliotek\u00ebs i kushtohej edhe vitit jubilar t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb 550 vjetorin e lindjes, si dhe me rastin e 98-t\u00eb vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Akademik Mark Krasniqit.<\/p>\n<p>N\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb ftuarit i prisnin djali dhe v\u00ebllai i Maxhunit, nd\u00ebrsa brenda n\u00eb dhom\u00ebn e miqve zonja dhe vajzat sh\u00ebrbenin me kafe duke iu uruar mir\u00ebseardhje mysafir\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb e p\u00ebrshtatur p\u00ebr Bibliotek\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, mbahej takimi me poetin Bahri Shyti, kurse f\u00ebmij\u00ebt m\u00ebrgimtar\u00eb; Albulena dhe Albion Ibrahimajt, Linda, Dardan dhe Valentina Kurtaj, Elza Sahiti, Eliona Gashi dhe Hasan Arifaj, bashk\u00eb me m\u00ebsuesen, Buqe Arifaj, zhvilluan bised\u00eb me poetin, takim ky q\u00eb u mbajt n\u00eb hap\u00ebsirat e bibliotek\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr k\u00ebto takime i filmonte me kamer\u00eb gazetari Halil Rrustemaj, i cili m\u00eb pas mori p\u00ebrshtypjet edhe t\u00eb disa intelektual\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur p\u00ebr ta nderuar autorin dhe themeluesin e bibliotek\u00ebs Maxhun Smajli, dhe p\u00ebr t\u00eb asistuar n\u00eb manifestimin tradicional, i treti me radh\u00eb, , q\u00eb mbahej pak kilometra larg sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne.<\/p>\n<p>Nikoqiri dhe ideatori p\u00ebr themelimin e k\u00ebtij manifestimi tradicional, z. Maxhun Smajli, hapi edicionin e tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre takimeve, nd\u00ebrsa n\u00eb veshje komb\u00ebtare u paraqit Tring\u00eb Smajli, e bija e tij q\u00eb simbolizonte trim\u00ebresh\u00ebn q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb histori Tring\u00eb Smajli nga Gruda. Tringa q\u00eb fliste rrjedhsh\u00ebm gjuh\u00ebn shqipe, u prezantua me nj\u00eb monolog shum\u00eb interesant, t\u00eb cilin po e bartim t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb vlerave artistike dhe mesazhit q\u00eb kishte!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong><em>Tring\u00eb Smajli &#8211; MONOLOGU<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>OH, SA PO G\u00cbZOHEM Q\u00cb PO JU SHOH!<\/strong><\/p>\n<p>Oh, sa po g\u00ebzohem q\u00eb po ju shoh, jam e re ndoshta edhe nuk ju njoh, por mua babi m\u00eb ka than\u00eb, nga trojet shqiptare, k\u00ebtu, i ke t\u00eb tan\u00eb. Ah, k\u00ebto Trojet shqiptare q\u00eb un\u00eb i kam atdhe, i kam m\u00ebm\u00ebdhe por nuk e kam vendlindje. Emrin e kam Tring\u00eb. Tring\u00eb Smajli m\u00eb quajn\u00eb, por nuk jam si, Tring\u00eb Smajli e Smajl Martinit. Kam lindur 130 vjet pas k\u00ebsaj heroine, q\u00eb n\u00eb popull njihet si Tringa e Grud\u00ebs apo Tringa e Maleve, me 29 gusht 2000 n\u00eb Hohenlimburg (NRW).<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb, kur m\u00eb kujtohet dometh\u00ebnia e emrit, atdheu e m\u00ebm\u00ebdheu, ndjej sikur b\u00ebhem trim\u00ebresh\u00eb. P\u00ebr dallim nga Tringa e Grud\u00ebs, e cila p\u00ebrpos flijimit personal shkriu t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb familjare p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe, un\u00eb, bashk\u00eb me babin dhe me ju, dashamir\u00eb t\u00eb librit, po i japim jet\u00eb bibliotek\u00ebs, ku f\u00ebmij\u00ebt m\u00ebrgimtar\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbehen me libra shqip.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Tring\u00eb Smajli\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/tringe_smajli.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Kam nj\u00eb mot\u00ebr, Egzonjet\u00ebn dhe kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebr; Liridonin, Ngadhnjimin, Arb\u00ebrin dhe Agonin. Motra dhe tre v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb lindur n\u00eb koh\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb shqiptare. Agoni, v\u00ebllau im i vog\u00ebl, ka lindur n\u00eb luft\u00eb. Nd\u00ebrsa, un\u00eb kam lindur n\u00eb paqe. Pra, ne f\u00ebmij\u00ebt e bab\u00eb Maxhunit dhe n\u00ebn\u00eb Hatmon\u00ebs, simbolizojm\u00eb tri koh\u00eb; koh\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb, koh\u00ebn e luft\u00ebs dhe koh\u00ebn e paqes. Dashuria prind\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e madhe, por, m\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdheluri \u00ebsht\u00eb Agoni, q\u00eb ne e th\u00ebrrasim, Djali i Luft\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Pastaj e mori fjal\u00ebn Maxhun Smajli, gazetar dhe autor librash, reporter lufte dhe njeriu q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kthesa t\u00eb m\u00ebdha historike, i cili n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nikoqirit dhe drejtuesit e themeluesit t\u00eb k\u00ebsaj biblioteke i p\u00ebrsh\u00ebndeti mysafir\u00ebt e shumt\u00eb: \u201cUn\u00eb them se, p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, kam pasur rreth vetes miq e shok\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb dashur. Disa nga k\u00ebta jan\u00eb, autor librash, mjek t\u00eb mir\u00eb, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, humanist, veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, si dhe luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk m\u00eb lan\u00eb t\u00eb ep\u00ebm, t\u00eb dor\u00ebzohem. Disa prej tyre, jeni ju, t\u00eb nderuar!\u201d, dhe m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft\u00eb emocionale ai iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve q\u00eb kishin mbushur sall\u00ebn solemne dhe kishin ardhur nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare, gjithandej Gjermanis\u00eb, por kishte edhe mysafir q\u00eb kishin ardhur nga Zvicra dhe Kosova.<\/p>\n<p>Me respektin e madh, \u201cv\u00ebllez\u00ebr dhe motra, mysafir\u00eb t\u00eb nderuar\u201d, iu drejtua t\u00eb pranishm\u00ebve Maxhun Smajli, i cili fal\u00ebnderoj\u00eb ata p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb gjetur dhe mundin q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij manifestimi unikat n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, pasi n\u00eb Pilsting sh\u00ebnohej \u201cDita e Bibliotek\u00ebs\u201d, kurse prania e tyre i epte vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u201cDit\u00ebs Festive t\u00eb Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Maxhun Smajli, p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave dhe grupeve artistike si\u00e7 ishin: shoqata \u201cBavarezo-Kosovare nga Munihu; SHKSH \u201cShqiponjat e Bayernit\u201d dhe Grupi Folklorik nga Eggenfeldeni, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SHKSH \u201cSalih \u00c7ekaj\u201d nga Pfaffenhofeni si dhe Grupin e Pavarur Artistik \u201cDrenica\u201d q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kryesisht Familja Kurti nga Alte\u00f6ttingu.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim ai i p\u00ebrsh\u00ebndeti edhe disa mysafir t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin ardhur nga vende e qytete t\u00eb ndryshme, n\u00eb mesin e tyre shkrimtarin Shefqet Dibrani, i cili kishte ardhur nga Zvicra, pastaj mysafir\u00ebt e ardhur nga Frankfurti, Gjergj dhe Lena Mu\u00e7ajn, mysafir\u00ebt nga Stuttgarti, dr. Rexhep Rexhepaj me bashk\u00ebshorten Lina Rexhepaj, mysafir\u00ebt nga Nyrnbergu, Hysen Bicin dhe Emrush e Xhymshit Tafa, me disa t\u00eb tjer\u00eb. Nga Munihu kishte ardhur ing. Deli Balidemaj, deputet, si dhe Naser Krasniqi, kurse nga qyteti Passau, dr. Hamit Manxholli, Maxhun Avdi Jefkaj dhe Ildiko Balatoni, nga Byroti Qerim Shkreli e Driton Ajeti, kurse Arif dhe Buqe Arifaj kishin ardhur nga Moosburgu etj.<\/p>\n<p>Por Maxhun Smajli, duke qen\u00eb vet pjes\u00eb e Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe reporter i saj, me mjaft\u00eb emocione tha se n\u00eb mesin ton\u00eb kemi edhe ish-ushtar\u00ebt e U\u00c7K-s n\u00eb Koshare, Ramadan Ibrahimin, alias Dan Llapi, Milazim Gashin dhe Ramadan Bajrajn, alias Dan Kosova, t\u00eb cil\u00ebve iu d\u00ebshiroi mir\u00ebseardhje shum\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb, sikurse edhe Azize Jaha e cila kishte ardhur nga Kosova. Ai nuk harroi pa i fal\u00ebnderuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje edhe mjetet e informimit q\u00eb i fal\u00ebnderoi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr afirmimin e Bibliotek\u00ebs, sidomos p\u00ebr RTK-n\u00eb, TV \u201cSYRI\u201d dhe gazetarin Halil Rrustemaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Maxhun Smajli me pjes\u00ebmarr\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/maxhun_smajli_me_pjesemarres.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e b\u00ebri edhe p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cBota sot\u201d dhe \u201cRadio Fontana\u201d, p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e ofruar q\u00eb k\u00ebto mediume iu kishin kushtuar manifestimeve tradicionale p\u00ebr sh\u00ebnimin e Dit\u00ebs s\u00eb Bibliotek\u00ebs. N\u00eb mes pikave t\u00eb programit, z. Maxhun Smajli, ka p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe fal\u00ebnderuar edhe dhjet\u00ebra veprimtar dhe mysafir t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve nuk arrit\u00ebm t\u2019ua sh\u00ebnojm\u00eb emrat, sikurse edhe shum\u00eb shoqatave dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndihmuar aktivitetin e k\u00ebsaj biblioteke andaj z. Smajlaj shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Poeti Gazmend Dashi, mbajti kumtes\u00ebn n\u00eb tem\u00ebn \u201cBIBLIOTEKA DHE REND\u00cbSIA E LIBRIT\u201d, ku pos tjerash theksoi: \u201cT\u00eb sigurosh ndonj\u00eb \u00e7ati p\u00ebr veten \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb absolutisht e natyrshme; k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb edhe zogjt\u00eb, madje edhe insektet, por t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb bibliotek\u00eb p\u00ebr lexuesit kjo \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr njeriun. Bibliotekat nacionale u ngrit\u00ebn bashk\u00eb me krijimin e kombit, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si tempujt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kultur\u00ebn nacionale; p\u00ebr zhvillimin e standardeve dhe vlerave t\u00eb nj\u00eb kombi&#8230;\u201d. Pastaj z. Dashi dha nj\u00eb statistik\u00eb t\u00eb librit dhe bibliotekave n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb historik t\u00eb themelimit dhe v\u00ebshtir\u00ebsive n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar libri, shkolla dhe bibliotekat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb bibliotek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjesemarres_ne_biblioteke.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Por si\u00e7 tha ai, biblioteka Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs ka p\u00ebsuar shum\u00eb libra, sidomos n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, por kur Kosov\u00ebn e mbuloi dhuna serbe, me dhjet\u00ebra ton\u00eb libra jan\u00eb asgj\u00ebsuar duke u b\u00ebr\u00eb kartu\u00e7. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u201cn\u00eb vitin 1992, n\u00eb muajin tetor, n\u00eb koh\u00ebn kur b\u00ebhej zbrazja e bibliotekave nga libri shqip, si kund\u00ebr reagim ndaj veprimit t\u00eb pushtuesit serb Maxhun Smajli, themeloi, bibliotek\u00ebn, e njohur si Biblioteka Popullore dhe Shkollore \u201cLiridoni\u201d, n\u00eb fshatin Poter\u00e7 t\u00eb Ep\u00ebrm t\u00eb Klin\u00ebs, e para e k\u00ebsaj natyre n\u00eb Kosov\u00eb. Fillimisht kishte 124 tituj me 370 ekzemplar, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1997 pati arritur n\u00eb rreth 3470 tituj, me 5740 ekzemplar\u00eb.<\/p>\n<p>Me libra u sh\u00ebrbyen nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave fillore \u201cIsa Boletini\u201d n\u00eb Drenoc, \u201cAzem Bejta\u201d n\u00eb Grabanic\u00eb dhe \u201cNaum Veqilhaxhri\u201d e Kliqin\u00ebs. Lexues t\u00eb rregullt kisha 68 nx\u00ebn\u00ebs, prej tyre, sot emra t\u00eb njohur; Dr. Gani Abazi, Dr. Zenun Halili, Dom Jeton Thaqi, Juristi, Haki Smajli etj. Kjo bibliotek\u00eb, iu n\u00ebnshtrua zjarrit serb n\u00eb fillim t\u00eb prillit 1999, kurse gazetarin Maxhun Smajli, disa pjes\u00ebtar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e kishin t\u00ebrhequr n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb Krasniqve t\u00eb Nepol\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga vdekja e sigurt. Dhe, nga kjo koh\u00eb, ngado q\u00eb ka shkuar, Maxhun Smajli, e ka bartur me vete d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta ngritur prap\u00eb nj\u00eb bibliotek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshir\u00eb e realizoi me 19 tetor 2015\u201d, jo n\u00eb Kosov\u00eb(?!), por n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku sivjet sh\u00ebnoi trevjetorin e themelimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb bibliotek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/vizitoret_ne_biblioteke.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij manifestimi, drejtori dhe themeluesi i Bibliotek\u00ebs z. Maxhun Smajli, paraqiti nj\u00eb raport t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb biblioteka brenda k\u00ebtyre tre vjet\u00ebsh. \u201cBiblioteka Popullore Shqiptare Akademik Mark Krasniqit\u201d, vepron tash e tre vite n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb, ajo lindi n\u00eb Muajin e Librit, n\u00eb muajin kur mbahen takimet letrare tradicionale; \u201cHivzi Sylejmani\u201d, \u201cTakimet e Gje\u00e7ovit\u201d dhe Panairi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Librit n\u00eb Frankfurt. M\u00eb 19 tetor 2015, pik\u00ebrisht, n\u00eb 95 vjetorin e lindjes s\u00eb Akademik Mark Krasniqit\u201d, tha pos t\u00eb tjerash Maxhun Smajli i cili vazhdoi: \u201cTani kjo bibliotek\u00eb sh\u00ebnon dit\u00eblindjen e saj t\u00eb tret\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe tre vje\u00e7are, kjo bibliotek\u00eb \u00ebsht\u00eb vizituar nga 164 nx\u00ebn\u00ebs dhe nga 182 dashamir\u00eb t\u00eb librit; n\u00eb mesin e tyre edhe prof. dr. Karolina K\u00f6lker, nga Universiteti i Regensburgut, prof. dr. Frash\u00ebr Demaj, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, prof. dr. Zymer Neziri, nga Universiteti i Prishtin\u00ebs, prof. dr. Teki Kurti, nga Universiteti i Tiran\u00ebs, dr. Ibrahim Latifi nga Eggenfeldeni, Ing. Deli Balidemaj, (tash deputet), nga Munihu, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas disa statistikave humanitare dhe veprimtari t\u00eb tjera theksoi se mjetet e informimit i kan\u00eb kushtuar nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb spikatur, duke shpreh konsiderat\u00ebn e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest, prandaj ai shprehi fal\u00ebnderimin e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndihmuan; me libra, mjete shkollore, para dhe m\u00eb mb\u00ebshtetje morale dhe n\u00eb fush\u00ebn mediatike, financiare dhe forma t\u00eb tjera organizative, p\u00ebr t\u00eb cilat ai u zotua se n\u00eb vitet vijuese do t\u00eb punohet edhe m\u00eb me p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqatave Kulturore, manifestimin e p\u00ebrsh\u00ebndeti z. Milaim Krasniqi, i cili e p\u00ebrg\u00ebzoi themeluesin e k\u00ebsaj Biblioteke, p\u00ebr t\u00eb cilin tha fjal\u00eb miradije. N\u00eb k\u00ebt\u00eb manifestim me nj\u00eb kumtes\u00eb kushtuar artit luftarak t\u00eb Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 550 vjetorit t\u00eb lindjes, foli Gjergj Mu\u00e7aj, autor librash dhe gjeneral major i armat\u00ebs shqiptare si dhe oficer rezerv\u00eb n\u00eb trupat e NATO-s. Kumtesa e tij u prit mjaft\u00eb mir\u00eb, pasi z. Mu\u00e7aj njihte mir\u00eb artin ushtarak t\u00eb heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa shkrimtari Shefqet Dibrani, fillimisht pat fjal\u00eb miradije p\u00ebr bibliotek\u00ebn, angazhimin dhe veprimtarin\u00eb e z. Maxhun Smajli, kurse p\u00ebr pun\u00ebn e tij shprehi admirim para t\u00eb pranishm\u00ebve. M\u00eb pas z. Dibrani, u ndal edhe pak\u00ebz tek personaliteti i Akademik Mark Krasniqi, figur\u00ebn e t\u00eb cilit e lart\u00ebsoi n\u00eb piedestal, duke ia p\u00ebrmendur disa kthesa n\u00eb moment historike, gj\u00eb q\u00eb shikuar n\u00eb nj\u00eb format krahasues, p\u00ebr nisma dhe ide t\u00eb ve\u00e7anta, ne kemi k\u00ebtu n\u00eb mesin ton\u00eb nj\u00eb Mark Krasniqi t\u00eb vog\u00ebl, u shpreh me emocione ai, t\u00eb cilin duhet ndihmuar, p\u00ebrkrahur dhe mb\u00ebshtetur p\u00ebr t\u2019i realizuar disa nga projektet e tij t\u00eb ve\u00e7anta dhe specifike.<\/p>\n<p>Atmosfer\u00ebn kulturore e begatuan me recitime Albion Ibrahimi, nd\u00ebrsa motra e tij Albulena, lexoi nj\u00eb punim shkolle n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane t\u00eb cilin ia kishte kushtuar babait t\u00eb saj luft\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Koshare Ramadan Ibrahimi, (Dan Llapi).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Dr. Rexhep Rexhepaj, Maxhun Smajli dhe Gjergj Mu\u00e7aj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/rexhep_rexhepaj_maxhun_smajli_gjergj_mucaj_biblioteke.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><em>Dr. Rexhep Rexhepaj, Maxhun Smajli dhe Gjergj Mu\u00e7aj<\/em><\/p>\n<p>Manifestimin e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn edhe dr. Rexhep Rexhepaj, i cili e vler\u00ebsoi lart\u00eb angazhimin e Maxhun Smajlit n\u00eb shum\u00eb fusha kulturore e krijuese, nd\u00ebrsa diskutimi i deputetit z. Deli Balidemaj, ishte mjaft\u00eb emocional dhe pas vler\u00ebsimit q\u00eb i b\u00ebri bibliotek\u00ebs, ai shtoi: \u201cS\u00eb pari duhet t\u00eb kesh nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb origjinale dhe bujare e pastaj edhe vullnetin e \u00e7elikt\u00eb t&#8217;i realizosh ato\u201d, me k\u00ebt\u00eb rast ai i fal\u00ebnderoi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkrahjen q\u00eb ia kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb 14 tetor 2018, p\u00ebr t\u2019i fituar zgjedhjet, nd\u00ebrsa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emocionuese shtoi: \u201cPara nj\u00ebzet vitesh kur vendosa t\u00eb largohem nga atdheu, p\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgim, prind\u00ebrit e mi duke u ndjer\u00eb shum\u00eb keq, m\u00eb than\u00eb: \u201dNa fal o, bir, se nuk paskemi arritur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ishte dashur dhe si ishte dashur, edhe pse nuk kursyem asgj\u00eb p\u00ebr t&#8217;ju edukuar e shkolluar\u201d, ata mendonin p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb i mungonte popullit shqiptar\u00eb dhe atdheut tha ai.<\/p>\n<p>\u201cTh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, at\u00eb koh\u00eb nuk i kuptova prind\u00ebrit e mi dhe mesazhet e tyre. Tani, kam frik\u00eb, se un\u00eb nuk do t\u00eb arrij t&#8217;iu ofroj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, at\u00eb q\u00eb m\u00eb ofruan prind\u00ebrit e mi\u201d?! Ai i fal\u00ebnderoi t\u00eb pranishmit edhe nj\u00eb her\u00eb, gj\u00eb q\u00eb modestin\u00eb e tij e p\u00eblqyen t\u00eb pranishmit. Ishte emocionuese edhe prezenca e veprimtarit Hysen Bici, i cili lexoi nj\u00eb poezi kushtuar themeluesit t\u00eb bibliotek\u00ebs Maxhun Smajli. Me fjal\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebs u prezantuan edhe disa veprimtar t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Maxhun Smajli me pjes\u00ebmarr\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/maxhun_smajli_me_pjesemarres1.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb u b\u00eb promovimi i dy librave: Libri \u201eDHEMBJE DHE KRENARI\u201c me autor Bahri Shyti, p\u00ebr t\u00eb cilin nj\u00eb fjal\u00eb rasti mbajti vet Maxhun Smajli, q\u00eb e vler\u00ebsoi me nota pozitive duke i uruar suksese t\u00eb tjera autorit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr librin \u201cG\u00cbZUAR\u201d, me autor Gjergj Mu\u00e7aj, nj\u00eb fjal\u00eb rasti e mbajti Lena Mu\u00e7aj, m\u00ebsuese veterane n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila p\u00ebr shum\u00eb vite ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb Gjermani. Vlen t\u00eb theksohet se \u00e7ifti Mu\u00e7aj, krijuan nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb mir\u00eb, padyshim duke ia shtuar vlerat artistike e intelektuale k\u00ebtij manifestimi.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr tu theksuar p\u00ebrkushtimi i tyre atdhetar vlen t\u00eb thuhet se zonja Lena Mu\u00e7aj, veterane e arsimit, edhe pse n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj Gjergjin, gjeneral major i armat\u00ebs shqiptare dhe oficer rezerv\u00eb n\u00eb trupat e NATO-s, kishin b\u00ebr\u00eb udh\u00eb nga Frankfurti, plot 800 km. ardhje-shkuarje, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij manifestimi, prandaj veprimi i tyre ia shtonte vler\u00ebn k\u00ebtij tubimi, bibliotek\u00ebs dhe librit, p\u00ebr \u00e7ka disa her\u00eb fjalimet e tyre jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nga duartrokitjet e t\u00eb pranishm\u00ebve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Takim n\u00eb bibliotek\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/takim_ne_biblioteke.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori organizatori i manifestimit i ndau edhe disa mir\u00ebnjohje: Lena Mu\u00e7aj, u nderua me titullin \u201cAn\u00ebtare Nderi\u201d i k\u00ebsaj biblioteke, pastaj me mir\u00ebnjohje u nderuar Hysen Bici \u2013 veprimtar dhe nj\u00eb fal\u00ebnderim shkoi p\u00ebr afaristin Sadik Berisha. Ky manifestim u madh\u00ebshtua me pjes\u00ebmarrjen e Grupit Artistik \u201cDrenica\u201d, t\u00eb cil\u00ebt para t\u00eb pranishm\u00ebve dhan\u00eb nj\u00eb program t\u00eb pasur me k\u00ebng\u00eb e valle, kurse krejt n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij manifestimi, z. Maxhun Smajli bashk\u00eb me familjen e tij, t\u00eb ndihmuar edhe nga disa bashkatdhetar, shtruan nj\u00eb drek\u00eb solemne, me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrmbyll Edicioni i Tret\u00eb Tradicional i k\u00ebtyre takimeve, i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Diaspor\u00ebn Shqiptare n\u00eb Gjermani dhe kudo n\u00eb Evrop\u00eb!<\/p>\n<p>Fotograf: <strong>Arif ARIFAJ<\/strong><br \/>\nTekstin: <strong>Shefqet DIBRANI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pilsting\/Gjermani, 20 tetor 2018. Dita e Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d, u mbajt n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb T\u00eb ftuar nga themeluesi dhe drejtuesi i Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, intelektual\u00eb, personalitete publike e kulturore, si dhe deputet\u00eb n\u00eb rrethin e Oberbayern-it, kishin m\u00ebsyr\u00eb qytez\u00ebn Pilsting, ku jeton dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34078,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-34077","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-lajme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pilsting\/Gjermani, 20 tetor 2018. Dita e Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d, u mbajt n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb T\u00eb ftuar nga themeluesi dhe drejtuesi i Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, intelektual\u00eb, personalitete publike e kulturore, si dhe deputet\u00eb n\u00eb rrethin e Oberbayern-it, kishin m\u00ebsyr\u00eb qytez\u00ebn Pilsting, ku jeton dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-27T09:02:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"579\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d\",\"datePublished\":\"2018-10-27T09:02:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/\"},\"wordCount\":2925,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/\",\"name\":\"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-27T09:02:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg\",\"width\":660,\"height\":579},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Pilsting\/Gjermani, 20 tetor 2018. Dita e Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d, u mbajt n\u00eb Pilsting t\u00eb Niederbayernit t\u00eb Gjermanis\u00eb T\u00eb ftuar nga themeluesi dhe drejtuesi i Bibliotek\u00ebs Popullore Shqiptare \u201cAkademik Mark Krasniqi\u201d, bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, intelektual\u00eb, personalitete publike e kulturore, si dhe deputet\u00eb n\u00eb rrethin e Oberbayern-it, kishin m\u00ebsyr\u00eb qytez\u00ebn Pilsting, ku jeton dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-10-27T09:02:53+00:00","og_image":[{"width":660,"height":579,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d","datePublished":"2018-10-27T09:02:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/"},"wordCount":2925,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg","articleSection":["Artikuj","Lajme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/","name":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg","datePublished":"2018-10-27T09:02:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/biblioteka_popullore_shqiptare_mark_krasniqi.jpg","width":660,"height":579},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/diaspora-shenoi-diten-e-bibliotekes-akademik-mark-krasniqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DIASPORA SH\u00cbNOI DIT\u00cbN E BIBLIOTEK\u00cbS \u201cAKADEMIK MARK KRASNIQI\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34077\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34078"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}