{"id":34104,"date":"2018-10-28T16:11:50","date_gmt":"2018-10-28T14:11:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=34104"},"modified":"2018-10-28T18:58:52","modified_gmt":"2018-10-28T16:58:52","slug":"kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/","title":{"rendered":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebrkushtimi shpirtnor i nj\u00eb artisti<\/em>.<\/p>\n<p>Nga <strong>Pjet\u00ebr Logoreci<\/strong><\/p>\n<p>Si e gjith\u00eb Shqipnia edhe Shkodra ka shum\u00eb vende q\u00eb mahnisin nga bukuria \u00e7do kalimtar, vizitor apo turist t\u00eb huej q\u00eb (jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb). Nj\u00eb qytet unik, ku n\u00eb pak kilometra katror\u00eb gjinden: liqeni, tre lumej e deti ku derdhen ujnat e tyne, si dhe parajsa e bjeshk\u00ebs t\u00eb virgj\u00ebr. E nd\u00ebr k\u00ebto mrekulli, nj\u00eb nga objektet ma t\u00eb vizituem e ma pikant\u00eb t\u00eb Shkodres \u00ebsht\u00eb <em>Katedralja e Sh\u2019Shtjefnit<\/em>, e cila t\u00eb emocionon me bukurin\u00eb e madh\u00ebshtin\u00eb e saj. E \u00e7lirueme nga kangjellat rrethues shekullor\u00eb, sheshi dhe krejt hapsinat p\u00ebr rreth Kish\u00ebs s\u00eb Madhe (k\u00ebshtu e th\u00ebrrasin shkodran\u00ebt), t\u00eb shtrueme me gur\u00eb t\u00eb latuem e pllaka cil\u00ebsore, t\u00eb hijeshueme me bim\u00ebsi e gjelbrim, t\u00eb duken si gjerdan argj\u00ebndi.<\/p>\n<p>Ambientet, muzeu, sallat, fushat sportive, krijojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ngroht\u00ebsi e p\u00ebrkujdesje sociale si dhe mjedis modern e \u00e7lodh\u00ebs. N\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, por sidomos n\u00eb buz\u00ebmbramje, burra, gra e f\u00ebmij, ulen nd\u00ebr stolat e lulishtes, p\u00ebr t\u00eb ndrrue biseda apo meditue n\u00eb heshtje, n\u00ebn hirin e madh\u00ebshtin\u00eb e Katedrales. F\u00ebmij\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb aktivizuem nd\u00ebr projekte e lojna t\u00eb ndryshme, i japin gjallni e sharm atmosfer\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija me Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_pjeter_logoreci.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i ndalun po shijojshe pamjen para mejet, i t\u00ebrhequn nga v\u00ebshtrimet kurioze t\u00eb disa njerzve t\u00eb mbledhun te dera e auditorit Mikel Koliqi, vendosa t\u00eb afrohem aty e t\u00eb \u201chjedh nj\u00eb sy\u201d. Pamja q\u00eb m\u2019u shfaq ishte befasuese.<\/p>\n<p>Mbi nj\u00eb skel\u00eb rreth nj\u00eb met\u00ebr nalt\u00ebsi, n\u00eb veshje t\u00eb thjesht\u00eb pune, n\u00eb mes ngjyrash e penelash, piktori shkodran Pjerin Sheldija po pikturonte mbi nji telajo st\u00ebrmadhe (7.5 x 3m) nj\u00eb tablo masive, me shum\u00eb personazhe e figura impresionuese, q\u00eb t\u00eb eg\u00ebrsuem, po hidhnin gur\u00eb mbi nj\u00eb viktim\u00eb i cili qindronte, i pambrojtun n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs. Hyra n\u00eb sall\u00eb, e pa b\u00ebza u vodha n\u00eb cepin tjet\u00ebr tuj kundrue e tuj fotografue piktorin gjat\u00eb pun\u00ebs. Nga l\u00ebvizjet e trupit e nga shprehjet e ftyr\u00ebs, m\u00eb dukej sikur mjeshtri po bisedonte me figurat, sikur donte t\u2019i mbushte mendjen q\u00eb mos ta vrisnin viktimen.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - At Gjergj Fishta\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_at_gjergj_fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb kompozim i piktorit, vrasja me gur\u00eb e Sh\u00ebn Shtjefnit, martirit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Krisht\u00ebnimit. Mbi 30 figura t\u00eb vizatueme mbi cop\u00eb, ku n\u00ebp\u00ebrmjet dinamik\u00ebs e shprehjes s\u00eb ftyrave t\u00eb tyne, mjeshtri kishte arrijt\u00eb t\u00eb nxirrte n\u00eb pah karakterin personazheve e t\u00eb zb\u00ebrthente iden\u00eb e tablos\u00eb. Piktorin Pjerin Sheldija e njihja n\u00ebpermjet pikturave t\u00eb tij, nga nj\u00eb vizit\u00eb qi pata ba ma par\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb n\u00eb La\u00e7 Vau t\u00eb Dej\u00ebs, e cila ishte e zbukurueme me piktura murale kishtare t\u00eb mjeshtrit Sheldija. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast pushimit, gjeta rastin t\u00eb bisedoja me piktorin, i cili m\u00eb impresionoi me mendimin dhe interpretimet e tabllove t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilat e pyeta.<\/p>\n<p><strong>Pak fjal\u00eb mbi jeten dhe vepren e piktorit Pjerin Sheldija<\/strong>.<\/p>\n<p>Mjeshtri i piktur\u00ebs Pjerin Sheldija lindi n\u00eb lagjen Arra e Madhe t\u00eb Shkodres (af\u00ebr shpis\u00eb s\u00eb Pashko Vas\u00ebs) me 9 korrik 1937, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohun katolike e qytetare shkodrane. Filloren e nisi n\u00eb shkoll\u00ebn e Jezuit\u00ebve, ma von\u00eb 11 Janari, e mandej n\u00eb at\u00eb Ndoc Mazi. Qysh i vog\u00ebl ai dha shejat e para t\u00eb talentit p\u00ebr piktur\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ia kultivoj mandej m\u00ebsuesi i tij i vizatimit Luigj Sheldija (jo i fisit t\u00eb tij), e ma von\u00eb piktorja Nelda Gera, q\u00eb e pat drejtuese t\u00eb rrethit t\u00eb vizatimit n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Pionierit n\u00eb Shkoder, e cila e k\u00ebshilloi, q\u00eb t\u00eb ndiqte studimet p\u00ebr piktur\u00eb n\u00eb Liceun Artistik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - autoportret\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_autoportret.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Mbasi mbaron shkoll\u00ebn fillore, p\u00ebr nevoja ekonomike familjare, Pjerini, punoj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb si mekanik pran\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb \u00c7imentos n\u00eb Shkoder. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe hyni n\u00eb kursin e piktur\u00ebs n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs n\u00eb Shkoder, t\u00eb cilin e drejtonte piktori i njohun Vladimir Jani (i cili kishte studjue n\u00eb Firence me m\u00ebsuesin e famsh\u00ebm Feli\u00e7e Karena), q\u00eb ka pas\u00eb ndikim t\u00eb madh mbi piktor\u00ebt shkodran\u00eb, si njeri dhe artist. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kurs pat shum\u00eb element\u00eb t\u00eb talentuem si Selim Bilali, Ferdinand Paci, Tef\u00eb Palushi, Rudolf Daka, Gjovalin Sara\u00e7i etj., disa prej t\u00eb cil\u00ebve u ban\u00eb ma von\u00eb p\u00ebrsonalitete t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare. Nga Vladimir Jani, kursant\u00ebt e piktur\u00ebs m\u00ebsuen, p\u00ebrve\u00e7 vizatimit, tekniken e aquarelit dhe t\u00eb bojnave t\u00eb vojit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se me fillue m\u00ebsimet n\u00eb Liceun Artistik, Pjerini s\u00eb bashku me Bahri Jubanin krijojn\u00eb Repartin e Piktur\u00ebs n\u00eb Kooperativen e Fotografis\u00eb n\u00eb Shkoder, q\u00eb ishte i pari laborator shtetnor i k\u00ebtij llojit, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsue nevojat e agjitacionit figurativ t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vjetin 1956, ai filloj m\u00ebsimet n\u00eb Liceun Artistik t\u00eb Tiran\u00ebs, ku pat m\u00ebsues Abdullah Eminin (Cangonji), Abdurrahim Buz\u00ebn (drejtori i Liceut) n\u00eb Piktur\u00eb e Skenografi, Kel Kodhelin n\u00eb P\u00ebrspektiv\u00eb, Janaq Pa\u00e7on e Kristina Hoshin n\u00eb Anatonmi, Andrena Menon n\u00eb Histori Artit, Sadik Kacelin n\u00eb Pllakat\u00eb. Nexhmedin Zajmi, Shaban Had\u00ebrin e Guri Madhin n\u00eb vizatim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - darka e fundit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_darka_e_fundit.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Me kryerjen e Liceut n\u00eb vitin 1961 (me nj\u00eb nderprerje p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin ushtarak), u emnue m\u00ebsues n\u00eb Shkollen Pedagogjike t\u00eb Shkoders. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdhanies, ai punoi n\u00eb disa shkolla t\u00eb Shkodres si m\u00ebsues vizatimi: n\u00eb Shkoll\u00ebn Ndoc Mazi, Shkoll\u00ebn 10 Korriku, n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik (p\u00ebr ciklin e ul\u00ebt). Kudo q\u00eb punoi, krahas m\u00ebsimdhanies s\u00eb vizatimit krijoi dhe drejtoi rrethet e piktur\u00ebs me nxan\u00ebsit ma t\u00eb p\u00ebrzgjedhur t\u00eb shkollave, deri n\u00eb vitin 1992 kur doli n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Krahas pun\u00ebs si m\u00ebsues ai punonte pa nd\u00ebrprerje edhe vizatime, piktura e karikatura, merrte pjes\u00eb n\u00eb ekspozita t\u00eb ndryshme lokale e komb\u00ebtare si dhe t\u00eb botonte punimet e tija (vizatime e karikatura) n\u00eb organet e shtypit t\u00eb koh\u00ebs si: gazeten Jeta e re (gazet\u00eb e Shkodres), M\u00ebsuesi, Puna, Bashkimi, Revisten Shqiptarja e re, Revisten Ylli, Hosteni, ku ka marr\u00eb edhe \u00e7mime komb\u00ebtare. N\u00eb Konkursin Komb\u00ebtar t\u00eb organizuar n\u00eb 20 vjetorin e revist\u00ebs Hosteni, ai meritoi \u00e7mimin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Si t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt, krijimtaria e Sheldis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn komuniste i asht p\u00ebrmbajt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme metod\u00ebs s\u00eb realizmit socialist, temave t\u00eb koh\u00ebs. Ai ka provue t\u00eb lavroj\u00eb t\u00eb gjitha llojet e gjinive, tue provue \u00e7do teknik\u00eb, por kompozimi e terhiqte ma tep\u00ebr, pa lan\u00eb mbrapa portretin, pejsazhin e natyren e qet\u00eb (influenc\u00eb e m\u00ebsimeve t\u00eb Vladimir Janit).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - lutja e mbramjes\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_lutja_e_mbramjes.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Gjat\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij, Pjerin Sheldija, p\u00ebrve\u00e7 se piktor ishte aktiv edhe si aktor dhe skenograf me teatrot amatore n\u00eb Shkoder, shfaqje q\u00eb viheshin n\u00eb sken\u00eb nga shoqnit\u00eb e ndryshme kulturore si dhe Sht\u00ebpia e Kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet me p\u00ebrmend\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb e vitit 1982, ku mjeshtri Sheldija merr pjes\u00eb me nj\u00eb punim me tem\u00eb \u201c<em>Ngritja e flamurit me 1914 n\u00eb K\u00ebshtjellen Rozafat<\/em>\u201d, ku nd\u00ebr atdhetar\u00ebt q\u00eb mbajten fjal\u00ebn p\u00ebr flamurin, ishte dhe At Vin\u00e7enc Prendushi, t\u00eb cilin autori e realizoj si figur\u00eb civile, mbasi ju ndalue me e vendos\u00eb n\u00eb tabllo si frat fran\u00e7eskan. Me ardhjen e demokracis\u00eb kjo piktur\u00eb u ripunue dhe At Prendushi shihet aty, si klerik, me petkun e fratit. Sot kjo vep\u00ebr ndodhet n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>Dalja e tij n\u00eb pension q\u00eblloi n\u00eb dit\u00ebt e rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit n\u00eb Shqipni. Tashti Pjerini pat ma shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u2019ju kushtue plot\u00ebsisht piktur\u00ebs, por k\u00ebsaj her\u00eb piktur\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nga ndikimet partiake t\u00eb realizmit socialist. Ai filloi t\u00eb punoj\u00eb pa nderprerje n\u00eb zbukurimin e objekteve t\u00eb kultit t\u00eb sapo hapuna rishtas. Q\u00eb nga viti 1992, mjeshtri Pjerin Sheldija ishte i pari piktor n\u00eb republik\u00eb, q\u00eb filloi t\u00eb pasqyroj\u00eb n\u00eb veprat e tij p\u00ebrsekutimin e klerit katolik, me t\u00eb par\u00ebn tabllo <em>KRYQ\u00cbZIMI I SHEKULLIT XX<\/em>, t\u00eb cil\u00ebn ia dhuroj Kuvendit Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebr afro 25 vjet, me q\u00ebllim ringritjen e Kishave dhe dekorimin e tyne, mjeshtri shtegtoj n\u00eb shum\u00eb krahina t\u00eb Shqipnis\u00eb, t\u00eb Kosov\u00ebs e Malit t\u00eb Zi, ku gjeti mir\u00ebnjohjen e respektin e popullsis\u00eb, kudo ku shkoj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - momente pune n\u00eb sall\u00ebn Mikel Koliqi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_momente_pune_ne_sallen_mikel_koliqi.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ai nuk k\u00ebrkoi p\u00ebr pun\u00ebn e kryer asnj\u00eb her\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha shp\u00ebrblimi edhe pse ishte pun\u00eb voluminoze. N\u00eb fillim, n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike, ai pranoj \u00e7ka famullia kishte mund\u00ebsi me pague, por 20 vitet e fundit, pun\u00ebn, koh\u00ebn e mundin e tij ia ka kushtue Zotit tuj punue falas. Si shp\u00ebrblim, me rastin e 70 vjetorit t\u00eb piktorit, Provinca Fran\u00e7eskane n\u00eb Shkoder, botoi nj\u00eb album, ku p\u00ebrmblidhen t\u00eb gjitha pikturat e tija me tem\u00eb fetare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb pamas\u00eb e t\u00eb lodh\u00ebshme artistike, mjeshtri Pjerin Sheldija u dekorue nga Papa Benedikti i XVI me medaljen e art\u00eb \u201c<em>P\u00ebr Kish\u00ebn e p\u00ebr Papen<\/em>\u201d. Gjithashtu Sheldija ka marr\u00eb si mir\u00ebnjohje nga shteti shqiptar <em>Urdh\u00ebrin Naim Frash\u00ebri t\u00eb Kl. t\u00eb par\u00eb<\/em>, <em>t\u00eb Kl. dyt\u00eb e t\u00eb tret\u00eb<\/em> me motivacionin: p\u00ebr merita n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, zbulimin dhe edukimin estetik t\u00eb nx\u00ebnesve t\u00eb talentuem&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - burgosja e besimit\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_burgosja_e_besimit.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Mjeshtri Pjerin Sheldija punoi n\u00eb zbukurimin e pothuajse t\u00eb gjitha kishave t\u00eb Shkodres dhe t\u00eb fshatrave p\u00ebr rreth, si n\u00eb vepra murale (kupolat, kollonat, tavanet), por edhe n\u00eb piktur\u00ebn n\u00eb telajo. Gjurm\u00ebt e tija i gjejm\u00eb n\u00eb 36 Kisha e kuvende, mbrenda e jasht\u00eb vendit, tuj fillue me Katedralen e Shkodres, Kishen e Sh\u2019Fran\u00e7eskut (n\u00eb Gjuhadol), Kish\u00eb e Zoj\u00ebs Rruzare (te Arra e Madhe), Kishen e Torovic\u00ebs, Kishen e fshatit Malocaj, t\u00eb Balldrenit, t\u00eb Blinishtit, Kishen e Gjadrit, Kishen n\u00eb Ba\u00e7el, n\u00eb Peraj, Nenshat, Vau Dej\u00ebs, Sh\u00ebn Gjergj, Shtoj, Bratic\u00eb (n\u00eb Mal t\u00eb Zi), Dinosh\u00eb, Razm\u00eb, Kishen n\u00eb Bushat e Stajk\u00eb. Jan\u00eb gjith\u00ebsejt 203 punime e nd\u00ebr to 1375 persona, pa llogarit\u00eb k\u00ebtu figurat e engj\u00ebjve pa trup&#8230; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muem, Bashkia e Shkoders e ka nderue me titullin \u201c<em>Mir\u00ebnjohja e Qytetit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Asht dora e Zotit, m\u00eb tregon mjeshtri, nuk ka si me ken\u00eb ndryshe. Un\u00eb jam vet\u00ebm peneli n\u00eb doren e t\u00eb Lumit. Vet\u00ebm t\u00eb mendosh q\u00eb punimi m\u00eb i madh m\u00eb ka marr\u00eb jo ma tep\u00ebr se nj\u00eb muej&#8230; p.sh. \u201cDarka e mbram\u00eb\u201d e Kish\u00ebs s\u00eb Barbullushit 5m x 3m asht ba p\u00ebr 10 dit\u00eb&#8230; Un\u00eb jam i privilegjuem q\u00eb i Lumi m\u00eb ka zgjedh\u00eb p\u00ebr t&#8217;i sherbye Atij<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - martirizimi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_martirizimi.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Asht karakteristik\u00eb e piktorit, p\u00ebrdorimi i motiveve komb\u00ebtare si n\u00eb tematikat q\u00eb zgjedh ashtu edhe n\u00eb detajet, veshtjet, tiparet shqiptare e popullore t\u00eb personazheve q\u00eb vizaton. Mbi \u00e7do tabllo piktori p\u00ebrjet\u00ebson fytyrat e shum\u00eb figurave t\u00eb njohuna t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, t\u00eb njohurve e miqve apo familjar\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm p\u00ebrsonat af\u00ebr tij dijn\u00eb t&#8217;i tregojn\u00eb. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite pune t\u00eb mundishme e n\u00eb levizje t\u00eb panderpreme, ai ka pasun p\u00ebrkujdesjen dhe inkurajimin e grues s\u00eb tij Marijes, q\u00eb ka ken\u00eb edhe \u201ckritikja\u201d e par\u00eb artistike e veprave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mjeshtri i piktur\u00ebs Pjerin Sheldija edhe pse vitet kalonj\u00eb, asht shum\u00eb aktiv, si n\u00eb jeten familjare, ashtu dhe p\u00ebr t\u00eb kryer \u201cdetyrimin shpirtnor\u201d, (si\u00e7 e quen ai), realizimin n\u00eb piktur\u00eb t\u00eb figurave t\u00eb kultit apo t\u00eb ngjarjeve kryesore t\u00eb bibles. I nxitun nga besimi dhe dashtunia p\u00ebr pajtoren e qytetit t\u00eb Shkodres \u201c<em>Zojen e K\u00ebshillit t\u00eb mir\u00eb<\/em>\u201d q\u00eb p\u00ebr shkodran\u00ebt asht <strong>ZOJA E SHKODRES<\/strong>, mjeshtri ka realizue n\u00eb piktur\u00eb figuren klasike t\u00eb Zoj\u00ebs, q\u00eb mban n\u00eb krah f\u00ebmij\u00ebn e saj, Jezusin, por me veshje komb\u00ebtare t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Shkodres, di\u00e7ka krejt e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fondin e piktur\u00ebs tradicionale shqiptare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Pjerin Sheldija - Zoja e Shkodres me veshje komb\u00ebtare\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/pjerin_sheldija_zoja_e_shkodres_me_veshje_kombetare.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>S\u00eb fundi, punimi i tabllos\u00eb gjigande me p\u00ebrmasat 7.5m x 3m, q\u00eb i mori shum\u00eb koh\u00eb dhe energji asht drejt p\u00ebrfundimit, e mjeshtri Sheldija asht krenar q\u00eb ajo do t\u00eb vendoset n\u00eb krahun e majt\u00eb t\u00eb altarit kryesor t\u00eb Katedrales, p\u00ebrball\u00eb piktur\u00ebs \u201c<em>Bekimi i Gurit Themelit<\/em>\u201d t\u00eb Katedrales (7 prill 1858), t\u00eb piktorit akademik Simon Rrota, q\u00eb ai e respektonte shum\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderim e Respekt Mjesht\u00ebr, p\u00ebr pun\u00ebt me vler\u00eb q\u00eb po i len artit, brezave t\u00eb tjer\u00eb, Shkodres dhe gjith\u00eb Shqipnis\u00eb.<\/p>\n<p><em>Vjen\u00eb, me 23 tetor 2018<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkushtimi shpirtnor i nj\u00eb artisti. Nga Pjet\u00ebr Logoreci Si e gjith\u00eb Shqipnia edhe Shkodra ka shum\u00eb vende q\u00eb mahnisin nga bukuria \u00e7do kalimtar, vizitor apo turist t\u00eb huej q\u00eb (jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb). Nj\u00eb qytet unik, ku n\u00eb pak kilometra katror\u00eb gjinden: liqeni, tre lumej e deti ku derdhen ujnat e tyne, si dhe parajsa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34105,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-34104","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrkushtimi shpirtnor i nj\u00eb artisti. Nga Pjet\u00ebr Logoreci Si e gjith\u00eb Shqipnia edhe Shkodra ka shum\u00eb vende q\u00eb mahnisin nga bukuria \u00e7do kalimtar, vizitor apo turist t\u00eb huej q\u00eb (jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb). Nj\u00eb qytet unik, ku n\u00eb pak kilometra katror\u00eb gjinden: liqeni, tre lumej e deti ku derdhen ujnat e tyne, si dhe parajsa e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-10-28T14:11:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-10-28T16:58:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija\",\"datePublished\":\"2018-10-28T14:11:50+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-28T16:58:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/\"},\"wordCount\":2114,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/\",\"name\":\"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\",\"datePublished\":\"2018-10-28T14:11:50+00:00\",\"dateModified\":\"2018-10-28T16:58:52+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/10\\\/piktori_pjerin_sheldija.jpg\",\"width\":600,\"height\":450},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebrkushtimi shpirtnor i nj\u00eb artisti. Nga Pjet\u00ebr Logoreci Si e gjith\u00eb Shqipnia edhe Shkodra ka shum\u00eb vende q\u00eb mahnisin nga bukuria \u00e7do kalimtar, vizitor apo turist t\u00eb huej q\u00eb (jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb). Nj\u00eb qytet unik, ku n\u00eb pak kilometra katror\u00eb gjinden: liqeni, tre lumej e deti ku derdhen ujnat e tyne, si dhe parajsa e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-10-28T14:11:50+00:00","article_modified_time":"2018-10-28T16:58:52+00:00","og_image":[{"width":600,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija","datePublished":"2018-10-28T14:11:50+00:00","dateModified":"2018-10-28T16:58:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/"},"wordCount":2114,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/","name":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg","datePublished":"2018-10-28T14:11:50+00:00","dateModified":"2018-10-28T16:58:52+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/piktori_pjerin_sheldija.jpg","width":600,"height":450},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kushtue-mjeshtrit-te-piktures-pjerin-sheldija\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kushtue mjeshtrit t\u00eb piktur\u00ebs Pjerin Sheldija"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34104","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34104"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34104\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34104"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34104"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34104"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}