{"id":34609,"date":"2018-11-06T16:15:38","date_gmt":"2018-11-06T15:15:38","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=34609"},"modified":"2018-11-06T19:00:39","modified_gmt":"2018-11-06T18:00:39","slug":"q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/","title":{"rendered":"Q  E  N  I &#8211; tregim nga FASLLI HALITI"},"content":{"rendered":"<p><em>VIZ. SK\u00cbNDER KAMBERI<\/em><\/p>\n<p><strong>FASLLI HALITI<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. <em>TREGIM<\/em> .<\/p>\n<p>\u00c7do mbr\u00ebmje dhe \u00e7do m\u00ebngjes her\u00ebt, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb si gjiraf\u00eb sh\u00ebtit qenin e tij n\u00eb trotuarin para Bashkis\u00eb ose para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Sapo e shohin qytetar\u00ebt i thon\u00eb njeri- tjetrit, shikojeni, shikojeni hellin, stek\u00ebn e bilardos, qaf\u00ebgjatin, v\u00ebzhdajk\u00ebn, shkopin e arixheshk\u00ebs si sh\u00ebtit vet\u00ebm me qenin e tij. \u00cbsht\u00eb Niko Dredha, ish sekretari ideologjik i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb aq i gjat\u00eb sa rivalizon edhe me qiparisin q\u00eb ndodhet bri Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit. Ngaq\u00eb ai \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i gjat\u00eb, qeni q\u00eb e ndjek pas duket sa nj\u00eb \u00e7imk\u00eb. Ritualin e sh\u00ebtitjes s\u00eb qenit para bashkis\u00eb ai e b\u00ebn \u00e7do m\u00ebngjes me t\u00eb zbardhur drita dhe \u00e7do mbr\u00ebmje gjer n\u00eb muzg. Disa e quajn\u00eb qaf\u00ebpatoku, aq t\u00eb gjat\u00eb e ka qaf\u00ebn dhe aq t\u00eb kuq e ka zverkun. I gjith\u00eb qyteti ka alergji prej tij\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Niko Dredha \u00ebsht\u00eb ai atje q\u00eb sh\u00ebtit me qenin p\u00ebr dore?, &#8211; pyeti shokun q\u00eb kishte p\u00ebrbri Nezir Shkrepa i cili nuk shihte dhe aq mir\u00eb nga larg.<br \/>\n-Si ai m\u00eb duket!, &#8211; itha shoku p\u00ebrbri.<br \/>\n-T\u00eb duket, apo ai \u00ebsht\u00eb?, &#8211; pyeti p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt Zir Shkrepa.<br \/>\n-Po, po, Niko Dredha, qenka, &#8211; e siguroi shoku Ziri, po, po, ai qenka, ish sekretari i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb qytetit ton\u00eb!<br \/>\n-Pa shikoje mir\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb se mos t\u00eb b\u00ebjn\u00eb syt\u00eb!,- i tha Zir Shkrepa shokut q\u00eb kishte p\u00ebrkrah.<br \/>\n-Po, po, ai \u00ac\u00ebsht\u00eb. E kam par\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb me qenin e tij kuqalash n\u00ebp\u00ebr trotuare. Di\u00e7ka e zakonshme sot kjo o Nezir.<br \/>\n&#8211; Posi k\u00ebshtu, para Bashkis\u00eb, para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb e sh\u00ebtit qenin Niko Dredha \u00e7do mbr\u00ebmje, \u00e7do m\u00ebngjes..U m\u00ebsua t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si qen dje dhe, ja sot i sh\u00ebrben qenit,\u2026por zinxhirin s`e heq nga dora. Vdes p\u00ebr zinxhir ish sekretari i komitetit t\u00eb partis\u00eb. Qejfi i tij kur i v\u00eb zinxhirin qenit n\u00eb qaf\u00eb\u2026I b\u00ebhet sikur po i v\u00eb zinxhirin nj\u00eb kulaku, nj\u00eb armiku t\u00eb klas\u00ebs\u2026Sa kulak\u00ebve u ka v\u00ebn\u00eb zinxhirin n\u00eb qaf\u00eb ky Niko Dredha gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij\u2026, nuk i num\u00ebron dot\u2026 !<br \/>\n-Me gjith\u00eb mend e ke? Para ish Komitetit Partis\u00eb, para Bashkis\u00eb\u2026s\u00eb sotme e sh\u00ebtitka qenin ai?<br \/>\n-Pik\u00ebrisht atje\u2026!<br \/>\n-Do t`ia vras at\u00eb qen, atij \u2026qen e bir qeni\u2026, iu betua shokut Nezir Shkrepa.<br \/>\n-Thon\u00eb, o Nezir se Niko Dredha e mban at\u00eb qenin q\u00eb t\u00b4i i l\u00ebpij\u00eb pall\u00ebn, sepse nuk i ngrihet m\u00eb, nga q\u00eb e ka lodhur shum\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte sekretar komiteti\u2026<br \/>\n-Jo more!,- u habit Zir Shkrepa\u2026!<br \/>\n-Thon\u00eb se qeni, edhe zonj\u00ebs s\u00eb tij ia l\u00ebpin at\u00eb mikesh\u00ebn, bubushaqen, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb ta sjell\u00eb n\u00eb qejf\u2026, t\u00b4ia b\u00ebj\u00eb gati Niko Dredh\u00ebs\u2026, sepse edhe ajo e ka lodhur shum\u00eb ducin si grua sekretari dhe si shefe kuadri q\u00eb ishte. Nuk fuste ajo djal\u00eb n\u00eb pun\u00eb, pa e futur m\u00eb par\u00eb n\u00eb mes t\u00eb shal\u00ebve. Apo s\u00b4kishte ca shal\u00eb q\u00eb\u2026t\u00eb luante tepeleku i kok\u00ebs\u2026<br \/>\n-Ik or budalla! Turp\u2026p\u00ebr ideal\u2026, p\u00ebr nder, dometh\u00ebn\u00eb! Ka qen\u00eb edhe komunist e sekretar komiteti muti i mutit\u2026Me \u00e7\u00b4halera paskemi pas t\u00eb b\u00ebjm\u00eb o byrazer\u2026!<br \/>\n-Sekretar komiteti, po, ka qen\u00eb ai, por komunist kurr\u00ebn e kurr\u00ebs\u2026T\u00eb kujtohet si thoshin njer\u00ebzit p\u00ebr disa komunist\u00eb si puna e k\u00ebtij Niko Dredh\u00ebs?<br \/>\nMbase edhe s\u2019m\u00eb kujtohet, po, ma kujto pak po deshe.<br \/>\n-Aaaa, nuk \u00ebsht\u00eb komunist ai, or jo, por vet\u00ebm an\u00ebtar partie, an\u00ebtar leverdie, de,dometh\u00ebn\u00eb\u2026 Ja k\u00ebshtu thoshin. B\u00ebnin k\u00ebshtu dallimin midis komunist\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb pandersh\u00ebm\u2026 T\u00eb kujtohet tani?<br \/>\n&#8211; Po, po,si jo, m\u00b4u kujtua q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb,- pohoi Nezir Shkrepa me nj\u00eb far\u00eb nervozizmi dhe iu betua shokut t\u00eb tij q\u00eb kishte p\u00ebrkrah:<br \/>\n-Do t`ia vras p\u00ebr nder, do t`ia vras qenin atij\u2026qen bir qeni !<br \/>\n-E pse t`ia vras\u00ebsh\u2026 i p\u00eblqen t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb me qenin e tij\u2026, sh\u00ebtit\u2026 E \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka k\u00ebtu?<\/p>\n<p>-Si or, s`paska t\u00eb keqe\u2026 Ka dhe ka shum\u00eb madje\u2026A s`ish ai q\u00eb na \u00e7ante kok\u00ebn, q\u00eb lehte \u00e7do dit\u00eb kund\u00ebr ndikimeve e shfaqjeve t\u00eb huaja borgjezorevizioniste? T\u00eb kujtohet \u00e7`i b\u00ebri atij t\u00eb riut t\u00eb Uzin\u00ebs s\u00eb Plastmasit, q\u00eb e quajti qaf\u00eblesh \u00e7unin e shkret\u00eb para gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb uzin\u00ebs dhe ia shkuli flok\u00ebt me gjith\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e kok\u00ebs?. I ziu djal\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t`u qethur dhe mbase nuk ishte qethur ngaq\u00eb punonte me tre turne, a mbase s`kishte pasur lek\u00eb ato dit\u00eb, kurse ky e demaskoi, e b\u00ebri leck\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve si t\u00eb riun tipik q\u00eb ndiqte mod\u00ebn borgjezo &#8211; revizioniste. Po kjo sh\u00ebtitja me qen q\u00eb b\u00ebn sot, ky ish palosekretar, ky ish pseudokomunist, \u00e7`\u00ebsht\u00eb? Kameleoni i mutit\u2026! Kushedi sa t\u00eb rinj e t\u00eb reja ka marr\u00eb m\u00eb qaf\u00eb at\u00ebher\u00eb duke i demaskuar me flet\u00ebrrufera si dhe duke i b\u00ebr\u00eb zhele para kolektivit t\u00eb uzin\u00ebs. T\u00eb kujtohet ajo vajza me sy t\u00eb blert\u00eb q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb e th\u00ebrrisnim sylendink\u00eb, e di pse e demaskoi ? Jo pse mbante minifunde apo flok\u00eb t\u00eb shkurtra, por pasi b\u00ebri \u00e7mos me lajka dhe k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr ta futur n\u00eb dor\u00eb dhe ngaq\u00eb nuk e futi dot n\u00eb dor\u00eb, e akuzoi p\u00ebr imorale, gjoja se ajo b\u00ebnte dashuri\u00e7ka me at\u00eb t\u00eb riun qaf\u00eblesh dhe me gjith\u00eb qaf\u00eblesh\u00ebt e gagarel\u00ebt e uzin\u00ebs\u2026 T\u00eb kujtohet si thoshin grat\u00eb me nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn, kur ndonj\u00ebra nga shoqet e tyre q\u00eb kishte ndonj\u00eb problem a hall dhe shkonte ta zgjidhte n\u00eb komitet t\u00eb partis\u00eb?<\/p>\n<p>-Shko, shko, i thoshin shoqet, shko te shoku Niko se .. shoku Niko t`i zgjidh\u00eb bre(k)blemet me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit\u2026 apo nuk ka nj\u00eb laps ai q\u00eb \u2026si\u00e7, thon\u00eb ato q\u00eb shoku Niko Dredha ua ka zgjidhur bre(k)blemet. Asnj\u00eb nga sekretar\u00ebt e tjer\u00eb nuk e ka at\u00eb ka\u2026lem, q\u00eb ua zgjidh mrekullisht bre(k)blemet grave, sidomos nuseve t\u00eb reja, sidomos t\u00eb atyre m\u00eb t\u00eb bukurave\u2026<br \/>\nGrat\u00eb e shtremb\u00ebronin me q\u00ebllim fjal\u00ebn problemet, n\u00eb bre(k)blemet. Kishin krijuar k\u00ebshtu zhargonin e tyre ato, dogan\u00e7en e tyre.<br \/>\n-Po, po shkoni te shoku Niko se ua zgjidh t\u00ebk-f\u00ebk\u2026 ato t\u00eb shkreta bre(k)blemet\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dhe grat\u00eb shqyheshin s\u00eb qeshuri..<br \/>\nK\u00ebto ishin disa nga grat\u00eb q\u00eb Niko Dredha i kishte ngacmuar seksualisht n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs , mu n\u00eb zyr\u00ebn e tij&#8230;(n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb)<br \/>\n-Dhe na vinte pastaj n\u00eb uzin\u00eb e na mbante fjalime p\u00ebr moralin proletar dhe ja tani p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrpiqet t\u00eb na jap\u00eb leksione demokracie, si t\u00eb sh\u00ebtisim me qen trotuareve, si t\u00eb dukemi sa m\u00eb shum\u00eb evropian\u00eb, borgjez\u00eb, si t\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb ri kapitalist, t\u00eb cilin po ai dje, na e quante t\u00eb plakur, t\u00eb kalbur, t\u00eb vjetruar, kurse socializmin riosh, \u00e7unak q\u00eb e ve me shpatulla p\u00ebrtok\u00eb kapitalizmin i cili jepte shpirt dita &#8211; dit\u00ebs \u2026Prandaj s`e shoh dot me sy at\u00eb zagar q\u00eb me sh\u00ebtit trotuareve me qenin e tij kuqalash\u2026dhe ku sh\u00ebtit pa, para Bashkis\u00eb, para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. E b\u00ebn p\u00ebr sfid\u00eb. Po, pop\u2026p\u00ebr sfid\u00eb e b\u00ebn\u2026 Pandi Kristo nj\u00eb her\u00eb kaloi p\u00ebr nj\u00eb rast urgjent para Komitetit t\u00eb Partis\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb internimit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe ky ia mori p\u00ebr sfid\u00eb dhe e largoi q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen nga qyteti, e \u00e7oi n\u00eb fshatin m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb rrethit ton\u00eb, tutje thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb. Prandaj s`e shoh dot me sy kur ai sh\u00ebtit me qenin para Bashkis\u00eb si p\u00ebr sfid\u00eb. E di q\u00eb s`e gjen gj\u00eb, prandaj sfidon\u2026po, po e di\u2026<\/p>\n<p>Demokraci\u2026 P\u00ebrfiton\u2026 qeni\u2026 p\u00ebrfiton q\u00eb \u00e7ke me t\u00eb nga demokracia\u2026<br \/>\n&#8211; E po mir\u00eb\u2026 me shokun e vet sh\u00ebtit ai. S\u00b4ka shok tjet\u00ebr\u2026, s`ka shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u2026 S`e shoq\u00ebron askush, jo pse ka qen komunist, sekretar, porsepse ashtu \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb me njer\u00ebzit\u2026Edhe Qemal Murseli komunist, sekretar ishte, madje, sekretar i par\u00eb, por ishte njeri dhe njeriu e fshinte tek ai t\u00eb qenit komunist, prandaj njer\u00ebzit e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb dhe jo vet\u00ebm qyteti, por edhe fshatrat e rrethit q\u00eb nga vitet gjasht\u00ebdhjet\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb goj\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite. Njer\u00ebzit s\u2019e harrojn\u00eb njeriun\u2026<br \/>\n-Shih po s`ia vrava qenin atij qen bir qeni\u2026, &#8211; u betua p\u00ebrs\u00ebri Nezir Shkrepa. Ke p\u00ebr ta par\u00eb, po s`ia ndava qenin p\u00ebrgjysm\u00eb: kok\u00ebn k\u00ebtej e bishtin andej.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb dit\u00eb Zir Shkrepa ia vrau v\u00ebrtet qenin\u2026 ia ndau m\u00eb dysh\u2026 mu n\u00eb mes t\u00eb trotuarit, para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, para Bashkis\u00eb s\u00eb sotme\u2026 P\u00ebrgjaku bulevardin\u2026u lemeris\u00ebn njer\u00ebzit, u lebetit\u00ebn\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb qenit, Zir Shkrepa u habit, kur pa \u201cFordin\u201d,, t\u00eb ndalte te k\u00ebmb\u00ebt e tij\u2026dhe kur polic\u00ebt i vun\u00eb prangat pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje.<br \/>\n&#8211; Si k\u00ebshtu ?!\u2026 Ju po m\u00eb arrestoni. E pse? P\u00ebr \u00e7far\u00eb? P\u00ebr \u00e7\u00b4faj, p\u00ebr \u00e7\u00b4krim? Pse vrava nj\u00eb qen\u2026? Vet\u00ebm pse vrava qenin e atij bir qeni, &#8211; u tha i revoltuar dhe me nervoziz\u00ebm polic\u00ebve, Zir Shkrepa\u2026<br \/>\n&#8211; Ishte njeri dhe jo qen,- i than\u00eb polic\u00ebt Zir Shkrep\u00ebs. Ti vrave nj\u00eb njeri n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs dhe n\u00eb mes t\u00eb qytetit.<br \/>\n&#8211; Ishte qen,- nguli k\u00ebmb\u00eb i zem\u00ebruar Zir Shkrepa\u2026 Ishte qen dhe jo njeri si\u00e7 thoni ju\u2026 Ju po flisni p\u00ebr\u00e7art, m\u00eb duket. Ju doni t\u00eb m\u00eb b\u00ebni kriminel me zor apo si ? Po m\u00eb ngarkoni me nj\u00eb krim q\u00eb s`e` kam kryer dhe q\u00eb skam nd\u00ebrmend ta kryej kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; Por ja q\u00eb e kreve, vrave nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb po sh\u00ebtiste me qenin e tij t\u00eb\u00ac kuq, me qenin q\u00eb i shkonte pas me k\u00ebnaq\u00ebsi\u2026<br \/>\n-Si k\u00ebshtu\u2026! E pa mundur , e pamundur\u2026 Jam i sigurt q\u00eb kam vrar\u00eb vet\u00ebm qenin e tij\u2026, po, po, vet\u00ebm nj\u00eb qen vrava dhe e vrava p\u00ebr inat t\u00eb t\u00eb zotit\u2026 Jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb vrava vet\u00ebm qenin dhe jo t\u00eb zotin\u2026 Ju me siguri po m\u00eb ngat\u00ebrroni me ndonj\u00eb kriminel q\u00eb ka vrar\u00eb v\u00ebrtet njer\u00ebz dhe jo qen, si puna ime\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte ndodhur di\u00e7ka e \u00e7uditshme, madje m\u00eb tep\u00ebr se e \u00e7uditshme: tragjike.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Niko Dredha dhe qeni kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me njeri &#8211; tjetrin: q\u00eb qeni t\u00eb b\u00ebhej njeri, t\u00eb merrte pamjen e Niko Dredh\u00ebs, ish sekretarit t\u00eb partis\u00eb, dhe Niko Dredha t\u00eb merrte pamjen e qenit, meq\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tij kishte b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e qenit duke lehur kund\u00ebr kulak\u00ebve, klasave t\u00eb p\u00ebrmbysura, armiqve t\u00eb partis\u00eb, kund\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebs borgjeze, revizioniste\u2026<br \/>\nKjo metamorfoz\u00eb do ta mbronte at\u00eb mrekullisht nga akuzat, mllefet\u2026, nga hakmarrja e atyre q\u00eb ai iu kishte nxir\u00eb jet\u00ebn me t\u00eb lehurat dhe kafshimet e tij\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kur pa trupin e ish sekretarit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb ndar\u00eb m\u00eb dysh, n\u00eb fotografin\u00eb q\u00eb hetuesi i vuri p\u00ebrpara si d\u00ebshmi t\u00eb pamohueshme, Zir Shkrepa u zverdh i t\u00ebri dhe gati i ra t\u00eb fik\u00ebt\u2026Ish sekretari i vrar\u00eb kishte humbur pamjen e qenit dhe kishte marre p\u00ebrs\u00ebri pamjen e njeriut, pasi me vrasjen kish marr\u00eb fund kontrata e tyre. Kjo e tronditi tmerr\u00ebsisht Zir Shkrep\u00ebn\u2026Si ishte e mundur q\u00eb ai t\u00eb q\u00ebllonte nj\u00eb qen p\u00ebr inat t\u00eb t\u00eb zotit dhe i vrari t\u00eb ishte vet\u00eb i zoti, pra, Niko Dredha dhe jo qeni i tij\u2026Edhe pse dinak\u00ebria i kishte r\u00ebn\u00eb mbi kok\u00eb Niko Dredh\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri Zir Shkrepa nuk ia fali vetes krimin q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faj t\u00eb vet\u00eb viktim\u00ebs Niko Dredha\u2026, ish sekretarit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Rreth kufom\u00ebs s\u00eb Niko Dredh\u00ebs, ishin mbledhur plot njer\u00ebz\u2026 N\u00eb syt\u00eb dhe n\u00eb fytyrat e tyre Zir Shkrepa vuri re dhimbje p\u00ebr t\u00eb vrarin dhe urrejtje p\u00ebr vras\u00ebsin, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr veten e vet, pasi i vrari tani s`ish m\u00eb sekretari i dikursh\u00ebm i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, por njeriu, viktima e vrar\u00eb nga nj\u00eb kriminel q\u00eb ishte vet\u00eb Nezir Shkrepa, edhe pse krimin e kishte kryer aksidentalisht\u2026 Midis turm\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, Nezirit Shkrepa pa qenin. Nj\u00eb her\u00eb iu b\u00eb sikur qeni po kuiste p\u00ebr t\u00eb zotin e vrar\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb m\u00eb dysh\u2026, pastaj iu b\u00eb sikur qeni po lifte kund\u00ebr kriminelit, vras\u00ebsit\u2026, dometh\u00ebn\u00eb, kund\u00ebr vet\u00eb atij, Nezir Shkrep\u00ebs.<br \/>\n-Sa besnik \u00ebsht\u00eb qeni\u2026!, tha me vete Nezir Shkrepa.<\/p>\n<p>-V\u00ebrtet besnik i madh\u2026!, tha Niko Dredha, ish sekretari i vrar\u00eb, i ndar\u00eb n\u00eb dy gjysma, mes nj\u00eb pellgu gjaku si mbi nj\u00eb flamur, shtruar n\u00ebn t\u00eb.<br \/>\nKur d\u00ebgjoi z\u00ebrin e Niko Dredh\u00ebs, ish sekretarit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb, Nezir Shkrepa sa s`u \u00e7mend nga g\u00ebzimi, pasi e ndjeu veten t\u00eb \u00e7liruar nga krimi i llahtarsh\u00ebm q\u00eb kishte kryer pak m\u00eb par\u00eb\u2026, por pastaj nuk e di pse tha gjith\u00eb shqet\u00ebsim e habi t\u00eb thell\u00eb:<br \/>\n-Po ky s`paska vdekur\u2026?!<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dhe s&#8217;po e kuptonte n\u00ebse kjo po e g\u00ebzonte apo po e hidh\u00ebronte\u2026<\/p>\n<p><em>2002<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VIZ. SK\u00cbNDER KAMBERI FASLLI HALITI . TREGIM . \u00c7do mbr\u00ebmje dhe \u00e7do m\u00ebngjes her\u00ebt, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb si gjiraf\u00eb sh\u00ebtit qenin e tij n\u00eb trotuarin para Bashkis\u00eb ose para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Sapo e shohin qytetar\u00ebt i thon\u00eb njeri- tjetrit, shikojeni, shikojeni hellin, stek\u00ebn e bilardos, qaf\u00ebgjatin, v\u00ebzhdajk\u00ebn, shkopin e arixheshk\u00ebs si sh\u00ebtit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24516,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,12],"tags":[],"class_list":["post-34609","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"VIZ. SK\u00cbNDER KAMBERI FASLLI HALITI . TREGIM . \u00c7do mbr\u00ebmje dhe \u00e7do m\u00ebngjes her\u00ebt, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb si gjiraf\u00eb sh\u00ebtit qenin e tij n\u00eb trotuarin para Bashkis\u00eb ose para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Sapo e shohin qytetar\u00ebt i thon\u00eb njeri- tjetrit, shikojeni, shikojeni hellin, stek\u00ebn e bilardos, qaf\u00ebgjatin, v\u00ebzhdajk\u00ebn, shkopin e arixheshk\u00ebs si sh\u00ebtit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-06T15:15:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-11-06T18:00:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Q E N I &#8211; tregim nga FASLLI HALITI\",\"datePublished\":\"2018-11-06T15:15:38+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-06T18:00:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/\"},\"wordCount\":2382,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/\",\"name\":\"Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-06T15:15:38+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-06T18:00:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg\",\"width\":450,\"height\":700,\"caption\":\"Faslli Haliti - viz. Kamberi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Q E N I &#8211; tregim nga FASLLI HALITI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"VIZ. SK\u00cbNDER KAMBERI FASLLI HALITI . TREGIM . \u00c7do mbr\u00ebmje dhe \u00e7do m\u00ebngjes her\u00ebt, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb si gjiraf\u00eb sh\u00ebtit qenin e tij n\u00eb trotuarin para Bashkis\u00eb ose para ish Komitetit t\u00eb Partis\u00eb. Sapo e shohin qytetar\u00ebt i thon\u00eb njeri- tjetrit, shikojeni, shikojeni hellin, stek\u00ebn e bilardos, qaf\u00ebgjatin, v\u00ebzhdajk\u00ebn, shkopin e arixheshk\u00ebs si sh\u00ebtit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-11-06T15:15:38+00:00","article_modified_time":"2018-11-06T18:00:39+00:00","og_image":[{"width":450,"height":700,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Q E N I &#8211; tregim nga FASLLI HALITI","datePublished":"2018-11-06T15:15:38+00:00","dateModified":"2018-11-06T18:00:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/"},"wordCount":2382,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/","name":"Q E N I - tregim nga FASLLI HALITI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg","datePublished":"2018-11-06T15:15:38+00:00","dateModified":"2018-11-06T18:00:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/faslli_haliti_viz_kamberi.jpg","width":450,"height":700,"caption":"Faslli Haliti - viz. Kamberi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/q-e-n-i-tregim-nga-faslli-haliti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Q E N I &#8211; tregim nga FASLLI HALITI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34609\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}