{"id":34924,"date":"2018-11-16T21:41:26","date_gmt":"2018-11-16T20:41:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=34924"},"modified":"2018-11-16T21:44:40","modified_gmt":"2018-11-16T20:44:40","slug":"studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/","title":{"rendered":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/midhat-frasheri.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Mit\u2019hat Frash\u00ebri<\/strong>, <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/\" rel=\"noopener\" target=\"_blank\">Revista Drini<\/a>, <em>16 n\u00ebntor 2018<\/em><\/p>\n<p><b><em>Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, kishte shkruar nj\u00eb studim p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin, karakteri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb tejet i \u00e7uditsh\u00ebm, her\u00eb agresiv, her\u00eb i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, her\u00eb finok, her\u00eb brutal, her\u00eb mashtrues e her\u00eb bastis\u00ebs<\/em><\/b><\/p>\n<p><em>Ky material, bashk\u00eb me shum\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera, ruhet n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit n\u00eb fondin me num\u00ebr 35, i em\u00ebrtuar \u201cMid\u2019hat Frash\u00ebri\u201d, n\u00eb dosjen me num\u00ebr 20. Hulumtimi i k\u00ebtij materiali \u00ebsht\u00eb kryer nga studiuesi Uran Butka.<\/em><\/p>\n<p>Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi n\u00eb Tiran\u00eb rreth vitit 1860. V\u00ebllai i tij, Gani beu, ishte kat\u00ebr vjet m\u00eb i madh. Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, ai dallohej p\u00ebr karakterin e tij t\u00eb keq dhe gjaknxeht\u00eb. V\u00ebllai i tij i madh ishte jo m\u00eb pak i till\u00eb dhe babai i tyre ishte viktima e par\u00eb e karakterit t\u00eb tyre t\u00eb keq. Nj\u00eb dit\u00eb ata e mbuluan me nj\u00eb rrogoz t\u00eb lagur me naft\u00eb dhe e k\u00ebrc\u00ebnuan se do ta digjnin. N\u00eb fakt Ali beu nuk ishte n\u00eb rregull mend\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Kur u rrit, Gani beu sillej n\u00eb Tiran\u00eb si nj\u00eb cub i v\u00ebrtet\u00eb, duke ngjallur terror nd\u00ebrmjet miqve dhe armiqve t\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb caktuar, ai u detyrua t\u00eb arratisej n\u00eb Greqi p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ndjekjes s\u00eb Qeveris\u00eb osmane: ky ishte fillimi i karrier\u00ebs s\u00eb tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, s\u00eb cil\u00ebs i kushtonte nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi politike, e t\u00ebrhoqi at\u00eb n\u00eb Konstantinopoj\u00eb dhe e futi n\u00eb batalionin e truproj\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Konstantinopoj\u00eb, Gani beu u tregua shum\u00eb pak skrupuloz dhe b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shthurur; nj\u00eb rivalitet lindi nd\u00ebrmjet tij dhe Xhavit Beut, djali t\u00eb vezirit t\u00eb madh t\u00eb asaj periudhe, Halil Pufat Pash\u00ebs, dhe Gani beu gjeti vdekjen nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb Pera, nga dora e nj\u00eb personi t\u00eb quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i p\u00ebrmendur m\u00eb lart. Kjo vrasje mbeti e pad\u00ebnuar, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i p\u00ebrk\u00ebdheluri i tij.<\/p>\n<p>Esati ishte rritur n\u00eb Tiran\u00eb dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit t\u00eb tij, gj\u00eb q\u00eb i jepte mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7lirohej nga rival\u00ebt (familja Jella) dhe ta shtonte pasurin\u00eb me mjete kurdoher\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Pasi gjeti mjetin p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Hafiz Pash\u00ebs, guvernator i Durr\u00ebsit (i cili nuk duhet ngat\u00ebrruar me homonimin e tij, vras\u00ebsin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit t\u00eb Tiran\u00ebs, post q\u00eb i lejonte ta tepronte n\u00eb veprime pa u d\u00ebnuar. Rreth vitit 1895, ai u em\u00ebrua nga Sulltani komandant i xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Janin\u00ebs. Ky post i kushtoi atij 1500 lira turke t\u00eb cilat iu paguan mareshallit Dervish Pasha. At\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, filloi ta b\u00ebnte hapur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare n\u00eb Janin\u00eb. Dervish Pasha ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i plotfuqish\u00ebm n\u00eb Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t\u2019i lejonte vetes, pa u nd\u00ebshkuar, gjith\u00e7ka, megjith\u00ebse ky post ishte sa fitimprur\u00ebs aq edhe i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebruroi n\u00eb Janin\u00eb epok\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb bandave t\u00eb cubave, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuan 30 xhandar\u00eb me kuaj, t\u00eb cil\u00ebt i futi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pun\u00eb, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjat\u00eb Luft\u00ebs Greko-Turke t\u00eb vitit 1897, ai i grabiti t\u00eb gjith\u00eb bag\u00ebtit\u00eb, t\u00eb im\u00ebta e t\u00eb trasha, q\u00eb gjeti dhe pasi mb\u00ebrriti n\u00eb Janin\u00eb si guvernator i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Osman Pash\u00ebs, i dha nj\u00eb hov m\u00eb t\u00eb madh pun\u00ebve t\u00eb veta, duke shkuar deri atje sa mori rryshfete madje edhe prej 20 frangash, duke rr\u00ebmbyer parat\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrc\u00ebnonte me syrgjynosje, duke futur hund\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet administrative e t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke nxjerr\u00eb p\u00ebrfitim nga gjith\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb list\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera mund t\u00eb p\u00ebrmendim: ai arriti t\u00eb grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i P\u00ebrmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqes\u00eb s\u00eb Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit t\u00eb Teqes\u00eb s\u00eb Frash\u00ebrit; 1200 lira v\u00ebllez\u00ebrve Xhelal dhe Mehmet bej K\u00eblcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit.<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, d\u00ebrgoi n\u00eb Konstantinopoj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij t\u00eb quajtur Haxhi Mustafa, lindur n\u00eb Kruj\u00eb, i cili vrau Xhavit Beun, n\u00eb mes t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Gallat\u00ebs. Vras\u00ebsi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shum\u00eb but\u00ebsi: ai, n\u00eb burg, ishte nj\u00eb shef i vog\u00ebl e pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb u lirua dhe u caktua roj\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i k\u00ebnaqur nga suprimimi i Xhavitit.<\/p>\n<p>Esati, edhe pse i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb si autori i v\u00ebrtet\u00eb i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak. Por, pak nga pak, marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Qeverin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Janin\u00ebs, Tatar Asman Pasha, u tendos\u00ebn dhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb skandali q\u00eb ndodhi nd\u00ebrmjet t\u00eb dyve. Esati u transferua n\u00eb Shkod\u00ebr, gjithnj\u00eb me detyr\u00ebn e shefit t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb. Ky ishte nj\u00eb rast p\u00ebr tiranin q\u00eb t\u2019u diktohej bashk\u00ebpatriot\u00ebve t\u00eb tij, mbasi ai banonte n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb banonte n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, n\u00eb kryeqend\u00ebr. Gjithashtu, forca q\u00eb kishte, i dhan\u00eb atij mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebrdin\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb nuk i p\u00eblqenin, atyre q\u00eb mund t\u00eb luftonin kund\u00ebr fuqis\u00eb s\u00eb tij, ose q\u00eb me an\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb tyre mund ta shqet\u00ebsonin. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nis me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fuqia e tij n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, sepse duke persekutuar njer\u00ebzit e ndersh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai mbronte njer\u00ebzit e liq dhe u k\u00ebrkonte ndarjen e p\u00ebrfitimeve t\u00eb paligjshme q\u00eb mund t\u00eb arrinin k\u00ebta t\u00eb fundit. Kjo ishte m\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Janin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimi i regjimit turk, n\u00eb vitin 1908, e gjeti Esatin n\u00eb postin e tij n\u00eb Shkod\u00ebr dhe me fam\u00ebn e nj\u00eb njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb administrimit. Pra, ai nuk mund t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me personat e regjimit t\u00eb ri dhe duhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fatale t\u00eb shinangej. Por, heroit ton\u00eb nuk i mungonte aspak shkatht\u00ebsia: ai shkoi shpejt n\u00eb Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi. Thuhej se xhonturqit e kishin d\u00ebnuar me vdekje, por 500 lira turke, q\u00ebndrimet e p\u00ebrulura dhe premtimet e rrema i dhan\u00eb atij mund\u00ebsi t\u00eb hynte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shefave unionist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrkrah\u00ebn dhe e ndihmuan t\u00eb merrte mandatin e deputetit t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr Parlamentin osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madh\u00ebshtin\u00eb e tij Abdul Hamitit, k\u00ebt\u00eb her\u00eb duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej te armiqt\u00eb e Sulltanit.<\/p>\n<p>Pra, ai e kishte vendin n\u00eb Dhom\u00ebn osmane, duke mos marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb, duke mos dashur t\u00eb luaj\u00eb asnj\u00eb rol si deputet shqiptar dhe q\u00eb shqet\u00ebsohej tep\u00ebr pak p\u00ebr mbrojtjen e interesave t\u00eb kombit t\u00eb tij, ai mbajti m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim servil me padron\u00ebt e koh\u00ebs, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa u caktua nga k\u00ebta t\u00eb fundit si an\u00ebtar i delegacionit q\u00eb do t\u2019i njoftonte Abdyl Hamitit rr\u00ebnimin e pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Esati njihej at\u00ebher\u00eb si nj\u00eb nga shefat unionist\u00eb dhe k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira vazhduan p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan t\u00eb dob\u00ebsohen, kur partia kund\u00ebrshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menj\u00ebher\u00eb kampin, duke u shprehur armik i Talat\u00ebve, i Xhavit\u00ebve dhe i Xhahid\u00ebve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, nacionalist\u00ebt e rinj shqiptar\u00eb hyn\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb n\u00eb Konstantinopoj\u00eb: ai premtoi ndihm\u00ebn e tij p\u00ebr l\u00ebvizjen antiturke q\u00eb zhvillohej n\u00eb Shqip\u00ebri (fillim i vitit 1912). Megjithat\u00eb. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalist\u00ebt u treguan t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe nuk u bazuan plot\u00ebsisht n\u00eb fjal\u00ebn e tij. Kur shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn fitimtar\u00eb n\u00eb Shkup, arrit\u00ebn ta detyronin Dhom\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej dhe p\u00ebrgatit\u00ebn formimin e Qeveris\u00eb liberale t\u00eb Myftar Pash\u00ebs. Esati u em\u00ebrua komandant i rezervist\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr dhe me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ai mori pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr serbo-malazezve, q\u00eb rrethuan qytetin e Shkodr\u00ebs (1912-1913).<\/p>\n<p>Komandant i forcave t\u00eb Shkodr\u00ebs ishte koloneli Hasan Riza Bej (m\u00eb par\u00eb quhej Hasan Riza Pasha). I konsideruar inteligjent e i paansh\u00ebm, dhe duke e kuptuar se shqiptar\u00ebt (t\u00eb m\u00ebrzitur nga regjimi turk) do t\u2019i ndihmonin malazez\u00ebt, ai hartoi projektin p\u00ebr t\u00eb ngritur flamurin shqiptar n\u00eb K\u00ebshtjell\u00ebn e Shkodr\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gruponte shqiptar\u00ebt dhe t\u2019i b\u00ebnte ata t\u00eb marshonin kund\u00ebr agresorit sllav ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar asnjan\u00ebsin\u00eb e tyre. N\u00eb fakt, pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb u shpall n\u00eb Vlor\u00eb (28 N\u00ebntor 1912) dhe ishte fjala t\u00eb bindeshin mal\u00ebsor\u00ebt (mal\u00ebsor\u00eb t\u00eb rrethinave t\u00eb Shkodr\u00ebs) se \u00e7\u00ebshtja e k\u00ebtij qyteti ishte \u00e7\u00ebshtje e tyre. N\u00eb \u00e7astin kur Hasan Rizai do ta zbatonte k\u00ebt\u00eb projekt dhe se ishte gati t\u00eb merrej vesh me mal\u00ebsor\u00ebt, ai u vra n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qen\u00eb p\u00ebr dark\u00eb. Vras\u00ebsi ishte Osman Bali, sh\u00ebrb\u00ebtor dhe njeri besnik i Esatit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shpjeguar k\u00ebt\u00eb krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte nj\u00eb kund\u00ebrshtar i komitetit \u201cBashkim e p\u00ebrparim\u201d dhe se ai donte t\u00eb vinte kandidatur\u00ebn e tij n\u00eb Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjet\u00ebr, shefi i Shtatmadhoris\u00eb s\u00eb tij, n\u00ebnkoloneli Kiameran ishte, s\u00eb bashku me disa oficer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00eb fanatik unionist. Esati donte t\u00eb shp\u00ebtonte nga Hasan Rizai, p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar vet\u00eb at\u00eb dhe Kiemerani ishte i k\u00ebnaqur t\u00eb hiqte qafe nj\u00eb armik t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Esati dhe Kiamerani u mor\u00ebn vesh deri n\u00eb fund, dometh\u00ebn\u00eb deri n\u00eb kapitullimin e qytetit, gj\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n<p>Thuhej se Shkodr\u00ebs i mungonin ushqimet por, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb rrethuarit ishin paralajm\u00ebruar se serb\u00ebt q\u00eb mbanin t\u00eb rrethuar qytetin, n\u00eb bashk\u00ebpunim me malazezt\u00eb, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin p\u00ebrball\u00eb forcash t\u00eb reduktuara dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbretit Nikita i ishte dor\u00ebzuar ultimatumi i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha p\u00ebr ta hequr ai vet\u00eb rrethimin. Esati, pra, kishte shum\u00eb mund\u00ebsi ta zgjaste rezistenc\u00ebn edhe p\u00ebr disa dit\u00eb, por ai parap\u00eblqeu t\u00eb kapitulloj\u00eb duke u mjaftuar t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nderin e tij ushtarak. Por, qysh nga ajo periudh\u00eb ka pasur z\u00ebra se g\u00ebzimi i Esatit kishte shkaqe t\u00eb tjera nga ato t\u00eb \u201cNdereve\u201d ushtarake dhe se nj\u00eb shum\u00eb prej 600 mij\u00eb frangash iu dha nga malazez\u00ebt. Gjithashtu mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan n\u00eb ambiciet e tij personale; po dit\u00ebn e kapitullimit t\u00eb qytetit, malazezt\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn z\u00ebra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Esat bej Toptani u mjaftua, n\u00eb fillim, t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb Tiran\u00eb, me ushtar\u00eb dhe topa q\u00eb i solli nga Shkodra. Ai k\u00ebnaqej me p\u00ebrfitimet dhe intrigat q\u00eb thurte, duke p\u00ebrk\u00ebdhelur pasionet e ul\u00ebta, fanatizmin fetar t\u00eb klas\u00ebs reaksionare dhe duke mos u sprapsur p\u00ebrpara asnj\u00eb premtimi, p\u00ebrball\u00eb asnj\u00eb mjeti terrorizimi.<\/p>\n<p>Por, pak nga pak, u p\u00ebrvijua q\u00ebndrimi i tij: ishte e qart\u00eb se ai ishte nxitur nga sllav\u00ebt dhe grek\u00ebt, duke u premtuar t\u00eb par\u00ebve Shkodr\u00ebn dhe t\u00eb dyt\u00ebve Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut. Ai nuk gjente n\u00eb vend shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs, por p\u00ebrdorte forc\u00ebn q\u00eb i siguronin shqiptar\u00ebt e Dibr\u00ebs dhe t\u00eb Ohrit, rajone q\u00eb ishin aneksuar s\u00eb fundi nga serb\u00ebt dhe t\u00eb cil\u00ebve u premtonte \u00e7lirimin e vendit t\u00eb tyre, premtim mashtrues q\u00eb merrte nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga diskutimet e serb\u00ebve \u00eb cilat linin t\u00eb shpresohej p\u00ebr evakuimin e Dibr\u00ebs dhe Ohrit n\u00eb rastin kur Shqip\u00ebria do t\u00eb njihte Esat Pash\u00ebn. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duhet n\u00ebnvizuar se mbasi afro 50 fshatra nd\u00ebrmjet Dibr\u00ebs dhe Ohrit u shkat\u00ebrruan nga serb\u00ebt \u2013 tetor 1913 \u2013 Esati gjeti nj\u00eb pretekst m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr arratisjet e tij n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb rrethinat e saj. Duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb fort\u00eb nga kjo mb\u00ebshtetje, Esati e shpalli veten t\u00eb pavarur nga Qeveria provizore e Vlor\u00ebs. Rusia pa dyshim mb\u00ebshteste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta t\u00ebrhiqte at\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn e saj me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Austris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ndikimin e k\u00ebsaj rivaleje\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb muajit mars 1914, princi Vid mb\u00ebrriti n\u00eb Durr\u00ebs. Nj\u00eb delegacion kishte shkuar n\u00eb Nenvid p\u00ebr t\u2019i ofruar kuror\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, delegacion n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ndodhet Esati. Ky gjest i tiranit t\u00eb vog\u00ebl nuk mashtroi njeri, mbasi askush nuk kishte asnj\u00eb iluzion p\u00ebr t\u00eb. Dihej se ai vazhdonte t\u00eb mbante interesin t\u00eb gjall\u00eb me rifillime gjyqesh, me fanatik\u00eb hajdut\u00eb dhe keqb\u00ebr\u00ebs dhe ishte e qart\u00eb se ai do t\u00eb p\u00ebrfitonte nga rasti i par\u00eb p\u00ebr t\u2019u deklaruar edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u deklarua her\u00ebn e par\u00eb, kur shp\u00ebrtheu \u00e7\u00ebshtja e Perandoris\u00eb. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t\u2019u bindej vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs dhe t\u00eb evakuonte Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut (Kor\u00e7a dhe Gjirokastra), ajo p\u00ebrdori nj\u00eb komedi kriminale, t\u00eb quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqip\u00ebris\u00eb 300 fshatra t\u00eb djegur e t\u00eb b\u00ebr\u00eb shkrumb e hi nga grek\u00ebt.<\/p>\n<p>Jugu k\u00ebrkonte p\u00ebrforcime me arm\u00eb e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me ciniz\u00ebm. Synimi i ndjekur ishte evident. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur grek\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr ta reduktuar at\u00eb (sidomos krahinat jugore, t\u00eb cilat e kishin njohur at\u00eb si shef xhandarm\u00ebrie dhe ishin shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb me t\u00eb) dhe p\u00ebr t\u00eb arritur t\u2019i imponohej Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl qendrore. Por, pak koh\u00eb m\u00eb pas, tradhtia e Esatit mori nj\u00eb karakter edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kur u njoh bashk\u00ebfaj\u00ebsia e tij n\u00eb trazirat q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb rrethinat e Durr\u00ebsit. At\u00ebher\u00eb ai u arrestua dhe do t\u00eb gjykohej e do t\u00eb d\u00ebnohej po t\u00eb mos ishte nd\u00ebrhyrja e Italis\u00eb, q\u00eb e mori n\u00eb mbrojtje duke ua shk\u00ebputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, minist\u00ebr fuqiplot\u00eb i Italis\u00eb, urdh\u00ebroi q\u00eb ai t\u00eb merrej me nj\u00eb anije italiane. Para se t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim, q\u00eb t\u00eb mos shkelte m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, pas largimit t\u00eb princ Vidit nga Shqip\u00ebria, ky betim u harrua nga Esati: ai shkoi nga Roma n\u00eb Greqi e n\u00eb Serbi dhe, me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb rekrutuar n\u00eb territorin serb, u paraqit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Veprimi i tij i par\u00eb ishte t\u00eb shkonte n\u00eb pallatin e princit, t\u00eb nd\u00ebrpriste lidhjet e vendosura nga komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebrdin\u00eb me objektet e \u00e7muara q\u00eb ndodheshin atje, objekte t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ndodhen edhe sot n\u00eb Gjenev\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb Esati kishte marr\u00eb atje me qira. Esati q\u00ebndronte me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb Durr\u00ebs ku u rrethua nga popullsia, q\u00eb do ta detyronte t\u00eb largohej nga qyteti dhe Shqip\u00ebria, po t\u00eb mos ishin serb\u00ebt q\u00eb shkuan n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt e zhbllokuan, i dhan\u00eb trupat dhe ann\u00ebt e nevojshme p\u00ebr t\u2019iu imponuar shqiptar\u00ebve. Tirani p\u00ebrfitoi nga kjo fuqi p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb me armiqt\u00eb e tij \u2013 tridhjet\u00eb veta u ekzekutuan dhe shum\u00eb u vran\u00eb: nd\u00ebrmjet tyre p\u00ebrmendim Koxhatin, prefekt i Durr\u00ebsit, i cili ishte ftuar nga Esati n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Pastaj mori urdh\u00ebr t\u00eb shkonte n\u00eb Dib\u00ebr por, sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb dh\u00ebna nga tirani, u ndalua jasht\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, u d\u00ebrgua n\u00eb pronat e Esatit dhe atje e vran\u00eb duke i r\u00ebn\u00eb me hunj, pasi e kishin futur n\u00eb nj\u00eb thes!<\/p>\n<p>Nuk duam t\u00eb diskutojm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ndihm\u00ebs q\u00eb Esat Pasha u kishte dh\u00ebn\u00eb serb\u00ebve gjat\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb tyre dhe n\u00ebse kjo ndihm\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr ekskluzive q\u00eb i interesonte tiranit ose m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb aksion pa interes i vet\u00eb shqiptar\u00ebve. Esati n\u00eb kujtimet e tij, t\u00eb cilat gazeta \u201cKoha\u201d i botoi dy dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij, k\u00ebrkon ta ket\u00eb vet\u00eb gjith\u00eb merit\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai nuk ngurroi aspak t\u00eb blasfemoj\u00eb kombin e tij. Ky ishte karakteri i v\u00ebrtet\u00eb i Esatit, p\u00ebr t\u00eb cilin asgj\u00eb nuk ekzistonte dhe nuk duhet t\u00eb ekzistonte jasht\u00eb personit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se fati i Esatit ishte lidhur me at\u00eb t\u00eb serb\u00ebve, aleat\u00eb dhe bamir\u00ebs t\u00eb tij, dhe si i till\u00eb, ai u detyrua t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb strehim n\u00eb Selanik ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeveris\u00eb Shqiptare, titull q\u00eb e kishte marr\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb ai ushtronte n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb Selanik, Esati u trajtua mir\u00eb nga grek\u00ebt dhe francez\u00ebt, por sidomos u mbrojt nga serb\u00ebt, q\u00eb i dhan\u00eb nj\u00eb pension mujor prej 200 mij\u00eb frangash p\u00ebr shpenzimet e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs qeveri t\u00eb tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njer\u00ebz q\u00eb merrnin tituj ministrash si dhe \u201ctaborin\u201d i tij t\u00eb famsh\u00ebm. Nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb flitet keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin taborin e tij dhe q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, ishin njer\u00ebz t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, por nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr shefin e tyre, i cili mendonte vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij, nd\u00ebrsa ushtar\u00ebt e tij mendonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr atdheun e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Essad Pasha and the Montenegrin Officers\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/Essad_Pasha_and_the_Montenegrin_Officers.jpg\" alt=\"\" width=\"650\" border=\"0\" \/><em>Esat Pash\u2019 Toptani duke ua d\u00ebr\u00ebzuar kryeqytetin e kultur\u00ebs Shqiptar\u00ebve, Shkodr\u00ebn, ushtarak\u00ebve t\u00eb Crna Gora\u2019s (Malit t\u00eb Zi) t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz nuk vepronin aspak nga vler\u00ebsimi dhe konsiderata q\u00eb kishin p\u00ebr Toptanin. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, prania e Esatit n\u00eb Selanik me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptar\u00ebve. D\u00ebshmitar\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me besnik\u00ebri me trupat franceze, por q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje q\u00eb Esati t\u00eb mos shkelte m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu edhe banor\u00ebt e Gjirokastr\u00ebs kan\u00eb luftuar krahas trupave italiane p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Aleat\u00ebve dhe asaj t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb atdheut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Selanik, q\u00ebndrim shum\u00eb skandaloz, sht\u00ebpia e tij, sikurse thuhej \u2013 ishte nj\u00eb vat\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb \u00e7rregulli, nj\u00eb sht\u00ebpi loje dhe korrupsioni. T\u00eb rinj t\u00eb Selanikut, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe ushqime\u2026 etj., q\u00eb intendenca ia dor\u00ebzonte pashait p\u00ebr trupat e taborit t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrgonin te t\u00eb preferuarit dhe t\u00eb preferuarat, ose te shit\u00ebsit me pakic\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ndodhi nj\u00eb skandal, ai i pagimit t\u00eb taborit, i cili nga pashai k\u00ebrkohej n\u00eb flori, por q\u00eb ushtar\u00ebve iu dor\u00ebzua n\u00eb kart\u00ebmonedha.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1919, Esati erdhi n\u00eb Paris; ai nuk kishte asnj\u00eb funksion zyrtar, mbasi nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb qeveri ishte formuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb delegacion ishte d\u00ebrguar n\u00eb Paris, gj\u00eb q\u00eb nuk e pengonte pashan\u00eb ton\u00eb t\u2019i jepte vetes tituj si kryetar i qeveris\u00eb shqiptare dhe kryetar i delegacionit.<\/p>\n<p>Jeta e tij n\u00eb Paris mund t\u00eb njihej leht\u00eb: e dashura e tij i kushtonte m\u00eb se dy milion\u00eb franga me qejfe, automobil etj., pa llogaritur shp\u00ebrdorimet e ujit n\u00ebp\u00ebr qytete. Po, p\u00ebrse e p\u00ebrdor ai k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe titullin e kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare e t\u00eb delegacionit shqiptar, q\u00eb ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonj\u00ebher\u00eb z\u00ebrin kur vendi i tij k\u00ebrc\u00ebnohej t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahej?<\/p>\n<p>Jo. Ai arg\u00ebtohet, intrigon kund\u00ebr vendit t\u00eb tij, duke menduar vet\u00ebm p\u00ebr veten. Fillimisht n\u00eb muajin maj kat\u00ebr shqiptar\u00eb: Inizot Koleci, peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb biseduar me Esatin dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb dep\u00ebrtonin edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb mendimet e tij.<\/p>\n<p>Dy shqiptar\u00ebt e fundit, nga kat\u00ebr q\u00eb ishin, q\u00ebndruan n\u00eb hotelin \u201cKontinental\u201d ku q\u00ebndronte vet\u00eb Esati dhe q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt pat\u00ebn shum\u00eb takime me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. i cili vazhdimisht u deklaronte se: 1. Serbia i jepte nj\u00eb pension mujor p\u00ebr shkak t\u00eb simpatis\u00eb s\u00eb kjo qeveri kishte p\u00ebr t\u00eb, por se k\u00ebto shuma nuk ishin aspak nj\u00eb borxh i Shqip\u00ebris\u00eb: 2. Nuk kishte asnj\u00eb konvent\u00eb nd\u00ebrmjet vet\u00eb Esatit dhe Malit t\u00eb Zi; 3. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ai u kishte premtuar serb\u00ebve nj\u00eb korrigjim t\u00eb kufirit n\u00eb favor t\u00eb tyre dhe t\u00eb bashkimit doganor e ushtarak. Esati u b\u00eb kaq naiv sa e dor\u00ebzoi vet\u00eb tekstin e marr\u00ebveshjes s\u00eb tij me Jugosllavin\u00eb, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb paraqitur nga nj\u00eb memorandum i k\u00ebsaj mbret\u00ebrie n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes; 4. Hasan Rizai n\u00eb fakt ishte vrar\u00eb nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte b\u00ebr\u00eb aspak me urdh\u00ebr t\u00eb tij. Nga ana tjet\u00ebr, kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej t\u00eb hakmerrej me t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb e tij politik\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb arrinte ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkelte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, ai e dinte mir\u00eb se nuk mund t\u00eb shkonte n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse do t\u00eb ndalohej, do t\u00eb gjykohej dhe do t\u00eb varej. Italia u akuzua pa t\u00eb drejt\u00eb se e kish b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur kthimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Gj\u00eb q\u00eb njihet pak \u00ebsht\u00eb fakti se Esati kishte pasur gjat\u00eb kat\u00ebr muajve t\u00eb fundit takime t\u00eb fshehta me agjent\u00ebt italian\u00eb Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati t\u00eb nd\u00ebrronte kamp, ta linte Serbin\u00eb p\u00ebr Italin\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, aq m\u00eb tep\u00ebr mbasi urrejtja p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare t\u00eb Tiran\u00ebs, urrejtje q\u00eb italian\u00ebt dhe Esati e kishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb, e b\u00ebnin bashk\u00ebpunimin e tyre krejt t\u00eb natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P.S. Disa holl\u00ebsi p\u00ebr karakterin e tij: Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra t\u00eb familjes Toptani, kush\u00ebrira t\u00eb tyre: Esati u martua p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb turke, pasi kishte harxhuar pasurin\u00eb e gruas s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb dhe duke mos u shqet\u00ebsuar aspak p\u00ebr t\u00eb dy vajzat e tij. Nj\u00eb dit\u00eb, ai takoi p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb sjellshme t\u00eb cil\u00ebn e pyeti se e kujt ishte. \u201cJam vajza t\u00ebnde\u201d, iu p\u00ebrgjigj f\u00ebmija i pafajsh\u00ebm. Me dokumente false, ai siguroi pron\u00ebsin\u00eb mbi pasurit\u00eb e kush\u00ebririt t\u00eb tij, Selim Pasha.<\/p>\n<p>N\u00eb Janin\u00eb, ai syrgjynoste njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u00eb paguanin hara\u00e7. K\u00ebshtu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pasi urdh\u00ebroi vrasjen e Hasan Riza Beut n\u00eb Shkod\u00ebr, ai i d\u00ebrgoi fjal\u00eb Alush Lohias se ishte gati t\u2019i paguante nga xhepi 300 lira turke kujtdo q\u00eb do ta denonconte vras\u00ebsin. P\u00ebr vrasjen tragjike t\u00eb Nexhat Efendiut, ai nxori nj\u00eb qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ai e k\u00ebrkonte dhe i premtoi nj\u00eb shp\u00ebrblim atij q\u00eb do ta zbulonte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Selanik, q\u00ebndrim shum\u00eb skandaloz, sht\u00ebpia e tij, sikurse thuhej, ishte nj\u00eb vat\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb \u00e7rregulli, nj\u00eb sht\u00ebpi loje dhe korrupsioni. T\u00eb rinj t\u00eb Selanikut, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin sh\u00ebrbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe ushqime\u2026 etj., q\u00eb intendenca ia dor\u00ebzonte pashait p\u00ebr trupat e taborit t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrgonin te t\u00eb preferuarit dhe t\u00eb preferuarat, ose te shit\u00ebsit me pakic\u00eb<\/p>\n<p>Jeta e tij n\u00eb Paris mund t\u00eb njihej leht\u00eb: e dashura e tij i kushtonte m\u00eb se dy milion\u00eb franga me qejfe, automobil etj., pa llogaritur shp\u00ebrdorimet e ujit n\u00ebp\u00ebr qytete. \/Shqiptarja\/<\/p>\n<p>&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>Fontenej dhe z. Krajevski, q\u00eb Republika kishte caktuar pran\u00eb Esatit, duhet t\u00eb din\u00eb di\u00e7ka lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Kan\u00eb dashur ta trajtojn\u00eb Esatin si aleat besnik t\u00eb Franc\u00ebs, nuk kihej parasysh se heroi yn\u00eb nuk e ka pranuar kurr\u00eb bindjen. Ai ishte nj\u00eb egoist, qe zot\u00ebronte n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u201cegoizmin e mallkuar\u201d. Para s\u00eb gjithash, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr personin e tij, ajo q\u00eb injorohet \u00ebsht\u00eb fakti se, kur p\u00ebrfundimi i betej\u00ebs s\u00eb madhe i u duk i dyshimt\u00eb, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb afrohej me perandorit\u00eb qendrore dhe filloi t\u00eb hynte n\u00eb lidhje me legat\u00ebn osmane n\u00eb Bern\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb kall\u00ebpit t\u00eb tij, p\u00ebr faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptar\u00ebt, ai tradhtoi m\u00eb n\u00eb fund italian\u00ebt dhe b\u00ebhet armiku i tyre p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb kampin e serb\u00ebve. Por shansi filloi t\u00eb lodhet. Ishte fillimisht Anglia, q\u00eb duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb thirrjeje t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Komunave deklaroi se nuk njihte asnj\u00eb funksion zyrtar t\u00eb Esatit (1918); pastaj, rreth fundit t\u00eb vitit, Franca nd\u00ebrpreu \u00e7do lidhje me t\u00eb dhe u thirr Krajevski.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mit\u2019hat Frash\u00ebri, Revista Drini, 16 n\u00ebntor 2018 Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, kishte shkruar nj\u00eb studim p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin, karakteri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb tejet i \u00e7uditsh\u00ebm, her\u00eb agresiv, her\u00eb i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, her\u00eb finok, her\u00eb brutal, her\u00eb mashtrues e her\u00eb bastis\u00ebs Ky material, bashk\u00eb me shum\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera, ruhet n\u00eb Arkivin Qendror [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34926,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-34924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mit\u2019hat Frash\u00ebri, Revista Drini, 16 n\u00ebntor 2018 Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, kishte shkruar nj\u00eb studim p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin, karakteri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb tejet i \u00e7uditsh\u00ebm, her\u00eb agresiv, her\u00eb i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, her\u00eb finok, her\u00eb brutal, her\u00eb mashtrues e her\u00eb bastis\u00ebs Ky material, bashk\u00eb me shum\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera, ruhet n\u00eb Arkivin Qendror [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-16T20:41:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-11-16T20:44:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"602\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"442\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin\",\"datePublished\":\"2018-11-16T20:41:26+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-16T20:44:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/\"},\"wordCount\":4563,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/esad_pashe_toptani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/\",\"name\":\"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/esad_pashe_toptani.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-16T20:41:26+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-16T20:44:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/esad_pashe_toptani.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/esad_pashe_toptani.jpg\",\"width\":602,\"height\":442},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Mit\u2019hat Frash\u00ebri, Revista Drini, 16 n\u00ebntor 2018 Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit\u2019hat Frash\u00ebri, kishte shkruar nj\u00eb studim p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin, karakteri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb tejet i \u00e7uditsh\u00ebm, her\u00eb agresiv, her\u00eb i zhd\u00ebrvjell\u00ebt, her\u00eb finok, her\u00eb brutal, her\u00eb mashtrues e her\u00eb bastis\u00ebs Ky material, bashk\u00eb me shum\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tjera, ruhet n\u00eb Arkivin Qendror [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-11-16T20:41:26+00:00","article_modified_time":"2018-11-16T20:44:40+00:00","og_image":[{"width":602,"height":442,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin","datePublished":"2018-11-16T20:41:26+00:00","dateModified":"2018-11-16T20:44:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/"},"wordCount":4563,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/","name":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg","datePublished":"2018-11-16T20:41:26+00:00","dateModified":"2018-11-16T20:44:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/esad_pashe_toptani.jpg","width":602,"height":442},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studimi-i-mithat-frasherit-per-esat-pashe-toptanin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Studimi i Mit\u2019hat Frash\u00ebrit p\u00ebr Esat Pash\u00eb Toptanin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}