{"id":34933,"date":"2018-11-16T22:32:55","date_gmt":"2018-11-16T21:32:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=34933"},"modified":"2018-11-16T22:34:36","modified_gmt":"2018-11-16T21:34:36","slug":"shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/","title":{"rendered":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Sejdo Harka<\/strong><sup>1<\/sup><\/p>\n<p>Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, e krijuar m\u00eb 26 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb zemr\u00ebn e vendit t\u00eb paqes mbi 200-vje\u00e7are, n\u00eb Suedi, sot mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion vullnetar shum\u00ebdimesional, q\u00eb kryen nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur atdhetare dhe letrao-artistike. Themeluesit, veprimtar\u00ebt dhe frym\u00ebzuesit e k\u00ebsaj shoqate jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur t\u00eb gjith\u00eb,po citojm\u00eb emrat e disa prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb saj, si Hysen Ibrahimi (kryetar i shoqat\u00ebs), Fetah Bahtiri, Osman Ahmetgjekaj, Sokol Demaku, Bedri Paci, Remzi Basha, Bajram Muharremi, Fahredin Berisha, Saranda Iseni, Sadulla Zendeli-Daja, Qibrie Hoxha, Rrahman Rrahmani\u2026, t\u00eb cil\u00ebt e drejtojn\u00eb at\u00eb me pasion dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb madh. Me pun\u00ebn e tyre t\u00eb palodhur ata kan\u00eb mundur t\u00eb rritin numrin e an\u00ebtar\u00ebve dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nderit, jo vet\u00ebm n\u00eb Suedi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni,por edhe n\u00eb disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs e bot\u00ebs, ku punojn\u00eb e jetojn\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb japin ndihmes\u00ebn e tyre edhe shum\u00eb itelektual\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si shkrimtari Viron Kona, Prof. As. Dr. Murat Gecaj, pdagogu i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs Prf. Dr. Zydi Dervish dhe publicist\u00ebt Kadri Tarelli, Ibrahim Hajdarmataj, Kujtim Mateli, Bashkim Saliasi\u2026, disa prej t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr ndihmes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, jan\u00eb pranuar \u201can\u00ebtar\u00eb nderi\u201d. P\u00ebr nga struktura e nd\u00ebrtimit, veprimtaria dhe brendia e pun\u00ebs q\u00eb kryen, kjo organizat\u00eb shoq\u00ebrore e kulturore \u00ebsht\u00eb vazhduese e veprimtarive t\u00eb shoqatave m\u00eb aktive e p\u00ebrparimtare t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, t\u00eb krijuara nga rilindasit tan\u00eb n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, para dhe pas themelimit Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizerenit. N\u00eb themel t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj shoqate, sa artistike e letrare, aq dhe atdhetare, q\u00ebndron filozofia iluministe e figurave m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit shqiptar si Haxhi Filipi, Jeronim de Rada, Naum Veqilhaxhi, Thimi Mitko, Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, i ideoleg\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare, Naim e Sami Frash\u00ebri, si dhe vazhdues\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb tyre: Fan Noli, Mid\u2019had Frash\u00ebri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda etj.<\/p>\n<p>Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb Suedi, \u00ebsht\u00eb vazhduese e \u00ebndrrave dhe q\u00ebllimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shoqatave patriotike, t\u00eb krijuara nga m\u00ebrgata shqiptare n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900, si \u201cShoqata e Stambollit\u201d, \u201dDituria\u201d, krijuar nga Sami Frash\u00ebri, \u201dD\u00ebshira\u201d, \u201dVllaz\u00ebria Shqiptare\u201d, Federata \u201cVatra\u201d, themeluar nga Noli n\u00eb Amerik\u00eb, Shoq\u00ebrit\u00eb \u201cBashkimi\u201cdhe \u201cAgimi\u201d, q\u00eb kontribuan p\u00ebr organizimin e Kongresit t\u00eb Manastirit, i cili krijoi alfabetin shqip. Edhe pse Shoqata \u201cPapa Klementi XI Albani\u201d e zhvillon veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb kushte t\u00eb tjera t\u00eb reja, ajo vazhdon t\u00eb thelloj\u00eb pun\u00ebn e pararend\u00ebsve, ve\u00e7anrisht n\u00eb k\u00ebto dy drejtime themelore: M\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe nga e gjith\u00eb m\u00ebrgata shqiptare dhe ruajtja, kultivimi e zhvillimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i kultur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb, artit dhe traditave patriotike shqiptare. E mb\u00ebshtetur n\u00eb thelbin e filozofis\u00eb s\u00eb Rilindjes \u201dFeja e shqiptarit \u00ebsht\u00eb shqiptaria\u201d, kjo shoqat\u00eb synon t\u00eb mbjell\u00eb iden\u00eb e bashkimit shpirt\u00ebror, kulturor e atdhetar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, kudo q\u00eb punojn\u00eb dhe jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shkruash p\u00ebr veprimtarin\u00eb atdhetare krijuese dhe kulturore t\u00eb k\u00ebsaj shoqate, q\u00eb mban emrin e shqiptarit t\u00eb madh Papa Klementi XI, i njohur si nj\u00eb nga Pap\u00ebt m\u00eb t\u00eb zot\u00eb t\u00eb Vatikanit, duhen faqe t\u00eb t\u00ebra. Por, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmendur t\u00eb gjitha, po ndalemi n\u00eb disa nga drejtimet dhe veprimtarit\u00eb kulmore t\u00eb saj, q\u00eb jan\u00eb: Bashkimi n\u00eb nj\u00eb ombrell\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebve e artist\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Suedi. Sigurimi i mb\u00ebshtetjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb punojn\u00eb e jetojn\u00eb n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni dhe t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, q\u00eb punon jasht\u00eb trojeve t\u00eb tyre etnike. Evidenton vlerat e krijimtaris\u00eb artistike e letrare t\u00eb krijues\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs dhe i pasqyron ato n\u00eb librin e saj serjal perjodik \u201cThesar Komb\u00ebtar i M\u00ebrgat\u00ebs Shqiptare n\u00eb Suedi\u201d. Publikon veprat e reja t\u00eb botuara nga an\u00ebtar\u00ebt e shoqat\u00ebs dhe m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Zhvillon konkurse dhe ndan \u00e7mime t\u00eb ndryshme, si ai p\u00ebr poezin\u00eb. Arkivon libra t\u00eb ndryshme letrare artistike dhe me p\u00ebrmbajtje studimore-shkencore, n\u00eb bibloteka komb\u00ebtare e universitare n\u00eb Suedi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni\u2026<\/p>\n<p>D\u00ebrgon p\u00ebr t\u00eb publikuar n\u00eb shum\u00eb media t\u00eb shkruara vizive e portale t\u00eb ndryshme nj\u00eb shumllojshm\u00ebri materjalesh informuese dhe studimore-shkencore. Organizon promovime e panaire librash dhe sesione shkencore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs,artit,gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Veprimtari t\u00eb tilla t\u00eb larmishme ka zhvilluar kjo shoqat\u00eb edhe n\u00eb disa qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, La\u00e7, Lezh\u00eb, Kruj\u00eb, etj .Veprimtari i palodhur i k\u00ebsaj shoqate Sokol Demaku, krahas pun\u00ebs si m\u00ebsues n\u00eb Bor\u00e5s t\u00eb Suedis\u00eb, drejton dhe revist\u00ebn \u201dDituria\u201d dhe nj\u00eb portal n\u00eb gjuh\u00ebh shqipe, t\u00eb cilat i ka kthyer n\u00eb mjete t\u00eb fuqishme p\u00ebr transmentimin, ruajtjen dhe zhvillimin e kultur\u00ebs dhe gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. P\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja dhe dimesienet e veprimtarive t\u00eb shumta e cil\u00ebsore q\u00eb kryen,kjo shoqat\u00eb mund t\u00eb quhet \u201dFoleja Komb\u00ebtare\u201d e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, nd\u00ebrsa drejtuesit dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj, frymezues dhe misionar\u00eb q\u00eb marin dhe p\u00ebrciellin nga emigracioni n\u00eb Shqip\u00ebri e anasjelltas atdhetariz\u00ebm dhe dashuri, kultur\u00eb, art dhe let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e titullonte dram\u00ebn e tij atdhetari dhe poliedriku Mid\u2019hat Frash\u00ebri, me pseudonimin letrar Lomo Sk\u00ebndo, e cila nuk e pa drit\u00ebn e botimit kurr\u00eb. Kjo figur\u00eb e madhe, q\u00eb kryesoi Kongresin e Manastirit p\u00ebr krijimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, q\u00eb firmosi aktin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavarsis\u00eb, q\u00eb punoi si minist\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb Ismail Qemalit dhe q\u00eb \u00ebnd\u00ebrroi e luftoi t\u00eb ideonte folen\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Evrop\u00eb, u p\u00ebrbuz e u censurua padrejt\u00ebsisht deri n\u00eb dit\u00ebt tona. N\u00eb themel t\u00eb brendis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj drame, me titullin kuptimplot\u00eb \u201dFoleja Komb\u00ebtare\u201d q\u00ebndron konflikti mes Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb synonte t\u00eb forconte zinxhir\u00ebt e rob\u00ebris\u00eb dhe atdhetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare si N.Frash\u00ebri, S.Frash\u00ebri, J.Vreto, V.Pasha dhe motrat Qirjazi, q\u00eb luftonin t\u00eb k\u00ebputnin me \u00e7do kusht zinxhir\u00ebt e k\u00ebsaj reb\u00ebrie, p\u00ebr t\u00eb triomfuar mbi eg\u00ebrsin\u00eb e Sulltanit.<\/p>\n<p>Dy mesazhe me vlera universale q\u00eb burojn\u00eb nga brendia e k\u00ebsaj drame jan\u00eb: Zgjimi i nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe bashkimi shpirt\u00ebror e kulturor i tyre, p\u00ebrmes m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs sh\u00ebipe dhe ruajtjes e zhvillimit t\u00eb kultur\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, detyra q\u00eb po lufton ta thelloj\u00eb m\u00eb tej kjo shoqat\u00eb, sa atdhetare, aq dhe letraro-artistike. Ishin pararend\u00ebsit dhe pasardh\u00ebsit e \u201dFoles\u00eb Komb\u00ebtare\u201d, q\u00eb e kuptuan se hija e vdekjes s\u00eb kombit po vinte p\u00ebrmes varrosjes s\u00eb gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs, traditave, herojve dhe simboleve t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb par\u00ebn gj\u00eb q\u00eb ata b\u00ebn\u00eb, ishte krijimi i alfabetit shqip, \u00e7elja e shkollave shqipe dhe nxjerrja nga bodrumet e errta, ku i kishin futur sunduesit shekullor\u00eb Heroin ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbe, \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb ngroht\u00eb t\u00eb poet\u00ebve tan\u00eb t\u00eb Rilindjes, e cila me forc\u00ebn dhe bukurin\u00eb e saj pati pesh\u00ebn e shpat\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn korri kokat e pushtues\u00ebve tan\u00eb t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e ka d\u00ebmtuar bashkimin ton\u00eb komb\u00ebtar kan\u00eb theksuar rilindasit tan\u00eb dhe vazhduesit e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb tyre, si Konica, Fishta, \u00c7abei, Rugova dhe ve\u00e7anrisht Kadareja, \u00ebsht\u00eb mosmarrveshja mes shqiptar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebrkon t\u00eb stigmatizoj\u00eb Naimi, n\u00eb ato vite t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrmes pyetjes retorike: \u201dGjith\u00eb kombet g\u00ebzojn\u00eb\/Ti Shqip\u00ebri pse s\u2019g\u00ebzon?! Mosmarrveshja mes shqiptar\u00ebve ka sjell\u00eb dilem\u00ebn e gjat\u00eb: \u201dDo t\u00eb b\u00ebhet apo jo Shqip\u00ebria?! Njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb ndryshme i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshme k\u00ebsaj pyetjeje dilem\u00eb: \u201dShqip\u00ebria s\u2019do t\u00eb b\u00ebhet se at\u00eb nuk e duam ne\u201d; \u201dShqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr inat t\u00eb djallit dhe t\u00eb shqiptarit\u201d; \u201dShqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm nga shqiptar\u00ebt e bashkuar shpirt\u00ebrisht e m\u00ebnd\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend \u00ebndrr\u00ebn e tyre shekullore\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e mbron nj\u00eb komb nga erozioni i asgj\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, larg konflikteve t\u00eb kota. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr ngulitjen thell\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e \u00e7do shqiptari, kudo q\u00eb punon dhe jeton, duhet shum\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt dhe krijuesit n\u00eb t\u00eb gjitha disiplinat shoq\u00ebrore kulturore dhe shkencore. Pa mohuar pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj bindjeje, edhe k\u00ebsaj shoqate i dalin detyra t\u00eb m\u00ebdha. Botimi i librit me v\u00ebllime periodike \u201dThesar Komb\u00ebtar i M\u00ebrgat\u00ebs Shqipotare n\u00eb Suedi\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, q\u00eb nga dimesionet shum\u00ebplan\u00ebshe i ngjan nj\u00eb enciklopedie studimore kulturore e letraro-artistike. Veprimtar\u00ebt e shoqat\u00ebs edhe p\u00ebrmes botimit t\u00eb k\u00ebtij libri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7imit t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb bashkimit si dhe t\u00eb kultur\u00ebs, atdhetarizmit, let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb arsimimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kudo q\u00eb punojn\u00eb e jetojn\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Protagonist\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri voluminoz jan\u00eb b\u00ebr\u00eb veprimtaria patriotike dhe letrare e rilindasve tan\u00eb si v\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri, J.Vreto, V.Pasha dhe vazhdues\u00ebve t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tyre; Figura e Sk\u00ebnderbeut dhe e Papa Klementit XI, si nj\u00eb nga pap\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Vatikanit; Ibrahim Rugova, si projektues i liris\u00eb s\u00eb popullit Shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb; Luigj Gurakuqi, si veprimtar i shquar i l\u00ebvizjes demokratike shqiptare, si pjesmarr\u00ebs dhe organizator i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe poet e publicist unik. Vend t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb faqet e v\u00ebllimit t\u00eb n\u00ebnt\u00eb z\u00eb kontributi i Familjes Jasharaj,e cila me sh\u00ebmbullin e saj t\u00eb rrall\u00eb u b\u00eb simbol i mbrojtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb etnike shqiptare.<\/p>\n<p>Lufta e Jasharajve, theksohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, i tregoi bot\u00ebs dhe shiptar\u00ebve se si mbrohet pragu i sht\u00ebpis\u00eb. Protagonist\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe patriot\u00eb t\u00eb till\u00eb si Ziadin Sela, i cili me flamurin shqiptar n\u00eb dor\u00eb nuk lejoi t\u00eb shkeleshin t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb faqet e k\u00ebtij libri z\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebn m\u00ebrgata shqiptare n\u00eb Suedi p\u00ebr \u00e7eljen e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebhn shqipe dhe ruajtjen e zhvillimin e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen, si nj\u00eb nga rrug\u00ebt m\u00eb kryesore q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb ruajtjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar, kultur\u00ebs dhe traditave tona. Kjo pun\u00eb gjen pasqyrim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb librin e studjusit Hysen Ibrahimi \u201dArsimi shqip n\u00eb Suedi\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt analizash, diskutimesh e vler\u00ebsimesh nga lexues e studjues t\u00eb shumt\u00eb. M\u00ebsimi plot\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkollat suedeze, fal\u00eb dhe ndihmes\u00ebs s\u00eb shtetit suedez q\u00eb ndjek nj\u00eb politik\u00eb arsimore thell\u00ebsisht demokratike e dashamir\u00ebse me emigrant\u00ebt, ka filluar q\u00eb n\u00eb vitin 1968. M\u00ebsuesi i par\u00eb i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebto lloj shkollash, si\u00e7 theksohet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, ka q\u00ebn\u00eb Begzat Beqiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Nybra t\u00eb Suedis\u00eb, ai q\u00eb \u00e7eli shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb vitin1975, ishte m\u00ebsuesi, filologu dhe poeti Sadulla Zendeli-Daja. Por vrull m\u00eb t\u00eb madh, hapja e shkollave shqipe n\u00eb Suedi, mori pas vitit 1990, kur atje u krijua Lidhja e Arsimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dNaim Frash\u00ebri\u201d. Ndihmes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e k\u00ebtyre shkollave kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe japin misionar\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb arsimit shqip, si Muhamet Shatri, Ramadan Shala, Fetah Bahtiri, Osman Ahmetgjekaj, Kimete Miftari etj.<\/p>\n<p>Krahas Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit suedez, ndihmes\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe personalitete t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs suedeze si albanologu dhe miku i njohur i shqiptar\u00ebve, suedezi Prof. Ullmar Qvick. Veprimtaria e gjer\u00eb e Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb Suedi e gjen frym\u00ebzimin tek dashuria p\u00ebr kombin dhe gjuh\u00ebn shqipe dhe tek shembulli i rrall\u00eb i Shenjtores N\u00ebn\u00eb Tereza,e cila mes t\u00eb tjerash thekson:\u201dNjeiu vjen n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb dobishme p\u00ebr kombin dhe gjith\u00eb njer\u00ebzimin\u201d.<\/p>\n<p>Krahas pun\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb b\u00ebn kjo shoqat\u00eb p\u00ebr botimin dhe p\u00ebrurimin e librave t\u00eb shumt\u00eb studimor\u00eb dhe artistik\u00eb si \u201cTrimat e Dardanis\u00eb\u201d, shkruar nga poetja Drita Braho, pastaj \u201dNa bashkoi poezia\u201d, shkruar nga Ymrije Beqiri dhe Ilmi Dervishi, etj, me vler\u00eb t\u00eb madhe do t\u00eb ishte dhe ribotimi, analiza dhe diskutimi i veprave kryesore t\u00eb rilindasve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe ve\u00e7anrisht i krijimtaris\u00eb letrare t\u00eb shkrimtar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhehj si Mid\u2019had Frash\u00ebri (Lumo Sk\u00ebndo), veprat e t\u00eb cilit, p\u00ebr arsye ideologjike nuk gjet\u00ebn kurr\u00eb drit\u00ebn e botimit.<\/p>\n<p>I mbyllim k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkurt\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe, me mir\u00ebnjohjen dhe respektin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, n\u00eb Suedi dhe intelektual\u00ebt q\u00eb e drejtojn\u00eb dhe frym\u00ebzojn\u00eb at\u00eb, me pun\u00eb e p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>:<br \/>\n<em>U lind m\u00eb 31 janar 1949, n\u00eb P\u00ebrmet. Vitet e para t\u00eb shkollimit i kreu n\u00eb vendlindje. N\u00eb vitin 1974, mbaroi me rezultate t\u00eb larta Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn Gjuh\u00eb Shqipe dhe Let\u00ebrsi. M\u00eb pas kreu studimet pasuniversitare p\u00ebr kritik\u00eb letrare. P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 40-vje\u00e7are ka punuar si m\u00ebsues, inspektor dhe drejtor n\u00eb disa shkolla t\u00eb P\u00ebrmetit dhe t\u00eb Tiran\u00ebs, deri n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, si kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cM\u00ebsuesi\u201d. P\u00ebr pun\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb dekoruar me Medaljen \u201dNaim Frash\u00ebri\u201d. Ka nj\u00eb krijimtari t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e publi\u00e7istik\u00ebs, filologjis\u00eb, krijimtaris\u00eb popollore dhe kritik\u00ebs letrare, t\u00eb cilat jan\u00eb butuar n\u00eb shum\u00eb gazeta, portale e revista q\u00eb botohen e qarkullojn\u00eb brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ka botuar disa libra. Libri i tij m\u00eb i ri \u00ebsht\u00eb \u201dModerrn\u00ebt e koh\u00ebs\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb p\u00ebrmbledhur studime letrare, esse, reportazhe e portrete.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sejdo Harka1 Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, e krijuar m\u00eb 26 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb zemr\u00ebn e vendit t\u00eb paqes mbi 200-vje\u00e7are, n\u00eb Suedi, sot mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion vullnetar shum\u00ebdimesional, q\u00eb kryen nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur atdhetare dhe letrao-artistike. Themeluesit, veprimtar\u00ebt dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34934,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-34933","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Sejdo Harka1 Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, e krijuar m\u00eb 26 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb zemr\u00ebn e vendit t\u00eb paqes mbi 200-vje\u00e7are, n\u00eb Suedi, sot mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion vullnetar shum\u00ebdimesional, q\u00eb kryen nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur atdhetare dhe letrao-artistike. Themeluesit, veprimtar\u00ebt dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-16T21:32:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-11-16T21:34:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"341\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI\",\"datePublished\":\"2018-11-16T21:32:55+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-16T21:34:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/\"},\"wordCount\":2590,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/sejdo_harka.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/\",\"name\":\"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/sejdo_harka.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-16T21:32:55+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-16T21:34:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/sejdo_harka.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/sejdo_harka.jpg\",\"width\":300,\"height\":341},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Sejdo Harka1 Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201dPapa Klementi XI Albani\u201d, e krijuar m\u00eb 26 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb zemr\u00ebn e vendit t\u00eb paqes mbi 200-vje\u00e7are, n\u00eb Suedi, sot mund t\u00eb themi se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion vullnetar shum\u00ebdimesional, q\u00eb kryen nj\u00eb veprimtari t\u00eb dendur atdhetare dhe letrao-artistike. Themeluesit, veprimtar\u00ebt dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-11-16T21:32:55+00:00","article_modified_time":"2018-11-16T21:34:36+00:00","og_image":[{"width":300,"height":341,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI","datePublished":"2018-11-16T21:32:55+00:00","dateModified":"2018-11-16T21:34:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/"},"wordCount":2590,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/","name":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg","datePublished":"2018-11-16T21:32:55+00:00","dateModified":"2018-11-16T21:34:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/sejdo_harka.jpg","width":300,"height":341},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shoqata-e-shkrimtareve-dhe-artisteve-shqiptare-papa-klementi-xi-albani-fole-kombetare-e-mergates-shqiptare-ne-suedi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHOQATA E SHKRIMTAR\u00cbVE DHE ARTIST\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb \u201dPAPA KLEMENTI XI ALBANI\u201d \u2013 \u201dFOLE KOMB\u00cbTARE\u201d E M\u00cbRGAT\u00cbS SHQIPTARE N\u00cb SUEDI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34933","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34933"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34933\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34933"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34933"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34933"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}