{"id":35306,"date":"2018-11-27T22:36:06","date_gmt":"2018-11-27T21:36:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=35306"},"modified":"2018-11-27T22:41:20","modified_gmt":"2018-11-27T21:41:20","slug":"i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/","title":{"rendered":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1]"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ibrahim Kelmendi<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebrtet po ndie keqardhje p\u00ebr keqkuptimin aksidental mes nesh, meq\u00eb nuk di t\u00eb kemi pas ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb grindje e f\u00ebrkim konkret. Rast\u00ebsisht u b\u00eb shkas recensioni i Xhemal Ahmetit p\u00ebr librin T\u00ebnd. Un\u00eb t\u00eb shfaqa ca kund\u00ebrshti e kritika dhe Ti more zjarr. Me gjas\u00eb, mezi paske prit t\u00eb kesh personazh p\u00ebr \u201clib\u00ebr\u201d t\u00eb radh\u00ebs, meq\u00eb ndoshta po mendon se numri dhe jo vlera e librave t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, respektivisht t\u00eb b\u00ebn SHKRIMTAR dhe AUTOR, si\u00e7 po e madh\u00ebron Ti vet\u00ebn T\u00ebnde.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb e ke nis fejtonin, t\u00eb cilin naivisht e ke titulluar: \u201cLUFTA E SHENJT\u00cb IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!&#8230;\u201d Uroj te t\u00eb dal\u00eb lib\u00ebr i suksessh\u00ebm dhe pse po duket qysh tani se po sajoni pamflet. Po druaj, mos ndoshta edhe Ti po u ngjan\u00eb AUTOR\u00cbVE Sabri Novosella e Faridin Tafallari. Besoj, i njeh edhe Ti, q\u00eb ata jan\u00eb gjysm\u00eb-analfabet\u00eb, por ama tashm\u00eb kan\u00eb shum\u00eb \u201clibra\u201d. <\/p>\n<p>Kam pas d\u00ebgjuar nj\u00eb proverb: \u201cMe k&#8230; t\u00eb huaj nuk bahesh dhand\u00ebr\u201d. N\u00eb fakt, Sabriu e Faridini jan\u00eb b\u00ebr\u00eb AUTOR\u00cb me kalema t\u00eb huaj, meq\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme mjafton t\u00eb kesh rreth 1000 euro q\u00eb t\u00eb paguash dike, i cili ta shkruan librin, qoft\u00eb duke \u201credaktuar\u201d shkarravinat q\u00eb i ofrohen, apo duke ia rr\u00ebfyer ato q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb lib\u00ebr. Pastaj paguan p\u00ebr 500 ekzemplar\u00eb rreth 1000 Euro, organizon edhe ceremoni prezantimi, dhe k\u00ebshtu b\u00ebhesh SHKRIMTAR dhe AUTOR.<\/p>\n<p>Nuk t\u00eb njoh dhe nuk d\u00ebshiroj t\u00eb hidh\u00ebrohesh ekstra, n\u00ebse t\u00eb bien tamam k\u00ebto q\u00eb shkrova p\u00ebr Sabri Novosell\u00ebn e Faridin Tafallarin. Fatkeq\u00ebsisht, kur para ca dit\u00ebve pat\u00ebm nj\u00eb debat t\u00eb aty-p\u00ebr-atysh\u00ebm, t\u00eb vrullsh\u00ebm, u zhg\u00ebnjeva nga niveli i tekstit q\u00eb afishoje. Ai tekst, si i pa redaktuar q\u00eb ishte, t\u00eb prezantonte tep\u00ebr n\u00ebn nivelin e pretendimit T\u00ebnd. Nd\u00ebrsa, un\u00eb, si i pa takt q\u00eb jam, shpreha diskualifikimin e nxituar: shkrimtaruc! Pik\u00ebrisht pse duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb diskualifikim i sakt\u00eb, Ti u hidh\u00ebrove ekstra, pothuajse deri n\u00eb t\u00ebrbim. Nuk t\u00eb mjaftoj as k\u00ebrkim-falja nga ana ime. Si pasoj\u00eb, ngjan q\u00eb po mbar\u00ebsohesh me redaktorin, p\u00ebr ta pjell\u00eb \u201clibrin\u201d e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk u p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjen, n\u00ebse do debat me mua apo do vet\u00ebm \u201cdialog\u201d me SHKRIMTARIN Shefqet Dibrani, p\u00ebr t\u00eb treguar respekt, &#8211; meq\u00eb injorimi me mos reagim \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfillje, &#8211; po reagoj, por telegrafisht, sepse un\u00eb nuk kam pretendim te t\u00eb (sh)p\u00ebrdor Ty p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fejtonit ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb si paraqitje t\u00eb \u201cgrindjeve\u201d q\u00eb kemi pas n\u00eb vitin 1984. Por, qysh n\u00eb fillim me duhet te t\u00eb diskualifikoj si tifoz, pal\u00eb, dhe aspak si analist kritik, neutral. Pra, Ti qysh at\u00ebher\u00eb, rast\u00ebsisht apo i komanduar, je b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e \u201ckrahut\u201d t\u00eb Sabri Novosell\u00ebs, edhe pse mundohesh ta kamuflosh. At\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm e ke p\u00ebrvijuar deri n\u00eb fund, duke u rreshtuar n\u00eb vitin 1991 pas \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit\u201d Hafiz Gagica, gjegj\u00ebsisht kryetarin e kryetar\u00ebve (t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb emigracion). \u00cbsht\u00eb sekret publik, se edhe Hafiz Gagica ishte gjysm\u00eb-analfabet si Sabriu e Faridini (edhe pse kishte diplom\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte paguar Babai i tij fatkeq).<\/p>\n<p>Ke shkruar: \u201cPas disa dit\u00ebsh (kur emigrove n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb vitin 1984, sakt\u00ebsim imi), m\u00eb soll\u00ebn edhe disa numra t\u00eb revist\u00ebs \u00abZ\u00ebri i Kosov\u00ebs\u00bb, edhe at\u00ebher\u00eb ishin dy, dy qarje dy p\u00ebr\u00e7arje, shum\u00eb akuza p\u00ebr vrasje e likuidime, p\u00ebr shum\u00eb prita e pabesi, shum\u00eb denoncime n\u00eb polici e UDB-e, gj\u00eb q\u00eb situata edhe n\u00eb Diaspor\u00eb ishte e nder dhe pran shp\u00ebrthimit, t\u00eb cil\u00ebn e kam p\u00ebrjetuar r\u00ebnd\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Meq\u00eb ke ofruar faksimile, shihet se ato nuk ishin revista, por organe t\u00eb L\u00ebvizjes. Dhe nj\u00ebri kishte vitin e 5-t\u00eb t\u00eb botimit, meq\u00eb Jusuf G\u00ebrvalla e ka pas botuar numrin e par\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 1981, kurse tjetri ishte numri i par\u00eb, n\u00eb qershor 1984. Nuk m\u00eb besohet q\u00eb nuk e di kush q\u00ebndronte pas tyre. Ky organi q\u00eb zuri t\u00eb botohet n\u00eb Suedi, &#8211; t\u00eb cilin e kishe cituar disa her\u00eb, &#8211; ishte prodhim i \u201ckrahut\u201d t\u00eb Sabri Novosell\u00ebs. Pos Sabriut si udh\u00ebheq\u00ebs, Xhafer Durmishi ishte kryeredaktor, nd\u00ebrsa n\u00eb \u201credaksi\u201d ishin edhe Milaim Zeka dhe Haxhi Berisha. N\u00eb fakt, t\u00eb kat\u00ebr numrat, sa u botua gjithsej ai organ, pothuajse i t\u00ebri ishte nga mendja dhe duart e Xhafer Durmishit, meq\u00eb ai nuk kishte bashk\u00ebveprimtar\u00eb q\u00eb dinin t\u00eb shkruanin. Nd\u00ebrsa tjetrin, q\u00eb ishte vazhdim\u00ebsi e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs, kryeredaktor ishte Xhafer Shatri. Ky ishte organi i L\u00ebvizjes, nd\u00ebrsa ai tjetri ishte i grupimit prej disa vetave, q\u00eb dol\u00ebn nga L\u00ebvizja, pas krimit q\u00eb na pat\u00ebn shkaktuar n\u00eb manifestimin q\u00eb kishim n\u00eb Dyseldorf m\u00eb 7 prill 1984. Por, meq\u00eb nuk kishin potencial njer\u00ebzor, ushtruan veprimtari vet\u00ebm deri n\u00eb tetor 1984 dhe u shuan, respektivisht u b\u00ebn\u00eb t\u00eb paduksh\u00ebm, si shurra e pul\u00ebs, si\u00e7 thuhet p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Ato grindje dhe armiq\u00ebsi t\u00eb at\u00ebhershme i kam rr\u00ebfyer me korrekt\u00ebsi n\u00eb romanin \u201cAtentatet\u201d (botuar n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 2007) dhe nuk kam nd\u00ebrmend t\u2019i rr\u00ebfej edhe nj\u00ebher\u00eb, me k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr hir t\u00eb tifoz\u00ebve Tu, po ofroj vet\u00ebm informacionin, se qysh n\u00eb tetor 1981, p\u00ebr shkak t\u00eb komplotit t\u00eb Sabri Novosell\u00ebs, pat ndodh nj\u00eb keqkuptim n\u00eb mes t\u00eb Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs dhe Kadri Zek\u00ebs. U tejkalua me sqarimin q\u00eb pat\u00ebm gjat\u00eb dasm\u00ebs se Kadri Zek\u00ebs e Saime Jusufit (. Si rezultat i atij mir\u00ebkuptimi, Jusufi na thirri t\u00eb shkonim m\u00eb 16 janar 1981. N\u00eb agimin e hersh\u00ebm t\u00eb 17 Janarit 1981, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku banonin G\u00ebrvall\u00ebt, b\u00ebm\u00eb bashkimin e tre organizatave q\u00eb vepronin at\u00ebher\u00eb n\u00eb emigracion, n\u00eb L\u00ebvizjen p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb mbr\u00ebmjen e asaj dite ndodhi vrasja e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, nga strukturat kriminale t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Kur ne po merreshim me ceremoni mortore n\u00eb Gjermani, n\u00eb Turqi, n\u00eb prapashpin\u00eb, po b\u00ebnin takime UDBash\u00ebt Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica, t\u00eb shoq\u00ebruar edhe nga argat\u00ebt e tyre. Ata gjoja p\u00ebrfaq\u00ebsonin organizatat e tyre, q\u00eb tashm\u00eb jam bindur se ishin organizata fantazma, si\u00e7 e kishte praktik\u00eb t\u00eb simulonte UDB-ja. P\u00ebr t\u00eb komplotuar emigracionin e deriat\u00ebhersh\u00ebm patriotik e politik dhe bashkimin q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb m\u00eb 17 Janar 1982, ata themelojn\u00eb \u201cL\u00ebvizjen p\u00ebr Republik\u00ebn Socialiste Shqiptare n\u00eb Jugosllavi\u201d (m\u00eb 17 shkurt 1982). Nd\u00ebrsa m\u00eb 9 maj 1982, asaj L\u00ebvizjeje ju bashk\u00ebngjit edhe Xhafer Shatri, q\u00eb simulonte p\u00ebrfaq\u00ebsimin e OMLK-s\u00eb, pa qen\u00eb as an\u00ebtar i saj.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb qershor 1982 fillojn\u00eb t\u00eb grinden mes \u201ckrahut\u201d t\u00eb Sabri Novosell\u00ebs (ishin 7-8 veta) me \u201ckrahun\u201d e Abdullah Prapashtic\u00ebs (ishin 4 veta).  Ishte grindje e sajuar, sipas modelit, merreshin vesh nat\u00ebn, si t\u00eb grinden dit\u00ebn. Synimi ishte q\u00eb emigracioni yn\u00eb t\u00eb mos merrej m\u00eb me veprimtari patriotike, por me ato grindje. Dhe grindeshin mes tyre, Sabriu duke k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb kishin themeluar L\u00ebvizje p\u00ebr Republik\u00eb Shqiptar\u00eb n\u00eb Jugosllavi (LRSHJ), Abdullahu se kishin themeluar L\u00ebvizje p\u00ebr Republik\u00ebn Socialiste Shqiptare n\u00eb Jugosllavi (LRSSHJ), me pararoj\u00eb PKMLSHJ (fantazma \u201cPartia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare n\u00eb Jugosllavi\u201d). Ajo grindje nuk pati pasoja t\u00eb m\u00ebdha, meq\u00eb Sabriut i besonim shumica, p\u00ebr faktin se Abdullahu kishte qen\u00eb oficer publik i UDB-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, kurse p\u00ebr Sabriun ende nuk e dinim se ishte UDBash konspirativ (edhe pse e dyshoja).<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 1983 Sabriu u shp\u00ebrngul nga Turqia (ku ishte nga marsi 1980, meq\u00eb fillimisht ishte simuluar arratisja e tij nga Prishtina n\u00eb Shqip\u00ebri, dhjetor 1979, dhe prej andej, n\u00eb mars 1980, Sigurimi i Shqip\u00ebris\u00eb e transferon n\u00eb Turqi) n\u00eb Zvic\u00ebr. Dhe duke qen\u00eb mysafir te Xhafer Shatri n\u00eb Gjenev\u00eb, plas grindja mes tyre, jo vet\u00ebm verbale. Ajo grindje eskaloi edhe me ato pasojat q\u00eb ke p\u00ebrmend Ti, por duke mos konkretizuar kush ishin sulmuesit dhe kush viktimat.<\/p>\n<p>Un\u00eb qysh at\u00ebher\u00eb t\u00eb tre ato kuadro i kam pas diskualifikuar si t\u00eb d\u00ebrguar nga sh\u00ebrbimet jugo-sllave, p\u00ebr ta kap emigracionin patriotik dhe nuk isha pal\u00eb me asnj\u00ebrin nga ata tre: Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica, Xhafer Shatri.<br \/>\nPasojat e grindjeve t\u00eb tyre ishin t\u00eb m\u00ebdha, meq\u00eb na dezorientuan duksh\u00ebm, por ishin t\u00eb imponuara, nuk ishin zgjedhje jona \u2013 emigracionit t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>[<em>vijon<\/em>]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ibrahim Kelmendi V\u00ebrtet po ndie keqardhje p\u00ebr keqkuptimin aksidental mes nesh, meq\u00eb nuk di t\u00eb kemi pas ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb grindje e f\u00ebrkim konkret. Rast\u00ebsisht u b\u00eb shkas recensioni i Xhemal Ahmetit p\u00ebr librin T\u00ebnd. Un\u00eb t\u00eb shfaqa ca kund\u00ebrshti e kritika dhe Ti more zjarr. Me gjas\u00eb, mezi paske prit t\u00eb kesh personazh p\u00ebr \u201clib\u00ebr\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29090,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-35306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ibrahim Kelmendi V\u00ebrtet po ndie keqardhje p\u00ebr keqkuptimin aksidental mes nesh, meq\u00eb nuk di t\u00eb kemi pas ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb grindje e f\u00ebrkim konkret. Rast\u00ebsisht u b\u00eb shkas recensioni i Xhemal Ahmetit p\u00ebr librin T\u00ebnd. Un\u00eb t\u00eb shfaqa ca kund\u00ebrshti e kritika dhe Ti more zjarr. Me gjas\u00eb, mezi paske prit t\u00eb kesh personazh p\u00ebr \u201clib\u00ebr\u201d [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-27T21:36:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-11-27T21:41:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1]\",\"datePublished\":\"2018-11-27T21:36:06+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-27T21:41:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/\"},\"wordCount\":1490,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ibrahim_kelmendi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/\",\"name\":\"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ibrahim_kelmendi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-27T21:36:06+00:00\",\"dateModified\":\"2018-11-27T21:41:20+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ibrahim_kelmendi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/04\\\/ibrahim_kelmendi.jpg\",\"width\":300,\"height\":300,\"caption\":\"Ibrahim Kelmendi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1]\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ibrahim Kelmendi V\u00ebrtet po ndie keqardhje p\u00ebr keqkuptimin aksidental mes nesh, meq\u00eb nuk di t\u00eb kemi pas ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb grindje e f\u00ebrkim konkret. Rast\u00ebsisht u b\u00eb shkas recensioni i Xhemal Ahmetit p\u00ebr librin T\u00ebnd. Un\u00eb t\u00eb shfaqa ca kund\u00ebrshti e kritika dhe Ti more zjarr. Me gjas\u00eb, mezi paske prit t\u00eb kesh personazh p\u00ebr \u201clib\u00ebr\u201d [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-11-27T21:36:06+00:00","article_modified_time":"2018-11-27T21:41:20+00:00","og_image":[{"width":300,"height":300,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1]","datePublished":"2018-11-27T21:36:06+00:00","dateModified":"2018-11-27T21:41:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/"},"wordCount":1490,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/","name":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1] - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg","datePublished":"2018-11-27T21:36:06+00:00","dateModified":"2018-11-27T21:41:20+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/ibrahim_kelmendi.jpg","width":300,"height":300,"caption":"Ibrahim Kelmendi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/i-mjeri-une-eshte-hidheruar-shefqet-dibrani-1\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"I MJERI UN\u00cb \u2013 \u00cbSHT\u00cb HIDH\u00cbRUAR SHEFQET DIBRANI! [1]"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35306\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}