{"id":35330,"date":"2018-11-29T09:35:31","date_gmt":"2018-11-29T08:35:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=35330"},"modified":"2018-11-29T09:35:31","modified_gmt":"2018-11-29T08:35:31","slug":"ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/","title":{"rendered":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">GazetaDita.al<\/a>, <em>3 dhjetor 2014<\/em><\/p>\n<p><em>Tek sprova \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d e Ismail Kadares\u00eb, po botojm\u00eb p\u00ebrshkrimin e fatit tragjik t\u00eb partizanes Ramize Gjebrea. Gjyqi i \u00e7uditsh\u00ebm, urdhrat e ardhur nga lart, Zaho Koka, sjelljet e shok\u00ebve bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb\u2026<\/em><\/p>\n<p>\u2026Nako Spiru e ka shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr fill pas pushkatimit prej vet\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij komunist\u00eb t\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij: R. Gjebrea, me nofk\u00ebn \u201cRamona\u201d, nj\u00eb vajz\u00eb partizane me nj\u00eb bukuri t\u00eb rrall\u00eb, ardhur n\u00eb mal nga qyteti. Vrasja e saj, q\u00eb tronditi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ende sot n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po shkruhen k\u00ebto radhe, ka mbetur e err\u00ebt. Pyetjen \u201cp\u00ebrse?\u201d e ka b\u00ebr\u00eb e para ajo vete.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, e lidhur si\u00e7 qe, n\u00eb nj\u00eb qilar t\u00eb pist\u00eb, n\u00eb katundin Ramic\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs. Pyetjen e ka p\u00ebrs\u00ebritur, fill pas viktim\u00ebs, njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i saj, Nako Spiru, i fejuari i vajz\u00ebs. E ndon\u00ebse shef kryesor komunist, n\u00eb fillim as ai s\u2019merr ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mjegullt. Lihet t\u00eb n\u00ebnkuptohet se shkaku i d\u00ebnimit ka qen\u00eb i till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet, p\u00ebr t\u00eb mos plagosur shpirt\u00ebrisht shefin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Shum\u00eb shpejt shkaku merret vesh: Ramona, nj\u00ebzetenj\u00ebvje\u00e7arja me kultur\u00eb dhe bukuri t\u00eb rrall\u00eb, qenka dyshuar p\u00ebr Iidhje dashurie me nj\u00ebfar\u00eb Zaho Koka. Rrjedhimisht, \u201cgjyqi partizan\u201d paska mbrojtur, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, nderin e nj\u00eb prej shefave t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tij!<\/p>\n<p>Dyshimi, sa vete rritet, sidomos pas vrasjes s\u00eb vet\u00eb Zaho Kok\u00ebs, \u00e7\u2019ka e tregon qart\u00eb letra e d\u00ebrguar shefit t\u00eb madh, E. Hoxh\u00ebs. N. Spiru \u00ebsht\u00eb i pari dhe i fundit q\u00eb jo vet\u00ebm shkruan se \u201crivali\u201d i tij \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb pas shpine, por guxon ta pyes\u00eb E. Hoxh\u00ebn p\u00ebrse ka ndodhur kjo!<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e vrasjes pas shpine lidhet me di\u00e7ka tjet\u00ebr. N\u00ebse josh\u00ebsi i Ramon\u00ebs \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai duhej t\u00eb merrte n\u00eb varr nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>E fshehta lidhej me pyetjen q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet qindra her\u00eb, nga mij\u00ebra njer\u00ebz, n\u00eb dhjet\u00ebra vite: N\u00ebse u besua v\u00ebrtet si nj\u00eb faj pasional, q\u00eb d\u00ebmtonte \u00e7\u00ebshtjen e moralit n\u00eb luft\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, disi i p\u00ebrligjur, ndon\u00ebse tep\u00ebr i ashp\u00ebr, rrjedhimisht i d\u00ebnuesh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse u d\u00ebnua me pushkatim vet\u00ebm ajo, \u201cfemra\u201d, dhe jo tjetri, \u201cmashkulli\u201d?<\/p>\n<p>Problemi, nd\u00ebrkaq, ngjan shum\u00eb m\u00eb i thell\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Ramize Gjebrea\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/ramize_gjebrea.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <em>Ramize Gjebrea<\/em><\/p>\n<p>Vet\u00eb vrasja, por sidomos fshehja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb, e sidomos shnd\u00ebrrimi i saj n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb rrejshme dashurie, d\u00ebshmonte p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb papar\u00eb n\u00eb historin\u00eb shqiptare. M\u00eb sakt\u00eb se ligj\u00ebrimet e koh\u00ebs, ai krim paralajm\u00ebronte nj\u00eb t\u00eb shekulli zi dhe mjegull, n\u00eb historin\u00eb aspak t\u00eb kthjell\u00ebt shqiptare. \u00cbshte kjo arsyeja q\u00eb gjithsesi e p\u00ebrligjte, qoft\u00eb dhe me vones\u00eb, zhbirimin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb asaj q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb shkurtin e eg\u00ebr t\u00eb vitit 1944, n\u00eb Ramic\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Qysh pas pushkatimit t\u00eb Ramon\u00ebs p\u00ebrpara brigad\u00ebs partizane, pyetja e pashmangshme, se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb ka ndodhur: gjyq partizan apo sheriat arab?, s\u2019ka reshtur asnj\u00ebher\u00eb. N\u00ebse kan\u00eb kryer m\u00ebkat, at\u00eb e kan\u00eb kryer s\u00eb bashku. Se i till\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe kurrsesi ndryshe m\u00ebkati i dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me lajmet q\u00eb vijn\u00eb nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ku Zaho Koka paska shkuar t\u00eb jap\u00eb shpjegime, dyshimet shtohen. Jo vet\u00ebm s\u2019ka d\u00ebnim p\u00ebr donzhuanin e dyshimt\u00eb partizan, por atij i qenkan kthyer arm\u00ebt dhe gradat. Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i qenka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb qese me flori\u2026 Kjo e fundit ngjan me nj\u00eb trillim t\u00eb sajuar enkas p\u00ebr ta posht\u00ebruar at\u00eb far\u00eb trimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb habi t\u00eb madhe, d\u00ebshmia e m\u00ebsip\u00ebrme jepet jo nga ndonj\u00eb dashakeq\u00ebs, por nga nj\u00eb adhurues i Zaho Kok\u00ebs, profesor komunist, n\u00eb vitin 2002! E vetmja gj\u00eb q\u00eb sqarohet \u00ebsht\u00eb se qesja me flori s\u2019qenk\u00ebsh ndonj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr tradhtin\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs, si\u00e7 p\u00ebshp\u00ebritin smir\u00ebzinjt\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb mision sekret t\u00eb ardhsh\u00ebm, \u00e7ka tregon se sa fort e \u00e7mojn\u00eb Z. Kok\u00ebn shok\u00ebt \u201catje lart\u201d. \u00cbsht\u00eb po ky profesor st\u00ebrkomunist, q\u00eb d\u00ebshmon \u201cpadrejt\u00ebsin\u00eb\u201d tjet\u00ebr q\u00eb i b\u00ebhet trimit t\u00eb vetmuar Z. K., p\u00ebr\u00e7mimin q\u00eb vendasit tregojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kur kthehet n\u00eb katund. Nuk i flasin, ndoshta p\u00ebshtyjn\u00eb n\u00eb tok\u00eb, e ndoshta murmuritin n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb fjal\u00ebn \u201cjud\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga shtabi \u201candej lart\u201d mb\u00ebrrijn\u00eb, nd\u00ebrkaq, udh\u00ebzime t\u00eb rrepta: T\u00eb mos flitet m\u00eb p\u00ebr R. Gjebren\u00eb! T\u00eb harrohet Ramona bashk\u00eb me historin\u00eb e saj! Sipas anketuesit V. Baruti, Enver Hoxha vet\u00eb pask\u00ebsh pranuar se kishte qen\u00eb gabim pushkatimi i saj, megjithat\u00eb, shefi i madh mendon se mjaft u fol p\u00ebr t\u00eb. Ka ardhur ora e heshtjes.<\/p>\n<p>Por as ora, as dita e heshtjes nuk vjen. P\u00ebrkundrazi, jehona sa vete merr dhen\u00eb. Legjenda e yllit t\u00eb bukuris\u00eb, e zan\u00ebs s\u00eb maleve, e princesh\u00ebs flok\u00ebverdh\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb elegjie komb\u00ebtare. Hidhen trakte p\u00ebr t\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, nga mbret\u00ebror\u00ebt, nga nacionalist\u00ebt, s\u2019do t\u00eb ishte \u00e7udi nga vet\u00eb gjerman\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb e duan p\u00ebr vete. S\u2019ishte komunizmi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr qenie t\u00eb tilla t\u00eb ep\u00ebrme. Princesha ka gabuar kur \u00ebsht\u00eb bashkuar me t\u00eb.<\/p>\n<p>mosmarreveshjaKomunist\u00ebt e kuptojn\u00eb se betej\u00ebn e heshtjes e kan\u00eb humbur. T\u00eb mundur, heqin dor\u00eb prej saj. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta fashitur goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebn p\u00ebrpiqen t\u2019i nd\u00ebrrojn\u00eb drejtim. Ta kthejn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Zahos, kund\u00ebr Ramon\u00ebs. Ramona duhet t\u00eb posht\u00ebrohet. Madje, me ngut. Me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb njihen aq mir\u00eb prej shekujsh.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Kadare - Mosmarreveshja\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2018\/kadare_mosmarreveshja.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Zhdrivillimi i dosjes R. Gjebrea, nga faza e par\u00eb, ajo e heshtjes, hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, at\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshmen. Posht\u00ebrimi i nj\u00eb femre ka qen\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb i leht\u00eb se posht\u00ebrimi i nj\u00eb burri. Gjith\u00e7ka e brisht\u00eb, e bukur, e sinqert\u00eb e vajz\u00ebs, mund t\u00eb kthehet leht\u00ebsisht kund\u00ebr saj. Ajo vjen nga qyteti i larg\u00ebt me hije aristokratike i Gjirokastr\u00ebs, nga sht\u00ebpia e madhe e Gjebrenjve, me dritare t\u00eb m\u00ebdha, me qiellzana t\u00eb gdhendura e doke t\u00eb fisme. Ashtu si zonjusha tjet\u00ebr e brisht\u00eb Musine Kokalari, nga sht\u00ebpia e Kokalar\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fat t\u00eb ngjash\u00ebm. K\u00ebto jan\u00eb zonjusha t\u00eb koh\u00ebs, asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet\u201dbelle epoque\u201d, version ballkanas, me shum\u00eb sqim\u00eb, me trille natyrisht, me gjuh\u00eb t\u00eb huaja (Ramona, p\u00ebrve\u00e7 italishtes, q\u00eb ishte n\u00eb mod\u00eb, dinte anglisht dhe fr\u00ebngjisht e Musineja gjithashtu). E k\u00ebshtu me radh\u00eb, me Dante Aligierin, t\u00eb m\u00ebsuar gati p\u00ebrmendsh, me Nietzsche-n dhe Schopenhauer-in, me maniera t\u00eb sjelluri fine dhe, mbi t\u00eb gjitha, me pamje t\u00eb bukur, tep\u00ebr t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u00eb kthehen, ashtu si\u00e7 u kthyen, kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Ja Ramona, n\u00eb mbr\u00ebmjet e ftohta, pran\u00eb zjarrit, iu k\u00ebndon (si\u00e7 thuhej ende n\u00eb shqip p\u00ebr \u201creciton\u201d), partizan\u00ebve k\u00ebng\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb \u201cFerrit\u201d t\u00eb Dantes, at\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb tragjike midis Fran\u00e7eska da Riminit dhe Paolo Malatest\u00ebs. E k\u00ebndon italisht, pastaj shqip, \u00e7astin e puthjes s\u00eb par\u00eb midis tyre, \u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim i akuz\u00ebs q\u00eb do t\u2019i b\u00ebhet si nxit\u00ebse e shthurjes morale. Ashtu si\u00e7 do t\u00eb quhet e till\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb prej Zaho Kok\u00ebs vet\u00eb, k\u00ebshilla e vajz\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fur\u00e7\u00eb e past\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh, p\u00ebr goj\u00ebn e tij problematike.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto, k\u00ebnga e pest\u00eb e Dantes dhe higjiena e goj\u00ebs, meqen\u00ebse lidhen me puthjen, jan\u00eb fakte t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr gjyqin partizan, q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb akuz\u00ebn q\u00eb \u00e7on drejt vdekjes. (Duhet t\u00eb jet\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb fur\u00e7a dhe pasta e dh\u00ebmb\u00ebve, bashk\u00eb me nj\u00eb poem\u00eb t\u00eb Mesjet\u00ebs s\u00eb von\u00eb, t\u00eb merren si d\u00ebshmi krimi prej nj\u00eb gjyqi, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e t\u00eb cilit ka nj\u00eb komunist q\u00eb ka studiuar p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Franc\u00eb!)<\/p>\n<p>Merret me mend interpretimi q\u00eb u b\u00ebhet gjesteve t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb Ramon\u00ebs, krehjes me kujdes t\u00eb flok\u00ebve, q\u00eb ajo nuk e harron kurr\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb trupore, buz\u00ebqeshjeve, p\u00ebrqafimit q\u00eb komisarja e re iu b\u00ebn partizan\u00ebve kur nisen p\u00ebr aksion ose kthehen prej tij, ledhatimi i flok\u00ebve t\u00eb tyre e gjcrtek e qara shum\u00eb dit\u00eb rresht p\u00ebr heroin c vrar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Misto Mame, v\u00ebrtetim i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr disa, se paska qen\u00eb e fejuara e tij e fsheht\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb fejohej me Nako Spirun\u2026<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, nj\u00eb mrekulli e madhe po ndodhte, e ky ishte i vetmi lajm i mir\u00eb: balta nuk zinte mbi vajz\u00ebn. lshte nj\u00eb gj\u00eb e rrall\u00eb, pa dyshim, njer\u00ebzit ishin m\u00ebsuar me shprehjen se \u201cplumbi nuk zinte\u201d, por jo balta.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq. Balta jo vet\u00ebm nuk zinte, por pas \u00e7do hedhjeje t\u00eb saj, vajza ndritte m\u00eb fort.<\/p>\n<p>Heqja dor\u00eb nga p\u00ebrbaltja e Ramon\u00ebs ka qen\u00eb faza e tret\u00eb e procesit t\u00eb habitsh\u00ebm t\u00eb pasvdekjes s\u00eb saj. Komunist\u00ebt binden se duhej p\u00ebrmbysur me ngut kjo gjendje. Duke pranuar humbjen, ata rreken t\u00eb vendosin nj\u00eb drejtpeshim midis t\u00eb dyve: Ramon\u00ebs dhe Zahos. T\u00eb sajojn\u00eb nj\u00eb \u00e7ift mitik sipas modelit t\u00eb Romeos dhe Zhuliet\u00ebs. Por \u00e7ifti q\u00ebllon i v\u00ebshtir\u00eb. Ramona ka nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj tjetrit: vdekjen. Ashtu si\u00e7 Zahoja ka nj\u00eb munges\u00eb: jet\u00ebn. Q\u00eb t\u00eb vihen n\u00eb kushte t\u00eb barabarta, si\u00e7 e k\u00ebrkonte ky model legjende, duhej q\u00eb s\u00eb paku ai t\u00eb vdiste. Dhe k\u00ebshtu vendoset q\u00eb ai t\u00eb vritet. Me plumb pas shpine, si\u00e7 e d\u00ebshmon Nako Spiru. Si\u00e7 e k\u00ebrkon logjika. Por kurrsesi legjenda.<\/p>\n<p>Legjenda k\u00ebrkon nj\u00eb vdekje romantike. Skenarin e k\u00ebsaj vdekjeje, sipas V. Barutit, e sajon N. Xhuglini, e fejuara e Hoxh\u00ebs, m\u00eb pas gruaja e tij. Gjithmon\u00eb sipas anketuesit, motivi kryesor p\u00ebr vrasjen e Ramon\u00ebs ka qen\u00eb xhelozia fem\u00ebrore. Nj\u00eb tjet\u00ebr motiv, edhe m\u00eb i fsheht\u00eb, rreh t\u00eb shfaqet aty-k\u00ebtu, si drit\u00ebza e zbeht\u00eb n\u00eb fundin e nj\u00eb pusi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, skenari i epilogut vihet n\u00eb jet\u00eb shum\u00eb shpejt. Vrasja e donzhuanit t\u00eb hamend\u00ebsuar partizan ndodh v\u00ebrtet tek oborri i nj\u00eb kishe. Ve\u00e7 ndryshe n\u00eb jet\u00eb e ndryshe n\u00eb skenar. N\u00eb jet\u00eb me plumb pas shpine, si\u00e7 thot\u00eb Nako Spiru. Kurse n\u00eb skenar, sipas Xhuglinit, mortin e ka romantik, alla Romeo, n\u00eb dram\u00ebn e Shekspirit. Helm e pik\u00eb nga humbja e Zhuliet\u00ebs s\u00eb tij, s\u2019e do m\u00eb jet\u00ebn, ndaj si trim i marr\u00eb nxjerr gjoksin p\u00ebrpara gjerman\u00ebve, q\u00eb t\u2019i jap\u00eb fund asaj.<\/p>\n<p>Suksesi i shfaqjes \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb. Kaq shum\u00eb ka punuar regjimi komunist nga viti 1944 gjer m\u00eb 2010, saq\u00eb p\u00ebr shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet rresht miti i rrejsh\u00ebm e mbulon plot\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Shpif\u00ebs t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb, korrier\u00eb partizan\u00eb, poet\u00eb, muzikant\u00eb, akademik\u00eb, historian\u00eb, spiun\u00eb, arkivist\u00eb, arrijn\u00eb t\u00eb sajojn\u00eb nj\u00eb mot\u00ebrzim t\u00eb ri roze t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Adamit e t\u00eb Ev\u00ebs, p\u00ebrzier me pak Shekspir e shum\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. K\u00ebng\u00eb, poema, drama, romane, kantata, kujtime, s\u2019kan\u00eb t\u00eb sosur. E t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr nj\u00eb hero t\u00eb rrem\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb burracak q\u00eb e shiti t\u00eb dashur\u00ebn q\u00eb, me sa dukej, s\u2019e kishte pasur kurr\u00eb, ve\u00e7 n\u00eb \u00ebnd\u00ebrrime, s\u00ebmundje e njohur e meshkujve ballkanas.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kapur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb nga ky kryengulth makab\u00ebr, le t\u00eb kthehemi prap\u00eb te nata e ftoht\u00eb e shkurtit t\u00eb vitit 1944, n\u00eb Ramic\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>E lidhur me litar, midis balt\u00ebs, bag\u00ebtive dhe pisll\u00ebkut, n\u00eb haurin ku mezi b\u00ebn drit\u00eb nj\u00eb kandil i zbeht\u00eb, Ramona e brisht\u00eb, shum\u00eb her\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb gjyqtar\u00ebt e saj, nd\u00ebrsa shpresa p\u00ebr m\u00ebshir\u00eb do t\u00eb zhvendoset nga nj\u00eb fytyr\u00eb te tjetra.<\/p>\n<p>Ja Hysni Kapo, shefi i tyre, ka gjas\u00eb q\u00eb edhe po t\u2019u besoj\u00eb p\u00ebshp\u00ebrimave, t\u00eb mos ia quaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe \u201cm\u00ebkatin\u201d, ngaq\u00eb ai vet\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb gruan e dh\u00ebn\u00eb me mbles\u00ebri, n\u00eb katund, p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, marr\u00eb me dashuri. Dhe ja i dyti, Manush Myftiu, kthyer nga Italia, ku ajo ka qen\u00eb gjithashtu p\u00ebr studime, e sidomos student i mjek\u00ebsis\u00eb, s\u2019ka si t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb d\u00ebnimin e saj. Aq m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb tretit, Bilbil Klosit, ardhur nga Franca, ku ka studiuar p\u00ebr drejt\u00ebsi, e gjith\u00eb kjo s\u2019mund t\u2019i duket ve\u00e7se groteske. Sa p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin, Dushan Mugosh\u00ebn, serb nga Jugosllavia, atje ku flirtet dashurore nuk mallkoheshin aq fort, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i d\u00ebrguar i Kominternit fam\u00ebmadh, do t\u00eb duhej t\u2019i ngjallte m\u00eb fort shpres\u00ebn, sikur nj\u00eb dyshim i err\u00ebt t\u00eb mos e g\u00ebrryente.<\/p>\n<p>Pastaj, me radh\u00eb, fytyra t\u00eb r\u00ebndomta, p\u00ebr t\u00eb cilat s\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb mendoj\u00eb, gjer te komandanti puritan e kok\u00ebshkret\u00eb i brigad\u00ebs, Sh. Pe\u00e7i, dhe ndihm\u00ebsi i tij, D. Hekali, nj\u00eb djal\u00eb i ri, ish-ngarkues- shkarkues porti, n\u00eb Durr\u00ebs, q\u00eb c adhuron komandantin e vet hijer\u00ebnd\u00eb. Prej k\u00ebtyre t\u00eb dyve ka gjas\u00eb t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb, e sidomos tek ish-pun\u00ebtori i portit, q\u00eb pothuajse nuk e njeh.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do t\u00eb d\u00ebshmohet m\u00eb pas, p\u00ebr nj\u00eb rreng tep\u00ebr trillan t\u00eb fatit, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht komandanti i ashp\u00ebr Sh. Pe\u00e7i q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb zell p\u00ebr d\u00ebnimin e vajz\u00ebs. Do t\u00eb shkoj\u00eb te H. Kapo e do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u201ct\u00eb pyetet Partia\u201d, por p\u00ebrgjigjja e k\u00ebtij t\u00eb fundit do t\u00ebjet\u00eb: \u201cPartia k\u00ebtu, jam un\u00eb!\u201d. Kurse befasimi i madh do t\u00eb vij\u00eb prej D. Hekalit, z\u00ebvend\u00ebsit, i cili, pa kurrfar\u00eb l\u00ebkundjeje, do t\u00eb jet\u00eb gjer n\u00eb fund kund\u00ebr d\u00ebnimit t\u00eb vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nis ftillimi i \u00e7\u00ebshtjes. Pyetja mund t\u00eb shtrohet ndryshe: \u00e7\u2019dinte nj\u00ebra pal\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tjetra ose, p\u00ebrkundrazi, \u00e7\u2019dinte tjetra m\u00eb pak?<\/p>\n<p>Me sa dukej, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, n\u00eb munges\u00ebn, zinte fill enigma. D. Hekali nuk dinte di\u00e7ka q\u00eb aq sa e vinte n\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt, po aq e vinte mbi ta. Ai nuk dinte, me sa dukej, urdhrin e fsheht\u00eb, q\u00eb, sipas V. Barutit, k\u00ebrkonte vrasjen me \u00e7do kusht t\u00eb Ramon\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij mot\u00ebrzimi, komandanti me z\u00ebvend\u00ebsin tregojn\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb mosdijenis\u00eb s\u00eb urdhrit. Fakti q\u00eb komandanti ndryshon q\u00ebndrim, ka gjas\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ket\u00eb ardhur pas marrjes n\u00eb dijeni p\u00ebr urdhrin. D. Hekali, me sa duket, edhe pas dijenis\u00eb s\u00eb urdhrit, vazhdon t\u00eb mos bindet.<\/p>\n<p>Shpjegimin e merr me vete n\u00eb varr. Kjo ndodh pak koh\u00eb pas ngjarjes. Pas nj\u00eb beteje (jo gjat\u00eb betej\u00ebs, por pas), D. Hekali merr nj\u00eb plumb (jo n\u00eb ball\u00eb a n\u00eb gjoks, si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb doket heroike, por n\u00eb shpin\u00eb), sipas stilit q\u00eb p\u00ebrshkruan Nako Spiru n\u00eb letr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>E lidhur me litar, n\u00eb haurin e bag\u00ebtis\u00eb, e m\u00eb pas n\u00ebn dhe, Ramona nuk di asgj\u00eb nga ato q\u00eb ndodhin mbi tok\u00eb. N\u00eb mendjen e saj t\u00eb turbulluar sa prej territ, aq dhe prej drit\u00ebz\u00ebs s\u00eb kandilit, ka gjas\u00eb t\u2019i vijn\u00eb dy t\u00eb fejuarit e saj, t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm, Misto Mame, i vrar\u00eb para pak koh\u00ebsh, dhe Nako Spiru, q\u00eb mendohet se ka z\u00ebn\u00eb vendin e t\u00eb vrarit, m\u00eb pas, n\u00eb zemr\u00ebn e saj. Kjo fejes\u00eb dyshe, disi e \u00e7uditshme, do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb faz\u00ebn e posht\u00ebrimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Do t\u00eb donte apo s\u2019do t\u00eb donte Ramona, i fejuari i saj i dyt\u00eb, ai i nj\u00ebmendti, Nako Spiru, do t\u00eb kthehet e rikthehet pafund\u00ebsisht n\u00eb ankthet e saj. E dinte vall\u00eb q\u00eb po dergjej n\u00eb haurin plot balt\u00eb si m\u00eb e fundmja lavire e Shqip\u00ebris\u00eb? I kishte marr\u00eb vesh thashethemet, hetimin, eg\u00ebrsin\u00eb? N\u00ebse i dinte, pse nuk turrej ta nxirrte nga ai haur i lemerish\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do zhurm\u00eb, n\u00eb \u00e7do pip\u00ebtim\u00eb q\u00eb vinte nga jasht\u00eb, shpresa i ngjallej se ndoshta shp\u00ebtimtari m\u00eb n\u00eb fund po arrin. Por pastaj, bashk\u00eb me heshtjen, thyhej besimi dhe ajo i ka t\u00eb gjitha arsyet t\u00eb besoj\u00eb se i fejuari i saj, jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb vij\u00eb kurr\u00eb, por ndoshta me ciniz\u00ebm dhe xhelozi ndjek d\u00ebnimin e saj p\u00ebr tradhti ndaj tij.<\/p>\n<p>Anketa e V. Barutit nuk \u00ebsht\u00eb e but\u00eb me N. Spirun, por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk sjell ndonj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr cinizmin e tij. E kund\u00ebrta njoftohet prej shum\u00eb dokumentesh, e sidomos prej d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb L. Belishov\u00ebs, shoqe e ngusht\u00eb e Ramon\u00ebs dhe gruaja e ardhshme e shefit komunist. Thelbi i t\u00eb gjith\u00ebve \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: Nako Spiru e ka p\u00ebrjetuar vrasjen e s\u00eb fejuar\u00ebs si nj\u00eb tragjedi. Tre vjet m\u00eb pas, m\u00eb 1947, ai vet\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzohet nga plumba po aq t\u00eb dyshimt\u00eb, si ata q\u00eb ka p\u00ebrshkruar n\u00eb letr\u00ebn e tij dikur. Vrasja, e paraqitur si vet\u00ebvrasje, do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij prej ministri. N\u00eb tryez\u00ebn ministrore, p\u00ebrbri nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, do t\u00eb jen\u00eb fotografit\u00eb e dy grave: Liri B., e shoqja e tij, dhe Ramona Gj., e fejuara.<\/p>\n<p>Njeriu i tret\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj, njeriu i gabuar, fatal, ai q\u00eb ajo do ta mbante si gur dantesk p\u00ebr gati shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet mbi qenien e saj, ishte Zaho Koka, partizani, ai q\u00eb nga bari dhensh ishte b\u00ebr\u00eb komisar, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Romeo.<\/p>\n<p>Seancat e hetimit jan\u00eb t\u00eb shkurtra dhe akoma m\u00eb t\u00eb shkurtra ato t\u00eb ballafaqimit t\u00eb Ramon\u00ebs dhe Zaho K. P\u00ebrgjigjet e tij jan\u00eb varf\u00ebrisht t\u00eb sakta. E kam dashur, por s\u2019kam guxuar t\u2019ia shpreh dashurin\u00eb. Jep t\u00eb kuptoj\u00eb se ajo, si vajz\u00eb qyteti, i jep shenja, por ai, si katundar i thjesht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, druhet<\/p>\n<p>Anketa e V. Barutit i afrohet m\u00eb n\u00eb fund pik\u00ebs fatale: shkakut t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vrasjes. Atij q\u00eb m\u00eb fort se gjith\u00e7ka, m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulsh\u00ebm, m\u00eb friksh\u00ebm, i largohen t\u00eb gjith\u00eb. \u00cbsht\u00eb ankthi i Dushan Mugosh\u00ebs, t\u00eb d\u00ebrguarit jugosllav, q\u00eb i vjen her\u00eb pas here Ramon\u00ebs. Jo se ishte serb, p\u00ebrkundrazi, e ka \u00e7muar si t\u00eb till\u00eb, ngaq\u00eb ka I\u00ebn\u00eb vendin e vet e rrezikon jet\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00cbsht\u00eb i fundit me t\u00eb cilin nuk do t\u00eb donte t\u00eb kishte moskuptim. Por moskuptimi s\u2019varet prej saj. Ai i ka rr\u00ebnj\u00ebt larg. Ramona e ka n\u00ebn\u00ebn nga Ka\u00e7aniku i Kosov\u00ebs. Dhe natyrsh\u00ebm her\u00eb pas here flet p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe sa her\u00eb q\u00eb ndodh kjo, n\u00eb syt\u00eb e Mugosh\u00ebs ka nj\u00eb ngric\u00eb. Ramona e di se t\u00eb p\u00ebrmend\u00ebsh Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb gati-gati krim. D\u00ebnimi i Ballit Komb\u00ebtar, th\u00ebn\u00eb ndryshe i \u201cnacionalizmit\u201d nis pik\u00ebrisht nga \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs. Por Ramon\u00ebs, ndon\u00ebse i fejuari Nako Spiru ia ka shpjeguar se \u201cnacionalizmi\u201d \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht shenja q\u00eb ndan komunist\u00ebt nga fashist\u00ebt shqiptar\u00eb, nuk e ka besuar fort. I duket kaq e pavend kjo histori, saq\u00eb beson se do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Anketa e V. Barutit jep cop\u00ebza letrash t\u00eb k\u00ebmbyera midis E. Hoxh\u00ebs dhe t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij, N. Xhuglinit, ku flitet p\u00ebr \u201cdekorime\u201d, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb vrasje pas shpine, si p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb. Sipas V. Barutit, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u201cdekorimeve\u201d i propozon Nexhmije Xhuglini. P\u00ebr t\u2019i miratuar pastaj E. Hoxha. Midis \u201ct\u00eb dekoruarve\u201d, gjysma, n\u00eb mos m\u00eb tep\u00ebr, jan\u00eb nacionalist\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u201cdekorimin\u201d e k\u00ebtyre t\u00eb fundit, ashtu si p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, vendos Mugosha.<\/p>\n<p>Baruti, krahas motivit t\u00eb Kosov\u00ebs, jep gjithmon\u00eb si shkak xhelozin\u00eb e N. Xhuglinit. Prej anket\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet krejt\u00ebsisht nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kapet n\u00ebse nj\u00ebri nga t\u00eb dy motivet \u00ebsht\u00eb fshehur pas tjetrit, apo, si\u00e7 ndodh shpesh n\u00eb jet\u00eb, rast\u00ebsisht jan\u00eb nd\u00ebrthurur t\u00eb dy p\u00ebr t\u00eb shpejtuar or\u00ebn e keqe t\u00eb vajz\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, pas luksit t\u00eb jasht\u00ebm, pas shprehjeve latine n\u00eb gjyq, pas leximeve e komenteve t\u00eb Dantes, pas dy t\u00eb fejuarve, pas nj\u00eb dashurie t\u00eb hamend\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb vdekurin, pas dy vajzave shemra, tri-kat\u00ebr t\u00eb tjerave xheloze dhe, pa dyshim, shum\u00eb meshkujve ngacmues t\u00eb sprapsur prej Ramon\u00ebs, xhelozia e gruas s\u00eb ardhshme t\u00eb sunduesit shqiptar i shkon stilit t\u00eb dram\u00ebs.<\/p>\n<p>Po gdhin m\u00eb n\u00eb fund m\u00ebngjesi i d\u00ebnimit. Ramona, e hutuar krejt, del nga hauri. Syt\u00eb i l\u00ebbyren, mezi i hedh hapat. I kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebrpara brigad\u00ebs dhe kjo i ka p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb shpres\u00ebn e faljes. Tek ec\u00ebn, k\u00ebrkon me sy Zaho K., bashk\u00ebfajtorin, q\u00eb duhet t\u00eb ishte i lidhur si ajo, por nuk e sheh kund. Me nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb fundit, k\u00ebrkon t\u00eb fejuarin, Nako S., por as ai s\u2019duket. Duket vet\u00ebm brigada e rreshtuar n\u00eb pllaj\u00eb, nj\u00eb mur hijer\u00ebnd\u00eb, q\u00eb hesht. Tri vajza partizane, me arm\u00eb n\u00eb duar, pak\u00ebz m\u00ebnjan\u00eb, ndjekin me sy t\u00eb turbullt ecjen e s\u00eb vetmuar\u00ebs. Ajo i afrohet nj\u00eb flamurthi, ku ndoshta duhet t\u00eb ndalonte p\u00ebr t\u00eb folur. Nd\u00ebrkaq, midis heshtjes ndihen krisma. Dhe midis krismave, d\u00ebgjohet z\u00ebri i saj: \u00e7\u2019jan\u00eb k\u00ebta plumba! Kthen kryet dhe, si n\u00eb mjegull, sheh tri vajzat partizane q\u00eb shtien drejt saj. Por, ngaq\u00eb iu dridhen duart, plumbat s\u2019e kapin. B\u00ebhet gati t\u00eb klith\u00eb p\u00ebrs\u00ebri: \u00e7\u2019jan\u00eb k\u00ebta plumba?, kur nj\u00eb partizan, me sy t\u00eb \u00e7ak\u00ebrritur, shk\u00ebputet nga rreshti dhe i turret pas p\u00ebr t\u00eb zbrazur pas qaf\u00ebs s\u00eb brisht\u00eb t\u00eb vajz\u00ebs, arm\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ramona bie m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb mos u ngritur m\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GazetaDita.al, 3 dhjetor 2014 Tek sprova \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d e Ismail Kadares\u00eb, po botojm\u00eb p\u00ebrshkrimin e fatit tragjik t\u00eb partizanes Ramize Gjebrea. Gjyqi i \u00e7uditsh\u00ebm, urdhrat e ardhur nga lart, Zaho Koka, sjelljet e shok\u00ebve bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb\u2026 \u2026Nako Spiru e ka shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr fill pas pushkatimit prej vet\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij komunist\u00eb t\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35331,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-35330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GazetaDita.al, 3 dhjetor 2014 Tek sprova \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d e Ismail Kadares\u00eb, po botojm\u00eb p\u00ebrshkrimin e fatit tragjik t\u00eb partizanes Ramize Gjebrea. Gjyqi i \u00e7uditsh\u00ebm, urdhrat e ardhur nga lart, Zaho Koka, sjelljet e shok\u00ebve bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb\u2026 \u2026Nako Spiru e ka shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr fill pas pushkatimit prej vet\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij komunist\u00eb t\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij: [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-11-29T08:35:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"730\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb\",\"datePublished\":\"2018-11-29T08:35:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/\"},\"wordCount\":3875,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/ramize_gjebrea_partizane.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/\",\"name\":\"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/ramize_gjebrea_partizane.jpg\",\"datePublished\":\"2018-11-29T08:35:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/ramize_gjebrea_partizane.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/ramize_gjebrea_partizane.jpg\",\"width\":800,\"height\":730},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"GazetaDita.al, 3 dhjetor 2014 Tek sprova \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d e Ismail Kadares\u00eb, po botojm\u00eb p\u00ebrshkrimin e fatit tragjik t\u00eb partizanes Ramize Gjebrea. Gjyqi i \u00e7uditsh\u00ebm, urdhrat e ardhur nga lart, Zaho Koka, sjelljet e shok\u00ebve bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb\u2026 \u2026Nako Spiru e ka shkruar k\u00ebt\u00eb let\u00ebr fill pas pushkatimit prej vet\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij komunist\u00eb t\u00eb t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij: [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-11-29T08:35:31+00:00","og_image":[{"width":800,"height":730,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb","datePublished":"2018-11-29T08:35:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/"},"wordCount":3875,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/","name":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg","datePublished":"2018-11-29T08:35:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/ramize_gjebrea_partizane.jpg","width":800,"height":730},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ismail-kadare-historia-e-vertete-e-ramize-gjebrese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ismail Kadare: Historia e v\u00ebrtet\u00eb e Ramize Gjebres\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35330\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}