{"id":35520,"date":"2018-12-06T17:19:19","date_gmt":"2018-12-06T16:19:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=35520"},"modified":"2018-12-06T17:19:19","modified_gmt":"2018-12-06T16:19:19","slug":"leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/","title":{"rendered":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO"},"content":{"rendered":"<p><strong>AV. XHABIR ZEJNUNI<\/strong><\/p>\n<p>I dashur Shoku Zeqo.<\/p>\n<p>Rast\u00ebsisht, lexova nj\u00eb shkrim Tuajin tek gazeta DITA, ku Ju nuk i b\u00ebt\u00eb ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb mos shkruar pas p\u00ebrgj\u00ebrimit q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e Juaj. Ky shkrim, qe nj\u00eb fat shum\u00eb i madh edhe p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb shijonim \u201cperl\u00ebn\u201d Tuaj publicistike t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkrimi i Juaj, trajton n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi fenomenin e kolaboracionizmit, por pa hyr\u00eb n\u00eb detaje, t\u00eb cilat t\u00eb bindin lexuesin akoma m\u00eb shum\u00eb. Ose edhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb pakt\u00ebn ato minuta q\u00eb lexuesi i dedikon k\u00ebtij shkrimi. Aq m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb dikush mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb di\u00e7ka nga nj\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim tjet\u00ebr. Letr\u00ebn time, po e shpreh n\u00eb form\u00eb bashk\u00ebbisedimi me Ju Shoku Zeqo.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cRevolucioni Francez pati nj\u00eb karakter republikan, pasi hoqi t\u00eb gjitha privilegjet dhe rangjet p\u00ebr t\u00eb krijuar konceptin e \u201cqytetarit\u201d, me parull\u00ebn e trefisht\u00eb \u201cEgalite, Fratenite, Liberte\u201d\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Nuk kuptoj se p\u00ebr \u00e7far\u00eb privilegjesh e keni Ju fjal\u00ebn se u hoq\u00ebn! Duhet pohuar se mashtrimi i k\u00ebsaj parulle pompoze, fillon pik\u00ebrisht tek tre termat p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb saj, ku:<br \/>\n1. \u201cbarazia\u201d u krijua jo mes klasave t\u00eb ndryshme, por vet\u00ebm brenda klasave t\u00eb caktuara (t\u00eb varf\u00ebrit nga nj\u00ebra an\u00eb dhe t\u00eb pasurit nga ana tjet\u00ebr);<br \/>\n2. \u201cv\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d po ashtu kishte t\u00eb nj\u00ebjtin parim si \u201cbarazia\u201d;<br \/>\n3. \u201cliria\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ishte dhe \u00ebsht\u00eb akoma vet\u00ebm nj\u00eb koncept abstrakt dhe iluziv. As Ju dhe askush tjet\u00ebr nuk e mohon dot faktin se kjo periudh\u00eb sh\u00ebnoi edhe lindjen e \u201cfilizave\u201d t\u00eb par\u00eb t\u00eb ideve komuniste q\u00eb me iden\u00eb e abrogimit me dhun\u00eb t\u00eb pron\u00ebs private, me q\u00ebllim gjoja zhdukjen e diferenc\u00ebs sociale mes personave. Por, iden\u00eb e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00ebs, e gjejm\u00eb edhe n\u00eb Testamentin e Vjet\u00ebr, edhe pse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte!<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cLufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore 1914-1918 qe nj\u00eb luft\u00eb tipike zhvat\u00ebse, imperialiste, por n\u00eb t\u00eb nuk pati antifashiz\u00ebm\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Shum\u00eb e sakt\u00eb. N\u00eb fakt, ajo q\u00eb u zhvat m\u00eb shum\u00eb nga kjo luft\u00eb, ishte Gjermania fal\u00eb Traktatit t\u00eb Versaj\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr antifashiz\u00ebm, nuk kishte se p\u00ebrse t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrderisa komunizmi \u201czyrtarisht\u201d u trapiantua n\u00eb Rusin\u00eb cariste n\u00eb vitin1917. Antifashizmi lindi pasi m\u00eb par\u00eb lindi fashizmi si kund\u00ebrv\u00ebnie ndaj komunizmit. Pra, fashist\u00ebt ishin antikomunist\u00eb dhe komunist\u00ebt ishin antifashist\u00eb. Nga ky fakt, rrjedh se po t\u00eb mos kishte lindur nazi-fashizmi, at\u00ebher\u00eb do kishte sjell\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapej komunizmi n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn. Me luft\u00eb, ose pa luft\u00eb. Varianti i dyt\u00eb, do ishte m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar. Ose, i gjith\u00eb arsyetimi m\u00eb lart, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet me nj\u00eb pyetje: \u201cN\u00ebse n\u00eb sken\u00ebn politik\u00eb nuk do kishte dalur nazi-fashizmi, \u00e7far\u00eb \u201cNGJYRE\u201d politike (dhe jo vet\u00ebm politike!) do kishte pasur at\u00ebher\u00eb Europa dhe pjesa m\u00eb e madhe e bot\u00ebs?!<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cHera e par\u00eb q\u00eb shtete t\u00eb m\u00ebdha liberale, por dhe antikomuniste si Britania e Madhe, SHBA lidh\u00ebn aleanc\u00eb me shtetin komunist t\u00eb Bashkimit Sovjetik, me Stalinin p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb emergjence dhe t\u00eb nj\u00eb katastrofe shfaros\u00ebse si\u00e7 ishte murtaja fashiste dhe naziste\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Do habitesha shum\u00eb n\u00ebse Ju nuk do e dinit se komunizmi u \u201cgatua\u201d s\u00eb pari n\u00eb \u201ckuzhinat ebraike\u201d amerikane dhe m\u00eb pas u \u201cservir\u201d n\u00eb Rusi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb p\u00ebrhapej n\u00eb t\u00ebr\u00eb Europ\u00ebn dhe m\u00eb pas n\u00eb bot\u00eb. Pse n\u00eb Rusi m\u00eb par\u00eb? Thjesht\u00eb, pasi n\u00ebse do thyhej Rusia si shteti me sip\u00ebrfaqe dhe popullsi kaq t\u00eb madhe, at\u00ebher\u00eb pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs do ishte m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnshtruar. Fakt tjet\u00ebr, ishte se Rusia at\u00eb koh\u00eb ishte shtet m\u00eb i prapambetur se pjesa tjet\u00ebr e Europ\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb komunizmi t\u00eb \u201cp\u00ebrtypej\u201d m\u00eb leht\u00ebsisht nga populli rus. Po p\u00ebr murtaj\u00ebn e kuqe komuniste nuk keni asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb Ju?<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cBritania e Madhe, u bazua n\u00eb nj\u00eb refuzim total, n\u00ebn \u00c7ur\u00e7illin p\u00ebr t\u00eb mos arritur \u00e7far\u00ebdolloj marr\u00ebveshje me Hitlerin\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Habitem shum\u00eb q\u00eb Ju nuk e dini se ishte Hitleri i pari ai q\u00eb i k\u00ebrkoi disa her\u00eb marr\u00ebveshje \u00c7ur\u00e7illit, i cili i refuzoi t\u00eb gjitha! Arsyeja?! Kurr\u00eb nuk kam kuptuar di\u00e7ka un\u00eb. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb \u00c7ur\u00e7illi nuk mori \u00c7mimin Nob\u00ebl p\u00ebr PAQE, por p\u00ebr let\u00ebrsi. E pra p\u00ebr nj\u00eb politikan q\u00eb ka luftuar kaq shum\u00eb p\u00ebr paqen, t\u00eb merrte \u00c7mimin Nob\u00ebl p\u00ebr let\u00ebrsi, duhej t\u00eb ishte nj\u00eb lloj ofendimi. Apo jo? \u00cbsht\u00eb sikur Juve t\u2019ju jepet \u00c7mimi Nob\u00ebl p\u00ebr paqe dhe jo p\u00ebr let\u00ebrsi!<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cIshte hera e par\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria e vog\u00ebl pati aleat\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj antifashist\u00eb, si Anglin\u00eb dhe Amerik\u00ebn\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Dakord. Por, Ju nuk na e shpjegoni dot arsyen se p\u00ebrse misioni i aleat\u00ebve tan\u00eb anglo-amerikan\u00eb u d\u00ebbua nga Enver Hoxha n\u00eb vitin 1943 de jure dhe n\u00eb vitin 1946 de facto. Do d\u00ebshiroja opinionin Tuaj, por pa marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb vet\u00ebm librin e Shokut Enver Hoxha \u201cRreziku anglo-amerikan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, t\u00eb cilin supozoj se Ju e keni lexuar.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cSi n\u00eb gjith\u00eb vendet evropiane dukuria e kolaboraciozmit u shfaq edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga \u201939 deri n\u00eb \u201944 pati nj\u00eb num\u00ebr Qeveris\u00eb Kuislinge t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsonin interesat e pushtuesve italian\u00eb dhe gjerman\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Prap\u00eb dakord. Por, Ju nuk na i shpjegoni arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb k\u00ebtij kolaboracionizmi, shtres\u00ebn dhe formimin e kolaboracionist\u00ebve, interesat, aspiratat, shqet\u00ebsimin apo frik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhmen, etj.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cBalli Komb\u00ebtar u krijua p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb paralele kund\u00ebrshtuese me Frontin Nacional\u00e7lirimtar. Ballist\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk luftuan kund\u00ebr pushtuesve, por bashk\u00ebpunuan qoft\u00eb me fashist\u00ebt italian\u00eb, qoft\u00eb dhe me nazist\u00ebt gjerman\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> T\u00eb pakt\u00ebn, Balli Komb\u00ebtar ishte nj\u00eb parti legale. Nd\u00ebrsa PKSH-ja ishte nj\u00eb parti ilegale, duke qen\u00eb se ajo fshihej pas Frontit Nacional\u00e7lirimtar. Besoj se Ju e dini se Plenumi i 11-t\u00eb i PKSH-s\u00eb n\u00eb tetor 1948, e quajti t\u00eb padrejt\u00eb mbajtjen n\u00eb gjendje gjysm\u00eb ilegale t\u00eb Partis\u00eb edhe pasi kjo ishte b\u00ebr\u00eb parti sunduese e vetme n\u00eb pushtet. Vendimet e Plenumit t\u00eb 11-t\u00eb, u botuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shtyp! Si rrjedhoj\u00eb, p\u00ebr normalizimin e jet\u00ebs s\u00eb PKSH, u vendos legalizimi i rnenj\u00ebhersh\u00ebm i saj dhe thirrja e Kongresit t\u00eb Par\u00eb. Sidoqoft\u00eb, komunist\u00ebt at\u00eb koh\u00eb pat\u00ebn nj\u00eb avantazh shum\u00eb t\u00eb madh, pasi paraqiteshin si p\u00ebr\u00e7uesit e \u00e7lirimit t\u00eb atdheut nga nj\u00eb rrezik real sipas atyre q\u00eb identifikohej tek nazi-fashist\u00ebt prezent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa ballist\u00ebt ishin m\u00eb pak t\u00eb avantazhuar, pasi luft\u00ebn e tyre ata e drejtonin ndaj nj\u00eb rreziku imagjinar t\u00eb ardhsh\u00ebm, i cili ishte komunizmi q\u00eb do vinte p\u00ebr fat t\u00eb keq m\u00eb von\u00eb n\u00eb pushtet duke e mbajtur t\u00eb pushtuar Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr gati 50 vite. Por, edhe m\u00eb pas! Pasi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se n\u00ebse p\u00ebrkrah\u00ebsit e Partis\u00eb Komuniste at\u00eb koh\u00eb do e dinin se do vendosej diktatura\u00a0e eg\u00ebr komuniste pas luft\u00ebs, do e jepnin k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, komunist\u00ebt u treguan m\u00eb t\u00eb rafinuar. Dhe m\u00eb pas, ata ja pan\u00eb hajrin k\u00ebsaj sjelljeje. Ju nuk na sillni pastaj as edhe nj\u00eb dokument ku t\u00eb provohet q\u00eb ishte i pari Balli Komb\u00ebtar, q\u00eb i shpalli luft\u00eb komunist\u00ebve. Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr ekzistojn\u00eb dokumenta ku v\u00ebrtetohet se ishin t\u00eb par\u00ebt komunist\u00ebt q\u00eb i shpall\u00ebn luft\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Besoj dhe uroj q\u00eb Ju t\u00eb keni lexuar di\u00e7ka rreth k\u00ebtij argumenti n\u00eb ndonj\u00eb shkrim t\u00eb historianes Sonila Bo\u00e7i(\u2026)!<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cNdodhemi para nj\u00eb alkimije ligj\u00ebrimesh t\u00eb opinioneve, q\u00eb g\u00eblojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e sotme, qoft\u00eb edhe si jehona t\u00eb nj\u00eb neofashizmi, si\u00e7 po ndodh edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb kontinentit evropian\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Do b\u00ebnit shum\u00eb mir\u00eb Ju q\u00eb t\u00eb analizonit arsyet se p\u00ebrse k\u00ebto ligj\u00ebrime q\u00eb p\u00ebr Ju rezultojn\u00eb neofashiste, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sot nj\u00eb reagim i natyrsh\u00ebm politik dhe popullor ndaj vrullit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb Europ\u00eb teorit\u00eb neoliberiste (\u2026)!<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201c\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb askush, asnj\u00eb kryeminist\u00ebr apo president nuk e revizionon dot Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur ta revizionosh\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Sakt\u00eb. Por, si p\u00ebr \u00e7udi p\u00ebr pushtimin komunist gati 50 vje\u00e7ar komunist dhe d\u00ebshtimin e tij, as Ju dhe askush nuk po b\u00ebni dot z\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb revizionim. Edhe t\u00eb pjessh\u00ebm. Si fillim.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb absolute dhe njer\u00ebzore q\u00eb eshtrat e tij duhet t\u00eb preheshin patjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtet\u00ebrore dhe aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb \u201crevanshi\u201d p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kat\u00ebrcip\u00ebrisht historin\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Pse jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtet\u00ebrore, p\u00ebrderisa ajo teori dhe praktik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Mit\u2019hat Frash\u00ebri e luftoi kaq shum\u00eb, d\u00ebshtoi pas 50 vitesh? Pse nuk pyesni Ju se cila do kishte qen\u00eb ecuria e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebse do kishin fituar me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb forcat demokratike pro per\u00ebndimore dhe jo ato komuniste? A njihni Ju ndonj\u00eb sistem demokratik n\u00eb bot\u00eb, i cili t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me at\u00eb komunist? I referohem me an\u00eb t\u00eb votave t\u00eb lira dhe jo me an\u00eb t\u00eb arm\u00ebve apo raketave? Si e shpjegoni Ju faktin q\u00eb Shoku Enver Hoxha eleminoi komplet inteligjenc\u00ebn dhe kultur\u00ebn q\u00eb ishte formuar n\u00eb per\u00ebndim?<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Ju sillni \u201cDy argumente, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr Ju jan\u00eb pseudoargumente q\u00eb u artikuluan publikisht\u201d.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> 1. \u201cMit\u2019hat Frash\u00ebri v\u00ebrtet gaboi, pra bashk\u00ebpunoi me nazist\u00ebt por \u201cnuk kreu krime\u201d. N\u00ebse je aleat i nazist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt qen\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb njer\u00ebzimit, pra b\u00ebn dhe krime n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk i kund\u00ebrshton, por je aleat i tyre, nuk je aspak i justifikuar nga mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb krimeve. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht p\u00ebr t\u2019u kuptuar\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> 1. Aha. Po p\u00ebr komunizmin \u00e7far\u00eb do na thoni Ju? Pse at\u00ebher\u00eb nuk u d\u00ebnuan ata komunist\u00eb, sekretar\u00eb partie, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb apo spiun\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse nuk b\u00ebn\u00eb krime direkte, ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb komunizmit? A jan\u00eb t\u00eb justifikuar ata? N\u00eb fakt, edhe kriminel\u00ebve direkt\u00eb nuk ju hyri asnj\u00eb ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb! Madje ndokush prej tyre u b\u00eb edhe politikan apo deputet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> 2. \u201cP\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit historian\u00eb aposterior\u00eb, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur pseudoarsyetimin se \u201cLumo Sk\u00ebndoja u b\u00eb me nazizmin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalonte ardhjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, mund t\u00eb them se kjo gj\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk q\u00ebndron, por \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht e nj\u00ebjt\u00eb sikur t\u00eb duash se \u00c7ur\u00e7illi dhe Ruzvelti u b\u00ebn\u00eb me kryekomunistin Stalin, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar sistemin bot\u00ebror t\u00eb shteteve socialiste, sepse duhej q\u00eb t\u00eb lidheshin me Hitlerin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur shfarosjen e komunizmit\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> 2. Pse, p\u00ebr \u00e7far\u00eb u krijua nazizmi? Si do luftonte Stalinin Rusvelti, kur ishin vet\u00eb amerikan\u00ebt shpik\u00ebsit e komunizmit dhe trapiantuesit e tij n\u00eb Rusi? Pastaj tjet\u00ebr. Besoj dhe uroj q\u00eb ta dini edhe Ju se p\u00ebrfituesi m\u00eb i madh politik dhe ekonomik nga dy luft\u00ebrat bot\u00ebrore, doli Amerika, duke qen\u00eb se lufta nuk u b\u00eb n\u00eb territorin e saj dhe duke qen\u00eb se Europa u shkat\u00ebrrua shum\u00eb. Si do kishte qen\u00eb Europa sot n\u00ebse nuk do kishte pasur dy luft\u00ebra europiane(bot\u00ebrore)? Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me parandalimin e ardhjes s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, problemi mund t\u00eb shihet ndryshe. Mit\u2019hat Frash\u00ebri e kuptonte shum\u00eb mir\u00eb at\u00eb koh\u00eb se n\u00eb rast se do fitonin komunist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo fitore n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb do krijonte iden\u00eb e \u00e7lirimit nga nazifashist\u00ebt, por nga ana tjet\u00ebr do kishim pushtimin komunist t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb madh shqiptar\u00ebsh nga nj\u00eb grup tjet\u00ebr i vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh. N\u00eb fakt, ashtu ndodhi. Ballist\u00ebt nuk k\u00ebrkonin marrjen e pushtetit, por k\u00ebrkonin evitimin e marrjes s\u00eb pushtetit nga komunist\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritej n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrvoja ruse staliniste gulagiane. Duhet th\u00ebn\u00eb se komunist\u00ebt ishin m\u00eb bind\u00ebs me popullsin\u00eb duke shfryt\u00ebzuar faktin se kishim nazi-fashist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa ballist\u00ebt nuk ishin aq bind\u00ebs, pasi rreziku i kuq komunist n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb feudale ishte vet\u00ebm nj\u00eb imazh i larg\u00ebt. Aleat ballist\u00ebt n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb zgjodh\u00ebn pushtuesit e vendit, por realisht k\u00ebta aleat\u00eb ishin\u00a0kund\u00ebrshtar\u00ebt e komunizmit, ashtu si edhe ballist\u00ebt. Apo edhe kleri katolik!<br \/>\nNdryshon pastaj \u00e7lirimi i nj\u00eb vendi dhe rikthimi n\u00eb gjendjen e para pushtimit nga \u00e7lirimi i nj\u00eb vendi dhe ardhja e nj\u00eb sistemi qeveris\u00ebs t\u00eb ri. Po t\u00eb marrim si shembull vendet e pushtuara si Franca, Holanda, Danimarka, Suedia, etj. t\u00eb Europ\u00ebs per\u00ebndimore, k\u00ebto vende pas \u00e7lirimit nga Gjermania ruajt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin sistem qeveris\u00ebs kapitalist q\u00eb kishin pasur para luft\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ndodhi ndryshe. U kalua nga sistemi feudal n\u00eb at\u00eb komunist, duke kap\u00ebrcyer at\u00eb kapitalist. Pasojat po i vuan edhe sot Shqip\u00ebria. Faktin q\u00eb Stalini vrau me miliona rus\u00eb q\u00eb nga ardhja e tij n\u00eb pushtet, populli shqiptar nuk e dinte akoma at\u00eb koh\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 komunist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cJan\u00eb pik\u00ebrisht Antifashist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb e \u00e7liruan Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe nuk lejuan q\u00eb Shqip\u00ebria e fashist\u00ebve, nazist\u00ebve dhe ballist\u00ebve t\u00eb quhej me statusin \u201ce nj\u00eb vendi t\u00eb mundur, n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak. Kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Nuk m\u00eb duket se Shqip\u00ebria luftoi p\u00ebrkrah nazi-fashist\u00ebve kund\u00ebr\u00a0ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr! Pse nuk na tregoni Ju se me \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre u pushtua Shqip\u00ebria nga Italia? Ne dim\u00eb zyrtarisht se Italia na sulmoi n\u00eb Durr\u00ebs. Po Gjermania, n\u00eb cil\u00ebn pjes\u00eb e sulmoi Shqip\u00ebrin\u00eb? \u00c7far\u00eb trupash ushtarake shqiptare i b\u00ebn\u00eb ball\u00eb Gjermanis\u00eb dhe ku u b\u00eb p\u00ebrpjekja e par\u00eb e forcave\u00a0shqiptare kund\u00ebr gjerman\u00ebve? Pse nuk na jepen statistika m\u00eb t\u00eb sakta ku t\u00eb vihen n\u00eb dukje shkat\u00ebrrimet q\u00eb b\u00ebri Italia dhe Gjermania n\u00eb Shqip\u00ebri? Po ndonj\u00eb nd\u00ebrtim a b\u00ebri Italia dhe Gjermania gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe? Harroni Ju se at\u00eb koh\u00eb Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend akoma feudal dhe jo kapitalist? I solli\u00a0d\u00ebm t\u00eb madh Gjermania Shqip\u00ebris\u00eb duke e bashkuar at\u00eb koh\u00eb me Kosov\u00ebn?<br \/>\nMos vall\u00eb q\u00ebndresa ndaj Gjermanis\u00eb duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb operacionin\u00a0e dimrit dhe t\u00eb qershorit 1944, ku partizan\u00ebt vet\u00ebm u mbrojt\u00ebn dhe dol\u00ebn \u201cfitimtar\u00eb\u201d?! Duhet t\u2019i besojm\u00eb ne vet\u00ebm hisotiografis\u00eb komuniste t\u00eb para vitit 1990? Pse nuk theksoni Ju edhe faktin tjet\u00ebr se shumica e partizan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ishin komunist\u00eb, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb ata u mashtruan nga komunist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nga ana e tyre ishin n\u00ebn urdh\u00ebrat e Partis\u00eb Komuniste<br \/>\nJugosllave? Nga kjo rrjedh edhe fakti tjet\u00ebr se ushtria partizane shqiptare ishte nj\u00ebsi e ushtris\u00eb partizane jugosllave. Edhe partizan\u00ebt shqiptar\u00eb nuk i d\u00ebrgoi Enver Hoxha n\u00eb Jugosllavi at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, por i urdh\u00ebroi vet\u00eb Titoja q\u00eb t\u00eb shkonin atje.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cM\u00eb p\u00eblqeu fjalimi i Erion Veliajt me rastin e 17 N\u00ebntorit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb\u00a0\u00c7lirimit t\u00eb Tiran\u00ebs, kur nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se partizan\u00ebt shqiptar\u00eb e \u00e7liruan me forcat e tyre kryeqytetin, Tiran\u00ebn. Dihet q\u00eb kryeqytete t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs nuk jan\u00eb \u00e7liruar vet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> K\u00ebtu nuk kam asnj\u00eb dyshim se ju ka p\u00eblqyer Lali Eri Juve. Nuk duhet harruar fakti kryesor se fillimi i fundit t\u00eb Gjermanis\u00eb, nisi n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1944! K\u00ebshtu, komunist\u00ebt u ngut\u00ebn t\u00eb \u201c\u00e7lironin\u201d Tiran\u00ebn, kur e pan\u00eb se Gjermania po kapitullonte dhe ushtar\u00ebt gjerman\u00eb po t\u00ebrhiqeshin nga Shqip\u00ebria. Luft\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, komunist\u00ebt e b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr pushtetin e ardhsh\u00ebm se sa kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Z. M.<\/strong> \u201cN\u00eb vitin 1947 n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d i Bostonit t\u00eb dat\u00ebs 26 mars, Noli ka\u00a0botuar artikullin \u201cDy fjal\u00eb p\u00ebr ballist\u00ebt\u201d ku ai shkruan se \u201cballist\u00ebt bashk\u00ebpunuan me fashist\u00ebt italian\u00eb dhe nazist\u00ebt gjerman\u00eb me shpres\u00ebn se do t\u00eb fitonin luft\u00ebn tok me ta. Desh Per\u00ebndia, dual\u00ebn n\u00eb shesh partizan\u00ebt me Enver Hoxh\u00ebn n\u00eb krye, dhe jo vet\u00ebm e nxuar\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb nga hendeku i vdekjes por e vun\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb gjall\u00ebve pran\u00eb shteteve aleate\u2026 Sikur t\u00eb ngjante e pangjara dhe ballist\u00ebt tan\u00eb t\u00eb kishin q\u00ebndruar n\u00eb fuqi pas disfat\u00ebs gjermane, p\u00ebrfundimi do t\u00eb ishte nj\u00eb anarki e plot\u00eb, m\u00eb e keqe se ajo e Greqis\u00eb e cila do ta shpinte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb cop\u00ebtimin final\u201d.<br \/>\n<strong>XH. Z.<\/strong> Wow. Po aleat\u00ebt e Gjermanis\u00eb Rumania, Bulgaria, Finlanda dhe\u00a0Hungaria, \u00e7far\u00eb pasojash pat\u00ebn pas kapitullimit t\u00eb Gjermanis\u00eb? U cop\u00ebtuan ato shtete? Po Zvicra neutrale, a mund t\u00eb quhej edhe ajo aleate e Gjermanis\u00eb(indirekte!), duke qen\u00eb se at\u00eb koh\u00eb ajo e furnizoi makin\u00ebn ushtarake t\u00eb Hitlerit me vegla t\u00eb pre\u00e7izionit t\u00eb lart\u00eb me vler\u00eb 1,6 miliard euro t\u00eb sotme, t\u00eb cilat Gjermania nuk ja pagoi kurr\u00eb? U cop\u00ebtua Zvicra?<br \/>\nTani, q\u00eb Noli ka qen\u00eb me orientim t\u00eb majt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sekret, pasi e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Por, b\u00ebn shum\u00eb \u00e7udi fakti q\u00eb Noli nuk pranoi ftes\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe at\u00eb koh\u00eb! Do kishte jetuar akoma edhe 16 vite t\u00eb tjera ai n\u00eb vendin e mrekullive. Por, mbase ai kishte marr\u00eb vesh se shum\u00eb v\u00ebllez\u00ebr\u00a0t\u00eb tij prift\u00ebrinj ishin b\u00ebr\u00eb banor\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb burgjeve komuniste. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr m\u00eb fatlum\u00ebt. Pasi prift\u00ebrinjt\u00eb e tjer\u00eb, u b\u00ebn\u00eb kurban duke u masakruar me kazma dhe me lopata. Nuk m\u00eb rezulton q\u00eb Enver Hoxha t\u2019i ket\u00eb lidhur ndonj\u00eb pension Nolit, ashtu si\u00e7 ja lidhi Zogu atij deri n\u00eb vitin 1939! Sidoqoft\u00eb, nuk habit ask\u00ebnd ky revanshiz\u00ebm neo komunist koh\u00ebt e fundit, duke marr\u00eb n\u00eb shenj\u00eb s\u00eb pari disa figura t\u00eb njohura historike t\u00eb vendit ton\u00eb. E filloi Shoku Nasho Jorga\u00e7i kund\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb lidhje me nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb HOMERI yn\u00eb i kishte d\u00ebrguar at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb hierarku t\u00eb lart\u00eb ushtarak fashist. Pastaj, vazhdoi Shoku P\u00ebllumb Xhufi, i cili kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit, i quajti kampe pushimi\u201d. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, vazhdoi Shoku Fatos Tarifa kund\u00ebr ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit zyrtar t\u00eb eshtrave t\u00eb Mit\u2019hat Frash\u00ebrit, ku si revolt\u00eb ndaj k\u00ebsaj \u201cm\u00ebnxyre komb\u00ebtare\u201d, babai i tij Shoku Sevo Tarifa (ish sekretar i Shokut Enver Hoxha!) p\u00ebr pak u divorcua nga PS-ja, duke dor\u00ebzuar teser\u00ebn e kuqe (si gjaku i viktimave t\u00eb terrorit komunist)! N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, po vazhdoni edhe Ju.<\/p>\n<p>Tani kam nj\u00eb pyetje p\u00ebr Ju.<br \/>\nMeq\u00eb sistemi komunist d\u00ebshtoi, kur do b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb MEA CULPA komunist\u00ebt?<br \/>\nEdhe formale t\u00eb pakt\u00ebn, duke qen\u00eb se ajo MEA CULPA nuk do ket\u00eb aq vler\u00eb, p\u00ebr faktin se komunist\u00ebt jan\u00eb akoma n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje revolucionare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AV. XHABIR ZEJNUNI I dashur Shoku Zeqo. Rast\u00ebsisht, lexova nj\u00eb shkrim Tuajin tek gazeta DITA, ku Ju nuk i b\u00ebt\u00eb ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb mos shkruar pas p\u00ebrgj\u00ebrimit q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e Juaj. Ky shkrim, qe nj\u00eb fat shum\u00eb i madh edhe p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb shijonim \u201cperl\u00ebn\u201d Tuaj publicistike t\u00eb radh\u00ebs. Shkrimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35521,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-35520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AV. XHABIR ZEJNUNI I dashur Shoku Zeqo. Rast\u00ebsisht, lexova nj\u00eb shkrim Tuajin tek gazeta DITA, ku Ju nuk i b\u00ebt\u00eb ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb mos shkruar pas p\u00ebrgj\u00ebrimit q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e Juaj. Ky shkrim, qe nj\u00eb fat shum\u00eb i madh edhe p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb shijonim \u201cperl\u00ebn\u201d Tuaj publicistike t\u00eb radh\u00ebs. Shkrimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-12-06T16:19:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO\",\"datePublished\":\"2018-12-06T16:19:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/\"},\"wordCount\":3443,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/leter_stilograf.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/\",\"name\":\"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/leter_stilograf.jpg\",\"datePublished\":\"2018-12-06T16:19:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/leter_stilograf.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/leter_stilograf.jpg\",\"width\":600,\"height\":400},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"AV. XHABIR ZEJNUNI I dashur Shoku Zeqo. Rast\u00ebsisht, lexova nj\u00eb shkrim Tuajin tek gazeta DITA, ku Ju nuk i b\u00ebt\u00eb ball\u00eb tundimit p\u00ebr t\u00eb mos shkruar pas p\u00ebrgj\u00ebrimit q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb miqt\u00eb e Juaj. Ky shkrim, qe nj\u00eb fat shum\u00eb i madh edhe p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb shijonim \u201cperl\u00ebn\u201d Tuaj publicistike t\u00eb radh\u00ebs. Shkrimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-12-06T16:19:19+00:00","og_image":[{"width":600,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO","datePublished":"2018-12-06T16:19:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/"},"wordCount":3443,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/","name":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg","datePublished":"2018-12-06T16:19:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/leter_stilograf.jpg","width":600,"height":400},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/leter-e-hapur-per-shokun-moikom-zeqo\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LET\u00cbR E HAPUR P\u00cbR SHOKUN MOIKOM ZEQO"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35520\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}