{"id":35700,"date":"2018-12-13T07:17:21","date_gmt":"2018-12-13T06:17:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=35700"},"modified":"2018-12-13T07:17:21","modified_gmt":"2018-12-13T06:17:21","slug":"demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/","title":{"rendered":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 &#8211; ZGJIM KOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00eb foto: Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Ramadan Blakaj, Zymer Neziri, Xhemajl Gashi<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/idriz-zeqiri-300x138.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"138\" class=\"alignright size-medium wp-image-17971\" \/><strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Historia fillon me ne&#8221;, &#8211; thon\u00eb pushtetar\u00ebt aktual, mburracak\u00eb e hi\u00e7\u00ebr, t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb uzurpuar, ve\u00e7 gjith\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, edhe mediat. Asnj\u00eb medium, viziv apo shkrimor, nuk mori pjes\u00eb, p\u00ebr ta pasqyruar nj\u00eb ngjarje shum\u00eb domth\u00ebn\u00ebse, si\u00e7 ishte Akademia solemne, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb demonstratave t\u00eb vitit 1968 n\u00eb Pej\u00eb, edhe pse pjes\u00ebmarrja ishte numerike. Kjo heshtje na kujton Tiran\u00ebn zyrtare t\u00eb asaj kohe, kur Hoxha i Tiran\u00ebs dakorduan me Hoxh\u00ebn e Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t`i heshtur demonstratat e vitit 1968, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebnduar Jugsllavin\u00eb e Titos!<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pushtetar\u00ebt e tanish\u00ebm, nuk ishin pjes\u00eb e demonstratave t\u00eb vitit 1968-t\u00eb, i hesht\u00ebn, sepse ata nuk pranojn\u00eb asnj\u00eb veprimtari komb\u00ebtare, kur ato nuk lidh\u00ebn me emrat e tyre.<\/p>\n<p>Plenumi i 4-t\u00eb i LKJ-s\u00eb, goditja e lobit serb, t\u00eb kryesuar nga Aleksand\u00ebr Rankovi\u00e7i, sheshoi krimet makabre, sidomos t\u00eb pas LDB-e. Aksioni i mbledhjes t\u00eb arm\u00ebve, i dimrit t\u00eb viteve 1955-56, kulmon me terrorin mbi shqiptar\u00ebt, q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve, me an\u00ebn e terrorizimit, frik\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Zullumi k\u00ebput\u00ebt prej s\u00eb trashi&#8221;,- thot\u00eb populli. Dhe, ashtu ndodhi. Nj\u00eb popull me shekuj rob\u00ebrie, trim\u00ebrin\u00eb e ka t\u00eb vonuar. Megjithat\u00eb, vajzat dhe djemt\u00eb e Kosov\u00ebs e ndjen\u00eb nevoj\u00ebn e zgjimit, t\u00eb organizimit. Pra, &#8220;ka ardhur koha me dal\u00eb nga \u00e7ubat, nga jeta ilegale, e cila u kushtoj\u00eb shum\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare&#8221;, &#8211; si\u00e7 thoshte n\u00eb vitin 1997 maturanti Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p><strong>Demonstratat e 1968, krenari komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tetorin e vitit 1968-t\u00eb, vajzat dhe djemt\u00eb e Dukagjinit, soll\u00ebn risin\u00eb e shekullit, zgjimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shoqata e t\u00eb burgosur\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, organizoi Akademi solemne, n\u00eb kujtim t\u00eb demonstratave t\u00eb 19 tetorit 1968, n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs. Akademia u mbajt n\u00ebn patronazhin e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs, Gazmend Muhaxherit, i cili i p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb pranishmit dhe, n\u00eb mes tjerash, tha: &#8220;Demonstratat e shkollar\u00ebve t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb student\u00ebve t\u00eb vitit 1968, ishin hapat e par\u00eb p\u00ebr themelimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb dashur nj\u00eb sakrific\u00eb gjysm\u00ebshekullore, p\u00ebr ta realizuar \u00ebndrr\u00ebn fisnike t\u00eb shum\u00eb brezave shqiptar\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs t\u00eb Burgosur\u00ebve Politik\u00eb, Hydajet Hyseni, n\u00eb fjal\u00ebn e tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera, foli p\u00ebr l\u00ebvizjet revolucionare, q\u00eb nga Martin Luter Kingu, \u00c7e Gevara, Xhon Kenedi dhe deri tek demonstratat n\u00eb Kosov\u00eb. Hydajeti na kujtoi letr\u00ebn e tij, me bashkautor\u00ebsi Zija Shemsiun, t\u00eb cilit ia vulosi jet\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb \u00e7eli, biruc\u00eb, vetmi t\u00eb pushtuesit. Edhepse, at\u00ebbot\u00eb, Hydajeti student, letra ishte akademike, e rrall\u00eb n\u00eb form\u00eb e p\u00ebrmbajtje.<\/p>\n<p>Sipas zot\u00ebri Hysenit, demonstratat e vitit 1968, vinin si nj\u00eb rilindje e vonuar. Synimet kah pavar\u00ebsia, flisnin parullat e hedhura p\u00ebrgjat\u00eb demonstrimit, si &#8220;Kosova Republik\u00eb, &#8220;Kushtetut\u00eb, Vet\u00ebvendosje&#8221;, ishte nj\u00eb fillim i ri. Ai kujtoi me nderim e respekt plejad\u00ebn e veprimtar\u00ebve atdhetar\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt frym\u00ebzuan brezat shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00eb vonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Meriman Brah\u00ebn e njoha n\u00eb Vrell\u00eb t\u00eb Istogut, m\u00eb 1967, kur erdhi p\u00ebr ta takuar shokun e tij t\u00eb studimeve, Binak Ulaj, arsimtar. Burgjet, m\u00ebrgimi na ndan\u00eb dhe u ripam\u00eb n\u00eb vitet `90-a, kur ishte koordinator p\u00ebr arsimin n\u00eb Diaspor\u00eb, n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb Luft\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga zyrat, isha vet\u00ebm me Merimanin. &#8220;K\u00ebta, (krer\u00ebt e LPK-s\u00eb), po thon\u00eb se pa gjak nuk e l\u00ebshojm\u00eb pushtetin!&#8221; E tmerrshme! Ende n\u00eb luft\u00eb me Serbin\u00eb dhe donin pushtet me gjak shqiptar\u00ebsh!&#8221; Dhe, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me pushtuesin.<\/p>\n<p>Meriman Braha foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Organizativ t\u00eb Demonstratave n\u00eb Dukagjin, q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim, p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara statusin p\u00ebr Kosov\u00ebn. Opsionet &#8220;Kosova Republik\u00eb&#8221; apo bashkimi i nj\u00ebsive t\u00eb ndara t\u00eb saj. Prizreni u b\u00eb si qendra e gravitacionit, p\u00ebr gjenerata e reja, p\u00ebr arsye t\u00eb kaluar\u00ebs historike, por edhe si qendra kryesore arsimore n\u00eb Dukagjin. Zoti Braha foli p\u00ebr organizimin e demonstratave t\u00eb para n\u00eb Kosov\u00eb, m 6 tetor 1968 n\u00eb Prizren, ku ai ishte organizatori kryesor dhe dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Therand\u00eb, n\u00ebn organizimin e Haxhi Bajraktarit, nd\u00ebrsa m\u00eb 19 tetor n\u00eb Pej\u00eb, t\u00eb prira nga Zymer Neziri, Xhemajl Gashi dhe Ramadan Blakaj me shok\u00eb.<\/p>\n<p>Prof. Dr. Zymer Neziri, foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Grupit Organizativ t\u00eb Demonstrat\u00ebs n\u00eb Pej\u00eb. Ai b\u00ebri nj\u00eb ekspoze historike q\u00eb nga viti 1912, Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb londineze e deri m\u00eb 1968, Demostrata e Pej\u00ebs, t\u00eb organizuara nga treshja kryesore: Zymer Neziri, Xhemajl Gashi, Ramadan Blakaj me shok\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;Peja dukej madh\u00ebshtore m\u00eb 19 tetor 1968, nga brohotitjet e rreth 7000 demonstruesve p\u00ebr Republik\u00eb, p\u00ebr Flamur, p\u00ebr Kushtetut\u00eb e p\u00ebr Vet\u00ebvendosje. Peja nuk ka qen\u00eb asjn\u00ebher\u00eb m\u00eb e gjall\u00eb se at\u00eb dit\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt atdhetare, q\u00eb ushtonin deri n\u00eb Zatra e n\u00eb Tabje dhe deri n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs. Peja i shtroi edhe me shkrim k\u00ebrkesat e veta, q\u00eb u lexuan n\u00eb shesh, dhe ia l\u00ebshoi radh\u00ebn Prishtin\u00ebs. Ndihmuan n\u00eb organizim edhe Sadri Kelmendi, arsimtar, Riza Smaka, student, Taf\u00eb Shala, bujk, nx. Hatmane Selmanaj, Shah\u00eb Fetaj, Shpend Blakaj, Sadik Gashi e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Sa do t\u00eb doja t\u2019i p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb, por kjo sot nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Ndihm\u00eb dha edhe brezi tjet\u00ebr: Ramadan Shala, Remzi Baloku, Neziri Gashi, Murteza Nura, Avni Lama, Ymer Neziri etj., si dhe brezi para tyre: Syl\u00eb Mehmeti, Mulla Zek\u00eb B\u00ebrdynaj, Sami Peja, Hajrullah Gorani etj.&#8221;<\/p>\n<p>Profesor Zymer Neziri, n\u00eb fjal\u00ebn e tij, dha nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrgaditjen e demonstrat\u00ebs, 50 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Pej\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv ishin nx\u00ebn\u00ebsit e Shkoll\u00ebs Normale, t\u00eb Gjimnazit, t\u00eb Shkoll\u00ebs Ekonomike dhe t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Komerciale, pjes\u00ebrisht. Grupi kryesor ishte i Shkoll\u00ebs Normale: Miftar Tishuku, Dem\u00eb Mulliqi, Rexhep Ferizi, Syl\u00eb Kuqi, Sadik Binaku. Takimin e par\u00eb Grupi i Pej\u00ebs e b\u00ebri tek Mulliri i Bek\u00ebs. Lagja e Kapeshnic\u00ebs shquhej p\u00ebr veprimtari dhe trim\u00ebri.<\/p>\n<p>Demonstrata ishte masive: nx\u00ebn\u00ebs, student\u00eb, arsimtar\u00eb, zejtar\u00eb, fshatar\u00eb. Shenjat identifikuese p\u00ebr demonstrat\u00ebn i p\u00ebrgadit\u00ebn gjat\u00eb nat\u00ebs zejtar\u00ebt Rexhep Berisha e Azem Ali Laj\u00e7i, me nx\u00ebns\u00ebn Emine Neziri. Studenti Murat Gorani mori detyr\u00ebn p\u00ebr sjelljen e Flamurit nga Prizreni. Ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujdesje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtij Flamuri, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi ke stacioni i trenit, por, mjerisht, u dogj n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999.<\/p>\n<p>&#8220;Brezi i `68 b\u00ebn t\u00eb quhet hallk\u00eb historike e bashkimit t\u00eb kombit t\u00eb ndar\u00eb shqiptar&#8221;, &#8211; e p\u00ebrmbylli fjal\u00ebn e tij, Prof. Dr. Zymer Neziri.<\/p>\n<p>Demonstrata e Pej\u00ebs, ishte organizimi m\u00eb i avancuar i deriat\u00ebhersh\u00ebm. Peja nuk kishte njohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb demonstrim masiv. E shprehur n\u00eb shifra, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr tej 7 mij\u00eb demonstrues\u00ebve. &#8220;Peja lule e Dukagjinit&#8221;, ishte p\u00ebrgjakur gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe pas saj. Plag\u00ebt e hapura, gjurm\u00ebt e gjakut, d\u00ebshmi e nj\u00eb eg\u00ebrsie pushtuese.<\/p>\n<p>Shkodran Imeraj b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrshkrim kronologjik p\u00ebr demonstrimin dinjitoz t\u00eb asaj dite tetori t\u00eb vitit 1968.<\/p>\n<p><strong>Brezi i 1968-\u00ebs, brezi i idealist\u00ebve fisnik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr iden\u00eb, organizimin dhe rrjedh\u00ebn e demonstrat\u00ebs t\u00eb 19 tetorit 1968, biseduam me nj\u00ebrin nga tre organizator\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb saj, Xhemajl Gashin nga Peja:<\/p>\n<p>&#8220;Iden\u00eb p\u00ebr demonstrat\u00eb e shfaqi Zymer Neziri, tani doktor i shkencave filologjike. N\u00eb Prizren ishte krijuar b\u00ebrthama e zgjimit komb\u00ebtar dhe Zymeri kishte kontakte me Meriman Brah\u00ebn, Isa Demaj, Haxhi Bajraktarin e Therand\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00eb. S\u00eb pari, na takoi mua dhe Ramadan Blakaj nga Llukavci i Begut, Istog.<\/p>\n<p>I ndam\u00eb zonat, p\u00ebrkat\u00ebsisht, shkollat e organizimit: Zymer Neziri &#8211; Gjimnazin; Ramadan Blakaj &#8211; Shkoll\u00ebn Ekonomike dhe un\u00eb, Xhemajl Gashi, Shkoll\u00ebn Normale. Kontaktuam disa shok\u00eb e nx\u00ebn\u00ebs, por, me shum\u00eb kujdes. Nuk p\u00ebrmendnim as vendin dhe as dat\u00ebn e protestimit. Formuam Grupin Organizativ.<\/p>\n<p>Flamurin Komb\u00ebtar e kishte sjellur nga Prizreni Zymer Neziri. Bartjen p\u00ebr n\u00eb Shkoll\u00ebn Normale, nga ku do t\u00eb fillonte demonstrimi, e b\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit Shpend Blakaj e Sadik Gashi. Ngritja e Flamurit n\u00eb oborrin e Shkoll\u00ebs Normale, ishte sinjali p\u00ebr daljen e nx\u00ebn\u00ebve nga klas\u00ebt. Sapo filloi dalja, drejtori mbylli der\u00ebn e shkoll\u00ebs. T\u00eb par\u00ebt dol\u00ebn nga dritar\u00ebt e katit t\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa nx\u00ebn\u00ebsit e kateve tjera k\u00ebrc\u00ebnuan se do t\u00eb hidheshin nga dritar\u00ebt. At\u00ebhere drejtori hapi der\u00ebn.<\/p>\n<p>Me flamurin e shpalosur, me thirrjen e parullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara adekuate dhe k\u00ebng\u00eb patriotike, nx\u00ebn\u00ebsit marshuan rrug\u00ebs, drejt Qendr\u00ebs t\u00eb qytetit, deri n\u00eb shetitor\u00ebn &#8220;Korza&#8221;, p\u00ebrball\u00eb komun\u00ebs. Nx\u00ebn\u00ebsit i shoq\u00ebruan arsimtar\u00ebt Sadri Klmendi e Bajram Ahmetgjekaj. Marshit iu bashkuan edhe nx\u00ebn\u00ebsit e Shkoll\u00ebs Ekonomike dhe nj\u00eb pjes\u00eb nga Gjimnazi, meq\u00eb ishin pengua nga numri i madh i policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sheshi osh\u00ebtinte nga thirrjet dhe k\u00ebng\u00ebt patriotike. Ishte e shtun\u00eb, dit\u00eb tregu dhe demonstrat\u00ebs iu bashkuan shum\u00eb qytetar\u00eb vendor\u00eb dhe ardhacak\u00eb ditor. Policia ishin veshur me rroba civile. Po afroheshin p\u00ebr ta marr\u00eb Flamurin. Ne, organizator\u00ebt ishim shum\u00eb pran\u00eb Flamurit, p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb.<\/p>\n<p>Taf\u00eb Shala, bujk nga Raushiqi, nuhat rrezikun dhe nga brezi im nxjerr revol\u00ebn dhe shtin\u00eb dy hr\u00eb n\u00eb aj\u00ebr dhe e kthen p\u00ebrs\u00ebri revol\u00ebn n\u00eb brezin tim. Un\u00eb, i frik\u00ebsuar se policia, n\u00eb rast kontrolli, ma kap revol\u00ebn, i them nx\u00ebns\u00ebs protestuese Shahe Fetaj, &#8211; hape \u00e7ant\u00ebn &#8211; dhe e l\u00ebshova revol\u00ebn. Dhe, krisma e arm\u00ebs b\u00ebri q\u00eb policia civile t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb, nga frika e ndonj\u00eb aksidenti, duke na l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb protestimin ton\u00eb. Emrin e saj e d\u00ebgjova n\u00eb sall\u00ebn festive, n\u00eb 50-vjetorin e demonstrat\u00ebs t\u00eb vitit 1968, n\u00eb Pej\u00eb, por, Shaha mungonte. Keqardhje!<\/p>\n<p>(Retrospektiv\u00eb: N\u00eb vitin 1970, Ansambli Folkorik &#8220;Rugova&#8221; arriti p\u00ebr shfaqje n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb me shokun tim, Bedri Islami, at\u00ebbot\u00eb, student, tani, k\u00ebshilltar politik i Hashim presidentit, b\u00ebm\u00eb shkrimin me titull: &#8220;Dhe pranvera na duket m\u00eb pran\u00eb&#8221;, duke e n\u00ebnshkruar me nj\u00eb pseudim timin t\u00eb hersh\u00ebm, &#8220;Ylli Valbona&#8221;, por, me adres\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb Fakultetit, meq\u00eb ishte e ndaluar nga shteti am\u00eb, t\u00eb shkruhej p\u00ebr shtypin e jasht\u00ebm, pa leje paraprake zyrtare. K\u00ebt\u00eb shkrim e p\u00ebrcoll\u00ebm p\u00ebrmes Hysnije Osmanaj, n\u00eb rolin e nuses, n\u00eb dasm\u00ebn rugovase, tani, nusja e Miftar Jasiqit. Ishte vajza bukuroshe, Shahe Fetaj, q\u00eb d\u00ebrgoi let\u00ebr t\u00eb zjarrt\u00eb patriotike, nga Kosova, duke e shoq\u00ebruar me nj\u00eb fotografi personale dhe nj\u00eb familjare.)<\/p>\n<p>Nj\u00eb trafik\u00eb, kiosk\u00eb para komun\u00ebs. Sip\u00ebr saj hyp\u00ebn Syl\u00eb Kuqi, i cili lexoi letr\u00ebn me k\u00ebrkesa politike, e shkruar nga Zymer Neziri. Djathtas dhe majtas tij ishin Sadik Blakaj dhe Dem\u00eb Molliqi. Ky ishte mesazhi drejtuar Kosov\u00ebs, Jugosllavis\u00eb dhe Bot\u00ebs. Q\u00eb andej demonstruesit u kthyen prej nga erdh\u00ebn. Flamurin dhe simbolet tjera t\u00eb demonstrat\u00ebs i bart\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e tyre, me qera, af\u00ebr stacionit t\u00eb trenit, v\u00ebllez\u00ebrit Sadik e Shpend Blakaj, kush\u00ebriri Xhelal Blakaj dhe miku i tyre Sadik Gashi.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, t\u00eb parin e arrestuan Ramadan Blakaj. Un\u00eb, (Xhemajl Gashi) dhe Zymer Neziri, shkuam n\u00eb burgun e Pej\u00ebs dhe k\u00ebrkuam: &#8220;Ose lironi Ramadanin, ose na burgosni edhe neve&#8221;. Oficeri i UDB-s\u00eb na tha: &#8220;Ju vjen radha edhe juve&#8221;. Dhe, ashtu ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykatore, gjykat\u00ebsi Enver Nimani na pyeti: &#8220;A doni t\u00eb qendrojn\u00eb policia k\u00ebtu apo t\u00eb largohen?&#8221; Zymeri tha, &#8221; jo nuk kam qejf me i pa&#8221;. Ata dol\u00ebn nga dhoma. Zymeri gjith\u00ebher\u00eb ishte mosp\u00ebrfill\u00ebs karshi policis\u00eb dhe nuk frik\u00ebsohej prej tyre. Gjykat\u00ebsi tha se &#8220;nuk kam qare pa ju d\u00ebnuar&#8221; dhe i shp\u00ebtuan lot\u00ebt. &#8220;Xhemajli \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, mos ta r\u00ebndojm\u00eb, cili po e merrni p\u00ebrsip\u00ebr me qen\u00eb organizator i par\u00eb&#8221;, &#8211; pyeti gjykat\u00ebsi? T\u00eb nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm ishin Zymeri e Ramadani: &#8220;Un\u00eb, un\u00eb&#8221;. Dhe, gjykat\u00ebsi preferoi Ramadanin. D\u00ebnimi ishte simbolik. Na vizituan shum\u00eb UDB-ash\u00eb, madje, edhe nga Prishtina. Funksionari Mehmet Shoshi erdhi nat\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb burg dhe u prezantua se kush ishte. N\u00eb mes tjerash, na tha: &#8220;Nuk guxon askush me ju prek\u00eb me dor\u00eb!&#8221; Dhe, e mbajti fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>U p\u00ebrjashtuam nga vendet e pun\u00ebs, n\u00eb m\u00ebsuesi. Un\u00eb vazhdova Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb, punoja m\u00ebsues n\u00eb Obiliq, koleg\u00eb kisha edhe Ibrahim Rugov\u00ebn dhe Isa Demaj. Pas disa muajve e humba t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb profesionit t\u00eb m\u00ebsuesit dhe mbeta pa pun\u00eb. Por, nj\u00eb let\u00ebr e Titos na pun\u00ebsoi m\u00eb von\u00eb. Mua m\u00eb pun\u00ebsuan p\u00ebrkthyes n\u00eb komune, edhe pse pak e dija gjuh\u00ebn serbokroate!<\/p>\n<p>Nga droja e rigjykimit ton\u00eb, deri sa u liruam ne, nga burgu, nuk pati organizime tjera. N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb N\u00ebntorit, do t\u00eb vazhdonte masivizimi i demonstrimeve n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb von\u00eb do t\u00eb kaloja n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e nj\u00eb firme t\u00eb nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p><strong>Hakmarrja p\u00ebr demonstrat\u00ebn e 1968-\u00ebs, filloi m\u00eb 1985<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Hija e demonstratave t\u00eb 1968-\u00ebs, do t\u00eb kthehej m\u00eb 1985. Kishte vdekur ish i burgosuri politik, Kadri Kusari, nga Gjakova. Po shkonim n\u00eb varrim, s\u00eb bashku me Nezir Gashin, Sadri Tafilajn, Sefer Kasapin. Policia na ndaloi dhe arrestoi. N\u00eb burgun e Pej\u00ebs maltretime e tortura. Pas lirimit, duhej paraqitur 8 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb polici!<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e vdekjes t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebs time, n\u00eb mosh\u00ebn 32 vje\u00e7are, kur b\u00ebheshim gadi p\u00ebr ta varrosur nusen, n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, edhen dy makina t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr arrestimin tim t\u00eb serish\u00ebm. Reagova, t\u00eb prisnin pas ceremonis\u00eb t\u00eb varrimit. Reagoi edhe djali, Flamuri, polic\u00ebt i vun\u00eb hekurat, edhe pse f\u00ebmij\u00eb. Nusja m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb 6 f\u00ebmij\u00eb, Asdreni, i vogli, vet\u00ebm dy vje\u00e7.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetuesis\u00eb oficer\u00ebt e UDB-s\u00eb ushtruan dhun\u00eb fizike mbi mua. M\u00eb vjen keq, por, p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet ta them se m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm n\u00eb goditje, tortur\u00eb ishin disa UDB-ash\u00eb shqiptar\u00eb, se sa ata serb\u00eb! UDB-ashi serb me godiste me shkop k\u00ebmb\u00ebve, nd\u00ebrsa ai shqiptar n\u00eb an\u00ebsoren t\u00eb veshkave, me maj\u00ebn e k\u00ebpuc\u00ebve. &#8220;Udri bubrekima, bubrekima&#8221;, (Bjeri veshkave, veshkave), &#8211; urdh\u00ebroi UDB-ashi shqipfol\u00ebsi! Edhe serbi filloi goditjen me maj\u00ebn e k\u00ebpuc\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb isha i shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb. Si duket, UDB-ashi shqiptar ishte eprori i serbit. Kalvari ishte i p\u00ebrs\u00ebritur, i gjat\u00eb. Megjithat\u00eb, k\u00ebta UDB-ash\u00eb, me familjet e tyre, jan\u00eb strehuar dhe akomoduar mir\u00eb, n\u00eb partit\u00eb e majta, pra, t\u00eb koalicionit PAN. Jan\u00eb t\u00eb privilegjuar edhe n\u00eb poste, si et\u00ebrit e tyre dikur. &#8220;Luaje mac\u00eb kryet e buallit!&#8221;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrvijim biografik i Xhemajl Gashit me familje<\/strong><\/p>\n<p>Xhemajl Gashi humbi bashk\u00ebshort\u00ebn para tej tri dekadave dhe kurr\u00eb nuk mendoi p\u00ebr nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. I rriti, edukoi dhe shkolloi t\u00eb 6 f\u00ebmijt\u00eb, tri vajza dhe tre djem\u00eb. Djali, Flamur Gashi u shkollua dhe u pun\u00ebsua n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitet `90-a, ai, s\u00eb bashku me djemt\u00eb dhe vajzat e Shqip\u00ebris\u00eb, nga Veriu n\u00eb Jug, udh\u00ebhoqi &#8220;Radio-Kontaktin&#8221;, duke demaskuar komunizmin, monizmin dhe duke vler\u00ebsuar demokacin\u00eb, pluralizmin, n\u00eb nism\u00eb t\u00eb lindjes dhe t\u00eb konsolidimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Flamuri ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Shtabit t\u00eb FARK-ut. Pas luft\u00ebs Drejtor i Diaspor\u00ebs, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Shqiptare. Pastaj Ambasador i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb. M\u00eb von\u00eb ishte k\u00ebshilltar politik i Presidentit Nishani dhe tani i Presidentit Meta. Emri i tij \u00ebsht\u00eb lakuar p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb, q\u00eb, padyshim, do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje e duhur.<\/p>\n<p>Djali i dyt\u00eb i Xhemajlit, Arben Gashi, deputet i Parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa i treti, Asdreni, kuad\u00ebr n\u00eb diplomaci, aktualisht, n\u00eb Hungari. Q\u00eb t\u00eb tre kan\u00eb magjistruar dhe jan\u00eb n\u00eb studime e sip\u00ebr p\u00ebr doktoratura.<\/p>\n<p>Xhemajl Gashi ka kaluar t\u00eb 7 dekadat jet\u00eb, ende nuk e pranon pleq\u00ebrin\u00eb. Leviz\u00eb n\u00eb relacionin Ruhot &#8211; Pej\u00eb, Prishtin\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ka lindur n\u00eb Marrurras t\u00eb Kurbinit, Shqip\u00ebri, sepse Familja Gashi ishin p\u00ebrballur, para dhe gjat\u00eb LDB, me pushtuesit serb\u00eb t\u00eb Kralit dhe t\u00eb Titos. Troje e tok\u00eb n\u00eb fshatin Orrob\u00ebrd\u00eb t\u00eb Istogut, Familjes Gashi ua sekuestroi shteti serb. N\u00eb Shqip\u00ebri Mbreti Zog v\u00ebllez\u00ebve Gashi u dha troje e tok\u00eb me tapi. Por, m\u00eb von\u00eb regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, i sekuestroi, deri ke pragu i sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Syl\u00eb Gashi, babai i Xhemajl Gashit u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb, por, pa t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb fshatin e lindjes, n\u00eb trojet e t\u00eb par\u00ebve dhe as n\u00eb komun\u00ebn e Istogut. Dhe, u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb fshatin Ruhot t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Pej\u00ebs, ku jetojn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Qazim Gashi (Vraga), xhaxhai u Xhemajlit u vendos n\u00eb Sh\u00ebnavlash t\u00eb Durr\u00ebsit. V\u00ebllaznia, q\u00eb nga LDB, kur\u00eb nuk u pan\u00eb m\u00eb. Dy regjimet kriminale, i Titos dhe Enverit, flirtonin mes veti, por, shqiptar\u00ebt e p\u00ebsonin nga miq\u00ebsia satanike e tyre. Kur Qazim Gashi vdiq, m\u00eb 1981, n\u00eb Shqip\u00ebri, UDB-a e Pej\u00ebs, dha leje t\u00eb kusht\u00ebzuar, p\u00ebr t\u00eb hapur &#8211; t\u00eb pame &#8211; n\u00eb Kosov\u00eb. &#8220;T\u00eb mos flitet asgj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Qazim Gashit&#8221;, &#8211; ishte porosia-urdh\u00ebr!<\/p>\n<p>Nipi i tij, Xhemajl Gashi, mbajti t\u00eb pame nj\u00eb javore. Mejithat\u00eb, vizitor\u00ebt-ngush\u00ebllues vler\u00ebsuan lart Qazim Gashin dhe Familjen Gashi, e cila ishte n\u00eb ball\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste, e prir\u00eb nga Bardh Isuf Gashi, i cili \u00ebsht\u00eb dekoruar nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, me Medaljen e Liris\u00eb si dhe nga Presidenti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb foto: Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Ramadan Blakaj, Zymer Neziri, Xhemajl Gashi IDRIZ ZEQIRAJ &#8220;Historia fillon me ne&#8221;, &#8211; thon\u00eb pushtetar\u00ebt aktual, mburracak\u00eb e hi\u00e7\u00ebr, t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb uzurpuar, ve\u00e7 gjith\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, edhe mediat. Asnj\u00eb medium, viziv apo shkrimor, nuk mori pjes\u00eb, p\u00ebr ta pasqyruar nj\u00eb ngjarje shum\u00eb domth\u00ebn\u00ebse, si\u00e7 ishte Akademia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35701,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-35700","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb foto: Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Ramadan Blakaj, Zymer Neziri, Xhemajl Gashi IDRIZ ZEQIRAJ &#8220;Historia fillon me ne&#8221;, &#8211; thon\u00eb pushtetar\u00ebt aktual, mburracak\u00eb e hi\u00e7\u00ebr, t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb uzurpuar, ve\u00e7 gjith\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, edhe mediat. Asnj\u00eb medium, viziv apo shkrimor, nuk mori pjes\u00eb, p\u00ebr ta pasqyruar nj\u00eb ngjarje shum\u00eb domth\u00ebn\u00ebse, si\u00e7 ishte Akademia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-12-13T06:17:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"509\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 &#8211; ZGJIM KOMB\u00cbTAR\",\"datePublished\":\"2018-12-13T06:17:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/\"},\"wordCount\":3130,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/\",\"name\":\"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg\",\"datePublished\":\"2018-12-13T06:17:21+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/12\\\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg\",\"width\":600,\"height\":509,\"caption\":\"Ramadan Blakaj - Zymer Neziri - Xhemajl Gashi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 &#8211; ZGJIM KOMB\u00cbTAR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb foto: Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Ramadan Blakaj, Zymer Neziri, Xhemajl Gashi IDRIZ ZEQIRAJ &#8220;Historia fillon me ne&#8221;, &#8211; thon\u00eb pushtetar\u00ebt aktual, mburracak\u00eb e hi\u00e7\u00ebr, t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata kan\u00eb uzurpuar, ve\u00e7 gjith\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, edhe mediat. Asnj\u00eb medium, viziv apo shkrimor, nuk mori pjes\u00eb, p\u00ebr ta pasqyruar nj\u00eb ngjarje shum\u00eb domth\u00ebn\u00ebse, si\u00e7 ishte Akademia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2018-12-13T06:17:21+00:00","og_image":[{"width":600,"height":509,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 &#8211; ZGJIM KOMB\u00cbTAR","datePublished":"2018-12-13T06:17:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/"},"wordCount":3130,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/","name":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 - ZGJIM KOMB\u00cbTAR - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg","datePublished":"2018-12-13T06:17:21+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/ramadan__blakaj_zymer_neziri_xhemajl_gashi.jpg","width":600,"height":509,"caption":"Ramadan Blakaj - Zymer Neziri - Xhemajl Gashi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/demonstratat-e-vitit-1968-zgjim-kombetar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DEMONSTRATAT E VITIT 1968 &#8211; ZGJIM KOMB\u00cbTAR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35700","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35700"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35700\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35701"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35700"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35700"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35700"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}