{"id":3623,"date":"2016-06-09T01:01:05","date_gmt":"2016-06-09T00:01:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3623"},"modified":"2021-03-14T21:07:43","modified_gmt":"2021-03-14T20:07:43","slug":"ajri-i-fresket-i-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/","title":{"rendered":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb respekt t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb albanologut, poetit, p\u00ebrkthyesit dhe \u201cMikut t\u00eb Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, suedezit t\u00eb shquar Ullmar Kvik (Qvick)<\/em><\/strong>:<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Viron Kona\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/viron_kona.jpg\" alt=\"\" width=\"180\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Viron Kona<\/strong> &#8211; <em>shkrimtar e publicist<\/em><\/p>\n<p>Sapo hapa faqen e \u201cFjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d t\u00eb Londr\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2016, t\u00eb drejtuar nga i shkrimtari, poeti dhe publicisti i mir\u00ebnjohur Fatmir Terziu, mes artikujve dhe krijimeve letrare, m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen poezia \u201cNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d, e shkruar nga albanologu, poeti dhe p\u00ebrkthyesi suedez Ullmar Kvik (Qvick). Nisa ta lexoj poezin\u00eb dhe, nd\u00ebrsa vargjet e saj m\u00eb rr\u00ebmbenin dhe m\u00eb emociononin me bukurin\u00eb dhe brendin\u00eb e tyre, m\u00eb b\u00ebhej se po ndjeja m\u00eb shum\u00eb aj\u00ebr dhe drit\u00eb, ndjeja n\u00eb vargjet e asaj poezie madh\u00ebshtin\u00eb e liris\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb, e, nj\u00ebherazi ngaz\u00ebllehesha nga k\u00ebnd shikimi origjinal evropian-verior p\u00ebr nderimin e heronjve. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Ullmarit e kemi par\u00eb t\u00eb shkruar dhjet\u00ebra her\u00eb, n\u00eb poezi, artikuj e intervista, e, ve\u00e7an\u00ebrisht te libri i tij i madh \u201cM\u00eb shum\u00eb heroizma se sa grur\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb dokumentare t\u00eb historis\u00eb dhe jet\u00ebs shoq\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb shekullit t\u00eb XX.<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb luginat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dim\u00ebr mjegulla<br \/>\nn\u00eb ver\u00eb vapa mbyt\u00ebse<br \/>\nnd\u00ebrsa n\u00eb malet e larta mbret\u00ebron<br \/>\najri i fresk\u00ebt, ajri i liris\u00eb<br \/>\nnj\u00eb mjedis romantik<br \/>\nme past\u00ebrtin\u00eb e bes\u00ebs, nderit, burr\u00ebris\u00eb\u2026<\/p><\/blockquote>\n<p>Vijoja t\u00eb lexoja poezin\u00eb dhe ndjeja pran\u00eb njeriun e mir\u00eb, fisnikun brilant dhe qytetarin bot\u00ebror Ullmar Kvik (Qvick), njeriun q\u00eb ka merituar vler\u00ebsimin \u201cMiku i Madh i Shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7dokush q\u00eb hap portalin e Grupit t\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Suedi-Shqip\u00ebri, do t\u00eb mrekullohej nga konsideratat e shumta q\u00eb shprehin p\u00ebr Ullmar Kvikun qindra e qindra njer\u00ebz, ve\u00e7an\u00ebrisht shqiptar\u00ebt, ata nga Skandinavia, Kosova, Shqip\u00ebria, nga t\u00ebr\u00eb trojet shqiptare e diaspora&#8230; T\u00eb gjith\u00eb shprehen me fjal\u00eb respekti dhe dashurie p\u00ebr njeriun q\u00eb vler\u00ebson dhe mbron vlerat shqiptare me fuqin\u00eb e krijuesit t\u00eb talentuar, t\u00eb ditur, t\u00eb frym\u00ebzuar e me rrezatim t\u00eb fuqish\u00ebm&#8230;<\/p>\n<p>Dihet bot\u00ebrisht se, t\u00eb krijosh poezi duhet t\u00eb dashurosh fort, duhet t\u00eb njoh\u00ebsh nga af\u00ebr, duhet t\u00eb t\u00eb rrah\u00eb zemra, jo thjesht p\u00ebr pamjen, po p\u00ebr thelbin, duhet ta p\u00ebrjetosh e ta ndjesh brenda vetes shpirtin dhe zemr\u00ebn e nj\u00eb individi, apo t\u00eb nj\u00eb populli, t\u00eb njoh\u00ebsh mir\u00eb dhe ta duash me sinqeritet vendin, historin\u00eb&#8230; Ullmar Kviku e ka t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb njohje, ai \u00ebsht\u00eb i t\u00ebri brenda saj, ai njeh\u00eb deri n\u00eb detaj Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, njeh\u00eb stin\u00ebt shqiptare, detet, lumenjt\u00eb, luginat, fushat dhe malet, mjegull\u00ebn n\u00eb dim\u00ebr dhe vap\u00ebn mbyt\u00ebse n\u00eb ver\u00eb, njeh\u00eb bukurin\u00eb e peizazhit bregdetar dhe malor, rrjedhjen e krojeve uj\u00eb fresk\u00ebt, ortek\u00ebt e d\u00ebbor\u00ebs, ndjen dhe mbush t\u00ebr\u00eb kraharorin me ajrin e fresk\u00ebt t\u00eb liris\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Ai njeh\u00eb me holl\u00ebsi epokat, mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt, periudhat, shekujt dhe aktualitetin shqiptar, di se \u00e7far\u00eb do dhe se \u00e7`\u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj shqiptari p\u00ebr vendin e tij, di me holl\u00ebsi se sa shum\u00eb ai ka sakrifikuar e sakrifikon p\u00ebr lirin\u00eb&#8230;Ullmari njeh\u00eb nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb emrat dhe b\u00ebmat e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb panteonit shqiptar, por ai p\u00ebrjeton edhe \u00ebndrrat shqiptare, vlerat dhe virtytet e rralla t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb, bes\u00ebs, nderit e burr\u00ebris\u00eb, ai i ve\u00e7on ato si margaritar\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm e vezullues, i pikturon me ngjyrimet m\u00eb mahnit\u00ebse t\u00eb shpirtit t\u00eb tij energjik verior, i tregon bot\u00ebs me ndjenj\u00eb e krenari p\u00ebr shqiptar\u00ebt si t\u00eb ishte nj\u00ebri nga ne, duke na dhuruar nj\u00ebherazi tufa me bukuri aurorash vezulluese e, bashk\u00eb me to, miq\u00ebsi t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr, humaniz\u00ebm dhe shum\u00eb dashuri v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb \u201dNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d t\u00eb Ullmarit, edhe k\u00ebsaj here ndjeva se, ashtu si dikur Bajroni ra n\u00eb dashuri me Shqip\u00ebrin\u00eb, po ashtu edhe Ullmar Kviku e dashuron me shpirt kombin shqiptar n\u00eb vlerat, historin\u00eb, dashurit\u00eb, g\u00ebzimet e dhimbjet, n\u00eb gjith\u00eb emblem\u00ebn shqiptare. M\u00eb vjen mir\u00eb t`i kujtoj lexuesit se Ullmari e njeh\u00eb gjuh\u00ebn shqipe kaq mir\u00eb, saq\u00eb, nga \u00e7do lloj komisioni testues, do t\u00eb vler\u00ebsohej nd\u00ebr m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb zot\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, madje, figursh\u00ebm do t\u00eb shprehesha se \u201ccilido m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe do t\u00eb ndiente \u201ckonkurrenc\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb profesionalizmit gjuh\u00ebsor t\u00eb Ullmar Kvikut\u201d.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb tep\u00ebr se sa fakti q\u00eb ai shprehet aq bukur kur flet dhe shkruan shqip, mendoj se Ullmarin e lart\u00ebson akoma m\u00eb shum\u00eb guximi, karakteri dhe kultura e tij e gjer\u00eb, mbrojtja dinjitoze dhe pasiononte q\u00eb ai i b\u00ebn\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, mbrojtja q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb dhe i b\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe trevave shqiptare, dashuria q\u00eb ai shfaq p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo ku ata jetojn\u00eb: n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, \u00c7am\u00ebri, Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Diaspor\u00eb e kudo. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje, Ullmar i ka njohur e vler\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt jo thjesht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb romantike apo vet\u00ebm duke d\u00ebgjuar p\u00ebr ta nga larg, por ai ka qen\u00eb shpesh her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb trojet shqiptare: n\u00eb vitet `70, `78, `79, `94, `95,` 2004, `2005\u2026`2011.<\/p>\n<p>M\u00eb se gjysm\u00eb shekulli, ai ka pasur kontakte dhe ka b\u00ebr\u00eb vizita t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, tek arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb e n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare. N\u00eb librat, artikujt dhe krijimtarin\u00eb e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt Ullmar ka mbajtur parasysh faktet historike p\u00ebr origjin\u00ebn dhe prejardhjen ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh shkrimtar\u00eb dhe historian\u00eb t\u00eb shquar, q\u00eb nga antikiteti: Homeri, Herodoti, Plutarku, Apiani, Aristoteli, Ptolemeu, Straboni, Tit Livi, Ciceroni, Cezari, Virgjili, Lukiani&#8230;, e n\u00eb vazhdim: Shekspiri, Hygoi, Dumasi, Gotje, Bajroni, Longfellohu.., e, ve\u00e7an\u00ebrisht suedezi i madh, studiuesi i shquar i origjin\u00ebs ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve, Erik Hans Tunman (1746-1778), i cili, ndon\u00ebse vdiq n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, (rrojti vet\u00ebm 32 vje\u00e7) arriti \u00a0t\u00eb botonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb punimesh shkencore, m\u00eb e njohura: \u201cHulumtime n\u00eb lidhje me historin\u00eb e popujve evrolindor\u201d (1774), e prej t\u00eb cilave vet\u00ebm pjesa e par\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar. N\u00eb vepr\u00ebn e tij, \u201cMbi historin\u00eb dhe gjuh\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb vllah\u00ebve\u201d, Tunman vjen n\u00eb p\u00ebrfundimin shkencor se, ilir\u00ebt jan\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrit e shqiptar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ullmar Qvick me Murat Gecaj dhe Viron Kona\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ullmar_qvick_murat_gecaj_viron_kona.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" border=\"0\" \/><b>Kujtim i paharruar&#8230;N\u00eb mes, Ullmar Kvik( Qvick) dhe nga e majta: Prof. Murat Gecaj e Veron Kona (Boras, Suedi, prill 2012)<\/b><\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nDuke iu rikthyer komentit t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Ullmarit \u201cNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d, ndjejm\u00eb t\u00eb entuziazmuar se vargjet vlojn\u00eb nga figuracioni i rrall\u00eb poetik, ku bien n\u00eb sy metafora, epitetet, shkall\u00ebzimi, eufemizmi dhe krahasimet e shk\u00eblqyera. Me nj\u00eb leksik t\u00eb pasur e gjuh\u00eb t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb zjarrt\u00eb, ai nderon dhe lart\u00ebson miqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shekuj e, ve\u00e7an\u00ebrisht Lord Bajronin, jo vet\u00ebm p\u00ebr vlerat e tij si poet bot\u00ebror, por edhe p\u00ebr faktin se gjen t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt tek Ai, dashurin\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e virtytet e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, pik\u00ebzimet e frym\u00ebzimet p\u00ebr vlerat e kombi shqiptar e cil\u00ebsit\u00eb e Bajronit, i b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb shk\u00eblqimtare vargjet e Ullmar Kvikut:<\/p>\n<blockquote><p>Para dyqind vitesh erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\ndhe ra n\u00eb dashuri me k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb eg\u00ebr<br \/>\nme burra trima dhe besnik\u00eb<br \/>\nLord Xhorxh Bajron<br \/>\npoet romantik, xhani i femrave<br \/>\ntmerri i moralist\u00ebve<br \/>\npas aventurave t\u00eb shumta erotike\u2026<br \/>\nMe gjak t\u00eb nxeht\u00eb dhe d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb veproi<br \/>\np\u00ebr \u00e7lirimin e popujve nga zaptuesi osman<br \/>\nP\u00ebrpjekja e tij u nd\u00ebrpre nga vdekja e parakohshme<br \/>\nn\u00eb Misolongji t\u00eb Greqis\u00eb, u fik jeta e tij nga ethet\u2026\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>Teksa lexojm\u00eb Ullmarin, q\u00eb na sjell\u00eb plot\u00eb drit\u00eb e brohori Bajronin dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e lirin\u00eb, sikur d\u00ebgjojm\u00eb gj\u00ebmimin dhe tempo-ritmin e vargjeve kumbuese t\u00eb &#8220;Shtegtimit t\u00eb \u00c7ajld Haroldit&#8221;, e, ve\u00e7an\u00ebrisht ato t\u00eb poezis\u00eb \u201cTamburxhi\u201d, t\u00eb shqip\u00ebruar nga mjeshtri i madh i p\u00ebrkthimit Sk\u00ebnder Luarasi:<\/p>\n<blockquote><p>Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton;<br \/>\nU ngjall trimave shpres\u00ebn; p\u00ebr luft\u00eb na fton<br \/>\nGjith\u00eb djemt&#8217; e malsis\u00eb i th\u00ebrret anemban\u00eb<br \/>\nHimarjot\u00ebt, Ilir\u00ebt, Suljot\u00ebt zeshkan\u00eb&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>Ullmar Kvikut nuk i ka kaluar pa e v\u00ebn\u00eb re, deri dhe kostumi shqiptar i Bajronit, q\u00eb, ai e ka ve\u00e7uar p\u00ebr t\u00eb ilustruar me fotografi poezin\u00eb \u201cNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d Shpresoj e, nuk besoj se e teproj, q\u00eb, veshja shqiptare i jep nur dhe bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb yllit t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb romantizmit N\u00eb vijim t\u00eb komentit t\u00eb poezis\u00eb \u201dNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d, shprehem se Ullmar krijon nj\u00eb lidhje e harmoni interesante mes heronjve, duke lart\u00ebsuar e p\u00ebrndritur me vargje poetike disa nga figurat e shquara t\u00eb rilindjes komb\u00ebtare shqiptare e, mes tyre: \u00c7er\u00e7iz Topullin dhe Mihal Gramenon:<\/p>\n<blockquote><p>Por fryma romantike e liris\u00eb jetoi n\u00eb viset shqiptare<br \/>\nPo kalojn\u00eb nj\u00eb qind vite dhe turqit ende sundojn\u00eb<br \/>\n\u00c7er\u00e7iz Topulli me mikun e tij Mihal Grameno<br \/>\nnuk durojn\u00eb zgjedh\u00ebn, b\u00ebjn\u00eb revolt!<br \/>\nFushat e Mashkullores edhe sot k\u00ebndojn\u00eb<br \/>\np\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb e t\u00eb dyve kur kund\u00ebrshtuan osman\u00ebt!<br \/>\nDhe lufta e tyre vazhdoi, kund\u00ebr zaptuesve grek\u00eb e malazez\u00eb<br \/>\nPor n\u00eb Shkod\u00ebr mizorisht Mali i Zi e vrau \u00c7er\u00e7izin.<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00ebm tet\u00eb vargje, por nj\u00eb histori e t\u00ebr\u00eb. Shqiptar\u00ebve q\u00eb i lexojn\u00eb, k\u00ebto vargje u ngjallin n\u00eb mendje p\u00ebrpjekjet dhe luft\u00ebrat e pand\u00ebrprera p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, u ndezin akoma m\u00eb shum\u00eb dashurin\u00eb dhe krenarin\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit dhe heronjt\u00eb, duke filluar me ilir\u00ebt, me Gjergj Kastriotin &#8211; Sk\u00ebnderbeun, q\u00eb u b\u00eb mbrojt\u00ebs i Evrop\u00ebs nga okupacioni osman, e duke vijuar pastaj me rilindjen komb\u00ebtare shqiptare dhe figurat e saj, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb plejad\u00ebn e shk\u00eblqyer me poet\u00eb, filozof\u00eb, publicist\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, piktor\u00eb dhe, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb tyre, \u00e7etat e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, q\u00eb sakrifikuan deri jet\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi komb\u00ebtare. N\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, kujtesa historike dhe heronjt\u00eb e kombit jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb monumente t\u00eb ndritura nderi dhe lavdie, jan\u00eb t\u00eb shkruar me germa t\u00eb arta e i japin drit\u00eb e vezullim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb panteonit shqiptar. Ullmar i vendos heronjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb piedestalin e nderit, n\u00eb vendin q\u00eb u takon, ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb themelet e historis\u00eb s\u00eb kombit. Ndaj dhe, populli, k\u00ebtyre figurave u ka thurur poezi e k\u00ebng\u00eb, u ka ngritur monumente bronzi, guri dhe mermeri, ata jan\u00eb n\u00eb piktura, n\u00eb emra shkollash dhe institucionesh, rrug\u00ebsh, sheshesh dhe lagjesh, ata jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe qarkullojn\u00eb n\u00eb biseda dhe legjenda, emrat e tyre u p\u00ebrcillen vazhdimisht brezave me drit\u00eb e shk\u00eblqim.<\/p>\n<p>Ullmar Kviku e ka p\u00ebrjetuar dhembsh\u00ebm historin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke denoncuar gjenocidin serb, por, ai, si nj\u00eb bir i denj\u00eb, g\u00ebzoi me shpirt p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb artikujt, intervistat, krijimet poetike t\u00eb Ullmarit p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe heronjt\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht ai ka shkruar me emocion dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dokumentare e \u00a0letrare p\u00ebr figur\u00ebn dhe vdekjen heroike t\u00eb Isa Buletinit, q\u00eb\u00a0ai e cil\u00ebson \u201cLuft\u00ebtar t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb\u201d: Isai arriti mosh\u00ebn 52-vje\u00e7are, por u b\u00eb legjend\u00eb n\u00eb popullin e tij. Ishte lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb periferi t\u00eb qytetit kosovar Mitrovica, dhe t\u00ebr\u00eb jeta e tij do t\u00eb mbushet p\u00ebrplot me luft\u00ebra dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb siguruar ardhm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d : \u201cUn\u00eb jam mir\u00eb, kur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb mir\u00eb\u201d. &#8211; citon Ulmar fjal\u00ebt e atdhetarit t\u00eb K\u00ebsaj here, n\u00eb poezin\u00eb \u201dNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d Ullmar i ngre p\u00ebrmendore arti heroit tjet\u00ebr legjendar t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Jasharit, duke e pasqyruar artistikisht at\u00eb si nj\u00eb simbol dhe frym\u00ebzim, si kushtrim i shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri:<\/p>\n<blockquote><p>Edhe nj\u00eb shekull kalon me pun\u00eb, me luft\u00eb, me flijime<br \/>\nDhe n\u00eb Prekaz t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Drenic\u00ebn heroike,<br \/>\nlufton shqiptari Adem Jashari kund\u00ebr armikut shekullor serb<br \/>\nMe familjen e tij t\u00eb madhe flijon jet\u00ebn, por kjo humbje tragjike<br \/>\nu b\u00eb kushtrim i shqiptar\u00ebve p\u00ebr liri, t\u00eb mos n\u00ebnshtrohen!<\/p><\/blockquote>\n<p>Bashk\u00ebkomb\u00ebsit e Ullmarit, historikisht i kan\u00eb q\u00ebndruar vazhdimisht pran\u00eb shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht Kosov\u00ebs, luft\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb saj t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Aq shum\u00eb, saq\u00eb edhe kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu me nderim t\u00eb thell\u00eb Ministren e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Suedis\u00eb Anna Lindh\u00a0(1957 \u2013 2003), kontributin e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs; kujtojm\u00eb faktin se, i pari Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb Kosov\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, ishte ai suedez. Nd\u00ebrkaq, Suedia mir\u00ebpriti mbi 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb nderuar t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ullmar Kvik, sjell\u00eb tek ne miq\u00ebsi, paqe dhe dituri; ndjenja v\u00ebllaz\u00ebrore e mir\u00ebkuptim; ai i jep ndihmes\u00eb \u00a0 popullit shqiptar me vlera, ide dhe mendime, fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla q\u00eb afrojn\u00eb\u00a0 dhe i bashkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u00a0 shqiptar\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sikurse dhe n\u00eb poezin\u00eb q\u00eb komentojm\u00eb, ai shfaqet edhe si nj\u00eb mentor i spikatur, si nj\u00eb fjal\u00eb urt\u00eb i rrall\u00eb popullor.<\/p>\n<p>Poezia \u201d<em>Nuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!<\/em>\u201d mbyllet me nj\u00eb mendim t\u00eb shk\u00eblqyer poetik, q\u00eb derdhet n\u00eb form\u00eb sentencash letrare, q\u00eb gurgullojn\u00eb me gjall\u00ebri, t\u00eb freskuara me er\u00ebn e liris\u00eb dhe t\u00eb nderimit p\u00ebr heronjt\u00eb, por, q\u00eb rrezatojn\u00eb edhe besim n\u00eb t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Adem Jashari, me familjen e tij, ka vend nderi<br \/>\nn\u00eb analet e luft\u00ebs p\u00ebr liri<br \/>\ndhe as ai, as Lord Bajroni, as \u00c7er\u00e7iz Topulli nuk luftuan kot.<br \/>\nMe bashkim, n\u00eb luft\u00eb paq\u00ebsore,<br \/>\nshqiptar\u00ebt do t\u00eb realizojn\u00eb \u00ebndrrat e tyre fisnike\u2026<\/p><\/blockquote>\n<p>&#8230;Duke i mbyllur p\u00ebrshtypjet e mia t\u00eb nxitura e frym\u00ebzuara nga poezia \u201cNuk do t\u00eb harrohen kurr\u00eb!\u201d e Ullmar Kvikut, nj\u00ebherazi respektoj dhe mb\u00ebshtes me zem\u00ebr mendimet q\u00eb shfaqin publicist\u00ebt e njohur Kadri Tarelli dhe Bashkim Saliasi n\u00eb sh\u00ebnimet e tyre si komente t\u00eb asaj Z. Kadri Tarelli e cil\u00ebson poezin\u00eb e Ullmar Kvik \u201dnj\u00eb poezi t\u00eb p\u00ebrkushtuar figurave t\u00eb ndritura nga bota dhe atyre shqiptare q\u00eb sakrifikuan duke luftuar p\u00ebr liri. Jam i mrekulluar q\u00eb nj\u00eb suedez shkruan dhe krijon me kaq frym\u00ebzim e dashuri p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn ve\u00e7se nj\u00eb mik i fort\u00eb dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i shqiptar\u00ebve, njoh\u00ebs i gjuh\u00ebs dhe historis\u00eb son\u00eb t\u00eb lavdishme dhe tragjike, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn ve\u00e7 nj\u00eb nj\u00ebri i madh n\u00eb shpirt si\u00e7 jeni ju\u201d. Kurse Bashkim Saliasi shkruan me sinqeritet:<\/p>\n<p>\u201d<em>P\u00ebrsh\u00ebndetje dhe shum\u00eb respekt p\u00ebr ju z. Ullmar, q\u00eb me mendjen dhe pen\u00ebn e holl\u00eb keni skalitur n\u00eb k\u00ebto vargje t\u00eb shk\u00eblqyera trim\u00ebrin\u00eb dhe virtytet e shqiptar\u00ebve. Ju jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe ju kemi n\u00eb zem\u00ebr si mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebrave moderne<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebta miq zem\u00ebr bukur t\u00eb poezis\u00eb, bashkoj edhe un\u00eb urimin:<\/p>\n<p><strong><em>Qofsh gjithnj\u00eb i frym\u00ebzuar Miku yn\u00eb i Madh Ullmar Kvik (Qvick)!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, maj 2016<\/em><\/p>\n<p><em>Foto kryesore: Ulmar Kvik (Qvick), me vog\u00eblushen shqiptare, Tergita<br \/>\n(Foto nga: Shk\u00eblzen Behrami-Xeni)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb respekt t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb albanologut, poetit, p\u00ebrkthyesit dhe \u201cMikut t\u00eb Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, suedezit t\u00eb shquar Ullmar Kvik (Qvick): Viron Kona &#8211; shkrimtar e publicist Sapo hapa faqen e \u201cFjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d t\u00eb Londr\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2016, t\u00eb drejtuar nga i shkrimtari, poeti dhe publicisti i mir\u00ebnjohur Fatmir Terziu, mes artikujve dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":65610,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-3623","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb respekt t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb albanologut, poetit, p\u00ebrkthyesit dhe \u201cMikut t\u00eb Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, suedezit t\u00eb shquar Ullmar Kvik (Qvick): Viron Kona &#8211; shkrimtar e publicist Sapo hapa faqen e \u201cFjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d t\u00eb Londr\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2016, t\u00eb drejtuar nga i shkrimtari, poeti dhe publicisti i mir\u00ebnjohur Fatmir Terziu, mes artikujve dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-06-09T00:01:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-14T20:07:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"406\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2016-06-09T00:01:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T20:07:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/\"},\"wordCount\":2688,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/ullmar_qvick.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/\",\"name\":\"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/ullmar_qvick.jpg\",\"datePublished\":\"2016-06-09T00:01:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T20:07:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/ullmar_qvick.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/06\\\/ullmar_qvick.jpg\",\"width\":400,\"height\":406,\"caption\":\"Ullmar Qvick\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ajri-i-fresket-i-lirise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00eb respekt t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb albanologut, poetit, p\u00ebrkthyesit dhe \u201cMikut t\u00eb Madh t\u00eb Shqiptar\u00ebve\u201d, suedezit t\u00eb shquar Ullmar Kvik (Qvick): Viron Kona &#8211; shkrimtar e publicist Sapo hapa faqen e \u201cFjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d t\u00eb Londr\u00ebs, t\u00eb dat\u00ebs 20 maj 2016, t\u00eb drejtuar nga i shkrimtari, poeti dhe publicisti i mir\u00ebnjohur Fatmir Terziu, mes artikujve dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-06-09T00:01:05+00:00","article_modified_time":"2021-03-14T20:07:43+00:00","og_image":[{"width":400,"height":406,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb","datePublished":"2016-06-09T00:01:05+00:00","dateModified":"2021-03-14T20:07:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/"},"wordCount":2688,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/","name":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg","datePublished":"2016-06-09T00:01:05+00:00","dateModified":"2021-03-14T20:07:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/ullmar_qvick.jpg","width":400,"height":406,"caption":"Ullmar Qvick"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ajri-i-fresket-i-lirise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"AJRI I FRESK\u00cbT I LIRIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3623"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3623\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65611,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3623\/revisions\/65611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}