{"id":36315,"date":"2019-01-03T00:14:07","date_gmt":"2019-01-02T23:14:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=36315"},"modified":"2019-01-03T00:14:07","modified_gmt":"2019-01-02T23:14:07","slug":"porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/","title":{"rendered":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n"},"content":{"rendered":"<p><strong>Amaneti i akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2017<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;<em>Rreth flamurit t\u00eb p\u00ebrbashkuar,<br \/>\nMe nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e nj\u00eb q\u00ebllim\u2026<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Nga <strong>Prof. Dr. Abdulla Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p>Ta ruajm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, kultur\u00ebn, traditat dhe lidhjen e gjakut mes shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Atdhe e n\u00eb m\u00ebrgim;<\/p>\n<p>Ta besojm\u00eb Zotin, secili sipas tradit\u00ebs fetare t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb par\u00ebt, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebto fe, islame, katolike, ortodokse dhe besime t\u00eb tjera, ka edhe dhjet\u00ebra kombe e miliona besimtar\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gjakut ton\u00eb, prandaj nuk mund t\u2019i kemi t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve fetare;<\/p>\n<p>Ta duam Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ta ndihmojm\u00eb e p\u00ebrkrahim n\u00eb \u00e7do form\u00eb e me \u00e7do \u00e7mim, edhe kur nuk jemi shtetas t\u00eb saj, se at\u00eb e kemi Atdhe t\u00eb vet\u00ebm, se tjet\u00ebr m\u00ebm\u00eb me lidhje gjaku nuk kemi, nd\u00ebrsa shtete t\u00eb tjera mund t\u00eb krijojm\u00eb sa t\u00eb na imponojn\u00eb rrethanat historike.<\/p>\n<p><strong>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ta duan dhe forcojn\u00eb shtetin; ta ndihmojn\u00eb \u00e7do shqiptar brenda dhe jasht\u00eb vendit, si detyrim komb\u00ebtar e historik; ta udh\u00ebheqin e orientojn\u00eb politik\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb frym\u00ebn e vlerave demokratike per\u00ebndimore, pa u luhatur mes interesave gjeostrategjike q\u00eb krijohen dhe shuhen n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e Shqip\u00ebris\u00eb, ta ruajn\u00eb shtetin, institucionet e tij dhe interesat e qytetar\u00ebve, duke mos lejuar me asnj\u00eb \u00e7mim shembjen e shtetit ligjor, degradimin moral, korrupsionin, nepotizmin, kontraband\u00ebn, shitjen e interesave shtet\u00ebrore, interesave komb\u00ebtare dhe t\u00eb interesave t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb kombit dhe shtetit; ta ruajn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale dhe integritetin e vendit; ta rritin prestigjin e vendin dhe ta forcojn\u00eb ndikimin n\u00eb strukturat e integrimeve euroatlantike.<\/p>\n<p><strong>Republika e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs, me liri t\u00eb krijuar me sakrific\u00ebn dhe gjakun e shum\u00eb gjeneratave t\u00eb martirizuara, ta ruajn\u00eb dhe forcoj\u00eb shtetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tij; t\u00eb krijojn\u00eb miq e p\u00ebrkrah\u00ebs kudo q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb kushtet, duke pasur p\u00ebrher\u00eb obligim t\u00eb shenjt\u00eb mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, integritetin territorial, sovranitetin e shtetit dhe ruajtjen e pasuris\u00eb shtet\u00ebrore; t\u00eb mos b\u00ebhen pre e bandave kriminale t\u00eb krijuara dhe instaluara n\u00eb pushtet nga armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Drejtuesit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet ta ken\u00eb preokupim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm ruajtjen e identitetit, gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn, vlerat historike, traditat dhe ve\u00e7orit\u00eb komb\u00ebtare, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, si dhe sigurin\u00eb e shqiptar\u00ebve, si n\u00eb Kosov\u00eb edhe n\u00eb krahinat e mbetura jasht\u00eb territorit aktual t\u00eb saj, n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe n\u00eb Sanxhak, duke pasur p\u00ebr synim strategjik afatgjat\u00eb integrimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnike shqiptare.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni duhet ta rikthejn\u00eb besimin e humbur n\u00eb fuqin\u00eb e tyre vepruese, n\u00eb potencialin ekonomik dhe intelektual p\u00ebr ndryshimin e fatit t\u00eb tyre. N\u00eb shtetin ku aktualisht jetojn\u00eb, ata jan\u00eb autokton\u00eb, jan\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe kan\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb tradit\u00ebn e formimit t\u00eb k\u00ebtij shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb tjer\u00ebt. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb af\u00ebr gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi dhe jetojn\u00eb n\u00eb trojet e veta etnike, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se gjysm\u00ebn e territorit t\u00eb k\u00ebtij shteti, prandaj nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr imponim t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb tjera nga jasht\u00eb, t\u00eb panatyrshme dhe t\u00eb padobishme p\u00ebr interesin e tyre aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb denj\u00eb, t\u00eb ditur e strateg\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara proceset politike n\u00eb vend, pa pasur nevoj\u00eb t\u2019i acarojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes popullit t\u00eb tyre me popujt tjer\u00eb dhe grupet etnike n\u00eb vend, as me shtetet fqinje, me t\u00eb cilat i lidh nj\u00eb vazhdim\u00ebsi territoriale shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat s\u00eb bashku duhet t\u00eb krijojn\u00eb struktura rajonale funksionale n\u00eb interes t\u00eb zhvillimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomik dhe n\u00eb interes t\u00eb ruajtjes s\u00eb paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajon dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb kontekst rajonal<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Gadishullin Ilirik duhet t\u00eb krijojn\u00eb lidhje intensive, dinamike dhe dobiprur\u00ebse, duke e forcuar bashk\u00ebpunimin mes vete dhe me v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb vendet t\u00eb tjera, sidomos me shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi, Greqi dhe Itali, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb etnitete t\u00eb fuqishme n\u00eb ato vende, me potenciale t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, si edhe me m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare, sidomos n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto vende jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e kombit shqiptar dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs dhe Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb kujdesen vazhdimisht p\u00ebr ruajtjen e lidhjeve t\u00eb tyre kulturore, ekonomike dhe politike me komunitetet shqiptare n\u00eb vendet tjera.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb potencial ta ruajn\u00eb identitetin e tyre komb\u00ebtar, ta p\u00ebrparojn\u00eb statusin e tyre juridik-kushtetues dhe ta rritin ndikimin politik e ekonomik n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi, i cili si shtet, tradicionalisht \u00ebsht\u00eb sa i popullit malazez edhe i popullit shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs duhet ta ri aktualizojn\u00eb vazhdimisht \u00e7\u00ebshtjen e tyre para organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb; ta ruajn\u00eb dhe forcojn\u00eb identitetin e tyre komb\u00ebtar, kulturor dhe gjuh\u00ebsor; t\u2019i forcojn\u00eb lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb; si dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb zbrazjen e trojeve t\u00eb veta etnike nga elementi shqiptar, p\u00ebr t\u00eb krijuar alibi p\u00ebr sundimin e p\u00ebrhersh\u00ebm dhe asimilimin e tyre, deri n\u00eb krijimin e kushteve optimale p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Greqi<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi, n\u00eb nj\u00eb nga vendet fqinje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb trajtohet si \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00c7\u00ebshtja e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe \u00c7\u00ebshtja e arvanitasve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb autokton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb dhe kan\u00eb potencial t\u00eb gjithmbarsh\u00ebm p\u00ebr integrimin e tyre t\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb procesin e zhvillimit t\u00eb kombit shqiptar si t\u00ebr\u00ebsi, qoft\u00eb p\u00ebrmes strukturave euroatlantike, qoft\u00eb p\u00ebrmes formave t\u00eb tjera moderne integruese.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb potencial t\u00eb madh komb\u00ebtar dhe ekonomik, si p\u00ebr shtetin ku ata jetojn\u00eb edhe p\u00ebr kombin shqiptar t\u00eb cilit i takojn\u00eb, me identitet, histori, kultur\u00eb dhe tradita. Shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi paraqesin nj\u00eb potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ekonomik dhe strategjik edhe p\u00ebr kombin shqiptar, duke pasur parasysh pozit\u00ebn e vendit t\u00eb tyre mes tri kontinenteve, fuqin\u00eb ekonomike dhe ushtarake t\u00eb shtetit ku ata jan\u00eb faktor me r\u00ebnd\u00ebsi dhe strukturat integruese t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb nivele nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por, jo gjith\u00e7ka q\u00eb vjen nga aleati i natyrsh\u00ebm i kombit shqiptar, Republika e Turqis\u00eb, p\u00ebrher\u00eb \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon, sidomos duhet t\u00eb kihen parasysh ndikimet e rrymave fetare, t\u00eb cilat dep\u00ebrtojn\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij shteti, n\u00ebn ndikimin e politik\u00ebs ruse dhe satelit\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb mesin e disa shteteve arabe, sidomos t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb sotme t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p><strong>Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Italis\u00eb jan\u00eb pjesa m\u00eb vitale dhe potenciali m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve jasht\u00eb shtetit am\u00eb, si nga niveli intelektual, zhvillimi i traditave shtet\u00ebrore, sidomos diplomacia dhe ruajtja e raporteve t\u00eb shqiptar\u00ebve me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, e cila p\u00ebrb\u00ebn qend\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb krijimin e politikave globale n\u00eb bot\u00ebn e sotme. Arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb duhet t\u2019u jepet m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb dhe mund\u00ebsi edhe p\u00ebr drejtimin e institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar, sidomos n\u00eb sfer\u00ebn e arsimit, ekonomis\u00eb, strukturave t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit dhe diplomacis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Kroaci<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Kroaci p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb komunitet t\u00eb kombinuar, me elemente vend\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt veten e ndjejn\u00eb si pasardh\u00ebs t\u00eb ilir\u00ebve, arb\u00ebresh\u00ebt e Zar\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt e ngulitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ish federat\u00eb jugosllave, kur shum\u00eb shqiptar\u00eb nga Kosova, Maqedonia, Malit i Zi dhe Lugina e Preshev\u00ebs gjet\u00ebn pun\u00eb dhe siguri n\u00eb Kroaci, ku ngrit\u00ebn edhe bizneset e tyre gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, por edhe kontribuuan fuqish\u00ebm n\u00eb pavar\u00ebsimin e k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>Ky komunitet ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje t\u00eb vazhdueshme nga Shqip\u00ebria dhe Kosova, sidomos n\u00ebse merren parasysh lidhjet miq\u00ebsore tradicionale t\u00eb k\u00ebtij vendi me shqiptar\u00ebt. Potenciali i shqiptar\u00ebve n\u00eb Kroaci duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga bota akademike shqiptare, duke pasur parasysh tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb arsimore she shkencore t\u00eb k\u00ebtij vendi, ku nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e saj kan\u00eb qen\u00eb edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Kroaci, ve\u00e7an\u00ebrisht shqiptar\u00ebt e Zar\u00ebs, nga kan\u00eb dal\u00eb s\u00eb paku tre akademik\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb vitale ekonomike dhe elementin me ndikim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb vendimmarrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke pasur parasysh lidhjet tradicionale t\u00eb k\u00ebtij shteti n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt, e d\u00ebshmuar p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb si aleati m\u00eb besnik dhe m\u00eb me ndikim n\u00eb ruajtjen e interesave shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, si n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni dhe kudo ku \u00ebsht\u00eb mbrojtur interesi i tyre komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb shtetet e Evrop\u00ebs jan\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, kan\u00eb potencial t\u00eb konsideruesh\u00ebm ekonomik dhe ndikim n\u00eb politikat e shteteve ku ata jetojn\u00eb, punojn\u00eb dhe veprojn\u00eb, prandaj, kjo pjes\u00eb e pandar\u00eb e kombit shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb e lidhur reciprokisht me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Atdhe, ku ata duhet ta shtrijn\u00eb ndikimin e tyre, sidomos p\u00ebrmes investimeve n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por edhe drejtuesit dhe institucionet e shteteve shqiptare duhet ta rritin ndikimin e vet, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb shtetit, p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike, institucioneve kulturore, arsimore, shkencore, informative dhe formave t\u00eb tjera, p\u00ebr ruajtjen e identitetit, gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe traditave komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb kombit shqiptar, sidomos t\u00eb gjeneratave t\u00eb reja t\u00eb cilat natyrsh\u00ebm shfaqin tendenca t\u00eb integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb vend\u00ebse ku ata jetojn\u00eb dhe leht\u00eb mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb asimilimit.<\/p>\n<p><strong>Porosi t\u00eb shenjta<\/strong><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jet\u00eb preokupim i p\u00ebrhersh\u00ebm i shteteve shqiptare dhe i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb krijojn\u00eb sa m\u00eb tep\u00ebr institucione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ekonomike, financiare, kulturore, arsimore, shkencore, sh\u00ebndet\u00ebsore, informative dhe t\u00eb tjera, aty ku ekzistojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb optimale, pa marr\u00eb parasysh ndarjet administrative n\u00eb shum\u00eb shtete, t\u00eb cilat do t\u00eb reflektojn\u00eb n\u00eb ngritjen e p\u00ebrgjithshme ekonomike, politike dhe kulturore t\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb shekullin e ri dhe m\u00eb pastaj.<\/p>\n<p>Shtetet shqiptare duhet ta ken\u00eb detyrim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm edhe sigurin\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rast t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve nga jasht\u00eb dhe t\u00eb rrezikimit t\u00eb qenies s\u00eb tyre, qoft\u00eb p\u00ebrmes strukturave t\u00eb veta t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, qoft\u00eb p\u00ebrmes strukturave t\u00eb siguris\u00eb globale.<\/p>\n<p>Por, edhe secili q\u00eb e ndjen veten shqiptar ka detyrime ndaj kombit dhe Atdheut. \u00c7do \u00e7ast t\u00eb jet\u00ebs suaj pyetni veten: \u00c7far\u00eb b\u00ebra sot p\u00ebr kombin tim dhe p\u00ebr Atdheun? Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqeni me vepra t\u00eb vogla, me ndihma humanitare, me nj\u00eb zgjatje dore v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb gjakut, me nj\u00eb gjest ose vep\u00ebr pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kombit dhe Atdheut ende i duhen p\u00ebrpjekje dhe sakrifica t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe n\u00eb proceset e globalizmit.<\/p>\n<p><em>Shkup, 1 janar 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Amaneti i akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2017 &#8220;Rreth flamurit t\u00eb p\u00ebrbashkuar, Me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e nj\u00eb q\u00ebllim\u2026\u201d Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti Ta ruajm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, kultur\u00ebn, traditat dhe lidhjen e gjakut mes shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Atdhe e n\u00eb m\u00ebrgim; Ta besojm\u00eb Zotin, secili sipas tradit\u00ebs fetare t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36316,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-36315","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Amaneti i akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2017 &#8220;Rreth flamurit t\u00eb p\u00ebrbashkuar, Me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e nj\u00eb q\u00ebllim\u2026\u201d Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti Ta ruajm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, kultur\u00ebn, traditat dhe lidhjen e gjakut mes shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Atdhe e n\u00eb m\u00ebrgim; Ta besojm\u00eb Zotin, secili sipas tradit\u00ebs fetare t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-02T23:14:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n\",\"datePublished\":\"2019-01-02T23:14:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/\"},\"wordCount\":2141,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/abdulla_mehmeti_img.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/\",\"name\":\"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/abdulla_mehmeti_img.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-02T23:14:07+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/abdulla_mehmeti_img.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/abdulla_mehmeti_img.jpg\",\"width\":600,\"height\":450,\"caption\":\"Abdulla Mehmeti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Amaneti i akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2017 &#8220;Rreth flamurit t\u00eb p\u00ebrbashkuar, Me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e nj\u00eb q\u00ebllim\u2026\u201d Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti Ta ruajm\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb, kultur\u00ebn, traditat dhe lidhjen e gjakut mes shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Atdhe e n\u00eb m\u00ebrgim; Ta besojm\u00eb Zotin, secili sipas tradit\u00ebs fetare t\u00eb trash\u00ebguar nga t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-02T23:14:07+00:00","og_image":[{"width":600,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n","datePublished":"2019-01-02T23:14:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/"},"wordCount":2141,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/","name":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg","datePublished":"2019-01-02T23:14:07+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/abdulla_mehmeti_img.jpg","width":600,"height":450,"caption":"Abdulla Mehmeti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/porosite-e-akademik-prof-dr-abdulla-mehmeti-per-2019-n\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Porosit\u00eb e akademik Prof. Dr. Abdulla Mehmeti p\u00ebr 2019-n"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36315"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36315\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36316"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}