{"id":3647,"date":"2016-06-10T09:18:04","date_gmt":"2016-06-10T08:18:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3647"},"modified":"2021-03-14T21:25:58","modified_gmt":"2021-03-14T20:25:58","slug":"arberia-senduk-bukurishe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/","title":{"rendered":"ARB\u00cbRIA &#8211; S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Ndue Lazri\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ndue_lazri1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Ndue Lazri<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <em>Tek arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb<\/em> &#8211;<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Deti i bukur dhe i kalt\u00ebr i Kalabris\u00eb u shfaq me rrezet e para t\u00eb agut. Nd\u00ebrsa mbi qaf\u00ebn e malit nxori syrin e zjarrt\u00eb nj\u00eb diell i bukur, q\u00eb i dha nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb praruar faqes s\u00eb l\u00ebmuar t\u00eb detit dhe ndezi ngjyr\u00ebn karakteristike t\u00eb pem\u00ebve ullishtave q\u00eb mbulonin shpatet e kodrinave q\u00eb na shoq\u00ebronin an\u00ebs rrug\u00ebs. Grupi yn\u00eb, q\u00eb kishte udh\u00ebtuar gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb makin\u00eb, sikur u zgjua nga ato rrreze t\u00eb ngrohta, por edhe nga bukuria e pejsazhit. Hamiti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb timon dhe i privuar nga shijimi i atyre bukurive. Klodiani, q\u00eb her\u00eb \u2013 her\u00eb b\u00ebhet romantik, thot\u00eb q\u00eb ndjen se po i realizohet \u00ebndrra q\u00eb e ushqen prej 12 vjet\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb zbritur n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. Anila e Rodela me telefonat n\u00eb duar tentojn\u00eb t\u00eb \u201cvjedhin\u201d ndonj\u00eb cop\u00ebz nga ajo bukuri, duke fotografuar.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr tek arb\u00ebresh\u00ebt. Si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Federat\u00ebs FNAI, t\u00eb ftuar nga zonja Lucia Martino, presidente e shoqat\u00ebs \u201cVorea\u201d n\u00eb Frascineto, nj\u00eb nga 26 fshatrat n\u00eb provinc\u00ebn e Kozenc\u00ebs, ku flitet gjuha arb\u00ebreshe e ruhen prej m\u00eb shum\u00eb se 500 vjet\u00ebsh kultura, kostumet dhe traditat shqiptare. Dhe ja tek kalojm\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb rruge e p\u00ebrpara na delo fshati Frascineto, ku jemi drejtuar.<\/p>\n<p>&#8211; Ndale makin\u00ebn, &#8211; thot\u00eb Klodiani. &#8211; Dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb foto.<\/p>\n<p>Zbresim dhe ndalemi p\u00ebrpara tabel\u00ebs q\u00eb tregon fshatin. N\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe: \u201cMir\u00ebseerdh\u00ebt!\u201d. Nj\u00eb emocion i ve\u00e7ant\u00eb na pushton. Jemi m\u00ebsuar ta shikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, ngado q\u00eb shkojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Por k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ndryshe, sepse \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb shqip. T\u00eb duket sikur ke ardhur n\u00eb vendlindje, ku ke munguar prej shum\u00eb koh\u00ebsh e n\u00eb at\u00eb urimin \u201cmir\u00ebseerdh\u00ebt\u201d lexon edhe nj\u00ebfar\u00eb qortimi p\u00ebr munges\u00ebn e gjat\u00eb. E ai l\u00ebmshi i mallit t\u00eb mblidhet n\u00eb gryk\u00eb bashk\u00eb me emocionin q\u00eb t\u00eb pushton. Ndalemi tek tabela e b\u00ebjm\u00eb foto. Prej aty, t\u00eb gjitha tabelat e rrug\u00ebve do t \u2018i shikonim n\u00eb dy gjuh\u00eb, n\u00eb italisht dhe n\u00eb arb\u00ebrisht.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Mantova\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/mantova1.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> V\u00ebshtroj fshatin, pastaj pejsazhin p\u00ebrreth. Posht\u00eb, deti \u00ebsht\u00eb fshehur pas nj\u00eb kodre e nj\u00eb lugine. Lart ngrihen malet, t\u00eb larta, t\u00eb thepisura, me pyje dhe kullota alpine. Parku i Polinit t\u00eb Kalabris\u00eb shpalos bukurit\u00eb e tij. Kisha lexuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb nj\u00eb autori q\u00eb ishte rritur pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Ajo q\u00eb m\u00eb kishte t\u00ebrhequr n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr ishte shteg\u00ebtimi i grigjave t\u00eb bag\u00ebtive, nga fshatrat posht\u00eb, n\u00eb bjeshk\u00eb ku kishte m\u00eb shum\u00eb kullota gjat\u00eb ver\u00ebs. P\u00ebrshkrimi ishte aq i gjall\u00eb e m\u00eb kujtonte f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, kur i \u00e7onim tufat n\u00eb qershor deri n\u00eb tetor n\u00eb Fushat e Lugjeve p\u00ebrmbi Malin e Shenjt\u00eb n\u00eb Orosh. Atje kishte bar t\u00eb gjelb\u00ebrt deri n\u00eb vjesht\u00eb e uj\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt, ku bag\u00ebtit\u00eb pinin lugjeve t\u00eb drunjta t\u00eb gdhendura q\u00ebllimisht p\u00ebr to n\u00eb trungje pishe e bredhi. M\u00eb kujtohet q\u00eb rreziku i ujq\u00ebrve, madje dhe i arinjve atje ishte i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rrezik e p\u00ebrshkruante edhe autori n\u00eb fjal\u00eb, tek i cili kishte lindur pasioni i fotografimit dhe filmimit t\u00eb ujq\u00ebrve, pasion q\u00eb e kishte ruajtur edhe kur ishte ngjitur nga jugu, n\u00eb Apeninet bolonjeze. Kujtoja k\u00ebto gj\u00ebra nga libri, sepse v\u00ebreja nj\u00eb ngjashm\u00ebri midis traditave t\u00eb ngulmimeve arb\u00ebreshe e atyre t\u00eb vendit ton\u00eb. Ngulmimet. T\u00eb lind menj\u00ebher\u00eb pyetja: P\u00ebrse arb\u00ebresh\u00ebt u ngul\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto treva pas dyndjes s\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria m\u00eb shum\u00eb se 500 vjet m\u00eb par\u00eb? Ata ishin emigrant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, si\u00e7 jemi edhe ne sot, dhe ju ofruan terrene t\u00eb tilla n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb maleve sepse ishin prona t\u00eb braktisura apo zona t\u00eb pabanuara, por edhe p\u00ebr t\u2019u siguruar nj\u00eb far\u00eb mbrojtjeje, pasi ata kishin ikur prej pushtimit turk pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Diku n\u00eb nj\u00eb stend\u00eb lexoj: Arb\u00ebria e Polinit &#8211; s\u00ebnduk bukurish. Ma kan\u00eb ofruar bujarisht titullin e reportazhit. Sepse v\u00ebrtet, kur vjen k\u00ebtu, t\u00eb duket sikur hap nj\u00eb s\u00ebnduk dhe aty nj\u00eb pas nj\u00eb, duke g\u00ebrmuar, gjen bukuri q\u00eb nuk t\u00eb shpalosen p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh, por duhet t\u2019i zbulosh pak nga pak. Duke shkelur udh\u00ebve t\u00eb kalldr\u00ebmta, duke biseduar me njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb me mall sapo marrin vesh se je shqiptar, duke u ndalur tek nj\u00eb kish\u00eb e vjet\u00ebr apo tek nj\u00eb muze. Ata kan\u00eb ruajtur fjal\u00ebn e bukur shqipe udh\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebt e fshatit. \u201cUdha e Malit\u201d, \u201cUdha e pavar\u00ebsis\u00eb\u201d e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" title=\"Mantova\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/mantova2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Nd\u00ebr bukurit\u00eb e para q\u00eb zbulon nga ky \u201cs\u00ebnduk\u201d \u00ebsht\u00eb mikpritja tradicionale shqiptare. Do ta ndeshnim k\u00ebt\u00eb sapo shkel\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e mikes son\u00eb Lucia Martino. Duke na uruar n\u00eb shqip mir\u00ebseardhjen, ajo na fut n\u00eb ambientet e sht\u00ebpis\u00eb e na tregon kostumet komb\u00ebtare arb\u00ebreshe t\u00eb ruajtura n\u00eb stenda xhami, flamuj shqiptar\u00eb, foto e buste t\u00eb vogla t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, objekte antike t\u00eb jetes\u00ebs e t\u00eb kuzhin\u00ebs shqiptare. E gjall\u00eb e pasionante, ajo flet sikur t\u00eb na kishte njohur prej koh\u00ebsh e nuk di se \u00e7far\u00eb t\u00eb na tregoj\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, Anila, t\u00eb cil\u00ebn me sa duket udh\u00ebtimi t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e ka dizorientuar pak, e nd\u00ebrpret dhe i thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb falni, un\u00eb kam edhe nj\u00eb porosi p\u00ebr t\u00eb kryer. Dy miq t\u00eb mi arb\u00ebresh\u00eb, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Mantova, m\u00eb kan\u00eb porositur q\u00eb n\u00eb emrin e tyre t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u00eb p\u00ebrqafoj nj\u00eb zonj\u00eb me emrin Lucia Martino. Mund t\u00eb m\u00eb thoni si mund ta takoj?!<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb m\u00eb thoni kush jan\u00eb ata dy arb\u00ebresh\u00eb, do ju takoj un\u00eb patjet\u00ebr me Lu\u00e7ien, &#8211; thot\u00eb e zonja e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Anila i thot\u00eb dy emrat e miqve t\u00eb saj dhe zonja e sht\u00ebpis\u00eb, duke buz\u00ebqeshur, i p\u00ebrgjigjet:<\/p>\n<p>&#8211; Ata jan\u00eb dy ish &#8211; shok\u00eb t\u00eb mi t\u00eb klas\u00ebs dhe Lucia jam un\u00eb. Mund t\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafosh.<\/p>\n<p>Ndjenj\u00ebn e mikpritjes e provuam edhe kur dol\u00ebm shetitje n\u00ebp\u00ebr udh\u00ebt e Frascinetos dhe takonim arb\u00ebresh\u00eb q\u00eb na flisnin dhe p\u00ebrsh\u00ebndesnin shqip. Pran\u00eb nj\u00eb kishe t\u00eb vjet\u00ebr, midis nj\u00eb grupi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb na e prezantojn\u00eb si priftin e fshatit. Ai na p\u00ebrqafon me dashuri dhe thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Anton Belushi, prift i fshatit, por na flet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr bibliotek\u00ebn arb\u00ebreshe q\u00eb ka ngritur n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>\u2013 Do vijm\u00eb ta vizitojm\u00eb, &#8211; i tham\u00eb me kureshtje.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb par\u00eb mikpritja, pastaj vizita, &#8211; thot\u00eb ai dhe ngul k\u00ebmb\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kafe aty tek bari pran\u00eb. Duke pir\u00eb kafen\u00eb i themi q\u00eb po na pret kryetari i bashkis\u00eb i fshatit Civita (q\u00eb n\u00eb shqip e shkruajn\u00eb \u00c7ifti) dhe e lem\u00eb me Antonin q\u00eb t\u00eb shihemi tek biblioteka n\u00eb or\u00ebn kat\u00ebr pasdite.- Ju pres, &#8211; thot\u00eb ai. &#8211; Biblioteka \u00ebsht\u00eb tek Udha e Malit.<\/p>\n<p>Civita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lokalitet me nj\u00eb bukuri spektakolare. I ngritur mbi nj\u00eb kod\u00ebr prej shk\u00ebmbi, buz\u00eb nj\u00eb honi t\u00eb thell\u00eb q\u00eb zbret deri n\u00eb p\u00ebrruan me emrin Raganello q\u00eb duket si nj\u00eb gjarp\u00ebr q\u00eb zvarritet midis sh\u00ebmbinjsh. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb mal i lart\u00eb e i thepisur me faqe prej shk\u00ebmbi. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga luginat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb parkut gjigand t\u00eb Polinit, i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Dy brigjet e p\u00ebrroit i bashkon nj\u00eb ur\u00eb e vog\u00ebl, e nd\u00ebrtuar disi n\u00eb stilin e Ur\u00ebs s\u00eb Mesit n\u00eb Shkod\u00ebr, por n\u00eb p\u00ebrmasa shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla. Deri tek ura zbret nj\u00eb shteg i ngusht\u00eb e me shkall\u00eb prej guri. E quajn\u00eb Shtegu i dhive. Kurse ura quhet Ura e Djallit. Ajo \u00ebsht\u00eb thuajse n\u00eb fund t\u00eb shteg\u00ebtimit t\u00eb p\u00ebrroit q\u00eb buron 13 kilometra m\u00eb lart, nga burimi Lamia.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebrroi kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb grykash t\u00eb gdhendura n\u00eb shk\u00ebmb nga forca e ujit me bukuri p\u00ebrrallore, q\u00eb i quajn\u00eb Grykat e Raganollos. Ka nj\u00eb legjend\u00eb lidhur me emrin e k\u00ebsaj ure. Nj\u00ebra nga vajzat q\u00eb na shoq\u00ebron e q\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb buz\u00ebqesh, Rosanna La Cattiva (Rozana, e keqja) m\u00eb tregon. Thon\u00eb q\u00eb meqen\u00ebse sip\u00ebrmarrja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ur\u00ebs ishte e v\u00ebshtir\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me djallin q\u00eb t\u00eb ndihmonte ai n\u00eb nd\u00ebrtimin e saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb iu premtua jeta e t\u00eb parit q\u00eb do kalonte mbi t\u00eb. Djalli e nd\u00ebrtoi, por njer\u00ebzit u treguan dinak\u00eb,.B\u00ebn\u00eb q\u00eb i pari t\u00eb kalonte nj\u00eb k\u00eblysh qeni. Djalli u zem\u00ebrua shum\u00eb dhe i goditi me shqelm paretet e ur\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb q\u00eb duken edhe sot. Kur Rosana ma tregoi legjend\u00ebn i thash\u00eb p\u00ebr ta ngacmuar: Tani u b\u00ebre Rosanna La Buona.<\/p>\n<p>Hyjm\u00eb n\u00eb zyrat e bashkis\u00eb s\u00eb Civitas. Aty gjejm\u00eb mikun ton\u00eb Piro Q\u00ebndro, i cili zbret shpesh k\u00ebtej q\u00eb nga Bolonja. Ai \u00ebsht\u00eb i pasionuar n\u00eb zbulimin dhe grumbullimin e dokumenteve, fotove e librave antike e me vler\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, madje komuna e ka shpallur qytetar nderi. Kryetari i bashkis\u00eb, Alessandro Tocci na pret n\u00eb zyr\u00ebn e tij dhe bisedojm\u00eb p\u00ebr traditat e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij fshati. Pastaj vizitojm\u00eb museun arb\u00ebresh n\u00eb sheshin qendror t\u00eb fshatit me pamje, relikte, kostume komb\u00ebtare, en\u00eb kuzhine tradicionale, mjete t\u00eb punimit t\u00eb tok\u00ebs etj.<\/p>\n<p>M\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje disa sht\u00ebpi, q\u00eb ata i quajn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e Kodr\u00ebs. Fasada e par\u00eb e tyre ka struktur\u00ebn e fytyr\u00ebs s\u00eb njeriut. Aty na dhurojn\u00eb edhe kopje t\u00eb dy revistave. Revista \u201cKatundi yn\u00eb\u201d, n\u00eb italisht e n\u00eb shqip botohet prej 46 vjet\u00ebsh, kurse revista tjet\u00ebr gjasht\u00ebmujore italo-greko-shqiptare botohet prej 21 vjet\u00ebsh. Jan\u00eb revista me mjaft interes e botojn\u00eb materiale me karakter historik, por edhe me probleme aktuale t\u00eb komun\u00ebs. Rosanna La Cattiva, tregohet edhe nj\u00eb her\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, se na njeh e ofron prodhime t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, nj\u00eb ver\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe vaj nga ullinjt\u00eb e rritur mes shk\u00ebmbinjve.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Ngrem\u00eb s\u00ebrish kapakun e s\u00ebndukut t\u00eb bukurive arb\u00ebreshe. E befasit\u00eb jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb na shk\u00eblqejn\u00eb syt\u00eb. Atje n\u00eb krye t\u00eb Udh\u00ebs s\u00eb Malit na pret prifti arb\u00ebresh Antonio Belushi. I veshur me rrob\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb ceremonive kish\u00ebtare ai e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb feste takimin me grupin e shqiptar\u00ebve q\u00eb ka zbritur deri k\u00ebtu n\u00eb Kalabri. Tek dera na pret edhe e motra e, p\u00ebrpara bibliotek\u00ebs \u201cAntonio Belushi\u201d, b\u00ebjm\u00eb disa foto. P\u00ebrmbi hyrjen val\u00ebviten flamuri shqiptar dhe ai italian. Nj\u00eb sht\u00ebpi e vjet\u00ebr karakteristike e nd\u00ebrtuar prej guri, mbi nj\u00eb terren t\u00eb gurt\u00eb. Vet\u00ebm prapa saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kop\u00ebsht me ullinj, hardhi e pem\u00eb t\u00eb tjera dhe nj\u00eb shteg q\u00eb t\u00eb ngjit drejt malit.<\/p>\n<p>Antonio Belushi ka n\u00eb trup rrob\u00ebn e priftit, por brenda saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar i madh, nj\u00eb patriot i v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb studiues e poliglot i dashuruar me kultur\u00ebn shqiptare, me gjuh\u00ebn e dheut m\u00ebm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ekzigjent dhe nuk pranon q\u00eb n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij t\u00eb flitet gjuh\u00eb tjet\u00ebr, qoft\u00eb edhe ajo italiane. Vet\u00eb flet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte shqipen e sotme. Ai ka botuar mbi 12 libra me vlera t\u00eb m\u00ebdha studimore dhe veprimtatia e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e shum\u00eb prift\u00ebrinjve arb\u00ebresh\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb kaq shum\u00eb let\u00ebrsis\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, q\u00eb nga Lek\u00eb Matr\u00ebnga, Dhimit\u00ebr Kamarda, Anton Santori, Domeniko Belushi (Voreo Ujka), Gjergj Skiroi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai na njeh me ambientet e bibliotek\u00ebs s\u00eb tij. Dhoma t\u00eb t\u00ebra me libra (jan\u00eb mbi 6000 volume), koleksione revistash e gazetash. Na tregon me krenari koleksionin e plot\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cShenj\u00ebzat\u201d t\u00eb themeluar e drejtuar nga Ernest Koliqi. Na flet p\u00ebr shkrimtar\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb vizituar bibliotek\u00ebn e tij, si Drit\u00ebro Agolli e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, personalitete t\u00eb kultur\u00ebs, kineast\u00eb, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb video t\u00eb ndryshme ka t\u00ebr\u00eb aktivitetin e shoqat\u00ebs q\u00eb ai drejton, t\u00eb bibliotek\u00ebs s\u00eb tij, dokumentar\u00eb nga jeta e arb\u00ebresh\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb arkiv i t\u00ebr\u00eb ku mund t\u00eb zhytesh e t\u00eb kalosh dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Gjithandej buste t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ndryshme t\u00eb Skenderbeut. Na servir pije me nj\u00eb tabaka ku \u00ebsht\u00eb e gdhendur shqiponja.<\/p>\n<p>N\u00eb katin p\u00ebrdhes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, ku rri m\u00eb shum\u00eb e motra. Ajo na fton t\u00eb hyjm\u00eb brenda dhe syt\u00eb na ndalen tek avl\u00ebmendi (vega), me t\u00eb cilin ajo punon p\u00eblhur\u00ebt p\u00ebr veshje arb\u00ebreshe edhe sot e k\u00ebsaj dite. Duke punuar na spiegon se si funksionon avl\u00ebmendi e nd\u00ebrkoh\u00eb v\u00eblla e mot\u00ebr k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr nderin ton\u00eb k\u00ebng\u00eb karakteristike arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Antoni na tregon se jo larg prej aty gjendet Sh\u00ebn Mit\u00ebr Korona, fshati i De Rad\u00ebs, poetit t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson mitin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve pas Sk\u00ebnderbeut. Koha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e kufizuar q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb vizitojm\u00eb muzeun e De Rad\u00ebs e institutin ku ai dha m\u00ebsim e pati nx\u00ebn\u00ebs edhe patriotin e shquar Luigj Gurakuqi, at\u00eb institut q\u00eb u ngrit edhe me ndihm\u00ebn e Garibaldit n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr kontributin q\u00eb dhan\u00eb arb\u00ebresh\u00ebt n\u00eb bashkimin e Italis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<\/p>\n<p>Bie mbr\u00ebmja mbi Frascineto e tani \u00ebsht\u00eb Lucia q\u00eb nxjerr di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga s\u00ebnduku i bukurive arb\u00ebreshe. Na fton n\u00eb teatrin e fshatit, ku grupi teatral i shoqat\u00ebs \u201cVorea\u201d jep posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr ne shfaqjen e pjes\u00ebs dramatike \u201cKostantini dhe Garentina\u201d, varianti arb\u00ebresh i legjend\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Pjes\u00eb e shkruar nga Luigi Scarpelli dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga Imma Guarasci. Nj\u00eb trup\u00eb e vog\u00ebl me 10-12 veta, trup\u00eb amatoriale, por q\u00eb di t\u00eb transmetoj\u00eb emocione n\u00eb sken\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb atyre personazheve t\u00eb legjend\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb e duke i sjell\u00eb ata n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Nj\u00eb spektak\u00ebl i realizuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb komponent\u00ebt e tij, me loj\u00ebn e aktor\u00ebve, me korin, me vallen e fantazmave, me muzik\u00ebn q\u00eb di t\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn mistike t\u00eb pjes\u00ebs, me kostumografin\u00eb e me loj\u00ebn e dritave, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e siluetave. Spikasin p\u00ebr loj\u00ebn e tyre Rossella Blaiotta n\u00eb rolin e Garentin\u00ebs, Giuseppe Basile n\u00eb rolin e Kostantinit, Salvatore Giordano n\u00eb rolin e Sk\u00ebnderbeut e Rossella Belushi n\u00eb rolin e n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 grupit ton\u00eb ishin ftuar edhe drejtues e punonj\u00ebs t\u00eb komun\u00ebs, madje ishin edhe disa zonja emigrante t\u00eb dit\u00ebve tona, ose arb\u00ebreshet e reja, t\u00eb cilat kan\u00eb disa vite q\u00eb jan\u00eb stabilizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb shfaqjes edhe ato, ashtu si ne, shprehin mendimet dhe emocione q\u00eb u krijuan gjat\u00eb spektaklit.<\/p>\n<p>Pastaj Lucia na fton t\u00eb kalojm\u00eb s\u00ebbashku nj\u00eb dark\u00eb midis v\u00ebllez\u00ebrish e motrash arb\u00ebreshe n\u00eb nj\u00eb lokal, n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ndodhet muzeu i kukullave me t\u00eb gjitha kostumet arb\u00ebreshe q\u00eb nga dyndjet e para pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut e deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit ton\u00eb bashkohen edhe n\u00eb vallet arb\u00ebreshe q\u00eb k\u00ebrcehen gjat\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb fundjav\u00eb emocionesh, zbulimesh, njohjesh, miq\u00ebsish t\u00eb reja. Lucia e Rosella vendosin t\u00eb ngjiten n\u00eb Mantova p\u00ebr t\u00eb ndjekur Festivalin e Kultur\u00ebs Shqiptare, nd\u00ebrsa grupi teatral me shfaqjen \u201cKostantini e Garentina\u201d do t\u00eb ngjitet n\u00eb shtator. Fillon nj\u00eb bashk\u00ebpunim i Federat\u00ebs son\u00eb me shoqat\u00ebn \u201cVorea\u201d dhe me dy shoqata t\u00eb tjera t\u00eb zon\u00ebs, t\u00eb cilat duan t\u00eb aderojn\u00eb n\u00eb Federat\u00ebn ton\u00eb. E ne ndjehemi krenar\u00eb kur ndjejm\u00eb se federata po hedh rr\u00ebnj\u00eb pik\u00ebrisht atje ku z\u00eb fill emigracioni shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Lazri &#8211; Tek arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb &#8211; 1. Deti i bukur dhe i kalt\u00ebr i Kalabris\u00eb u shfaq me rrezet e para t\u00eb agut. Nd\u00ebrsa mbi qaf\u00ebn e malit nxori syrin e zjarrt\u00eb nj\u00eb diell i bukur, q\u00eb i dha nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb praruar faqes s\u00eb l\u00ebmuar t\u00eb detit dhe ndezi ngjyr\u00ebn karakteristike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63417,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Lazri &#8211; Tek arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb &#8211; 1. Deti i bukur dhe i kalt\u00ebr i Kalabris\u00eb u shfaq me rrezet e para t\u00eb agut. Nd\u00ebrsa mbi qaf\u00ebn e malit nxori syrin e zjarrt\u00eb nj\u00eb diell i bukur, q\u00eb i dha nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb praruar faqes s\u00eb l\u00ebmuar t\u00eb detit dhe ndezi ngjyr\u00ebn karakteristike t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-06-10T08:18:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-14T20:25:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"225\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ARB\u00cbRIA &#8211; S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb\",\"datePublished\":\"2016-06-10T08:18:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T20:25:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/\"},\"wordCount\":2823,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/\",\"name\":\"ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"datePublished\":\"2016-06-10T08:18:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T20:25:58+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"width\":300,\"height\":225,\"caption\":\"Ndue Lazri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/arberia-senduk-bukurishe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ARB\u00cbRIA &#8211; S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ndue Lazri &#8211; Tek arb\u00ebresh\u00ebt e Kalabris\u00eb &#8211; 1. Deti i bukur dhe i kalt\u00ebr i Kalabris\u00eb u shfaq me rrezet e para t\u00eb agut. Nd\u00ebrsa mbi qaf\u00ebn e malit nxori syrin e zjarrt\u00eb nj\u00eb diell i bukur, q\u00eb i dha nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb praruar faqes s\u00eb l\u00ebmuar t\u00eb detit dhe ndezi ngjyr\u00ebn karakteristike t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-06-10T08:18:04+00:00","article_modified_time":"2021-03-14T20:25:58+00:00","og_image":[{"width":300,"height":225,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ARB\u00cbRIA &#8211; S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb","datePublished":"2016-06-10T08:18:04+00:00","dateModified":"2021-03-14T20:25:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/"},"wordCount":2823,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/","name":"ARB\u00cbRIA - S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","datePublished":"2016-06-10T08:18:04+00:00","dateModified":"2021-03-14T20:25:58+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","width":300,"height":225,"caption":"Ndue Lazri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/arberia-senduk-bukurishe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ARB\u00cbRIA &#8211; S\u00cbNDUK BUKURISH\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3647"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65621,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3647\/revisions\/65621"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}