{"id":36481,"date":"2019-01-07T07:21:37","date_gmt":"2019-01-07T06:21:37","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=36481"},"modified":"2019-01-08T00:41:59","modified_gmt":"2019-01-07T23:41:59","slug":"u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/","title":{"rendered":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE"},"content":{"rendered":"<p><em>Foto e Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, marr\u00eb nga libri, \u201cScanderbeg\u201d<br \/>\ni autorit amerikan Prof. Dr. A. K. Brackob<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"298\" height=\"199\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebn e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaloi, vitit 2018 \u2013 viti pra q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare ia kishin kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbeut \u2013 nj\u00eb mik imi m\u00eb dhuroi nj\u00eb lib\u00ebr botuar n\u00eb anglisht koh\u00ebt e fundit k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, pik\u00ebrisht n\u00eb kujtim t\u00eb 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Skenderbeut, duke m\u00eb kujtuar se u mbyll viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut \u2013 n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Lexuesit do t\u2019i kujtohet se n\u00eb fillim t\u00eb vitit q\u00eb kaloi, qeverit\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb kishin shpallur me nj\u00eb trumbetim t\u00eb zhurmsh\u00ebm &#8212; disa do t\u00eb thonin me nj\u00eb patriotiz\u00ebm fals dhe hipokrizi &#8212; vitin mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb Heroit ton\u00eb Gjergj Kastrioti &#8211;Sk\u00ebnderbeu. Madje, ky ishte vendimi i par\u00eb i qeveris\u00eb s\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama Rama, i njoftuar me mburrje dhe krenari, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kreu i qeveris\u00eb shqiptare kishte njoftuar me at\u00eb rast edhe ngritjen e nj\u00eb komisioni p\u00ebr organizimin dhe promovimin e aktiviteteve gjat\u00eb vitit. U tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, se p\u00ebrve\u00e7 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, n\u00eb vazhdim t\u00eb 2018 spikasnin edhe p\u00ebrvjetor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi themelore p\u00ebr Kombin Shqiptar, si\u00e7 ishte 140-vjetori i themelimit t\u00eb Lidhjes Komb\u00ebtare t\u00eb Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit t\u00eb Manastirit dhe p\u00ebrcaktimi i alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Kryeministri Rama n\u00eb njoftimin nga Vlora qe shprehur se, \u201cHeroi yn\u00eb komb\u00ebtar vazhdon t\u00eb shfaqet si nj\u00eb simbol komb\u00ebtar i luft\u00ebs p\u00ebr liri dhe se prej 550-vitesh ka frym\u00ebzuar mbar\u00eb vendin ton\u00eb\u201d, u shpreh Kryeministri Rama. Kreu i qeveris\u00eb shqiptare ritheksoi me at\u00eb rast edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e \u201cbashk\u00ebveprimit me shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, organizimet dhe promovimet, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi mungesa e tyre gjat\u00eb vitit t\u00eb shpallur si, \u201cViti i Gjergj Kastriotit-Skenderbe\u201d dhe e p\u00ebrvjetor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr shqiptar\u00ebt, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebsh\u00ebruar dhe nuk ishin aq frym\u00ebzuese p\u00ebr sa ishte deklaruar n\u00eb njoftimet nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare, me rastin e shpalljes s\u00eb vitit q\u00eb kaloi, si Viti i Skenderbeut.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_by_brackob.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"460\" \/> N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018, prit\u00ebshm\u00ebrit\u00eb ishin aq t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr organizime t\u00eb d\u00ebnja dhe frym\u00ebzuese \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb, \u201cbashk\u00ebveprimin me diapsor\u00ebn\u201d, si\u00e7 kishte premtuar me nj\u00eb rast Kryeministri Rama &#8212; p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar k\u00ebta p\u00ebrvjetor\u00eb historik\u00eb t\u00eb Kombit Shqiptar, aq sa jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha tani edhe zhg\u00ebnjimet me mbylljen krejtsisht n\u00eb heshtje t\u00eb, \u201cVitit t\u00eb Gjergj Kastriotit\u201d. Ne mendonim se, n\u00eb krahasim me festimet e 500-vjetorit t\u00eb Skenderbeut, 50-vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb Vatikan \u2013 kujtimi i 550-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, do t\u00eb ishte n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb, mbarkomb\u00ebtar dhe gjith\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs, pasi n\u00ebqoftse ekziston ndonj\u00eb figur\u00eb nga historia e Kombit q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa dallim \u2013 at\u00ebher\u00eb ai duhej t\u00eb ishte Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo nuk ndodhi fatkeqsisht, por t\u00eb pak\u00ebn, kemi nj\u00eb logo q\u00eb na e kujton k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor!<\/p>\n<p>Me mburrje dhe krenari, n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy qeverive asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2017, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cDuke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb me bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb t\u00eb dy shteteve, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, t\u2019ia dalin s\u00eb bashku q\u00eb duke respektuar historin\u00eb e lavdishme q\u00eb Sk\u00ebnderbeu shkroi me shpat\u00ebn e nj\u00eb krenarie t\u00eb madhe t\u00eb vazhdojm\u00eb rrug\u00ebn pa kthim t\u00eb proceseve demokratizuese, t\u00eb reformave transformuese n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim europian t\u00eb d\u00ebshiruar qysh kur u vendos Pavar\u00ebsia\u201d, kishte deklaruar Z. Rama.<\/p>\n<p>Mendonim se n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike dhe transformuese n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb pik\u00ebpamje \u2013 30-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; kushtet ishin pjekur m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebr nj\u00eb festim me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cbashkveprimin me diapsor\u00ebn\u201d, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar Vitin e Heroit Komb\u00ebtar. Shpresonim se Tirana, si kryeqytet i Kombit do t\u00eb organizonte t\u00eb pak\u00ebn, di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me organizimin q\u00eb Profesor Ernest Koliqi me bashkpuntor\u00ebt kishte organizuar n\u00eb vitin 1968 n\u00eb Rom\u00eb, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Heroit Komb\u00ebtar, ku mor\u00ebn pjes\u00eb shqiptar\u00eb nga mbar\u00eb bota, p\u00ebrfshir\u00eb diaspor\u00ebn dhe trojet shqiptare, me p\u00ebrjashtim t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen. Prit\u00ebm dhe shpresonim p\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb sjellje dhe n\u00eb mentalitet, por edhe durimi duke pritur e shpresuar po na soset, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur i madhi, Faik Konica, sepse \u201cTek prisnim t\u00eb piqeshin kushtet, na u kalb\u00ebn d\u00ebshirat\u201d, fatkeqsisht.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i k\u00ebthehemi librit t\u00eb posa botuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, t\u00eb Porfesorit amerikan Dr. A. K. Brackob, i Universitetit Illinois, specialist i historis\u00eb s\u00eb mesjet\u00ebs t\u00eb Evrop\u00ebs Jug-Lindore. Cili komb nuk do t\u00eb ndjehej krenar me Gjergj Kastriotin -Skenderbe &#8212; me nj\u00eb karakterizim t\u00eb till\u00eb t\u00eb nj\u00eb heroi t\u00eb tij si\u00e7 e cil\u00ebson Dr. Brackob: \u201cHeroi Komb\u00ebtar i Popullit Shqiptar \u2013 dhe Mbrojt\u00ebsi i Madh i Qytet\u00ebrimit Evropian\u201d. \u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u sh\u00ebnua 550-vjetori i vdekjes s\u00eb Udh\u00ebheqsit t\u00eb Madh Shqiptar\u201d, shkruan Profesori amerikan Brackob, \u201cSkenderbeu mbetet m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb si shemb\u00ebll edhe p\u00ebr koh\u00ebn moderne. Si nj\u00ebri prej heronjve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Mesjet\u00ebs, historia e tij mbetet pak e njohur, jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjergj Kastrioti mbrojti Evrop\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli dhe me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb thuhet se ai ndihmoi n\u00eb shp\u00ebtimin e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor\u201d, nga otoman\u00ebt. A nuk do t\u00eb ishte viti 2018, nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pohon akademiku amerikan n\u00eb librin e tij t\u00eb ri p\u00ebr Skenderbeun, para brezit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore dhe jo vet\u00ebm?<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse sfidat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur bota historikisht, kan\u00eb ndryshuar gjat\u00eb shekujve, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrplasjet midis qytet\u00ebrimeve, Profesori amerikan i jep merita t\u00eb m\u00ebdha Kombit Shqiptar q\u00eb lindi Gjergj Kastriotin -Skenderbe &#8212; p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, duke shkruar se, \u201cSi p\u00ebrfundim, ja vlen t\u00eb theksohet kontributi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ky vend i vog\u00ebl, i udh\u00ebhequr nga Skenderbeu, n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e qytet\u00ebrimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs per\u00ebndimore. Aq m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb shembulli dhe kontributi i dh\u00ebn\u00eb nga populli shqiptar n\u00eb harmonizimin e k\u00ebtyre dy qytet\u00ebrimeve\u201d lindje dhe per\u00ebndim, shkruan autori i librit \u201cScanderbeg\u201d, Profesori Brackob i Universitetit Illinois n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb 550-vjetorin e vdekjes s\u00eb (Gjergj Kastriotit -Skenderbe) ky lib\u00ebr ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen ndaj gjeniut dhe arritjeve t\u00eb mrekullueshme t\u00eb Skenderbeut, suksese k\u00ebto q\u00eb ndihmuan n\u00eb p\u00ebrcaktimin historik t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb popullit shqiptar. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, q\u00ebllimi i k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb thek\u00ebsuar kontributin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ky Komb i vog\u00ebl, por krenar, i ka dh\u00ebn\u00eb qytet\u00ebrimit evropian\u201d, ka shkruar n\u00eb librin e tij, Prof. Dr. A. K. Brackob i Universitetit Illinois n\u00eb \u00c7ikago t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Sa k\u00ebnaq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ta mbyllim \u201cVitin e Gjergj Kastrotit -Skenderbe\u201d, me nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb t\u00eb Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve p\u00ebr anglisht fol\u00ebsit, jo nga nj\u00eb politikan, akademik ose historian shqiptar, por nga nj\u00eb i huaj, nga nj\u00eb profesor e historian amerikan, i cili si edhe shum\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, kan\u00eb shkruar p\u00ebr vlerat dhe kontributet historike q\u00eb Gjergj Kastrioti ka dh\u00ebn\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Kombin e vet shqiptar, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar. Por, fatkeqsisht, tani e shohim se shqiptar\u00ebt nuk ishin aq t\u00eb impresionuar sa \u00ebsht\u00eb akademiku amerikan, me arritjet e Heroit t\u00eb tyre \u2013 megjithse viti 2018 u shpall nga Tirana dhe nga Prishtina si viti i Skend\u00ebrbeut, me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bombastike plot zhurm\u00eb dhe u mbyll n\u00eb heshtje, sikur t\u00eb mos ishte.<\/p>\n<p>Viti kushtuar Heroit Komb\u00ebtar qe nj\u00eb zhg\u00ebnjim, sepse \u201cViti i Gjergj Kastriotit -Skenderbe\u201d, ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb, si t\u00eb ishte porositur nga vet Per\u00ebndia n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb historis\u00eb shqiptare \u2013 30-vjet\u00eb pas shembjes s\u00eb komunizmit dhe 10-vjet\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i deklaruar bot\u00ebs meritat e Heroit t\u00eb Shqiptar\u00ebve \u2013 por ishte edhe nj\u00eb rast p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrt\u00ebritje t\u00eb mbrend\u00ebshme themelore t\u00eb vlerave shpirt\u00ebrore, kulturore dhe historike t\u00eb Kombit shqiptar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ato vlera po harrohen.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Gjergj Kastriotit-Skenderbe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb re t\u00eb nj\u00eb bashkimi e v\u00ebllaz\u00ebrimi komb\u00ebtar t\u00eb ri midis shqiptar\u00ebve, t\u00eb llojit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Lezh\u00ebs dhe t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, p\u00ebr t\u00eb harmonizuar mendimet dhe q\u00ebllimet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr nj\u00eb ritheksim t\u00eb ri t\u00eb identitetit arb\u00ebror, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta, n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat historike t\u00eb koh\u00ebrave moderne dhe me vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta arb\u00ebroro-ilire &#8212; me vlerat e Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje, Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk mund t\u00eb pretendojn\u00eb se ia dol\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, d\u00ebshtuan keqas.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova gjat\u00eb vitit 2018, ashtu t\u00eb shpallur nga vet ato si t\u00eb dedikuar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, d\u00ebshtuan me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori t\u2019i paraqisnin jo vet\u00ebm vet-vetes, por edhe Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs, Heroin Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve \u2013 Skenderbeun, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ai p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr bot\u00ebn,. Jo vet\u00ebm si p\u00ebrcaktuesin e identitetit t\u00eb Kombit Shqiptar, por ato d\u00ebshtuan t\u2019i tregojn\u00eb bot\u00ebs edhe rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ai ka luajtur, jo vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebher\u00ebshme &#8212; si p\u00ebrfaqsuesi num\u00ebr i k\u00ebtij kombi t\u00eb vog\u00ebl, por krenar shqiptar \u2013 duke mos sh\u00ebnuar k\u00ebshtu edhe kontributet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Gjergj Kastrioti &#8211; Skenderbeu dhe populli shqiptar gjat\u00eb shekujve, n\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimit evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto e Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, marr\u00eb nga libri, \u201cScanderbeg\u201d i autorit amerikan Prof. Dr. A. K. Brackob Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaloi, vitit 2018 \u2013 viti pra q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare ia kishin kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbeut \u2013 nj\u00eb mik imi m\u00eb dhuroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36482,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-36481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Foto e Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, marr\u00eb nga libri, \u201cScanderbeg\u201d i autorit amerikan Prof. Dr. A. K. Brackob Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaloi, vitit 2018 \u2013 viti pra q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare ia kishin kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbeut \u2013 nj\u00eb mik imi m\u00eb dhuroi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-07T06:21:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-01-07T23:41:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"646\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE\",\"datePublished\":\"2019-01-07T06:21:37+00:00\",\"dateModified\":\"2019-01-07T23:41:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/\"},\"wordCount\":1842,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/\",\"name\":\"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-07T06:21:37+00:00\",\"dateModified\":\"2019-01-07T23:41:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg\",\"width\":450,\"height\":646},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Foto e Gjergj Kastriotit &#8211; Skend\u00ebrbeut, marr\u00eb nga libri, \u201cScanderbeg\u201d i autorit amerikan Prof. Dr. A. K. Brackob Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn e fundit t\u00eb vitit t\u00eb kaloi, vitit 2018 \u2013 viti pra q\u00eb Tirana dhe Prishtina zyrtare ia kishin kushtuar Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit &#8211; Skenderbeut \u2013 nj\u00eb mik imi m\u00eb dhuroi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-07T06:21:37+00:00","article_modified_time":"2019-01-07T23:41:59+00:00","og_image":[{"width":450,"height":646,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE","datePublished":"2019-01-07T06:21:37+00:00","dateModified":"2019-01-07T23:41:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/"},"wordCount":1842,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/","name":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg","datePublished":"2019-01-07T06:21:37+00:00","dateModified":"2019-01-07T23:41:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/scanderbeg_foto_nga_libri_i_barackob.jpg","width":450,"height":646},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-mbyll-viti-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-heshtje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U MBYLL \u201cVITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT\u201d \u2013 N\u00cb HESHTJE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}