{"id":36507,"date":"2019-01-08T01:49:33","date_gmt":"2019-01-08T00:49:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=36507"},"modified":"2019-01-08T01:49:33","modified_gmt":"2019-01-08T00:49:33","slug":"si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/","title":{"rendered":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit"},"content":{"rendered":"<p>Nga <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Revista Drini<\/strong><\/a> &#8211; <em>7 Janar 2019<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00ebn lup\u00ebn e CIA-s<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/salih_mehmeti_coli-300x300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" \/> Nga <strong>Salih Mehmeti &#8211; Coli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet 50-t\u00eb kur sip\u00ebrfaq\u00ebsisht dukej se po vendosej nj\u00eb lloj detanti i ftoht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, UDB nuk kishte hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Sigurimi jugosllav po b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u00eb fitonte mendjet dhe zemrat e disa mij\u00ebra refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb kishin gjetur strehim n\u00eb Jugosllavi. Por k\u00ebto veprime subversive t\u00eb autoriteteve jugosllave do t\u00eb pikaseshin me koh\u00eb nga agjent\u00ebt e CIA-s, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpilonin raporte minucioze dhe ua nisnin n\u00eb koh\u00eb reale qendrave t\u00eb tyre. K\u00ebto dokumente, nga 13 milion\u00eb sosh q\u00eb sapo jan\u00eb shpluhurosur nga grilat e konfidencialitetit, japin nj\u00eb perspektiv\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ngjarjeve q\u00eb u varg\u00ebzuan gjat\u00eb viteve 50-t\u00eb.<\/p>\n<p>Prej tyre krijohet edhe nj\u00eb lloj prospografie e emrave m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb gjet\u00ebn streh\u00eb n\u00eb Jugosllavi. N\u00eb mesin e refugjat\u00ebve q\u00eb shpejt do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkujdesin e autoriteteve jugosllave do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb riosh i hajth\u00ebm q\u00eb ende nuk kishte mbushur t\u00eb nj\u00ebzetat. Ai ishte Martin Camaj, ylli i t\u00eb cilit do t\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb gjithnaj\u00ebn e kultur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. N\u00eb rrethana m\u00eb t\u00eb ndryshme, n\u00eb pezhishk\u00ebn e UDB-s\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte edhe orientalisti i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Jugosllavi, Hasan Kaleshi. Revista Drini sjell nj\u00eb rr\u00ebfim ndryshe p\u00ebr t\u00eb path\u00ebnat e viteve 50-t\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong> Nj\u00eb detant i v\u00ebshtir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Titos dhe Cominform-it me 1948 do t\u00eb zinxhironte edhe nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb. Nj\u00eb dokument konfidencial i inteligjenc\u00ebs amerikane i p\u00ebrpiluar me 3 janar 1955, jep nj\u00eb vler\u00ebsim gjakftoht\u00eb t\u00eb gjendjes mes dy shteteve shemra. Qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, ky raport pohon se nga t\u00eb gjitha shtetet satelite (t\u00eb Mosk\u00ebs), Shqip\u00ebria ishte m\u00eb arrogantja n\u00eb q\u00ebndrimin e saj kundrejt Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, agjent\u00ebt e CIA-s shquajn\u00eb edhe veprime t\u00eb caktuara n\u00eb drejtim t\u00eb shtendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnive, si fjala vjen, ftesa e Qeveris\u00eb shqiptare drejtuar Beogradit p\u00ebr t\u00eb biseduar n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e kufirit. N\u00eb k\u00ebto bisedime t\u00eb dyanshme, gjithnj\u00eb sipas k\u00ebtij raporti, ishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe Dushan Mugosha. Me em\u00ebrimin e ambasadorit shqiptar n\u00eb Beograd, nis\u00ebn t\u00eb frynin er\u00ebrat e disa ndryshimeve: t\u00eb dy vendet do t\u00eb rivendosin lidhjet postale dhe telefonike. Edhe Mehmet Shehu do t\u2019i kthente nj\u00eb p\u00ebrgjigjje t\u00eb mir\u00ebsjellshme protest\u00ebs jugosllave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vrasjes s\u00eb nj\u00eb ushtari jugosllav n\u00eb kufi, duke ofruar d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebrkat\u00ebs. Operativ\u00ebt e CIA-s, p\u00ebrpilues t\u00eb k\u00ebtij raporti, nuk anashnxjerrin as \u00e7\u00ebshtjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p><em>\u00abTet\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosmet (akronim p\u00ebr Kosova dhe Metohia \u2013 sh\u00ebn. i red) nuk e duan regjimin jugosllav. Ata nuk jan\u00eb komunist\u00eb t\u00eb Cominform-it. Ata jetojn\u00eb me shpres\u00ebn e ribashkimit me Shqip\u00ebrin\u00eb. Propaganda per\u00ebndimore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe d\u00ebgjohet nga refugjat\u00ebt. N\u00ebse sh\u00ebtisni gjithandej Kosmetit, do t\u00eb d\u00ebgjoni k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve: \u2018Ah k\u00ebta serb\u00eb; ata kurr\u00eb nuk na kan\u00eb dashur dhe kurr\u00eb nuk do t\u00eb na duan. Ata duan t\u00eb na i nxjerrin syt\u00eb\u2019. Enver Hoxha pas 1948-\u00ebs e k\u00ebrkoi Kosmetin si interes vital t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00bb.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Lufta speciale: nga pamflet\u00ebt deri te p\u00ebrmbysja e pushtetit t\u00eb Enverit<\/strong><\/p>\n<p>Skenar\u00ebt jugosllav\u00eb rreth Shqip\u00ebris\u00eb po luanin me t\u00eb gjitha zaret e mundshme. K\u00ebshtu nga nj\u00eb raport i dat\u00ebs 24 shtator 1952 m\u00ebsojm\u00eb se nj\u00ebri nga zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00ebn ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, kolonel \u00c7edo Mijoviq kishte pohuar se ka autorizimin q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb se politika jugosllave n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb ruajtjen e status quo t\u00eb kufijve nacional\u00eb n\u00eb Ballkan: sipas tij \u00e7dokush q\u00eb do t\u00eb provonte t\u00eb c\u00ebnonte integritetin territorial t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb politike t\u00eb ndonj\u00eb shteti ballkanik do t\u00eb provokonte kund\u00ebr-masat ushtarake jugosllave.<\/p>\n<p>Mijovi\u00e7, kishte vijuar se pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb dhe integriteti i saj territorial do t\u00eb mbrohej nga Jugosllavia. Megjith\u00eb q\u00ebndrimin jugosllav n\u00eb dukje i p\u00ebrkor\u00eb, jugosllav\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb po shestonin planin e rr\u00ebgjimit t\u00eb pushtetit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Si\u00e7 shihet nga nj\u00eb raport tjet\u00ebr konfidencial, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar me 3 prill 1950, burimet e CIA-s njoftonin p\u00ebr propagand\u00ebn q\u00eb zhvillonte Jugosllavia n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti, propaganda n\u00eb k\u00ebto afishe p\u00ebrq\u00ebndrohej kryesisht n\u00eb disa pika: \u00abKosova dhe mir\u00ebqenia e saj\u00bb, \u00abLavdia e Ko\u00e7i Xoxes, i tradhtuar nga Hoxha\u00bb, \u00abUria e popullat\u00ebs shqiprare\u00bb. N\u00eb k\u00ebto skema t\u00eb natyr\u00ebs diversive, jugosllav\u00ebt llogarisnin kryesisht n\u00eb refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb strehuar n\u00eb Jugosllavi, numri i t\u00eb cil\u00ebve sipas nj\u00eb raporti tjet\u00ebr q\u00eb mban dat\u00ebn 28 mars 1953, vler\u00ebsohej t\u00eb ishte af\u00ebrsisht 6 mij\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"CIA dok\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/cia_dok.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Agjent\u00ebt e CIA i kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb er\u00eb edhe njerzve kryesor\u00eb t\u00eb Sigurimit jugosllav t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn speciale kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7edo Mijoviqi, Kapllan dhe Vlado Popoviqi konsideroheshin si rekrutuesit kryesor\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb UDB. Sipas raportit konfidencial t\u00eb 3 janarit 1955, eminenca gri e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre veprimeve ishte gjeneral Dushan Mugosha.<\/p>\n<p>Sipas raportit \u00abai sigurisht d\u00ebshiron p\u00ebrmbysjen e regjimit t\u00eb tanish\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tij e nj\u00eb regjim tjet\u00ebr, t\u00eb ndikuar nga jugosllav\u00ebt\u00bb. Burimet e CIA duken t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb politik\u00ebs jugosllave ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, madje gjer n\u00eb nuancat m\u00eb t\u00eb holla. Fjala vjen, nj\u00eb raport sekret i p\u00ebrpiluar me 15 shkurt t\u00eb vitit 1953, v\u00ebren se \u00abpolitika tradicionale jugosllave ndaj Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka ndryshuar\u00bb. Inteligjenca amerikane ishte e bindur q\u00eb jugosllav\u00ebt po k\u00ebrkonin kullufitjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe b\u00ebrjen e saj si pjes\u00eb integrale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po ende ky raport n\u00ebnvizon sesi Tito ishte b\u00ebr\u00eb pishman p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Jugosllavi dhe kishte filluar kthimin e tyre n\u00eb shkolla turke.<\/p>\n<p>Shkresa n\u00eb vijim p\u00ebrmbyllet me v\u00ebzhgimin se \u00abUDB (sh\u00ebrbimi inteligjent jugosllav) organizon misione t\u00eb p\u00ebrditshme propagandistike n\u00eb Shqip\u00ebri\u00bb. P\u00ebrfundime t\u00eb ngjashme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb raporte t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrcjellin zhvillimet dypal\u00ebshe. K\u00ebshtu, raporti konfidencal i p\u00ebrpiluar me 15 gusht t\u00eb vitit 1952, thekson se q\u00ebllimi kryesor i Qeveris\u00eb jugosllave ishte p\u00ebrmbysja e qeveris\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, shtypi jugosllav afishonte vazhdimisht njoftime se Partia Komuniste Jugosllave ishte e vetmja q\u00eb \u00e7liroi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se marshall Tito e donte popullin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe donte ta shihte t\u00eb lir\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb ishte e mundur.<\/p>\n<p><strong>Komiteti i Prizrenit<\/strong><\/p>\n<p>Agjent\u00ebt e CIA, n\u00eb vijim\u00ebsi, kishin raportuar edhe p\u00ebr Komitetin e Prizrenit, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga refugjat\u00ebt politik\u00eb, dhe lidhjen e tij t\u00eb af\u00ebrt me strukturat e UDB-s\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto raporte thuhet shprehimisht se jugosllav\u00ebt po e p\u00ebrdornin k\u00ebt\u00eb komitet p\u00ebr trup\u00ebzimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Jugosllavi (\u00abYugoslavia\u2019s true intentions, however, is to use the Prizren Committee for the integration of Albania into the Yugoslav republics\u00bb).<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr zbulojn\u00eb raportet e inteligjenc\u00ebs amerikane, emrat m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb Komitetit t\u00eb Prizrenit (q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Lidhjen e Refugjat\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb) ishin: Apostol Tenefi, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli dhe Lutfi Spahiu. Disa prej tyre si Apostol Tenefi, Lutfi Spahiu, Hajrullah Ishmi, Nikolla Sokoli kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb mbajtur n\u00eb Shkup me 26 shtator 1952, n\u00ebn kryesimin e Dushan Mugosh\u00ebs dhe \u00c7edo Mijovi\u00e7it.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn CIA kishte informacione t\u00eb sakta, Mugosha kishte th\u00ebn\u00eb se Qeveria jugosllave do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb merrte p\u00eblqimin e amerikan\u00ebve dhe britanik\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrkohshme shqiptare dhe t\u00eb p\u00ebrfshinte refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb republik\u00ebn e re shqiptare brenda Jugosllavis\u00eb. Sipas ish t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Jugosllave n\u00eb Shqip\u00ebri, qeveria e re n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb mbahej nga shqiptar\u00eb t\u00eb besuar prej Beogradit.<\/p>\n<p>Nuk duhet l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur se nj\u00ebri nga raportet e inteligjenc\u00ebs amerikane, qysh n\u00eb vitin 1955, v\u00ebrente se roli i Komitetit t\u00eb Prizrenit ishte politik meq\u00eb \u00abata nuk kan\u00eb kurr\u00eb pavar\u00ebsie vendimi apo veprimi dhe jan\u00eb nj\u00eb front i veprimeve jugosllave\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Rekrutimi i Martin Camajt <\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Camaj, vepra\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/camaj_vepra.jpg\" alt=\"\" width=\"555\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga hapat e par\u00eb t\u00eb jugosllav\u00ebve p\u00ebr t\u00eb fituar zemrat dhe mendjet e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb ka qen\u00eb sigurimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr disa nga element\u00ebt m\u00eb me ndikim. Derisa Komiteti i Prizrenit tashm\u00eb ishte n\u00ebn kontrollin e plot\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb, nga viti 1951 Qeveria jugosllave nisi t\u00eb jepte paga mujore p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cilat varionin prej 3 mij\u00eb deri n\u00eb 6 mij\u00eb dinar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb ardhura, sipas nj\u00ebrit prej raporteve t\u00eb CIA-s, vareshin nga nevojat individuale t\u00eb emigrant\u00ebve, ku drejtuesit e Komitetit (b\u00ebhet fjal\u00eb Apostol Tenefin, Nik Sokolin, Rexhep Bec\u00ebn, Lutfi Spahiun, Stathi Kostarin dhe Jovan Mem\u00ebn) pranonin pagesa m\u00eb t\u00eb larta. An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij organizimi udh\u00ebtonin gjithandej ku ndodheshin emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"CIA dok\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/cia_dok1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Shpenzimet e tyre hiqeshin nga UDB-ja. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, shteti jugosllav po u krijonte leht\u00ebsira edhe t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, sidomos atyre q\u00eb llogariteshin se kishin predispozita anti-Cominformiste. K\u00ebta student\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin vendosur n\u00eb \u00abStudenski Dom\u00bb (Dhoma e Student\u00ebve) merrnin 1500 dinar\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb hartuar me 21 shtator 1950, n\u00eb mesin e student\u00ebve q\u00eb merrnin burs\u00eb ishin: Danish Daca, Enver Metani, \u00c7esk Daj\u00e7i, Halil Topalli dhe Martin Camaj. Emri i k\u00ebtij t\u00eb fundit apostrofohet edhe n\u00eb raportin e 3 janarit t\u00eb vitit 1955, ku konsiderohet si \u00abnew member\u00bb i Komitetit t\u00eb Prizrenit, i angazhuar si pun\u00ebtor i Radio Beogradit.<\/p>\n<p><strong>Aktiviteti i dyshimt\u00eb i Hasan Kaleshit <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr histori intriguese e rekrutimit t\u00eb intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rasti i orientalistit shqiptar me prejardhje nga K\u00ebr\u00e7ova e Maqedonis\u00eb, Hasan Kaleshi (1922-1976). Ndon\u00ebse historia e tij nuk tangenton n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me Komitetin e Prizrenit dhe as me refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb, emri i tij \u00e7udit\u00ebrisht figuron n\u00eb nj\u00eb nga raportet konfidenciale t\u00eb CIA-s.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi i p\u00ebrpjekeve t\u00eb CIA-s e MI6 britanik p\u00ebr t\u00eb desantuar element\u00ebt anti-komunist\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, historit\u00eb fascionuese me Kim Philby e deri te dekonspirimi i planeve subversive nga Moska deri te Sigurimi i Shtetit, duket se jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e medaljes. Ekzistenca e nj\u00eb vist\u00ebr raportesh konfidenciale t\u00eb CIA-s flet q\u00eb inteligjenca amerikane nuk ishte t\u00ebrhequr krejt\u00ebsisht nga rravgimi i saj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dy dokumente t\u00eb tilla q\u00eb lidhen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn flasin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb faktit q\u00eb inteligjenca amerikane po p\u00ebr\u00e7apej s\u00ebrishmi q\u00eb t\u00eb ndikonte mbi emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, kryesisht ata q\u00eb ndodheshin n\u00eb Itali. T\u00eb koduara si projektet \u00abObdurate\u00bb dhe \u00abOblong\u00bb, n\u00eb raporte b\u00ebhet kujdes q\u00eb t\u00eb mos jepet identiteti i informator\u00ebve n\u00eb terren dhe kjo rrethan\u00eb flet p\u00ebr natyr\u00ebn tejet serioze t\u00eb p\u00ebrpjekjes n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb raport intern p\u00ebr nevojat operative t\u00eb CIA-s e q\u00eb mban dat\u00ebn 21 shtator 1956, merret vesh se projekti \u00abObdurate\u00bb do t\u00eb shkrihej n\u00eb projektin \u00abOblong\u00bb si rezultat i vendimit q\u00eb t\u00eb bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gjitha asetet shqiptare n\u00eb Itali t\u00eb kontrolluara nga CIA. Nga ky dokument jepet t\u00eb kuptohet se n\u00eb k\u00ebto operacione ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs italiane si dhe informator\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport konfidencial i CIA-s, q\u00eb mban dat\u00ebn 20 dhjetor 1954, jep dromca interesante edhe nga aktiviteti i inteligjenc\u00ebs amerikane n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Turqi. Duket se ky raport \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr nevoja t\u00eb brendshme t\u00eb sh\u00ebrbimeve amerikane sesa p\u00ebr raportim ndaj qendr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, v\u00ebmendja e operativ\u00ebve t\u00eb CIA-s t\u00ebrhiqet nga Hasan Kaleshi, i cili n\u00eb vitin 1954 ishte d\u00ebrguar n\u00eb Stamboll si i angazhuar nga Qeveria jugosllave p\u00ebr nj\u00eb hulumtim t\u00eb paspecifikuar.<\/p>\n<p>Kaleshi asokohe sh\u00ebrbente si profesor n\u00eb Departamentin e Orientalistik\u00ebs n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Beogradit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte edhe an\u00ebtar i Partis\u00eb Komuniste Jugosllave.<\/p>\n<p>Ky dokument b\u00ebn me dije se nj\u00eb agjent i CIA-s (emri i t\u00eb cilit nuk jepet madje as me iniciale), q\u00eb kishte pasur edhe kontakte t\u00eb m\u00ebparshme, me 23 shtator kishte pasur n\u00eb Stamboll nj\u00eb takim dy-or\u00ebsh me Kaleshin. Tutje, raporti thekson me nj\u00eb lloj emfaze dyshimin se Kaleshi ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete inteligjente p\u00ebr UDB-n\u00eb n\u00eb Turqi, prandaj ai duhej t\u00eb futej n\u00eb list\u00eb dhe duhej t\u00eb shikoheshin t\u00eb gjitha lidhjet n\u00eb zyra p\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb ende.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport intern k\u00ebrkohet nga filan agjenti (i cili nuk p\u00ebrmendet as me iniciale) q\u00eb t\u00eb q\u00ebmtoj\u00eb \u00e7do informacion t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr Kaleshin (t\u00eb dh\u00ebnat biografike) si dhe veprimtarin\u00eb dhe kontaktet e tij n\u00eb Turqi. M\u00eb tutje, raporti n\u00ebnvizon se pavar\u00ebsisht q\u00eb Kaleshi u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jugosllavi, hetimi i prapavij\u00ebs s\u00eb tij duhet t\u00eb b\u00ebhej me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb operacioneve t\u00eb CIA-s (l\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb Stamboll). Dyshimi p\u00ebr Kaleshin p\u00ebrs\u00ebdytet edhe n\u00eb nj\u00eb paragraf tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij raporti.<\/p>\n<p>Agjenti q\u00eb kishte realizuar takimin me t\u00eb me 23 shtator kishte k\u00ebrkuar t\u00eb dinte prej tij n\u00ebse mbante kontakte me Qazim Gojanin, nj\u00eb tjet\u00ebr agjent i UDB-s\u00eb n\u00eb Stamboll, gj\u00eb q\u00eb po i mbante t\u00eb hapura dyshimet se rrethi me t\u00eb cil\u00ebn shoq\u00ebrohej ai ishte disi i dyshimt\u00eb. \/<em>Revista Drini<\/em>\/<\/p>\n<p><em>Salih Mehmeti \u2013 Coli<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Revista Drini &#8211; 7 Janar 2019 N\u00ebn lup\u00ebn e CIA-s Nga Salih Mehmeti &#8211; Coli N\u00eb vitet 50-t\u00eb kur sip\u00ebrfaq\u00ebsisht dukej se po vendosej nj\u00eb lloj detanti i ftoht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, UDB nuk kishte hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Sigurimi jugosllav po b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u00eb fitonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36508,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-36507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Revista Drini &#8211; 7 Janar 2019 N\u00ebn lup\u00ebn e CIA-s Nga Salih Mehmeti &#8211; Coli N\u00eb vitet 50-t\u00eb kur sip\u00ebrfaq\u00ebsisht dukej se po vendosej nj\u00eb lloj detanti i ftoht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, UDB nuk kishte hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Sigurimi jugosllav po b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u00eb fitonte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-08T00:49:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"520\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"307\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit\",\"datePublished\":\"2019-01-08T00:49:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/\"},\"wordCount\":2410,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/\",\"name\":\"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-08T00:49:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg\",\"width\":520,\"height\":307,\"caption\":\"Agjent\u00eb UDB - Hasan Kaleshi - Martin Camaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Revista Drini &#8211; 7 Janar 2019 N\u00ebn lup\u00ebn e CIA-s Nga Salih Mehmeti &#8211; Coli N\u00eb vitet 50-t\u00eb kur sip\u00ebrfaq\u00ebsisht dukej se po vendosej nj\u00eb lloj detanti i ftoht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, UDB nuk kishte hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e Enver Hoxh\u00ebs. Sigurimi jugosllav po b\u00ebnte \u00e7mos q\u00eb t\u00eb fitonte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-08T00:49:33+00:00","og_image":[{"width":520,"height":307,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit","datePublished":"2019-01-08T00:49:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/"},"wordCount":2410,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/","name":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg","datePublished":"2019-01-08T00:49:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/agjente_udb_hasan_kaleshi_martin_camaj.jpg","width":520,"height":307,"caption":"Agjent\u00eb UDB - Hasan Kaleshi - Martin Camaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/si-i-rekrutonte-udb-ja-intelektualet-shqiptare-ne-vitet-50-rasti-i-martin-camajt-dhe-hasan-kaleshit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si i rekrutonte UDB-ja intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb vitet \u201950: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36507"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36507\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}