{"id":36847,"date":"2019-01-10T23:58:31","date_gmt":"2019-01-10T22:58:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=36847"},"modified":"2019-01-10T23:58:31","modified_gmt":"2019-01-10T22:58:31","slug":"ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/","title":{"rendered":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &#8220;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&#8221;&#8230;"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>At\u00eb Serbi q\u00eb do ta zhb\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nuk ka denjuar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb urimet protokollare p\u00ebr Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 28 n\u00ebntorit 2018?<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>Shaban Murati<\/strong>*, <a href=\"http:\/\/revistadrini.info\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbineate-serbi-qe-do-ta-zhbeje-kosoven-e-qe-nuk-ka-denjuar-ti-dergoje-shqiperise-urimet-protokollare-per-festen-kombetare-te-28\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Revista Drini<\/a><\/p>\n<p>Kam pritur me kureshtje q\u00eb nga 26 n\u00ebntori i vitit 2018 reagime dhe q\u00ebndrime t\u00eb qeverive, t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb partive politike, t\u00eb mediave, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, etj. n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr propozimin futurist, q\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama paraqiti n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb qytetin e Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Duket ishte nj\u00eb ide dhe projekt i p\u00ebrpunuar, p\u00ebrderisa u paraqit edhe brenda mureve t\u00eb mbledhjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy qeverive, edhe jasht\u00eb mureve t\u00eb saj n\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me homologun e Prishtin\u00ebs. Ja deklarata befasuese e kryeministrit: \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb strategjike p\u00ebr afat t\u00eb gjat\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb partneritet strategjik me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb, q\u00eb nga viti i larg\u00ebt 1948 i shuarjes s\u00eb partneritetit strategjik kat\u00ebrvje\u00e7ar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb, q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb propozon partneritet strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb kaq jonormale, sa q\u00eb kam menduar se do t\u00eb ngrej\u00eb stuhi reagimesh mbar\u00ebshqiptare, nj\u00ebsoj si ideja tjet\u00ebr e ndryshimit t\u00eb kufijve apo e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ide t\u00eb cil\u00ebn qeveria e Tiran\u00ebs e mb\u00ebshtet. Nuk ndodhi kjo, p\u00ebr shkak se politika, mediat dhe publiku ishin t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb zhurm\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj mallrave serbe. Nuk ndodhi, ndoshta edhe sepse sensor\u00ebt publik\u00eb dhe komb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushim gjith\u00ebvjetor.<\/p>\n<p>T\u00eb propozosh vendosjen e partneritetit strategjik midis dy shteteve\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb si t\u2019i thuash fjal\u00eb kortezie diplomatike nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb zyrtare apo n\u00eb nj\u00eb koktej. Partneriteti strategjik, si form\u00eb e lart\u00eb e bashk\u00ebpunimit dhe e miq\u00ebsis\u00eb midis dy shteteve, k\u00ebrkon nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb zhvillimi, provash dhe garancish se marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve kan\u00eb arritur at\u00eb faz\u00eb lul\u00ebzimi, sa t\u00eb b\u00ebhen\u00a0 bashk\u00ebprotagonist\u00eb t\u00eb objektivave t\u00eb m\u00ebdha shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Zakonisht lidhet me bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb dy shteteve, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera. Sepse sipas manualeve diplomatike, koncepti i partneritetit strategjik presupozon p\u00ebrdorimin e fuqis\u00eb s\u00eb shtetit dhe t\u00eb kombit n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me shtetin partner strategjik p\u00ebr t\u00eb realizuar interesat komb\u00ebtare. N\u00eb\u201cStrategjin\u00eb e Siguris\u00eb s\u00eb Europ\u00ebs\u201d t\u00eb vitit 2003 p\u00ebrcaktohet nga BE \u201czhvillimi i partneritetit strategjik me ato shtete, q\u00eb ndajn\u00eb q\u00ebllimet dhe vlerat tona dhe jan\u00eb gati t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb nuk t\u00eb japin asnj\u00eb paramet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mendosh se plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb arritur tek faza e lart\u00eb e partneritetit strategjik. A e dini se, q\u00eb nga rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2001, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar asnj\u00eb marr\u00ebveshje e r\u00ebnd\u00ebsishme dypal\u00ebshe? A e dini se me Serbin\u00eb, Shqip\u00ebria ka m\u00eb pak marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruara se sa me \u00e7do shtet tjet\u00ebr ballkanik?<\/p>\n<p>A e dini se sot e k\u00ebsaj dite Serbia akoma nuk ka n\u00ebnshkruar as edhe marr\u00ebveshjen rutin\u00eb t\u00eb njohjes reciproke t\u00eb diplomave midis dy vendeve, t\u00eb cil\u00ebn presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 ia premtoi kryeministrit shqiptar qysh n\u00eb vitin 2014 se do ta n\u00ebnshkruante, nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb Shqip\u00ebria ia ka paraqitur pal\u00ebs serbe q\u00eb n\u00eb vitin 2002. Dhe a e dini se presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 nuk ka denjuar akoma t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb urimet protokollare p\u00ebr Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 28 n\u00ebntorit 2018? A mund t\u00eb guxoj\u00eb kush t\u00eb mendoj\u00eb sot se Beogradi befas qenka b\u00ebr\u00eb kaq i af\u00ebrt, sa q\u00eb mund t\u2019i bashk\u00ebngjitet Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb realizimin e objektivave t\u00eb saj komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga fazat m\u00eb agresive diplomatike dhe politike, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kund\u00ebr gjysm\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb quhet shteti i Kosov\u00ebs. Serbia ndodhet n\u00eb kulmin e fushat\u00ebs s\u00eb saj armiq\u00ebsore p\u00ebr bllokimin e njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjasht\u00eb dit\u00eb para mbledhjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, Serbia sapo kishte bllokuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol. Serbia gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2018 organizoi nj\u00eb nga fushatat m\u00eb t\u00eb egra diplomatike me presione mbi shtetet e vegj\u00ebl\u00a0 t\u00eb Afrik\u00ebs apo Azis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjeve, q\u00eb ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje arroganca e Beogradit arriti deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb t\u00eb palejueshme, sa q\u00eb kryeministrja e Serbis\u00eb i lejoi vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb me let\u00ebr zyrtare kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb njohjen e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Serbia edhe pas 20 vjet\u00ebsh t\u00eb agresionit t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka k\u00ebrkuar ende falje p\u00ebr krimet masive, gjenocidin dhe spastrimin etnik kund\u00ebr popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Presidenti i tanish\u00ebm serb, z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministri dhe minist\u00ebr i jasht\u00ebm i tanish\u00ebm dhe kryetarja e tanishme e parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb kriminale t\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it. Serbia po lufton dit\u00eb e nat\u00eb t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe e ka sanksionuar n\u00eb kushtetut\u00ebn e saj pretendimin p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb koloniale mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Serbia n\u00eb gjasht\u00eb vitet e fundit nuk kan\u00eb ndonj\u00eb kthes\u00eb frym\u00ebl\u00ebn\u00ebse pozitive n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre, p\u00ebrve\u00e7 planit retorik dhe virtual p\u00ebr \u201cfamiljen ekonomike ballkanikoper\u00ebndimore\u201d, p\u00ebr \u201cmbr\u00ebmjet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb rinis\u00eb\u201d, etj. Beogradi vazhdon ndaj Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb asimetrike, q\u00eb ka ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar. Nuk mund t\u00eb gjesh as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrti dhe as p\u00ebr s\u00eb larg\u00ebti ndonj\u00eb argument, q\u00eb v\u00ebrteton statusin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb si dy shtete, q\u00eb kan\u00eb kaluar faz\u00ebn edhe provat e miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, sa q\u00eb tani u ka mbetur vet\u00ebm hyrja n\u00eb statusin e partner\u00ebve strategjik\u00eb me njeri-tjetrin.<\/p>\n<p>Nuk ka koh\u00eb m\u00eb jasht\u00eb kohe,se sa tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kur marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve ende nuk meritojn\u00eb p\u00ebrkufizimin \u201cnormale\u201d, t\u00eb hedh\u00ebsh iden\u00eb e nj\u00eb partneriteti strategjik me Serbin\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u2019ia fshish Serbis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebkatet dhe krimet ndaj Kosov\u00ebs dhe kombit shqiptar, dhe t\u00eb kodifikosh inferioritetin si\u201cpartneritet strategjik\u201d. Ideja futuriste dhe e rrezikshme e partneritetit strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb shpreh nj\u00eb gjendje konfuze t\u00eb boshtit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Koncepti dhe statusi i partneritetit strategjik nuk duhet ngat\u00ebrruar me konceptin \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore\u201d, t\u00eb cilat i nd\u00ebrton me \u00e7do shtet.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar nga shteti dhe diplomacia shqiptare se koncepti dhe statusi i partneritetit strategjik \u00ebsht\u00eb faz\u00eb specifike e marr\u00ebdh\u00ebnieve specifike midis dy shteteve, t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb interesa gjeopolitike dhe n\u00eb strategji. P\u00ebr t\u00eb ilustruar se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb statusi i partneritetit strategjik, po p\u00ebrmendim se Rusia dhe Kina, dy shtete t\u00eb m\u00ebdha an\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit, kan\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Ballkan traktate t\u00eb partneritetit strategjik vet\u00ebm me Serbin\u00eb dhe me asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr ballkanik.<\/p>\n<p>Statusi i partneritetit strategjik nuk \u00ebsht\u00eb dekorat\u00eb, q\u00eb i jepet \u00e7do shteti apo \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb del rrug\u00ebs dhe krijon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira personale. N\u00eb vitin 2013 qeveria shpalli trek\u00ebnd\u00ebshin e parter\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb rajon, nj\u00eb p\u00ebrcaktim q\u00eb u vler\u00ebsua i drejt\u00eb n\u00eb koh\u00ebn, kur faktori shqiptar i dy shteteve shqiptare duhet t\u00eb vendoste nj\u00eb ekuilib\u00ebr gjeopolitik n\u00eb Ballkan dhe kur sapo ishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb prill 2013.<\/p>\n<p>Por befas pas k\u00ebsaj, Shqip\u00ebria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frenetike nisi t\u00eb shpall\u00eb njeri pas tjetrit partneritete t\u00eb reja strategjike me Austrin\u00eb, me Gjermanin\u00eb, me Kroacin\u00eb, etj. p\u00ebr t\u00eb ardhur tek propozimi i habitsh\u00ebm i 26 n\u00ebntorit 2018 p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb. Duke rendur p\u00ebr t\u00eb shtuar artificialisht list\u00ebn e partner\u00ebve t\u00eb saj strategjik\u00eb, Shqip\u00ebria po humbet kredibilitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt real\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ideja e partneritetit strategjik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as origjinale dhe as shqiptare. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike duhet th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i vjet\u00ebr i Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ia ka paraqitur qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb kryeministrit Fatos Nano qysh n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004 ministri i jasht\u00ebm serb Vuk Drashkovi\u00e7 gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe i cili e deklaroi k\u00ebt\u00eb propozim edhe n\u00eb konferenc\u00ebn e tij t\u00eb shtypit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam shkruar n\u00eb librin tim\u201dEnigmat diplomatike t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ku t\u00ebrheq v\u00ebmendjen p\u00ebr iluzionin e diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb periudh\u00ebs postkomuniste, sipas t\u00eb cilit Tirana dhe Beogradi mund t\u00eb zhvillonin qet\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebniet dhe bashk\u00ebpunimin e tyre, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonte dhe \u00e7far\u00eb pretendonte Serbia p\u00ebr Kosov\u00ebn. Konkretisht nga libri: \u201cZyrtar\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme me naivitet ran\u00eb pre e k\u00ebtij iluzioni dhe kjo e shtyri entuziazmin e ministrit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Vuk Drashkovi\u00e7, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb pretendonte p\u00ebr partneritet strategjik mes Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. (Tiran\u00eb, 2007, fq.93).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb ide me origjin\u00eb serbe, kjo don t\u00eb thot\u00eb se kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u2019ia ken\u00eb sugjeruar k\u00ebshilltar\u00ebt e tij jugosllav\u00eb, q\u00ebmban rreth vetes, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka nj\u00eb obsesion t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. K\u00ebshilltar\u00ebt jugosllav\u00eb me siguri nuk i kan\u00eb rr\u00ebfyer origjin\u00ebn e k\u00ebsaj ideje, dhe kryeministrit duhet t\u2019i jet\u00eb dukur si nj\u00eb ide e bukur artistike, t\u00eb cil\u00ebn e l\u00ebshoi jo rast\u00ebsisht n\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb dy qeverive.<\/p>\n<p>Por idet\u00eb artistike, nuk b\u00ebhen dot kurr\u00eb ide gjeopolitike.<\/p>\n<p>* <em>Shaban Murati, diplomat karriere dhe gazetar, autor i shum\u00eb librave, shkrimeve dhe komenteve mbi marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rolin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb to.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>At\u00eb Serbi q\u00eb do ta zhb\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nuk ka denjuar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb urimet protokollare p\u00ebr Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 28 n\u00ebntorit 2018? Nga Shaban Murati*, Revista Drini Kam pritur me kureshtje q\u00eb nga 26 n\u00ebntori i vitit 2018 reagime dhe q\u00ebndrime t\u00eb qeverive, t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb partive politike, t\u00eb mediave, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36848,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-36847","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &quot;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&quot;... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &quot;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&quot;... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"At\u00eb Serbi q\u00eb do ta zhb\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nuk ka denjuar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb urimet protokollare p\u00ebr Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 28 n\u00ebntorit 2018? Nga Shaban Murati*, Revista Drini Kam pritur me kureshtje q\u00eb nga 26 n\u00ebntori i vitit 2018 reagime dhe q\u00ebndrime t\u00eb qeverive, t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb partive politike, t\u00eb mediave, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-10T22:58:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"660\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"295\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &#8220;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&#8221;&#8230;\",\"datePublished\":\"2019-01-10T22:58:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/\"},\"wordCount\":1878,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/Shaban-Murati.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/\",\"name\":\"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs \\\"p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb\\\"... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/Shaban-Murati.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-10T22:58:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/Shaban-Murati.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/Shaban-Murati.jpg\",\"width\":660,\"height\":295},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &#8220;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&#8221;&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs \"p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb\"... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs \"p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb\"... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"At\u00eb Serbi q\u00eb do ta zhb\u00ebj\u00eb Kosov\u00ebn dhe q\u00eb nuk ka denjuar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb urimet protokollare p\u00ebr Fest\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb 28 n\u00ebntorit 2018? Nga Shaban Murati*, Revista Drini Kam pritur me kureshtje q\u00eb nga 26 n\u00ebntori i vitit 2018 reagime dhe q\u00ebndrime t\u00eb qeverive, t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb partive politike, t\u00eb mediave, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-10T22:58:31+00:00","og_image":[{"width":660,"height":295,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &#8220;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&#8221;&#8230;","datePublished":"2019-01-10T22:58:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/"},"wordCount":1878,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/","name":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs \"p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb\"... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg","datePublished":"2019-01-10T22:58:31+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Shaban-Murati.jpg","width":660,"height":295},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ideja-e-rrezikshme-e-rames-per-partneritet-strategjik-me-serbine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ideja e rrezikshme e Ram\u00ebs &#8220;p\u00ebr partneritet strategjik me Serbin\u00eb&#8221;&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36847\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}