{"id":37175,"date":"2019-01-18T01:09:46","date_gmt":"2019-01-18T00:09:46","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=37175"},"modified":"2019-01-18T01:09:46","modified_gmt":"2019-01-18T00:09:46","slug":"qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/","title":{"rendered":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/frank_shkreli.jpg\" alt=\"\" width=\"298\" height=\"199\" class=\"alignleft\" \/> Nga <strong>Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb mbi fars\u00ebn e konkurseve publike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspozoi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb sistemin e burgjeve nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.  N\u00eb kronik\u00ebn e tij, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs thot\u00eb se ka siguruar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb duzin\u00eb p\u00ebrgjime mesazhesh dhe telefonatash t\u00eb shk\u00ebmbyera midis personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb, \u201cZyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb zgjedhur vendor q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjuar nd\u00ebrsa shk\u00ebmbenin trafik influence dhe k\u00ebrkonin favore p\u00ebr pun\u00ebsime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale dhe jo mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs\u201d.  Sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, \u201cP\u00ebrgjimet ekspozojn\u00eb gjithashtu se si nj\u00eb konkurs p\u00ebr rekrutime masive n\u00eb policin\u00eb e Burgjeve u kthye n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb pun\u00ebsimi p\u00ebr militant\u00ebt socialist\u00eb apo njer\u00ebzit e lidhur me pushtetin &#8212; nj\u00eb fenomen ky i p\u00ebrhapur n\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij raporti t\u00eb VOA-s, i pari reagoi ashp\u00ebr kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama duke e cil\u00ebsuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si pjes\u00eb e \u201ckazanit\u201d t\u00eb medies n\u00eb Tiran\u00eb: \u201cErdhi dita q\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u00eb flas\u00eb nga kazani i Tiran\u00ebs, duke p\u00ebrgojuar dynjan\u00eb mbi baz\u00eb logjesh telefonike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Albania organizohet konkurs publik p\u00ebr pun\u00ebsimet n\u00eb burgje dhe kazani gj\u00ebmon deri n\u00eb Amerik\u00eb e jehon n\u00eb katundin ton\u00eb mediatik. \u00c7far\u00eb katandie,\u201d ka shprehur zem\u00ebrimin e tij Z. Rama ndaj kronik\u00ebs s\u00eb VOA-s.   Pastaj, qeveria shqiptare duket se vendosi t\u00eb caktonte n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb shpallur kund\u00ebr VOA-s, ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb, Etilda Gjonaj &#8212; p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb pambrojtur\u00ebn.  Ajo ka shprehur dyshimet e saja p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e transmetuara nga VOA dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebrkoi p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimin e kronik\u00ebs nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, lidhur me ndikimet e politik\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb administrat\u00ebn shqiptare. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, nga ana e tij, VOA u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs i q\u00ebndron raportimit t\u00eb tij, i cili \u00ebsht\u00eb i bazuar mbi faktet q\u00eb burojn\u00eb nga nj\u00eb dosje hetimore me p\u00ebrgjime t\u00eb nj\u00eb ish zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, aktualisht n\u00ebn hetime p\u00ebr korrupsion.\u201d  P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Dr. Elez Biberaj, aktualisht Drejtori p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d dhe ish-shef p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i seksionit shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb lidhje me hetimin e kryer dhe me deklarat\u00ebn e Kryeministrit Rama u shpreh p\u00ebrball akuzave se, \u201cSh\u00ebrbimi shqiptar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ka siguruar vazhdimisht raportime t\u00eb sakta dhe t\u00eb paanshme rreth zhvillimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe un\u00eb garantoj plot\u00ebsisht integritetin dhe gjykimin e lajmit.  Sh\u00ebrbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit t\u00eb gazetaris\u00eb s\u00eb vlerave n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb dhe liris\u00eb dhe t\u2019i siguroj\u00eb audienc\u00ebs s\u00eb tij lajme dhe informacione t\u00eb sakta, objektive dhe t\u00eb balancuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhjet e duhura\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Kryeministri Rama \u2013 por edhe zyrtar\u00eb aktual\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb &#8212; reaguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndaj programeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.  Zoti Rama e ka filluar heret \u201cdashurin\u00eb\u201d e tij me VOA-n shqip.  N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishte viti 2010 kur kryetari i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqiperis\u00eb dhe nj\u00ebherit edhe kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Zoti Edi Rama i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs (VOA), drejt\u00eb-p\u00ebr-drejt\u00eb nga New Yorku, ku po merrte pjes\u00eb n\u00eb takimin e Internacionales Socialiste.  Si\u00e7 duket, Zotit Rama nuk i p\u00eblqyen pyetjet e korrespondentes s\u00eb VOA-s, Zonj\u00ebs Laura Konda, n\u00eb lidhje me gjendjen aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atij nuk i munguan sulmet   ndaj k\u00ebtij enti t\u00eb besuesh\u00ebm lajmesh e komentesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare.  Si\u00e7 duket i zem\u00ebruar nga pyetjet q\u00eb nuk i priste me at\u00eb rast, Z. Rama e pat cil\u00ebsuar at\u00ebher\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, si nj\u00eb \u201cRadio e kafeneve t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb habit fakti se si sot, 30-vjet pas shembjes s\u00eb regjimit komunist, kur VOA cil\u00ebsohej si \u201cz\u00ebri i agjitacionit dhe i propagand\u00ebs\u201d dhe \u201cz\u00ebri i imperializmit amerikan\u201d, sot qeveria dhe udh\u00ebhqesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar i NATO-s dhe pretendues p\u00ebr n\u00eb antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 gjejn\u00eb kurajon dhe vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb kritikuar nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, i cili p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 75-vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij konsiderohet si nj\u00eb burim i mire, objektiv dhe i besuesh\u00ebm lajmesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare.  Besoj se nj\u00eb peokupim m\u00eb i madh p\u00ebr Kryeministrin shqiptar dhe p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare \u2013 por edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; duhet t\u00eb jet\u00eb fakti se si \u00ebsht\u00eb e mundur dhe pse nj\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrmuese e shqiptar\u00ebve \u2013 n\u00eb periudh\u00ebn 30-vje\u00e7are post-komuniste &#8212; ende detyrohen t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe t\u00eb shikojn\u00eb me besueshm\u00ebri t\u00eb thell\u00eb lajmet dhe informacionet e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngjarjet q\u00eb ndodhin n\u00eb vendin e tyre.  Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb shqiptar\u00ebt gjithnj\u00eb i k\u00ebthejn\u00eb syt\u00eb dhe vesh\u00ebt tek nj\u00eb medie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gjeografikisht mij\u00ebra kilometra larg p\u00ebr kronika t\u00eb tilla dhe p\u00ebr raportime t\u00eb sakta, objektive e t\u00eb paanshme rreth zhvillimeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Kush e pengon medien shqiptare q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e nj\u00eb gazetarie t\u00eb lir\u00eb?  Kjo, fatkeq\u00ebsisht, flet shum\u00eb p\u00ebr gj\u00ebndjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb medies n\u00eb Shqip\u00ebri, di\u00e7ka q\u00eb duhej t\u00eb shqet\u00ebsonte p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi, Kryeministrin dhe Ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i k\u00ebthehemi VOA\u2019s.  Programi i par\u00eb i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb vitin 1942 ka filluar me fjal\u00ebt e fol\u00ebsit Uilliam Hejl: \u201cPo ju sjellim z\u00ebrat nga Amerika. Sot dhe \u00e7do dit\u00eb prej sodit, ne do t\u2019ju flasim p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr luft\u00ebn.  Lajmet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ne. Ose lajmet mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebqia.  Por ne do t\u2019ju themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\u201d   E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb me VOA-n edhe me k\u00ebt\u00eb rast, megjith\u00eb pretendimet e Kryeministrit Rama dhe ministrave t\u00eb tij!  P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shqiptar\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebrmuese Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr 75-vjet t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij &#8212; n\u00eb dit\u00eb t\u00eb mira dhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira \u2013 por m\u00eb shumti n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe jo vet\u00ebm se sh\u00ebrben si z\u00eb i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u2013 p\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e mundur nga pik\u00ebpamja njer\u00ebzore, sepse edhe VOA mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabime. Kjo ka ndodhur sepse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb konsideruar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs gjat\u00eb dekadave, jo vet\u00ebm si nj\u00eb burim i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe si nj\u00eb \u201cz\u00eb i lir\u00eb\u201d, si\u00e7 e ka quajtur Presidenti i 43-t\u00eb i Shteteve t\u00eb Bashkuara, republikani Xhorxh W. Bush, n\u00eb urimin e tij d\u00ebrguar VOA\u2019s n\u00eb 75-vjetorin e themelimit. <\/p>\n<p>Ai ka shprehur respektin e tij p\u00ebr d\u00ebgjuesit e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij, gjat\u00eb viteve kan\u00eb rrezikuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar \u201cz\u00ebrin e lir\u00eb\u201d t\u00eb VOA-s &#8212; nj\u00eb z\u00eb q\u00eb, shtoi ai, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb \u00e7do zemre t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb liri.  Sepse, sipas tij \u201cLiria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb amerikane, as nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide amerikane.  Liria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide universale dhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij nocioni\u2026 Z\u00ebri i Amerik\u00ebs na kujton k\u00ebt\u00eb universalitet t\u00eb liris\u00eb\u201d.   Presidenti Bush, n\u00eb mesazhin e tij, e ka vler\u00ebsuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs edhe si, \u201cNj\u00eb z\u00eb realist p\u00ebr paq\u00eb.  Jo nj\u00eb z\u00eb idealist i pa shpres\u00eb\u201d.  Kam folur me shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm bot\u00ebror\u00eb gjat\u00eb mandatit tim, ka th\u00ebn\u00eb ish-presidenti amerikan, duke shtuar se n\u00eb takimet me ta u ka \u201cKujtuar atyre r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rolit q\u00eb luan shtypi i lir\u00eb, si nj\u00eb prej gurthemeleve\u201d, t\u00eb demokracis\u00eb.   <\/p>\n<p>Si nj\u00eb ish-zyrtar i VOA-s gjat\u00eb dekadave, ju siguroj se edhe kronika e fundit e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs &#8212; mbi fars\u00ebn e konkurseve publike n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ekspozoi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb sistemin e burgjeve nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama \u2013 ashtu si edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb transmetuar nga Z\u00ebri I Amerik\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ndaj liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa asnj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq\u00eb ndaj askujt.  \u00cbsht\u00eb pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb q\u00eb kjo kronik\u00eb e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs duhet t\u00eb shikohet, t\u00eb analizohet dhe mbi t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb veprohet.  Dokumentacioni i ekspozuar nga VOA n\u00eb kronik\u00ebn e tij disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, flet qart\u00eb dhe haptas p\u00ebr korrupsion n\u00eb sistemin e pun\u00ebsimeve t\u00eb administrat\u00ebs publike!  Audienca javore e VOA-s shqip prej 60.5 e shqiptar\u00ebve dhe e 4 nga 5 shikuesve q\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb program si \u201cshum\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d, e dallojn\u00eb leht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga g\u00ebnjeshtra, pa marr\u00eb parasysh\u00eb shpjegimet zyrtare.<\/p>\n<hr>\n<p><strong>VOA Broadcasting in Albanian <\/strong><\/p>\n<p>VOA\u2019s Albanian Service plays a crucial role in bringing the audience unbiased, objective and comprehensive news about the world and the region and in promoting U.S. foreign policy objectives in a region still vulnerable to internal and external destabilizing forces. The Service broadcasts to Albania, Kosovo and the Albanian-speaking areas of Macedonia, Serbia and Montenegro. In the politicized media markets of these countries, VOA plays a critical role as an unbiased, balanced and trusted source of news and information. VOA Albanian reaches more adults than any other international broadcaster in the region. The service\u2019s programming is widely disseminated by local media on TV and on the web. <\/p>\n<blockquote><p>Established: May 1943 (broadcasts interrupted 1945; resumed May 1951)<br \/>\nTarget Area: Albania, Kosovo and Macedonia<br \/>\nWeekly Audience: 60.5 percent in Albania<br \/>\n64 percent in Kosovo<br \/>\n9.3 percent in Macedonia<br \/>\nTV Programming: 3 hours, 40 minutes per week<br \/>\nPrograms and additional features available at: www.zeriamerikes.com<br \/>\nFacebook: ZeriAmerikes<br \/>\nTwitter: @zeriamerikes<br \/>\nYouTube: Zeriamerikes<br \/>\nMobile Apps:<br \/>\niOS &#8211; bit.ly\/VOAios<br \/>\nAndroid &#8211; bit.ly\/VOAandroid<\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Programs and Features<\/strong><\/p>\n<p>Ditari (Journal) \u2013 A daily 30-minute news and information television program. The show airs in 41 TV affiliates in Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia. Each market and population has unique needs, and the service tailors its programs accordingly.<\/p>\n<p>In addition to its regularly scheduled TV programs, VOA Albanian provides special reports (interactives) for two top-rated affiliates in Albania, News 24 and Top Channel. These largely focus on major political developments in the United States and provide U.S. perspectives on events affecting the region.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Para disa dit\u00ebsh, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb mbi fars\u00ebn e konkurseve publike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspozoi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb sistemin e burgjeve nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. N\u00eb kronik\u00ebn e tij, Z\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29857,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-37175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Frank Shkreli Para disa dit\u00ebsh, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb mbi fars\u00ebn e konkurseve publike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspozoi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb sistemin e burgjeve nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. N\u00eb kronik\u00ebn e tij, Z\u00ebri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-18T00:09:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"358\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS\",\"datePublished\":\"2019-01-18T00:09:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/\"},\"wordCount\":1956,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/75_vjetori_voa_shqip.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/\",\"name\":\"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/75_vjetori_voa_shqip.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-18T00:09:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/75_vjetori_voa_shqip.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/75_vjetori_voa_shqip.jpg\",\"width\":400,\"height\":358},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga Frank Shkreli Para disa dit\u00ebsh, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe transmetoi nj\u00eb kronik\u00eb mbi fars\u00ebn e konkurseve publike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekspozoi nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr pun\u00ebsime n\u00eb sistemin e burgjeve nga zyrtar\u00eb lokal\u00eb, deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe n\u00eb nj\u00eb rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. N\u00eb kronik\u00ebn e tij, Z\u00ebri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-18T00:09:46+00:00","og_image":[{"width":400,"height":358,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS","datePublished":"2019-01-18T00:09:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/"},"wordCount":1956,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/","name":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg","datePublished":"2019-01-18T00:09:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/75_vjetori_voa_shqip.jpg","width":400,"height":358},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qeveria-e-shqiperise-kacafytet-me-zerin-e-amerikes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"QEVERIA E SHQIP\u00cbRIS\u00cb KACAFYTET ME Z\u00cbRIN E AMERIK\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29857"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}