{"id":37398,"date":"2019-01-22T17:22:26","date_gmt":"2019-01-22T16:22:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=37398"},"modified":"2019-01-22T17:22:26","modified_gmt":"2019-01-22T16:22:26","slug":"don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/","title":{"rendered":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_30348\" aria-describedby=\"caption-attachment-30348\" style=\"width: 120px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.fjala.info\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/arben_cokaj.jpg\" alt=\"Arben \u00c7okaj\" width=\"120\" height=\"154\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-30348\" class=\"wp-caption-text\">Arben \u00c7okaj<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>, <em>shtator 2018<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00eb pritet ta b\u00ebsh mir\u00eb pun\u00ebn q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr. E n\u00eb fund, t\u00eb shikosh rezultatet e pun\u00ebs t\u00ebnde, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha, v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, gabimeve ndonj\u00ebher\u00eb, etj. t\u00eb k\u00ebnaqesh n\u00eb fund pra, me arritjet e tua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje drejt q\u00ebllimit, e jo drejt dukjes. E kjo ndodh vet\u00ebm kur je i vet\u00ebdijsh\u00ebm, kur ke kuptueshm\u00ebri p\u00ebr gj\u00ebrat, dije e karakter. Nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb drejt q\u00ebllimit e p\u00ebrtej tij, e b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebzit me karakter. Mund t\u00eb jesh i ditur, por po nuk pate karakter, nuk je n\u00eb gjendje t\u00eb drejtosh mir\u00eb e t\u00eb kesh sukses. Karakteri i nj\u00eb njeriu formohet kryesisht nga edukata n\u00eb familje, nga edukata n\u00eb shkoll\u00eb, e sidomos nga marr\u00ebdh\u00ebniet, q\u00eb nj\u00eb person krijon n\u00eb shoq\u00ebri. E kjo shtrihet brez pas brezi, njer\u00ebzit e ditur e shoq\u00ebria e ditur, formojn\u00eb edhe karakterin e tyre.<\/p>\n<p>Duke u ndodhur n\u00eb situata aspak t\u00eb lakmueshme, populli shqiptar q\u00eb nga koha e pushtimit t\u00eb gjat\u00eb osman, ku u nda n\u00eb 4 vilajete, iu mohua gjuha dhe etnia, u vra dhe u pre sipas d\u00ebshir\u00ebs e m\u00ebshir\u00ebs orientale, i humbi shum\u00eb nga vlerat e virtytet e tij si popull i lasht\u00eb evropian, humbi ndjesh\u00ebm kultur\u00ebn por edhe karakterin, e sidomos kjo, nga ndarja n\u00eb 4 besime t\u00eb ndryshme fetare, dhe nga islamizimi i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb. Humb\u00ebm an\u00ebn shpirt\u00ebrore, e paralelisht me t\u00eb edhe at\u00eb fizike, organizimin si popull dhe pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb territorit, si dhe interesat tona evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb disfavorshme, shqiptar\u00ebt u soll\u00ebn ashtu si u erdhi mund\u00ebsia, shumica u konvertuan n\u00eb islam nga presioni i gjat\u00eb, diku me dhun\u00eb e diku nga joshja me prona e ofiqe, dhe vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e shqiptar\u00ebve e ruajt\u00ebn fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve, katolicizmin. E p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, katolik\u00ebt shqiptar\u00eb dhe barinjt\u00eb shpirt\u00ebror\u00eb t\u00eb tyre, u p\u00ebrpoq\u00ebn aq sa mund\u00ebn, t\u00eb ruanin edhe vlerat komb\u00ebtare, gjuh\u00ebn e etnin\u00eb, s\u00eb bashku me fen\u00eb e tyre. Dhe p\u00ebrpjekja e tyre u shkri p\u00ebr mbijetes\u00eb n\u00eb binomin \u201cP\u00ebr fe e atdh\u00e9\u201d. Por shoq\u00ebria shqiptare u d\u00ebmtua shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e kjo shihet edhe nga p\u00ebrqindja jo aq e lart\u00eb e komunitetit katolik shqiptar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Studiuesit din\u00eb detaje m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, por secili nga ne, e ka nj\u00eb njohje t\u00eb caktuar historike, ku edhe mund t\u00eb shoh\u00eb e kuptoj\u00eb, se komuniteti katolik ishte edhe pjesa m\u00eb me vler\u00eb dhe q\u00eb e mbajti gjall\u00eb m\u00eb mir\u00eb tradit\u00ebn dhe shpirtin e shqiptarit. Humbja m\u00eb e madhe deri sot, duket n\u00eb fakt se na ka ardhur pik\u00ebrisht nga humbja e fes\u00eb, e besimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si komb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb koh\u00ebt e sotme, feja nuk e ka vler\u00ebn e ndikimit publik, sa \u00e7\u2019e kishte disa shekuj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur u pushtuam nga osman\u00ebt dhe u tjet\u00ebrsuam tep\u00ebr keq, aq sa nuk po mund ta marrim veten. Dhe nuk dihet ende si do t\u00eb dalim nga kjo spirale&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr sa filozofik aq edhe psikologjik, \u201cPsikologjia e racave dhe turmave\u201d, nj\u00eb studiues i njohur francez, Gustave Le Bon, sqaron para rreth 100 vjet\u00ebve, se t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb komb duhet t\u00eb kesh interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ndjenja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe besim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. K\u00ebtu pra, tek pika tre hyn edhe feja e p\u00ebrbashk\u00ebt. Sa i kan\u00eb shqiptar\u00ebt ndjenjat e besimin e p\u00ebrbashk\u00ebt? Kjo tregon edhe nivelin e organizimit e t\u00eb suksesit ton\u00eb si komb. Kjo q\u00eb kemi, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb edhe kemi mundur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, duke u nisur nga k\u00ebshillat e rilind\u00ebsve tan\u00eb, q\u00eb \u201cfeja e shqiptarit, \u00ebsht\u00eb shqiptaria&#8230;\u201d, t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb duke u nisur nga kushtet e rrethanat shqiptare, ku diskutimet fetare, n\u00ebse vazhdojn\u00eb pa p\u00ebrmbajtjen e duhur, mund t\u00eb gjenerojn\u00eb edhe konflikte fetare, e prandaj kjo tendenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar shqiptarin\u00eb, kombin pra, para feve hebraike \u2013 arabe, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur, q\u00eb ta ruajm\u00eb nj\u00eb toleranc\u00eb fetare si shqiptar\u00eb dhe t\u00eb shmangim konfliktet e mund\u00ebshme me baz\u00eb fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, katolicizmi tregoi zgjuarsi n\u00eb krahasim me besimet e tjera, por b\u00ebri edhe sakrific\u00eb t\u00eb madhe, pasi paralelisht me fen\u00eb, komuniteti katolik e vler\u00ebsoi kombin shqiptar m\u00eb shum\u00eb se e b\u00ebn\u00eb fet\u00eb e tjera. Dhe q\u00ebndrimet e komunitetit katolik i sheh edhe gjat\u00eb e pas pushtimit osman, por edhe m\u00eb pas, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, dhe e lexon qart\u00eb edhe n\u00eb korrespondenc\u00ebn, q\u00eb Don Anton K\u00e7ira ka mbajtur me njer\u00ebzit e tjer\u00eb, drejtues t\u00eb klerit katolik, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Nuk e gjen edhe aq n\u00eb fet\u00eb e tjera, q\u00eb nj\u00eb drejtues fetar t\u00eb flas\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr hallet e kombit, si\u00e7 e gjen n\u00eb korrespondenc\u00ebn e Don Anton K\u00e7ir\u00ebs, me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, qoft\u00eb edhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Edhe pse ne shqiptar\u00ebt nuk kemi patur si popull konflikt t\u00eb hapur fetar, duhet pranuar, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt, se ne nuk kemi patur as kompakt\u00ebsi komb\u00ebtare gjithashtu. E kjo vjen pik\u00ebrisht nga besimet e ndryshme, q\u00eb krijojn\u00eb pra pik\u00ebrisht ndjenja t\u00eb brend\u00ebshme t\u00eb ndryshme tek populli shqiptar, i cili nga anarkia fetare q\u00eb ekziston, nuk mundet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt unike, q\u00eb i duhet nj\u00eb kombi p\u00ebr t\u2019u formuar, edhe pse ne kemi interesa e gjuh\u00eb, e deri diku, kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt si shqiptar\u00eb. Them deri diku kultur\u00eb, se islami e veshjet islame nuk jan\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare, por mbetje osmane n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb. Them deri diku se fjal\u00eb turko-arabe e islame kan\u00eb hyr\u00eb deri n\u00eb fjalorin e prift\u00ebrinjve katolik\u00eb, si psh. fjala ishalla, etj. E kjo ka ardhur sepse ne nuk i kushtojm\u00eb v\u00ebmendjen e duhur k\u00ebtyre fenomeneve, nuk jemi determinist\u00eb sa duhet si popull.<\/p>\n<p>Tek libri i tij, Le Bon sqaron edhe ndryshimet n\u00eb mes racave dhe kombeve t\u00eb ndryshme, pasi ai sh\u00ebtiti shum\u00eb dhe pa vende e popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Tema e klasifikimit t\u00eb racave pas Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb Bot\u00ebrore sikur humbi terren t\u00eb madh, pasi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb rac\u00ebs apo t\u00eb fes\u00eb, ka njer\u00ebz ende, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb krime. Por k\u00ebtu do i lejojm\u00eb vetes nj\u00eb sqarim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke u nisur nga arsyetimet e v\u00ebzhgimet, q\u00eb b\u00ebri Gustave Le Bon p\u00ebr racat, sa p\u00ebr ta ilustruar shkrimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Le Bon thoshte se ka raca t\u00eb larta, t\u00eb mesme dhe t\u00eb ul\u00ebta. Popujt indoevropian\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb edhe shqiptar\u00ebt, ai i fuste te racat e larta. Turqit te racat e mesme, nd\u00ebrsa beduin\u00ebt arab\u00eb, te racat e ul\u00ebta. E k\u00ebto klasifikime disi t\u00eb p\u00ebrgjithshme ai i b\u00ebri, duke u nisur nga p\u00ebrcaktimet apo cil\u00ebsit\u00eb rac\u00ebs. P\u00ebr racat e larta, Le Bon thoshte se kan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb organizimi, jan\u00eb t\u00eb sakta, nxjerrin m\u00ebsim nga p\u00ebrvoja, din\u00eb t\u00eb zgjedhin lider dhe ta respektojn\u00eb at\u00eb, etj. Nd\u00ebrsa p\u00ebr turmat ose racat e ul\u00ebta, t\u00eb cilat ai i pa dhe i studioi gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij, ai thot\u00eb se ato nuk din\u00eb t\u00eb organizohen, nuk jan\u00eb t\u00eb sakta, nuk nxjerrin m\u00ebsim nga p\u00ebrvoja, nuk din\u00eb t\u00eb zgjedhin lider dhe nuk e respektojn\u00eb at\u00eb, e lideri q\u00eb del nga k\u00ebto raca, nuk e respekton turm\u00ebn nga ku ka dal\u00eb. Tani kur i lexojm\u00eb k\u00ebto p\u00ebrshkrimet e fundit, a ju duket se k\u00ebto cil\u00ebsi u shkojn\u00eb fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr shtat edhe shqiptar\u00ebve? Se mua k\u00ebshtu m\u00eb duken&#8230;<\/p>\n<p><strong>HUMBJA E CIL\u00cbSIVE T\u00cb RAC\u00cbS&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Kush i b\u00ebri pra shqiptar\u00ebt, q\u00eb nga rac\u00eb e lart\u00eb indoevropiane, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sillen sot psh. si gjerman\u00ebt, ata sillen n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi si turko-arab\u00ebt? Po sillen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb duke u nisur nga cil\u00ebsit\u00eb e rac\u00ebs, ne shqiptar\u00ebt ngjajm\u00eb si popull me racat e mesme e t\u00eb ul\u00ebta, shpesh si turm\u00eb e paorganizuar?! Kjo mendoj se ka ardhur kryesisht nga shembja, q\u00eb kemi marr\u00eb si popull nga pushtimi i gjat\u00eb osman, nga ndarja n\u00eb 4 vilajete nga osman\u00ebt, e nuk mund\u00ebm t\u00eb bashkohemi m\u00eb, dhe nga dhuna e vazhdueshme e posht\u00ebrimi, nga mohimi i gjuh\u00ebs dhe etnis\u00eb, nga islamizimi dhe nga ndarja n\u00eb 4 besime t\u00eb ndryshme, etj. Humbja e cil\u00ebsive t\u00eb rac\u00ebs, i b\u00ebn shqiptar\u00ebt pra, q\u00eb sot t\u00eb mos sillen e organizohen mir\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb racat e larta.<\/p>\n<p>Por n\u00eb shum\u00eb raste v\u00ebren at\u00eb, q\u00eb konsiderohet si produkt i shpirtit t\u00eb rac\u00ebs, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga shoq\u00ebria jon\u00eb. Le Bon sqaron se edhe lider\u00ebt politik\u00eb, q\u00eb kemi n\u00eb demokraci, dalin si pasqyrim i shpirtit t\u00eb rac\u00ebs&#8230; E n\u00ebse ne kemi m\u00eb shum\u00eb hajna e pushta, q\u00eb po na drejtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ata i kemi pik\u00ebrisht nga kjo gjendje e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb sot, q\u00eb u sqarua edhe m\u00eb sip\u00ebr, e ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me cil\u00ebsit\u00eb rac\u00ebs. Por, racat e ul\u00ebta nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb nxjerrin njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj. Racat e larta po, edhe pse mund t\u00eb ndodhen n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb momente t\u00eb ndryshme historike. E nj\u00eb popull i vog\u00ebl si shqiptar\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb histori 3 nga 5 heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb, me gjak shqiptar, t\u00eb renditur n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb indiane, si Aleksandri i Madh, Gjergj Kastrioti apo edhe Napoleon Bonoparti, q\u00eb flitet se ka nj\u00eb origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt (si psh. Robert De Niro), nga arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Zakonisht, kur nj\u00eb kultur\u00eb m\u00eb e lart\u00eb e pushton nj\u00eb kultur\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, ndodh q\u00eb e asimilon at\u00eb. Arsyeja pse pushtimi osman na d\u00ebmtoi e tjet\u00ebrsoi, por nuk mundi t\u00eb na asimiloj\u00eb, \u00ebsht\u00eb se ne shqiptar\u00ebt ishim kultur\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se turko-arab\u00ebt. E k\u00ebt\u00eb e shohim edhe n\u00eb veshjet tona t\u00eb trash\u00ebguara, t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura e m\u00eb t\u00eb larta si nivel, sesa veshjet arabe e turke&#8230;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt i num\u00ebrojn\u00eb me gishta personalitetet e tyre gjat\u00eb pushtimit osman. Pas Gjergj Kastriotit ishte e pamundur t\u00eb nxirrje m\u00eb njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj e me fam\u00eb, por ishin nj\u00eb duzin\u00eb prift\u00ebrinjsh katolik\u00eb, gjat\u00eb pushtimit turk e m\u00eb pas, q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe fetare e atdhetare, p\u00ebr ruajtjen e studimin e gjuh\u00ebs dhe historis\u00eb son\u00eb, q\u00eb shkruan tregime, histori e poezi, dhe b\u00ebn\u00eb edhe pun\u00eb patriotike, p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb shpirtin e popullit t\u00eb tyre, si\u00e7 i p\u00ebrmend edhe Ibrahim Rugova n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shqiptar\u00ebt e shquar si: Pal Engj\u00eblli, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Gje\u00e7ovi e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr kishim nj\u00eb num\u00ebr prift\u00ebrinjsh t\u00eb m\u00ebdhenj, sidomos fran\u00e7eskan\u00eb, por edhe intelektual\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb lan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb shquar e t\u00eb pashuar me vepr\u00ebn e tyre, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare dhe atdheut, si Fishta e Mjeda, Sirdani, Palaj e Shantoja, Gurakuqi, Migjeni e Koliqi etj., t\u00eb cil\u00ebt sh\u00ebrbejn\u00eb si gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb historin\u00eb e popullit ton\u00eb t\u00eb vuajtur, si llamba ndri\u00e7imi, p\u00ebr t\u00eb na e treguar rrug\u00ebn n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt osmane e islame, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kaloi populli shqiptar.<\/p>\n<p>E n\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtyre figurave me karakter e identitet atdhetar, vjen edhe Don Anton K\u00e7ira. P\u00ebrve\u00e7 rolit fetar e organizativ, q\u00eb Don Anton K\u00e7ira kishte, ai rrezatoi edhe nj\u00eb atdhedashuri t\u00eb madhe dhe si udh\u00ebheq\u00ebsh shpirt\u00ebror e komb\u00ebtar, puna e tij u njoh dhe u p\u00ebrkrah nga shum\u00eb shqiptar\u00eb e atdhetar\u00eb n\u00eb SHBA, t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme. Don Antoni ishte padyshim nj\u00eb pasqyrim i shpirtit t\u00eb rac\u00ebs shqiptare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr mir\u00eb. Se sot shpirti i rac\u00ebs son\u00eb po na nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbeturina, surrogato, lider\u00eb t\u00eb korruptuar e zuzar\u00eb, q\u00eb na vjedhin e shesin, dhe q\u00eb nuk kan\u00eb synim ta zhvillojn\u00eb atdheun e kombin ton\u00eb, por si \u201cjevgu q\u00eb b\u00ebhet mbret, nuk e njohin as t\u00eb atin e vet\u201d.<\/p>\n<p>Duke lexuar librat e shkruar p\u00ebr Don Antonin, \u201cDon Anton K\u00e7ira sh\u00ebrbestar i Zotit e i Atdheut\u201d dhe \u201cDon Anton K\u00e7ira n\u00eb jubileun e 50 vjetorit t\u00eb meshtaris\u00eb\u201d, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Tom\u00eb Mrijaj e Klajd Kapinova, si dhe shkrime t\u00eb tjera, v\u00ebren dimensionin e nj\u00eb personaliteti shqiptar, q\u00eb nuk u kufizua vet\u00ebm n\u00ebn ras\u00ebn e meshtarit. Ai me veprimtarin\u00eb e rrezatimin e tij, doli p\u00ebrtej kufizimeve, q\u00eb i krijon detyra e tij si famullitar. Don Antoni n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij nuk e harroi kurr\u00eb se ishte nj\u00eb shqiptar i mir\u00eb, e se kishte detyrime komb\u00ebtare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrkrah atyre fetare. Prandaj ai b\u00ebri aq sa mundi, n\u00eb pozicionin e tij, dhe nuk ishte pak, p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer edhe kombit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Don Anton K\u00e7ira duke i sh\u00ebrbyer fes\u00eb s\u00eb tij, kudo ku shkoi, ai transmetoi nj\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn. Si shqiptar e atdhetar i mir\u00eb, n\u00ebn shembullin e Nolit apo Fisht\u00ebs, Don Antoni nuk e ndau kurr\u00eb besimin e fen\u00eb e tij nga kombi shqiptar, t\u00eb cilit i p\u00ebrkiste. Don Antoni organizoi me sukses nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs madh\u00ebshtore katolike shqiptare n\u00eb Rochester Hills, Detroit, Michigan, SHBA, m\u00eb t\u00eb madhen kish\u00eb katolike n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, e cila kushtoi 12 milion dollar\u00eb p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar dhe mban n\u00eb hyrje t\u00eb saj dy personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb e kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, Gjergj Kastriotin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. Don Antoni e ngriti an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e kish\u00ebs nga 50 familje n\u00eb 1800 familje. Ai i menaxhoi mjaft mir\u00eb burimet financiare t\u00eb kish\u00ebs, duke dal\u00eb n\u00eb pension dhe duke mos i l\u00ebn\u00eb kish\u00ebs asnj\u00eb para borxh, por duke l\u00ebn\u00eb para n\u00eb gjendje n\u00eb llogarin\u00eb e saj. Don Antoni d\u00ebrgoi ndihma her\u00eb pas here p\u00ebr kishat n\u00eb atdhe, por edhe ndihma humanitare p\u00ebr rastet e p\u00ebrmbytjeve n\u00eb zon\u00ebn e N\u00ebnshkodr\u00ebs, e m\u00eb gjer\u00eb. Veprimtaria e tij atdhetare i kaloi caqet fetare, kur ai bekoi arm\u00ebt e batalionit \u201cAtlantiku\u201d, q\u00eb u nis nga SHBA, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar Kosov\u00ebn, dhe u lut p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe lirin\u00eb Kosov\u00ebs, duke uruar q\u00eb mrekullit\u00eb e Zotit, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mrekulli edhe p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n<p>Duket se Zoti ia d\u00ebgjoi lutjet, Don Antonit, se \u00ebsht\u00eb prift dhe si\u00e7 thuhet, lutjet kan\u00eb kuptim, p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb to! N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, veprimtaria atdhetare e Don Antonit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me presidentin Bill Clinton, me Senatin apo Kongresin Amerikan si dhe me tubimet publike e politike, p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar SHBA-t\u00eb, q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebn dhe ta shp\u00ebtojn\u00eb popullin shqiptar, i dhan\u00eb padyshim efektet e duhura. \u00c7far\u00eb kuptimi do t\u00eb kishte jeta e Don Antonit, sikur ta z\u00ebm\u00eb, ai nuk do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb atdhetar i devotsh\u00ebm, q\u00eb b\u00ebri aq sa mundi, brenda mund\u00ebsive t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar popullin e vet? Kuptimi i jet\u00ebs s\u00eb tij, padyshim, nuk do e kishte k\u00ebt\u00eb dimension q\u00eb ka sot.<\/p>\n<p>Bill Clinton do t\u00eb shprehej, se \u201crespekti q\u00eb ai kishte p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb respektonte edhe popullin shqiptar\u201d. K\u00ebto figura t\u00eb shquara t\u00eb popullit ton\u00eb, si Ibrahim Rugova, N\u00ebn\u00eb Tereza e padyshim edhe Don Anton K\u00e7ira, jetuan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar dhe p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha t\u00eb tyre dhan\u00eb rezultatet e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebto figura, ne nuk duhet t\u2019i harrojm\u00eb, por t\u2019i marrim si shembull e t\u2019i ndjekim edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, kur shohim se ka nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb shtet\u00ebrore, si n\u00eb Shqip\u00ebri e si n\u00eb Kosov\u00eb, kur i duhet kaq shum\u00eb pun\u00eb popullit ton\u00eb, q\u00eb t\u00eb zgjohet e nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet, q\u00eb t\u00eb orientohet drejt zhvillimit, si vendet e tjera evropiane.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb v\u00ebren me leht\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebn e Don Antonit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i tij ndaj t\u00eb mir\u00ebs, ndaj mbrojtjes s\u00eb familjeve shqiptare n\u00eb SHBA nga shp\u00ebrb\u00ebrja, divorcet e veset e k\u00ebqia. Don Antoni hapi edhe kurse t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb kish\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve t\u00eb tjera, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kish\u00ebn shqiptare n\u00eb Michigan nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb ngroht\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar atje, nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb ngroht\u00eb t\u00eb atdhetarizmit e t\u00eb kontributit t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr atdhe. Dhe p\u00ebrpjekjet e tij dhan\u00eb rezultat, e duhet t\u00eb merren si shembull i mir\u00eb, nga t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha feve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ja si punohet edhe p\u00ebr fe, por edhe p\u00ebr atdhe! Prandaj, Don Antoni e siguroi respektin e komunitetit shqiptar n\u00eb Michigan dhe m\u00eb gjer\u00eb!<\/p>\n<p>Mendoni p\u00ebr nj\u00eb moment, sikur Don Anton K\u00e7ira t\u00eb kishte qen\u00eb hoxh\u00eb? A do ta kishte patur k\u00ebt\u00eb aktivitet e ndikim publik, q\u00eb ai ka patur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Un\u00eb nuk e besoj, dhe k\u00ebt\u00eb e them p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e jo p\u00ebr konkurrenc\u00eb fetare. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi pra! N\u00eb orientimin ton\u00eb drejt per\u00ebndimit, ne duhet t\u00eb dim\u00eb edhe elementet q\u00eb ndikojn\u00eb, q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare t\u00eb integrohet m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb kemi sukses. E t\u00eb mos e l\u00ebm\u00eb meskinitetin e mendjengusht\u00ebsin\u00eb, q\u00eb t\u00eb na i err\u00ebsoj\u00eb syt\u00eb dhe t\u00eb na pengoj\u00eb t\u00eb ecim p\u00ebrpara n\u00eb jet\u00eb, se osman\u00ebve dikur u ra rruga k\u00ebtej, na pushtuan e tjet\u00ebrsuan. Duhet t\u00eb sillemi si per\u00ebndimor\u00ebt sot, se aty i kemi interesat dhe t\u00eb kemi edhe kultur\u00ebn e tyre! T\u00eb mos rrim\u00eb pra, pr\u00e9 e kultur\u00ebs neurotike, q\u00eb pushtimi i gjat\u00eb osman na la, si mbetje osmane.<\/p>\n<p>Pasi si\u00e7 shprehet edhe Le Bon, e forcohet m\u00eb pas edhe nga Huntington, \u201cmysliman\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta kuptojn\u00eb Per\u00ebndimin, q\u00eb ta imitojn\u00eb at\u00eb\u201d. P\u00ebr hir t\u00eb disa arketipeve fetare, ne nuk duhet t\u00eb pengohemi, q\u00eb ta kuptojm\u00eb realitetin dhe t\u00eb p\u00ebrshtatemi n\u00eb zhvillimet e reja. Dhe p\u00ebrshtatja \u00ebsht\u00eb zgjuarsi. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb edhe shum\u00eb intelektual\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb vinin nga familje me besim islam, e sidomos edhe n\u00eb SHBA, si intelektual\u00ebt e shquar Faik Konica, e m\u00eb pas Arshi Pipa, Sami Repishti, etj., t\u00eb cil\u00ebt formuan nj\u00eb kultur\u00eb Per\u00ebndimore, dhe i kuptuan e i sqaruan fenomenet shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ishte pushtimi osman m\u00eb shkat\u00ebrruesi p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, ashtu edhe sot, ne shqiptar\u00ebve na pengon m\u00eb shum\u00eb mentaliteti turqeliko-islamik i shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb zhvillimin e p\u00ebrparimin ton\u00eb si komb. Se ja n\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00eb, organizim p\u00ebr faqe t\u00eb zez\u00eb. Ja n\u00eb Kosov\u00eb, ja n\u00eb \u00c7am\u00ebri e Mal t\u00eb Zi, ja n\u00eb Per\u00ebndim. Kudo ku ka shqiptar\u00eb, i nj\u00ebjti fenomen, organizim i nivelit t\u00eb ul\u00ebt. Pse? Nga ky ndikim i mentalitetit oriental dhe nga r\u00ebnia e cil\u00ebsive t\u00eb rac\u00ebs shqiptare. Nuk ka shtet mysliman t\u00eb zhvilluar e demokratik, q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb till\u00eb&#8230; Prandaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, fen\u00eb ta mbajm\u00eb t\u00eb lir\u00eb, si nevoj\u00eb shpirt\u00ebrore e besimtar\u00ebve, por duhet t\u00eb nxjerrim n\u00eb pah m\u00eb shum\u00eb identitetin komb\u00ebtar si shqiptar\u00eb, se at\u00eb fetar.<\/p>\n<p>Ndarja e fes\u00eb nga shteti n\u00eb Evrop\u00eb, i ka dh\u00ebn\u00eb Evrop\u00ebs nj\u00eb zhvillim t\u00eb madh ekonomik e kulturor. Sikur t\u00eb ishim nj\u00eb popullsi me shumic\u00eb katolike, padyshim se sot do t\u00eb ishim si shqiptar\u00eb nj\u00eb komb m\u00eb i zhvilluar dhe m\u00eb i p\u00ebrparuar dhe n\u00eb ngjashm\u00ebri me kombet e tjera n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebt\u00eb e dim\u00eb, por kushtet e rrethanat jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb ne jemi t\u00eb detyruar t\u2019i ulim diskutimet e konkurrenc\u00ebn fetare, pasi ajo mund t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7rregullime, se sa zgjidhje. Ne duhet tani n\u00eb kushtet tona t\u00eb ndjekim shembullin e nj\u00eb shteti t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb integrohemi n\u00eb Bashkimin Evropian, dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me besimet, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb po ashtu t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, si n\u00eb Evrop\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>1. Q\u00eb kultet fetare ta ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb tyre t\u00eb lir\u00eb, brenda objekteve t\u00eb tyre fetare, dhe pa zhurma shqet\u00ebsuese p\u00ebr qytetar\u00ebt \u2013 me respekt p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<br \/>\n2. Q\u00eb kultet fetare t\u00eb paguhen nga besimtar\u00ebt e vet, jo nga shteti e burimet e huaja, p\u00ebrmes nj\u00eb takse p\u00ebr fen\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga shteti n\u00eb bashk\u00ebbisedim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre kulteve fetare.<br \/>\n3. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb fetare, apo p\u00ebr mbledhje e grumbullime publike me sfond fetar, kush beson e ka besimin personal dhe e gjen vendin e lutjes, nuk mendoj se shoq\u00ebria jon\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr demonstrime fetare.<\/p><\/blockquote>\n<p>Duke qen\u00eb se po u mor\u00ebm me fe, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dominon islami, p\u00ebr disa arsye, se ka nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh besimtar\u00ebsh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, se objektet e tyre financohen nga shtete t\u00eb ndryshme islame, si Turqia apo Arabia Saudite, etj., ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb interesuar si shoq\u00ebri, p\u00ebr nj\u00eb orientim shoq\u00ebror laik, me nj\u00eb rol publik t\u00eb moderuar t\u00eb feve, ku prirja duhet t\u00eb jet\u00eb drejt nj\u00eb shteti nacional si n\u00eb Evrop\u00eb, ku fet\u00eb e ndryshme jan\u00eb t\u00eb lira, por e ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre brenda ligjeve demokratike t\u00eb shtetit, e jo duke i shkelur ato.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja shkencore, nj\u00eb zhurm\u00eb publike konsiderohet e d\u00ebmshme, kur ajo i kalon 80 decibel t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb z\u00ebrit. eZani q\u00eb thirret me altoparlant\u00eb nga minaret e xhamive n\u00eb trojet shqiptare, i kalon padyshim 200-300 decibel. K\u00ebto fenomene me kalimin e koh\u00ebs duhet t\u00eb diskutohen n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur e t\u00eb lir\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb toleranc\u00eb, q\u00eb tjetri t\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr qejfin e vet, e ti t\u00eb hesht\u00ebsh. Toleranca n\u00ebnkupton q\u00eb tjetri t\u00eb tregoj\u00eb kujdes, kur ai e ushtron aktivitetin e vet, e jo t\u00eb b\u00ebhet shqet\u00ebsues i panevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje disi ekstravagante, p\u00ebr t\u00eb imponuar neuroza fetare p\u00ebrmes zhurmave shurdhuese akustike, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri e civilizuar e di, se zhurmat e m\u00ebdha rrisin padurueshm\u00ebrin\u00eb publike, dhe njer\u00ebzit stresohen e mund t\u00eb sillen edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb agresive nga shqet\u00ebsimet, q\u00eb vijn\u00eb nga zhurmat e larta. Ne jemi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nj\u00eb shoq\u00ebri e zhurmshme! Kjo gj\u00eb duhet par\u00eb, se nuk po na sh\u00ebrben p\u00ebr mir\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Duke i marr\u00eb k\u00ebto t\u00eb gjitha n\u00eb konsiderat\u00eb, shoq\u00ebria jon\u00eb shqiptare kudo ku \u00ebsht\u00eb, duhet t\u00eb vij\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb e vet\u00ebdijshme, dhe t\u00eb rris\u00eb edhe toleranc\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin, duke e respektuar privat\u00ebsin\u00eb e tjetrit, e jo duke ia dhunuar atij k\u00ebt\u00eb qet\u00ebsi e privat\u00ebsi, apo duke i imponuar atij heshtjen, n\u00eb em\u00ebr gjoja t\u00eb toleranc\u00ebs. Kjo nuk shkon, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme. Fet\u00eb e tjera n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare duhet t\u00eb marrin shembull fen\u00eb katolike, nga pik\u00ebpamja e toleranc\u00ebs, por edhe t\u00eb atdhedashuris\u00eb, q\u00eb ajo ka kultivuar p\u00ebrher\u00eb, krahas sh\u00ebrbimit fetar. E n\u00ebse fet\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare kan\u00eb respekt p\u00ebr popullin, ku ato e ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre, natyrisht q\u00eb do t\u00eb tregohen edhe m\u00eb t\u00eb vet\u00eb-p\u00ebrmbajtura, m\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe m\u00eb tolerante, se \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb orientohet drejt shkollimit e dijes, drejt pun\u00ebs e prodhimit. Nj\u00eb orientim i qart\u00eb drejt q\u00ebllimit dhe drejt mendjes s\u00eb biznesit. Kjo mundet ta nxjerr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nga gjendja kaotike e anarkike ku ndodhet, ku jemi padyshim m\u00eb mir\u00eb se dje, por jemi m\u00eb keq si shtet e si shoq\u00ebri, se shtetet e shoq\u00ebrit\u00eb e tjera t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se jetojm\u00eb sa n\u00eb trojet shqiptare, e sa n\u00eb vendet e zhvilluara t\u00eb bot\u00ebs, shqiptar\u00ebt sot i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u2019u organizuar, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb edhe Shoqata e Intelektual\u00ebve Gjith\u00ebshqiptar\u00eb \u201cTrojet e Arb\u00ebrit\u201d. Organizimi i nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb, aty ku mundemi (Don Antoni e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e tij), pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive, duhet t\u00eb synoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel organizimi modern, ku t\u00eb futen edhe interesat ekonomike, pasi organizimet shqiptare shpesh vuajn\u00eb nga kjo, nga mungesa e fondeve t\u00eb nevojshme, p\u00ebr t\u00eb mbuluar aktivitetet e tyre. Prandaj, q\u00eb organizimet shqiptare t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme e t\u00eb ken\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi, duhet t\u00eb konceptohen edhe si t\u00eb tilla, si organizime q\u00eb kan\u00eb edhe nj\u00eb aktivitet ekonomik. Pasi pa ekonomi, nuk ka organizim, zhvillim e p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Fet\u00eb si doktrina kan\u00eb ardhur si kan\u00eb ardhur edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, diku me d\u00ebshir\u00eb e diku me dhun\u00eb. Shum\u00eb kombe i p\u00ebrdorin fet\u00eb edhe p\u00ebr interesat e tyre. Po ne shqiptar\u00ebt, a mund ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb? A mund t\u00eb ndjekin klerik\u00ebt shqiptar\u00eb shembullin e Don Antonit, i cili i dha kuptim jet\u00ebs s\u00eb tij, duke i sh\u00ebrbyer edhe interesave t\u00eb kombit?! Feja duhet normalisht t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb popullit, ku ajo ushtrohet, e n\u00eb rastin shqiptar, jo kombeve t\u00eb tjera, e interesave t\u00eb tjera jo-shqiptare.<\/p>\n<p>Don Anton K\u00e7ira ishte n\u00eb SHBA, dhe atje veproi n\u00eb komunitetin shqiptar, duke menduar shqiptarisht dhe p\u00ebr interesat e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kudo ku ndodhet ajo! K\u00ebt\u00eb shembull pozitiv, duhet ta ndjekin t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt shqiptar\u00eb edhe n\u00eb trojet shqiptare, ku duken tendenca regresive n\u00eb disa raste, dhe abuzim me besimin, p\u00ebr interesa t\u00eb tjera jo shqiptare. Duhet t\u00eb tregohemi m\u00eb t\u00eb zgjuar si shoq\u00ebri, t\u00eb promovojm\u00eb t\u00eb dobishmen, e t\u2019i d\u00ebnojm\u00eb prirjet negative n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb! Ta nd\u00ebrtojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb mbi baz\u00ebn e shembujve pozitiv\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben \u00c7okaj, shtator 2018 N\u00eb jet\u00eb pritet ta b\u00ebsh mir\u00eb pun\u00ebn q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr. E n\u00eb fund, t\u00eb shikosh rezultatet e pun\u00ebs t\u00ebnde, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha, v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, gabimeve ndonj\u00ebher\u00eb, etj. t\u00eb k\u00ebnaqesh n\u00eb fund pra, me arritjet e tua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje drejt q\u00ebllimit, e jo drejt dukjes. E kjo ndodh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37382,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-37398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben \u00c7okaj, shtator 2018 N\u00eb jet\u00eb pritet ta b\u00ebsh mir\u00eb pun\u00ebn q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr. E n\u00eb fund, t\u00eb shikosh rezultatet e pun\u00ebs t\u00ebnde, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha, v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, gabimeve ndonj\u00ebher\u00eb, etj. t\u00eb k\u00ebnaqesh n\u00eb fund pra, me arritjet e tua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje drejt q\u00ebllimit, e jo drejt dukjes. E kjo ndodh [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-22T16:22:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"23 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK\",\"datePublished\":\"2019-01-22T16:22:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/\"},\"wordCount\":4552,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/\",\"name\":\"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg\",\"datePublished\":\"2019-01-22T16:22:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg\",\"width\":800,\"height\":448},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arben \u00c7okaj, shtator 2018 N\u00eb jet\u00eb pritet ta b\u00ebsh mir\u00eb pun\u00ebn q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr. E n\u00eb fund, t\u00eb shikosh rezultatet e pun\u00ebs t\u00ebnde, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha, v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta, gabimeve ndonj\u00ebher\u00eb, etj. t\u00eb k\u00ebnaqesh n\u00eb fund pra, me arritjet e tua. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje drejt q\u00ebllimit, e jo drejt dukjes. E kjo ndodh [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-22T16:22:26+00:00","og_image":[{"width":800,"height":448,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"23 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK","datePublished":"2019-01-22T16:22:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/"},"wordCount":4552,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/","name":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg","datePublished":"2019-01-22T16:22:26+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dom_anton_kcira-kopertina_e_librit.jpg","width":800,"height":448},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/don-anton-kcira-pertej-nje-meshtari-katolik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DON ANTON K\u00c7IRA P\u00cbRTEJ NJ\u00cb MESHTARI KATOLIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37382"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}