{"id":37470,"date":"2019-01-24T18:10:33","date_gmt":"2019-01-24T17:10:33","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=37470"},"modified":"2019-01-24T21:55:38","modified_gmt":"2019-01-24T20:55:38","slug":"dekretim-antikushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/","title":{"rendered":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?!"},"content":{"rendered":"<p><strong>AV. XHABIR ZEJNUNI<\/strong><\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 18 janar, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin Rama si \u201cMinist\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme\u201d. Por, pasi dekretoi m\u00eb par\u00eb shkarkimin e Bushatit. E gjith\u00eb kjo n\u00eb respektim t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili disponon se \u201cMinistri em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit, brenda 7 dit\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrim(!), Presidenti doli me arsyetimin se \u201cEm\u00ebrimi i Kryeministrit edhe n\u00eb detyr\u00ebn e Ministrit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb shqyrtimin e k\u00ebtij propozimi Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb Shtetit, ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e evitimit t\u00eb \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr krijimin e nj\u00eb krize institucionale, e cila do t\u00eb d\u00ebmtonte pozit\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb gjuh\u00ebn mediatike dhe t\u00eb rrug\u00ebs, theksohet se Kryeministri em\u00ebron apo shkarkon ministrin, neni 98 e sqaron shum\u00eb sakt\u00eb se Kryeministri vet\u00ebm b\u00ebn propozimin p\u00ebrkat\u00ebs. Pastaj, \u00ebsht\u00eb Presidenti ai q\u00eb dekreton em\u00ebrimin dhe shkarkimin.<br \/>\nPasi Meta dekretoi Ram\u00ebn si Minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm, ran\u00eb n\u00eb sy DY probleme:<\/p>\n<p>1. Dekretimi i Ram\u00ebs si Minist\u00ebr dhe jo si Minist\u00ebr ad interim (ashtu si\u00e7 ja k\u00ebrkoi Rama Met\u00ebs me 14 janar).<br \/>\n2. Problemi n\u00ebse ishte kushtetues apo jo ky em\u00ebrim.<\/p>\n<p>1. T\u00eb dekretosh Ram\u00ebn si Minist\u00ebr dhe jo si Minist\u00ebr ad interim, mund t\u00eb sjell\u00eb q\u00eb Rama edhe ta mbyll\u00eb legjislatur\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb post. Nd\u00ebrsa ad interim, sjell q\u00eb ky post t\u00eb mbulohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, duhet t\u00eb merret parasysh edhe praktika nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n2. Kushtetutshm\u00ebria apo jo e k\u00ebtij dekretimi, b\u00ebhet m\u00eb problematike.<\/p>\n<p>Dikush e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb em\u00ebrim.<br \/>\nDikush tjet\u00ebr, deklaron se ky em\u00ebrim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e popullit shqiptar!<br \/>\nNj\u00eb sqarim modest juridik-kushtetues, do ja vlente n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Por, pa pretenduar q\u00eb ky sqarim t\u00eb jet\u00eb absolut.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e k\u00ebtij dekretimi, sjellin si argument Kushtetut\u00ebn, e cila sipas tyre e ndalon Kryeministrin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Minist\u00ebr n\u00eb respektim t\u00eb nenit 102, par. 1, germa d), i cili disponon se \u201cKryeministri: kryen detyra t\u00eb tjera t\u00eb parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb e n\u00eb LIGJE\u201d. Po ashtu neni 103, par. 2, disponon se \u201cMinistri nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb asnj\u00eb veprimtari tjet\u00ebr shtet\u00ebrore dhe as t\u00eb jet\u00eb drejtues ose an\u00ebtar i organeve t\u00eb shoq\u00ebrive fitimprur\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e nenit 103, par. 2, nuk duhet q\u00eb Ministri t\u00eb ushtroj\u00eb \u201cveprimtari tjet\u00ebr shtet\u00ebrore\u201d, ose at\u00eb t\u00eb Kryeministrit. Por, harrohet se Kryeministri \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Qeveris\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb(\u2026)!<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e nenit 102, par. 1, germa d), ku thuhet se \u201cKryeministri: kryen detyra t\u00eb tjera t\u00eb parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb e n\u00eb LIGJE\u201d, jemi para DY problemeve:<br \/>\n1. Ku Kryeministri p\u00ebrve\u00e7se kryen \u201cdetyra t\u00eb tjera\u201d t\u00eb parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe<br \/>\n2. Ku Kryeministri kryen edhe \u201cdetyra t\u00eb tjera\u201d, t\u00eb cilat nuk parashikohen n\u00eb Kushtetut\u00eb, por n\u00eb LIGJE.<\/p>\n<p>Termi LIGJ, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, lidhet me at\u00eb q\u00eb quhet REZERVA LIGJORE.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb REZERVA LIGJORE?<\/strong><br \/>\nRezerva ligjore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim, i cili p\u00ebrdoret kur Kushtetuta apo ligjet e tjera parashikojn\u00eb q\u00eb disiplina e nj\u00eb l\u00ebnde t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u2019i rezervohet nj\u00eb ligji primar (dhe jo sekondar) q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb dhe mbuloj\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Rezerva ligjore, ka rolin e garancis\u00eb, duke qen\u00eb se p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta delikate, si\u00e7 jan\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut, ushtrimi i funksionit legjislativ apo ekzekutiv, delegohet Parlamenti q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebshtuq\u00eb, rezerva ligjore, \u00ebsht\u00eb fakulteti p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb ligj n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb nj\u00eb norme kushtetuese apo ligjore q\u00eb e k\u00ebrkon. N\u00eb rastin konkret, pasi doli Kushtetuta (e miratuar me ligjin nr. 8417, dat\u00eb 21.10.1998 t\u00eb Kuvendit Popullor), duhej q\u00eb t\u00eb dilte nj\u00eb ligj m\u00eb i detajuar, i cili t\u00eb p\u00ebrcaktonte ato \u201cdetyrat e tjera\u201d, q\u00eb do duhej t\u00eb ushtronte Kryeministri n\u00eb respektim t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ka raste q\u00eb rezerva ligjore del menj\u00ebher\u00eb pasi del Kushtetuta, del shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, ose nuk del fare. Ose del kur krijohen raste t\u00eb tjera t\u00eb paparashikuara. P\u00ebrve\u00e7 nenit 102, jan\u00eb shum\u00eb nene t\u00eb tjera tek t\u00eb cil\u00ebt Kushtetuta parashikon rezerv\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, nuk ka dal\u00eb akoma nj\u00eb ligj, i cili t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00ebsisht \u201cdetyrat e tjera\u201d t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>Por, ka dal\u00eb Ligji Nr. 9000, dat\u00eb 30.01.2003 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave\u201d, i cili n\u00eb nenin 2, par. 2, disponon se \u201dMe miratimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Kryeministri mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe detyra t\u00eb tjera\u201d. Kaq!<\/p>\n<p>Ky paragraf, p\u00ebrforcon norm\u00ebn kushtetuese mbi kompetencat e Kryeministrit, kur shton se ai \u201dmund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe detyra t\u00eb tjera\u201d. K\u00ebtu folja ndihm\u00ebse \u201dmund\u201d, thekson se n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta Kryeministri \u201dedhe\u201d b\u00ebn \u201ddetyra t\u00eb tjera\u201d. Kund\u00ebrshtar\u00ebt, thojn\u00eb se ky paragraf nuk parashikon se Kryeministri mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe ministrin. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket ashtu. Por, ata harrojn\u00eb se vet\u00eb togfjal\u00ebshi \u201dmund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr edhe detyra t\u00eb tjera\u201d, ka nj\u00eb kuptim shum\u00eb t\u00eb zgjeruar.<\/p>\n<p>N\u00ebse legjislatori nuk ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb \u201ddetyrave t\u00eb tjera\u201d, ai e ka b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos kufizoj\u00eb interpretimin dhe zbatimin e Kushtetut\u00ebs dhe rezerv\u00ebs ligjore n\u00eb funksion t\u00eb saj. Pasi n\u00ebse ai do kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre \u201ddetyrave t\u00eb tjera\u201d, mund t\u00eb ndodhte q\u00eb t\u00eb harronte pa(me) dashje, apo t\u00eb linte jasht\u00eb list\u00ebs ndonj\u00eb \u201ddetyr\u00eb tjet\u00ebr\u201d t\u00eb paparashikuar p\u00ebr momentin. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i ministrit (edhe ad interim) p\u00ebr t\u2019u mbuluar nga Kryeministri n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00eb termi \u201ddetyr\u00eb tjet\u00ebr\u201d, nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kufizim, por nj\u00eb zgjerim i kompetencave p\u00ebr Kryeministrin brenda kuadrit kushtetues.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e k\u00ebtij dekretimi, sjellin edhe nenin 100, par. 4, i cili disponon se \u201cAktet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave jan\u00eb t\u00eb vlefshme, kur n\u00ebnshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues\u201c. Dhe sipas tyre, Kryeministri firmos si Kryeminist\u00ebr dhe si minist\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duhet theksuar se Kryeministri q\u00eb mbulon edhe nj\u00eb post ministri, ka pesh\u00eb dyfishe: politike dhe juridike.<\/p>\n<p>Politike, pasi n\u00eb nj\u00eb person p\u00ebrmblidhen dy detyra: Kryeministri dhe ministri.<br \/>\nJuridike, pasi vota e Kryeministrit vlen sa p\u00ebr dy ministra.<br \/>\nAshtu si\u00e7 ndodh edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb shembull konkret.<\/p>\n<p>Ministrin \u201cad interim\u201c, e parashikon edhe Italia n\u00eb Ligjin Nr. 400, dat\u00eb 23.08.1988, me titull \u201cDisiplinimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb dhe Kryeministrit\u201c, ku neni 9, par. 4, disponon se \u201cPresidenti i Republik\u00ebs me propozim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, mund t\u00eb ngarkoj\u00eb vet\u00eb Kryeministrin ose nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb mbaj\u00eb AD INTERIM nj\u00eb dikaster, me nj\u00eb dekret ku jepet njoftim n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare\u201c.<\/p>\n<p>Por, Presidentit i ndalohet me Kushtetut\u00eb q\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb Kryeministrin e ri edhe si Minist\u00ebr. Por, nj\u00eb p\u00ebrjashtim i rrall\u00eb(!) ka ndodhur edhe n\u00eb Itali!<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2011, Presidenti Napoletano pasi detyroi(!) Kryeministrin Berlusconi q\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, i ngarkoi formimin e nj\u00eb Qeverie Teknike Mario Montit. Por, pasi e em\u00ebroi m\u00eb par\u00eb Montin \u201cSenator t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201c! Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vet\u00eb Montit!<\/p>\n<p>Por, \u00e7udia m\u00eb e madhe ndodhi kur Napoletano em\u00ebroi Montin nj\u00ebkoh\u00ebsisht Kryeminist\u00ebr dhe Minist\u00ebr t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Financave me dekretin Nr. 269, dat\u00eb 16.11.2011 (t\u00eb botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare me dat\u00ebn 18.11.2011), i cili dispononte se \u201cSenatori dhe Profesori Monti, em\u00ebrohet Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb e Financave\u201c. Ky em\u00ebrim, u b\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb norm\u00ebs kushtetuese apo ligjore, e cila t\u2019i lejonte Presidentit t\u00eb em\u00ebronte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb person n\u00eb postin e Kryeministrit dhe ministrit. Arsyet e k\u00ebtij em\u00ebrimi antikushtetues dhe antiligjor, jan\u00eb t\u00eb tjera! Dhe pasojat i pagoi populli italian(\u2026.)!<\/p>\n<p>A mundet at\u00ebher\u00eb q\u00eb Presidenti edhe pse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb norme kushtetuese, e cila nuk parashikon nj\u00eb rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ose at\u00eb rast q\u00eb ka lidhje edhe me postin e \u201cMinistrit ad interim\u201d &#8211; dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb -, t\u00eb (mos)dekretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb post, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nj\u00eb post i till\u00eb lind n\u00eb raste t\u00eb papritura, t\u00eb paparashikuara dhe urgjente dhe q\u00eb ushtrohet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb quhet shkelje e Kushtetut\u00ebs ky lloj dekretimi kaq i ve\u00e7ant\u00eb, aq sa ai t\u00eb kthehet m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb argument kund\u00ebr vet\u00eb Presidentit p\u00ebr ta akuzuar at\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs?<\/p>\n<p>Nga kush mund t\u00eb akuzohet nes\u00ebr Presidenti, n\u00ebse ai vendos n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb seriozitetin dhe interesin e atdheut? At\u00eb seriozitet dhe interes, t\u00eb cilin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e garanton edhe vet\u00eb Kushtetuta, pavar\u00ebsisht mang\u00ebsive q\u00eb ajo mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk duhet harruar edhe fakti se Kushtetuta n\u00eb nenin 90, par. 1, disponon se \u201cPresidenti i Republik\u00ebs nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr aktet e kryera n\u00eb ushtrim t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij\u201d.<br \/>\nAkt i Presidentit, \u00ebsht\u00eb edhe dekreti i em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb ministri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa par. 2, disponon se \u201cPresidenti i Republik\u00ebs mund t\u00eb shkarkohet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<br \/>\nA mund t\u00eb jet\u00eb \u201cShkelje apo krim i r\u00ebnd\u00eb\u201d, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dekretimi nga Presidenti i nj\u00eb \u201cMinistri ad interim\u201d?<\/p>\n<p>Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Presidenti me dekretin e tij, ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb sqarim t\u00eb zgjeruar(\u2026.)!<br \/>\nSidoqoft\u00eb, fjal\u00ebn e fundit do e ket\u00eb Gjykata Kushtetuese. Kur ajo t\u00eb krijohet dhe apelohet nga personat e interesuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AV. XHABIR ZEJNUNI Me dat\u00ebn 18 janar, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin Rama si \u201cMinist\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme\u201d. Por, pasi dekretoi m\u00eb par\u00eb shkarkimin e Bushatit. E gjith\u00eb kjo n\u00eb respektim t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili disponon se \u201cMinistri em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit, brenda [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37479,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-37470","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"AV. XHABIR ZEJNUNI Me dat\u00ebn 18 janar, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin Rama si \u201cMinist\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme\u201d. Por, pasi dekretoi m\u00eb par\u00eb shkarkimin e Bushatit. E gjith\u00eb kjo n\u00eb respektim t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili disponon se \u201cMinistri em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit, brenda [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-01-24T17:10:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-01-24T20:55:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"254\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?!\",\"datePublished\":\"2019-01-24T17:10:33+00:00\",\"dateModified\":\"2019-01-24T20:55:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/\"},\"wordCount\":1700,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dekreto.jpeg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/\",\"name\":\"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dekreto.jpeg\",\"datePublished\":\"2019-01-24T17:10:33+00:00\",\"dateModified\":\"2019-01-24T20:55:38+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dekreto.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/01\\\/dekreto.jpeg\",\"width\":400,\"height\":254},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/dekretim-antikushtetues\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"AV. XHABIR ZEJNUNI Me dat\u00ebn 18 janar, Presidenti Meta dekretoi Kryeministrin Rama si \u201cMinist\u00ebr p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme\u201d. Por, pasi dekretoi m\u00eb par\u00eb shkarkimin e Bushatit. E gjith\u00eb kjo n\u00eb respektim t\u00eb nenit 98 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili disponon se \u201cMinistri em\u00ebrohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republik\u00ebs, me propozim t\u00eb Kryeministrit, brenda [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-01-24T17:10:33+00:00","article_modified_time":"2019-01-24T20:55:38+00:00","og_image":[{"width":400,"height":254,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?!","datePublished":"2019-01-24T17:10:33+00:00","dateModified":"2019-01-24T20:55:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/"},"wordCount":1700,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/","name":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?! - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg","datePublished":"2019-01-24T17:10:33+00:00","dateModified":"2019-01-24T20:55:38+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/dekreto.jpeg","width":400,"height":254},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/dekretim-antikushtetues\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DEKRETIM (ANTI!) KUSHTETUES?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37470"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37470\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}