{"id":3789,"date":"2016-06-17T08:29:45","date_gmt":"2016-06-17T07:29:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3789"},"modified":"2021-03-15T00:04:19","modified_gmt":"2021-03-14T23:04:19","slug":"shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/","title":{"rendered":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&#8221;&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Ndue Lazri\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ndue_lazri1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Ndue Lazri<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">&#8211; <em>Reportazh<\/em> &#8211;<\/p>\n<p>U desh\u00ebn ato pika lot malli t\u00eb bukuroshes shkodrane Albina Lufi, q\u00eb atmosfera n\u00eb sheshin \u201cMantegna\u201d t\u00eb Mantov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb emocionuese. Kori i Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb Tiran\u00ebs sapo kishte nisur t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn e bukur shkodrane \u201cLulebor\u00eb\u201d, kur Albina, e cila ka qen\u00eb 3 vje\u00e7e kur ka ardhur nga Shkodra n\u00eb Mantova, shp\u00ebrtheu n\u00eb lot. E pas saj ngado n\u00eb shesh shikoje sy q\u00eb shk\u00eblqenin nga lot\u00ebt e emocionit e askush nuk mundohej t\u2019i fshihte. E pse duhet fshehur malli?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Emocionet kishin filluar tre dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, me hapjen e Dit\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Mantova e bukur, kjo zan\u00eb q\u00eb mbr\u00ebmjeve krihet para pasqyrave t\u00eb ujrave t\u00eb tre liqeneve plot zambak\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhet bukuroshja e fjetur, na kishte dhuruar e realizuar \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu vlerat e artit e t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, autoritetet lokale, q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr ekzigjente dhe me k\u00ebrkesa t\u00eb larta institucionale, e kishin njoftuar k\u00ebt\u00eb eveniment n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konference shtypi.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen manifestini i kultur\u00ebs shqiptare do t\u00eb fillonte me hapjen e ekspozit\u00ebs s\u00eb arteve figurative. Komuna e Mantov\u00ebs na ka dhuruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekspozit\u00eb nj\u00eb ambient q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte nder \u00e7do artisti q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb ekspozoj\u00eb punimet e tij, sht\u00ebpin\u00eb e Rigoletos. Kjo sht\u00ebpi e bufonit tragjik t\u00eb operas s\u00eb Verdit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e viteve 1400. N\u00eb operen verdiane thuhet se ajo ishte n\u00eb ekstremin m\u00eb t\u00eb shkret\u00eb t\u00eb nj\u00eb rruge qorre. Kurse sot, pas shum\u00eb ndryshimesh arkitekturore q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shekuj, ajo ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb sheshit t\u00eb madh e t\u00eb bukur \u201cSordello\u201d, p\u00ebrball\u00eb pallatit t\u00eb famsh\u00ebm e t\u00eb madh dukal, q\u00eb ka 550 dhoma.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Festivali n\u00eb Mantova\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/festivali_mantova2.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb saj nj\u00eb kop\u00ebsht i vog\u00ebl, plot me lule, mes t\u00eb cilave spikat statuja e Rigoleos, vep\u00ebr e autorit Aldo Falchi, vendosur k\u00ebtu n\u00eb vitin 1978. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi, na jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion tri salla, ku ekspozohen fotografit\u00eb artistike t\u00eb fotografit t\u00eb talentuar Llesh Prendi emigrant nga Lezha dhe punimet n\u00eb piktur\u00eb t\u00eb Alketa Delishaj e Xhimi Hoti nga Shkodra. \u00cbsht\u00eb ekspozuar edhe nj\u00eb foto pejsazh e fotografes s\u00eb re shqiptare nga Athina, Vivian Horieti, e cila ka ardhur bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn nga kryeqyteti grek p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare. Mikpritje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e dinjitoze nuk mund t\u2019u b\u00ebnte artist\u00ebve tan\u00eb komuna e Mantov\u00ebs.<\/p>\n<p>E n\u00eb fakt, n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes, jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb gjitha autoritetet lokale, q\u00eb nga kryetari i bashkis\u00eb, Mattia Palazzi, prefekti Carla Cincarilli, z\u00ebvend\u00ebspresidentja e provinc\u00ebs s\u00eb Mantov\u00ebs Francesca Zaltieri, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i rajonit t\u00eb Lombardis\u00eb Marco Carra, komisari i arm\u00ebs s\u00eb karabinier\u00ebve Dr. La Gana, artisti Carlo Micheli q\u00eb ishte marr\u00eb personalisht me organizimin e ekspozit\u00ebs etj. E kisha v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb seriozitet e respekt t\u00eb autoriteteve t\u00eb Mantov\u00ebs ndaj komunitetit shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb provinc\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb organizuar vitin e kaluar nga shoqata \u201cShqiponjat\u201d e drejtuar nga kolegia e palodhur Anila Kaja. N\u00eb sall\u00eb ka plot emigrant\u00eb t\u00eb ardhur nga shum\u00eb qytete e rajone t\u00eb Italis\u00eb. Madje kan\u00eb ardhur edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqat\u00ebs arb\u00ebreshe \u201cVorea\u201d e kryesuar nga Lucia Martino.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Albina Lufi\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/albina_lufi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Gjat\u00eb ceremonis\u00eb, ku b\u00ebhen p\u00ebrsh\u00ebndetjet e rasti dhe vler\u00ebsime p\u00ebr artist\u00ebt tan\u00eb, skulptori i punimeve n\u00eb dru, regjisori, aktori dhe fotografi Llesh Biba, i cil\u00ebsuar si Salvador Dal\u00ec i artit shqiptar, i dhuron kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb nj\u00eb skulptur\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb gdhendur stema e qytetit t\u00eb Mantov\u00ebs dhe nga ana tjet\u00ebr portreti i heroit ton\u00eb komb\u00ebtar-Sk\u00ebnderbeut. Punim i p\u00ebrgatitur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb manifestim t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare. Lleshi ka ardhur me punimet e tij q\u00eb nga Tirana. Ai i ekspozon n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit, duke ngjallur kuriozitet e t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shum\u00eb vizitor\u00ebve e turist\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Mantova.<\/p>\n<p>Ekspozita e arteve figurative, e cila do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e hapur nj\u00eb muaj vizitohet jo vet\u00ebm nga artdash\u00ebs shqiptar\u00eb, por edhe nga mjaft turist\u00eb q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet nga e gjith\u00eb bota. Shikoj dy japonez\u00eb q\u00eb ndalen p\u00ebrpara fotove t\u00eb Llesh Prendit. Ve\u00e7an\u00ebrisht i t\u00ebrheqin ato bardh\u00eb e zi e sidomos portretet e zadrimores, ku autori ka ditur t\u00eb sjell\u00eb karaktere t\u00eb spikatura, me thell\u00ebsi mendimi, dramaturgji shprehjeje e bukuri artistike.<\/p>\n<p>Nga sht\u00ebpia e Rigoletos, kalohet n\u00eb nj\u00eb monument tjet\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs e artit mantovan, n\u00eb teatrin Bibiena. Tema e mbr\u00ebmjes: \u201cUdh\u00ebtim nga Garibaldi tek Mona Liza shqiptare\u201d ka ngjallur kureshtje jo vet\u00ebm p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, por sidomos p\u00ebr publikun italian. Edhe k\u00ebtu autoritetet lokale italiane jan\u00eb si gjithnj\u00eb t\u00eb pranishme. N\u00eb sken\u00eb, pianoja mbi t\u00eb cil\u00ebn ka luajtur Mozarti, n\u00eb mosh\u00ebn 6 vje\u00e7are, kur erdhi n\u00eb Mantova e mbase ishte koncerti i par\u00eb ku promovohej gjeniu i ardhsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb at\u00eb piano ulet nj\u00eb vajz\u00eb e re shqiptare, Barbara Veleshnja Milova. Pak e ndrojtur kur ngjitet n\u00eb sken\u00eb, por e sigurt\u00eb kur ulet n\u00eb piano e ve duart mbi tastier\u00eb. Loja e saj n\u00eb piano ishte preludi i nj\u00eb mbr\u00ebmjeje t\u00eb bukur e emocionuese.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Festivali n\u00eb Mantova\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/festivali_mantova3.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>I riu shkodran Klodian Kojashi, nj\u00eb djal\u00eb i talentuart e me kultur\u00eb, ka ditur t\u00eb kap\u00eb e t\u00eb trajtoj\u00eb nj\u00eb tem\u00eb interesante. Ky emigrant shqiptar q\u00eb jeton n\u00eb Piemonte t\u00eb Italis\u00eb, sjell historin\u00eb e nj\u00eb emigranti italian, nga Piacenza, q\u00eb aty nga vitet 1850 k\u00ebrkon azil politik n\u00eb Shkod\u00ebr dhe ja japin, pasi e kishin refuzuar n\u00eb Turqi e n\u00eb Greqi. Ai ishte Pietro Marubi. Ai q\u00eb solli fotografin\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr e q\u00eb do nd\u00ebrtonte \u201cdinastin\u00eb\u201d artistike \u201cMarubi\u201d, duke i l\u00ebn\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e pasuri kulturore t\u00eb pashembullt Shkodr\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Bised\u00ebn e tij interesante Klodiani e ilustron me foto t\u00eb ndryshme q\u00eb ndjekin kronologjin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Marubit, si kronikan fotografik e artistik i historis\u00eb, jet\u00ebs e kultur\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr e n\u00eb treva t\u00eb tjera shqiptare.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja b\u00ebhet edhe m\u00eb e bukur me interpretimet dinjitoze t\u00eb sopranos Mimoza Rama, q\u00eb punon e jeton pik\u00ebrisht n\u00eb Piacenza, qyteti nga vinte Pietro Marubi. Nj\u00eb nd\u00ebrthurje disi e rast\u00ebsishme faktesh, por q\u00eb tem\u00ebs i shkon shum\u00eb p\u00ebr shtat. E shoq\u00ebruar nga pianisti italian Emanuele Filippis, Mimosa interpreton pjes\u00eb t\u00eb zgjedhura nga lirika si romanza \u201cVilja\u201d nga opera \u201cVejusha gazmore\u201d, \u201cDollia\u201d nga opera \u201cTraviata \u201c e Verdit (duet me tenorin japonez Lee Neam Deuk), pjes\u00eb nga Puccini dhe k\u00ebng\u00eb p\u00ebrpara publikut vlera t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb artist\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e dyt\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ambientet e ekspozit\u00ebs vizitor\u00ebt vazhdonin t\u00eb sodisnin punimet e artist\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb sall\u00ebn e bibliotek\u00ebs \u201cNautilus\u201d, v\u00ebn\u00eb edhe ajo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krijuesve shqiptar\u00eb, promovohej vepra e poetit Tonin Nikolli, kryetar i shoqat\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve shqiptar\u00eb me qend\u00ebr n\u00eb Verona. N\u00eb at\u00eb ambient t\u00eb bukur e t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr krijuesit jan\u00eb mbledhur autor\u00eb nga qytete t\u00eb ndryshme, lexues, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoqatave t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb ardhur t\u00eb ndjekin dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova. Mbi vlerat e krijimtaris\u00eb s\u00eb Toninit flet shkrimtarja Valbona Jakova. Pastaj flasin lexues, b\u00ebhen recitime, shk\u00ebmbehen libra mes koleg\u00ebsh, firmosen autografe nga Tonini.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb ishte promovuar libri i shkrimtares Lumturi Plaku. Krijuesit shqiptar\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb aktive dhe e organizuar mir\u00eb e kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen jo vet\u00ebm t\u00eb lexuesit shqiptar, por edhe t\u00eb lexuesve e botuesve italian\u00eb, madje edhe t\u00eb jurive q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mime autor\u00eb si Irma Kurti e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare vjen z\u00ebvend\u00ebsministri i kultur\u00ebs Zef \u00c7uni. Bashk\u00ebpunimi me Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb eveniment ka qen\u00eb i vazhduesh\u00ebm e i frutsh\u00ebm,. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi u b\u00eb e mundur ardhja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb Mantova e Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve popullore t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me z\u00ebvend\u00ebsministrin zhvillojm\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb zyrat e shoqat\u00ebs \u201cShqiponja\u201d n\u00eb Reggio Emilia. Komunikimi \u00ebsht\u00eb i ngroht\u00eb. Zefi tregon interesim dhe v\u00ebmendje p\u00ebr fjal\u00ebn e emigrant\u00ebve. Flasin Klodian Cami, Haki Maze, Bardh Jeminaj, Erison Jaho, shtrojn\u00eb probleme lidhur me q\u00ebndrimet e qeveris\u00eb shqiptare ndaj emigracionit. Z\u00ebvend\u00ebsministri i d\u00ebgjon dhe flet p\u00ebr interesimin e dikasterit ku ai punon p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me diaspor\u00ebn dhe shpreh vler\u00ebsime p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Federata FNAI.<br \/>\nPastaj bashk\u00ebrisht ndjekim nj\u00eb spektak\u00ebs t\u00eb bukur baleti. Midis dhjetra e dhjetra balerin\u00ebsh aty luajn\u00eb edhe nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb rinjsh italian\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb garat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vall\u00ebzimeve latinoamerikane, si dhe dy t\u00eb rinjt\u00eb e talentuar Irina Diko dhe Mario Gatta, q\u00eb tashm\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u2019i shikojm\u00eb n\u00eb mjaft aktivitete t\u00eb federat\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>E diela \u00ebsht\u00eb dita finale e evenimentit, por edhe m\u00eb e ngarkuara. Nga shum\u00eb qytete t\u00eb Italis\u00eb kan\u00eb ardhur emigrant\u00eb shqiptar\u00eb dhe kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vende n\u00eb hotelet e qytetit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebto tri dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta. Gazetar\u00ebt Vera Pelaj nga Radio Kosova, Jaho Margjekaj nga Radio Tirana, Dilaver Baxhaku, kolegu im q\u00eb n\u00eb vitet e fakultetit, Bardha Man\u00e7e nga radio shqiptare n\u00eb Athin\u00eb, ata t\u00eb shtypit dhe televizionit lokal t\u00eb Mantov\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb p\u00ebrhershme, n\u00eb kontakt me organizator\u00ebt e me artist\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pasqyrim sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Me z\u00ebvend\u00ebsministrin Zef \u00c7uni shkojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Palazzo Te, nj\u00eb nga objektet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Mantov\u00ebs monument arti, kulture e historie, q\u00eb p\u00ebrmban n\u00eb mjediset e tij vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme artistike. Me Anila Kaj\u00ebn, q\u00eb i njeh mir\u00eb k\u00ebto ambiente, kishim menduar q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministrin arkitekt ta njihnim pik\u00ebrisht me k\u00ebto vlera. E kisha njohur pasionin e Zefit q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr njohjen, ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs. Duart e tij i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Shkodr\u00ebs nj\u00eb s\u00ebr\u00eb objektesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb restauruara me shije t\u00eb lart\u00eb artistike, duke ruajtur besnik\u00ebrisht kontekstin historik e etnografik t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E ndiqja me v\u00ebmendje gjat\u00eb vizit\u00ebs. I etur p\u00ebr tu ndalur n\u00eb \u00e7do detaj, fotografonte deri n\u00eb imt\u00ebsira jo si nj\u00eb vizitor i thjesht\u00eb por si nj\u00eb profesionist, duke kaluar nga nj\u00eb sall\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn apo n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb pallatit t\u00eb arg\u00ebtimeve t\u00eb princ\u00ebrve Gonzaga. Po me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujdesje ai do t\u00eb ndalej edhe n\u00eb dyqanin e artizanit shqiptar Petrit Kozeli, cavalier i republik\u00ebs italiane, i njohur p\u00ebr k\u00ebpuc\u00ebt dhuruar presidentit italian apo Papa Fran\u00e7eskos, si edhe p\u00ebrpara punimeve n\u00eb dru t\u00eb artistit Llesh Biba ekspozuar n\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Mantov\u00ebs. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje se pas vizit\u00ebs Zefi do i organizonte fotografit\u00eb e tij n\u00eb rubrika t\u00eb ve\u00e7anta tematike, n\u00eb form\u00eb fotoreportazhesh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb sheshin e bukur \u201cMantegna\u201d emigrant\u00eb artdash\u00ebs shqiptar\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb mblidhen n\u00eb pritje t\u00eb koncerti q\u00eb do t\u00eb zhvillohet aty. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shesh ku kryq\u00ebzohen disa nga rrug\u00ebt q\u00ebndrore t\u00eb Mantov\u00ebs dhe ku fluksi i turist\u00ebve \u00ebsht\u00eb i madh dhe i pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00ebra or\u00ebt e dit\u00ebs. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb marr\u00eb vesh ardhjen e Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve popullore t\u00eb Tiran\u00ebs. Ndaj jan\u00eb mbledhur aty duke sjell\u00eb me vete flamuj komb\u00ebtar\u00eb. Shum\u00eb kan\u00eb ardhur familjarisht, edhe me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, duke i veshur edhe ata me ngjyra kuq e zi p\u00ebr fest\u00ebn e kultur\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga larg d\u00ebgjohet nj\u00eb daulle dhe tingujt e nj\u00eb klarinete. \u00cbsht\u00eb menduar mir\u00eb q\u00eb artist\u00ebt tan\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb form\u00eb parade q\u00eb nga sheshi \u201cSardello\u201d, rrug\u00ebve t\u00eb mbushura me turist\u00eb, deri tek sheshi i koncertit. Tingujt e muzik\u00ebs shqiptare dhe kostumet karakteristike t\u00eb punuara me mjesht\u00ebri t\u00eb lart\u00eb e q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb treva t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit ton\u00eb, t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e turist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i braktisin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast monumentet e shumta t\u00eb Mantov\u00ebs dhe vrapojn\u00eb t\u00eb fotografojn\u00eb k\u00ebt\u00eb monument kulture n\u00eb l\u00ebvizje. Ata iu drejtohen artist\u00ebve duke i pyetur nga vijn\u00eb, cil\u00ebs zon\u00eb i p\u00ebrkasin kostumet, fotografojn\u00eb e filmojn\u00eb veshjet, artist\u00ebt, veglat muzikore. Suksesi i ansamblit ka filluar q\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit dhe jehona e tij me siguri do shkoj\u00eb n\u00eb kontinente t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebrmjet fotove e videove. Shum\u00eb turist\u00eb i ndjekin pas me kuriozitetin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb edhe shfaqjen e tyre.<\/p>\n<p>Valltarja e talentuar Jera \u00c7ur\u00e7ija, me t\u00eb cil\u00ebn kam patur kontakte t\u00eb vazhdueshme n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb k\u00ebtij turneu, ju p\u00ebrgjigjet turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, nd\u00ebrsa i prin grupit drejt sheshit bashk\u00eb me piktoren Alketa Delishaj. Hyrja e tyre n\u00eb sheshin \u201cMantegna\u201d pritet me duartrokitje, ovacione e thirrje g\u00ebzimi nga t\u00eb gjith\u00eb. Kabaja me klarinet\u00eb q\u00eb hap koncertin, nj\u00eb interpretim virtuoz me mjesht\u00ebri shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, i th\u00ebrret njer\u00ebzit t\u00eb vrapojn\u00eb edhe nga rrug\u00ebt fqinje, nd\u00ebrsa familjet italiane kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb ballkonet e pallateve p\u00ebrreth. Emocionet b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ata kthehen n\u00eb lot\u00eb malli e g\u00ebzimi kur interpretohet k\u00ebnga shkodrave \u201cLulebor\u00eb\u201d dhe sidomos kur 13-vje\u00e7arja shkodrane Klodiana Vata k\u00ebndon \u201cO moj e bukura Shqip\u00ebri\u201d. Nj\u00eb z\u00eb i mrekulluesh\u00ebm, nj\u00eb interpretim mahnit\u00ebs i an\u00ebtares m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb ansamblit, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb ndjejm\u00eb nj\u00eb cop\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh mantovan.<\/p>\n<p>Pastaj e marrin fjal\u00ebn vallet. Duket sikur n\u00eb \u00e7ast nga lart\u00ebsit\u00eb kan\u00eb zbritur shqipet n\u00eb shesh e vall\u00ebzojn\u00eb mes bijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb i ka mbledhur k\u00ebtu malli dhe dashuria p\u00ebr tok\u00ebn n\u00ebn\u00eb. Jan\u00eb ato valle t\u00eb bukura q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb hov\u00eb zemr\u00ebn n\u00eb krah\u00ebror, jan\u00eb ato kostume t\u00eb q\u00ebndisura me penj gjaku, jan\u00eb ato xhufka t\u00eb kuqe n\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt e valltar\u00ebve q\u00eb u ngjajn\u00eb bozhureve n\u00eb shp\u00ebrthim. T\u00eb gjitha k\u00ebto krijojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb e harmonizohen aq bukur me val\u00ebvitjen e flamujve komb\u00ebtar\u00eb anek\u00ebnd sheshit. Turist\u00ebt nga vende t\u00eb ndryshme mrekullohen me pamjen, me artin, me lidhjen e pandashme shpirt\u00ebrore midis artist\u00ebve e publikut. Dhe n\u00eb fakt vjen nj\u00eb moment e fillon vallja pogonishte. Xhemal Hyzoti nga Trento \u00ebsht\u00eb i pari q\u00eb shk\u00ebputet nga publiku e futet mes valltar\u00ebve. Pastaj edhe Nexhmi Mati, Bruna Diko e pastaj, e pastaj, publik e valltar\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb valle me p\u00ebrmasa gjigande. Nj\u00eb popull artist e i bashkuar q\u00eb i jep sheshit \u201cMantegna\u201d nj\u00eb pamje q\u00eb nuk do t\u00eb harrohet leht\u00eb. \u00cbsht\u00eb ky imazhi q\u00eb e shpalosim me krenari p\u00ebrpara publikut italian e para turist\u00ebve q\u00eb ndodhen prezent\u00eb e duartokasin bashk\u00eb me ne.<\/p>\n<p>Autoritetet lokale, si z\u00ebvend\u00ebskryetari i bashkis\u00eb Giovanni Buvoli, q\u00eb i dhuroi z\u00ebvend\u00ebsministrit ton\u00eb simbolin e poetit Virgjili, e t\u00eb tjer\u00eb, thon\u00eb q\u00eb nj\u00eb eveniment i till\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet patjet\u00ebr tradicional e nuk duhet t\u00eb mungoj\u00eb asnj\u00eb vit n\u00eb jet\u00ebn kulturore t\u00eb qytetit. E ne ndihemi krenar\u00eb p\u00ebr vlerat e artit ton\u00eb, p\u00ebr artist\u00ebt tan\u00eb q\u00eb vallzojn\u00eb e festojn\u00eb tok me ne.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa koha ec\u00ebn bashk\u00eb me pjes\u00ebt e programit dhe emigrant\u00ebt nuk duan t\u00eb ndahen nga artist\u00ebt, podiumit dhe sheshit i afrohet nj\u00eb grup tjet\u00ebr, nj\u00eb ansamb\u00ebl tjet\u00ebr artistik, nj\u00eb cop\u00eb tjet\u00ebr Shqip\u00ebrie q\u00eb Fuqit\u00eb e M\u00ebdha ja pat\u00ebn shk\u00ebputur padrejt\u00ebsisht tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb. \u00cbsht\u00eb ansambli i shoqat\u00ebs kulturore \u201cAna e Malit\u201d e qytetit t\u00eb Ulqinit. Jan\u00eb 26 djem e vajza t\u00eb reja, nx\u00ebn\u00ebs e student\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i ka p\u00ebrgatitur me kujdes e pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00ebsuesja dhe artistja e palodhur Luljeta Avdiu Cura. Ata kan\u00eb udh\u00ebtuar gjith\u00eb nat\u00ebn me autobus q\u00eb nga Ulqini p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb Mantova. Por mjaftuan 2-3 or\u00eb \u00e7lodhje n\u00eb hotel dhe ata e ndjen\u00eb veten gati p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara publikut. Luljeta, pasi ka par\u00eb suksesin e ansamblit nga Tirana, m\u00eb thot\u00eb pak e ndrojtur: Artist\u00ebt e mi jan\u00eb t\u00eb rinj dhe nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgatitje e eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mos u shqet\u00ebso. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mrekulli q\u00eb k\u00ebta artist\u00eb ende f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb aq t\u00eb lidhur me artin popullor dhe e duan at\u00eb. Pas pak vitesh edhe ata do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb ato nivele, &#8211; i them.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt ndrojtja e saj kishte qen\u00eb e kot\u00eb. Djemt\u00eb e vajzat ulqinake e zot\u00ebruan p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh sken\u00ebn dhe e rr\u00ebmbyen publikun me k\u00ebng\u00ebt e vallet e tyre. Kostumet e mrekullueshme t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb tyre ishin nj\u00eb pasurim i m\u00ebtejsh\u00ebm i artyre imazheve q\u00eb sheshi kishte par\u00eb pak \u00e7aste p\u00ebrpara. Kur i riu Edis Luka reciton nj\u00eb poezi kushtuar babait t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb nga serb\u00ebt, emocionet b\u00ebhen t\u00eb fuqishme dhe me dhjetra njer\u00ebz nga sheshi ngjiten n\u00eb podium dhe e p\u00ebrqafojn\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje, q\u00eb sh\u00ebnon finalen e dit\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, e nj\u00ebjta atmosfer\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore. Kjo dat\u00eb e shfaqjes p\u00ebrkon me ngjarjen historike t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit q\u00eb luftoi p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare nga cop\u00ebtimi dhe me dit\u00ebn e \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe kjo nj\u00eb koin\u00e7idenc\u00eb e rastit, por q\u00eb i jep dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pranis\u00eb s\u00eb grupit t\u00eb Ulqinit n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmja bie mbi qytet, njer\u00ebzit shp\u00ebrndahen t\u00eb ngarkuar me imazhe e emocione t\u00eb paharrueshme, duke na pyetur se kur do t\u00eb organizohet s\u00ebrish nj\u00eb fest\u00eb e till\u00eb. M\u00eb afrohet nj\u00eb burr\u00eb i moshuar rreth t\u00eb tet\u00ebdhjetave. Quhet Luigi dhe \u00ebsht\u00eb nga Pisa, qyteti i kull\u00ebs s\u00eb famshme.<\/p>\n<p>&#8211; Ju fal\u00ebnderoj. Na emocionuat. Sonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh pash\u00eb shum\u00eb kultur\u00eb, &#8211; thot\u00eb ai. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb nj\u00eb njeri i r\u00ebndomt\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb intelektual, njeri i kultur\u00ebs dhe flet pes\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme.<br \/>\n&#8211; Vitin e ardhsh\u00ebm besoj do takohemi p\u00ebrs\u00ebri, &#8211; i them.<br \/>\n&#8211; D\u00ebgjo, un\u00eb kisha 50 vjet pa ardhur n\u00eb Mantova dhe jam i lumtur q\u00eb pik\u00ebrisht sot u gjenda k\u00ebtu e ndoqa k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Po t\u00eb arrij ta m\u00ebsoj dat\u00ebn do t\u00eb vij me siguri, &#8211; m\u00eb thot\u00eb. I jap numurin e telefonit dhe largohem nga sheshi me nj\u00eb emocion m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kur bie sipari i spektaklit dhe njer\u00ebzit jan\u00eb larguar, ke koh\u00eb t\u00eb mendosh m\u00eb gjat\u00eb me vete e t\u00eb b\u00ebsh analiz\u00ebn e dit\u00ebve q\u00eb kaluan. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, se festa do t\u00eb vazhdoj\u00eb me dark\u00ebn ku jan\u00eb t\u00eb ftuar t\u00eb dy ansamblet (mbi 70 artist\u00eb) dhe protagonist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb realizuan k\u00ebt\u00eb eveniment. Me kolegen Anila Kaja dhe t\u00eb palodhurin Klodian Cami, por edhe me z\u00ebvend\u00ebsministrin Zef \u00c7uni gjejm\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb foto at\u00eb ekip t\u00eb palodhur djemsh e vajzash shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Mantova e q\u00eb shum\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara aktivitetit dhe gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb tij kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pak or\u00eb gjum\u00eb me merakun q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Blerta Veleshnja e Massimiliano Artioli, Nesti Ball\u00e7iti e Adriana Ball\u00e7iti, Klaudia Gargjiola e Petrit Kozeli, Silvana Trum\u00e7i e Albina Lufi, Edvin Kaja e Kristina Cenolli kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion edhe makinat e tyre per spostimin e artist\u00ebve, duke qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri e n\u00eb l\u00ebvije t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nderet e zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb e duke u kujdesur p\u00ebr \u00e7do detaj t\u00eb aktivitetit. Atyre ju takon nj\u00eb mir\u00ebnjohje e madhe dhe nj\u00eb merit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb suksesin e tri dit\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova.<\/p>\n<p>Sipari ra, por asgj\u00eb nuk mbaron k\u00ebtu. Dua ta mbyll me nj\u00eb mesazh q\u00eb Anila na e nisi mua e Klodianit: &#8211; K\u00ebtu fillon sfida jon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Lazri N\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova &#8211; Reportazh &#8211; U desh\u00ebn ato pika lot malli t\u00eb bukuroshes shkodrane Albina Lufi, q\u00eb atmosfera n\u00eb sheshin \u201cMantegna\u201d t\u00eb Mantov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb emocionuese. Kori i Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb Tiran\u00ebs sapo kishte nisur t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn e bukur shkodrane \u201cLulebor\u00eb\u201d, kur Albina, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63417,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&quot;... - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&quot;... - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Lazri N\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova &#8211; Reportazh &#8211; U desh\u00ebn ato pika lot malli t\u00eb bukuroshes shkodrane Albina Lufi, q\u00eb atmosfera n\u00eb sheshin \u201cMantegna\u201d t\u00eb Mantov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb emocionuese. Kori i Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb Tiran\u00ebs sapo kishte nisur t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn e bukur shkodrane \u201cLulebor\u00eb\u201d, kur Albina, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-06-17T07:29:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-14T23:04:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"225\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&#8221;&#8230;\",\"datePublished\":\"2016-06-17T07:29:45+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:04:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/\"},\"wordCount\":3583,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/\",\"name\":\"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI\\\"... - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"datePublished\":\"2016-06-17T07:29:45+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:04:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri-1.jpg\",\"width\":300,\"height\":225,\"caption\":\"Ndue Lazri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&#8221;&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI\"... - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI\"... - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Ndue Lazri N\u00eb dit\u00ebt e kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb Mantova &#8211; Reportazh &#8211; U desh\u00ebn ato pika lot malli t\u00eb bukuroshes shkodrane Albina Lufi, q\u00eb atmosfera n\u00eb sheshin \u201cMantegna\u201d t\u00eb Mantov\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb emocionuese. Kori i Ansamblit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve e valleve t\u00eb Tiran\u00ebs sapo kishte nisur t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn e bukur shkodrane \u201cLulebor\u00eb\u201d, kur Albina, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-06-17T07:29:45+00:00","article_modified_time":"2021-03-14T23:04:19+00:00","og_image":[{"width":300,"height":225,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&#8221;&#8230;","datePublished":"2016-06-17T07:29:45+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:04:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/"},"wordCount":3583,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/","name":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI\"... - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","datePublished":"2016-06-17T07:29:45+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:04:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri-1.jpg","width":300,"height":225,"caption":"Ndue Lazri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shikojme-nga-larg-mendojme-per-ty-o-moj-e-bukura-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cSHIKOJM\u00cb NGA LARG, MENDOJM\u00cb P\u00cbR TY, O MOJ E BUKURA SHQIP\u00cbRI&#8221;&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3789"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65687,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3789\/revisions\/65687"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}