{"id":37890,"date":"2019-02-03T00:30:06","date_gmt":"2019-02-02T23:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=37890"},"modified":"2019-02-03T00:41:37","modified_gmt":"2019-02-02T23:41:37","slug":"kujtimet-e-mia-per-driteron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/","title":{"rendered":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON"},"content":{"rendered":"<p><b>N\u00cb STUDION E HELIDON DONI HALITI 2009 N\u00cb TIRAN\u00cb<\/b><\/p>\n<p>NGA<br \/>\n<strong>POETI FASLLI HALITI<\/strong><\/p>\n<p>Drit\u00ebroin e kam zbuluar vet\u00eb si poet n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 1962. Nuk m\u00eb prezantoi kush. Me t\u00eb me prezantuan poezit\u00eb dhe publicistika e tij n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d. P\u00ebr Drit\u00ebroin m\u00eb fol\u00ebn poezit\u00eb e tregimet e tij aq emocionale, aq t\u00eb mem\u00e7ura, realiste, jet\u00ebsore t\u00eb dashura p\u00ebr njer\u00ebzit e \u00e7do kategorie: p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e tok\u00ebs, pun\u00ebtor\u00ebt e mendjes, t\u00eb pun\u00ebs me dijen. M\u00eb von\u00eb m\u00eb fol\u00ebn me shum\u00eb dashuri lexuesit e tij, nx\u00ebn\u00ebsit, student\u00ebt, madje edhe burokrat\u00ebt ndon\u00ebse me m\u00ebrzi e qejmbetje.<\/p>\n<p>Pas takimit t\u00eb pare, her\u00ebn e dyt\u00eb e tokova po n\u00eb Lusjnj\u00eb. Kishte ardhur p\u00ebr nj\u00eb reportazh. U \u00e7udita. Ai nuk po m\u00eb jepte t\u00eb njohur. Nuk po fliste fare me mua. Po qeshte e b\u00ebnte humor me t\u00eb tjer\u00ebt, tregonte barsoleta. Nuk m\u00eb mbajti mend aty p\u00ebr aty. Por un\u00eb nuk iu ndava. Pasi ai mbaroi pun\u00eb me reportazhin e pash\u00eb t\u00eb pinte kafe n\u00eb nj\u00eb kafe p\u00ebrball\u00eb Komitetit. Me ta par\u00eb vajta dhe u ula me t\u00eb. Ai m\u00eb ftoi duke mos u kujtu se ne ishim takur para disa muaj\u00ebsh pran\u00eb Qiparisit para ish Bashkis\u00eb e cila tashm\u00eb ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi kulture. Pas kafes\u00eb b\u00ebm\u00eb nj\u00eb shetije nga ura e qytetit deri te kisha e Golemit. Ecnim krah\u00eb njeri-jetrit dhe Drit\u00ebroi m\u00eb fliste p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e t\u00eb rinjve meq\u00eb un\u00eb sapo kisha botuar poezin\u00eb e par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDrita\u201d para nj\u00eb viti m\u00eb 22 prill 1963. Mbaj mend q\u00eb m\u00eb foli p\u00ebr disa t\u00eb rinj q\u00eb guxojn\u00eb e kapin tem\u00ebn e Luft\u00ebs, edhe pse ende i kan dh\u00ebmb\u00ebt me qum\u00ebsht.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Drit\u00ebro Agolli dhe Faslli Haliti n\u00eb Lushnj\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/dritero_agolli-faslli_haliti_lushnje.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>N\u00cb PROMOVIMIN E LIBRIT \u201cS\u2019DI T\u00cb HESHT\u201d1996 N\u00cb LUSHNJ\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se s\u2019mjafton t\u00eb trajtosh nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb madhe nuk \u00ebsht\u00eb deftes\u00eb pjekurie, por edhe duhet ta realizosh at\u00eb me nivel t\u00eb lart\u00eb artistik. Gjat\u00eb bised\u00ebs ai m\u00eb rekomandoi t\u00eb lexoja romanin e Haldor Llaksnesit, nobelistit islandes \u00abNjer\u00ebz t\u00eb pamvarur\u00bb si dhe t\u00eb nobelist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Kjo bised\u00eb mbeti gjat\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time, si bised\u00eb, jo vet\u00ebm e nj\u00eb poeti t\u00eb dashur, por edhe t\u00eb nj\u00eb njeriu si \u00abnjeriu m\u00eb njeri n\u00eb bot\u00eb\u00bb. Pas k\u00ebtij takimi, bisedat me t\u00eb vazhdua gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Drit\u00ebro Agolli ka folur i pari p\u00ebr poezin\u00eb time n\u00eb seminarin e letrar\u00ebve t\u00eb rin n\u00eb vitin 1964 duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si poezi me \u00abmelodi pak m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00ebt dhe ka n\u00eb vargje nj\u00eb nerv m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar\u00bb<\/p>\n<p>Edhe kur botova librin Mesazhe fushe, Drit\u00ebroi do t\u00eb m\u00eb thoshte:<br \/>\n\u00abKur m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb librin tend me poezi, botuar m\u00eb 1984, pas d\u00ebnimit, po hezitoja ta shfletoja,. Mendova se do t\u00eb lexoja slogane n\u00eb t\u00eb dhe jo poezi. Por, p\u00ebrkundrazi un\u00eb gjeta aty po at\u00eb Faslli e po at\u00eb poezi me po at\u00eb nerv t\u00eb dikursh\u00ebm\u00bb.<\/p>\n<p><strong>PAS KRITIK\u00cbS S\u00cb 10 GJIMNAZIST\u00cbVE BOTUAR N\u00cb gazet\u00ebn<\/strong><br \/>\n<strong>\u00abSHK\u00cbNDIJA\u00bb, M\u00cb 25 JANAR 1974<\/strong><\/p>\n<p>Pas botimit t\u00eb kritik\u00ebs denigruese, n\u00eb \u00abShk\u00ebndija\u00bb takoj\u00a0Dritero Agollin k\u00ebt\u00eb her\u00eb si kryetar i Lidhjes s\u00eb shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. dhe i jap gazet\u00ebn ku ishte botuar kritika kund\u00ebr poezive t\u00eb mia dhe sidomos kund\u00ebr poem\u00ebs \u00ab katran me boj\u00eb si\u00e7 do ta cil\u00ebsonte at\u00eb, sekretari i par\u00eb i KP, Drit\u00ebroi, pasi e lexoi kritik\u00ebn tha:<\/p>\n<p>Kjo kritik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ti Faslli futesh n\u00eb burg. Lexoi emrat e autor\u00ebve t\u00eb kritik\u00ebs tha me nervoziz\u00ebm:<br \/>\n&#8211; K\u00ebta jan\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb rruge\u00e7\u00ebsh t\u00eb shtyr\u00eb nga ndonj\u00eb m\u00eb rruga\u00e7 si k\u00ebta dhe e palosi gazet\u00ebn me indinjat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Tiran\u00eb, kur Drit\u00ebroi po shkonte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Radio Tirana. Drit\u00ebroi m\u00eb tha se p\u00ebr nj\u00eb ciklin tim poetik, botuar n\u00eb revist\u00eb \u00abN\u00ebntori\u00bb, atij i kishte folur Ramiz Alia, cik\u00ebl t\u00eb cilin ai kishte vler\u00ebsuar dhe p\u00eblqyer. At\u00eb dit\u00eb Drit\u00ebroi m\u00eb foli me entuziaz\u00ebm p\u00ebr krijimtarin\u00eb time. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Drit\u00ebroit un\u00eb e mora si di\u00e7ka etike. Meq\u00eb un\u00eb isha me Nirvan\u00ebn, gruan time, n\u00eb sy t\u00eb saj, ai foli me superlativa p\u00ebr poezit\u00eb e mia n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr dy ciklet mi t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;N\u00ebntori&#8221;, njeri n\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1972 dhe tjeti m\u00eb par\u00eb .<\/p>\n<p><strong>Nga MBLEDHJA E LSHASH 15 MARS 1973<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb vjen nj\u00eb ftes\u00eb nga Lidhja e Shkrimtar\u00ebve. M\u00eb 15 mars 1973 organizohej nj\u00eb mbledhje me t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt, n\u00eb sall\u00ebn e Lidhjes.<\/p>\n<p>U nisa p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nMbledhja filloi. M\u00eb vun\u00eb n\u00eb presidium. Mbledhjen e drejtonte Drit\u00ebro Agolli. N\u00eb presidium ishte edhe Ismail Kadare. Dhimit\u00ebr Shuteriqi ishte n\u00eb sall\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb rreshtetit t\u00eb mesit. Q\u00ebndronte ulur n\u00eb rreshtin e par\u00eb dhe mbante sh\u00ebnime p\u00ebr cilindo q\u00eb diskutonte. M\u00eb duket sikur protokollin e mbledhjes po e mbante ai vet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Drit\u00ebro Agolli dhe Faslli Haliti n\u00eb Lushnj\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/dritero_agolli-faslli_haliti_lushnje1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>NE PROMOVIMIN E LIBRIT \u201cLAMTUMIR\u00cb KAPEDAN\u00cbT E MI\u201d 1997 N\u00cb LUSHNJ\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje fol\u00ebn e diskutuan shum\u00eb krijues e kritik\u00eb. Kritikuan poem\u00ebn time, disa poezi t\u00eb miat, ve\u00e7an\u00ebrisht poezin\u00eb e \u201cNjeriu me kobure\u201d, \u201cVet\u00ebsh\u00ebrbim\u201d etj.etj. Krahas poem\u00ebs sime kritikuan edhe poem\u00ebn e Viktor Qurkut \u201cShk\u00eblqimi\u201d.<\/p>\n<p>Poezin\u00eb \u201cNjeriu me kobure\u201d e sulmuan sidomos poet\u00ebt ushtarak\u00eb, etj. Kur flisnin e diskutonin krijuesit ushtarak\u00eb, p\u00ebrvishnin m\u00ebng\u00ebt e gjimnastorkave. Revani i tyre ishte i eg\u00ebr shkumbues.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje fol\u00ebn e diskutuan shum\u00eb krijues e kritik\u00eb. Kritikuan poem\u00ebn time, disa poezi t\u00eb miat, ve\u00e7an\u00ebrisht poezin\u00eb e \u201cNjeriu me kobure\u201d, \u201cVet\u00ebsh\u00ebrbim\u201d etj.etj. Krahas poem\u00ebs sime kritikuan edhe poem\u00ebn e Viktor Qurkut \u201cShk\u00eblqimi\u201d.<\/p>\n<p>Poezin\u00eb \u201c<em>Njeriu me kobure<\/em>\u201d e sulmuan sidomos poet\u00ebt ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00ebm d\u00ebgjoja. Nuk diskutova, nuk b\u00ebra autokritik\u00eb p\u00ebr poem\u00ebn, p\u00ebr poezit\u00eb q\u00eb m\u2019u kritikuan. Viktor Qurku, diskutoi, por nuk b\u00ebri autokritik\u00eb. Ai kishte bindje se poema e tij nuk ishte e gabuar.<\/p>\n<p>Kujtim Spahivogli foli pas Viktor Qurkut. Kujtimi ishte i mendimit se poema \u201cDielli dhe rr\u00ebket\u00eb\u201d duhej t\u00eb ishte m\u00eb e fuqishme. Pra ai k\u00ebrkonte m\u00eb tep\u00ebr prej saj kur at\u00eb edhe ashtu si\u00e7 ishte po e kritikonin p\u00ebr ashp\u00ebrsi dhe nxirje t\u00eb realitetit socialist. Kujtim Spahivogli tha se Viktori duhet t\u00eb tregonte m\u00eb shum\u00eb buonsens n\u00eb diskutimin e tij. Ai tha se Kadareja, Drit\u00ebro dhe Fatos Arapi me shok\u00eb n\u00eb vitet \u201860-t\u00eb kishin treguar shum\u00eb buonsens gjat\u00eb debatit me gard\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb shkrimtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Qamil Buxheli nd\u00ebr t\u00eb tjera mbrojti poezin\u00eb time \u201cVet\u00ebsh\u00ebrbim\u201d. Kjo poezi u kritikua si nj\u00eb manifest i hermetizmit, si nj\u00eb poezi q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e partishm\u00ebris\u00eb proletare me at\u00eb borgjeze. Kjo poezi u kritikua m\u00eb von\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d nga Fiqret Shehu, nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb po Fiqreti e kritikoi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, si dhe poezin\u00eb \u201cNjeriu me kobure\u201d n\u00eb revist\u00ebn \u201cRruga e partis\u00eb\u201d Nr.3, viti 1974 me rastin e nj\u00eb vjetorit t\u00eb fjalimit t\u00eb 15 marsit 1973 t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ruzhdi Pulaha u tha poet\u00ebve ushtarak\u00eb:p\u00ebr poezin\u00eb \u201cNjeriu me kobure\u201d: pse ju ushtarak\u00ebt t\u00eb pakritikuesh\u00ebm qenkeni iu drejtua shkrimtar\u00ebve ushtarak\u00eb q\u00eb e kishin shum\u00eb z\u00ebt poezin\u00eb \u201cNjeriu me kobure\u201d.<\/p>\n<p>Drit\u00ebro Agolli p\u00ebr poezin\u00eb \u201cNjeriu me kobure\u201d tha:<br \/>\n&#8211; H\u00eb mo, mir\u00eb e ka Faslliu. Mburren me koburen disa. Edhe ai faturino i autobuzit ngre xhaket\u00ebn dhe na tregon koburen.<\/p>\n<p>Dalan Shapllo n\u00eb diskutimin e tij tha se poezit\u00eb e Faslli Halitit jan\u00eb t\u00eb fuqishme, realiste e t\u00eb sinqerta. etj. etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb kishte folur edhe Drit\u00ebro Agolli n\u00eb prani t\u00eb tjer\u00ebve si dhe n\u00eb prani t\u00eb poetit t\u00eb ri Fatbardh Rustemi:<\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb shkruaj poezi, por ti Faslli shkruan poezi burr\u00ebrore, etj. etj.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb poet i madh, Drit\u00ebroi nuk e kursente fjal\u00ebn e mir\u00eb dhe vler\u00ebsimin p\u00ebr poet\u00ebt e rinj q\u00eb po vinin me me guxim e dinjitet, pas dinjitoz\u00ebve dhe guximtar\u00ebve q\u00eb guxuan dhe zgjerun rrugicat dhe dhjaret e poezise duke i b\u00ebr\u00eb ato autostada t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb re shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje foli edhe Kadareja. N\u00eb diskutimin Kadare tha se kritiku Razi Brahimi ka nj\u00eb v\u00ebshtrim policesk p\u00ebr poezin\u00eb. Pastaj ai foli p\u00ebr trajtimin e temave t\u00eb m\u00ebdha. Kur Ismaili tha se gjuha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb superstruktur\u00eb mbi baz\u00ebn dhe se gjuha, nuk ka karakter klasor, se k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb akademikut sovjetik N. J. Marri, na e p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebtu dhe Razi Brahimi.<\/p>\n<p><strong>DRIT\u00cbROI MES POET\u00cbVE E SHKRIMTAR\u00cbVE T\u00cb LUSHNJ\u00cb<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Drit\u00ebro Agolli dhe Faslli Haliti n\u00eb Lushnj\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/dritero_agolli-faslli_haliti_lushnje2.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><strong>NE PROMOVIMIN E LIBRIT \u201c\u00c7ARTJE\u201d 2000 N\u00cb LUSHNJ\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nd\u00ebrhyri Drit\u00ebro Agolli dhe me shum\u00eb takt, pa e cekur fare Ismailin tha:<br \/>\n&#8211; <em>Gjuha v\u00ebrtet\u00eb s\u2019ka karakter klasor, por kur fjala kthehet n\u00eb figur\u00eb stilistike, merr konotacion klasore.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje fol\u00ebn e diskutuan shum\u00eb krijues e kritik\u00eb. Kritikuan disa poezi t\u00eb miat e poezi t\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb poet\u00ebve t\u00eb rin, ve\u00e7an\u00ebrisht poezin\u00eb &#8220;<em>Jam fik deti<\/em>&#8221; t\u00eb poetit t\u00eb ri me talent Thanas Dino, poezit\u00eb \u201c<em>Njeriu me kobure<\/em>\u201d, \u201c<em>Vet\u00ebsh\u00ebrbim<\/em>\u201d etj. etj.<\/p>\n<p>Kritikat kund\u00ebr poezive t\u00eb mia dhe sidomos kund\u00ebr poem\u00ebs po shtoheshin e po b\u00ebheshin eg\u00ebrshane, gjat\u00eb pushimit midis dy seancave, Drit\u00ebro Agolli do t\u00eb m\u00eb thoshte: Faslli Haliti, ke hyr\u00eb n\u00eb ring. Po ha grushte e mbase do t\u00eb hash grushta edhe m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Gjith\u00eb puna \u00ebsht\u00eb q\u00eb dhe ti, nga ana jote t\u00eb jap\u00ebsh grushta. Mos prit q\u00eb t\u00eb biesh nokaut, me shpatulla p\u00ebr tok\u00eb nga grushtat e burokrat\u00ebve, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i hedh\u00ebsh i pari burokrat\u00ebt nokaut, me shpatulla p\u00ebrtok\u00eb, Ti sapo i pickove paksa, burokrat\u00ebt t\u2019u hodh\u00ebn n\u00eb fyt dhe nuk ngopen t\u00eb t\u00eb shqyejn\u00eb.<\/p>\n<p>Mora zem\u00ebr nga k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Drit\u00ebroit, nga poeti t\u00eb cilin e doja dhe e vler\u00ebsoja m\u00eb lart se mali i Tomorit n\u00eb vargmalin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Ai po m\u00eb p\u00ebrkrahte. Dhe p\u00ebrkrahja e tij ishte parzmore p\u00ebr mua, ku thyheshin shigjetat e Zylove dhe d\u00ebrrmoheshin grushtat e burokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Shok\u00ebt m\u00eb thoshin \u00e7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonin. Nj\u00eb mbr\u00ebmje kur po kthehesha nga Kooperativa i lerosur, pasi at\u00eb dit\u00eb kisha punuar n\u00eb nj\u00eb kanal t\u00eb gj\u00ebr\u00eb e t\u00eb thell\u00eb. Cirkat e belit t\u00eb shokut p\u00ebr bri, kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb brinj\u00ebn time.<\/p>\n<p>Kush t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu gjith\u00eb balt\u00eb, m\u00eb pyeti Halil Ja\u00e7ellari ? Koka, koka, i thash\u00eb shokut tim, tregimtarit t\u00eb talentuar i cili ishte admruesi i poezis\u00eb sime. O po lere at\u00eb koka, koka ti, ma b\u00ebri shoku. Ti na ke ne, shok\u00ebve, ke Drit\u00ebroin, Kadaren\u00eb,Tomrrin dhe Korabin e let\u00ebrsis\u00eb e poezis\u00eb dhe poz\u00ebs shqipe q\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb ask\u00ebn t\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbi. E di q\u00eb sot u takova me t\u00eb \u00abKafe familare\u00bb, po shkonte p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. M\u00eb pyeti p\u00ebr ty. \u00c7b\u00ebn Faslli Haliti, m\u00eb tha. Punon n\u00eb kooperativ\u00eb, i thash\u00eb. I thuaj se nuk e kemi harruar.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi harruar edhe ndonj\u00eb me dy p\u00ebll\u00ebmb\u00eb mustaqe, jo m\u00eb Faslliun q\u00eb \u00ebsht\u00eb, jo vet\u00ebm i ri, por edhe me talent e original n\u00eb poezi. Halili, m\u00eb jepte p\u00ebrher\u00eb lajme t\u00eb tilla q\u00eb m\u00eb ngrinin moralin. T\u00eb talentuarit i dhimbset i talentuari, i kishte th\u00ebn\u00eb Drit\u00ebroi, kur ishte ndar\u00eb me Halil Ja\u00e7ellarin duke mos harruar t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb fala. Un\u00eb gjall\u00ebrohesha n\u00eb raste t\u00eb tilla si dhe nga buz\u00ebqeshja e nj\u00eb udh\u00ebtari t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Drit\u00ebro Agolli dhe Faslli Haliti n\u00eb Lushnj\u00eb\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/dritero_agolli-faslli_haliti_lushnje3.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><strong>NE PROMOVIMIN E LIBRIT \u201cKAQ\u201d 2005\u201d N\u00cb LUSHNJ\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim me krijuesit lushnjar\u00eb, Drit\u00ebroi, para se t\u00eb ikte, jo rast\u00ebsisht i kishte pyetur dy shok\u00ebt e mi, \u00e7\u2019b\u00ebn Faslliu. Shkruan. Shkruan e punon, hap vija kulluese q\u00eb t\u00eb kulloj\u00eb toka. t\u00eb mos kalben rr\u00ebnj\u00ebt e grurit, si\u00e7 thot\u00eb ai vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb tij: \u00ab<em>Pellgje dhe ujra ka grunjave shum\u00eb\/ Ka dhe n\u00eb vjershat e mia uj\u00eb\/ N\u00eb nd\u00ebrgjegjen time ka\/ K\u00ebneta,pellgje, mo\u00e7ale\u2026\/ Si ju po hap edhe un\u00eb\/ Vija kulluese, kanale<\/em>\u00bb. I b\u00ebni t\u00eb fala nga ana ime Faslliut e i thoni se \u00ab<em>Ullirin e shtrydhin n\u00eb megene dhe jo kumbull\u00ebn, pasi ulliri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nxjerr vaj<\/em>\u00bb.<\/p>\n<p>Kuptova q\u00eb Drit\u00ebroi, jo vet\u00ebm nuk m\u00eb kish harruar, por ai m\u00eb donte, besonte e m\u00eb vler\u00ebsonte. Vler\u00ebsimet e Drit\u00ebroit ishin bio. Nuk ishin lajka, \u00abLajka \u00ebsht\u00eb lak\u00bb citonte p\u00ebrher\u00eb Drit\u00ebroi Smiun e madh sepse ai vet\u00eb nuk t\u00eb vinte lakun, por ta hiqte lakun nga fyti.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Drit\u00ebroi kishte shum\u00eb virtute, por virtuti i tij m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb vija re un\u00eb n\u00eb bisedat me t\u00eb ishte se ai, jo vet\u00ebm nuk fliste keq p\u00ebr koleg\u00ebt, p\u00ebrkundrazi i mbronte ata kur ndonj\u00ebri tentonte turbullir\u00ebn p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Isha me Drit\u00ebron n\u00eb nj\u00eb kafe af\u00ebr gazet\u00ebs \u00ab<em>Z\u00ebri i popullit<\/em>\u00bb. N\u00eb tavolin\u00ebn vjen e ulet dhe nj\u00eb mjek nga Lushnja, me t\u00eb cilin un\u00eb kisha qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb, mjeku filloi t\u00eb shprehej kund\u00ebr poezis\u00eb s\u00eb Kadares\u00eb \u00ab<em>Nga lufta vim\u00eb\/ e n\u00eb luft\u00eb shkojm\u00eb\/ e tjet\u00ebr fat s&#8217;k\u00ebrkojm\u00eb ne\u00bb.<\/em>\u00a0Drit\u00ebroi q\u00eb e kuptoi se ai po i b\u00ebnte qejfin, i tha se at\u00eb poezi e p\u00eblqente. Dhe kur Dentisti nguli k\u00ebmb\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se nuk i k\u00ebndohej vdekjes. I k\u00ebndohet si nuk i k\u00ebndohet, tha Drit\u00ebroi. Si\u00e7 i k\u00ebndojm\u00eb jet\u00ebs, i k\u00ebndojm\u00eb edhe vdekjes, si pjes\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Dentisti nuk foli m\u00eb. Ai kuptoi se ata jo vet\u00ebm e p\u00eblqenin poezin\u00eb e njeri\u2013tjetrit, por edhe e mbronin njeri-tjetrin nga sulme apo keqinterpretimet e t\u00eb ligjve, ambicioz\u00ebve dhe xheloz\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb vet\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb takimeve me ta q\u00eb nga viti 1963 e deri sot, nuk e kam d\u00ebgjuar as Drit\u00ebron\u00eb e as Ismailin t\u00eb flistin ke p\u00ebr njeri-tjetrin. P\u00ebrkundrazi i kam d\u00ebgjuar t\u00eb shkonin mir\u00eb dhe ta vler\u00ebsonin realisht shoku- shokun. E them k\u00ebt\u00eb se me k\u00ebt\u00eb ata i kund\u00ebrviheshin \u00e7do thashethemeje q\u00eb qarkullonte.<\/p>\n<p>M\u00eb q\u00eblloj t\u00eb pija kafe te Pallati i kultur\u00ebs. N\u00eb kafe e sip\u00ebr Drit\u00ebroi m\u00eb thot\u00eb: e di ti Faslli q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shkruaja romanin \u00ab<em>Komisari Memo<\/em>\u00bb, kam grisur dy dyshek e dy jorgan\u00eb. Si k\u00ebshtu? Pja duke u rrotulluar gjith\u00eb nat\u00ebn sa andej e sa k\u00ebtej, sa djathtas e sa majtas. Dhe mora nj\u00eb honorar me t\u00eb cilin nuk mund t\u00eb bleja, jo vet\u00ebm dy, po asnj\u00eb gjysm\u00eb dysheku apo jorgani. Dhe shtoi: po kur shkruajm\u00eb, ne as q\u00eb i mendojm\u00eb fare honorar\u00e7kat, sepse na pushton pasioni p\u00ebr artin. \u00c7mim ka dysheku apo jorgani po jo poezia, romani. Pasioni s\u2019ka \u00e7mim. Nuk paguhet. Nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar ende ajo monedh\u00eb e cila mund t\u00eb barazohet me pasionin tone p\u00ebr artin, let\u00ebrsin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast mendova se Drit\u00ebroi u pendua q\u00eb foli p\u00ebr pun\u00eb lek\u00ebsh para nj\u00eb poeti t\u00eb ri, por jo se nuk m\u00eb besoi.<\/p>\n<p>Ne me Drit\u00ebron shkojm\u00eb mir\u00eb m\u00eb tha n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr Kadare. Ka q\u00eb na ngat\u00ebrrojn\u00eb. Takohen me mua. Flasin kund\u00ebr Drit\u00ebroit. Takohen me Drit\u00ebron\u00eb, m\u00eb thashemojn\u00eb mua. Megjithat\u00eb ne shkojm\u00eb mire. N\u00eb nje analiz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb ri t\u00eb gazettes \u00abDrita\u00bb, kryeredaktori tha se numri i ri i sapo dal\u00eb nga shtypi, \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt sa dhe kryetarin, shokun Drit\u00ebro e shoh shum\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitur. Pse p\u00ebr Dit\u00ebron\u00eb e nxjerr gazet\u00ebn ti?, i them kryredaktorit me ton t\u00eb lart\u00eb. E mo mir\u00eb ka Ismaili. Pse p\u00ebr mua e p\u00ebrgatit gazet\u00ebn ti Zija? Dua t\u00eb them se ne e d\u00ebgjojm\u00eb, e mb\u00ebshtesin njeri-tjetrit kur si njeri si tjetri kemi t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr, kur ishim t\u00eb dy n\u00eb Pris i cili tregon gjithashtu se ne jo vet\u00ebm shkojm\u00eb mire, por edhe i gjendemi njeri-tjetrdit. Drit\u00ebroit i p\u00eblqeu nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb dhe deshi ta blente, por pa se k\u00ebmisha ishte e shtrenjt\u00eb dhe ai e la, Un\u00eb q\u00eb e kuptova se atij nuk i mjaftonin dollar\u00ebt, i them merre, se t\u00eb ndihmoj un\u00eb. Dhe ai mori k\u00ebmish\u00ebn. Po them edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, pak m\u00eb intime. Nj\u00eb dit\u00eb nd\u00ebrsa po ecnin n\u00eb bulevardin \u00ab<em>D\u00ebshmor\u00ebt e kombit<\/em>\u00bb, bri nesh ishin ca vajza, studente. Drit\u00ebroi, t\u00eb cilin nuk e kisha d\u00ebgjuar t\u00eb fliste p\u00ebr vajza tha, t\u00ebm\u00ebn o sapo m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb vajzat tani q\u00eb jam fejuar&#8230;!<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se ne i besojm\u00eb njeri-tjetrit. Pastaj th\u00ebnia e Drit\u00ebroit, nuk ishte pa humor&#8230;<\/p>\n<p><strong>DRIT\u00cbRO AGOLLI KA SHKRUAR<\/strong>:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mir\u00eb kur ka nj\u00eb far\u00eb ndryshimi mes poet\u00ebve t\u00eb rinj dhe ky ndryshim pa tjet\u00ebr me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i duksh\u00ebm. Musa Vyshka me Faslli Halitin p.ssh. jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga njeri-tjetri. I pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet i asaj lirik\u00ebs s\u00eb qet\u00eb, i vargut t\u00eb l\u00ebmuar, melodioz, nj\u00eb \u00e7ik\u00eb i p\u00ebrmbajtur, i ndrojtur. Vjershat e tij kan\u00eb \u00ebmb\u00eblsi dhe jan\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, nd\u00ebrsa Faslli Haliti q\u00eb tani po fillon t\u00eb botoj\u00eb, mundohet t\u00eb krijoj\u00eb melodi pak m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00ebt dhe ka n\u00eb vargje nerv m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar&#8230; ( <em>Z\u00ebri i Rinis\u00eb, 4 prill 1964<\/em> )<\/p>\n<p>Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gj\u00ebra gj\u00eb jetojn\u00eb gjat\u00eb. Tipar tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb tendenca e fort\u00eb n\u00eb estetik\u00eb, shpirt qytetar, patriotik. Dihet se te \u00e7do njeri fle nj\u00eb luan, por e gjith\u00eb puna \u00ebsht\u00eb se kur zgjohet ky luan te njeri e te tjetri. Te Faslli Haliti, luani \u00ebsht\u00eb zgjuar her\u00ebt. ( <em>gazeta &#8221;Republika&#8221;, 12 maj 1998<\/em> )<\/p>\n<p>Poezia e Faslli Halitit t\u00eb habit. Na ka habitur n\u00eb sistemin socialist, na habit edhe sot n\u00eb sistemin kapitalist. \u00cbsht\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb sociale, p\u00ebrmes metafor\u00ebs. ( <em>gazeta Korrieri, 29 prill 2006<\/em> )<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00cb STUDION E HELIDON DONI HALITI 2009 N\u00cb TIRAN\u00cb NGA POETI FASLLI HALITI Drit\u00ebroin e kam zbuluar vet\u00eb si poet n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 1962. Nuk m\u00eb prezantoi kush. Me t\u00eb me prezantuan poezit\u00eb dhe publicistika e tij n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d. P\u00ebr Drit\u00ebroin m\u00eb fol\u00ebn poezit\u00eb e tregimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37891,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-37890","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00cb STUDION E HELIDON DONI HALITI 2009 N\u00cb TIRAN\u00cb NGA POETI FASLLI HALITI Drit\u00ebroin e kam zbuluar vet\u00eb si poet n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 1962. Nuk m\u00eb prezantoi kush. Me t\u00eb me prezantuan poezit\u00eb dhe publicistika e tij n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d. P\u00ebr Drit\u00ebroin m\u00eb fol\u00ebn poezit\u00eb e tregimet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-02T23:30:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-02T23:41:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"375\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON\",\"datePublished\":\"2019-02-02T23:30:06+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-02T23:41:37+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/\"},\"wordCount\":3165,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/\",\"name\":\"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-02T23:30:06+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-02T23:41:37+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg\",\"width\":500,\"height\":375,\"caption\":\"Drit\u00ebro Agolli - Faslli Haliti\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/kujtimet-e-mia-per-driteron\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00cb STUDION E HELIDON DONI HALITI 2009 N\u00cb TIRAN\u00cb NGA POETI FASLLI HALITI Drit\u00ebroin e kam zbuluar vet\u00eb si poet n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Lushnj\u00eb n\u00eb vitin 1962. Nuk m\u00eb prezantoi kush. Me t\u00eb me prezantuan poezit\u00eb dhe publicistika e tij n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i popullit\u201d. P\u00ebr Drit\u00ebroin m\u00eb fol\u00ebn poezit\u00eb e tregimet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-02T23:30:06+00:00","article_modified_time":"2019-02-02T23:41:37+00:00","og_image":[{"width":500,"height":375,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON","datePublished":"2019-02-02T23:30:06+00:00","dateModified":"2019-02-02T23:41:37+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/"},"wordCount":3165,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/","name":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg","datePublished":"2019-02-02T23:30:06+00:00","dateModified":"2019-02-02T23:41:37+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/dritero_agolli-faslli_haliti.jpg","width":500,"height":375,"caption":"Drit\u00ebro Agolli - Faslli Haliti"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/kujtimet-e-mia-per-driteron\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUJTIMET E MIA P\u00cbR DRIT\u00cbRON"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37890\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}