{"id":37956,"date":"2019-02-04T23:12:51","date_gmt":"2019-02-04T22:12:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=37956"},"modified":"2019-02-04T23:12:51","modified_gmt":"2019-02-04T22:12:51","slug":"nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama)"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00cb VENDIN KU QYTETIN E SHEH NGA LART&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bugjuneci<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nd\u00ebr vendbanimet e pakta n\u00eb Dib\u00ebr ku Peshkopia shihet si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, me Drinin q\u00eb gjarp\u00ebron dhe ik\u00ebn dredh\u00ebruesh\u00ebm tej luginave veriore,m\u00eb posht\u00eb shtrihen lagjet Bulke, Dobrov\u00eb, Kamen, Pazar i vjet\u00ebr, t\u00eb cilat p\u00ebrshkall\u00ebzohen drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit ku bulevardi i blinjt\u00eb memorizon njer\u00ebz, hapa, histori. Aty kaloi vitet e para t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb Astrit Rama, intelektuali jeta e t\u00eb cilit i ngjan nj\u00eb libri t\u00eb pashkruar, mbushur me histori t\u00eb parr\u00ebfyera t\u00eb cilat shtegtojn\u00eb midis Peshkopis\u00eb dhe Parisit, Spa\u00e7it dhe Kutallis\u00eb (Berat), telave me gjemba ku ndaheshin dy Dibrat shqiptare, burgu 17 ditor n\u00eb Shkup, kampi i t\u00eb burgosurve n\u00eb Beograd, rikthimi n\u00eb Paris&#8230;<\/p>\n<p><strong>HISTORIT\u00cb Q\u00cb NDRYSHOJN\u00cb JET\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Peshkopis\u00eb e njohin dhe nuk e njohin Astritin, pasi p\u00ebrmasat e intelektual\u00ebve t\u00eb formuar n\u00eb per\u00ebndim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohen nga kat\u00ebr lagje qyteti ku kat\u00ebr or\u00eb programi televiziv nuk munden t\u00eb ushqejn\u00eb dot me dije e liri e aq m\u00eb pak me shpresa qindra e mij\u00ebra jet\u00eb. Por fati i intelektual\u00ebve q\u00eb lindin n\u00eb koh\u00ebn e gabuar, nuk do thoja kurr\u00eb n\u00eb vendin e gabuar sepse ai vend plot bukuri \u00ebsht\u00eb si kuror\u00eb mbi qytet, \u00ebsht\u00eb apsurd ka raste q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe tragjik. Fati i qyteteve shqiptare ku mungesa e intelektual\u00ebve vjen edhe nga sulmi i padrejt\u00eb q\u00eb u b\u00ebhet atyre prej mendjesh lilipute \u00ebsht\u00eb akoma edhe m\u00eb tragjik. Astriti, f\u00ebmija q\u00eb ecte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mbi rreth nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur m\u00ebsimet n\u00eb shkoll\u00ebn &#8220;Demir Gashi&#8221; shk\u00eblqente n\u00eb m\u00ebsime edhe pse me humor na rr\u00ebfen se n\u00ebna e angazhonte shpesh edhe me pun\u00ebt e familjes si m\u00eb i madhi f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ishte.<\/p>\n<p>E kaluara e tij ka aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar&#8230;Ai ka folur shum\u00eb pak p\u00ebr vete dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb janari 2019 jemi un\u00eb, Iliri dhe Milva( bashk\u00ebshortja e tij ) q\u00eb ia trazuam kujtes\u00ebn e tij t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb fresk\u00ebt me data t\u00eb sakta, emra, detaje t\u00eb cilat ai nis e i tregon shpesh her\u00eb me emocione ku lexohet dhimbje, plag\u00eb, trazuar nga nj\u00eb lloj furtune e brend\u00ebshme 25 vje\u00e7are brenda gjasht\u00ebdhjet\u00eb e ca viteve jet\u00eb ku vitet 70-t\u00eb do ndryshojn\u00eb rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq nuk dij ta them por me shum\u00eb siguri pohoj se vite si ato plot dallg\u00eb dhe stuhi q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht njeriu ia shkakton njeriut n\u00eb shtetin e vet q\u00eb ka aq pak p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kujdes dhe dashuri p\u00ebr shtetasit e vet, skalit\u00ebn t\u00eb riun antikonformist, q\u00eb nuk pajtohej dot me t\u00eb keqen pasi preku magjin\u00eb e liris\u00eb edhe pse p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb moment kur n\u00eb kuadrin e marrdh\u00ebnieve kulturore Franc\u00eb &#8211; Shqip\u00ebri, disa nga student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja t\u00eb Fakultetit Histori -Filologji Tiran\u00eb do t\u00eb studjonin n\u00eb Paris n\u00eb Universitetin e Sorbon\u00ebs, sipas nj\u00eb kontrate 5-vje\u00e7are q\u00eb rinovohej \u00e7do vit mbi baz\u00eb t\u00eb rezultateve. Dhe k\u00ebshtu nis kthesa e fort\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb riu shqiptar, dibran, drejt Parisit, Nices, Korsik\u00ebs t\u00eb cilat nga shfletimet n\u00ebp\u00ebr botimet e koh\u00ebs n\u00eb perceptimin real ishin larg, shum\u00eb larg&#8230; &#8211; shprehet Astriti nd\u00ebrsa ndalon gjat\u00eb teksa p\u00ebrshkruan at\u00eb 27 dhjetor t\u00eb d\u00ebbort\u00eb t\u00eb vitit 1970-t\u00eb n\u00eb Parisin e paimagjinuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>LIRIA E PALIR\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr student\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj liria \u00ebsht\u00eb thelbi i krijimit, i jep jet\u00eb leximit dhe e b\u00ebn kreative reflektimin mbi vepr\u00ebn letrare dhe vet\u00eb jet\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi&#8230; pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mendoja teksa Astriti rr\u00ebfente mbi kalvarin e marrdh\u00ebnieve q\u00eb ambasada shqiptare n\u00eb Franc\u00eb nd\u00ebrtonte me shtetasit e saj, i ftonte t\u00eb lexonin me detyrim gazetat shqiptare p\u00ebr \u00e7do jav\u00eb, i detyronte t\u00eb prisnin udh\u00ebheq\u00ebsit e Byros\u00eb Politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb varf\u00ebr q\u00eb shkonin dhe b\u00ebnin pushime n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Dhe qeshem e si t\u00eb mos qeshesh kur Astriti rendiste dhjetra arsye q\u00eb sajonte p\u00ebr tju larguar atij detyrim leximi gazetash ku uniteti parti-popull ishte kryefjala, arritja, suksesi progresi. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme p\u00ebr mua nj\u00eb i ri q\u00eb shijon &#8220;Doktor Zhivagon&#8221; dhe lundron n\u00ebp\u00ebr kryeveprat franceze me histori e ndjenj\u00eb t\u00eb Floberit, do ia kursente vetes koh\u00ebn e humbur ku liria kusht\u00ebzohet, i vihet lak.<\/p>\n<p><strong>KTHIMI N\u00cb ATDHE<\/strong><\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb vall\u00eb kthimi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e izoluar pasi ke studjuar, jetuar, mbase edhe \u00ebnd\u00ebrruar n\u00ebn t\u00eb tjera horizonte, ke provuar shijen e liris\u00eb kur n\u00eb vendin ton\u00eb as nuk ia dije kuptimin ?!<\/p>\n<p>Dy bashk\u00ebatdhetar\u00ebt e tij do t\u00eb vazhdonin karrier\u00ebn diplomatike, nd\u00ebrsa fati i dibranit kalon n\u00ebp\u00ebr t\u00eb tjera shtigje, udh\u00eb, kryq\u00ebzime. Rr\u00ebfimi i Astritit i tejkalon detajet e Konic\u00ebs, Migjenit. Studenti i sapo kthyer nga Franca n\u00eb bulevardin e Peshkopis\u00eb binte n\u00eb sy, t\u00ebrhiqte vemendjen prej l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb, ndryshe, q\u00eb sfidonte edhe bukurit\u00eb klasike t\u00eb asaj xhiroje tradicionale n\u00ebn blinj, at\u00eb korrik t\u00eb vitit 1975.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb kthimi n\u00eb atdhe ka pesh\u00ebn e mallit p\u00ebr familjar\u00ebt e dashur, \u00ebndrrat dhe premisat p\u00ebr jet\u00ebn e re, e cila nis t\u00eb jap\u00eb goditjet e para.<br \/>\nI refuzohet e drejta p\u00ebr t\u00eb punuar pedagog.<\/p>\n<p>Emrohet m\u00ebsues n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb 8-vje\u00e7are qyteti. \u00c7udi deri n\u00eb absurd, ku heshtja e gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb reagim dhe q\u00ebndrim. Astriti nj\u00eb cop\u00ebz her\u00eb pa folur dhe un\u00eb duke imagjinuar se ky emrim \u00ebsht\u00eb shuplaka e par\u00eb, e leht\u00eb, e vock\u00ebl, paralajm\u00ebruese e nj\u00eb stuhije t\u00eb fort\u00eb q\u00eb do ta priste n\u00eb Peshkopin\u00eb e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DOSJA 790 &#8211; Faq\u00ebshe<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb per\u00ebndim em\u00ebrimi si m\u00ebsues 8-vjecareje p\u00ebrb\u00ebn dhjetra arsye p\u00ebr t&#8217;u ndjer\u00eb i zhg\u00ebnjyer nd\u00ebrkoh\u00eb kur bota akademike, gazetaria e Tiran\u00ebs do t\u00eb kishin shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri si ai, shkolluar n\u00eb per\u00ebndim, me dije t\u00eb thella dhe t\u00eb \u00e7ertifikuara por Astriti nuk u ndje i till\u00eb, p\u00ebrkundrazi; do t&#8217;ju m\u00ebsonte nx\u00ebn\u00ebsve dibran\u00eb frengjishten, historiza t\u00eb atij vendi nga burojn\u00eb artet q\u00eb ushqejn\u00eb bot\u00ebn me bukuri. Ai thot\u00eb se mbante edhe nj\u00eb magnetofon t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t&#8217;jua b\u00ebr\u00eb m\u00eb efi\u00e7ente nx\u00ebnien dhe ndofta ishte m\u00ebsuesi m\u00eb i admiruesh\u00ebm p\u00ebr ata fatlum\u00eb, por k\u00ebto &#8220;metoda borgjezo revizioniste q\u00eb binin ndesh me vij\u00ebn tradicionale t\u00eb edukimit&#8221; do t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb akuza p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Insistoj t&#8217;i marr di\u00e7ka t\u00eb bukur nga puna e shkurt\u00ebr si m\u00ebsues dhe ai kujton me shum\u00eb emocion nj\u00eb moment kur nj\u00ebr\u00ebs prej nx\u00ebnseve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb klas\u00ebs i refuzohet e drejta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen q\u00ebndrore t\u00eb vitit t\u00eb ri e cila organizohej p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Arsyeja ishte biografia, nj\u00eb femije me biografi familjare jo t\u00eb mir\u00eb i mohoheshin shum\u00eb t\u00eb drejta asaj kohe, sa shum\u00eb si Milva i kishin provuar ata lot q\u00eb shkaktonte padrejt\u00ebsia q\u00eb e vret aq shum\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb bot\u00ebn e sheh pafaj\u00ebsisht.<\/p>\n<p>I afrohem Milv\u00ebs dhe me z\u00eb t\u00eb ulur i them:<br \/>\n&#8211; &#8220;Mos u m\u00ebrzit se do ndrroj\u00eb kjo pun\u00eb&#8221;!<br \/>\n&#8220;Lot\u00ebt e saj m&#8217;u duk se u shnd\u00ebrruan n\u00eb ylber shprese n\u00ebn drit\u00ebn e fjal\u00ebve t\u00eb mia.&#8221;<br \/>\n(<em>PS Milva Nasufit i referohet shkrimi im me titull &#8220;Stilistja e qytetit t\u00eb heshtur&#8221;<\/em>)<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Un\u00eb e ndjeja q\u00eb isha i kontrolluar&#8221; &#8211; shprehet ai. &#8211; &#8220;edhe kur drejtuesi i shkoll\u00ebs m\u00eb tha t\u00eb mos sillja magnetofon n\u00eb shkoll\u00eb, edhe kur shikimet e t\u00eb tjereve nuk u ndaheshin hapave t\u00eb mia nd\u00ebrsa fjal\u00ebt, mendimet e mia rralloheshin, e kuptoja q\u00eb po sajohej dhe shkruhej p\u00ebr mua, por kurr\u00eb nuk e kisha menduar se un\u00eb pask\u00ebsha qen\u00eb &#8220;spiun i francez\u00ebve&#8221; si\u00e7 do m\u00eb akuzonin&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 qeshor t\u00eb vitit 1976 Astrit Rama arrestohet n\u00eb mjediset e shkoll\u00ebs ku punonte me akuz\u00ebn : agjent i qeveris\u00eb francize, vet\u00ebm tre dit\u00eb para se t\u00eb mbyllej viti shkollor (14 qershor 1976). Dosja e tij prej 790 faqesh t\u00eb cil\u00ebn ai e ka shfletuar, p\u00ebrmban pseudonime p\u00ebrtej t\u00eb cilave jan\u00eb njer\u00ebz real\u00eb, q\u00eb u ngjajn\u00eb aq shum\u00eb personazheve kafkjane, me trup dhe gjymtyr\u00eb por pa tru dhe shpirt.<\/p>\n<p><strong>RR\u00cbFIMET E BIRUC\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Birruca ishte e err\u00ebt, e ftoht\u00eb jo vet\u00ebm prej apsurd akuz\u00ebs q\u00eb thurej aty por edhe prej njer\u00ebzve q\u00eb hynin, dilnin, p\u00ebshp\u00ebrisnin, shpifnin, intimidonin&#8230;<\/p>\n<p>Birruca nisi me hetuesin\u00eb e gjat\u00eb disa mujore mes shpifjeve dhe intrigave, pyetjeve t\u00eb pakuptimta dhe m\u00eb pas burgu 313-t\u00ebs i Tiran\u00ebs p\u00ebr tu transferuar diku n\u00eb Spa\u00e7. Tet\u00eb vite burg n\u00eb Spa\u00e7in e pun\u00ebve t\u00eb detyruar, ku 52 vet\u00eb flinin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb me p\u00ebrmasa 7 me 8, mbi dyshek\u00eb prej kashte e n\u00ebn dritaret pa xhama. Imagjinata ime e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoj\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb teksa e d\u00ebgjoj ta p\u00ebrshkruaj\u00eb sikur e ka parasysh \u00e7do \u00e7ast t\u00eb jetuar atje, duke shtyr\u00eb vagonat e r\u00ebnd\u00eb udh\u00ebs q\u00eb nuk mbaron.<\/p>\n<p>Astriti rr\u00ebfen at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn askush nuk ka shkruar ende dhe un\u00eb dyshoj n\u00eb b\u00ebra mir\u00eb apo keq q\u00eb ia riktheva ato vite ku jeta p\u00ebrplaset fort pothuajse e pajet\u00eb dhe asgje nuk dihet se \u00e7far\u00eb mundet t\u00eb mbetet gjall\u00eb pask\u00ebtaj. Nuk guxoj ta pyes: si mund t\u00eb ndjehej, \u00e7far\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb si ai me fr\u00ebngjishten mondane atyre qelive t\u00eb err\u00ebta, kisha lexuar Visar Zhitin, kisha par\u00eb pikturat e Lek\u00eb P\u00ebrvizit &#8230; Mbase Astriti e lexoi t\u00eb palexueshmen dhe iu p\u00ebrgjigj rr\u00ebmbimthi asaj q\u00eb un\u00eb nuk guxova ta pyes duke plot\u00ebsuar k\u00ebshtu nj\u00eb d\u00ebshmi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vargun e gjat\u00eb t\u00eb binjak\u00ebve me fatin e tij;<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;Un\u00eb isha me fat q\u00eb i mbijetova burgut t\u00eb Spa\u00e7it, shum\u00eb nga ne u pushkatuan&#8221;.<\/p>\n<p><strong>BESA<\/strong><\/p>\n<p>Amplitutat emocionale n\u00eb jet\u00ebn e intelektual\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar transmetojn\u00eb sinjale t\u00eb rralla, njer\u00ebzore, plot me vlera q\u00eb do ishte m\u00ebkat t\u00eb mos i analizonim. K\u00ebshtu do ta konsideroja raportin mes Astritit dhe babait q\u00eb pa frik\u00eb ka emrin Bes\u00eb. Nj\u00eb premtim se nuk do t\u00eb arratisej nga Shqip\u00ebria kur t\u00eb dilte nga burgu, nj\u00eb frik\u00eb se di\u00e7ka tjet\u00ebr do ti ndante e mbante larg. Nj\u00eb pasiguri e re, k\u00ebrc\u00ebnim jete q\u00eb b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb brisht\u00eb n\u00eb kushtet e atij tmerri fizik, psiqik dhe shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1982 Astriti lirohet nga burgu me amnisti, nga 1100 t\u00eb burgosur, 400 t\u00eb till\u00eb do t\u00eb liroheshin. N\u00eb dalje u jepej nj\u00eb dokument t\u00eb cilin z\u00ebri i that\u00eb e citonte dhe dora edhe m\u00eb e that\u00eb duhej ta firmoste. Ai tekst i p\u00ebshtir\u00eb, i pakuptimt\u00eb, absurd q\u00eb Astriti e recitoi per mendesh natyrsh\u00ebm nuk do t\u00eb firmosej prej tij.<\/p>\n<p>&#8211; &#8220;K\u00ebtu do vish prap\u00eb!&#8221;<br \/>\nGj\u0113monte z\u00ebri edhe m\u00eb i hekurt se qelia.<br \/>\nFati i individ\u00ebve t\u00eb till\u00eb dihej: spiun ose d\u00ebnim. Shkrep\u00ebtinte e nes\u00ebrmja q\u00eb dukej edhe m\u00eb e pashpres\u00eb.<\/p>\n<p><strong>INTERNIMI (1983-1989)<\/strong><\/p>\n<p>Me 29 shtator t\u00eb po atij viti(1983 ) Astriti internohet n\u00eb Kutalli t\u00eb Beratit. Tashm\u00eb jo vet\u00ebm durimit po i vinte fundi por edhe sh\u00ebndeti po r\u00ebndohej s\u00eb tep\u00ebrmi. Zemra e lodhur, t\u00eb ftoht\u00ebt e tmerrsh\u00ebm t\u00eb dhomave t\u00eb akullta t\u00eb Spa\u00e7it, etj., etj. po e b\u00ebnin jet\u00ebn e t\u00eb riut pa rini edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. E n\u00eb kushte t\u00eb tilla kur fati dhe sh\u00ebndeti t\u00eb braktisin, familja mbetet e vetmja q\u00eb vuan me ty. Ajo ishte arsye e mos arratisjes, besa e dh\u00ebn\u00eb babait, lot\u00ebt e nxeht\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, motrave jan\u00eb edhe vuajtje por edhe arsye p\u00ebr t&#8217;u zgjuar dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb internimit q\u00eb ishte edhe m\u00eb i eg\u00ebr se burgimi. Pun\u00eb e detyruar, dhun\u00eb trupore, shpirt\u00ebrore, mendore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb kur edhe durimit edhe sh\u00ebndetit i erdhi fundi Astriti rr\u00ebfen se ecte me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, kolliste gjak, rrahjet e zemr\u00ebs i kalonin 220 rrahje p\u00ebr minut\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por ja q\u00eb momentet e liga shfaqen edhe miqt\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbeten p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb till\u00eb. Ishte Mondi Seiko i cili njoftoi ambulanc\u00ebn dhe k\u00ebshtu i largohet kampit t\u00eb internimit n\u00eb vitin 1986 duke iu drejtuar spitalit ku i rekomandohet nd\u00ebrhyrje e menj\u00ebher\u00ebse kirurgjikale n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Fytyra e n\u00ebn\u00ebs, shikimi i babait do ishin remedia m\u00eb e mir\u00eb por edhe fjal\u00ebt e men\u00e7ura t\u00eb miqve &#8220;ke thyer vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb l\u00ebn\u00eb jet\u00ebn&#8221; ishin pak diell pas stuhis\u00eb vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebfimit q\u00eb zgjat rreth dy or\u00eb me plot detaje, citime, ditare t\u00eb Astritit, pyes veten; Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore?! Nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb ka aq shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura p\u00ebr t&#8217;i dhuruar jet\u00ebs, familjes, miqve, qytetit, Shqip\u00ebris\u00eb?!<br \/>\nPse kaq shum\u00eb dhun\u00eb mbi mendjen?!<br \/>\nP\u00ebrse kjo trash\u00ebgimni e hidhur nuk shteron kurr\u00eb?<br \/>\nSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb shteti, kaq barbar ndaj bijve t\u00eb vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?!<\/p>\n<p><strong>DEMOKRACIA SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p>E si mund t\u00eb lindte e sh\u00ebndet\u00ebshme demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri kur mendja e atij vendi fatkeq ishte dhunuar, d\u00ebnuar, arratisur, gjymtuar. Ky narracion jete e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb po lindte n\u00eb vitet 90-t\u00eb dhe q\u00eb ne e quajm\u00eb demokraci dhe tash e dijm\u00eb se pse ajo nuk mundi t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e till\u00eb. K\u00ebtu Astriti rr\u00ebfen me z\u00ebrat tan\u00eb, (<em>jemi un\u00eb, Milva dhe Iliri q\u00eb kujtojm\u00eb<\/em>) emrat e par\u00eb, mbledhjet e para, deri n\u00eb prag t\u00eb lindjes s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Par\u00eb opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri, Peshkopi, ku natyrsh\u00ebm prezenca dhe roli i Astrit Ram\u00ebs ishte i pamohuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kam besuar se e djathta n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb mbahej n\u00eb jet\u00eb nga jet\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb kan\u00eb sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb drejta dhe liri. Kur shkel\u00ebsit e t\u00eb drejtave ul\u00ebrasin mbi t\u00eb drejtat m\u00eb fort sesa ata q\u00eb i kan\u00eb humbur ato, fatet e demokracis\u00eb dhe vendeve q\u00eb aspirojn\u00eb at\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrezikuara. Ne ishim nj\u00eb popull i palir\u00eb sepse u pajtuam me rob\u00ebrin\u00eb e cila \u00e7montohet prej antikonformist\u00ebsh q\u00eb nuk pajtohen me t\u00eb keqen. Dhe muret e s\u00eb keqes jan\u00eb ideologjike por edhe morale dhe ato shemben nga njer\u00ebz me histori t\u00eb tilla vuajtjesh q\u00eb as vuajtja nuk i n\u00ebnshtroi dot.<\/p>\n<p><strong>IKJA NGA SHQIP\u00cbRIA<\/strong><\/p>\n<p>Me nj\u00eb gj\u00ebndje sh\u00ebndetsore t\u00eb r\u00ebnduar Astriti tregon se si u larguan nga Shqip\u00ebria. Ishte 24 shtator i vitit 1991 dhe mesa duket me ikjen e tij do t\u00eb shembej nj\u00eb prej mureve m\u00eb absurd\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ai q\u00eb ndante dy Dibrat. Tela me gjemba, bresh\u00ebri n\u00eb aj\u00ebr dhe mbi trupa, nj\u00eb tjet\u00ebr akt drame ku protagonist ishte Astriti, bashk\u00ebshortja e tij Milva dhe nj\u00eb foshnje, q\u00eb pas disa muajsh do t\u00eb vinte n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kalvar me shum\u00eb t\u00eb panjohura, n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj po ku flitet edhe shqip.<\/p>\n<p>Dy or\u00eb hetuesi dhe gjyqi q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebnonte nga &#8230;muaj deri n\u00eb tre vjet. Kishin kaluar pa leje kufirin q\u00eb ndante, kishte vite q\u00eb ndante familjar\u00eb, iniciativa.<\/p>\n<p>D\u00ebnohen me 17 dit\u00eb burg n\u00eb burgun e Shkupit dhe pastaj d\u00ebrgohen n\u00eb kampin e t\u00eb burgosurve n\u00eb Beograd.<br \/>\nKur rr\u00ebfen p\u00ebr dhun\u00eb verbale dhe fizike shoh se Milva p\u00ebrlotet. Ndjej se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb i ka vuajtur m\u00eb shum\u00eb ato dit\u00eb.<br \/>\n&#8220;Rrija e mbuluar n\u00ebn batanije&#8221; &#8211; thot\u00eb, &#8220;nuk doja t\u00eb shihja asgj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Astriti isht\u00eb n\u00eb kampin e burrave&#8221;.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00ebm fantazoj se si Milva e bukur, e men\u00e7ur, ajo vajza e p\u00ebrlotur me biografi t\u00eb keqe q\u00eb nuk mund t\u00eb shkonte as n\u00eb mbremje qendrore, p\u00ebrkrah ish m\u00ebsuesit t\u00eb saj q\u00eb e ngush\u00ebllonte se NJ\u00cb DIT\u00cb DO NDRROJ\u00cb KJO PUN\u00cb po jetonte ndoshta dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj por n\u00eb krah t\u00eb njeriut t\u00eb cilit dija e marr\u00eb n\u00eb per\u00ebndim nuk do ti shkonte d\u00ebm. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dijet, librat, studimet, vlerat zhver\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Sa e dhimbshme kjo histori pa fund. Meq\u00ebn\u00ebse ky kamp t\u00eb burgosurish monitorohej nga shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Astriti ky frengjishtfol\u00ebs i shk\u00eblqyer do t\u00eb punoj\u00eb si p\u00ebrkthyes i OKB deri n\u00eb muajin qershor t\u00eb po atij viti, p\u00ebr tu vendosur m\u00eb pas n\u00eb Franc\u00eb vet\u00ebm pak muaj para se t\u00eb lind\u00eb g\u00ebzimi i par\u00eb i k\u00ebsaj familjeje Judita.<\/p>\n<p><strong>FRANCA 25 VJET M\u00cb VON\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Po shkelte p\u00ebrs\u00ebri mbi ato rrug\u00eb q\u00eb i kishte l\u00ebn\u00eb dikur n\u00eb rinin\u00eb e tij. Me vete mbante nostalgjin\u00eb e atyre viteve, vuajtjet e pamerituara me t\u00eb cilat pothuajse e vrau e marra koh\u00eb, dhimbjet e patreguara t\u00eb burgut t\u00eb Spa\u00e7it ku kishte vet\u00ebm nj\u00eb hektar qiell dhe disa or\u00eb diell, p\u00ebrndjekjet, p\u00ebrgjimet n\u00eb dhom\u00ebn e internimit, n\u00eb sht\u00ebpi, kudo fliste, heshtte. Ky qiell per\u00ebndimi ishte i ngarkuar me aq shum\u00eb \u00ebndrra e shpresa te l\u00ebna p\u00ebrgjys\u00ebm, zhg\u00ebnjime. Por n\u00ebn k\u00ebt\u00eb qiell njeriu mundet t\u00eb eci i lir\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si 25 vite m\u00eb par\u00eb edhe pse n\u00eb atdheun ton\u00eb kjo liri nuk kuptohet, keqp\u00ebrdoret, p\u00ebrdhoset. Nj\u00eb ish student i Sorbon\u00ebs e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb orientohet udh\u00ebve, qendrave edhe pse n\u00eb qytetin e tij rrug\u00ebt iu mbyll\u00ebn dhe jeta iu burgos kampeve m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb nj\u00eb sistemi \u00e7njer\u00ebzor q\u00eb denigron bijt\u00eb e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Pas disa studimesh post universitare Astriti do t\u00eb jet\u00eb funksionar i shtetit francez. Nga viti 2004-2007 ai punonte n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs , n\u00eb Drejtorin\u00eb e Kultur\u00ebs s\u00eb Krahin\u00ebs s\u00eb Bretanj\u00ebs, sektori i shp\u00ebrndarjes s\u00eb librit drejt bibliotekave. Nga shtatori 2007 deri n\u00eb maj 2018 (koh\u00eb kjo kur doli n\u00eb pension) punoi n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, drejtoria e kolektivitetit territorial ku \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me medalje pune nga shteti francez.<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e mi, pasi d\u00ebgjova rr\u00ebfimin e tij, lexova aktakuz\u00ebn, disa fragmente nga dosja, reagimet e t\u00eb njohurve, jeta e atij njeriu m\u2019u duk nj\u00eb muze i gjall\u00eb, me gjethe, bunker, muze me gjemba, me qiej \u00ebnd\u00ebrrimtar, muze t\u00eb path\u00ebnash q\u00eb edhe po ti d\u00ebgjosh e ke shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ti kuptuar dhe besuar. por ja q\u00eb disa histori nuk duhen l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje sepse bashk\u00eb me heshtjen vdes e v\u00ebrteta e trisht\u00eb por edhe dija, reagimi, fuqia jone gjithmon\u00eb e m\u00eb e brisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar t\u00eb keqen q\u00eb vrau t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb duke na gjymtuar edhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Edhe pse fol\u00ebm e fol\u00ebm gjat\u00eb e mbase shum\u00eb plag\u00eb nuk duhen trazuar sepse dhembin, ne mendje m\u00eb v\u00ebrtiten shum\u00eb pyetje, pa p\u00ebrgjigje, pezull&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fati ka individi n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb totalitare?!<br \/>\n\u00c7far\u00eb vakuumi intelektual shkakton denigrimi i elitave?!<br \/>\nSa fatal ishte fati i familjar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt vuanin d\u00ebnime t\u00eb tilla?<br \/>\nPse sistematikisht atdheut i d\u00ebnohet mendja?!<br \/>\nPse demokracia shqiptare nuk e korrigjoi k\u00ebt\u00eb hantikap t\u00eb trash\u00ebguar nga sistemet e m\u00ebparshme?!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Astrit Rama - vler\u00ebsime\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/astrit_rama_vleresime.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<em>Disa medalje pune dh\u00ebn\u00eb nga shteti francez<\/em>).<\/p>\n<p>Marianne (gruaja q\u00eb paraqet Republik\u00ebn franceze, busti i s\u00eb cil\u00ebs gj\u00ebndet n\u00eb \u00e7do bashki, komun\u00eb n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn e pasme \u00ebshte shkruajtur: <em>La pr\u00e9f\u00e8te Mich\u00e8le KIRRY \u00e0 Astrit RAMA<\/em>. Prefektja, Mich\u00e8le Kirry dh\u00ebn\u00eb Astrit Ram\u00ebs, p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga 1 tetori 2002 &#8211; deri me 1 maj 2018.<\/p>\n<p><em>Ky material \u00ebsht\u00eb bazuar nga historia e Astrit Ram\u00ebs (intervista, dosier, rr\u00ebfime personale).<\/em><\/p>\n<p>Punoi <strong>Marjana Bulku<\/strong><br \/>\n<em>Janar 2019<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Frank Shkreli<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00cb VENDIN KU QYTETIN E SHEH NGA LART&#8230; Bugjuneci&#8230; \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr vendbanimet e pakta n\u00eb Dib\u00ebr ku Peshkopia shihet si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, me Drinin q\u00eb gjarp\u00ebron dhe ik\u00ebn dredh\u00ebruesh\u00ebm tej luginave veriore,m\u00eb posht\u00eb shtrihen lagjet Bulke, Dobrov\u00eb, Kamen, Pazar i vjet\u00ebr, t\u00eb cilat p\u00ebrshkall\u00ebzohen drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit ku bulevardi i blinjt\u00eb memorizon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":37957,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-37956","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00cb VENDIN KU QYTETIN E SHEH NGA LART&#8230; Bugjuneci&#8230; \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr vendbanimet e pakta n\u00eb Dib\u00ebr ku Peshkopia shihet si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, me Drinin q\u00eb gjarp\u00ebron dhe ik\u00ebn dredh\u00ebruesh\u00ebm tej luginave veriore,m\u00eb posht\u00eb shtrihen lagjet Bulke, Dobrov\u00eb, Kamen, Pazar i vjet\u00ebr, t\u00eb cilat p\u00ebrshkall\u00ebzohen drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit ku bulevardi i blinjt\u00eb memorizon [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-04T22:12:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama)\",\"datePublished\":\"2019-02-04T22:12:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/\"},\"wordCount\":3447,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/astrit_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/astrit_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-04T22:12:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/astrit_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/astrit_rama.jpg\",\"width\":600,\"height\":600},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"N\u00cb VENDIN KU QYTETIN E SHEH NGA LART&#8230; Bugjuneci&#8230; \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr vendbanimet e pakta n\u00eb Dib\u00ebr ku Peshkopia shihet si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs, me Drinin q\u00eb gjarp\u00ebron dhe ik\u00ebn dredh\u00ebruesh\u00ebm tej luginave veriore,m\u00eb posht\u00eb shtrihen lagjet Bulke, Dobrov\u00eb, Kamen, Pazar i vjet\u00ebr, t\u00eb cilat p\u00ebrshkall\u00ebzohen drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit ku bulevardi i blinjt\u00eb memorizon [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-04T22:12:51+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama)","datePublished":"2019-02-04T22:12:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/"},"wordCount":3447,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/","name":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg","datePublished":"2019-02-04T22:12:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/astrit_rama.jpg","width":600,"height":600},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-jete-disa-histori-te-lindesh-ne-kohen-e-gabuar-astrit-rama\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb Jet\u00eb\u2026 Disa Histori: T\u00eb lind\u00ebsh n\u00eb koh\u00ebn e gabuar (Astrit Rama)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37956\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37957"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}