{"id":38004,"date":"2019-02-06T02:39:19","date_gmt":"2019-02-06T01:39:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38004"},"modified":"2019-02-06T02:39:19","modified_gmt":"2019-02-06T01:39:19","slug":"optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/","title":{"rendered":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" title=\"Mexhit Pren\u00e7i\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/mexhit_prenci.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" align=\"left\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>MEXHIT PREN\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>RIVLER\u00cbSIMI SI SFID\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Poezis\u00eb s\u00eb Faslli Halitit edhe n\u00ebse nuk i vihet emri, lexuesi i kujdessh\u00ebm e dallon menj\u00ebher\u00eb dhe e personalizon. Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e origjinalitetit dhe individualitetit poetik t\u00eb spikatur, \u00e7ka do te jet\u00eb objekt i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi kritik. Poeti Haliti \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm me personale artistike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime kam arritur nga analiza e tekstit poetik t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb p\u00ebrzgjedhur t\u00eb tij, pas nj\u00eb procesi hulumtues, perceptues e studiues dhe vler\u00ebsues e rivler\u00ebsues. Kjo lloj kritike p\u00ebrjashton faktor\u00ebt jasht\u00ebletrar\u00eb, fjalomanin\u00eb, t\u00eb shkruarit apo t\u00eb folurit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e sipas qejfit<\/p>\n<p><strong>2<\/strong><br \/>\nKat\u00ebr dekada e m\u00eb shum\u00eb boton poezi Faslli Haliti q\u00eb nga koha e diktatur\u00ebs komuniste, n\u00eb dy dekadat e demokracis\u00eb dhe n\u00eb vazhdim. Poezia e tij \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar dhe e angazhuar. Shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb i qytetarit dhe i krijuesit. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb unitetit n\u00eb raportin art-jet\u00eb. Duke mos u ndaluar te kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rrafshin teorik, por n\u00eb at\u00eb konkret, theksoj se poeti Haliti \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me vendlindjen, vatr\u00ebn, me tok\u00ebn, natyr\u00ebn, fush\u00ebn, malin e fshatin. Me jet\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Me shoq\u00ebrin\u00eb dhe njer\u00ebzit, g\u00ebzimet dhe hidh\u00ebrimet e tyre; me dramat e tragjedit\u00eb; Me lirin\u00eb dhe kufizimet e saj, &#8211; t\u00eb cilat i ka p\u00ebrjetuar si qytetar dhe i ka v\u00ebshtruar si piktor e poet.<\/p>\n<p>Realitetin artistik e rikrijon prej atij jet\u00ebsor me poezi t\u00eb fresk\u00ebt, me detaje, imazhe, situata, subjekte, ngjarje, tipa e karaktere njer\u00ebzish, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta e t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb rikrijuar si personazhe. Syri i piktorit (poeti \u00ebsht\u00eb edhe piktor) ka qen\u00eb syri i v\u00ebzhguesit t\u00eb holl\u00eb q\u00eb dallon edhe t\u00eb padukshmen, ku njeriu i zakonsh\u00ebm nuk e sheh dot. Ky sy v\u00ebzhgues nj\u00ebsh me syrin e brendsh\u00ebm t\u00eb poetit, kan\u00eb krijuar mekanizmin krijues t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, origjinal, t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb shqet\u00ebsuar e t\u00eb angazhuar si n\u00eb koh\u00ebn pa liri t\u00eb socializmit, ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebn me liri t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong><br \/>\nPoezia e angazhuar e socrealizmit kish objekt njeriun dhe realitetin e ideologjizuar e t\u00eb alibiuar dhe transmetonte mesazhe t\u00eb tilla. Nd\u00ebrsa poezia e angazhuar n\u00eb dy dekadat e demokracis\u00eb ka n\u00eb fokus njeriun natyral, shoq\u00ebrin\u00eb, an\u00ebn sociale dhe humane; jet\u00ebn reale e komplekse, me t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat e saj. Q\u00ebndrimi kritik poetik ndaj dukurive negative dhe regresive, sidomos t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave e lirive t\u00eb njeriut n\u00eb sistemin totalitarist duke k\u00ebrkuar ndryshim brenda sistemit, ka qen\u00eb i dyzuar me nj\u00eb paqart\u00ebsi t\u00eb dukshme. Po nga nj\u00eb optik\u00eb tjet\u00ebr her\u00eb t\u00eb qart\u00eb e her\u00eb t\u00eb turbullt\u00eb n\u00eb dy dekadat e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe angazhuar, her\u00eb sheh drit\u00eb, her\u00eb mjegullnaj\u00eb, her\u00eb dhun\u00eb her\u00eb demokraci dhe liri me tepric\u00eb t\u00eb cilat i shpreh lirsh\u00ebm, pa kujtuar nenin 55. Poeti i shquar, i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, Xhevahir Spahiu duke vler\u00ebsuar poezin\u00eb e Halitit, do t\u00eb thoshte: \u201d Dhuna e burgos lirin\u00eb, Faslli Haliti e zhburgos lirin\u00eb\u201d. Nj\u00eb nd\u00ebr mjetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb aplikimi i ironikes, satir\u00ebs dhe groteskut..<\/p>\n<p><strong>4<\/strong><br \/>\nLiria krijuese n\u00eb mbret\u00ebrimin e socrealizmit ka qen\u00eb e kufizuar nga vijave t\u00eb bardha ideologjike. Mbi kokat e krijuesve si shpat\u00eb e Demokleut q\u00ebndronte Neni 55. K\u00ebt\u00eb autori e dinte dhe e mbante v\u00ebth n\u00eb vesh. Por ja q\u00eb pasioni i vrullsh\u00ebm e tradhton. Nga dufi p\u00ebr t\u00eb kritikuar burokratizmin shkruan poem\u00ebn \u201cDielli dhe rr\u00ebkerat\u201d. Nuk i v\u00eb fre fantazis\u00eb. Kalon muret ideologjike dhe godet ashp\u00ebr poetikisht \u201crr\u00ebkerat\u201d burokratike q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pikoj\u00eb \u00e7atia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb heroit dramatiko-lirik t\u00eb poem\u00ebs, \u00e7atia e njeriut t\u00eb thjesht\u00eb, fshatarit, pun\u00ebtorit dhe n\u00ebpun\u00ebsit t\u00eb vog\u00ebl. Por kjo \u00ebsht\u00eb dukja n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Prapa saj shikoj nj\u00eb simbolik\u00eb shum\u00ebdimensionale. Burokracia \u00ebsht\u00eb futur thell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e madhe t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb pushtetit q\u00eb nd\u00ebrtoi Enveri me Partin\u00eb. Ajo pikon pik\u00eb-pik\u00eb. Semantika e togfjal\u00ebshit \u201cm\u00eb pikon \u00e7atia\u201d e \u00e7on mendjen e lexuesit elitar, gjer te \u00e7atia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb madhe, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar keq! Burokratizmi po e shkat\u00ebrron ashtu si ajo pika e \u00e7atis\u00eb \u201cPi- \/ k\u00eb, pi- \/ k\u00eb!\u2026\u201d, si\u00e7 thot\u00eb vargu i tij i ndar\u00eb n\u00eb rrokje, i thyer, sfidues i rregullave strikte.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Faslli Haliti - t\u00ebharrje e poezi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/faslli_haliti_teharrje_e_poezi.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>5<\/strong><br \/>\nN\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb procesit krijues, si nj\u00eb engj\u00ebll mbrojt\u00ebs i vjen n\u00eb ndihm\u00eb autocensura e bukur, pa\u00e7ka se kishte lindur nga dhuna e tmerrshme e sistemit piramidal t\u00eb censur\u00ebs vras\u00ebse t\u00eb liris\u00eb krijuese. Poetit i duhej t\u00eb shpikte metafor\u00ebn aliazh t\u00eb diellit \u201cEnver-Parti\u201d si simbol t\u00eb drit\u00ebs!&#8230; Q\u00eb t\u2019i jepte t\u00eb kuptonte Diktatorit t\u00eb Madh q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb fajin q\u00eb pikon \u00e7atia. T\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb fajin q\u00eb burokratizmi po g\u00ebrryen piramid\u00ebn e shtetit socialist, pa\u00e7ka se un\u00eb flas p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb time qaramane e sentimentale. Dhe i drejtohet Enverit e Partis\u00eb, familjarisht me gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt: \u201c Mos rrini fare t\u00eb menduar! \/ Ne p\u00ebr ju flem\u00eb n\u00ebn uj\u00eb, \/ Ne p\u00ebr ju flem\u00eb n\u00eb dyshek\u00eb akujsh, \/ Ne p\u00ebr ju flem\u00eb edhe n\u00eb \u00e7ar\u00e7af bor\u00ebrash mbuluar!\u201d. N\u00eb n\u00ebnshtresat semantike t\u00eb tekstit poetik lexoj se, bashk\u00eb me autorin k\u00ebshtu ligj\u00ebron edhe nj\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe shqiptare. Dhe vazhdon m\u00eb posht\u00eb me fjal\u00ebn \u201cNe\u201d, p\u00ebrtej familjes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb z\u00ebri i atyre q\u00eb vuanin burokratizmin e korrupsionin, nj\u00eb z\u00eb ironik: \u201dNe p\u00ebr shokun Lili na vjen keq \/ (Shefin e strehimit) \/ Ne p\u00ebr shokun Koli na vjen keq \/ (Kryetarin e K\u00ebshillit) N\u00eb pallatin e ri q\u00eb sapo mbaroi \/ Nuk na caktoi ne \/ Nuk caktoi traktoristin Qazim Gjoni, \/ Nuk caktoi elektri\u00e7istin Met Myzeqari \/ Nuk caktoi arkitektin Ko\u00e7o Mina, \/ Por soj \u2013 \/ e, \/ soro-llopin e tij\u2026 \/ Q\u00eb lan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb fshat \/ Dhe ik\u00ebn n\u00eb qytet \/ T\u00eb par\u00ebt mor\u00ebn hyrje n\u00eb pallat!\u201d. Prapa fjal\u00ebve e togfjal\u00ebve poetike, n\u00eb shtresat polisemantike ironia dhe satira godet. Censor\u00ebt ngren\u00eb vesh\u00ebt e mprehin arm\u00ebt. Marifetet artistike dhe veglat e artit t\u00eb koh\u00ebs eterne, q\u00eb \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb natyrore, nuk pin\u00eb uj\u00eb k\u00ebsaj here, kur n\u00eb raste t\u00eb tjera nuk ishin v\u00ebn\u00eb re n\u00eb ca poezi liberale t\u00eb tij q\u00eb kishin kaluar vijat e bardha. Poema \u201cDielli dhe rr\u00ebkerat\u201d u burgos. Autori u d\u00ebnua t\u00eb punonte me kooperativist\u00ebt e Myzeqes\u00eb, t\u00eb \u201czinte mend\u201d, si thot\u00eb me shpoti Urtaku.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong><br \/>\nNga polisemantike tropologjike e tekstit poetik shquaj pa lente se autori shfaqet edhe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm edhe i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Besonte se Enveri me Partin\u00eb ishin \u201cmjek\u00ebt\u201d q\u00eb mund ta sh\u00ebronin k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb rrezikshme. Mir\u00ebpo poeti liberal Faslli sfidon poetin e ideologjizuar Faslli. Prapa t\u00eb dukshmes, perceptoj dhe ndjej ironin\u00eb dhe satir\u00ebn pik\u00ebrisht ndaj Enverit dhe Partis\u00eb. Ishin ato q\u00eb krijuan burokratizmin, ishte shteti i tyre \u201cdemokratik\u201d i burokratizuar, ishte \u00e7atia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb poetit dhe \u00e7atia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb pikonte: \u201cDy re n\u00eb qiell \/ Ajo vu lot\u00ebt, \/ Dy re n\u00eb qiell \/ Ajo vu me t\u00eb madhe\u201d\u2026 Nga syt\u00eb e tavanit tim, ( t\u00eb tavanit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00ebs Shqip\u00ebri, M.P.) \/ rrjedhin lot gjerb\u00ebsh vu, vu, \/ Vu, vu, \/ Rrjedhin nat\u00eb e dit\u00eb, \/ Rrjedhin me t\u00eb madhe \/ Rrjedhin \/ Pi- \/ k\u00eb, \/ pi- \/ k\u00eb! \u201c.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Faslli Haliti - shkarkim e poezi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2019\/faslli_haliti_shkarkim_e_poezi.jpg\" alt=\"\" width=\"660\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>7<\/strong><br \/>\nKjo poem\u00eb edhe me subjekt edhe sintetike, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmet e poemave t\u00eb tij, m\u00eb t\u00eb guximshmet q\u00eb p\u00ebrcjell mesazhe trondit\u00ebse, super-realiste q\u00eb sfidonin \u201crealitetin e shndritsh\u00ebm socialist\u201d, pseudodrejt\u00ebsin\u00eb, pseudobarazin\u00eb dhe pseudodemokracin\u00eb. Poeti pasi e paraqet lakuriq, me detaje t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, me vargje dramatike, retorike e sarkastike, ironizon edhe s i m b o l i n \u201cParti-Enver\u201d. Ja disa vargje: \u201cUrdh\u00ebr! \/ Me grushtin e klas\u00ebs pun\u00ebtore \/ Thyejani dh\u00ebmb\u00ebt burokracis\u00eb! \/ Thyejani dh\u00ebmb\u00ebt shokut Koli \/ Shokut Lili!\u201d Dhe v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e klas\u00ebs vargjet: \u201cPo ua thyejm\u00eb, \/ por \/ Na duhen gur\u00eb, \/ Makinat n\u00eb gurore u vonuan.\u201d Ironia nuk t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeshur. Poeti e ndjen riskun.<\/p>\n<p>Autocensura l\u00ebviz brenda vetes dhe v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e klas\u00ebs vargje t\u00eb tjer\u00eb: \u201dPo i murosim dh\u00ebmb\u00ebt tuaj\u201d,- u drejtohet burokrat\u00ebve. \u201cNe s\u2019mund ta lem\u00eb me duar n\u00ebn gjerb\u00eb \/ Enverin \/ Partin\u00eb \/ Ne i kemi piketa duart e tyre, \/ piketa ku duhet t\u00eb hapim themele \/ Piketa ku duhet t\u00eb ngrem\u00eb \u00e7atira. \/ Partia, \/ Enveri \/ zgjuar rrijn\u00eb?! \/ Dhe v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn aty ku pikon, \/ Dhe s\u2019ka gjerb\u00eb q\u00eb s\u2019e dijn\u00eb ?!\u201d Vini re vargun e fundit: me ekuivok\u00eb, dykuptimore, me trope. Po ndryshe e kupton Diktatori. Ndryshe e kuptojn\u00eb censor\u00ebt. Kompromisi i heshtur ndodh. Poeti i shp\u00ebton burgut t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb Burrelit. Por jo baltave t\u00eb Myzeqes\u00eb. Poeti e ka b\u00ebr\u00eb kompromisin m\u00eb p\u00ebrpara, kompromisin artistik midis q\u00ebndrimit kritik t\u00eb autorit me ideologjin\u00eb enveriste, nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb ku sapo godet n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb keqen, ndryshimin e shikon brenda sistemit, e k\u00ebrkon pik\u00ebrisht nga ata q\u00eb e ngrit\u00ebn ngrehin\u00ebn e burokratizmit.. Megjithat\u00eb poema e tronditi Diktatorin e Madh dhe regjimin e tij diktatorial.<\/p>\n<p><strong>8<\/strong><br \/>\nU ndala gjat\u00eb te analiza e k\u00ebsaj poeme, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb kompleksitetin e raportit t\u00eb poetit me realitetin, nj\u00eb raport i friksh\u00ebm n\u00ebn diktatatur\u00eb q\u00eb shfaqet edhe n\u00eb shum\u00eb poezi t\u00eb tjera n\u00eb tema, motive e variacione t\u00eb ndryshme e t\u00eb larmishme, si\u00e7 jan\u00eb edhe poezit\u00eb: \u201cN j e r i u me k o b u re\u201d, 1972, N\u00ebntori. \u201cT r e m b j e\u201d (ose Njeriu i zi, M.P.) 1972, Drita. \u201cL a k u r i q i \u201d 1987, Drita etj.. Nd\u00ebrsa nga poezit\u00eb e shkruara n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb raporti i poetit me realilitetin ka nj\u00eb qasje kritike tjet\u00ebr, n\u00eb sensin e zhvillimit dhe t\u00eb progresit. Krahas k\u00ebtij vizioni t\u00eb qart\u00eb, nuk mungojn\u00eb edhe poezit\u00eb e turbullta e t\u00eb err\u00ebta, n\u00eb \u00e7aste d\u00ebshp\u00ebrimi e hutimi. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij poeti \u00ebsht\u00eb i dyzuar. Brenda tij jeton jo m\u00eb frika, as mungesa e liris\u00eb. Liria \u00ebsht\u00eb e garantuar dhe me tepri. N\u00eb subkoshienc\u00eb, dyluftimi me veten krijuese, zhvillohet midis \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr demokraci m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur dhe shpres\u00ebs s\u00eb mjegulluar.<\/p>\n<p>Poeti \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm. ngaz\u00ebllen p\u00ebr dukurit\u00eb pozitive, por trishtohet, zem\u00ebrohet, humbet edhe toruan kur e shikon zi realitetin p\u00ebr shkak t\u00eb mospastrimit t\u00eb nd\u00ebrgjegjes nga koha e mbret\u00ebrimit t\u00eb socrealizmit (Duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet i plot\u00eb katars\u00ebsi) N\u00eb ndonj\u00eb moment humbet drit\u00ebn, nuk sheh as n\u00eb fundin e tunelit, \u00ebsht\u00eb krejt i hutuar, i mjegulluar, pa shpres\u00eb: \u201cSot \/ Dashuria \/ S\u2019m\u00eb shp\u00ebton dot \/ S\u2019m\u00eb shp\u00ebton trim\u00ebria \/ S\u2019m\u00eb shp\u00ebton dot as v\u00ebllai \/ N\u00ebna \/ Babai \/ F\u00ebmija\u2026\/ M\u00eb shp\u00ebton vet\u00ebm vdekja \u2026\/ Vdekja \/ Shp\u00ebtimi im n\u00eb \u00e7aste shah-mati \/ Guri i zi i vdekjes, i l\u00ebvizur me guxim \/ L\u00ebvizja e zez\u00eb e gurit t\u00eb zi, shp\u00ebtimi im!\u201d, poezia \u201cS h p \u00eb t i m i \u201c 1995, Aks. Nd\u00ebrsa n\u00eb poezin\u00eb \u201c\u00c7ast kllapie\u201d 1992, Z\u00ebri i Rinis\u00eb, l\u00ebvizjet e reja i sheh kaotike, me pak, fare pak drit\u00eb, megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201ctymnaj\u00eb\u201d ai sheh t\u00eb dashur\u00ebn e tij, \u00e7ka tregon se autori nuk shikon vet\u00ebm err\u00ebsir\u00eb, kur sapo kish ndodhur ndryshimi i madh. Kurse n\u00eb poezin\u00eb \u201cGreva\u201d 1994, autori ka futur n\u00eb grev\u00eb, njer\u00ebzit, nuset, t\u00eb vdekurit dhe blet\u00ebt: \u201cLulishtet pa lule \/ Sektori i blerimit pa blerim\u201d\u2026 Poezia mbyllet me vargjet kumt: \u201dLulet i duam \/ T\u00eb lulishteve shqiptare \/ S\u2019duam lule t\u00eb d\u00ebrguara \/ Si ndihma humanitare\u2026\u201d etj. Si\u00e7 shihet raporti i poetit me jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, kompleks, origjinal. Njeriu me kultur\u00eb me dije e shije si\u00e7 do t\u00eb thoshte Konica, nuk mund t\u2019i thot\u00eb poetit pse shkruan k\u00ebshtu apo ashtu.. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb ai, kompleks, vetvetja, me profil poetik t\u00eb spikatur.<\/p>\n<p><strong>9<\/strong><br \/>\nPoezia e tij \u00ebsht\u00eb sa e ve\u00e7ant\u00eb e konkrete, aq e larmishme dhe e begat\u00eb n\u00eb motive, tema, mendime, ide filozofike dhe n\u00eb mesazhe, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00e7lirojn\u00eb energji pozitive dhe japin k\u00ebnaq\u00ebsi estetike t\u00eb ndryshme. N\u00eb nj\u00eb varg poetik thuhet \u201cdashuroj dashurin\u00eb, urrej urrejtjen\u201d. \u00cbsht\u00eb kredoja e tij poetike, thelbi i heroit liriko-dramatik. Shp\u00ebrfaqet vizioni dhe koncepti i tij p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn, duke fshikulluar t\u00eb sh\u00ebmtuar\u00ebn. Poezia e Faslliut \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb demokraci, m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkushtim q\u00eb njeriu t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i g\u00ebzuar. K\u00ebt\u00eb e gjen n\u00eb poezit\u00eb e tij m\u00eb cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Profili i ve\u00e7ant\u00eb i poetit shfaqet q\u00eb n\u00eb preferenc\u00ebn e v a r g u t t\u00eb l i r \u00eb. Nuk ishte zgjedhje p\u00ebr mod\u00eb si\u00e7 b\u00ebn\u00eb shum\u00eb poet\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve gjasht\u00ebdhjet\u00eb dhe fillimviti shtat\u00ebdhjet\u00eb. Strukturimi i poezive me varg t\u00eb lir\u00eb nga Faslliu, ishte jasht\u00eb rutin\u00ebs,stereotipis\u00eb; ishte nevoj\u00eb e brendshme p\u00ebr t\u2019u shprehur lirsh\u00ebm poetikisht, si n\u00eb shestim ashtu edhe n\u00eb form\u00ebsim t\u00eb poezis\u00eb. Vargu nd\u00ebrtohet pa ndonj\u00eb rregull t\u00eb caktuar: me shum\u00eb fjal\u00eb, me nj\u00eb tog fjal\u00ebsh, me nj\u00eb fjal\u00eb, me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb rrokje, me nj\u00eb zanore; me vargje t\u00eb thyer, t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb rregullta, me rrim\u00eb e pa rrim\u00eb, me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm. Kjo form\u00eb poetike p\u00ebrmban struktura t\u00eb larmishme. Ky shestim dhe form\u00ebsim poetik jo p\u00ebr ekstravaganc\u00eb, manier\u00eb, as p\u00ebr t\u00eb \u00e7uditur t\u00eb tjer\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb theksuar emocionin dhe mendimin, tonalitetin, ting\u00ebllimin dhe kolorin gjuh\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr element e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb form\u00ebs \u00e7ka poeti Haliti nuk ngjet me ask\u00ebnd. Poeti Moikom Zeqo do t\u00eb thoshte: \u201cFaslli Haliti paraqitet me atributet e origjinalitetit t\u00eb tij t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ka ndonj\u00eb ndikim n\u00eb konceptim po edhe n\u00eb struktur\u00eb nga poezia e Janis Ricos, kjo ka ardhur e natyrshme, sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nd\u00ebrgjegjes krijuese t\u00eb tij, sidomos n\u00eb poezin\u00eb me subjekt dhe n\u00eb at\u00eb me personazhe q\u00eb ia ka sugjeruar vet\u00eb realiteti shqiptar, i cili ka qen\u00eb objekt i v\u00ebshtrimit t\u00eb tij poetik kritik. Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehuri poetike, shpirt\u00ebzon personazhet dhe b\u00ebmat e tyre, tipat e karakteret, ngjarjet dhe situatat. Struktura e poezis\u00eb s\u00eb Halitit mund\u00ebson krijimin e poezive me nj\u00eb thjesht\u00ebsi t\u00eb \u00e7uditshme, me konkret\u00ebsi, racionalitet dhe emocinalitet. Burimi \u00ebsht\u00eb fusha e formave t\u00eb jet\u00ebs dhe natyr\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn poeti ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie specifike p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes s\u00eb thell\u00eb t\u00eb realitetit t\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb shqet\u00ebsimeve, g\u00ebzimeve, hidh\u00ebrimeve, dhimbjeve e vuajtjeve t\u00eb njer\u00ebzve ku mprehet q\u00ebndrimi kritik i autorit, begatohet poezia me elemente t\u00eb satir\u00ebs, ironis\u00eb, groteskut; me ve\u00e7orit\u00eb e b\u00ebmat e \u00e7do personazhi, me detajet q\u00eb jan\u00eb specifike p\u00ebr secilin, si\u00e7 i ka zbuluar dhe shprehur poetikisht autori ku spikat origjinaliteti dhe personalja poetike e tij.<\/p>\n<p><strong>10<\/strong><br \/>\nShum\u00eb autor\u00eb vet\u00ebproklamohen se jan\u00eb vetvetja, jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E thon\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb p \u00eb r g j i t h s h m e. Madje edhe ata q\u00eb kan\u00eb folur ose shkruar p\u00ebr ta, gjykojn\u00eb me amatoriz\u00ebm, pa arritur t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se cilat jan\u00eb elementet e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij, origjinaliteti dhe un-i krijues etj. Nj\u00eb akademik n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr poetin e shquar Ali Asllani pyetjes s\u00eb gazetares se cila \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7anta e poetit, iu p\u00ebrgjigj: \u201dE ve\u00e7anta e tij \u00ebsht\u00eb se k\u00ebndonte me zem\u00ebr\u201d( ! ). Kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje akademiku, t\u00eb gjith\u00eb poet\u00ebt k\u00ebndojn\u00eb me zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe Faslli Haliti k\u00ebndon me zem\u00ebr e me mendje, e ve\u00e7anta tek ai shfaqet q\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e tem\u00ebs dhe n\u00eb shprehjen artistike t\u00eb saj, sipas pik\u00ebv\u00ebshtrimit t\u00eb tij poetik t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb shestimit t\u00eb poezis\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ndryshe edhe nga form\u00ebsimi artistik q\u00eb te struktura, vargu, ritmi, te aplikimi i mjeteve shpreh\u00ebse figurative sipas natyr\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb lirike apo dramatike, liriko-dramatike, dramatiko satirike. Faslliu si v\u00ebzhgues i mpreht\u00eb i dukurive dhe njoh\u00ebs i njeriut n\u00eb rrethana e marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ndryshme, duke qen\u00eb i prirur kah konkretja, nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e prekshme, e dallueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb te \u00e7do njeri, dukuri, ngjarje, subjekt, episod, personazh, mendim apo ide, nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb ta p\u00ebrkthej\u00eb me gjuh\u00ebn poetike sipas personales artistike t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>11<\/strong><br \/>\nSi qytetar dhe poet Haliti respekton lirin\u00eb brenda dyzimit t\u00eb vetvetes, nd\u00ebrsa n\u00eb strukturimin e poezive respekton lirin\u00eb krijuese \u00e7liruar nga kufizimet e ndryshme metrike. Poezin\u00eb e form\u00ebson ashtu si e k\u00ebrkon vet\u00eb tema, motivi apo frym\u00ebzimi, ai shkruan poezi me struktura t\u00eb ndryshme, klasike, realiste, lirike e romantike, epiko- groteske, jo krejt\u00ebsisht si struktura t\u00eb pastra, port edhe t\u00eb p\u00ebrziera. Nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb poezia me subjekt dhe me personazhe; poezia e ideve dhe mendimeve, e situatave dhe ngjarjeve, g\u00ebrshetuar me elemente realiste, fantaziste, me metafora e simbole, por edhe me detaje dhe trope. Si\u00e7 shihet tipologjia e poezis\u00eb s\u00eb Halitit \u00ebsht\u00eb e larmishme dhe shum\u00ebdimensionale.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndalem te stili, si nj\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit m\u00eb p\u00ebrcaktues t\u00eb origjinalitetit t\u00eb spikatur t\u00eb tij, i cili \u00ebsht\u00eb i larmish\u00ebm, i thjesht\u00eb, i shtruar dhe i p\u00ebrmbajtur, po her\u00eb-her\u00eb edhe dinamik e shp\u00ebrthyes n\u00eb situata e ngjarje t\u00eb ndryshme. P\u00ebrgjith\u00ebsisht stili poetik i autorit shfaqen n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e tij, jo vet\u00ebm me nj\u00eb past\u00ebrti e thjesht\u00ebsi nj\u00ebdimensionale. Brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs poezi apo poem\u00eb, kemi variacione stilesh t\u00eb autorit, alternime t\u00eb ritmit, temporitmit, shp\u00ebrthimeve dramatike poetike dhe t\u00eb momenteve t\u00eb qeta, ku stili \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Nuk e k\u00ebrkon stilin autori, ai vjen vetvetiu. Nuk e k\u00ebrkon as figur\u00ebn, as form\u00ebn, as metafor\u00ebn, simbolin apo mjete t\u00eb tjera shpreh\u00ebse, gjith\u00e7ka vjen nga marr\u00ebdh\u00ebnia e p\u00ebrfytyrimit me realitetin q\u00eb do ta quaja refleksibilitet poetik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb te poezia e Faslli Halitit. Kjo sfidon stilin retorik, estetizant dhe t\u00eb fryr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo vler\u00eb gjendet n\u00eb poezin\u00eb m\u00eb t\u00eb arritura t\u00eb tij, e cila \u00ebsht\u00eb minoranc\u00eb. Krahas vlerave n\u00eb disa poezi t\u00eb tjera q\u00eb edhe mund t\u00eb mos ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb botime, shfaqen edhe dukuri t\u00eb stilit me vlera t\u00eb kufizuara, retorik, i zakonsh\u00ebm, prozaik dhe i thjesht\u00ebzuar etj,. Kjo jovler\u00eb nuk zbeh vlerat e stilit t\u00eb tij n\u00eb poezit\u00eb m\u00eb me vlera n\u00eb 18 librat poetik. Vlera e nj\u00eb poeti p\u00ebrcaktohet nga poezit\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore, edhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pakta. Mund t\u00eb shkruash shum\u00eb libra, edhe tet\u00ebdhjet\u00eb si\u00e7 kan\u00eb deklaruar ca poetuc\u00eb belulist\u00eb dhe, q\u00eb e fusin veten n\u00eb poet\u00ebt elitar\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb e diskutueshme jan\u00eb apo nuk jan\u00eb poet\u00eb. Poeti Haliti duke pasur parasysh poezin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij,- \u00ebsht\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><strong>12<\/strong><br \/>\nJa disa prej poezive m\u00eb me vlera. ( Duhej t\u00eb k\u00ebndoja i pari, e di) : \u201cE kam hekurudh\u00ebn te dera e sht\u00ebpis\u00eb \/ Duhej t\u00eb k\u00ebndoja i pari, e di. \/ Nuk k\u00ebndova, \/ Isha i mpir\u00eb, i hutuar, \/ Isha si dh\u00ebnd\u00ebri n\u00eb dasm\u00ebn e tij \/ Si dh\u00ebnd\u00ebri q\u00eb pret e p\u00ebrcjell, \/ Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebndojn\u00eb, k\u00ebrcejn\u00eb, \/ Ai n\u00eb qoshe, i lumtur rri. \/ Duhej t\u00eb k\u00ebndoja i pari, e di\u201d. P o e z i a (Ret\u00eb) \u201cRet\u00eb \/ Si kope buajsh \/ Ikin n\u00eb Veri, \/ Ikin n\u00eb Jug, \/ Duke p\u00ebllitur me z\u00eb bubullimash. \/ Vjeshta, si baresh\u00eb bionde, \/ I fishk\u00ebllen me shkopinj vet\u00ebtimash\u201d. Nd\u00ebrsa nga poezia (N\u00ebna) ve\u00e7ojm\u00eb: \u2026 \u201cPo ti, ike moj n\u00ebn\u00eb, \/ \u00c7\u2019pate p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb i the t\u00eb gjitha\u2026\/ Kam dhe un\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \/ N\u00ebse njeriu s\u2019u ngopka me jet\u00eb \/ F\u00ebmija nuk ngopet me n\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb poezi tjet\u00ebr brilante: \u201cAi pret t\u00eb fryj\u00eb era \/ Jo q\u00eb t\u00eb zhvishen pem\u00ebt, \/ Jo q\u00eb t\u00eb shkunden gjethet e verdha, \/ por q\u00eb t\u00eb zhvesh xhaket\u00ebn, \/ T\u2019i duket pas brezit, koburja. \/ Ai pret t\u00eb vij\u00eb pranvera, \/ Jo q\u00eb t\u00eb mbjell e t\u00eb korr\u00eb, \/ Por q\u00eb t\u00eb zhvesh xhaket\u00ebn, \/ Ti duket pas brezit \/ Koburja\u201d. (Njeriu me kobure). Nga poema (Thell\u00ebsi) do shk\u00ebpus disa vargje: \u201cDikush i fyen dit\u00ebt tona\u2026. \/ Urrejtjes \/ S\u2019i jap as gishtin \/ Dashuris\u00eb i fus krahun, \/ Puthem me dashuri me dashurin\u00eb, \/ Sh\u00ebtis gjith\u00eb dashuri me dashurin\u00eb, \/ Hahem dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb me hakmarrjen, \/ Me urrejtjen \/ Me m\u00ebrin\u00eb\u2026\u201d. Nd\u00ebrsa poezin\u00eb (Lisi) ia kushton Kadares\u00eb. \u201c Me \/ T\u2019u b\u00ebr\u00eb, \/ Lis, \/ Qindra, \/ Mij\u00ebra gozhd\u00eb\/ Tentuan t\u00eb t\u00eb thanin. \/ T\u2019i ua kalbe gozhd\u00ebt m\u00eb n\u00eb fund\u2026\u201d. Nj\u00eb poezi tjet\u00ebr sipas Linkolnit: \u201cSa s\u2019dua \/ T\u00eb jem \/ Skllav, \/ Aq s\u2019dua t\u00eb jem bos, \/ Miliarder, sheik, zot\u00ebri. \/ K\u00ebshtu t\u00eb kuptoj un\u00eb Ty, D e m o k r a c i\u201d.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta e t\u00eb larmishme poezit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrzgjidhen si m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb vlerave t\u00eb poetit Haliti. P\u00ebrzgjedhja e p\u00ebrgatitur nga Zeqo ka vlera, por nuk e p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00ebr\u00eb poezin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij. Ka ca poezi t\u00eb tjera me vlera m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje. Poeti Ndoc Gjetja thoshte se kam botuar shtat\u00eb libra me poezi, gjykom\u00ebni vet\u00ebm nga poezit\u00eb e zgjedhura n\u00eb librin e fundit. Sipas k\u00ebsaj kuptim\u00ebsie dhe th\u00ebnies s\u00eb Konic\u00ebs se kritika \u00ebsht\u00eb gjykimi i vlerave t\u00eb librit, poezin\u00eb e Faslli Halitit e kam gjykuar nga poezia m\u00eb cil\u00ebsore e tij, m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e vlerave t\u00eb librave poetik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>13<\/strong><br \/>\nSi konkluz\u00eb: Faslli Haliti \u00ebsht\u00eb poet me nj\u00eb profil artistik t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ngjet vet\u00ebm me vetveten. Ai k\u00ebndon me z\u00ebrin e tij, v\u00ebshtron realitetin me syrin e piktorit dhe t\u00eb poetit, i shpreh emocionet, mendimet dhe idet\u00eb si reflektim i realitetit aktual t\u00eb dit\u00ebs dhe i form\u00ebson poezit\u00eb i \u00e7liruar nga trysnit\u00eb, duke i strukturuar me origjinalitet. Nuk \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i madh, n\u00eb kuptimin e p\u00ebrsosjes s\u00eb poezis\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i t\u00eb qen\u00ebt origjinal, vetvetja. Lasgushi thoshte: \u201cNuk ka poet t\u00eb madh apo poet t\u00eb vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb apo nuk \u00ebsht\u00eb poet?!\u201d. Faslli Haliti \u00ebsht\u00eb poet. Poet i ve\u00e7ant\u00eb, origjinal, vetvetja. K\u00ebndon me z\u00ebrin e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MEXHIT PREN\u00c7I RIVLER\u00cbSIMI SI SFID\u00cb Poezis\u00eb s\u00eb Faslli Halitit edhe n\u00ebse nuk i vihet emri, lexuesi i kujdessh\u00ebm e dallon menj\u00ebher\u00eb dhe e personalizon. Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e origjinalitetit dhe individualitetit poetik t\u00eb spikatur, \u00e7ka do te jet\u00eb objekt i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi kritik. Poeti Haliti \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm me personale artistike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38015,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,8,10],"tags":[],"class_list":["post-38004","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-histori","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"MEXHIT PREN\u00c7I RIVLER\u00cbSIMI SI SFID\u00cb Poezis\u00eb s\u00eb Faslli Halitit edhe n\u00ebse nuk i vihet emri, lexuesi i kujdessh\u00ebm e dallon menj\u00ebher\u00eb dhe e personalizon. Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e origjinalitetit dhe individualitetit poetik t\u00eb spikatur, \u00e7ka do te jet\u00eb objekt i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi kritik. Poeti Haliti \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm me personale artistike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-06T01:39:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"338\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT\",\"datePublished\":\"2019-02-06T01:39:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/\"},\"wordCount\":3907,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg\",\"articleSection\":[\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/\",\"name\":\"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg\",\"datePublished\":\"2019-02-06T01:39:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg\",\"width\":600,\"height\":338,\"caption\":\"Faslli Haliti - prashitje e poezi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"MEXHIT PREN\u00c7I RIVLER\u00cbSIMI SI SFID\u00cb Poezis\u00eb s\u00eb Faslli Halitit edhe n\u00ebse nuk i vihet emri, lexuesi i kujdessh\u00ebm e dallon menj\u00ebher\u00eb dhe e personalizon. Kjo padyshim \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e origjinalitetit dhe individualitetit poetik t\u00eb spikatur, \u00e7ka do te jet\u00eb objekt i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi kritik. Poeti Haliti \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm me personale artistike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-06T01:39:19+00:00","og_image":[{"width":600,"height":338,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT","datePublished":"2019-02-06T01:39:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/"},"wordCount":3907,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg","articleSection":["Histori","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/","name":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg","datePublished":"2019-02-06T01:39:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/faslli_haliti_prashitje_e_poezi.jpg","width":600,"height":338,"caption":"Faslli Haliti - prashitje e poezi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/optike-kritike-per-profilin-poetik-te-poetit-faslli-halitit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"OPTIK\u00cb KRITIKE P\u00cbR PROFILIN POETIK T\u00cb POETIT FASLLI HALITIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38004\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}