{"id":38138,"date":"2019-02-08T21:40:23","date_gmt":"2019-02-08T20:40:23","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=38138"},"modified":"2019-02-09T00:57:22","modified_gmt":"2019-02-08T23:57:22","slug":"perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/","title":{"rendered":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR KRISTAQIN, ANET\u00cbN, DHE BASHK\u00cbSHORTIN, EDI RAM\u00cbN E P\u00cbRFAQ\u00cbSOVA UN\u00cb, NUK U PARAQIT ASNJ\u00cbHER\u00cb N\u00cb GJYQ<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Historia e divorcit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb vitin 1991 me ish aktoren Matilda Mako\u00e7i<\/strong>, duket se nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar apo deklaruar nga politika, deri m\u00eb tani. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 28 vitesh nga ky divorc, ish avokati i Edi Ram\u00ebs, P\u00ebrparim Ibrahimaj pranon t\u00eb flas\u00eb ekskluzivisht n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, mbi k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur e shum\u00ebdebatuar. Ibrahimaj, i cili nuk e ushtron m\u00eb profesionin e avokatit, q\u00eb prej viteve \u201992-\u201993, rr\u00ebfen t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtij procesi gjyq\u00ebsor, t\u00eb shp\u00ebrfaqur mediatikisht deri m\u00eb tani, plot me akuza t\u00eb r\u00ebnda, kryesisht nga Rama ndaj Mako\u00e7it. Si\u00e7 shprehet ai, ka heshtur deri m\u00eb sot, me mendimin se versione t\u00eb tilla mediatike do t\u00eb shuheshin dhe se nuk do t\u00eb kishin nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb till\u00eb vit pas viti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, debati m\u00eb i fundit parlamentar mes Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit, duket se e ka \u201cdetyruar\u201d ish avokatin Ibrahimaj, tashm\u00eb biznesmen, t\u2019i thot\u00eb \u201cstop\u201d nj\u00eb farse t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 e quan ai.<\/p>\n<p>Ibrahimaj rr\u00ebfen se Ram\u00ebn nuk e ka njohur para se t\u00eb angazhohej si avokat n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e divorcit t\u00eb tij me ish bashk\u00ebshorten Mako\u00e7i. Por edhe gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, ai rr\u00ebfen se e ka takuar mjaft rrall\u00eb, vet\u00ebm 2 her\u00eb, me sa kujton ai. Rama \u00ebsht\u00eb akuzuar mediatikisht n\u00eb vitin 2003 se ka deklaruar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit, se donte t\u00eb ndahej nga Mako\u00e7i dhe se nuk do t\u00eb paguante detyrim monetar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tyre asokohe 1 vje\u00e7, pasi ky i fundit nuk ishte djali i tij, por i t\u00eb atit, pra Kristaqit. Nj\u00eb e p\u00ebrditshme shkruante asokohe se si p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar akuzat e tij ndaj ish bashk\u00ebshortes, kishte shtuar n\u00eb sall\u00eb, se ai nuk mund t\u00eb b\u00ebnte f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr arsye mjek\u00ebsore. M\u00eb tej, sipas saj, megjith\u00ebse Rama nuk kishte paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb asnj\u00eb raport mjek\u00ebsor, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb, gjykata e kishte marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt t\u00eb deklaruar prej tij, n\u00eb gjyq. I pyetur rreth k\u00ebtyre akuzave, P\u00ebrparim Ibrahimaj konfirmon gjat\u00eb intervist\u00ebs se ato nuk mund t\u00eb quhen gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se <strong>shpifje t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb fabrikuara p\u00ebr q\u00ebllime politike<\/strong>.<\/p>\n<p>Ibrahimaj pohon se akuza t\u00eb tilla i rr\u00ebzon me bindje t\u00eb plot\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb me dije se Edi Rama nuk ka qen\u00eb prezent n\u00eb asnj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 1991, p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs me aktoren Matilda Mako\u00e7i. Ish avokati i Ram\u00ebs sqaron se Rama dhe Mako\u00e7i kan\u00eb kryer nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ndarjeje krejt normal, dhe n\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb mes nj\u00ebri-tjetrit. Avokati kujton se familja e Ram\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmendur shkarazi n\u00eb gjyq, megjithat\u00eb, sipas tij, Matilda fliste me respekt ndaj tyre. I pyetur n\u00ebse ka komunikuar m\u00eb me Ram\u00ebn q\u00eb prej asaj kohe, ish avokati Ibrahimaj shprehet se nga dita kur Ram\u00ebs i ka komunikuar vendimin e gjykat\u00ebs, as e ka par\u00eb dhe as e ka takuar m\u00eb. Intervist\u00ebn e realizuar me \u201cSOT\u201d, 28 vite pas divorcit Rama-Mako\u00e7i, Ibrahimaj e cil\u00ebson si nj\u00eb detyrim moral dhe profesional, me q\u00ebllim njohjen e opinionit publik me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtij procesi, t\u00eb zhvilluar n\u00eb kushte normale, si \u00e7do \u00e7ift q\u00eb k\u00ebrkon ndarjen n\u00eb gjykat\u00eb. I pyetur n\u00ebse d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebr \u201cSOT\u201d do ta rr\u00ebfente dhe n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb mundsh\u00ebm, Ibrahimaj pranon se do e b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb \u00e7do sall\u00eb gjyqi.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Shqiptar\u00ebt u njoh\u00ebn publikisht me historin\u00eb (mbetet p\u00ebr t\u2019u verifikuar v\u00ebrtet\u00ebsia) e divorcit mes kryeministrit aktual Edi Rama dhe ish aktores Matilda Mako\u00e7i p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb media t\u00eb shkruar, e cila pretendonte se dispononte dosjen e procesit gjyq\u00ebsor t\u00eb ndarjes. N\u00eb at\u00eb shkrim thuhej se Rama, n\u00eb gjyqin e divorcit me ish bashk\u00ebshorten Mako\u00e7i n\u00eb vitin 1991, e kishte kund\u00ebrshtuar at\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs, duke pretenduar se nuk lindte f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr arsye mjek\u00ebsore, nd\u00ebrsa kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb gjyq se gruaja e tij duhet ta kishte f\u00ebmij\u00ebn me vjehrrin e saj (babain e tij), Kristaqin. Rama e ka mohuar vazhdimisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike k\u00ebt\u00eb version, por kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb nuk heqin dor\u00eb nga \u00e7far\u00eb kan\u00eb lexuar, sepse vet\u00eb nuk pretendojn\u00eb t\u00eb disponojn\u00eb dosjen origjinale t\u00eb gjykat\u00ebs. Si ish p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i zotit Rama n\u00eb at\u00eb proces gjyq\u00ebsor, a mund t\u00eb na thoni si q\u00ebndron e v\u00ebrteta?<\/b><\/p>\n<p>Me Edi Ram\u00ebn un\u00eb nuk njihesha personalisht. E kisha t\u00eb njohur si basketbollist, meqen\u00ebse edhe un\u00eb kisha luajtur nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb basketboll. E njihja si djal\u00eb Tirane, por nuk kisha nj\u00eb njohje direkte me t\u00eb. Nuk e di as sot e k\u00ebsaj dite, se kush nd\u00ebrmjet\u00ebsoi tek Edi, q\u00eb ai m\u00eb k\u00ebrkoi mua si avokat. Ndoshta ndonj\u00eb njohje e p\u00ebrbashk\u00ebt. U takuam p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb te Hotel Tirana disa muaj para divorcit. Pim\u00eb nj\u00eb kafe dhe aty m\u00eb b\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb angazhohesha si avokat i tij n\u00eb procesin e zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs. Q\u00ebndruam gjat\u00eb, ku dhe m\u00eb shpjegoi arsyen e takimit. Donte t\u00eb zgjidhte martes\u00ebn me gruan e tij Matilda Mako\u00e7in.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Mediat shpesh nj\u00ebsojn\u00eb mbrojt\u00ebsin ligjor me t\u00eb paditurin. Pra, deklaratat e mbrojt\u00ebsit i cil\u00ebsojn\u00eb si t\u00eb ishin cituar nga vet\u00eb i padituri. A mundt\u00eb ket\u00eb ndodhur k\u00ebshtu dhe n\u00eb rastin tuaj, pra q\u00eb deklarata t\u00eb tilla p\u00ebr nj\u00eb raport t\u00eb mundsh\u00ebm mes Matild\u00ebs dhe t\u00eb atit t\u00eb Edit, (Kristaqit) t\u2019i keni parashtruar ju para gjykat\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Edit?<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute jo. Pretendimi yn\u00eb i vet\u00ebm ishte, t\u00eb realizohej ndarja e martes\u00ebs. Kjo ishte k\u00ebrkesa e vetme e Edi Ram\u00ebs, pa asnj\u00eb akuz\u00eb ndaj ish bashk\u00ebshortes Matilda. Gjykata formalizoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb krejt normale dhe n\u00eb dukje gati-gati konsensuale mes \u00e7iftit Rama-Mako\u00e7i.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Pra, ju e mohoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb gjyq deklarata t\u00eb tilla akuzuese p\u00ebr at\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs, probleme mjek\u00ebsore, mosb\u00ebrje f\u00ebmije etj?<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq me k\u00ebt\u00eb objekt nuk ka pasur asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 sa shpjegova m\u00eb lart.<\/p>\n<p>\u2013 <b>A ju dha Rama nj\u00eb arsye, pse k\u00ebrkonte t\u00eb divorcohej nga bashk\u00ebshortja Mako\u00e7i? \u00c7far\u00eb nuk shkonte me ta, \u00e7far\u00eb problemesh kishin ata si \u00e7ift?<\/b><\/p>\n<p>M\u00eb tha me pak fjal\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdonin m\u00eb bashk\u00eb si \u00e7ift. Edi m\u00eb k\u00ebrkoi me insistim, q\u00eb n\u00ebse ishte e mundur t\u00eb mos ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gjyq. K\u00ebt\u00eb ma k\u00ebrkoi me ngulm dhe un\u00eb e zgjidha. Si e zgjidha? N\u00eb at\u00eb koh\u00eb sapo ishin krijuar Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kolegjet e avokatis\u00eb. Si rregull, n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor pal\u00ebt duhet t\u00eb ishin prezente. Duke qen\u00eb se Edi ngulmonte q\u00eb t\u00eb mos ishte prezent dhe se do t\u00eb udh\u00ebtonte jasht\u00eb shtetit (n\u00eb Gjermani), un\u00eb i k\u00ebrkova gjykat\u00ebs, q\u00eb gjyqi t\u00eb zhvillohej n\u00eb prezenc\u00ebn time dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb klientit, k\u00ebrkes\u00eb e cila dhe u mor n\u00eb konsiderat\u00eb. E n\u00ebnvizoj k\u00ebt\u00eb fakt, q\u00eb Edi nuk ka qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore gjat\u00eb procesit t\u00eb ndarjes nga bashk\u00ebshortja Matilda Mako\u00e7i.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Sa zgjati procesi gjyq\u00ebsor i ndarjes mes \u00e7iftit Rama-Mako\u00e7i?<\/b><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb gjyqet m\u00eb t\u00eb koklavitura at\u00ebher\u00eb zgjidheshin p\u00ebr 2-3 muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb proces divorci zgjidhej relativisht brenda nj\u00eb harku kohor 1 mujor, mesa mbaj mend. Seanca e par\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb gjykat\u00ebn e vjet\u00ebr te Rruga e Durr\u00ebsit dhe gjyqtare e \u00e7\u00ebshtjes ishte Daniela Nesho. Nga pal\u00ebt n\u00eb proces isha un\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoja Edi Ram\u00ebn dhe vet\u00eb Matilda Mako\u00e7i. Matilda ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha seancat. Aty e kam njohur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. E njihja si aktore, por jo nga af\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2013 <b>\u00c7far\u00eb p\u00ebrshtypjesh ju la Matilda n\u00eb at\u00eb koh\u00eb?<\/b><\/p>\n<p>Matilda m\u00eb la p\u00ebrshtypje mjaft pozitive. Edhe pse isha n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb mbroja klientin tim, opinioni im p\u00ebr t\u00eb ishte shum\u00eb pozitiv. Gjat\u00eb gjith\u00eb seancave vihej re q\u00eb ishte shum\u00eb e tronditur p\u00ebr situat\u00ebn e divorcit q\u00eb po kalonte. Mbi t\u00eb gjitha kishte dhe nj\u00eb djal\u00eb. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ajo tregonte respekt ndaj \u00e7do personi q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb gjyq. Gjat\u00eb gjith\u00eb seancave gjyq\u00ebsore, q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, Matilda n\u00eb asnj\u00eb rast dhe n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast nuk e ka p\u00ebrmendur familjen e Edi Ram\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute. Me sa kujtoj, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur shkarazi familja e tij, ajo fliste me respekt p\u00ebr ta. Ndante nj\u00eb opinion pozitiv. Kuptoje q\u00eb raportet mes dy familjeve, t\u00eb Matild\u00ebs dhe Ram\u00ebs, duhet t\u00eb ishin t\u00eb mira.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Ju kujtohet, kush e inicioi procesin e divorcit, Rama apo Mako\u00e7i?<\/b><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kujtoj me ekzakt\u00ebsi se cila pal\u00eb e inicioi procesin, por di me sakt\u00ebsi se Edi nuk e donte m\u00eb at\u00eb martes\u00eb. Gjyqi u zhvillua n\u00eb zyr\u00ebn e gjyqtares, Daniel\u00ebs. Nuk kishte salla at\u00ebher\u00eb. Pal\u00ebt nuk kishin as ndarjen formale, si\u00e7 duhet pasur n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Seanca e par\u00eb ishte seanca e pajtimit, e cila n\u00ebnkupton p\u00ebrpjekjet e gjykat\u00ebs, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb mund ta ndal\u00eb nj\u00eb divorc. Nga ana ime u insistua q\u00eb nuk kishte vend p\u00ebr mir\u00ebkuptim. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Matild\u00ebn, kujtoj mir\u00eb se si shkak p\u00ebr ndarjen, la t\u00eb n\u00ebnkuptohej se nuk mund t\u00eb ishte konsumimi i martes\u00ebs, por nj\u00eb lidhje tjet\u00ebr e mundshme e Edit.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Sa seanca u zhvilluan m\u00eb pas?<\/b><\/p>\n<p>Me sa kujtoj, u zhvilluan dhe 2 ose 3 seanca t\u00eb tjera dhe gjykata p\u00ebrfundimisht vendosi zgjidhjen e martes\u00ebs mes Edit dhe Matild\u00ebs. Edi sigurisht q\u00eb nuk ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb seanc\u00eb. Nd\u00ebrsa Matilda n\u00eb t\u00eb gjitha, e vetme.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Familjar\u00eb t\u00eb Matild\u00ebs apo t\u00eb Edit vinin ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjyq?<\/b><\/p>\n<p>T\u00eb Edit, jo. Nd\u00ebrsa t\u00eb Matild\u00ebs vinin, por nuk hynin n\u00eb zyr\u00eb sepse natyrisht nuk lejohej. Nuk i njihja kush mund t\u00eb ishin, por dukej q\u00eb ishin t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, Matilda ju la p\u00ebrshtypje se mund t\u00eb kishte shqet\u00ebsime t\u00eb karakterit emocional, mendor?<\/b><\/p>\n<p>Absolutisht jo! Thjesht\u00eb dukej q\u00eb kishte tronditje t\u00eb nj\u00eb gruaje t\u00eb re, q\u00eb po divorcohej. Por vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>&#8211; <b>Kujtoni ju ndonj\u00eb p\u00ebrplasje mes jush dhe Matild\u00ebs, duke qen\u00eb se ajo nuk kishte avokat?<\/b><\/p>\n<p>Kujtoj q\u00eb un\u00eb isha n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs sime dhe e kisha marr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me shum\u00eb seriozitet, deri n\u00eb pasion. Nd\u00ebrsa ajo e tronditur, n\u00eb nj\u00eb moment debati mes nesh, m&#8217;u drejtua: <em>Nuk po ndahem me ty, po ndahem me Edi Ram\u00ebn!<\/em> Kjo ka qen\u00eb dhe p\u00ebrplasja e vetme, n\u00ebse mund t\u00eb quhet e till\u00eb, mes meje dhe Matild\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Pas gjyqit, e takuat m\u00eb Edi Ram\u00ebn?<\/b><\/p>\n<p>Po. Jemi takuar tek Hotel Dajti, ku e njoha me vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Si e priti vendimin e gjykat\u00ebs?<\/b><\/p>\n<p>Ishte i k\u00ebnaqur me zgjidhjen e martes\u00ebs. M\u00eb fal\u00ebnderoi. Pim\u00eb nj\u00eb kafe t\u00eb shkurt\u00ebr dhe u ndam\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u takuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb, q\u00eb prej asaj dite.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Gjykata \u00e7far\u00eb vendosi?<\/b><\/p>\n<p>U vendos zgjidhja e martes\u00ebs, nga e cila Matilda p\u00ebrfitoi nga sa kishte k\u00ebrkuar n\u00eb objekt padi; mbajtjen e f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb kujdestari, detyrimin ushqimor p\u00ebr t\u00eb, etj.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Nga sa shpjegoni ju, procesi gjyq\u00ebsor ka pasur nj\u00eb rrjedhshm\u00ebri krejt tjet\u00ebr nga versioni q\u00eb ne kemi d\u00ebgjuar e lexuar vitet e fundit, mbushur me akuza nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat. Ju vet\u00eb, si person prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq, si jeni ndjer\u00eb teksa keni d\u00ebgjuar dhe lexuar ligj\u00ebrata t\u00eb tilla, sipas jush inekzistente?<\/b><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992 jam larguar nga Shqip\u00ebria dhe kam qen\u00eb n\u00eb Itali deri n\u00eb vitin 1993, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lash\u00eb profesionin e avokatit dhe u mora me biznes. Jam shtangur, kur kam d\u00ebgjuar opinione t\u00eb turpshme dhe t\u00eb frikshme lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e divorcit t\u00eb Matilda Mako\u00e7it dhe Edi Ram\u00ebs. Duke mos dashur t\u00eb b\u00ebhesha pjes\u00eb e luft\u00ebs politike t\u00eb paskrupullt, mendova q\u00eb kjo histori e stisur do mbyllej vetiu. Kur kjo u rihap p\u00ebrs\u00ebri para pak dit\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb e ndjeva detyr\u00eb profesionale si ish avokati i Edi Ram\u00ebs, por dhe njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn jam i gatsh\u00ebm ta deklaroj kudo apo dhe n\u00eb \u00e7do sall\u00eb gjyqi, q\u00eb nuk ka lidhje absolutisht me shpifjet q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Duke iu referuar vet\u00ebm gjyqit t\u00eb vitit 1991, ku un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit. Me Matilda Mako\u00e7in dhe me Edi Ram\u00ebn, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb mbyllur procesi gjyq\u00ebsor p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs nuk kam komunikuar n\u00eb asnj\u00eb rast. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, intervist\u00ebn e konsideroj si nj\u00eb detyrim moral p\u00ebr t\u00eb mos njollosur familjen Rama dhe familjen Mako\u00e7i, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht djalin e tyre Gregorin, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrjetuar situata shum\u00eb t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>\u2013 <b>D\u00ebshmia juaj \u00ebsht\u00eb mjaft e vlefshme p\u00ebr opinionin publik, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur si media q\u00eb publikoi lajmin n\u00eb 2003, ashtu dhe eksponent\u00eb t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrs\u00ebrisin akuza t\u00eb tilla her\u00eb pas here, duke u mb\u00ebshtetur pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb lajm, nuk marrin p\u00ebrsip\u00ebr se disponojn\u00eb dosjen origjinale t\u00eb gjykat\u00ebs. Por, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsi ligjore, ju si mendoni se do t\u00eb mund t\u00eb shkohej tek e v\u00ebrteta rreth k\u00ebtij procesi?<\/b><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb fare. Dosja duhet t\u00eb gjendet n\u00eb arkiv\u00eb dhe mund ta kishte t\u00ebrhequr kushdo. N\u00eb procesverbalet e seancave gjyq\u00ebsore konfirmohet gjith\u00e7ka, q\u00eb un\u00eb po them n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Un\u00eb nuk e besoj ta ken\u00eb manipuluar at\u00eb dosje, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend gjith\u00e7ka ndodh. \u00c7\u2019ka un\u00eb po them, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb opinion i avokatit. Por po ju them q\u00eb gjith\u00e7ka mund ta konfirmoni n\u00eb dosjen e gjykat\u00ebs. Gjith\u00e7ka un\u00eb u thash\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar nga ai proces. Por ju siguroj, q\u00eb nuk ka asnj\u00eb devijim nga e v\u00ebrteta dhe thelbi rreth atij procesi.<\/p>\n<p>\u2013 <b>Keni ju ndonj\u00eb prov\u00eb sado t\u00eb vog\u00ebl, qoft\u00eb dhe ndonj\u00eb sh\u00ebnim rreth k\u00ebtij procesi?<\/b><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mbaja sh\u00ebnime p\u00ebr shkak se ishte nj\u00eb proces i thjesht\u00eb ndarjeje dhe nuk mendoja kurr\u00eb se do t\u00eb merrte k\u00ebto p\u00ebrmasa ndonj\u00ebher\u00eb. E konsideroja si \u00e7do gjyq tjet\u00ebr dhe s\u2019e kisha menduar, se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb transformohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, kaq banale, deri t\u00eb neveritshme.<\/p>\n<p>\u2013 <b>N\u00ebse Rama do t\u00eb hapte nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor rreth k\u00ebtyre akuzave t\u00eb ngritura ndaj tij, ju do t\u00eb d\u00ebshmonit?<\/b><\/p>\n<p>Q\u00eb \u00e7\u2019ke me t\u00eb! Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshmoj n\u00eb \u00e7do sall\u00eb gjyqi ato q\u00eb ju thash\u00eb. Edi Rama ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb padisi cilindo. Nd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmoj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn time. Asnj\u00eb shpifje monstruoze, q\u00eb kam d\u00ebgjuar mbi k\u00ebt\u00eb proces ndarjeje, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Intervistoi: <b>Anila DODAJ<\/b><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR KRISTAQIN, ANET\u00cbN, DHE BASHK\u00cbSHORTIN, EDI RAM\u00cbN E P\u00cbRFAQ\u00cbSOVA UN\u00cb, NUK U PARAQIT ASNJ\u00cbHER\u00cb N\u00cb GJYQ Historia e divorcit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb vitin 1991 me ish aktoren Matilda Mako\u00e7i, duket se nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar apo deklaruar nga politika, deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38143,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-38138","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR KRISTAQIN, ANET\u00cbN, DHE BASHK\u00cbSHORTIN, EDI RAM\u00cbN E P\u00cbRFAQ\u00cbSOVA UN\u00cb, NUK U PARAQIT ASNJ\u00cbHER\u00cb N\u00cb GJYQ Historia e divorcit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb vitin 1991 me ish aktoren Matilda Mako\u00e7i, duket se nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar apo deklaruar nga politika, deri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-02-08T20:40:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2019-02-08T23:57:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"333\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN\",\"datePublished\":\"2019-02-08T20:40:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-08T23:57:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/\"},\"wordCount\":2761,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/rama_ibrahimaj.png\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/\",\"name\":\"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/rama_ibrahimaj.png\",\"datePublished\":\"2019-02-08T20:40:23+00:00\",\"dateModified\":\"2019-02-08T23:57:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/rama_ibrahimaj.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/rama_ibrahimaj.png\",\"width\":400,\"height\":333},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR KRISTAQIN, ANET\u00cbN, DHE BASHK\u00cbSHORTIN, EDI RAM\u00cbN E P\u00cbRFAQ\u00cbSOVA UN\u00cb, NUK U PARAQIT ASNJ\u00cbHER\u00cb N\u00cb GJYQ Historia e divorcit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb vitin 1991 me ish aktoren Matilda Mako\u00e7i, duket se nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar apo deklaruar nga politika, deri [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2019-02-08T20:40:23+00:00","article_modified_time":"2019-02-08T23:57:22+00:00","og_image":[{"width":400,"height":333,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png","type":"image\/png"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN","datePublished":"2019-02-08T20:40:23+00:00","dateModified":"2019-02-08T23:57:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/"},"wordCount":2761,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/","name":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png","datePublished":"2019-02-08T20:40:23+00:00","dateModified":"2019-02-08T23:57:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/rama_ibrahimaj.png","width":400,"height":333},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/perparim-ibrahimaj-ja-cfare-tha-ne-gjyq-matilda-makoci-per-edi-ramen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbRPARIM IBRAHIMAJ: JA \u00c7FAR\u00cb THA N\u00cb GJYQ MATILDA MAKO\u00c7I P\u00cbR EDI RAM\u00cbN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38138\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}