{"id":3824,"date":"2016-06-18T14:44:05","date_gmt":"2016-06-18T13:44:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3824"},"modified":"2021-03-15T00:26:56","modified_gmt":"2021-03-14T23:26:56","slug":"emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/","title":{"rendered":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK"},"content":{"rendered":"<p><strong>LEKSIKONI I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb Q\u00cb JETUAN APO JETOJN\u00cb N\u00cb ZVIC\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p>Shkruan: <strong>Shefqet DIBRANI<\/strong><\/p>\n<p>Leksikoni i krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb jetuan apo jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtuan individualitetin krijues n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebshtu plot\u00ebsohet nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb e sh\u00ebnimeve biografike dhe bibliografike, padyshim e para e k\u00ebtij lloji p\u00ebr autor\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Andaj, edhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr hartimin e tij jan\u00eb sfiduese dhe t\u00eb mundimshme. Por p\u00ebr t\u00eb materializuar iden\u00eb, ne kemi marr\u00eb p\u00ebr shqyrtim nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar veprash t\u00eb k\u00ebsaj natyre, duke u p\u00ebrqendruar kryesisht tek vepra e Hasan Hasanit \u201cLEKSIKONI I SHKRIMTAR\u00cbVE SHQIPTAR\u00cb 1501 \u2013 2001\u201d, q\u00eb ishte si nj\u00eb tabel\u00eb rr\u00ebfimi p\u00ebr t\u00eb konceptuar pun\u00ebn ton\u00eb. Po ashtu, kemi marr\u00eb edhe sh\u00ebnime t\u00eb caktuara nga Enciklopedia e Lir\u00eb \u201cWikepedia\u201d, nga rrjete sociale t\u00eb internetit, si dhe nga disa libra t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebnime t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Sa do q\u00eb tendenca jon\u00eb ishte k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse p\u00ebr regjistrimin e gjith\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb jetuan ose jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, megjithat\u00eb, ne nuk kemi arritur ta shterojm\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>N\u00eb leksikon jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pa paragjykime, t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb publikuar n\u00eb shqip gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre n\u00eb Zvic\u00ebr. Fillimisht, kemi menduar t\u00eb ndalemi vet\u00ebm tek t\u00eb dh\u00ebnat biografike dhe bibliografike, por me insistimin e bashkautorit, profesor Besnik Camaj, vendos\u00ebm q\u00eb \u00e7do autori t\u2019i bashk\u00ebngjisim edhe di\u00e7ka nga krijimtaria e tyre (proz\u00eb, poezi, apo ndonj\u00eb fotografi t\u00eb ndonj\u00eb punimi artistik). Radhitja e autor\u00ebve \u00ebsht\u00eb sipas alfabetit.<\/p>\n<p>Ky Leksikon p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ne kemi arritur t\u00eb gjejm\u00eb sh\u00ebnime. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave, jan\u00eb shfryt\u00ebzuar rrjetet sociale. Me pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb krijuesve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, kemi komunikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sh\u00ebnimet e tyre t\u00eb dalin sa m\u00eb t\u00eb plota dhe sa m\u00eb t\u00eb sakta. Por jo gjithmon\u00eb synimet mund t\u00eb realizohen sipas planit dhe dinamik\u00ebs, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e konsideruar e autor\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb bisedojn\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra ose t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb me dhjet\u00ebra shkresa duke e hiperbolizuar pun\u00ebn e tyre pa qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb thjesht\u00eb, i cili do t\u00eb na leht\u00ebsonte pun\u00ebn ton\u00eb n\u00eb p\u00ebrpilimin e k\u00ebsaj materieje. Ne si autor\u00eb ishim p\u00ebrcaktuar q\u00eb ta p\u00ebrpilonim k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr mbi baz\u00ebn e kriterit \u201cautor\u00ebt duhet ta ken\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb botuar dhe at\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb jetuar apo jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Me vet\u00ebdije i jemi shmangur vler\u00ebsimit letrar e artistik pasi ne nuk kishim q\u00ebllime p\u00ebrjashtuese. Ne kemi b\u00ebr\u00eb disa her\u00eb ftesa p\u00ebrmes shum\u00eb mediave elektronike dhe sociale, sepse nuk kishin q\u00ebllime p\u00ebrjashtuese, por shprehim edhe keqardhje n\u00ebse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacioneve mbetet ndonj\u00eb autor apo autore jasht\u00eb k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Leksikon i Autor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/leksikon_autore_shqiptare_zvicer.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Duke i mbetur besnik synimit t\u00eb mir\u00eb, n\u00eb fund kemi shtuar edhe rubrik\u00ebn \u201cShtojc\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi p\u00ebrmendur nj\u00eb duzin\u00eb emrash e autor\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt me prezenc\u00ebn e tyre n\u00eb Zvic\u00ebr, qoft\u00eb me ndonj\u00eb promovim libri, ndonj\u00eb seminar apo konferenc\u00eb, ishin pjes\u00eb e jet\u00ebs kulturore shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cShtojc\u00eb\u201d ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt, por ne b\u00ebm\u00eb at\u00eb q\u00eb mund\u00ebm dhe at\u00eb q\u00eb dit\u00ebm, duke shpresuar se ndonj\u00eb autor tjet\u00ebr do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr ta pasqyruar k\u00ebt\u00eb realitet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan.<\/p>\n<p>Zvicra, p\u00ebrve\u00e7 historis\u00eb s\u00eb vet t\u00eb bujshme, ka qen\u00eb nj\u00eb vend t\u00ebrheq\u00ebs edhe p\u00ebr shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt shqiptar\u00eb. Jo vet\u00ebm pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por edhe shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt (at\u00ebher\u00eb kur ndodhnin l\u00ebvizje t\u00eb m\u00ebdha shoq\u00ebrore e politike n\u00eb vendin ton\u00eb), n\u00eb Zvic\u00ebr kan\u00eb jetuar me vite t\u00eb t\u00ebra personalitete t\u00eb njohura shqiptare.<\/p>\n<p>T\u00eb asaj plejade jan\u00eb:<br \/>\nAndon Zako \u00c7ajupi (1866 \u2013 1930),<br \/>\nElena Gjika &#8211; Dora d&#8217;Istria (1828 \u2013 1888),<br \/>\nFaik Konica (1875 \u2013 1942),<br \/>\nLaz\u00ebr Shantoja (1892 \u2013 1945),<br \/>\nMid&#8217;hat bej Frash\u00ebri (1880 \u2013 1949),<br \/>\nNikoll\u00eb Ka\u00e7orri (1862 \u2013 1917),<br \/>\nTajar Zavalani, (1903 \u20131966)<\/p>\n<p>P\u00ebr autor\u00ebt e theksuar m\u00eb sip\u00ebr, sh\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb kompletuara gjenden brenda librit, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan kemi nj\u00eb armat\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb personaliteteve letrare e politike t\u00eb koh\u00ebs, veprimtaria e t\u00eb cil\u00ebve lidhet drejtp\u00ebrdrejt me Zvicr\u00ebn dhe me L\u00ebvizjet e m\u00ebdha Komb\u00ebtare Shqiptare q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra.<\/p>\n<p>Dervish Hima (1875 \u2013 1928). U lind me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi n\u00eb Oh\u00ebr m\u00eb 1875, veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes Komb\u00ebtare, organizator i Kongresit t\u00eb Bukureshtit, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Kongre-sin e Napolit, botues i gazet\u00ebs &#8220;Arnautlluk&#8221; n\u00eb Stamboll e m\u00eb pas &#8220;Albania&#8221; n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Eric Skanderbeg Margolis (Eric S. Margolis) ka lindur n\u00eb Nju Jork m\u00eb 4 shkurt 1943. \u00cbsht\u00eb i biri i Nexhmije Zaimit me origjin\u00eb nga Libohova. Babai i tij thuhet se ishte hebre. Ai ndoqi shkoll\u00ebn e muzik\u00ebs n\u00eb Nju Jork e m\u00eb pas shkoll\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si dhe universitetin i mbaroi n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Fan S. Noli, m\u00eb 27 korrik 1919, u em\u00ebrua peshkop i Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb ishte dioqez\u00eb e pavarur. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, duke e pasur parasysh vler\u00ebn e Nolit si udh\u00ebheq\u00ebs politik e fetar i bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar n\u00eb Lidhjen e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb, ku arriti ta an\u00ebtar\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb 17 dhjetor 1920.<\/p>\n<p>Faruku i Egjiptit ose Faruku I (1920 \u2013 1965), ka vepruar n\u00eb Zvic\u00ebr, por sh\u00ebnime p\u00ebr t\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb kompletuara.<br \/>\nDr. Krist Maloki (1900 \u20131972), \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr mendimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb viteve 1930 \u2013 1945, i lindur n\u00eb Prizren t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte bashk\u00eb-pun\u00ebtor i \u201cEnciklopedis\u00eb s\u00eb Gruas n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d, (botimi n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane), ku ai shtjellon me sukses problemin e gruas shqiptare.<\/p>\n<p>Leka Zogu I, gjat\u00eb viteve 1955 \u2013 1956, \u00ebsht\u00eb shkolluar n\u00eb Olten t\u00eb Zvicr\u00ebs.<br \/>\nNaim Frash\u00ebri, poeti yn\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb vitin 1876, rreth 6 muaj ka q\u00ebndruar p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00eb Banjat e njohura t\u00eb Badenit n\u00eb Zvic\u00ebr.<br \/>\nPandeli Cale (1874 &#8211; 1923), ishte nj\u00eb nga n\u00ebnshkruesit e Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai ka lindur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 1874. Pandeli Cale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atdhetar i njohur p\u00ebr kontributet e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, kurse vitet e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore i kalon n\u00eb Zvic\u00ebr dhe vende t\u00eb tjera si n\u00eb Ukrain\u00eb, Bullgari, Franc\u00eb, kurse n\u00eb vitin 1919 \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb atdhe. N\u00eb vitin 1920, Pandeli Cale zgjidhet Prefekt i Kor\u00e7\u00ebs, kurse n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1921 \u00ebsht\u00eb zgjedhur deputet n\u00eb t\u00eb parin parlament shqiptar.<\/p>\n<p>Sali Nivica, (1890 \u20131920), i lindur n\u00eb Rexhin t\u00eb Kurveleshit t\u00eb Sip\u00ebrm rrethi i Tepelen\u00ebs. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimtar i njohur. Ai, gjat\u00eb vitit 1919 &#8211; 1920, p\u00ebrve\u00e7 Franc\u00ebs, Italis\u00eb dhe Amerik\u00ebs, shp\u00ebrndau gazet\u00ebn \u201cPopulli\u201d edhe n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb mbrojtje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb e t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar, q\u00eb u shpreh\u00ebn hapur edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. Sali Nivica u vra n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Shefqet bej V\u00ebrlaci (1877 \u2013 1946), ka qen\u00eb pronar tokash (nj\u00eb feudal), politikan, kryeminist\u00ebr i shtetit shqiptar, senator gjat\u00eb periudh\u00ebs kur Shqip\u00ebria qe Republik\u00eb 1925 \u2013 1928. Ai ka vdekur m\u00eb 21 qershor 1946 n\u00eb Z\u00fcrich t\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhuzepe Gangle (Giuseppe Gangle: 1898 &#8211; 1978), shkrimtar arb\u00eb-resh, ka dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare dhe sidomos ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr ndihmes\u00ebn e tij n\u00eb organizimin e shkoll\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn retoromane n\u00eb kantonin Garb\u00fcnden.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb Zvic\u00ebr kan\u00eb jetuar ose kan\u00eb vepruar m\u00eb gjat\u00eb apo p\u00ebrkoh\u00ebsisht edhe: Ali K\u00eblcyra, Gjergj Kokali, Dom Gjon Bisaku, Ismail Qemali, Leonik Tomeo, Dom Luigj Gashi, Mustafa Kruja, Sami Frash\u00ebri, Dom Shtjef\u00ebn Kurti, Visar Dodoni etj.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnime t\u00eb tjera na p\u00ebrafrojn\u00eb me familjen e Dhamallar\u00ebve, familje tregtare e pasur n\u00eb z\u00eb nga Frash\u00ebri. Nga kjo familje u shqua Gaqo Adhamidhi, ose Gjergj Adhamidhi bej Frash\u00ebri (1854 \u2013 1939), doktor n\u00eb mjek\u00ebsi i Universitetit t\u00eb Lozan\u00ebs (Lausanne). Ai b\u00ebri t\u00eb njohur identitetin pellazgjik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb punimi t\u00eb famsh\u00ebm, kurse m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me hapjen e shkollave shqipe p\u00ebr diaspor\u00ebn n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Vitet e \u201880-ta na i rikujtojn\u00eb veprimtar\u00ebt Jusuf G\u00ebrvalla dhe Enver Hadri, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e aktiviteteve patriotike n\u00eb Zvic\u00ebr. Nd\u00ebrsa sh\u00ebnime t\u00eb shumta ka p\u00ebr profesor universitar, shkenc\u00ebtar dhe personalitete t\u00eb shquara q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb akademike mjaft t\u00eb suksesshme, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti edhe me piktorin<\/p>\n<p>Disa nga emrat e theksuar m\u00eb lart, nuk i p\u00ebrkasin fush\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb apo arteve, por i theksuam p\u00ebr ta t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e hartimit t\u00eb nj\u00eb libri Enciklopedik, i cili mund t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha personalitetet q\u00eb me pun\u00ebn e tyre kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e kan\u00eb nderuar edhe vendin ton\u00eb. si\u00e7 jan\u00eb profesor\u00ebt, magji-strat e doktor\u00ebt e shkencave etj. Gjithsesi ka vend p\u00ebr hulumtime t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, si pjes\u00eb e projekteve universitare (tema doktoratash, punime akademike).<\/p>\n<p>Ne shpresojm\u00eb q\u00eb kjo nism\u00eb do t\u00eb mir\u00ebpritet dhe do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb atyre q\u00eb merren me k\u00ebto hulumtime. Sigurisht me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb plot\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb dhe pse mos t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cENCIKLOPEDIE\u201d, q\u00eb flet p\u00ebr njer\u00ebzit e artit, t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb dijes e shkenc\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebr shekuj kan\u00eb jetuar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb globit tok\u00ebsor.<\/p>\n<p>Zvic\u00ebr, korrik 2015.<br \/>\n<strong>Shefqet DIBRANI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LEKSIKONI I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb Q\u00cb JETUAN APO JETOJN\u00cb N\u00cb ZVIC\u00cbR Shkruan: Shefqet DIBRANI Leksikoni i krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb jetuan apo jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtuan individualitetin krijues n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebshtu plot\u00ebsohet nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb e sh\u00ebnimeve biografike dhe bibliografike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22010,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-3824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LEKSIKONI I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb Q\u00cb JETUAN APO JETOJN\u00cb N\u00cb ZVIC\u00cbR Shkruan: Shefqet DIBRANI Leksikoni i krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb jetuan apo jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtuan individualitetin krijues n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebshtu plot\u00ebsohet nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb e sh\u00ebnimeve biografike dhe bibliografike, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-06-18T13:44:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-03-14T23:26:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK\",\"datePublished\":\"2016-06-18T13:44:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:26:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/\"},\"wordCount\":1764,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/\",\"name\":\"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"datePublished\":\"2016-06-18T13:44:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-03-14T23:26:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Shefqet Dibrani\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"LEKSIKONI I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb Q\u00cb JETUAN APO JETOJN\u00cb N\u00cb ZVIC\u00cbR Shkruan: Shefqet DIBRANI Leksikoni i krijuesve shqiptar\u00eb q\u00eb jetuan apo jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtuan individualitetin krijues n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. K\u00ebshtu plot\u00ebsohet nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb e sh\u00ebnimeve biografike dhe bibliografike, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-06-18T13:44:05+00:00","article_modified_time":"2021-03-14T23:26:56+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK","datePublished":"2016-06-18T13:44:05+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:26:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/"},"wordCount":1764,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/","name":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","datePublished":"2016-06-18T13:44:05+00:00","dateModified":"2021-03-14T23:26:56+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Shefqet Dibrani"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/emra-te-medhenj-te-kultures-shqiptare-qe-jetuan-dhe-vepruan-ne-shtetin-helvetik\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"EMRA T\u00cb M\u00cbDHENJ T\u00cb KULTUR\u00cbS SHQIPTARE Q\u00cb JETUAN DHE VEPRUAN N\u00cb SHTETIN HELVETIK"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3824"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65703,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3824\/revisions\/65703"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}